Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

AGK dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë vlerësojnë punën e gazetarëve me Çmimet Vjetore të Gazetarisë 2025

10 December 2025 at 20:53


Misioni i OSBE-së së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe partnerë të tjerë, ndanë sot Çmimet Vjetore të Gazetarisë për vitin 2025.

Kjo ngjarje vlerëson rolin thelbësor të gazetarëve në ruajtjen e vlerave demokratike, duke njohur guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre për informimin e publikut dhe forcimin e besimit në media.

Çmimet përfshijnë disa kategori - me çmimin Gazetar i vitit si kategori kryesore - dhe vënë në pah raportimet që sfidojnë dezinformimin, që u japin hapësirë zërave të margjinalizuar dhe që ndajnë tregime që bashkojnë komunitetet duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe të drejtat e njeriut.

“Storiet e sontme na shfaqin gazetarinë në formën e saj më të mirë, si dhe gazetarë që kanë treguar përkushtimin e tyre për të informuar publikun përgjatë pasigurive duke sfiduar dezinformimin dhe duke i ndihmuar njerëzit të kuptojnë ngjarjet që formësojnë jetët e tyre,” tha Ambasadori Gerard McGurk, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, duke i dhuruar çmimin Gazetari i Vitit Agon Sinanajt nga portali Buletini Ekonomik.

"Vlerësimi i ekselencës nxit standarde të larta, inovacion dhe raportim etik që janë jashtëzakonisht të rëndësishme në një kohë kur gazetarët vazhdojnë të përballen me kërcënime, ngacmime online, presion politik dhe sfida ekonomike," shtoi ai.

Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit të AGK-së, tha: “Jemi shumë të kënaqur që edhe një herë po shpërblejmë dhe vlerësojmë, tani për të pestin vit radhazi, më të mirët midis një grupi të fortë gazetarësh profesionistë dhe të përkushtuar. Me mbi njëqind storie në konkurrencë, artikujt fitues përfshijnë hetime mbi skandalet e korrupsionit, keqpërdorimin e detyrës publike, si dhe histori frymëzuese të njerëzve të zakonshëm që bëjnë ndryshimin në komunitetet e tyre për tema dhe në fusha të ndryshme.”

“Kjo ceremoni shërben si një kujtesë për rolin thelbësor që luajnë gazetarët dhe mediat në një demokraci të re dhe të gjallë si Kosova”, shtoi Resxha.

Kategoritë tjera të çmimeve janë: Kameramani i vitit, Raportimi për fuqizimin e grave, Raportimi mbi Antigjipsizmin, Gazetaria e senzibilizuar ndaj konfliktit dhe ballafaqimi me të kaluarën, Raportimi për punëtorët migrantë, Raportimi për të drejtat e punëtorëve, Raportimi për shëndetin mendor, Raportimi për ndërtimin e paqes dhe besimit, dhe Raportimi mbi ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Misioni i OSBE-së ka mbështetur fuqishëm këto çmime gjatë pesë viteve të kaluara, duke forcuar angazhimin për lirinë e mediave, standardet e larta dhe raportimin etik. Misioni i uron përzemërsisht të gjithë fituesit dhe të nominuarit për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në gazetari.

Korab Basha - Kameramani i Vitit në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve nga AGK

10 December 2025 at 19:05


Kameramani i Telegrafit, Korab Basha, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Kameramani i Vitit”, në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Ky çmim i rëndësishëm erdhi si rezultat i punës së tij të jashtëzakonshme në realizimin e pamjeve për storjen “Shkëndija festoi titullin e pestë të kampionit – me këngë dhe valle shqiptare dhe ngjyra kuqezi” të redaktorit Lavdim Pireva dhe ato të storjes "Nga skëterra në oazë, historia e çiftit që ndërtoi kampingun e ëndrrave mes Gjakovës dhe Rahovecit, duke impresionuar turistët e huaj" të gazetarit Driton Gajraku.

Pamjet dinamike, të sakta dhe të përfshira nga terreni, u vlerësuan si ndër më të mirat e vitit, duke reflektuar profesionalizmin dhe qasjen autentike të Bashës në dokumentimin e ngjarjeve me rëndësi.

Korab Basha pranon çmimin 'Kameramani i Vitit" në ceremoninë e çmimeve vjetore nga AGK

Pas pranimit të çmimit, Basha u shpreh mirënjohës dhe theksoi rëndësinë e punës ekipore në suksesin e tij: “Nuk fitohet një çmim pa bashkëpunim me gazetarët. Ne i kemi gazetarët më të mirë në rajon. Për mua është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me secilin gazetar dhe këtë çmim ia dedikoj dy gazetarëve të Telegrafit, Lavdim Pireva dhe Driton Gajraku, të cilët kanë pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me mua”.

Ky është çmimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër që Korab Basha ia sjell Telegrafit. Vetëm pak ditë më parë, ai u nderua edhe me çmimin “Faji i Korrupsionit” në konkursin fotografik të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), për fotografinë e tij të fuqishme që adresonte temën e korrupsionit në vend.

Puna e Bashës po konsiderohet si një shembull i përkushtimit profesional dhe i standardeve në rritje të gazetarisë vizuale në Kosovë, duke e pozicionuar Telegrafin edhe më fuqishëm në skenën mediale të vendit. /Telegrafi/

BE dhe OSBE dënojnë gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi i LVV-së ndaj gazetarëve dhe AGK-së: Liria e medias thelbësore për demokracinë

4 December 2025 at 12:28


Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së e kanë quajtur të papranueshme gjuhën e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ndaj gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike.

“BE-ja në Kosovë dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK si një ‘aleancë grupesh kriminale’ dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund. Liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike – Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”, thuhet në reagim.


E Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka quajtur të papranueshme sjelljen e Kurteshit.

“Sjellje e papranueshme ndaj gazetarëve nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi (LVV). Liria e medias dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për demokracinë e Kosovës. Përfaqësuesit politikë në organet e pavarura duhet të mbështesin standardet më të larta të profesionalizmit dhe respektit”, thuhet në reagim.



Ndryshe, gjatë javës anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi ka pasur një përplasje me gazetarët në një nga mbledhjet e KQZ-së.

Ai po ashtu, në një postim në Facebook i ka etiketuar mediat si “grupe kriminale”. /Telegrafi/

Edhe Federata Evropiane e Gazetarëve reagon pas deklaratave të Sami Kurteshit ndaj mediave

3 December 2025 at 23:59


Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndërhyjë urgjentisht për t’i dhënë fund, siç thotë ai, fushatës së shpifjeve dhe denigrimit ndaj gazetarëve, të cilën po e zhvillon një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i Gutierrezit është publikuar përmes një postimi në Facebook, ku ai kritikon ashpër deklaratat e Sami Kurteshit, i cili e ka cilësuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) si një “aleancë e grupeve kriminale”.

Sipas tij, një krahasim i tillë është i papranueshëm dhe denigrues për një organizatë profesionale të respektuar në nivel evropian.

Ai thekson se tolerimi i këtij lloj gjuhe nga ana e pushtetit i dëmton gazetarët, besueshmërinë e tyre dhe imazhin e vendit, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund ta bëjë qeverinë bashkëpërgjegjëse për sulmet potenciale ndaj mediave.

“Z. Kurti, duke toleruar shpërthime të tilla, ju po dëmtoni gazetarët, besueshmërinë e tyre dhe vendin tuaj duke lejuar që partia juaj, VV, të denigrojë këdo që guxon t’ju mbajë ju dhe politikëbërës të tjerë përgjegjës. Turp për partinë tuaj! Ju bëj thirrje që t’i jepni fund këtij kërcënimi para se të jetë tepër vonë.

"Kam parë shumë gazetarë të vuajnë nga abuzimi dhe sulmi fizik, shumë shpesh pasi janë denigruar publikisht. Ju keni përgjegjësinë t’i jepni fund këtyre praktikave mafioze. Përndryshe, do të jeni bashkëpunëtorë në to”, ka shkruar ai.

EFJ është një nga organizatat më të mëdha të gazetarëve në Evropë dhe ka qenë vazhdimisht në mbështetje të lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në rajon.

Kusari reagon për gjuhën kërcënuese të Sami Kurteshit ndaj mediave

3 December 2025 at 23:45


Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas deklaratave të ashpra të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, i cili e quajti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) “aleancë të grupeve kriminale”.

Në reagimin e saj, Kusari thekson se AGK nuk është një grup kriminal, por një organizatë profesionale, e fuqishme dhe me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar në mbrojtjen e gazetarëve.

Ajo shton se gazetarët nuk janë “vrasës me pagesë”, por profesionistë që kanë detyrim të mbajnë pushtetin përgjegjës.

“Kjo gjuhë e rrezikshme dhe kërcënuese nuk i dëmton gazetarët e as mediat, por cenon besueshmërinë e institucioneve dhe shtetit. Ehat Miftaraj dhe IKD-ja nuk e dëmtojnë vendin, por i shërbejnë atij”, ka deklaruar Kusari.

Ajo ka kritikuar edhe Vetëvendosjen, duke thënë se partia ka ndërtuar një kulturë denigrimi dhe nxitjeje të urrejtjes ndaj aktivistëve, gazetarëve dhe mediave.

Në fund, Kusari u ka bërë thirrje qytetarëve dhe ndjekësve të mediave që të mos bien pre e strategjive që synojnë portretizimin e mediave dhe aktivistëve si armiq të shtetit.

AGK: Sjellja e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve është e papranueshme

2 December 2025 at 16:40


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, i cili sipas AGK-së ka cenuar fizikisht gazetarët gjatë raportimit.

Në njoftimin e saj, AGK thotë se është e tronditur nga ky incident.

“AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi”, thuhet në reagim.

Organizata e gazetarëve e cilëson këtë sjellje të papranueshme dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë.

“Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve”, thuhet më tej.

AGK rikujton se kjo nuk është hera e parë që Kurteshi përplaset me gazetarë. “Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

AGK-ja mirëpret ndarjen e buxhetit për RTK-në nga Qeveria në detyrë

27 November 2025 at 13:31


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë në detyrë të Kosovës për të ndarë buxhetin për Transmetuesin Publik, RTK, nga kategoria e kursimeve.

Në reagimin e tyre thuhet se ky vendim është një lehtësim i vonuar për 700 punonjësit e RTK-së dhe familjet e tyre.

"AGK shpreh keqardhje që situata e pritjeve të gjata për paga është përsëritur dy herë brenda vitit. Edhe vendimi i sotëm është i përkohshëm.AGK-ja bën thirrje që financimi stabil i RTK-së të jetë prioritet në legjislaturën e re vitin tjetër, ashtu sikurse edhe zgjidhja e problemit me pronën përmes një ligji të ri", thuhet në njoftim.

AGK gjithashtu bën thirrje që të respektohet pavarësia editoriale e Transmetuesit Publik dhe që të ndalojë presioni politik nga Qeveria dhe partia politike Vetëvendosje./Telegrafi/

Sindikata e RTK-së dhe AGK kërkojnë ekzekutimin e pagave për 700 punëtorët dhe sigurimin e buxhetit të transmetuesit publik

18 November 2025 at 20:03


Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës, u ka dërguar një letër të hapur deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke i bërë thirrje që të sigurojnë buxhetin për funksionimin normal të RTK-së dhe të garantojnë pagesën e pagave për mbi 700 punëtorë të institucionit.

Në letrën e saj, Sindikata thekson se punëtorët e RTK-së nuk kanë marrë pagën e muajit tetor, gjendje kjo që cenon mirëqenien e tyre dhe stabilitetin e transmetuesit publik.

Ajo nënvizon rëndësinë e funksionimit të RTK-së si institucion i pavarur dhe rol të tij në sigurimin e informimit profesional dhe të balancuar për qytetarët.

“Sindikata e Pavarur e RTK-se ju bën thirrje që nesër të reflektoni me maturi, seriozitet dhe përgjegjësi, në mënyrë që mbi 700 punëtorë të RTK-së t’i marrin pagat dhe të sigurohet buxheti i nevojshëm për funksionimin normal të mediumit publik”, thuhet në njoftim.

Sindikata u bën thirrje deputetëve që, pavarësisht bindjeve politike, të reflektojnë me përgjegjësi për të garantuar pagesat dhe financimin e nevojshëm, duke ruajtur kështu pavarësinë editoriale dhe misionin themelor të RTK-së.

Ndryshe edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin për gjendjen e krijuar në RTK, duke u bërë thirrje institucioneve që të gjejnë zgjidhje.

“AGK-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, që të gjejnë format ligjore për të alokuar me urgjencë mjetet për RTK-në, në mënyrë që të vazhdojë funksionimi i papenguar. AGK-ja konsideron se përgjegjësinë kryesore e ka Qeveria në detyrë, e cila nuk ka pranuar të eksplorojë përdorimin e mjeteve të njëjta për ndarjen e buxhetit, sikurse në muajin gusht”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Telegrafi/


“Duhet me i var në litar kta tradhtar të Serbisë”- aktakuzë ndaj dy personave për kanosje të kryetarit të AGK-së

18 November 2025 at 16:37


“Duhet me i var në litar kta tradhtar të serbisë”, ky është njëri nga disa kërcënimet që sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka marrë gazetari dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, në komente në rrjetin social Facebook, gjatë periudhës kohore maj-qershor 2025.

Për këtë, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Fitim Selmanit dhe Blerim Haradinajt, të cilët akuzohen për veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 17 tetor 2025, në pikën e parë akuzohet Fitim Selmani. Aty thuhet se më 4 korrik 2025, i dëmtuari Xhemajl Rexha- gazetar dhe kryetar i AGK-së, ka lajmëruar në Polici se pas deklarimeve të tij publike lidhur me lirinë e mediave në Kosovë, në periudhën kohore maj- qershor 2025, në një publikim në “Gazeta Alfa” në rrjetin social Facebook, kishte pranuar komente kërcënuese me thirrje për vrasje, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Qeta njerëz me pas kush mi vra ish ish qliru Kosova, ky eshte kurd qe ka msu shqipen kqyrja likuren zez si derrit magjup i kurdistanit”, kështu sipas aktakuzës ishte shprehur i pandehuri Fitim Selmani nga profili i tij, në komente në rrjetin social në Facebook, duke i shkaktuar frikë dhe ankth të dëmtuarit Rexha.

Me këtë, Selmani akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Blerim Haradinaj akuzohet se në të njëjtën periudhë kohore ka kanosur të dëmtuarin Rexha përmes profilit të tij në Facebook, ku i kishte shkruar koment me fjalët “duhet me i var në litar kta tardhtar të serbisë”.

Fjalët kërcënuese, Haradinaj, sipas aktakuzës i bëri kur i dëmtuari Rexha kishte dhënë një intervistë ‘online’ në rrejtin social Facebook, kështu me këto komente i ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe ankthit për jetë.

Me këtë, Haradinaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal.

Seanca fillestare për këtë rast pritet të mbahet të mërkurën (19.11.2025), në ora 14:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në aktakuzë thuhet se të dy të pandehurit kanë treguar se janë mërgimtarë. Njëri jeton në Suedi e tjetri në Zvicër.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Fitim Selmani në deklaratën e tij para Policisë, u shpreh se nuk e njeh dhe nuk e di se me çfarë merret gazetari Rexha.

“Po, është e vërtetë që unë e kam shkruar këtë mesazh, por nuk e mbaj mend se kur e kam shkruar veç se jam në dijeni se ka qenë një video e postuar dhe e kam lënë një koment për shkak të asaj video e cila tash nuk më kujtohet se çfarë ka qenë dhe nuk kam pasur asnjë qëllim për gazetarin në fjalë”, citohet të ketë deklaruar Selmani, duke shtuar se i kërkon falje të dëmtuarit pasi sipas tij është shkruar “pavetëdije”.

Ngjashëm thuhet se është shprehur edhe i akuzuari Haradinaj, në deklaratën e tij të dhënë në Polici, ku ka thënë se nuk e njeh të dëmtuarin Xhemajl Rexha dhe se nuk e di se me çfarë merret.

“Ndoshta e kam shkruar komentin në fjalë, por nuk më kujtohet se pse e kam shkruar këtë koment, nuk kam pasur qëllim të keq ose diçka tjetër nëse është në komentin tim. I kërkoj falje publikisht personit në fjalë dhe jam i gatshëm t’i kërkoj falje edhe live pasi që po ndihem shumë keq për momentin”, citohet se ka thënë në deklaratën e tij Blerim Haradinaj.

Në anën tjetër, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, në deklaratën e dhënë në Polici, ka theksuar se shqetësimet e tij lidhen me një sërë komentesh online në disa faqe të rrjetit social Facebook, si reagim i deklaratave të tij publike për gjendjen e lirisë së mediave në Kosovë.

“Nga mijëra komente të natyrës së ofendimeve personale, disa prej tyre kam arritur pak më vonë t’i shoh, që janë shkruar, janë të natyrës kërcënues, ato përfshijnë mes tjerash thirrje për vrasje, për varje në shesh të qytetit, likuidim dhe të ngjashme”, ka thënë Rexha.

Tutje, sipas dosjes së Prokurorisë, Rexha ka thënë se leximi i këtyre mesazheve ka bërë që të ketë shqetësim serioz për sigurinë e tij fizike dhe përveç kësaj, sipas tij kanë pasur efekt negativ psikologjik, duke i shkaktuar ndjenjën e frikës dhe ankthit.

“Motivi i këtyre shkrimeve lidhet ekskluzivisht me punën time si gazetar dhe si kryetar i AGK-së në mbrojtje të gazetarëve, lirisë së shprehjes dhe mediave në Kosovë dhe për këtë ndihem i rrezikuar për sigurinë time”, citohet se ka deklaruar gazetari Rexha. /BetimipërDrejtësi/

Punëtorët e RTK-së protestojnë për mungesë pagash, paralajmërojnë grevë të përgjithshme

6 November 2025 at 11:33


Punëtorët e RTK-së kanë protestuar sot për mungesë të pagave. Kryetari i SPERTK, Gëzim Bimbashi në fjalën e tij tha se gjendja aktuale është fyerje për punën dhe dinjitetin për secilin punëtorë të RTK-së.

“Sot jemi këtu jo për lluks, jo për rritje pagash fatkeqësisht por për një të drejtë themelore për pagën tonë që na takon me ligj. Kjo është fyerje për punën dhe dinjitetin për secilin punëtorë në RTK”, tha Bimbashi.

Ai shtoi se derisa punëtorët e mediumit publik janë pa paga, deputetët e Kuvendit vazhdojnë ti marrin pagat e tyre rregullisht çdo muaj, pa asnjë vonesë.

“Për këtë situatë përgjegjësi kanë të gjithë, Kuvendi, Qeveria dhe Menaxhmenti i RTK-së. Sot për shkak të neglizhencës rrezikohet funksionimi i saj. Pa paga, pa respekt e mbështetje asnjë institucion nuk mund të mbijetoj”, tha Bimbashi.

Kryetari i SPERTK paralajmëroj që në rast se situata nuk ndryshon do të hyjnë në grevë të përgjithshme, duke mos përjashtuar mundësinë që protestat e tyre të përshkallëzohen.

“Kemi qenë të durueshëm por durimi ynë ka kufi, nëse nuk gjendet zgjidhje sindikata e punëtorëve të rtk do të shqyrtoj mundësitë ligjore për grevë të përgjithshme, dhe nëse vazhdohet me heshtje protestat tona edhe mund të përshkallëzohen”, tha Bimbashi.

Bimbashi pati edhe një pyetje për gjithë skenën politike.

“Çfarë jeni duke dashur të bëni me RTK? A po e lëni qëllimisht të rrënohet apo po prisni të shuhet zëri publik i Kosovës. Por kjo nuk do të ndodh me asnjë çmim”, tha Bimbashi derisa falënderoj të gjitha mediat që janë solidarizuar me RTK-në sa herë që kanë pasur nevojë.

Në anën tjetër nënkryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Naile Dema bëri thirrje që pagat për punëtorët e RTK-së të ekzekutohen sa më shpejt.

Ajo shtoi se AGK do të jetë në përkrahje të kolegëve nga medium publik.

“AGK natyrisht pa hezitim është në përkrahje dhe duke u solidarizuar me kolegët tonë në RTK. AGK e ka vetëm një kërkesë sot, kërkojmë në mënyrë urgjente dhe të padiskutueshme nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që të alokojë mjetet për pagat për punëtorët e RTK-së dhe kështu të ndërpritet presioni financiar që po bëhet ndaj punonjësve medial”, tha Dema.

Kurse Fisnik Dërguti anëtar i kryesisë së SPERTK-së, tha se zgjidhja për RTK po përdoret për inate politike, për shantazh për të sqaruar hesapet politike partitë mes veti.

“Kërkesat tona janë legjitime dhe duhet të gjendet sa më shpejt zgjidhje. E kemi ditur mirë që kur kemi mbetur pa paga në tremujorshin e parë këtë vit do të mbesim prapë pa paga. Një kritikë të ashpër e drejtoj drejt u.d të Drejtorit të Përgjithshëm i cili është dashur që më herët të adresojë këtë çështje dhe të vazhdohet financimi i rregullt i RTK-së”, tha Dërguti. /Telegrafi/

AGK-ja në përkrahje të punonjësve të RTK-së, kërkon zgjidhje të menjëhershme për pagat

5 November 2025 at 10:58


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) qëndron në përkrahje të plotë me gazetarët, redaktorët, kameramanët, montazhierët dhe gjithë stafin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), para protestës të së enjtes.

Kështu thuhet në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

“AGK-ja shpreh solidaritet me punonjësit e RTK-së, të cilët sërish, brenda pak muajsh, po kërkojnë pagat që u takojnë sipas kontratave të tyre, për punën e kryer.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreson se do të ketë hapësirë për funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që komisioni përkatës ta miratojë ndarjen buxhetore për RTK-në. Nëse kjo nuk ndodh, Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të eksplorojë të gjitha mundësitë për të bërë, në mënyrë urgjente, një alokim të ngjashëm si ai i korrikut”, thuhet në reagim.

AGK thekson tutje se RTK-ja është përballur tash e disa vjet me presion të vazhdueshëm politik nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pasiguria për pagat përbën një presion shtesë financiar.

“AGK-ja angazhohet që anëtarët e saj në RTK dhe të gjithë punonjësit e tjerë aty të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje e pengesa, dhe në interes të publikut. AGK-ja bën thirrje që një qeveri dhe një kuvend i ri të miratojnë pa vonesa një ligj të ri për RTK-në, i cili i siguron Transmetuesit Publik pavarësinë e plotë të veprimit, duke i mundësuar gjithashtu një shtëpi të përhershme për zhvillimin e punës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

OSBE në Kosovë publikon dokumentarin “Përtej titujve”, kërkohet mbrojtje më e fortë për gazetarët

2 November 2025 at 13:03



Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar dokumentarin “Përtej titujve”, që trajton rritjen e kërcënimeve ndaj profesionistëve të medias dhe nevojën urgjente për mbrojtje institucionale më të fortë.

I realizuar në bashkëpunim me gazetarë vendorë, dokumentari nxjerr në pah ngacmimet online, fushatat e njollosjes dhe sulmet fizike që janë shtuar ndjeshëm gjatë vitit 2025. Vetëm nga janari e deri tani janë raportuar 56 incidente kundër gazetarëve, duke e tejkaluar numrin total të rasteve të vitit të kaluar. Sipas OSBE-së, gazetaret gra mbeten veçanërisht të cenueshme ndaj kërcënimeve me bazë gjinore.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, tha se rritja e sulmeve dhe ngacmimeve online është shqetësuese dhe kërkon reagim të menjëhershëm.

“Rritja e sulmeve dhe e ngacmimeve online, veçanërisht kundër gazetareve gra, është thellësisht shqetësuese dhe e papranueshme. Nevojiten përpjekje më të mëdha e të vazhdueshme për t’u siguruar që gazetarët të mund të punojnë në mënyrë të sigurt e të pavarur”, tha McGurk.

Në kuadër të kësaj nisme, OSBE-ja ka organizuar edhe një debat televiziv me temën e njëjtë, që do të transmetohet sonte në TV Dukagjini në orën 19:00, ku panelistë – gazetarë dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë do të diskutojnë sfidat dhe përgjigjet institucionale ndaj kërcënimeve që përballen gazetarët.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, vuri në pah vështirësitë në të cilat po kalon gazetaria në vend

“Katër vitet e fundit kanë qenë më të vështirat për gazetarinë në Kosovë. Sulmet janë intensifikuar, ndërsa dënimet e buta po i trimërojnë autorët e krimeve”, tha Rexha.

Në të njëjtën linjë, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, Jan Braathu, paralajmëroi për kulturën në rritje të mosndëshkimit:

“Situata për gazetarët në Kosovë po përkeqësohet, me një kulturë shqetësuese të pandëshkueshmërisë. Autoritetet duhet ta njohin rolin thelbësor që luajnë gazetarët në demokraci dhe të veprojnë me vendosmëri për të garantuar sigurinë e tyre”, u shpreh Braathu.

Misioni i OSBE-së në Kosovë theksoi se siguria e gazetarëve është prioritet afatgjatë, duke kujtuar bashkëpunimin me Këshillin e Mediave të Shkruara, Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Përmes këtij bashkëpunimi, OSBE ka ofruar ndihmë juridike për gazetarët, ka dhuruar jeleke dhe xhaketa mbrojtëse me mbishkrimin PRESS, si dhe ka organizuar trajnime të përbashkëta me Policinë e Kosovës për raportim në situata krize.

Gjithashtu, organizata ka përgatitur një Udhëzues për raportim nga gjykatat, me qëllim që gazetarët dhe pjesëtarët e gjyqësorit të kuptojnë më mirë rolet dhe përgjegjësitë e ndërsjella. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Kërcënohet ekipi i Tëvë1 në Zveçan - reagon AGK, kërkon hetim të plotë

16 October 2025 at 15:05


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me përcjelljen dhe kërcënimin e ekipit të Tëvë1 sot në komunën e Zveçanit.

Në reagimin e saj AGK bënë të ditur se sot është njoftuar nga ekipi i televizionit në fjalë për këtë rast.

“Gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi kanë raportuar se ata janë ndjekur nga një veturë e tipi Audi A4, ngjyrë e zezë e cila është ndaluar para objektit të komunës së Zveçanit, dhe aty një person u ka thënë "nëse donin foto me zyrtarin policor, G.K", për të cilin kishte një raport televiziv një natë më parë.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sjellje të individëve që janë pjesë e organeve të sigurisë së Kosovës, dhe e vlerëson si mënyrë të papranueshme të frikësimit ndaj gazetarëve për ta bërë punën e tyre”, thuhet në reagim.

AGK thekson se ekipi i gazetarëve e ka raportuar rastin në Polici, dhe ka kërkuar nga organet e rendit hetim të plotë dhe të shpejtë.

“Gazetarët duhet te jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre të papenguar, në secilën rrethanë”, ka theksuar AGK. /Telegrafi/


KMShK dhe AGK i reagojnë KQZ-së për mosakreditimin e mediave për zgjedhjet e 12 tetorit

10 October 2025 at 11:17


Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e disa mediave për zgjedhjet e 12 tetorit.

KMShK e konsideron vendimin e KQZ-së të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë e transparent gjatë ditës së zgjedhjeve.



Sipas KMShK-së, mediat anëtare të këtij trupi vetërregullues plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale dhe dokumentacioni i tyre është vlerësuar i rregullt edhe nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike. Këshilli i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor për t’i siguruar trajtim të barabartë të të gjitha mediave.



Ndërkaq, AGK-ja ka reaguar për mosakreditimin e disa mediave në gjuhën shqipe, përfshirë Reporteri.Net dhe Mitropol, si dhe të gjitha mediave në gjuhën serbe dhe disa mediave ndërkombëtare.

Asociacioni e cilëson këtë vendim si të jashtëligjshëm, të papranueshëm dhe shumë të rrezikshëm për lirinë e medias në vend, duke kërkuar nga KQZ-ja të marrë vendime të reja që lejojnë punën e papenguar të ekipeve mediale në ditën e zgjedhjeve. /Telegrafi/

“Dosje kundër kritikëve”, Rexha: Mesazhi i Osmanit nuk është vetëm për gazetarët

11 September 2025 at 18:46


Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentes Vjosa Osmani, duke i cilësuar ato si një shkelje flagrante të lirisë së mediave dhe të shprehjes.

Në një paraqitje në FIVE të Dukagjinit, Rexha ka thënë se mesazhet e presidentes, ku aludohej për përfshirje të gazetarëve në veprime të jashtëligjshme dhe për lidhje me raporte të inteligjencës, përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e gazetarëve dhe të qytetarëve në përgjithësi.

“Është shkelje flagrante e lirisë së mediave, e lirisë së shprehjes. Është cenim, është rrezikim i sigurisë jo vetëm fizike por edhe juridike i secilit qytetarë të Kosovës. Deklarimi i mbrëmshme dhe vazhdimi sot që ka raporte të Inteligjencës që përfshinë gazetarë në veprime të jashtëligjshme është një deklaratë që vjen nga presidentja, është skandaloze, është shantazh publik që iu bëhet gazetarëve. Është e pabesueshme, që vjen nga dikush me post kaq të lart, si presidentja”, ka thënë Rexha.

Ai theksoi se për një presidente, të lërë të nënkuptohet se mund të përdorë dosje kundër kritikëve të saj, përbën një porosi të rrezikshme jo vetëm për median, por për gjithë shoqërinë.

“Ajo çfarë la për nënkuptuar se mund të përdor dosje kundër secilit, që e kritikon ose që as nuk i pëlqen. Kjo nuk ishte porosi vetëm për gazetarët por 1.6 milionë banorët e Kosovës. Sepse presidentja Osmani ka qasje të palimituar supozojmë në të gjitha raportet e AKI-së”, ka shtuar Rexha.

Osmani flet për ndalimin e kameramanit: Nuk kam kërkuar arrestimin e tij, s’kam çfarë të fsheh

11 September 2025 at 10:21


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin e ndodhur të mërkurën, ku kameramani Jetmir Muji u ndalua afër shkollës ku ndjekin mësimet vajzat e saj.

Në një deklarim para mediave, Osmani ka mohuar kategorikisht se ndalimi është bërë me urdhërin e saj apo nga ekipi i saj i sigurisë.

“Ishte gënjeshtër që kinse mbrojtja ime e afërt e ka arrestuar gazetarin. Dje mbrojtja e afërt nuk e ka arrestuar, ata nuk arrestojnë gazetar. Ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, u shpreh presidentja.

Ajo sqaroi se ngjarja ndodhi në kohën kur fëmijët e saj po përgatiteshin të dilnin nga shkolla dhe se incizimi pa leje i të miturve është vepër e ndaluar nga ligji dhe etika mediale.

“Ju e dini shumë mirë që incizimi i paautorizuar është vepër penale, edhe e dini që në kodin e etikës për mediat e shkruara një nga nenet kryesore është ndalimi i incizimit të paautorizuar dhe pa lejen e prindërve për fëmijët nën moshën 18 vjeçare”, shtoi ajo.

Osmani po ashtu sqaroi se nuk është informuar për arrestimin e kameramanit në kohën kur ka ndodhur, dhe se nuk ka kërkuar e as nuk do të kërkojë ndonjëherë ndalimin e ndonjë gazetari.

“Nuk kam asnjë informatë as kur është arrestuar e as nga kush. Nuk kam bërë kërkesë, e as nuk do të bëjë ndonjëherë që të arrestohet ndonjë gazetar. Nuk kam çfarë të fsheh”, deklaroi presidentja.

Rasti ka hapur debat të gjerë në opinion për balancën mes të drejtës për privatësi dhe siguri të fëmijëve, dhe lirisë së medias për të raportuar, veçanërisht kur përfshihen figura publike dhe familjarët e tyre.

Presidentja ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve të saj është e domosdoshme, sidomos për shkak të kërcënimeve të rënda që ajo dhe familja e saj kanë marrë, përfshirë kërcënime me dhunë dhe jetë. /Telegrafi/

Reagon AGK: Raportimi për shkollimin e vajzave të presidentes Osmani, interes publik dhe jo përndjekje

10 September 2025 at 19:28


Pas arrestimit dhe mbajtjes së jashtëligjshme të kameramanit, Jetmir Muji, Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një sulm të papranueshëm kundër gazetarëve dhe medieve.

Në një postim të gjatë në Facebook, Presidentja ka reaguar “ndaj përndjekjes së vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme që media të caktuara u bëjnë vajzave të mia të mitura”.

AGK-ja thekson se vajzat e Presidentes Osmani janë persona publikë, ndërsa raportimi për shkollimin e tyre, qoftë në shkollë publike apo private, është në interes të publikut dhe jo përndjekje.

"Të papranueshme dhe të rrezikshme janë gjuha dhe sulmet e Presidentes Osmani ndaj gazetarëve dhe mediave.

AGK-ja thekson se është posaçërisht e shqetësuar me këtë paragraf të reagimit të Presidentes Osmani.

“Asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë”.

Sipas Asociacionit, ky është një shantazh i hapur publik ndaj gazetarëve që vjen nga kreu i shtetit, me qasje të pakufizuar në raporte të institucioneve të sigurisë.

"Një mesazh i tillë kur vjen nga kreu i shtetit duhet të shërbejë si alarm për sigurinë juridike të secilit qytetar të Kosovës.Në kohën kur gazetarët dhe mediat sulmohen vazhdimisht nga Qeveria, Presidentja e Republikës së Kosovës, duhet të jetë ajo që garanton dhe ruan lirinë e medias, detyrë dhe obligim edhe sipas Kushtetutës së Kosovës", thuhet tutje.

AGK-ja e fton Presidenten Osmani që të heqë dorë nga praktika jodemokratike e sulmeve ndaj mediave, dhe ta ushtrojë me përgjegjësi postin që ka./Telegrafi/


Arrestohet e më pas lirohet gazetari Jetmir Muji, reagon AGK

10 September 2025 at 17:26


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar nga portali Paparaci, se kameramani Jetmir Muji është arrestuar dhe më pas është dërguar në stacionin policor Qendër në Prishtinë.

AGK thotë se pasi ka dhënë një deklaratë dhe është mbajtur pa ndonjë shpjegim, një prokuror ka urdhëruar lirimin e Mujit.

Asociacioni i Gazetarëve dënon fuqishëm arrestimin dhe mbajtjen arbitrare të Mujit për disa orë në Polici, dhe kërkon përgjegjësi nga ana e Policisë së Kosovës për abuzim me detyrën nga ana e pjesëtarëve të saj.

Ai ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshijë materialet.

"Ky është një sulm i papranueshëm kundër lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për informim", thuhet në reagim.

AGK-ja dënon ndalimin arbitrar të kameramanit Jetmir Muji nga mbrojtja e afërt e presidentes Osmani

10 September 2025 at 16:52


AGK-ja dënon ndalimin arbitrar të kameramanit Jetmir Muji nga mbrojtja e afërt e Presidentes OsmaniAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për pengim serioz të punës së kameramanit të portalit “Paparaci”, Jetmir Muji gjatë realizimit të xhirimit për familjen presidenciale, Osmani – Sadriu.

Mbrojtja e afërt e Presidentes Osmani ka ndaluar arbitrarisht fizikisht Mujin, i cili po xhironte në një shkollë prívate ku e para e shtetit dërgon dy vajzat e saj.

Ai është mbajtur jashtëligjshëm nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt për disa minuta, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshihet xhirimi.

AGK-ja e vlerëson skandaloz dhe të papranueshëm ndalimin, dhe kërkon nga Presidentja Osmani dhe Policia e Kosovës të identifikojnë dhe të marrin masa ndaj atyre që janë përfshirë në këtë akt.

Duke respektuar Kodin e Etikës kur janë në pyetje të miturit, mediat dhe gazetarët kanë të drejtë të raportojnë për atë se ku shkollohen fëmijët e krerëve të shtetit, dhe në çfarë kushte.

"Çdo pengesë për të realizar këtë të drejtë raportimi, është sulm kundër lirisë së medias, dhe të drejtës së qytetarëve për informim", thuhet në reagim.

AGK ka ftuar presidenten Osmani të distancohet nga kjo sjellje e mbrojtjes së afërt, dhe të bëjë transparente informacionet për familjen presidenciale, kur kjo kërkohet nga ana e mediave.

AGK: Komunikata e Menaxhmentit të RTK-së është intimidim ndaj gazetarëve

27 August 2025 at 21:55

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj një komunikate të Menaxhmentit të RTK-së, duke e cilësuar atë si formë intimidimi publik ndaj gjashtë redaktorëve të këtij mediumi.

Në reagimin e saj, AGK tha se komunikata e RTK-së përmban elemente kërcënuese, pasi Menaxhmenti thekson se “çdo deklarim i pabazuar në fakte, që përhap dezinformata duke dëmtuar integritetin e institucionit, nuk do të tolerohet tutje dhe të gjitha këto veprime do të trajtohen në përputhje me ligjin dhe rregulloret e RTK-së në fuqi”.

Sipas AGK-së, një deklaratë e tillë paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për masa ndëshkimore ndaj gjashtë redaktorëve, të cilët dolën publikisht kundër vendimit për largimin e tyre nga drejtimi i emisioneve informative.

“Ky është një kërcënim i hapur që synon të heshtë zërat kritikë brenda transmetuesit publik. AGK e dënon fuqishëm këtë formë censure dhe veprimet arbitrare të Menaxhmentit aktual”, thuhet në reagim.

AGK ka shprehur përkrahje të plotë për redaktorët në kërkesën e tyre për anulimin e vendimit të Menaxhmentit, duke theksuar se autonomia profesionale dhe liria e shprehjes duhet të mbrohen në institucionet publike të informimit.

The post AGK: Komunikata e Menaxhmentit të RTK-së është intimidim ndaj gazetarëve appeared first on Telegrafi.

❌
❌