Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro në muaj

17 December 2025 at 15:25


Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro muaj.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 6 muaj nga 500 euro, secila nënë lehonë e papunë do të marrë 3,000 euro nga shteti.

“Shto këtu edhe shtesat mujore të fëmijëve që do të rriten, 12x90 euro, që i bjen 1,080 euro. Pra veç në vitin e parë, mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja. Ndërsa shtesat për fëmijë vazhdojnë nga 1,080 euro në vit, deri në moshën 16 vjeçare. Në total pra, për secilin fëmijë, shteti jep mbi 20 mijë euro që nga lindja e deri në moshën 16 vjeçare. Kur ka pasur këso Qeverie më përpara? Mos lësho pe”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/


Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”/ Pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës, kompania: Aktiviteti në kolaps të plotë

By: Fax Web
16 December 2025 at 11:32

“Bankers Petroleum Albania” në një njoftim ka theksuar se aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore. Ky bllokim është bërë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

“Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së. Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës’, thuhet në reagim.

Gjithashtu kompania thotë se më këtë vendim e ka çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë.

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, AKBN ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave për të shmangur bllokimin e operacioneve të Kompanisë.

 

Njoftim për Shtyp

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore, në kundërshtim me:

  • Vendimin e Përkohshëm Nr. 3869/2, datë 17.07.2019, ende në fuqi
  • Afatin 5-vjeçar të parashkrimit, neni 102 i Ligjit për Akcizat
  • Nenit 11 dhe 51 të Ligjit për Akcizat

Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së.

Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës.

Institucionet teknike shtetërore përgjegjëse për hidrokarburet në Republikën e Shqipërisë (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN), përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Ministrisë së Financave, kanë sqaruar se:

“Procesi i nxjerrjes së naftës në vendburim duhet të zhvillohet me rrjedhje të vazhdueshme dhe të pandërprerë 24/7, pasi në të kundërt, nafta bruto e prodhuar nga ky vendburim, duke qenë shumë viskoze dhe e rëndë, nëse ftohet, ngurtësohet në tubacione dhe depozita, duke u bërë e papërdorshme. Për informacion: nafta bruto lëviz vetëm në gjendje të ngrohtë; nëse ftohet, ngrin dhe nuk lëviz më. Për më tepër, mungesa e kapaciteteve depozituese për një kohë të gjatë do të sjellë domosdoshmërisht ndërprerjen dhe ndaljen e vendburimit, së bashku me të gjitha pasojat e padëshiruara që lidhen me to.”

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, AKBN ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave për të shmangur bllokimin e operacioneve të Kompanisë.

Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, pasi (përveç depozitave dhe tubacioneve) nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar. Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator i këtij vendburimi dhe jo pronar i tij, ndërkohë që impakti i përgjithshëm është edhe më i madh.

420 punonjësit e BPAL-së dhe rreth 5.000 punonjës të kompanive nënkontraktore, ofruesve të shërbimeve dhe partnerëve të biznesit, përfshirë edhe rreth 1.300 punonjës të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol sh.a. (e cila varet tërësisht nga prodhimi para-ekzistues që i dorëzon BPAL), rrezikojnë të mbeten pa punë. Po ashtu, rreth 12 kilometra tubacione nafte, depozita naftëmbajtëse, mbi 1.000 puse nafte, impiante përpunimi, etj. (investime të BPAL-së që janë në pronësi të shtetit shqiptar), të cilat duhet të mirëmbahen 24 orë në ditë, rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme.

Këto veprime nuk prekin vetëm BPAL-në, por edhe një zinxhir të gjerë kompanish nënkontraktore që punojnë çdo ditë me BPAL-në dhe rrezikojnë të mbeten pa punë; pushtetin vendor, i cili përfiton taksa nga operacionet e BPAL-së; banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, jetët dhe pronat e të cilëve rrezikohen në rast incidentesh në fushën e naftës, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë nëse operacionet bllokohen; financat e shtetit shqiptar; si dhe shumë të tjera. Gjithashtu, ekzistojnë rreziqe të larta mjedisore (HSE), përfshirë dëme dhe humbje në fushën naftëmbajtëse.

Shkaku i bllokimit të veprimtarisë së Kompanisë është taksimi me akcizë i holluesit, një çështje e diskutuar prej vitesh nga shteti shqiptar nëse Kompania duhet apo jo të paguajë akcizë për këtë produkt. Sqarojmë se holluesi është një lëndë e parë që përzihet me naftën e rëndë të Patos-Marinzës për të mundësuar nxjerrjen më të lehtë nga nëntoka dhe transportimin drejt rafinerive. Ky produkt injektohet në puse dhe nxirret i trupëzuar bashkë me naftën bruto nga nëntoka. Nëse kjo naftë do të konsumohej brenda vendit, do të ishte logjike të paguhej akciza për holluesin; por kjo naftë nuk konsumohet në vend, por eksportohet. Ky fakt certifikohet nga certifikime ndërkombëtare për çdo ngarkesë, të monitoruara 24 orë në ditë nga autoritetet shqiptare si Dogana Fier, AKBN, Albpetrol dhe ISHTI.

Për më tepër, Qeveria Shqiptare, me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 726, datë 12.11.2014 (VKM që miraton marrëveshjen e dytë ndryshuese me BPAL), ka përcaktuar se nëse BPAL paguan akcizë për holluesin, ajo konsiderohet kosto e rikuperueshme në masën 100%. Pra, në të dyja rastet, efekti ekonomik për shtetin shqiptar dhe BPAL-në është zero.

Ndërkohë, Dogana, përveçse e përcakton si detyrim, i ka vendosur BPAL-së, për vlerën e pretenduar të papaguar të akcizës (rreth 3 miliardë lekë), si detyrimin ashtu edhe një gjobë në masën trefish të detyrimit të pretenduar të akcizës.

E gjithë çështja është aktualisht në proces gjyqësor dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë, ndërkohë që organet shtetërore, pa pritur vendimin e gjykatës, po ndërmarrin veprime arbitrare.

Ky nuk është rasti i parë që BPAL përballet me akte të tilla abuzive. Në këto raste, ne kemi fituar çdo proces gjyqësor. Megjithatë, bllokimi i aktivitetit të Kompanisë pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor është një akt dashakeq që dëmton më shumë shtetin shqiptar, punonjësit e industrisë, kompanitë nënkontraktore, komunitetin lokal, pushtetin vendor dhe shumë të tjera.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore për të arritur një zgjidhje të përshtatshme të kësaj situate, por deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat pozitiv.

Nëpërmjet këtij komunikimi me median, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ta administrojnë me maturi këtë situatë delikate. Pas 6 vitesh pezullimi të rezultateve të kontrollit, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga vetë Administrata Shtetërore, nuk ka arsye për nxitim në ndjekjen e një çështjeje që do të sjellë dëme të pakthyeshme për Kompaninë.

Ky zhvillim ka aktivizuar klauzolën e Forcës Madhore për shkak të “veprimeve qeveritare”, sipas pikës 17.1 të Marrëveshjes së Hidrokarbureve të vitit 2004, të nënshkruar me shtetin shqiptar.

Ju informojmë se kemi depozituar një kallëzim penal pranë SPAK kundër funksionarëve përgjegjës dhe ftojmë të gjitha palët të presin rezultatet e hetimit dhe vendimet e gjykatave përpara se të ndërmarrin veprime arbitrare.

Bankers Petroleum Albania

15 dhjetor 2025

Nikollovski: Deri në tetor të këtij viti Dogana ka mbledhur rreth 425 milionë euro akciza, më pak nga sa duhej të ishte arkëtuar

12 December 2025 at 21:10


Deri në tetor 2025, Dogana ka mbledhur rreth 425 milionë euro akciza, që përfaqëson realizim prej 73.9% të planit vjetor.

Kjo është gati 10 pikë përqindje më pak nga sa duhej të ishte arkëtuar për këtë periudhë. Përndryshe, sipas planit të Ministrisë së Financave për vitin 2025, duhet të grumbullohen gjithsej 575 milionë euro.

Që të arrihet plani, në dy muajt e fundit duhet të arkëtohen edhe 150 milionë euro. Nëse vazhdon dinamika aktuale mujore, është e mundur që në fund të vitit të mungojnë rreth 50 milionë euro në këtë kategori.

“A do ta arrijmë 100% arkëtimin e akcizës, e cila është përcaktuar nga Ministria e Financave, nuk e di. Këtë do ta shohim në fund. Na kanë mbetur edhe dy muaj për llogaritje dhe më 31 dhjetor, pra vitin e ardhshëm, do të dalim me shifrën përfundimtare. Prandaj nuk do të doja të spekuloj tani”, tha Boban Nikollovski.

Ndryshe, nga Dogana thonë se dërgesat me vlerë nën 22 euro, të cilat qytetarët i porosisin përmes internetit, tashmë i nënshtrohen detyrimeve doganore gjatë importit. Ata sqarojnë se pagesa bëhet në momentin e zhdoganimit, sipas rregulloreve që vlejnë në ditën e importit, se procesi është transparent dhe operatorët ekonomikë janë njoftuar me kohë që të mos ketë vonesa.

Masa është në përputhje edhe me rregullat e BE-së dhe synon trajtim të drejtë të tregtisë vendase.

“Nuk presim ulje të qarkullimit. Analizat tregojnë se nuk priten ulje drastike, ndërsa të ardhurat në buxhet do të rriten”, tha ai.

Ndryshe, ndryshimet në Ligjin për TVSH-në, me të cilat hiqet përjashtimi për dërgesat deri në 22 euro, u votuan më 18 nëntor 2025 dhe hynë në fuqi tetë ditë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”.

Dimitrieska-Koçoska: Në vitin 2026 vazhdojmë me strategjinë e rritjes së qendrueshme, uljen e deficitit buxhetor dhe standard më të mirë jetese

9 December 2025 at 18:05


Në vitin 2026 do të vazhdojmë strategjinë e rritjes së qendrueshme, me shpenzime publike efikase dhe standard më të mirë jetese. Me Propozimbuxhetin e plotësuar do të vazhdojë stabiliteti makroekonomik dhe konsolidimi fiskal, do të sigurohet rritje ekonomike, si dhe servisimi i të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe pagesën e fletobligacioneve, tha ministrja e Financave Gordana-Dimitrieska Koçoska në debatin për plotësim të Buxhetit për vitin 2026, e cila prej sot po shqyrtohet në seancë plenare në Kuvend.

Ajo theksoi se Buxheti për vitin 2026 është planifikuar si instrument real dhe i konsoliduar për menaxhimin me përgjegjësi të financave publike, me nivel të qëndrueshëm të deficitit dhe të borxhit publik.

Siç tha ajo, vitin e ardhshëm do të vazhdohet me uljen e deficitit buxhetor, stabilizimin e borxhit publik dhe përforcimin e besimit te investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa çelësi për këtë është arkëtimi efikas i të hyrave, formalizmi i ekonomisë joformale dhe përdorimi i kujdesshëm, i kontrolluar dhe kursimtar i mjeteve publike.

“Buxheti është përpiluar me vizion të qartë, me qasje të përgjegjshme ndaj financave publike dhe me qëllim që çdo denar nga paratë e qytetarëve të adresohet atje ku do të sjellë kthim më të madh për qytetarët dhe ekonominë. Buxheti i vitit 2026 është përgatitur në bazë të rezultateve ekonomike të pritura dhe trendeve pozitive. Menaxhuam llogarinë mbi realitetin në projeksione, ekonomi dhe planifikime efektive, me qëllimin që të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm, funksionim të rregullt të institucioneve dhe pagesën në kohë të të gjitha detyrimeve.

Ky Buxhet nuk është vetëm dokument me numra dhe tabela - është mesazh ekonomik i stabilitetit, besimit dhe zhvillimit.

Konfirmim i qartë i menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike që kemi krijuar dhe po i vazhdojmë me tej me kapacitet të plotë”, tha Dimitrieska-Koçoska, e cila kujtoi edhe arritjet në ekonomi në tremujorin e tretë, kur u shënua rritje prej 3.8%, që paraqet rritjen më të lartë në vitet e fundit./Telegrafi/

Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve

5 December 2025 at 11:01


Qeveria premtoi barazim të TVSH-së për fermerët, por nga viti tjetër do të zbatojë një skemë kompensimi me kushte që rrezikojnë të ‘djegin’ shumicën e fermerëve.

Me të dhënat aktuale, mbi 90 mijë fermerë nuk i përmbushin kriteret e kompensimit 10% të TVSH-së, shkruan faktoje.al.

Kur prezantoi skemën e rë të kompensimit 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar për prodhuesit bujqësor, ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se synimi ishte t’i vinin në ndihmë fermerëve të vegjël.

“Skema përpiqet të ndihmojë fermerët e vegjël, të cilët, janë fermerë të bazuar në një NIPT, marrin disa subvencione nga shteti dhe pjesë e këtyre subvencioneve është dhe skema e kompensimit të TVSH-së”, tha Malaj më 17 nëntor në komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Mirëpo, skema e re ka disa kufizime të cilat rrezikojnë të nxjerrin jashtë loje fermerët e vegjël. Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar që po diskutohen në komisionet parlamentare, përcaktojnë si përfitues vetëm fermerët e pajisur me NIPT pranë administratës tatimore. Skema e re përjashton ata fermerë që janë të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

“Ky fermer i cili është i regjistruar në QKB, është i vetëpunësuar, aktiviteti i tij është në sektorin bujqësor apo blegtoral nuk ka se si i kompensohet 10% për arsye sepse ky është njëlloj si çdo i vetëpunësuar tjetër”, argumentoi Arjana Dyrmishi, Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Tatimore në Ministrinë e Financave.

Kufizimet që penalizojnë fermerët

Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se në Shqipëri janë të regjistruar 111,600 fermerë me NIPT. Por deri në shtator, më pak se 10% e tyre janë të pajisur me autofatura. Konkretisht vetëm 10,149 fermerë u kanë shitur prodhimet bizneseve realisht. Këta janë të vetmit që përfitojnë 10% kompensim. Mbi 100 mijë fermerë të tjerë rrezikojnë të mos marrin asgjë.

Edhe më problematik është kufizimi tjetër në skemën e re.

Kompensimi jepet vetëm nëse prodhimi shitet te një subjekt i regjistruar për TVSH-në (grumbullues, përpunues apo agroturizëm i certifikuar). Me këtë formulim, fermeri i vogël që shet në treg apo te një pikë të zakonshme shitjeje del automatikisht i përjashtuar. Pra, për të marrë kompensimin, ai nuk është i lirë të shesë ku të dojë por duhet të shesë aty ku e udhëzon skema.

“Trajtimi si sa më sipër, nëpërmjet skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë, synon të kontribuojë në forcimin e ekonomisë dhe formalizimin e sektorit bujqësor, duke nxitur pajtueshmërinë e zbatueshmërinë nga ana e palëve të përfshira në transaksion”, argumentohet në projektligj.

Për të marrë 10% kompensim, fermeri duhet të dorëzojë kërkesën pranë tatimeve bashkë me autofaturat ku figuron NIPT-i i tij, si dhe numrin e llogarisë bankare. Afatet ndahen në dy periudha gjashtëmujore dhe administrata tatimore ka 30 ditë për të kryer pagesën.

Premtimi që u shua

Në korrik, në Dialogun për Bujqësinë në Cërrik, kryeministri Edi Rama e tha qartë se skema e TVSH-së duhej të “njësohej”. Ndryshe nga sa po diskutohet tani në parlament, premtimi i kryeministrit nuk ishte për kompensim, por barazim të TVSH-së në shitje dhe blerje.

“Një tjetër element shumë i qartë për të kaluar tek një gjë më e madhe është që duhet të njësojmë TVSH”, tha Rama.

Por vetëm pak javë më vonë, në programin “Shqipëria 2030”, qeveria ndryshoi pozicion.

“Rishikojmë skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët”, shkruhet në program.

Opozita dhe deputeti socialist Erion Braçe propozuan barazimin e TVSH-së gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të ekonomisë. Por përfaqësuesit e ministrisë së financave e hodhën poshtë.

“T’i ngelemi propozimit që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave”, pohoi zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj.

Përfundim

Qeveria po rishikon skemën e TVSH-së vitin e ardhshëm, por përmes kompensimit direkt dhe jo barazimit të TVSH-së në shitje dhe blerje. Ndaj, nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se TVSH-ja për fermerët do të njësohet, e kategorizojmë si të pambajtur.

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miraton dy vendime

5 December 2025 at 09:53


Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë kësaj mbledhje është marrë vendimi për ndarjen e 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa në vendimin e dytë kanë miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara; Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Kriza në Trafikun Urban, Rama: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

2 December 2025 at 14:35


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Financave dhe ministrit në detyrë, Hekuran Murati, duke e akuzuar për bllokim të qëllimshëm të mjeteve financiare që, sipas tij, po pengojnë pagesën e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë të transportit publik.

Rama tha se shërbimet në kryeqytet janë ndërprerë dhe punëtorët kanë mbetur pa paga, ndërsa komuna, sipas tij, është në pritje të transferimit të fondeve nga ministria. Ai rikujtoi se javën e kaluar Asambleja komunale votoi bartjen e mjeteve, ndonëse këto obligime – siç theksoi ai – kanë mundur të mbulohen nga të hyrat vetanake prej 35 milionë eurosh dhe nga grantet qeveritare të cilat, sipas tij, nuk kërkojnë votim, por vetëm miratim nga ministri, përcjell Telegrafi.

Kryetari përmendi se komuna ka qenë e detyruar të përdorë gjithçka të mundshme për të siguruar pagat e punëtorëve, përfshirë edhe thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, ku u votuan 25 milionë euro nga të hyrat e vitit 2024. Ai kujtoi se këto mjete ishin bllokuar tri herë radhazi nga asamblistët e Vetëvendosjes, të cilët më pas – siç tha – dolën publikisht duke pretenduar se “e shpëtuan kryeqytetin”.

“Qytetarët e dinë se, nëse buxheti nuk do të ishte bllokuar më herët, nuk do të kishte nevojë për ‘çbllokim’,” tha Rama, duke shtuar se në fund i falënderon të gjithë ata që votuan në interes publik.

Ai i drejtoi ministrit Murati një sërë pyetjesh, duke kërkuar sqarime pse mjetet ende nuk janë lëshuar, nëse po krijohet qëllimisht një krizë tjetër për përfitime politike, apo nëse – siç u shpreh – po praktikohet “mbajtja peng e mjeteve publike për interesa ditore”.

Reagimi i Ramës vjen në kohën kur kryeqyteti po përballet me ndërprerje të shërbimeve të transportit publik dhe me paralajmërime për radikalizim të veprimeve nga punëtorët. /Telegrafi/


Komuna e Prishtinës: Mjetet e miratuara nga Asambleja ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave

2 December 2025 at 09:59


Komuna e Prishtinës ka njoftuar se vendimi për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në vitin 2025, i miratuar më 27 nëntor nga Asambleja Komunale, ende nuk është finalizuar nga Ministria e Financave.

Sipas komunikatës zyrtare, deri më datën 2 dhjetor 2025, mjetet financiare nuk janë reflektuar në buxhetin e Komunës, pavarësisht votimit për bartje të buxhetit në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë.



“Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftim.

Komuna ka theksuar se sapo të kryhet procedura nga Ministria e Financave, opinioni publik do të njoftohet pa vonesë.

Ndryshe, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se Ministria e Financave përmes Thesarit ia ka transferuar Komunës së Prishtinës 28 milionë eurot nga të hyra vetanake të komunës për të cilat u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme të enjten. /Telegrafi/


Përfundon për sot protesta e Trafikut Urban dhe operatorëve privatë - ende nuk ka zgjidhje

1 December 2025 at 13:15


Punëtorët e transportit publik Trafiku Urban dhe sektorit privat, kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri kur të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Punëtorët e transportit publik Trafiku Urban dhe sektorit privat, kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri kur të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Ata po vazhdojnë të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke e bllokuar edhe trafikun me autobusët.

Kryetari i shoqatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi tha se po presin nga Ministria e Financave, për të alukuar paratë te Komuna e Prishtinës.

“Protesta e transportit publik ku janë pjesë Tarfiku Urban si kompani publike edhe sektorit privat edhe sot vazhdon, vazhdon edhe tutje deri në alokimin e mjeteve borxh që detajohet komuna të shlyej borxhet ndaj trafikut urban edhe operatorëve privat. Deri në këto momente që po flasim sipas gjitha informatave vendimi që është marrë ditën e enjte, nga asambleja komunale për bartjen e të hyrave vetanake për vitin 2024 në vitin 2025 që arrin vlera e asaj shumë deri në 28 milionë është dërguar nga komuna te Ministria e Financave, po presim nga ministria për ta kthyer atë vendim me pozitivitet për ne gjë që i alokun mjetet. Të bëjë bartjen komunë e komuna të bëjë bartjen nëpër sektorët tonë dhe në sektorët privat të tjera. Deri në ato momente që nuk alokojnë mjete për t’i shlyer borxhet, tani komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionë borxh”, tha Gashi.

Ndërsa, kryetari i shoqatës se transportit publik-privat, Izet Smajli bëri të ditur se për pagën e shtatorit i kanë alokuar paratë dhe tash kanë mbetur edhe pesë paga, për pesë muaj që nuk janë paguar.

Ai tha se tash komuna i ka borxh 2 milionë euro.

“Ne si kompani private që gjashtë muaj që nuk kemi marrë paga, për muajin shtator i kanë paguar edhe pesë muaj nuk i kanë paguar. Komuna na ka pasur borxh 2 milionë e 700 mijë, pasi ka paguar muajin shtator edhe 2 milionë, një milion e 50 mijë i kemi paga, një milion e 350 mijë i kemi borxhe ndaj pikave ku furnizohemi me derivate. Nuk mundemi me ia fillu punës pa i aluku paret”, tha ai.

Të enjten më 27 nëntor është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, ku u votuan bartja e mjeteve vetanake në vlerë 28 milionë euro. Tash pritet që Ministria e Financave t’i alokoj paratë nga thesari.

Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës. /KP/

Trafiku Urban pret mjetet financiare nga Komuna e Prishtinës, greva vazhdon pa afat

1 December 2025 at 09:40


Edhe sot (1 dhjetor), situata në transportin publik të Prishtinës mbetet e pandryshuar, ndërsa greva që nisi të hënën ka lënë kryeqytetin pa asnjë linjë funksionale.

Qytetarët vazhdojnë të përballen me vështirësi në lëvizje, por pakënaqësia më e madhe duket se vjen nga vetë kompanitë e transportit, të cilat thonë se kushtet e tyre nuk janë përmbushur prej kohësh.

Për mijëra banorë që e kanë përdorur çdo ditë transportin urban si mjet të lehtë, të qasshëm dhe ekonomik, mungesa e autobusëve ka krijuar pengesa të ndjeshme në zhvillimin e aktiviteteve të zakonshme — nga puna e deri te obligimet ditore.

Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti mbledhje të enjten (më 27 nëntor), duke arritur të votojë bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025, në shumën prej 35 milionë eurove.

Nga Trafiku Urban, kanë bërë të ditur për Telegrafin se sot pritet që Ministria e Financave t’i bartë mjetet vetanake në llogarinë e Komunë së Prishtinës, që më pastaj kjo e fundit t’i bartë tek ta një pjesë të shumës prej 35 milionë eurosh.

Komuna e Prishtinës detyrohet të shlyejë një borxh prej 3.2 milionë euro ndaj Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, ndërsa vetë operatorët privatë përballen me mbi 1.6 milionë euro borxhe për derivate. /Telegrafi/

Trafiku Urban Prishtinë: Transporti publik mbetet i pezulluar deri në transferimin e mjeteve nga qeveria

27 November 2025 at 20:48


Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” në Prishtinë ka njoftuar se transporti publik do të mbetet i pezulluar deri në transferimin e mjeteve buxhetore nga institucionet qendrore, ndonëse Kuvendi Komunal ka votuar sot bartjen e buxhetit nga viti 2024.

Përmes një komunikate, ndërmarrja ka shprehur keqardhje për vështirësitë që po u shkaktohen qytetarëve, duke theksuar se pa realizimin e transferimit financiar, Trafiku Urban mbetet në pamundësi të shlyejë obligimet ndaj furnitorëve dhe të rifillojë operimin normal.

Sipas ndërmarrjes, të gjitha institucionet përgjegjëse, përfshirë ministrinë përkatëse, duhet të përshpejtojnë procedurat në mënyrë që shërbimi publik të rikthehet sa më shpejt.

Gjatë kësaj periudhe, protesta e paralajmëruar e punëtorëve të Trafikut Urban do të vazhdojë, derisa situata të zgjidhet.

Ndërmarrja gjithashtu ka bërë të ditur se qytetarëve do t’u kompensohen ditët e biletave mujore që nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë për shkak të ndërprerjes së shërbimit.

“Të gjitha biletat mujore të paguara do të kompensohen për ditët kur shërbimi nuk ka qenë i qasshëm”, thuhet në njoftim./Telegrafi/


Malaj: Manual i auditimit të brendshëm për forcimin e kontrollit financiar

26 November 2025 at 11:25

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Ministria e Financave ka publikuar zyrtarisht Manualin e Auditimit të Brendshëm, një dokument themelor që synon të modernizojë mënyrën se si funksionon kontrolli i brendshëm në administratën publike dhe të garantojë një menaxhim më të mirë të fondeve dhe pasurive shtetërore.

Ministri i Financave u shpreh se, ky manual vjen në një moment kyç për vendin, ndërsa Shqipëria po përgatitet për mbylljen e Kapitullit 32 “Kontrolli Financiar” në kuadër të procesit të integrimit europian.

Sipas ministrisë, manuali do të shërbejë si një udhërrëfyes praktik për të gjitha strukturat e auditimit të brendshëm në institucionet publike, duke harmonizuar procedurat, standardet dhe qasjet profesionale me metodologjitë e Bashkimit Europian dhe Organizatës Ndërkombëtare të Audituesve të Brendshëm (IIA).

Manuali synon të forcojë: profesionalizmin e audituesve të brendshëm, etikën dhe pavarësinë e funksionit të auditimit, rolin e auditimit në qeverisje, menaxhimin e riskut dhe forcimin e kontrolleve të brendshme.

Dokumenti përfshin 12 kapituj kryesorë, ku trajtohen tema të tilla si: parimet dhe standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm, rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe audituesve, pavarësia e auditimit dhe etika profesionale, llojet e auditimeve, përfshirë auditimin e performancës, financës dhe teknologjisë së informacionit,
rëndësia e qeverisjes së mirë dhe modelit “Tre Linjat e Mbrojtjes”, planifikimi strategjik dhe vjetor i auditimit, mënyra e kryerjes së auditimeve në terren, raportimi, ndjekja e rekomandimeve dhe masat për përmirësimin e cilësisë së punës së auditimit.

Ndërkohë një pjesë e rëndësishme e manualit i kushtohet standardizimit të procesit, përfshirë 6 aspekte: formate standard për planet strategjike dhe vjetore, dokumentet e auditimit, raportet përfundimtare, ndjekjen e rekomandimeve, vetëvlerësimin e cilësisë së auditimit.

Ministria e Financave bën të ditur se do të vijojë me trajnime dhe asistencë teknike për të siguruar zbatimin korrekt të manualit në të gjitha institucionet shtetërore. e.xh/j.p/

The post Malaj: Manual i auditimit të brendshëm për forcimin e kontrollit financiar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekzekutohen me rritje shtesat për fëmijë

25 November 2025 at 11:06


Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për mbi 400 mijë fëmijë, me rritjen prej 50 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës e kishte paralajmëruar më herët.

Murati tha se gjatë ditës, të gjitha familjet përfituese do të marrin pagesat në llogaritë e tyre.

"Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari. Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen", tha ai.

Ndryshe, Qeveria mori vendim për rritjen e shtesave për fëmijë muajin e kaluar./Telegrafi/



Prishtina nga nesër mbetet pa transport publik, Rama: Kjo është pasojë e bllokimit të buxhetit

23 November 2025 at 13:18


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar sot Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave për bllokim të qëllimshëm të të hyrave vetanake të kryeqytetit, duke paralajmëruar se shërbime jetike për qytetarët rrezikojnë të ndërpriten që nga dita e nesërme.

Në një konferencë për media, Rama deklaroi se situata ka arritur në pikën më kritike deri më sot.

“Për herë të parë në histori po ndodh që qeveria t’i bllokojë të hyrat vetanake të kryeqytetit. Shërbime jetike të Prishtinës që përdoren për ushqim në shkolla, transport publik, shëndetësi e ndihmë sociale janë në prag të ndërprerjes nesër,” tha ai.

Ai theksoi se transporti publik do të ndalet duke nisur nga dita e nesërme, pas njoftimit të pranuar nga operatorët.

“Sapo përfundova një takim me përfaqësues të transportit urban dhe atyre të sektorit privat, që më njoftuan se nga nesër transporti publik do të ndalet,” përfundoi Rama.

Sipas Ramës, gjatë më shumë se një viti, Komuna e Prishtinës ka kërkuar vazhdimisht alokimin e buxhetit, por asnjë kërkesë nuk është trajtuar nga Ministria e Financave.

“Prej mbi 1 viti, në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar. Buxheti është bllokuar për çështje politike,” u shpreh Rama.

Ai tha se në total janë bllokuar 35 milionë euro, prej të cilave 25 milionë euro janë të hyrat vetanake dhe 10 milionë euro grant qeveritar.

“35 milionë euro, prej të cilave 25 milionë janë të hyrat vetanake dhe 10 milionë të grantit qeveritar, janë bllokuar nga Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën,” theksoi Rama.

Kryetari njoftoi se komunës i është pamundësuar pagesa e stafit dhe funksionimi i shërbimeve esenciale. Rama po ashtu bëri të ditur se ka ndërmarrë hapa juridikë kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Ju kam lajmëruar edhe më herët që kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë, Hekuran Murati,” tha ai.

Ai bëri të ditur se institucioni i tij i është drejtuar edhe krerëve të shtetit dhe po pret një vendim urgjent nga Gjykata Kushtetuese.

“I jemi drejtuar edhe kryeministrit dhe presidentes, dhe kemi kërkuar shqyrtim urgjent nga Gjykata Kushtetuese,” shtoi Rama.

I pari i Prishtinës u shpreh se nuk e ka besuar kurrë që qytetarët e këtij vendi do tëviheshin në rrezik për interesa zgjedhore. /Telegrafi/


Murati: LDK s’e votoi buxhetin, sot Komuna e Prishtinës kërkon alokim të parakohshëm

21 November 2025 at 15:05


Komuna e Prishtinës sot ka bërë kërkesë në Thesar që t’u bëhet alokim i parakohshëm i 1/12-tës së buxhetit të paraparë për muajin dhjetor.

Kështu tha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Sipas tij, buxhetin që do duhej të shpenzohet në dhjetor, ta kenë mundësinë ta shpenzojnë më herët në muajin nëntor, me qëllim që të paguajnë disa prej faturave që janë grumbulluar, përfshi edhe ato të energjisë elektrike.

“Megjithëse kjo nuk e zgjidh problemin por vetëm e vonon, sepse pastaj dhjetori mbetet pa buxhet, marrë parasysh situatën Thesari do të bëjë këtë alokim të parakohshëm në mënyrë që një pjesë e faturave të paguhen tash”, ka thënë Murati.

Tutje ai ka shkruar se zgjidhja e problemit do të ishte nëse të mërkurën LDK-ja do ta votonte së paku buxhetin e Prishtinës, dhe pastaj fare s’do të kishte nevojë për këso improvizime.

“Mirëpo në vend të zgjidhjes, Lumir Abdixhiku me LDK-në vendosën të mos vinin fare në seancë pardje. Për më keq, dje tentuan që të keqpërdorin edhe prindërit e fëmijëve në çerdhe duke u munduar që t’ia hedhin fajin Ministrisë së Financave, për buxhetin të cilin vetë LDK-ja nuk e votoi”, ka shkruar Murati në Facebook. /Telegrafi/


Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP

By: Ela
18 November 2025 at 09:29

Ministria e Financave dhe Autoritetet Kontraktuese kanë shkëmbyer qëndrime kontradiktore pas konstatimeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se për vitin 2024 nuk është publikuar raporti vjetor mbi performancën e kontratave të koncesionit dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), pavarësisht detyrimit ligjor. Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në […]

The post Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP appeared first on BoldNews.al.

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17 November 2025 at 16:22

Qeveria shqiptare planifikon të falë detyrimet e prapambetura të tatimpaguesve në tatime dhe dogana dhe të lidhë marrëveshje ‘paqeje’ për vetdeklarimet me anë të nismës për “Paqe fiskale” e parashikuar në ligjet financiare që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin 2026. “Paqja fiskale” vjen me anë të dy projektligjeve, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore […]

The post “Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave appeared first on Reporter.al.

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

By: Brisi
17 November 2025 at 13:12

Publik.al ka siguruar pesë aktet që janë hartuar nga Ministria e Financave: 1. Projektvendimi për pezullimin/revokimin e licencave të basteve online 2. Projektvendimi për administrimin e Fondit të Posaçëm të lojërave të fatit 3. Projektvendimi për krijimin e Regjistrit Elektronik të personave të ndaluar 4. Projektvendimi për rregullat e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve 5. […]

The post Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025 at 14:51


Janë ekzekutuar sot pensionet bazike me rritje në Kosovë, nga 120 në 150 euro.

Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nga ky muaj, pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj.

“Kurse sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara. Rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë sot se asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti".



“Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit", tha ai.

Tutje, ai shkroi se "Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar. Qeveria për pensionistët".

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë pati thënë se nga muaji nëntor do të rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë.

Kurti, para kabinetit qeveritar, i ka quajtur këto lajme të mira për qytetarët./Telegrafi/

Manaj akuzon Ministrinë e Financave për bllokimin e buxhetit të Prishtinës

13 November 2025 at 15:58


Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar atë dhe partinë në pushtet për bllokimin e buxhetit të Kryeqytetit.

“Adresa e vetme e bllokimit të buxhetit të Prishtinës është Hekuran Murati dhe partia e tij në pushtet. Tjerat çfarë thotë ai në statuse në Facebook janë gënjeshtra të mëdha dhe tentim për t’i ikur përgjegjësisë penale”, ka deklaruar Manaj.

Ai ka njoftuar se Komuna e Prishtinës i ka dërguar sot një shkresë të re Ministrisë së Financave, për të kërkuar zhbllokimin e buxhetit të Kryeqytetit.

Sipas tij, 33 milionë euro – prej të cilave rreth 23 milionë janë të hyra vetanake dhe 10 milionë euro grant qeveritar – janë bllokuar në mënyrë të kundërligjshme nga Ministria e Financave.

“Murati dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë, derisa po e mbajnë të bllokuar buxhetin e Prishtinës, i cili është përfshirë në Ligjin për Ndarjet Buxhetore të vitit 2025”, ka shtuar Manaj në reagimin e tij. /Telegrafi/


❌
❌