Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

By: Ela
24 December 2025 at 12:39

Fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit është në fazën finale, ndërkohë që edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, po bën tashmë përgatitjet e fundit për ditën e dielë kur mbahet procesi i votimit. KQZ tashmë ka certifikuar listat votuese dhe partitë politike, si dhe ka përcaktuar edhe qendrat e votimit në Kosovë […]

The post Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Rritet fuqia e pasaportës kosovare sipas Indeksit Henley – udhëtime pa viza në 81 vende

By: D Marku
24 December 2025 at 12:17

Kosova ka shënuar përparim në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave, duke u renditur tani në vendin e 62-të globalisht.

Sipas këtij indeksi, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës, shkruan Telegrafi.

Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të, derisa matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor.
Rritja reflekton përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizshmërinë e qytetarëve.

Në rajon, Kroacia vazhdon të mbetet lider, duke zënë vendin e shtatë me 184 vende të aksesueshme pa vizë, në të njëjtin nivel me vende si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.


Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike dhe fuqisë ekonomike.

Ky përparim i pasaportës kosovare konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm.

The post Rritet fuqia e pasaportës kosovare sipas Indeksit Henley – udhëtime pa viza në 81 vende appeared first on Albeu.com.

Pasaporta kosovare shënon progres në Indeksin Henley, renditet e 62-ta

24 December 2025 at 11:51

Nga vendi i 101-të sa ka qenë në vitin 2023 Kosova tashmë së fundi ka shënuar progres në Indeksin e Pasaportave Henley, duke u renditur tani në vendin e 62-të globalisht.

Në bazë të këtij indeksi, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës.

Nëse e bëjmë një krahasim edhe me vitin e kaluar, ky është një përmirësim kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të, derisa matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor.

Rritja reflekton përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizshmërinë e qytetarëve.

Në rajon, Kroacia vazhdon të mbetet lider, duke zënë vendin e shtatë me 184 vende të aksesueshme pa vizë, në të njëjtin nivel me vende si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike dhe fuqisë ekonomike.

Ky përparim i pasaportës kosovare konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pasaporta kosovare shënon progres në Indeksin Henley, renditet e 62-ta appeared first on Sinjali.

Punëtorët e KEK-ut tregojn “surprizën” e protestës, kërkojnë pagë mesatare 1,100 euro

24 December 2025 at 11:33

Kryetari i Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka zbuluar kërkesën kryesore të punëtorëve që protestuan të mërkurën, duke kërkuar një pagë mesatare prej 1,100 eurosh.

Sipas tij, kjo shifër është përmendur më parë nga kryeshefi i KEK-ut, i cili kishte thënë se punëtorët e ndërmarrjes marrin pagë mesatare rreth kësaj vlere.

Në fjalën e tij para punëtorëve, Llumnica ka theksuar se do të bazohen në fjalën e kryeshefit dhe do të kërkojnë pagë në këtë nivel.

“Kryeshefi i KEK-ut jo vetëm se nuk është i interesuar t’i zgjidhë kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, por po na thotë se i kemi pagat më të larta në Kosovë. Sigurisht se ai po i mendon shërbyesit civilë sikur ndërmarrjet publike, e aq më larg KEK-un që sot vdesin 1% të stafit. Kryeshefi i KEK-ut na tha se i kemi mbi 1,100 e disa euro të ardhura mujore. Ne Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës e dimë që mesatarja e pagës bazë është rreth 750 euro. Kam thënë se e kam një surprizë, e ajo surprizë është mos t’ia shkelim fjalën kryeshefit, pra ne nga këtu kërkojmë 1,100 euro pagë mesatare. Për të mbetur kjo pagë 1,100 duhet të shtohen edhe 350 euro për secilin punëtor, në bazë të pagës mesatare. Prandaj nga këtu kjo kërkesë do të jetë legjitime dhe nuk do ta anashkalojmë asnjëherë deri në grevë.”

Llumnica ka akuzuar më tej menaxhmentin e KEK-ut për keqplanifikim dhe keqmenaxhim, duke theksuar se punëtorët janë ata që mbajnë prodhimin:

“Kjo që po e bën menaxhmenti i KEK-ut po duket si për inat, po këta punëtorë janë të cilët e mbajnë prodhimin. Ne shpeshherë kemi punuar pa menaxhment fare. Na u është thënë se performanca është e dobët, jam i bindur se performanca ka qenë shembullore, por keqplanifikimi dhe keqmenaxhimi nuk janë faj i yni.”

Protesta e fundit e punëtorëve vjen pas muajsh kërkesash të paplotësuara, duke nxitur shpalosjen e asaj që Llumnica e quajti “surpriza” për menaxhmentin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Punëtorët e KEK-ut tregojn “surprizën” e protestës, kërkojnë pagë mesatare 1,100 euro appeared first on Sinjali.

Bllokohet rruga serbe që të çon drejt Kosovës, apeli për qytetarët

By: Brisi
24 December 2025 at 10:13

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar ditën e sotme se do të ketë bllokim të përkohshëm të një rruge serbe, nëpër të cilën kalohet për në Kosovë. Sipas njoftimit, segmenti rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi do të jetë e bllokuar për qarkullim nga ora 11:50 deri në 15:50, “për shkak […]

The post Bllokohet rruga serbe që të çon drejt Kosovës, apeli për qytetarët appeared first on BoldNews.al.

QKMF e Fushë Kosovës përfiton autoambulancë të re nga Ministria e Shëndetësisë

24 December 2025 at 09:54


Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë është pajisur me një autoambulancë të re, e cila është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së kapaciteteve për intervenim të shpejtë emergjent.

Nga Komuna e Fushë Kosovës bëhet e ditur se kjo autoambulancë paraqet një ndihmë të rëndësishme, duke pasur parasysh numrin e madh të banorëve dhe nevojat e shtuara për shërbime shëndetësore në komunë. Sipas njoftimit, pajisja e re do të ndikojë drejtpërdrejt në ofrimin më efikas dhe më cilësor të shërbimeve mjekësore për qytetarët.

“Duke marrë parasysh ngarkesën dhe kërkesat e vazhdueshme për shërbime emergjente, kjo autoambulancë është një ndihmë e mirëseardhur dhe e domosdoshme për QKMF-në dhe për qytetarët e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Fushë Kosovës ka shprehur falënderim ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se investime të tilla janë në funksion të drejtpërdrejtë të përmirësimit të shëndetit publik dhe shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/


Sot varroset Shemi i grupit “Ilirët”

24 December 2025 at 08:34

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Shemsi Krasniqit, solisti i grupit të rock-folk-ut vendor “Ilirët”, i njohur më shumë si Shemi, i cili vdiq në moshën 64-vjeçare.

Varrimi i tij do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan) Prishtinë.

‘‘Kolegë e dashamirë, varrimi i Shemit bëhet nesër me 24 Dhjetor , në ora 14:00 me namazin e Ikindisë në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan) Prishtinë’’, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot varroset Shemi i grupit “Ilirët” appeared first on Sinjali.

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

24 December 2025 at 08:27

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 06:00, pritjet deri në 10 minuta janë regjistruar në hyrje të Merdarës.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet janë edhe më të shkurtra dhe nuk kalojnë pesë minutat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë appeared first on Sinjali.

Mulliqi: Pa edukim medial, qytetarët mbeten të pambrojtur ndaj dezinformimit gjatë zgjedhjeve

24 December 2025 at 07:49



Mungesa e edukimit medial dhe ndryshimi i shpejtë i mënyrës se si qytetarët informohen po e bëjnë shoqërinë kosovare gjithnjë e më të cenueshme ndaj dezinformimit, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore.

Kështu u tha në episodin e pestë të “Përballje Podcast”( Integriteti Medial dhe Demokracia në Kosovë) ku Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), foli për rolin e organizatës, sfidat aktuale të mjedisit informativ dhe nevojën për edukim medial të qëndrueshëm.

Mulliqi theksoi se roli i AGK-së është zgjeruar përtej mbrojtjes së gazetarëve, duke përfshirë edhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe integritetit të informacionit.

“AGK-ja është themeluar si organizatë që i mbron të drejtat e gazetarëve, por roli ynë është zgjeruar edhe në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe luftimin e fenomeneve që e dëmtojnë integritetin e profesionit,” tha Mulliqi shkruan Telegrafi.



Ajo përmendi trajnime, akademi, punëtori dhe vizita studimore si pjesë të aktiviteteve të vazhdueshme të AGK-së për ngritjen e kapaciteteve profesionale të gazetarëve.

Foto: Ridvan Slivova

Ajo shtoi se ciklet e shpeshta zgjedhore e kanë bërë dezinformimin një fenomen të vazhdueshëm në diskursin publik.

Drejtoresha e AGK-së vlerësoi se gazetarët, falë trajnimeve, janë më të përgatitur për të demantuar dezinformatat, por problemi kryesor mbetet mungesa e edukimit medial te publiku.

“Gazetarët kanë ditur si t’i përgënjeshtrojnë dezinformatat, por kur përballen me qytetarët, shihet qartë mungesa e edukimit mediatik,” tha Mulliqi.

Sipas saj, qytetarët shpesh nuk arrijnë të dallojnë mes një lajmi të verifikuar dhe përmbajtjeve mashtruese që qarkullojnë në rrjete sociale.

Mulliqi theksoi se lufta kundër dezinformimit nuk mund të fitohet pa e bërë edukimin medial pjesë të sistemit arsimor.

“Ne nuk kemi shkop magjik për ta zgjidhur këtë problem. Edukimi medial duhet të institucionalizohet dhe të fillojë që në moshë të hershme,” tha ajo.

Ajo theksoi se zhvillimi i të menduarit kritik është mburoja më e fortë ndaj dezinformimit, sidomos në një kohë kur inteligjenca artificiale e ka vështirësuar edhe më shumë dallimin mes të vërtetës dhe të pavërtetës./Telegrafi/


telegrafi.com





Vranët dhe me riga shiu

24 December 2025 at 07:08


Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius dhe temperaturat maksimale nga 5 deri në 7 gradë Celsius.

Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/

Yesterday — 23 December 2025Main stream

Bllokim i përkohshëm i qarkullimit rrugor në Serbi, MPJD: Shfrytëzoni rrugë alternative

23 December 2025 at 22:41

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se do të ketë bllokime të përkohshme të qarkullimit rrugor në segmentin që kalon nëpër fshatin Kastrat të Kurshumlisë, në Serbi, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

Sipas njoftimit, nesër, më 24 dhjetor 2025, qarkullimi në këtë segment rrugor do të bllokohet nga ora 11:50 deri në ora 15:50. Bllokime të tjera janë parashikuar më 27 dhjetor 2025, nga ora 11:52 deri në 18:52, si dhe më 3 janar 2026, kur qarkullimi do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në ora 24:00.

MPJD i bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët planifikojnë udhëtime drejt vendlindjes apo tranzit nëpër këtë segment rrugor, që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur pritjet dhe vonesat eventuale në qarkullim.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bllokim i përkohshëm i qarkullimit rrugor në Serbi, MPJD: Shfrytëzoni rrugë alternative appeared first on Sinjali.

Prishtina e 15-ta në botë për ndotje të ajrit

23 December 2025 at 21:49

Kryeqyteti ynë, këtë mbrëmje po radhitet i 15-ti në botë sa i përket ndotjes së ajrit.

Kjo sipas matjeve të “IQ Air”.

Sipas kësaj platforme, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 68.8.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prishtina e 15-ta në botë për ndotje të ajrit appeared first on Sinjali.

Mërgimtarët po hyjnë shpejt në Kosovë – pritjet deri në 20 minuta

23 December 2025 at 19:33

Gjatë këtyre ditëve, fluksi i mërgimtarëve që po kthehen në Kosovë për pushimet dimërore është në rritje.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata sot janë deri në 20 minuta dhe kjo po ndodh në pikën kufitare të Dheut të Bardhë

Në të gjitha pikat tjera kufitare, fluksi është edhe më i ulët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mërgimtarët po hyjnë shpejt në Kosovë – pritjet deri në 20 minuta appeared first on Sinjali.

Dodë Gjergji për Krishtlindjet: Ta rikthejmë shpresën, ndërgjegjen dhe përgjegjësinë qytetare

23 December 2025 at 19:20

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, ka përcjellë mesazhin për festën e Krishtlindjes 2025, duke ftuar besimtarët dhe të gjithë njerëzit e mirë që, në këtë kohë feste, të ndalen për një çast nga zhurma e botës dhe të dëgjojnë mesazhin e paqes dhe shpresës që vjen nga lindja e Krishtit.

Në mesazhin e tij, imzot Gjergji thekson se Krishtlindja, ndonëse festë e të krishterëve, është thirrje universale për paqe, dashuri dhe shpresë për gjithë njerëzimin.

Ai ka përmendur gjendjen e rëndë globale, luftërat, gjuhën e urrejtjes dhe humbjen e arsyes e të drejtësisë, duke vlerësuar se: “Këto realitete kanë plagosur ndërgjegjen morale të botës dhe kanë dëmtuar shpresën e brezave të rinj.”

Ipeshkvi ka ndalur vëmendjen edhe te situata në vend, duke theksuar se shoqëria nuk është e pafajshme për turbullirat politike dhe ndarjet mes njerëzve. Sipas tij, shpeshherë qytetarët i binden më shumë interesave partiake sesa ndërgjegjes dhe të mirës së përbashkët, duke heshtur përballë padrejtësive dhe pavërtetave.

Në këtë frymë, ai ka bërë thirrje që festa e Krishtlindjes të shërbejë si moment reflektimi dhe pendese, por edhe si nxitje për përgjegjësi qytetare, sidomos në prag të zgjedhjeve pas Krishtlindjes.

Gjergji ka ftuar qytetarët të votojnë me ndërgjegje, për stabilitet politik, përshpejtim të rrugës evropiane, ruajtje të lirisë së besimit dhe bashkëjetesës multireligjioze, si vlera themelore të shoqërisë kosovare.

Ai ka pranuar gjithashtu me përulësi se as vetë nuk ka qenë i përkryer, por ka siguruar besimtarët për përkushtimin e tij baritor dhe lutjet e vazhdueshme për paqen e zemrave dhe jetën shpirtërore të tyre.

Mesazhin e tij, ipeshkvi e ka përmbyllur me fjalët biblike: “Mos kini frikë”,duke theksuar se Krishti mbetet shpresa që nuk zhgënjen, edhe në kohët më të vështira.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dodë Gjergji për Krishtlindjet: Ta rikthejmë shpresën, ndërgjegjen dhe përgjegjësinë qytetare appeared first on Sinjali.

Kosovë, asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonelë

By: armand
23 December 2025 at 19:14

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik për një rast të konstatuar të kontaminimit me bakterin Salmonella spp në një ngarkesë të produktit MDM pule të importuar nga Polonia. Lajmi është bërë i ditur pas njoftimit të pranuar nga Komisioni Evropian përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për […]

The post Kosovë, asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonelë appeared first on BoldNews.al.

Asgjësohen 2,064 kilogramë mish pule të importuara nga Polonia për shkak të Salmonellës

23 December 2025 at 18:15

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik se gjatë kontrollit të një ngarkese të produktit MDM pule, të importuar nga Polonia nga prodhuesi CEDROB S.A., Ubojnia Drobiu Ujazdówek, dhe i importuar nga kompania KAJMAK SHPK, Prizren, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.

Sipas njoftimit të AUV-së, pas pranimit të njoftimit nga RASFF dhe me kërkesë të kompanisë KAJMAK SHPK, përmes inspektimeve të realizuara nga AUV, është vërtetuar prania e salmonelës në sasinë prej 2,064 kilogramë mish pule.

“Pas konstatimit të këtij rasti, sasia e importuar është asgjësuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, AUV thekson se vazhdon të monitorojë situatën me kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme, për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Asgjësohen 2,064 kilogramë mish pule të importuara nga Polonia për shkak të Salmonellës appeared first on Sinjali.

Nën hetim për pasurinë/ Prokuroria Speciale e Kosovës i ngre aktakuzë Shpend Ahmetit, ish-kryekomunarit të Prishtinës

By: M C
23 December 2025 at 18:17

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim and apo raportim të rreme të pasurisë.

Sipas aktakuzës, Ahmeti – i cili shërbeu si kryetar i Prishtinës për dy mandatë, nga viti 2013 deri më 2021 – kishte paraqitur “me dashje” deklarata të pasakta të pasurisë, pasi thuhet se nuk kishte deklaruar deponimet në para të gatshmë nga 2018 deri në vitin 2022.

“Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, që bëri të ditur se rasti tashmë është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ahmetin me disa pyetje për këtë aktakuzë, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Deklarimi i pasurisë nga personat publikë në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2007.

Pas përfundimit të procesit të deklarimit të pasurisë, APK-ja, përmes shortit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar.

Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri, dhe pastaj në baza vjetore.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Deri më tash, asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burgim.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u dënua në fund të vitit 2022 me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor./REL

The post Nën hetim për pasurinë/ Prokuroria Speciale e Kosovës i ngre aktakuzë Shpend Ahmetit, ish-kryekomunarit të Prishtinës appeared first on Albeu.com.

Vuçiq: Asociacioni do ta vendoste policinë në veri në duart e serbëve

By: D Marku
23 December 2025 at 17:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se situata aktuale në veri të Kosovës është rezultat i mungesës së formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se kjo është arsyeja pse, sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk dëshiron krijimin e tij.

Në një emision televiziv, Vuçiq u shpreh se ndodhet në një “pozicion të papërshtatshëm”, duke kritikuar retorikën e atyre që, siç tha ai, flasin lehtë për luftë dhe ndërhyrje ushtarake.

Ai veçoi atë që i quajti “patriotë të rremë” dhe të djathtë që, sipas tij, diskutojnë nga kafeteritë pa e kuptuar çmimin real të një përshkallëzimi të situatës.

“Duhet dikush ta drejtojë vendin dhe të vlerësojë se deri ku mund të durohet, deri ku shkojnë kërkesat tona. Duhet të përpiqemi t’i zgjidhim gjërat përmes dialogut”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij, formimi i Asociacionit do të sillte kontrollin e plotë të policisë në veri të Kosovës nga serbët lokalë, duke theksuar se kjo është arsyeja kryesore pse Kurti e kundërshton këtë mekanizëm.

“Kur ta kemi Asociacionin, e gjithë policia në veri të Kosovës do të jetë në duart e serbëve, në duart e policëve serbë. Kjo është arsyeja pse Kurti nuk e dëshiron Asociacionin”, tha Vuçiq.

Presidenti serb po ashtu pretendoi se ekzistojnë njerëz që, sipas tij, i gëzohen situatës së krijuar dhe tensioneve aktuale, duke shtuar se është i vetëdijshëm për këto qëndrime.

The post Vuçiq: Asociacioni do ta vendoste policinë në veri në duart e serbëve appeared first on Albeu.com.

Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës

By: D Marku
23 December 2025 at 17:09

Mediat proqeveritare dhe tabloidet në Serbi po zhvillojnë një fushatë dezinformuese, duke e paraqitur furnizimin e Kosovës me sistemin kundërtank “Panzerfaust 3” si kërcënim për paqen në rajon, si pjesë të projektit të ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, si akt agresioni ndaj “serbëve dhe Serbisë”, si dhe si “armatim të paligjshëm”.

Çfarë shkruajnë mediat në Serbi – Telegraf, Blic, Sputnik Serbia, Pravda, RT Balkan?

Në raportimet e tyre, media si Telegraf, Blic, Sputnik Srbija, Pravda dhe RT Balkan përdorin tituj dhe gjuhë sensacionaliste.
Disa prej tyre flasin për “goditje të re të Gjermanisë” dhe për “armë të rrezikshme që po i vijnë Prishtinës”, duke e paraqitur bashkëpunimin e Kosovës me partnerët perëndimorë si faktor destabilizues për rajonin.

Ndërsa Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, vazhdon të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse në bashkëpunim me partnerë kyç të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, në Serbi është aktivizuar një retorikë agresive mediatike që synon delegjitimimin e këtij procesi.

Lajmi për blerjen e sistemit modern kundërtank “Panzerfaust 3” paraqitet në mediat provladine serbe si një kërcënim i rremë ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal.

Analiza e titujve në tabloide si Pravda tregon përdorimin e termave fyese dhe shoviniste, përmes të cilave mohohet e drejta e Kosovës për të marrë vendime sovrane në fushën e sigurisë.

Ndërkohë, media si Blic dhe Telegraf flasin për “rrezik të madh” dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”, edhe pse Serbia vetë prej vitesh vazhdon të armatoset masivisht nga Rusia dhe Kina, si dhe të dislokojë forca ushtarake pranë kufijve.

Blic shkon edhe më tej duke cituar “ekspertë të sigurisë” për ta lidhur armatimin legjitim të Kosovës me narrativa politike dhe projekte të imagjinuara. Retorika për “presion ndaj serbëve” shërben kryesisht për konsum të brendshëm në Serbi, me qëllim ruajtjen e narrativës së viktimizimit dhe largimin e vëmendjes nga roli i Beogradit zyrtar si pengesë për paqen në Ballkan.

Në të njëjtën linjë propagandistike kanë raportuar edhe mediat ruse në Serbi, si Sputnik Srbija dhe RT Balkan, lidhur me pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sistemin gjerman kundërtank.

Një fokus i veçantë i mediave serbe është vënë mbi Gjermaninë, me tituj që e paraqesin Berlinin si palë “armiqësore”. Në realitet, mbështetja gjermane për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës është një sinjal i qartë se siguria e Kosovës është e pandashme nga siguria e Evropës.

Në anën tjetër, mediat në Kosovë ka raportuar në mënyrë transparente dhe mbi baza zyrtare për përfundimin e procedurave të blerjes së armatimit kundërtank nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës./TheGeoPost.

The post Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës appeared first on Albeu.com.

E dhimbshme: Nesër në Prishtinë i jepet lamtumira e fundit artistit Shemsi Krasniqi

23 December 2025 at 15:58

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Prishtinë, ku është gjetur pa shenja jete artisti Shemsi Krasniqi, i lindur më 1955.

Sipas njoftimit të bërë për publikun, ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme, më 24 dhjetor.

Varrimi do të bëhet në ora 14:00, pas namazit të Ikindisë, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan), në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Nesër në Prishtinë i jepet lamtumira e fundit artistit Shemsi Krasniqi appeared first on Sinjali.

❌
❌