Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

22 December 2025 at 22:54


Për dikë familja e për dikë zgjedhjet e 28 dhjetorit, janë arsye për të ardhur në Kosovë këtë fundvit. Për dallim prej ditëve të kaluara kur pritjet në pika kufitare ishin të gjata, këtë të hënë, në disa pika kufitare pritjet shkuan deri në 1 orë.Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në pikat kufitare shkuan deri në 10 orë, këtë të hënë situata ishte më e qetë.

Në pikën kufitare e cila vazhdimisht është më e frekuentuar nga mërgimtarët që vijnë në Kosovë, atë të Merdares pritjet ishin deri në 15 minuta.

Sipas zyrtarëve policor në këtë pikë, fluksi më i madh ishte gjatë së premtes e të shtunën. Ata që erdhën në Kosovë, thanë se nuk kanë pritur gjatë as në pika kufitare të tjera.

“Mirë kemi kaluar shumë mire pa probleme pritje s’ka pas kërku, jashtëzakonisht mirë..Vendlindja thotë shumë neve edhe për atë arsye çdo herë vijmë, jo vetëm për festa por edhe tjera herë..”, ka thënë Besim Bahtiri, qytetar.

“Rruga, udhëtimi u kanë shumë mirë, nuk kemi pas pengesa asgjë as kolona, perfekt.. I kam pas do familjar që kanë prit shumë por tash puna është tyre, do janë nis më herët menxi kanë prit, për fat s’ka pas..”, ka thënë një qytetar, Kristjan Raja.

Ndërkohë që disa nga ata patën ankesa për mungesë të energjisë elektrike.

“Tash bisedova me vllaun për me nxe shpin nuk kemi rrymë, prej dje.. Nuk ka prej Prizreni një fshat afër kufirit me Shqipërinë, gjithmonë ka edhe verës ka por është më pak se njerëzit harxhojnë më pak rrymë, dimrit është katastrofë..”, ka thënë Hashim Vejza, qytetar.

Meqë javën tjetër në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për disa nga mërgimtarët kjo ishte arsyeja e ardhjes në Kosovë.

“Rrugës kemi kaluar mirë kemi ardhur prej Gjermanisë, jo s’ka pasur kolonë është krejt hapur… Po do të votojmë për atë kemi ardhur”, ka thënë Lavdim Gashi.

Sipas qendrës për menaxhimin kufitar gjatë së hënës, më së shumti pritje deri në 1 orë ka pasur tek pika kufitare Dheu i Bardhë./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be


Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, KQZ akrediton edhe grupin e katërt të vëzhguesve

22 December 2025 at 15:34


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 102-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të katërt me 18,233 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Siç thuhet në njoftim në mbledhjet e kaluara, KQZ ka akredituar edhe 852 vëzhgues të tjerë, të cilët përfaqësojnë: organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

Numri i përgjithshëm i akredituar deri më tani nga KQZ është 19,085.

Ndryshe, në fund të mbledhjes, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve që do të angazhohen më 27 dhjetor në procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Kurti në Drenicë nderon sakrificën e qëndresën e UÇK-së

22 December 2025 at 14:15


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të dielën qëndroi në Skënderaj. Përgjatë Rezallës e deri në Leqinë, ai vizitoi familjen e Ahmet Zabelit, Sejdi Gashit, Ibrahim Kuqanit e Naser Bajramit.

Kurti tha se UÇK-ja, forca e qëndresa që buron nga ajo, përmes invalidëve e veteranëve, si dhe sakrifica e dëshmorëve e martirëve të rënë, mbetet simboli i shtetit e kombit tonë.

“E diela në Skenderaj, nga Rezalla në Leqinë, nga familja e Ahmet Zabelit tek ajo e Sejdi Gashit, për të vazhduar në konakun e Ibrahim Kuqanit dhe Naser Bajramit. Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, është emblema e qëndresës dhe forcës sonë si shtet e komb”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/




​Radoniqi: Vetëm një e treta e kandidatëve për deputetë janë gra

22 December 2025 at 11:55


Nga 1.180 kandidatë për deputetë që ka certifikuar Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit 789 apo 66.86 për qind janë burra, ndërkaq 391 apo 33.13 për qind janë gra.

Këtë e bëri të ditur kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në diskutimin që misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Francës organizuan të hënën për pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore.

Radoniqi, tha se fuqizimi i rolit të grave në jetën demokratike është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit institucional dhe shoqëror.

Angazhim më të madh në fuqizimin e grave në institucioneve kërkuan edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot dhe kryesuesi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk. /Kp/

Afrohet dita e zgjedhjeve, Lekaj: Mos e harroni numrin 7 dhe 129

22 December 2025 at 09:34


Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka theksuar se kanë mbetur edhe shtatë ditë deri më 28 dhjetor, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Lekaj përmes një video-adresimi ka bërë thirrje për përkrahje të kandidaturës së tij dhe të mbështesin Aleancën, duke votuar për numrin 129.

"Kur kanë mbetur edhe 7 ditë deri në përfundim të fushatës, unë ju ftoj që më datë 28, të mos e harroni numrin 7 në listën e Aleancës me numër 129. Vërtetë është një fushatë fantastike falë mbështetjes së madhe që po marrim. Faleminderit nga zemra për përkrahjen e jashtëzakonshme", është shprehur Lekaj. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Abdixhiku: LDK premton normalitet, ligj dhe zhvillim të qëndrueshëm

19 December 2025 at 15:22


Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka premtuar mbështetje për banesën e parë për çiftet e reja.

Ai tha se pa familje të forta nuk ka shtet të fortë, Prandaj sipas tij LDK e sheh shtetin si shërbim dhe jo si plaçkë.

“Programi ynë nuk është listë premtimesh. Është kontratë me qytetarin. Kontrata e Jetës me Shtetin. Nga lindja, rritja, arsimi, puna, deri te dinjiteti në jetë. Ne propozojmë Ministrinë e Familjes, sepse besojmë se shteti duhet të jetë krah familjes që nga dita e parë. Çdo fëmijë i porsalindur do të mbështetet me 200 euro në muaj për një vit të plotë. Jo si lëmoshë, por si investim publik. Çiftet e reja do të mbështeten për banesën e parë. Sepse pa familje të forta, nuk ka shtet të fortë”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së tutje shtoi se nuk ka Kosovë të individëve e partive, por ka një Kosovë të të gjithëve.

“Atë që e quajmë atdhe, shtet e Republikë”, përfundoi Abdixhiku. /Telegrafi/

Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro në muaj

17 December 2025 at 15:25


Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro muaj.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 6 muaj nga 500 euro, secila nënë lehonë e papunë do të marrë 3,000 euro nga shteti.

“Shto këtu edhe shtesat mujore të fëmijëve që do të rriten, 12x90 euro, që i bjen 1,080 euro. Pra veç në vitin e parë, mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja. Ndërsa shtesat për fëmijë vazhdojnë nga 1,080 euro në vit, deri në moshën 16 vjeçare. Në total pra, për secilin fëmijë, shteti jep mbi 20 mijë euro që nga lindja e deri në moshën 16 vjeçare. Kur ka pasur këso Qeverie më përpara? Mos lësho pe”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/


Hapje e veçantë e PDK-së dhe Arben Gegës në Suharekë

By: Telegrafi
17 December 2025 at 09:36


Mbrëmjes e së martës është hapur fushata e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në sheshin që mban emrin e heroit kombëtar “Fadil Vata” në qytetin e Suharekës.

Në një organizim që mblodhi qindra përkrahës, kandidati i ri i PDK-së nga qyteti i Suharekës dhe një nga ata që ka nisur furishëm këtë fushatë, Arben Gega me numër 68, u shpreh se Kosova ka nevojë për stabilitet politik, bashkim dhe zhvillim ekonomik, duke theksuar se qytetarët meritojnë paga më të larta, çmime më të përballueshme dhe siguri për familjet e tyre.

Ai tha se përvoja e tij profesionale dhe lidhja e fortë me Suharekën do të jenë zë i fuqishëm në Kuvend, në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.

Hapja e fushatës në Suharekë u përkrah edhe nga figura të rëndësishme të PDK-së, të cilët kishin ardhur në këtë aktivitet sikur Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Hajdar Beqa, Fetah Paçarizi apo edhe Idriz Vehapi, që theksuan rëndësinë e Suharekës për PDK-në dhe mbështetën kandidaturën e Arben Gegës si një vlerë e re për partinë dhe vendin.

Ceremonia e mbrëmshme ishte një sinjal i fortë mobilizimi, ndërsa mesazhi kryesor i tubimit ishte se PDK synon një qeverisje stabile, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

Fushata e PDK-së në Suharekë pritet të vazhdojë me aktivitete të tjera në ditët në vijim, me theks të veçantë tek takimet me qytetarët dhe prezantimi i programit qeverisës. /Telegrafi/

Abdixhiku me premtim për mjekët e diplomuar: Do ua sigurojmë specializimin dhe punësimin

17 December 2025 at 08:41


Kandidati për Kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka folur për programin politik rreth shëndetësisë.

Ai ka premtuar QKUK të re, dixhitalizim të sistemit si dhe sigurimin e specializimit dhe punësimit për mjekët e diplomuar.

“Në shëndetësi e kemi spitalin e ri të Kosovës. QKUK të re dhe një operimi një modeli të një ndërmarrje publike e cila jep shërbime dhe merr pagesë prej fondit të sigurimeve shëndetësore. Mjekëve të diplomuar duhet t’i sigurohet specializimi menjëherë. Nuk ka tmerr më të madh se me kry mjekësinë edhe mos me arritë me pasë specializim. Ose a besoni që me kry mjekësinë nuk ka punë’’, deklaroi Abdixhiku në Debat Plus. /Telegrafi/

Prezantimi i programit qeverisës, Kurti: Siguri dhe begati për Kosovën

17 December 2025 at 08:41


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës për mandatin e ardhshëm si dhe zotimet e reja.

Në fjalën e tij hyrëse Kurti tha që plani i qeverisjes së ardhshme do të jetë i fokusuar në dy shtylla kryesore dhe vendimtare: Sigurinë dhe Begatinë.

“Pa begati nuk ka dinjitet, dhe pa të dyja nuk ka shtet të fortë”, tha ai, teksa theksoi si një nga arritjet më të rëndësishme të shtetit tonë në vitet e fundit, shtrirjen e sovraniterit në territorin e vendit. Rritja e buxhetit për mbrojtjen ka shtuar kapacitet tona mbrojtëse gjersa ka ndikuar në rritjen e sigurisë së qytetarëve tanë dhe besueshmërinë në shtetin tonë. Teksa premtoi se buxheti për mbrojtjen në mandatin që vjen do të jetë një miliard euro, Kryeministri Kurti theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë më e fuqishme dhe më e përgatitur se kurrë më parë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Kurti po ashtu premtoi siguri më të madhe të vendit përmes ndërtimit të fabrikës për prodhimin e municioneve dhe dronëve pa pilot, implementimit të programit të rezervës kombëtare në kuadër të Planit për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse që përfshin çdo qytetar, si dhe investimit në energji e bujqësi.

“Prodhim të energjisë me më pak ndotje përmes gazifikimit, sigurim të ujit të pijes përmes ndërtimit të pesë digave të reja Kuqicë, Polatë, Dragaci, Firajë dhe Decivojë në vlerë prej 400 milion euro, dhe rritje të prodhimit vendor në 12 miliard euro për vitin e ardhshëm, ishin zotimi që vendit i garanton siguri dhe zhvillim ekonomik”. /Telegrafi/



Bylykbashi: Komisioni i reformës zgjedhore funksional vetëm nëse ka vullnet politik

11 December 2025 at 22:40

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh sot gjatë punimeve në seancën parlamentare në Kuvend, se gjatë zgjedhjeve të 11 majit janë përdorur burime shtetërore.

Bylykbashi tha se sot, në 11 dhjetor që përkon edhe me ditën e themelimit të pluralizmit, një element që e mbron pluralizmin janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Neve sot jemi 7 muaj pas atyre zgjedhjeve dhe duhet të bëjmë këtë debat për ato zgjedhje. Ka dalë raporti i OSBE/ODIHR, që është i rrallë dhe i kopsitur me detaje duke përmendur gjërat më të vogla. Elementi kryesor që del nga ai raport është që shteti ka pushtuar zgjedhjet, jo janë përdorur burime zgjedhore, por është përdorur pushteti i shtetit në favor të PS. Ka shpartalluar zgjedhjet”, tha Bylykbashi.

“Shqipëria ka vënë edhe një standard të ri për zgjedhjet. Nuk është prishur vetëm ndarja e shtetit dhe partisë në pushtet, por në zgjedhje me 11 maj u pa se është prishur ndarja mes partisë në pushtet, shtetit dhe krimit të organizuar, ishin të gjitha bashkë. Data 11 maj ishte ditë turpi kur ti shihje krimin të organizuar me kuadrate prej jush, në Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër, Tiranë”, tha Bylykbashi.

Depueti i PD-së, nënvizoi se ODIHR thotë që KQZ me interepretimin që bëri i hapi rrugën shtetit të PS-së që të shpartallonte zgjedhjet.

Bylykbashi u shpreh se kanë nisur punën dy komisione, ai i Reformës Zgjedhore dhe ai i Reformës Territoriale.

“Ato dy komisione, nga e gjithë eksperienca e këtij parlamenti mund të them që funksionojnë vetëm nëse këtu ka vullnet politik për ta bërë si duhet. Në vitin 2002, Fatos Nano i ndjerë ra dakord të bënte kompromis me kryetarin e opozitës Berisha për të bërë reformën e parë konsenuale dhe i qëndroi deri në fund. Ajo që po bëni sot me Avokatin e Popullit është ajo që bëtë në vitin 2020, pasi morët mbështetjen e opozitës, duke firmosur një draft konsensual për ndryshmet në kodin zgjedhor, e miratuat pastaj thatë do e ndryshojmë kodin zgjedhor si na do qejfi me votat e propozimet e disa që kishin mbajtur mandatet. Ata ju dhanë mundësinë që të shpartallonit sistemin zgjedhor”, pohoi Bylykbashi.

Bylykbashi ju drejtua deputetëve të mazhorancës, duke u thënë se “ju ligjet mbasi i miratoni, i shkelni katërcipërisht me ndihmën e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe pastaj thoni zgjedhjet ishin konkurruese”, përfundoi ai.

/e.i/j.p/

The post Bylykbashi: Komisioni i reformës zgjedhore funksional vetëm nëse ka vullnet politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky thotë së është gati për zgjedhje, kërkon ndihmë nga SHBA, pranon se nuk ka mbështetjen e Europës për të rimarrë Krimenë

By: M C
9 December 2025 at 21:39

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot – për herë të parë – se është gati për zgjedhjet presidenciale, të cilat normalisht ishin planifikuar për vitin 2024, por u shtynë për një kohë të pacaktuar për shkak të luftës me Rusinë.

“Nesër do të jem në Ukrainë dhe pres propozime nga partnerët dhe parlamentarët tanë mbi ndryshimet ligjore që do të lejonin mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Meqenëse kjo çështje është ngritur nga presidenti i SHBA-së dhe partnerët tanë evropianë, do të jem i shkurtër: Jam gati”, tha ai.

Ajo që ai u kërkoi SHBA-së dhe Evropës të bënin është të garantonin sigurinë e votimit. Në atë rast, tha ai, Ukraina mund të shkojë në zgjedhje “brenda 60 deri në 90 ditësh”.

Në një intervistë të hënën, Donald Trump përsëriti kërkesën e tij që Ukraina të mbajë zgjedhje. “Ata nuk kanë pasur zgjedhje për një kohë të gjatë”, tha Trump. “E dini, ata flasin për demokraci, por po arrijnë në një pikë ku kjo nuk është më demokraci.”

Apeli – gjithashtu nga goja e presidentit amerikan – vjen në një kohë kur Zelensky është dobësuar politikisht për shkak të një skandali korrupsioni që “prek” edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Përveç deklaratës mbi zgjedhjet, e cila është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh presionet nga shumë palë për këtë çështje të pezulluar, Zelensky bëri edhe një pranim të habitshëm në lidhje me rrjedhën e luftës.

Ukraina aktualisht nuk ka forcën ose mbështetjen e aleatëve të saj për të rimarrë Krimenë dhe territoret e tjera të pushtuara nga Rusia, tha ai. “Do të jem i sinqertë: po, sot nuk kemi forcën për të gjitha këto. Nuk kemi mbështetje të mjaftueshme për të gjitha këto”, tha presidenti ukrainas.

The post Zelensky thotë së është gati për zgjedhje, kërkon ndihmë nga SHBA, pranon se nuk ka mbështetjen e Europës për të rimarrë Krimenë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet, AI dhe etika në Kosovë, BE-ja kërkon standarde të reja në mbrojtjen e grave në politikë

8 December 2025 at 19:02


Zëvendësshefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palotova, iu bashkua sot përfaqësuesve të NDI Kosova, partnerëve ndërkombëtarë, shoqërisë civile dhe mediave në hapjen e edicionit të nëntë të DISICON — platformës kryesore rajonale që trajton integritetin e informacionit në epokën dixhitale.

Në fjalën e saj hapëse, Palotova theksoi angazhimin e BE-së për të luftuar përpjekjet që synojnë heshtjen e grave në politikë përmes ngacmimeve online, deepfake-ve dhe trolling-ut. Ajo theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale në proceset zgjedhore dhe politike duhet të udhëhiqet nga parimet etike.

Tema qendrore e këtij viti — Zgjedhjet, IA dhe Etika — u vlerësua si tejet aktuale, duke pasur parasysh sfidat në rritje të dezinformimit gjinor në Ballkanin Perëndimor. Ky fenomen, sipas saj, vazhdon të shtrembërojë debatin publik dhe të pengojë përfshirjen e plotë të grave në jetën politike.

BE-ja në Kosovë ka rikonfirmuar përkushtimin për të punuar me NDI Kosova dhe organizatat e tjera ndërkombëtare e lokale për të ndërtuar një ekosistem dixhital që mbron të drejtat, forcon demokracinë dhe garanton që teknologjia të shërbejë si mjet fuqizimi — e jo si instrument për të heshtur zërin e grave.

NDI organizon DISICON 9 mbi zgjedhjet, inteligjencën artificiale dhe etikën

7 December 2025 at 15:30


Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë organizon edicionin e nëntë të Konferencës për Integritetin e Informacionit, DISICON 9, me temën e përgjithshme “Zgjedhjet, Inteligjenca Artificiale dhe Etika”.

Ngjarja do të zhvillohet më 8–9 dhjetor 2025, në Klan Arena, Prishtinë.

Ky edicion do të përqendrohet në mësimet nga zgjedhjet e vitit 2025 në Kosovë, duke shqyrtuar ndikimin e dezinformatave me bazë gjinore dhe dhunës online ndaj grave në politikë.

Gjatë konferencës do të prezantohet hulumtimi i ri “UnSocial Media 2”, si dhe do të zhvillohen diskutime me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë mbi çrregullimin e informacionit dhe përfaqësimin e grave në jetën publike.

DISICON 9 do të përpilojë gjithashtu mjete praktike, duke përfshirë Udhëzuesin për Gratë në Politikë mbi Kërcënimet Digjitale, Udhëzime për Gazetarët mbi Mbulimin Mediatik të Grave në Jetën Publike, si dhe trajnime për luftimin e çrregullimeve të informacionit.

Ngjarja do të eksplorojë rolin e inteligjencës artificiale në demokraci, duke analizuar si mund të fuqizojë pjesëmarrjen e grave në jetën publike, por edhe të rrezikojë të drejtat e tyre përmes dezinformimit dhe dhunës online.

Me pjesëmarrjen e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtarë, si dhe përfaqësuesve të Big Tech, DISICON 9 synon të nxjerrë rezultate të zbatueshme dhe praktike, që do të shërbejnë si pikë referimi rajonale për integritetin e informacionit dhe qëndrueshmërinë demokratike në epokën digjitale.

Përmes këtyre aktiviteteve, konferenca synon të nxisë bashkëpunimin rajonal, të forcojë qëndrueshmërinë digjitale dhe të promovojë një qasje etike dhe gjithëpërfshirëse për luftimin e çrregullimeve të informacionit dhe mbrojtjen e demokracisë në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

AAK konfirmon Haradinajn si kandidat për kryeministër

By: Elva
5 December 2025 at 19:23

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Haradinaj do të jetë edhe bartës i listës për zgjedhjet e dhjetorit, teksa partia e tij do të garojë me sloganin “Krah teje”. Ai bëri të ditur përmes një postimi […]

The post AAK konfirmon Haradinajn si kandidat për kryeministër appeared first on BoldNews.al.

Lista e mbyllur e PD-së, Salianji: U bënë deputetë ata që rrinë më shumë në kafe

By: Elva
4 December 2025 at 22:00

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar listën e mbyllur të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, pasi sipas tij kandidatët që dolën fitues nga primaret në disa qarqe, nuk u pasqyruan në listën finale të paraqitur nga partia. I ftuar në emisionin “Opinion”, Salianji tha se vendimmarrjet e fundit kanë shkatërruar entuziazmin që […]

The post Lista e mbyllur e PD-së, Salianji: U bënë deputetë ata që rrinë më shumë në kafe appeared first on BoldNews.al.

“Sharje për vota”/ Gjuha e urrejtjes dominon fushatën në Kosovë: Ekspertët paralajmërojnë rrezik për demokracinë

By: M C
4 December 2025 at 22:54

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”, “të shitur”, “hibridë”, “Vukvendosje”, “sekt politik” e të tjera, janë bërë pjesë e fjalorit të pothuajse të gjitha partive kryesore politike në Kosovë.

Gjuha e tillë, e përdorur publikisht nga politikanët prej vitesh, ka arritur kulmin në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, analistë dhe ekspertë të sjelljeve shoqërore dhe mediave.

Fushata zyrtarisht nis më 17 dhjetor, por partitë politike i kanë nisur tashmë aktivitetet e tyre: takime me qytetarët, adresime publike dhe debate televizive.

Ajo që bie në sy është fokusi i tyre – më shumë te sulmet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit, dhe thuajse aspak te prezantimi i programeve zgjedhore.

“Në vend të debatit mbi ide, politika shihet si një luftë ndërmjet [njerëzve] ‘të mi’ dhe ‘tuaj’”, thotë Mexhide Demolli nga Lëvizja FOL – pjesë e rrjetit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, e cila monitoron fushatat dhe proceset zgjedhore në Kosovë.

“Një kulturë e tillë e ofendimit, fatkeqësisht, shihet si forcë, e që konsideroj se është gabim”, shton ajo.

Fjalët armiqësore si “strategji e qëllimshme”

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, e sheh intensifikimin e gjuhës denigruese si pasojë të tendencës së partive politike për përfitime maksimale elektorale.

Si shembull, ai përmend Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, Albin Kurti, që në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare – shkurt 2021 dhe shkurt 2025 – arritën rezultatin më të mirë, por pa suksese të mëdha në programin politik apo ekonomik, sipas tij.

“Kësisoj, fjalët armiqësore janë shndërruar në modelin më joshës për të arritur majat e pushtetit”, thotë Muhaxhiri.

“Përzgjedhja e këtij formati të veprimit politik edhe nga partitë ish-opozitare, gjithsesi është indikator i mungesës drastike të ideve, guximit dhe – ç’është më e rëndësishmja – vetëdijes emancipuese për urgjencën e të sfiduarit kritik”, shton ai për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2021, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 50% të votave dhe tri partitë tjera të mëdha mbetën jashtë pushtetit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje doli sërish e para, por pa arritur të sigurojë shumicën për të qeverisur vetë.

Dështimi për të formuar Qeverinë çoi më pas drejt zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Muhaxhiri thekson se mungesa e platformave vizionare, të bazuara në ekspertizë, zëvendësohet me polarizime dhe etiketime njollosëse ndaj kundërshtarëve. Sipas tij, kjo retorikë fyese synon motivimin e votuesve përmes ngarkesës emocionale negative, duke minimizuar përgjegjësinë etike për të kontribuar në mënyrë konstruktive.

Demolli, gjithashtu, e sheh këtë si një strategji të qëllimshme: gjuha e ashpër mobilizon bazën militante të partive dhe krijon ndjenjën e urgjencës: “Nëse nuk votoni për ne, do të ketë katastrofë”.

“Kjo i shtyn njerëzit të dalin në votime në ditën e zgjedhjeve”, thotë Demolli.

Për t’i mobilizuar votuesit, ajo thotë se partitë politike, gjithnjë e më shumë, përdorin gjuhë fyese ndaj kundërshtarëve edhe në rrjetet sociale, ku marrin numër të madh shikimesh e komentesh.

Kështu “edhe injorohen debatet mbi programet zgjedhore dhe çështjet e rëndësishme si buxheti, arsimi e shëndetësia”, sipas saj.

Përplasjet në rrjetet sociale

Alban Zeneli, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se partitë politike, si gjeneratore të gjuhës së ashpër fyese dhe denigruese, e kanë polarizuar shoqërinë.

Ky polarizim, jo rrallë ushqehet edhe në debate televizive, thekson ai.

“Sado që mund të kemi një rol të caktuar të medias, në kuptimin e zbutjes së asaj gjuhe, problemi kryesor qëndron te gjeneratorët e kësaj gjuhe, që janë partitë politike”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se barazimi i kundërshtarit politik me armikun, është karakteristikë kryesore e gjuhës që përdoret në rrjetet sociale.

Kjo, sipas tij, vjen në një kohë që njihet si ‘post-truth’, apo ‘përtej së vërtetës’, në të cilën “njerëzit nuk janë të interesuar të dëgjojnë më argumentet dhe faktet objektive”, por janë më të interesuar “të dëgjojnë në mënyrë emocionale një rrëfim që është i përshtatshëm për ta”.

“Kjo epokë në të cilën po jetojmë, e cila karakterizohet me këtë që po e diskutojmë, është shumë e përshtatshme për këtë gjuhë politike që po e përdorin politikanët”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.

Sociologu Artan Krasniqi thekson se gjuha shpreh jo vetëm mendim, por edhe veprim.

Për shkak të mungesës së ofertave politike reale, sipas tij, partitë luajnë rolin e viktimës dhe përdorin ide bllokuese dhe polarizuese, që janë të dëmshme për shoqërinë.

“Kjo politikë e viktimizimit ose politikë e kërkesës së kundërshtarit – nuk po them armikut – tingëllon ose vlerësohet si e efektshme për të mobilizuar dhe elektrizuar votuesin”, thotë profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Ai shton se kjo gjuhë e ashpër, me fyerje dhe denigrime, motivon jo vetëm militantët e partive, por edhe qytetarët e zakonshëm për ta përdorur të njëjtën.

“Kur i thonë ‘hajvan’ ose ‘sekt’ njëri-tjetrit, më tepër e kanë që t’i flasin elektoratit të vet sesa tjetrit”, thotë Krasniqi, duke shtuar se kjo gjuhë bie ndesh edhe me edukimin qytetar dhe, për më tepër, polarizon shoqërinë në atë mënyrë që rrezikon vetë demokracinë.

Dëmtimi i demokracisë

Për rrezikimin e demokracisë tërheq vërejtjen edhe Demolli nga Lëvizja FOL.

Shndërrimi i debatit publik në arenë poshtërimesh nxit “erozionin e kulturës demokratike”, sipas saj.

“Sot fillon me politikanët, nesër kalon te gazetarët, tek aktivistët, te komunitetet e te të gjithë. Me një fjalë, kufiri mes kritikës politike dhe diskriminimit ka filluar të shihet më qartë”, thotë Demolli.

Për Muhaxhirin, po ashtu, retorika denigruese rrezikon standardet demokratike, deformon normat publike dhe zvogëlon hapësirat për bashkëpunim qeverisës.

“Radikalizimi diskursiv ndihmon në krijimin e parakushteve psikologjike dhe sociale për projektimin e sjelljeve agresive prej politikanëve drejt elektoratit, nga studiot televizive nëpër shtëpi, institucione dhe rrugë”, thotë ai.

Si të dilet nga kjo vorbull?

Sociologu Krasniqi thekson se të gjithë faktorët shoqërorë – partitë, shoqëria civile, mediat dhe qytetarët – duhet të luajnë rolin e tyre për të zëvendësuar përplasjet me debat konstruktiv mbi ide dhe programe.

Por, receta të gatshme nuk ka: është një proces kompleks që kërkon pjesëmarrje të të gjithëve, sipas tij.

Zeneli paralajmëron se polarizimi i kaluar e ka lënë Kosovën pa institucione për një vit dhe shton se shoqëria nuk e ka luksin ta përsërisë këtë.

Demolli nuk pret ndryshime para zgjedhjeve, por mendon se mediat mund të ndikojnë duke i orientuar debatet drejt programeve dhe ideve, jo sharjeve, dhe duke vendosur kritere që penalizojnë ofendimet në ekranet kryesore.

“Pra, të vendosin rregull që kush flet me ofendime, t’i ndërpritet fjala ose të mos ftohet më në media”, thotë ajo.

Bashkëbiseduesit e REL-it presin që, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë ta zbusin retorikën, por kryesisht për interesa të tyre, duke e përdorur si mjet për të lehtësuar koalicionet paszgjedhore./ REL

The post “Sharje për vota”/ Gjuha e urrejtjes dominon fushatën në Kosovë: Ekspertët paralajmërojnë rrezik për demokracinë appeared first on Albeu.com.

KQZ e përjashtoni nga zgjedhjet në Kosovë, Lista Serbe ankimon vendimin

By: Elva
3 December 2025 at 18:10

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë nuk ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke shkaktuar reagime të forta nga kjo parti. Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar dhe të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe […]

The post KQZ e përjashtoni nga zgjedhjet në Kosovë, Lista Serbe ankimon vendimin appeared first on BoldNews.al.

Studiuesi i çështjeve të Ballkanit: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri u zhvilluan nën presion politik

By: Elva
3 December 2025 at 15:46

Në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, studiuesi i çështjeve të Ballkanit, Eduard Joseph, ngriti shqetësime të forta për gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Ai iu referua edhe raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, të cilin e quajti “një dëshmi të qartë të farsës elektorale” që, sipas tij, cënon […]

The post Studiuesi i çështjeve të Ballkanit: Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri u zhvilluan nën presion politik appeared first on BoldNews.al.

❌
❌