Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

Fantastike për tifozët e CS2: “Juanflatroo” dhe “sinnopsyy” përballë “rigoN” në Turqi

9 February 2026 at 18:09


Disa nga ish pjesëtarët e Bad News Eagles po takohen sërish në një turne të madh, por këtë herë si kundërshtarë.

Bëhet fjalë për “juanflatroo”, “sinnopssy”, “rigoN” dhe “Sener1”, të cilët do të përfaqësojnë ekipet si “Jijiehao”, “Eternal Fire” dhe “Mana Esports” në turneun që mbahet në Turqi, pra “IstanbuLan”.

Organizata arabe Jijiehao ka vendosur të ndajë rrugët me “boros”, ndërsa në vendin e tij për këtë turne e kanë marrë “juanflatroo”. Ende nuk dihet nëse lojtari më i mirë shqiptar ndonjëherë do të nënshkruajë përfundimisht, apo sa do të ketë ndikim ky turne.

Wasn't meant to be with brother @boroscs this time. Wishing him the best of luck moving forward. 🙏

We will be getting help from @juanflatrooo for upcomming tournaments in Turkey. 🇹🇷
— Torbjørn Nyborg (@mithRTV) February 9, 2026

Tek Jijihao është edhe “sinnopsyy”, i cili ka luajtur për këtë ekip që disa muaj. Më e bukura, se në lojën e parë direkte do të jenë ndaj Eternal Fire, skuadër të cilës iu bashkua së fundmi “rigoN”.

Pra, më 12 shkurt, nga ora 14:00, tifozët mund të ndjekin ish yjet e BNE-së duke u përballur me njëri-tjetrin. Fatkeqësisht, ky turne është me një ndeshje të tipit BO3, prandaj humbësi do të eliminohet përfundimisht.

Tournament Update ℹ️

Due to a roster change on the Eternal Fire roster, Eternal Fire will be considered as VRS-Unranked.

With this change, the initial matches of the tournament reseeded. Eternal Fire became seed #11 with Secondary seeding of the HLTV Rank.

Here are new… pic.twitter.com/L58FC8OFxo
— IstanbuLAN 2026 (@istanbulancs2) February 6, 2026

Përpos tyre, i pranishëm është edhe “Sener1” me ekipin me katër lojtarë tjerë të Kosovës, Mana Esports, të cilët do të kenë punë me AAB Esports./Telegrafi

Before yesterdayMain stream

Ylli i Chelseat bllokohet në CS2 për komentet shokuese

6 February 2026 at 12:20


Mykhailo Mudryk, ylli ukrainas i Chelseat, është bërë i njohur jo vetëm për performancat e tij në fushë, por edhe për sjelljen e tij në botën virtuale.

Futbollisti 25-vjeçar është përjashtuar nga platforma konkurruese e lojërave FACEIT për një periudhë 28-ditore, pas komenteve të tij të cilat u konsideruan ofenduese dhe të papërshtatshme gjatë një ndeshjeje në Counter-Strike 2 (CS2).

Sipas raportimeve, pezullimi lidhet me mesazhet që Mudryk bëri ndaj lojtarëve polakë, ku përfshihen referenca historike të ndjeshme, duke përfshirë ngjarje të Luftës së Dytë Botërore në Volhynia, ku forcat ukrainase ishin të përfshira në vrasjen e mijëra civilëve polakë.

Komentet e tij, të bërë nën pseudonimin “Mudr1k”, u shfaqën në përgjigje të kritikave nga lojtarë të tjerë dhe u cilësuan si toksike dhe provokuese nga komuniteti.

FACEIT është një platformë e njohur ku lojtarë profesionistë dhe amatorë marrin pjesë në gara konkuruese, dhe ka politika të rrepta mbi sjelljen e lojtarëve.

Ndalimi nga CS2 i Mudryk do të zgjasë 28 ditë, duke e penguar atë të marrë pjesë në ndeshjet konkurruese gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, karriera e tij me Chelsea dhe përfaqësuesen e Ukrainës vazhdon të jetë aktive.

Rasti i Mudryk thekson rëndësinë e sjelljes së lojtarëve, jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në botën virtuale, duke treguar se reputacioni i një sportisti mund të ndikojë nga çdo veprim, qoftë në realitet apo në lojëra online.

Shumë komentues mendojnë se një pezullim 28-ditor mund të mos jetë ndëshkimi i mjaftueshëm për një figurë publike me profilin e tij. /Telegrafi/

Fantastike: Fut me “krabeni” mposhtin ekipin e famshëm brazilian Furia

31 January 2026 at 18:16


Organizata turke Fut ka befasuar sërish të gjithë, duke mposhtur ekipin e tretë në botë, Furia, në IEM Krakow.

Fut arritën një fitore komode 0-2, ku ishin më dominues gjatë tërë kohës.

Fillimisht, në “de_mirage” e mbyllën pjesën e parë me rezultat 10-2, por në fund fituan me vështirësi, ku epilogu doli të jetë 13-11.

Sidoqoftë, për dallim nga hera e fundit, Fut ishte larg më e mirë në “de_dust2”, ku arritën fitore prej 13-5.

Kapiteni Aulon “krabeni” Fazlija shënoi 19 eliminime, vetëm një më pak se lojtari më i dalluar “dziugss” me 20 sosh.

Kësisoj, Fut kualifikohen në gjysmëfinalen e grupit A, ku do të përballen me G2.

Kujtojmë, në rast që Fut mposht G2 dhe njëkohësisht NaVi fituesin e e ndeshjes Spirit – Astralis, atëherë do të kemi një finale të grupit mes dy yjeve kosovarë për CS2, “Krabeni” dhe “makazze”./Telegrafi

“makazze” shkëlqen në mapin vendimtar, NaVi mposht Parivision

31 January 2026 at 17:34


Natus Vincere ka shënuar fitore ndaj skuadrës më në formë aktualisht në Counter Strike 2, Parivision, në kuadër të IEM Krakow.

NaVi arriti fitore të vështirë me rezultat 2-1 në mape, sfidë ku në “de_ancient” shkëlqeu Drin “makazze” Shaqiri.

Fillimisht, NaVi e fitoi me rezultat të ngushtë “de_dust2” me rezultat 13-11, ku Valeriy “b1t” Vakhovskiy ishte më i miri me 18 eliminime.

Në mapin e dytë, Parivision arriti ta barazonte rezultatin falë një fitore në “de_anubis” me rezultat 16-19, ku Ivan “zweih” Gogin ishte i pandalshëm me plot 35 eliminime.

Megjithatë, aty kur u nevojit, në skenë doli “makazze” që me 22 eliminime shkëlqeu në “de_ancient”, ku NaVi mori fitore bindëse me rezultat 13-5.

Kësisoj, NaVi avancon në gjysmëfinale të grupit A, aty ku do ta presë fituesin e përballjes Spirit – Astralis./Telegrafi

Fantastike: Fut me “krabeni” eliminojnë Liquid nga IEM Krakow dhe avancojnë tutje

30 January 2026 at 21:33


Ekipi Fut me kapitenin Aulon “krabeni” Fazlija ka eliminuar Liquid për t’i eliminuar nga turneu i madh IEM Krakoë që po zhvillohet në Poloni.

Fut shënoi fitore bindëse 2-0 në mape, ku ishin aq dominues sa të gjithë lojtarët morën një vlerësim pozitiv.

Fillimisht në “de_ancient”, Fut fitoi lehtësisht me rezultat 13-4, ku shkëlqeu Dymtro “dem0n” Myroshnychenko me 17 eliminime.

Në mapin tjetër në “de_nuke”, Fut triumfoi me rezultat 13-9, ku këtë herë më i dalluari ishte “aëp” Nikita “cmytry” Samolotov me 20 eliminime.

STAGE 2 SECURED ✅ pic.twitter.com/dZK57X3JU5
— FUT Esports (@FUTesportsgg) January 30, 2026

Kësisoj, Fut avancon në fazën e dytë ku do t’i pret një përballje shumë e vështirë ndaj skuadrës së famshme braziliane Furia.

Në të njëjtin grup ndodhet edhe Natus Vincere i “makazze”, ku mund të përballen nëse shkojnë deri në finale të grupit A./Telegrafi

Fut me “krabeni” eliminojnë Legacy, një fitore larg kualifikimit

29 January 2026 at 21:15


Fut ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të “IEM Krakow” që po zhvillohet në Poloni, për ta eliminuar skuadrën braziliane Legacy.

Fut edhe pse s’ishte favorit, fitoi me rezultat 0-2 në mape, ku dominoi plotësisht nga fillimi.

Fillimisht në “de_dust2”, Fut fitoi me rezultat 13-7, sfidë ku dominuan si “t-site”, pasi morën plot shtatë raunde, ku Legacy arriti vetëm një sosh meqenëse “pjesa e parë” kishte përfunduar me rezutlat 6-6.

Dymtro “dem0n” Myrosnychenko ishte i pandalshëm me plot 22 eliminime.

Ndërkohë, në “de_ancient”, Fut shënoi një përmbysje pasi humbën pjesën e parë me rezultat 8-4, por në fund triumfuan 10-13. Pas “dem0n” me 23 eliminime, shqiptari Aulon “krabeni” Fazlija e ndihmoi me 22 sosh.

Kësisoj, Fut shënon një fitore të madhe drejt fazës tjetër ndërsa të premten i duhet të mposhtë humbësin e përballjes Liquid – G2 për t’u kualifikuar tutje./Telegrafi

“makazze” me Navi-n dhe “krabeni” me Fut mësojnë kundërshtarët e parë për Blast

9 January 2026 at 20:59


Si Natus Vincere ashtu edhe Fut Esports kanë mësuar kundërshtarët për eventin e parë të vitit 2026 për Counter Strike 2.

Në të dy ekipet e CS2-së ka nga një lojtar shqiptar të Kosovës, pra te NaVi siç dihet është Drin “makazze” Shaqiri, ndërsa te Fut – ish bashkëlojtari i tij, Aulon “krabeni” Fazlija.

Blasti do të jetë turneu i parë i madh i vitit 2026, ku ka një “pricepool” në vlerën e 500 mijë eurove, por që do të rritet kur skuadrat të mposhtin njëra-tjetrën.

Falë renditjes si NaVi ashtu edhe Fut nuk kanë pasur të drejtën të zgjedhin kundërshtarë, mirëpo janë zgjedhur nga ekipet “më të dobëta”.

OG ka vendosur të provojë vetën kundër Fut Esports, derisa NaVi do të ketë punë me ekipin e Monte.

BLAST Bounty Malta Draft Picks ‼️

> BB picked paiN
> FNATIC picked Astralis
> M80 picked GentleMates
> Passion UA picked GamerLegion
> HOTU picked Aurora
> NiP picked Liquid
> NRG picked HEROIC
> EYEBALLERS picked FaZe
> InnerCircle picked 3DMAX
> OG picked FUT
> 9INE picked… pic.twitter.com/7uhTV90oFq
— Ozzny (@Ozzny_CS2) January 9, 2026

Ndeshjet do të jenë të formatit “BO3”, kurse ekipet që humbasin do të eliminohen direkt. Kujtojmë, faza e parë e këtij formati do të jetë “online”, ndërsa e dyta do të zhvillohet në Malta.

Për të siguruar udhëtimin për në Maltë, ekipet duhet të hynë në top tetë më të mirat, pra thënë më thjeshtë – të fitojnë dy lojë./Telegrafi/

Tjetër vendim i papritur: Pas “2high”, AM Gaming e largon edhe “gxx”

19 December 2025 at 20:24


Organizata AM Gaming befasisht ka vendosur ta dërgojë në rezervë edhe Genc “gxx” Kolgeci.

“gxx” iu bashkua AM Gaming vetëm disa muaj më parë, duke iu ndihmuar të hynë në top 60 në botë pas disa paraqitje fantastike në disa turne, si Draculan.

Sidoqoftë, njësoi siç vepruan me Ahmet “2high” Bahtijari, AM Gaming e ka larguar edhe “gxx”. Ata ftuan ekipet që kanë interes për “aëperin” të negociojnë për shërbimet e këtij të fundit.

“Ndryshimet në skuadër. Ndërsa po planifikojmë ekipin tonë që katër javë, kemi arritur marrëveshje që “gxx” të shkojë në rezervë, ndërsa shikon mundësi të tjera”.

“Gjatë kësaj periudhe, Genc ishte prezencë e mirë e skuadrës dhe shumë e rëndësishme në rrugëtimin tonë. Karakteri i tij e ka bërë ndryshimin dhe jemi falënderues për gjithçka që ka sjellë në skuadër”, thuhet në komunikatë.

Roster Update:@gxxcs2

As we plan for 2026 and review our roster following four weeks of tryouts, we’ve mutually agreed to move @gxxcs2 to the bench while he explores new opportunities.

During this period, Genc was a genuinely kind presence within the team and an important… pic.twitter.com/rxPvlEQaze
— AM Gaming (@AMGamingCS2) December 19, 2025

Kujtojmë, edhe “2high” së fundmi ka treguar se gjatë periudhës sa ka qenë në AM Gaming, skuadra nuk i besoi dhe që u kritikua nga bashkëlojtarët (përpos Gencit) për disa vendime që mori./Telegrafi/

“Kemi mundur edhe më mirë, Twistzz i dha fund ëndrrës sonë”, makazze flet për eksperiencën në Major

19 December 2025 at 19:03


Të luash në Major është ëndrra më e madhe e çdo lojtari të Counter-Strike, por ta jetosh atë me fanellën e një prej organizatave më të mëdha në botë si NaVi dhe duke përfaqësuar Kosovën, është diçka që shkon përtej fjalëve.

Nga adrenalina e ‘play-off’-it te zhgënjimi i një rasti që mund të kishte ndryshuar gjithçka, ‘makazze’ ka folur hapur për përvojën e tij në skenën më të madhe të CS2.

Duke reflektuar mbi paraqitjet e tij, “makazze” shprehet i kënaqur në aspektin personal, edhe pse pranon se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim.

Ai veçon përballjen ndaj FaZe, ku një gabim në “Nuke” rezultoi vendimtar. Një raund i fituar nga “Twistzz” në situatë 1v4, sipas tij, ia ndërpreu plotësisht momentumin ekipit dhe ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes, duke i larguar nga ëndrra për t’u kualifikuar në finale.

“Është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj, ndjenjë që secili prej atyre që luajnë këtë lojë do të donin ta përjetonin”.

“Jam i kënaqur me paraqitjet e mia në play-off, edhe pse kuptohet që ka mundur edhe më mirë. Kundër FaZe gabuam në ‘Nuke’, kur rezultati ishte 8-2 dhe “Twistzz” e fitoi një raund duke shuajtur tërë momentumin tonë”.

makazze Masterclass to close out the first half of the match 🥶
pic.twitter.com/qbJVgsM2Yb
— Counter-Strike News (@TheCSTimes) December 13, 2025

“Gjatë këtij rrugëtimi nuk kam ndjerë aspak presion, në fakt ishte kënaqësi të luajë dhe ta përfaqësojë Kosovën në ‘play-off’”.

“Ndryshime në roster nuk besoj se do të ketë, por të shohim. Në aspektin personal synoj të punojë edhe më shumë, në mënyrë që herën tjetër të arrijmë finalen dhe ta fitojmë trofeun”, ka deklaruar “makazze”.

Telegrafi e ka pyetur Shaqirin edhe për deklaratën e “zweih”, me këtë të fundit që kohë më parë kishte deklaruar se “makazze” do të përjashtohet nga NaVi pas gjysmë viti.

Megjithatë, ylli kosovar nuk preferoi që të përgjigjet duke shtuar se ai preferon të përqendrohet vetëm tek forma e tij.

“Nuk kam çfarë të flas për këtë temë. Qëllimi im është të vazhdojë me këtë formë dhe me mundësi të përmirësohem, pasi gjithmonë ka hapësirë për përmirësim, gjërat e tjera janë në plan të dytë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Ence me “rigoN” dështon në Draculan 4

19 December 2025 at 18:36


Ekipi finlandez Ence ka dështuar në turneun e Draculan 4, për t’u eliminuar edhe pa arritur në gjysmëfinale.

Pavarësisht që u panë si favorit pranë Fnatic, Ence pësoi humbje nga dy ekipe “të nivelit të tretë” për t’u përshëndetur me këtë turne.

Fillimisht, Ence pësoi humbje me rezultat 0-2 nga polakët Friendly Campers (10:13 në Nuke, 9-13 në dd2), e pastaj u eliminua përfundimisht pas humbjes 1-2 nga Lazers Cats.

Rigon “rigoN” Gashi kishte një vlerësim pozitiv prej 1.06, në këtë sfidën e fundit, megjithatë konfirmoi se ka mbetur i zhgënjyer me turneun në përgjithësi.

“Ky është sezoni për ne. Absolutisht i turpëruar dhe paraqitjet më të këqija në jetën time gjatë këtyre tre muajve. Jeta vazhdon dhe koha do të tregoj”, shkroi ai në “X”.

thats the season gg, absolutely embarrasing and worst 3 months performancewise of my life, life goes on and time will tell :)
— rigoN (@rigoNcs) December 19, 2025

Përndryshe, Ence do të rikthehet në “aksion” gjatë muajit janar, ku do të marrin pjesë në një turne të nivelit më të lartë, Blast Bounty 2026 Season 1, ku gjenden edhe top ekipet si Vitality, Falcons, Furia, NaVi e FaZe.

Përpos “rigoN” me Ence, do të garojë edhe Aulon “krabeni” Fazlija me ekipin e tij, Fut Esports./Telegrafi/

Thoshte se NaVi do ta largonte “makazze” pas gjashtë muajve, Spirit e dërgon në rezervë “zweih”

18 December 2025 at 17:32


Ekipi rus Spirit e ka dërguar në rezervë Ivan “zweih” Gogin dhe kapitenin Leonid “chopper” Vishnyakov.

Pas dështimit në Major, ku edhe pse pretendonin ta fitonin arritën deri në gjysmëfinale, Spirit ka bërë dy ndryshime në ekip.

Një ndër ta është edhe “zweih”, i cili para pak muajve kishte treguar urrejtje ndaj yllit të Kosovës Drin “makazze” Shaqiri. Ai publikisht thoshte se “makazze” nuk ka vend te NaVi, si dhe do të përjashtohej pas vetëm gjashtë muajve.

☝️ zweih’s take: NAVI rookie makazze won’t last more than six months. pic.twitter.com/ldFkCgSNAB
— CS2 NEWS (@CS2News_EN) July 1, 2025

E tërë kjo duket se iu kthye boomerang, ku Spirit e dërgoi në rezervë “zweih”, duke rikthyer dyshen Miroslav “zont1x” Plkahotia dhe Boris “magixx” Vorobiev. Përndryshe, ky i fundit do të jetë kapiteni i ri i ekipit.

Сhanges in the Team Spirit CS2 roster

Following the StarLadder Budapest Major and after reviewing the results of the current season, we’ve made a decision to alter our main CS2 roster.

Starting from today, Leonid @chopperis Vishnyakov and Ivan @zweih1437 Gogin are out of the… pic.twitter.com/2HzBrao4F1
— Team Spirit CS2 (@Team__Spirit) December 18, 2025

Kësisoj, ekipi i Spirit për sezonin e ri do të jetë kështu: donk, magixx, zont1x, t1nr dhe sh1ro.

Spirit aktualisht renditet në pozitën e pestë në botë./Telegrafi

Vitality rikthehet në vendin e parë në ranglistën e HLTV, NAVI bie në pozitën e tetë

16 December 2025 at 11:05


Vitality është rikthyer në krye të renditjes së ekipeve HLTV duke u nisur drejt vitit 2026 falë fitores së tyre në StarLadder Budapest Major, e cila tani i ka 149 pikë përpara vendit të dytë.

Lista më e re e HLTV World Ranking ka sjellë ndryshime të rëndësishme në majën e Counter-Strike, me Vitality që ngjitet në vendin e parë. Skuadra evropiane kryeson renditjen me 954 pikë, duke konfirmuar formën dominante në skenën ndërkombëtare.

Në pozitën e dytë zbret FURIA, që mbetet ekipi më i mirë nga Brazili me 805 pikë, ndërsa podiumi mbyllet nga Falcons, të tretët me 585 pikë.

MOUZ renditet e katërta me 479 pikë, ndërsa Spirit nga Rusia ngjitet në vendin e pestë me 439 pikë.

Lëvizjen më të madhe në top-10 e bën FaZe, që ngjitet në vendin e gjashtë me 378 pikë, teksa pas tyre vjen The MongolZ nga Mongolia me 354 pikë.

Në pozitën e tetë renditet NAVI i djaloshit nga Kosova, ‘makazze’, me 346 pikë, duke rënë për një pozitë pas Majorit të fundit.

Dy pozitat e fundit të dhjetëshes mbyllen nga Aurora e Turqisë me 209 pikë në vendin e nëntë dhe G2 në vendin e dhjetë me 202 pikë.

Renditja tregon një konkurrencë të fortë mes elitës botërore, ku çdo turne mund të sjellë përmbysje të reja në javët në vazhdim. /Telegrafi/

Mahniti të gjithë në Majorin e parë, “makazze” në top katër lojtarët më të vlerësuar

15 December 2025 at 14:14


Drin “makazze” Shaqiri ishte në top katër lojtarët më të vlerësuar në Majorin e Counter Strike 2, që u mbajt në Budapest.

Natus Vincere mahniti të gjithë duke arritur deri në gjysmëfinale të Majorit, aty ku u mposht nga rivali i vjetër, FaZe Clan.

Pavarësisht paraqitjes fantastike të “makazze”, FaZe bëri një përmbysje nga 1-0 në 2-1 në mape për ta siguruar biletën.

Sidoqoftë, duke llogaritur rrugëtimin nga play-off i Majorit, “makazze” ka qenë lojtari i katërt më i vlerësuar me notën 1.32 në gjashtë mape.

Vendi i parë, ashtu siç pritej i takon lojtarit më të mirë Danil “donk” Kryshkovets, që u vlerësua me 1.41. Pas tij, u rendit “MVP” i Majorit, pra francezi Mahtie “ZywOo” Herbaut, me 1.40, notë të njëjtë edhe bashkëlojtari i tij Robin “robz” Kool.

Top 10 duket kështu:

Kujtojmë, ky ishte Majori i parë për “makazze” ndërsa pritshmëritë janë të mëdha për vitet e ardhshme./Telegrafi/

Vitality shpallet kampion i Majorit pas fitores ndaj FaZe në Budapest

14 December 2025 at 23:11


Vitality e ka përfunduar vitin 2025 me një sukses historik, duke u shpallur kampione e StarLadder Budapest Major për herë të dytë radhazi, pas një fitorje të thellë 3-1 ndaj FaZe në finalen e madhe.

Me këtë triumf, Vitality bëhet skuadra e parë që fiton dy Majors radhazi që nga Astralis në vitin 2019, duke përforcuar edhe më tej dominimin e tyre në skenën botërore të Counter-Strike.

FaZe nisi më mirë në Nuke, duke fituar 13-6, por Vitality reagoi fuqishëm në Dust2 (13-3), Inferno (13-9) dhe Overpass (13-2), duke treguar superioritet të plotë taktiko-strategjik, udhëhequr nga kapiteni Dan “apEX” Madesclaire.

Mathieu “ZywOo” Herbaut ishte një nga protagonistët kryesorë, duke marrë çmimin MVP dhe duke u bërë lojtari i parë me tre medalje Major MVP dhe i dyti që fiton dy herë radhazi.


Për Vitality, ky sukses shënon kulmin e një viti fenomenal, ku ekipi fitoi gjithsej shtatë tituj, duke regjistruar 30 fitore dhe 37 seri të njëpasnjëshme në të gjitha eventet, përfshirë vendet e dyta në IEM Chengdu dhe BLAST Open London.

Për FaZe, fitorja e Nuke ofroi një shpresë të shkurtër, por dominimi i Vitality në hartat pasuese e bëri të qartë se francezët ishin skuadra më e fortë.


Ropz, i cili mori pjesë në çdo finale të CS2 Major, fitoi trofeun e tij të tretë Major, ndërsa Finn “karrigan” Andersen dhe Russel “Twistzz” Van Dulken u përpoqën të mbajnë ritmin, por nuk arritën të ndalnin rikthimin e Vitality.

Në secilën hartë, ZywOo dhe apEX udhëhoqën sulmet dhe mbrojtjet me një kontroll të jashtëzakonshëm, duke siguruar një performancë pothuajse perfekte, veçanërisht në Overpass dhe Inferno, ku FaZe nuk mundi të gjejë zgjidhje.

Ky triumf konsolidon statusin e Vitality si një nga ekipet më të forta të Counter-Strike në histori dhe vulos një vit të jashtëzakonshëm, duke i dhënë skuadrës një vend të merituar në mesin e legjendave të CS2. /Telegrafi/

Nuk mjafton paraqitja madhështore e “makazze” në “de_ancient”, FaZe e eliminon NaVi-n

14 December 2025 at 00:19


FaZe e ka fituar derbin ndaj NaVi-t për t’u kualifikuar në finalen e madhe të CS2 Majorit, i cili po zhvillohet në Budapest.

Edhe pse NaVi ishte dukshëm më e mirë në fillim, FaZe arriti ta përmbyste rezultatin nga 1-0 në mape në 1-2 për ta prerë biletën për finale.

Organizata ukrainase e nisi fuqishëm në mapin e tyre të zgjedhur “de_ancient”, ku arriti fitore me rezultat 13-5. Ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri zhvilloi ndoshta paraqitjen më të mirë që kur iu bashkua NaVi-t për të bërë 21 eliminime dhe një vlerësim të çmendur prej 2.54.

2.54 Rating
124 ADR
21-8 K/D

Young superstar shining the brightest @makazzee pic.twitter.com/BY4ASdN6fu
— NAVI (@natusvincere) December 13, 2025

Pas kësaj, FaZe regjistroi një përmbysje të madhe në "de_nuke" me rezultat 11-13, edhe pse ishin në disavantazh të thellë prej 8-4. Lideri Finn “karrigan” Andersen shkëlqeu me 19 eliminime, aq sa kishte kanadezi Russel “Twistzz” Van Dulken.

Në mapin e fundit, FaZe ishte dukshëm më e mirë për të fituar me rezultat bindës 13-8. “makazze” zhvilloi paraqitje solide, por FaZe ishte në nivel më të mirë.

“Twistz” ishte i pandalshëm me plot 20 eliminime për ta kualifikuar FaZe në finale.

Kësisoj, FaZe kualifikohet në finale të Majorit, aty ku do të përballet me ekipin francez, Vitality. Finalja zhvillohet të dielën më fillim nga ora 18:00 ndërsa për herë të parë në histori, do të jetë e formatit “BO5”./Telegrafi/

Vitality finalisti i parë i CS2 Majorit, e eliminon Spiritin

13 December 2025 at 19:59


Skuadra franceze Vitality ka shënuar fitore të madhe në gjysmëfinale ndaj Spirit për të siguruar finalen e CS2 Majorit, i cili po zhvillohet në Budapest.

Vitality fitoi ndaj skuadrës më në formë, Spirit me rezultat 2-0 në mape për të prerë biletën për në finalen e madhe.

Fillimisht, në “de_mirage”, Vitality bëri një përmbysje të madhe pasi vazhdimisht ishin në disavantazh. Francezët e fituan në vazhdime përballjen me rezultat 17:19.

Estonezi Robin “robz” Kool ishte më i dalluari me 31 eliminime, derisa te Spirit nuk mjaftoi paraqitja fantastike e Danil “donk” Kryshkovets me 34 eliminime për ta mposhtur Vitalityn.

Ndërsa, në “de_dust2”, Vitality ishte më e mirë. Fillimisht e mbyllën pjesën e parë me rezultat të barabartë 6-6, por pastaj në “T-site” ishin të shkëlqyer për të fituar me 2-7, apo rezultati përfundimtar 8-13.

Këtë herë ‘aëperi’ më i mirë në botë aktualisht Mathieu “ZywOo” shkëlqeu me 18 eliminime, për të pasur një vlerësim të lartë prej 1.42.

Kësisoj, Vitality avancon në finale të CS2 Majorit, aty ku do ta presë fituesin e përballjes FaZe – NaVi./Telegrafi/

NaVi e eliminon favoritin Furia, shkëlqen “makazze” në mapin vendimtar

12 December 2025 at 23:30


Natus Vincere ka shënuar fitore të madhe ndaj favoritit Furia për të prerë biletën për në gjysmëfinale të CS2 Majorit, që po mbahet në Budapest.

NaVi arriti fitore më rezultat 2-1 në mape, ku faktikisht në të gjitha mapet ishin larg më të mirë.

NaVi fillimisht ishte bindës ndaj Furia në “de_mirage” për të shënuar fitore me rezultat 13-5. Ukrainasi Ihor “w0nderful” Zhdanov ishte i shkëlqyer me 19 eliminime.

Ndëras, në “de_inferno”, edhe pse e mbyllën pjesën e parë me epërsi prej 9-3, Furia bëri një përmbysje për të fituar me rezultat 16-14.

Në mapin vendimtar, pra “de_train”, NaVi ishte i jashtëzakonshëm me rezultat 13-2, ku shkëlqeu Drin “makazze” Shaqiri me plot 20 eliminime.

NaVi në gjysmëfinale përballet me rivalin e vjetër, FaZe Clan. Përballja e zjarrtë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/

NaVi përballë kundërshtarit më të vështirë, mësohen çiftet e play-offit të CS2 Majorit

8 December 2025 at 10:20


Tashmë janë mësuar çiftet çerekfinale në kuadër të play-offit për CS2 Majorin, që po zhvillohet në Budapest.

Natus Vincere, ku ndodhet edhe ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri, do ta ketë sfidën më të vështirë, pasi përballet me ekipin më në formë, Furia.

NaVi u mposht nga Furia në ndeshjen hapëse të fazës së tretë, kësisoj organizata ukrainase synon hakmarrje për t’i eliminuar nga turneu më i rëndësishëm në botë.

Në anën tjetër, përballje tepër interesante do të jetë edhe mes Spirit dhe Falcons.

Të gjitha përballjet:

Spirit – Falcons

Vitality – The Mongolz

Furia – NaVi

Mouz – Faze.

Kujtojmë, dy çerekfinale do të zhvillohet të enjten, ndërsa dy të premten, kurse të shtunën luhen gjysmëfinalet. Finalja është e paraparë të zhvillohet të dielën, ndërsa për herë të parë në histori do të jetë e formatit “BO5”./Telegrafi/

Nuk gabon NaVi, e mposht B8 dhe kualifikohet në play-offin e Majorit

7 December 2025 at 17:04


Natus Vincere ka shënuar fitore në ndeshjen vendimtare ndaj organizatës ukrainase B8 për ta siguruar play-offin e CS2 Majorit që po mbahet në Budapest.

NaVi triumfoi ndaj B8 në dy mape për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

NaVi e nisi fuqishëm qysh në “de_ancient” për të fituar me rezultat bindës 4-13, ku shkëlqeu Drin “makazze” Shaqiri me plot 17 eliminime.

Ndërsa, edhe pse pritej një tjetër fitore e thellë, NaVi kishte vështirësi në mapin e tyre të zgjedhur, “de_train”, ku fituan me rezultat të ngushtë 14-16.

Më i dalluari këtu ishte rumuni Mihai “iM” Ivan me 30 eliminime.

Kësisoj, NaVi i bashkohet Spirit, Furia, Vitality, Mouz dhe Mongolz në play-off derisa edhe dy ekipe do të mësohen së shpejti, pra në mes FaZe – Passion UA dhe G2 – Falcons./Telegrafi/

Vitality e mposht NaVi-n dhe kualifikohet tutje

6 December 2025 at 18:33


Vitality ka shënuar fitore bindëse ndaj Natus Vincere, për të kaluar në fazën tjetër të CS2 Majorit.

Skuadra franceze fitoi në dy mape, në të dyja me rezultat të njëjtë 11-13.

Fillimisht në “de_inferno”, ku me rezultat të ngushtë 11-13 arritën ta marrin epërsinë, pas një paraqitje të shkëlqyer të britanikut William “mezii” Merriman.

E njëjta situatë ndodhi edhe në “de_train”, veçse këtu më i shkëlqyeri ishte estonezi Robin “ropz” Kool me 20 eliminime.

A step closer to the back-to-back Major trophy 😎 pic.twitter.com/wt6fozjEEY
— HLTV.org (@HLTVorg) December 6, 2025

Në dy mape, ylli ynë Drin “makazze” Shaqiri arriti 27 eliminime, duke pasur një vlerësim negativ prej 0.85.

Sidoqoftë, NaVi do ta ketë edhe një mundësi për t’u kualifikuar, kurse kundërshtarin do ta mësojë pas pak orëve./Telegrafi/

❌
❌