Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 February 2026Main stream

Korrupsioni në qeverinë Rama jehonë edhe në Itali: Rrezik integrimi në BE!

By: Brisi
12 February 2026 at 21:17

Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë bërë jehonë edhe në mediat italiane, të cilat raportojnë për përshkallëzimin e tensioneve në Tiranë dhe ndikimin që korrupsioni në kabinetin qeveritar mund të ketë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Revista italiane, L’ESPRESSO thekson se tensionet janë krijuar nga skandali “Balluku”, të cilën Rama nuk […]

The post Korrupsioni në qeverinë Rama jehonë edhe në Itali: Rrezik integrimi në BE! appeared first on BoldNews.al.

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Parlamentit gjatë protestës së PD, dalin të premten para gjykatës 7 nga të arrestuarit

By: M C
12 February 2026 at 20:51

7 nga 21 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të 10 shkurtit, të organizuar nga opozita, do të dalin ditën e nesërme, 13 shkurt, para Dhomës Penale të Gjykatës së Tiranës, për shqyrtimin e masave të sigurisë.

Seanca gjyqësore pritet të nisë në orën 12:00, siç bëhet me dije në shkresën e gjykatës drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, përmes së cilës kërkohet shoqërimi i 7 të arrestuarve në gjykatë.

Bëhet fjalë për 7 nga të arrestuarit: Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zeka dhe Oresti Halilaj.

Ata akuzohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Po ashtu, nën hetim në gjendje të lirë u vu edhe sekretari organizativ i PD-së Ervin Minarolli, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Po ashtu materialet u referuan edhe për deputetët Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Luan Baçi, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Sipas policisë, nga molotovët mbetën të lënduar 16 efektivë, të cilët pësuan djegie dhe dëmtime fizike dhe u mjekuan në spital.

Në spital përfundoi gjithashtu edhe deputeti Bledjon Nallbati, i cili pësoi hematomë në kokë dhe pati shqetësime nga gazi lotsjellës që hodhi policia.

The post Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Parlamentit gjatë protestës së PD, dalin të premten para gjykatës 7 nga të arrestuarit appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 11 February 2026Main stream

Rama kërkon përballje civile/ Berisha: Belind Këlliçin e akuzuan për nxitje të dhunës, por ai ishte në SHBA duke drekuar me kandidatin për në Kongresin Amerikan

By: V K
11 February 2026 at 13:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se ndaj deputetëve demokrate është ushtruar dhunë nga ana e policisë.

Sipas tij, kjo tregon se Rama kërkon përballje civile, duke e akuzuar atë se është një hakmarrës primitiv, që për të shpëtuar vetën dhe Ballukun është i gatshëm të bëjë çdo gjë.

“Dhuna ndaj deputeteve tregon se Rama kërkon përballje civile. Rama është hakmarrës primitive që për të shpëtuar nga vjedhjet që ka bërë me Lubinë është i gatshëm për çdo veprim vetëm ti shpëtojë ligjit. E garantoj se është i pashpresë. Kryengritja paqësore fakton këtë që Rama është i pashpresë.

Ata po e kuptojnë që kohërat i kanë të numëruara. Rama përsëriti sot në mëngjes thirrjet e dajkos së tij xhelat Sotir Koleka, i cili më 11 dhjetor 1990 bënte thirrje në plenumin e komitetit qendror t’i futen tanket studenteve, sepse ata janë …përdori atë fjalë që nuk dua ta them këtu, që Edi Rama e mban në gojë nga mëngjesi deri në darkë. Rama përdori fjalorin e dajos së tij xhelat kundër protestueseve. Një popull të tërë e quajti me ato fjalë”, tha Berisha.

Teksa komentoi reagimin e policisë dhe procedimet për deputetët e PD, Berisha tha se Belind Këlliçi që është në SHBA ishte mes personave që sipas policisë nxiti dhunë.

“Policia njoftoi se ka dërguar për ndjekje penale Flamur Nokën, Ervin Minarollin, Kelvis Balliun që e kanë keqtrajtuar dje, janë përpjekur ta asfiksojnë me gaz në fytyrë, kanë dërguar Belind Këlliçin, i cili në kohën kur po zhvillohej protesta po drekonte me një kandidat për në Kongres të SHBA, shqiptaro amerikan në Miçigan. Kuptoheni se çfarë mashtruesish ordinerë janë. Por këtë e kishin të parapërgatitur. Nuk morën asnjë informacion. Belindi ka nxitur dhunën në një kohë kur po drekonte në Miçigan”, u shpreh kreu i PD.

The post Rama kërkon përballje civile/ Berisha: Belind Këlliçin e akuzuan për nxitje të dhunës, por ai ishte në SHBA duke drekuar me kandidatin për në Kongresin Amerikan appeared first on Albeu.com.

“Rama refuzon të shkarkojë Ballukun”/ France24: Shqipëria përfshihet nga një valë protestash antiqeveritare

By: armand
11 February 2026 at 12:48

Protesta e një ditë më parë e opozitës në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave franceze. France24 shkruan se protestues në kryeqytetin e Shqipërisë hodhën bomba molotov ndaj një ndërtese qeveritare, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë me presion. Media franceze thekson se tensionet politike janë rritur që prej dhjetorit, pasi një njësi e posaçme […]

The post “Rama refuzon të shkarkojë Ballukun”/ France24: Shqipëria përfshihet nga një valë protestash antiqeveritare appeared first on BoldNews.al.

“Më procedojnë edhe pse jam në SHBA”/ Këlliçi: Thirrje Prodës të ruajë dosjen edhe për 20 shkurtin!

By: armand
11 February 2026 at 12:27

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me protestën  e organizuar  një ditë më parë para ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa thekson se është proceduar nga Policia e Shtetit dhe marrë nën hetim për organizimin e protestës dhe udhëheqjen e përplasjes me efektivët. Këlliçi sqaron se këtë lajm e ka marrë vesh ndërsa […]

The post “Më procedojnë edhe pse jam në SHBA”/ Këlliçi: Thirrje Prodës të ruajë dosjen edhe për 20 shkurtin! appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD para Kryeministrisë, reagon Rama: E vetmja parti në botën demokratike që ushtron dhunë

11 February 2026 at 12:56


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike të martën e 10 shkurtit.

Në një reagim në “X”, Rama kërkon që të vihet drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkohen ata që hodhën sende piroteknike, të cilat i quan si “armë me kapacitet vdekjeprurës.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves - që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!

Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës!

Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves - që i shkon… pic.twitter.com/GUceunmNl1
— Edi Rama (@ediramaal) February 11, 2026

Ministrja e Punëve të Brenshme të Shqipërisë: E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme

11 February 2026 at 12:17


Ministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se e drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme.

Sipas saj, kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike

“Deklaratë e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu – E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme. Kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike. Jemi në krah të çdo punonjësi policie që shërben me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje edhe përballë një proteste të dhunshme, si dhe në mbrojtje të së drejtës për të protestuar të çdo qytetari që zgjedh demokracinë, jo dhunën”, ka thënë ajo.

Deklaratën e saj e ka publikuar në rrjetin social në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Telegrafi/


Rama për protestën e PD-së: E vetmja parti në botë që ushtron dhunë, të bëhet drejtësi për efektivët e plagosur

11 February 2026 at 10:28

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës së djeshme të opozitës përballë Kryeministrisë dhe Parlamentit ku u hodhën molotovë, fishekzjarre dhe shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar foto të sekuestrimit të 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë. “Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe  djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur”, shprehet Rama.

Kreu i Ekzekutivit uroi që “drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës”.

“Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur  rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, deklaron kryeministri Rama.

The post Rama për protestën e PD-së: E vetmja parti në botë që ushtron dhunë, të bëhet drejtësi për efektivët e plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Do vazhdojmë kryengritjen për krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të lira

11 February 2026 at 10:27

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur hapat e radhës të aksionit opozitar për “rrëzimin e narkokracisë, krijimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira”.

Në një prononcim për mediet mesnatën e mbrëmshme, Berisha tha se protesta e radhës është në datën 20 shkurt, dita që lidhet me rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha në vitin 1991.

“Kjo kryengritje nuk ndërpritet, kjo është kryengritja paqësore që ka për mision çlirimin e Shqipërisë nga narkodiktatura dhe nuk ka gjë në botë që mund ta pengojë, pa realizuar misionin. Skenari do të jetë, skenar i njerëzve të pamposhtur ”, tha ai.

Berisha tha se gjatë protestës së djeshme “u përdorën plumba gome dhe kanë goditur protestuesin në ballë, që përbën një rrezik për jetën. Do të thotë se protestuesi Ilir Tusha, një i ri, është goditur nga snajper pa asnjë lloj motivi. Deputeti Bledion Nallbati me hematomë të ndjeshme nga goditja me shkop në kokë”.

Për këto akte, kreu i PD-së, akuzoi oficerin e lartë të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga. “Në krye të operacionit ka qenë krimineli i damkosur Sokol Bizhga. Mashtroi, ka lëshuar komunikatën, 14 policë. Shkova unë, asnjë polic. Mjekët më thanë që nuk ka asnjë polic, as të plagosur as të paplagosur. Sollën 5 policë dhe policët kishin ikur vetë se i kishin sjellë me detyrim aty, për statistikë”, u shpreh Berisha për mediet.

The post Berisha: Do vazhdojmë kryengritjen për krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të lira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Daily Mail: Protestë kundër korrupsionit në Shqipëri, policia përdor gaz lotsjellës dhe topa uji

By: armand
11 February 2026 at 09:35

Shkrimi i Daily Mail Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve që hodhën bomba molotov dhe flakadanë gjatë një demonstrate të martën në mbrëmje në qendër të Tiranës, ku mijëra mbështetës të opozitës kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Shqipërisë. Qeveria e kryeministrit Edi Rama është vënë nën presion për shkak të akuzave për […]

The post Daily Mail: Protestë kundër korrupsionit në Shqipëri, policia përdor gaz lotsjellës dhe topa uji appeared first on BoldNews.al.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, arrestohen 20 persona

By: V K
11 February 2026 at 09:05

Rreth 20 persona janë arrestuar nga policia, në lidhje me protestën e opozitës një ditë më parë zhvilluar para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Raportohet se 7 prej personave të arrestuar janë të mitur dhe pjesa më e madhe janë përsëritës, që janë ndaluar edhe më parë në protesta të ngjashme.

Sjellim në vëmendje që tubimi i 10 shkurtit herë pas herë i shoqërua edhe me tensione, pasi militantë demokratë hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Mbrëmje e djeshme (10 shkurt) ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga protesta janë plagosur 21 persona, 19 prej tyre efektivë të Policisë, një deputet i Partisë Demokratike, konkretisht Bledion Nallbati dhe një qytetar.

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti Bledion Nallbati dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen”, sqaron ministria.

Gjithashtu, ministria e Shëndetësisë thotë se deputeti Nallbati, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është larguar nga spitali me këshilla mjekësore. Ndërsa në Spitalin e Traumës, po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën.

The post Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, arrestohen 20 persona appeared first on Albeu.com.

Protesta e PD, MSh: 21 persona të paraqitur në spital - 19 prej tyre policë

11 February 2026 at 08:22


Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar mbrëmjen e djeshme pas mbarimit të protestës së opozitës se në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, janë paraqitur 21 persona të lënduar.

Sipas ministrisë, 19 prej tyre ishin efektivë të Policisë së Shtetit, deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe një qytetar.

Njoftimi i Ministrisë:

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti B.N dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Gjithashtu, deputeti B.N, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.

Në SUT po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie të gjymtyrëve.

Nga këta, 7 efektivë kanë marrë trajtim ambulator dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 3 të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

Stafi mjekësor dhe infermieror i Shërbimit të Urgjencës Polivalente dhe i Shërbimit të Djegie-Plastikës ka qenë në gatishmëri të plotë për përballimin e rasteve dhe ofrimin e kujdesit mjekësor sipas protokolleve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Protesta e opozitës/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital u paraqitën 21 persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti Bledion Nallbati

By: V K
11 February 2026 at 08:16

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës dhe Spitalin Universitar “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona.

Sipas ministrisë 19 prej tyre ishin efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë Demokratike, konkretisht Bledion Nallbati dhe një qytetar.

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti Bledion Nallbati dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen”, sqaron ministria.

Gjithashtu, ministria e Shëndetësisë thotë se deputeti Nallbati, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.

Ndërsa në Spitalin e Traumës, po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie të gjymtyrëve.

Nga këta, 7 efektivë kanë marrë trajtim ambulator dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 3 të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

The post Protesta e opozitës/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital u paraqitën 21 persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti Bledion Nallbati appeared first on Albeu.com.

MSHMS: 21 persona në QSUNT dhe te Trauma pas protestës, 19 prej tyre efektivë të policisë

10 February 2026 at 23:16

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi se gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Universitar të Traumës dhe Spitalin Universitar “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona.

MSHMS njofton se 19 prej tyre efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë Demokratike dhe një qytetar.

Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti B.N dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Gjithashtu, deputeti B.N, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.

Në SUT po trajtohet qytetari K.K., jashtë rrezikut për jetën.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie të gjymtyrëve.

Nga këta, 7 efektivë kanë marrë trajtim ambulator dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 3 të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

Stafi mjekësor dhe infermieror i Shërbimit të Urgjencës Polivalente dhe i Shërbimit të Djegie-Plastikës ka qenë në gatishmëri të plotë për përballimin e rasteve dhe ofrimin e kujdesit mjekësor sipas protokolleve përkatëse.

/e.i/a.f/r.e/

The post MSHMS: 21 persona në QSUNT dhe te Trauma pas protestës, 19 prej tyre efektivë të policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Berisha: Deputeti Nallbati u godit nga Bizhga, do mbajë përgjegjësi

10 February 2026 at 22:23

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas protestës së tretë kombëtare të mbajtur nga opozita përpara Kryeministrisë dhe godinës së Kuvendit.

Duke u ndalur te ngjarja ku u përfshi deputeti demokrat Bledion Nallbati, Berisha pas vizitës në Spitalin e Traumës, u shpreh se Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do të ketë pasoja të tjera nga goditja.

“Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli Sokol Bizhga, njëri nga kriminelët me uniformë në Republikën e Shqipërisë. E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin, se do ketë përgjegjësi gjeri ditën e fundit të tij për këtë akt të shëmtuar”, tha Berisha.

Kreu i PD-së u ndal edhe tek incidenti gjatë protestës me operatorin e News24.

“Unë i shpreh edhe mbështetjen dhe keqardhjen time më të madhe për operatorin e News24, por dëshmitarët okularë rrotull thonë që flaka ka ardhur nga ana e policisë dhe jo nga ana e protestuesve. Kjo sigurisht, nëpërmjet filmimeve, prandaj ju lutem shumë edhe ju, të kontrolloni të gjitha filmimet, sepse të dhënat janë që mjetin ose e ka kap policia, ose e ka hedhur drejt operatorit, por sjelljet e policisë, sjelljet e banditëve, sjellja e Sokol Bizhgës është një sjellje kriminale e paparë”, tha Berisha.

“Ju do shihni midis të tjerëve, një qytetar i cili është në një aftësi fizike krejt ndryshe, por është njeri që vjen, demokrat, që vjen në protesta. E kanë kapur në mënyrën më kafshërore, e hodhën mbi tela, e hodhën sikur të ishte jo njeri, po sikur të ishte një objekt”, tha Berisha.

Kreu i PD tha se policët po përdoren si “mish për top”. “Për sa i përket policëve, janë të keqpërdorur. Janë të keqpërdorur nga Sokol Bizhga, u shpreh keqardhjen e madhe, sepse nuk kishin asnjë arsye, siç e patë ju, të konfrontoheshin, të vërsuleshin me tërbim ndaj protestuesve, ndaj protestuesve paqësorë, por ato kanë zbatuar verbërisht urdhrat”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, protestuesit janë ndaluar pa asnjë motiv.

“Në të katër anët po merremi për të gjetur ku janë protestuesit e lënduar. Kanë arrestuar deri tani 14 protestues pa asnjë motiv, pa asnjë lidhje me asnjë akt. Vetëm tërbim. Po merremi me të gjitha këto, por bilanci do të jetë i 20 shkurtit.

Siç e patë ju, ishte një heroizëm masiv. Edhe një herë e përsëris, mos të gabojnë ta marrin vetëpërmbajtjen tonë si dobësi, se në mënyrë absolute do të mjerohen ata që e kujtojnë të tillë”, u shpreh Berisha.

/e.i/a.f/r.e/

The post Berisha: Deputeti Nallbati u godit nga Bizhga, do mbajë përgjegjësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha del me protestuesin: E qëlloi policia me snajper, ka marrë plumb gome në ballë

By: armand
10 February 2026 at 22:42

Kreu i PD, Sali Berisha ngriti akuza të rënda ndaj policisë, pasi sipas tij, është qëlluar në drejtim të protestuesve me plumba gome. Ai doli para gazetarëve së bashku me një protestues, për të cilin pretendoi se është goditur me plumb gome në kokë nga snajperi. “Përdorën plumba gome dhe kanë goditur protestuesin në ballë, […]

The post Berisha del me protestuesin: E qëlloi policia me snajper, ka marrë plumb gome në ballë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së, shoqërohen në polici 20 persona

By: armand
10 February 2026 at 22:20

20 persona janë shoqëruar nga policia, pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike. Për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë, bëhet me dije se janë plagosur 16 efektivë. I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe deputeti Bledion Nallbati. Ai ka marrë dëmtime të rënda për shkak të dhunës së policisë dhe përdorim të gazit lotësjellës ndaj […]

The post Protesta e PD-së, shoqërohen në polici 20 persona appeared first on BoldNews.al.

Protesta e opozitës, shoqërohen nga polica 13 persona

By: M C
10 February 2026 at 21:27

13 persona janë shoqëruar nga policia, për shkak të protestës kombëtare të opozitës. Për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë, bëhet me dije se janë plagosur 16 persona. Tre prej tyre kanë marrë djegie nga molotovi i hedhur, ndërsa dy prej tyre kanë plagë të rënda.

I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe deputeti Bledion Nallbati. Ai ka marrë dëmtime të rënda për shkak të dhunës së policisë dhe përdorimit të gazit. Momentalisht ai ndodhet në Spitalin e Trumes, ku dhe po merr ndihmën e specializuar mjeksore.

The post Protesta e opozitës, shoqërohen nga polica 13 persona appeared first on Albeu.com.

Koçiu: Asnjë agjendë nuk justifikon dhunën, policia tregoi profesionalizëm

10 February 2026 at 20:15

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu reagoi sot në lidhje me protestën e mbajtur nga opozita, përballë godinës së Kryeministrisë dhe asaj të Parlamentit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Koçiu shprehet se “e drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shtetit”.

Koçiu theksoi se “dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj”.

Në fund të reagimit, ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi.

“Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve”, tha Koçiu.

Në protestën e tretë kombëtare të thirrur nga opozita protestuesit hodhën sërish dhjetëra kokteje molotov në drejtim të Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Policia e Shtetit bëri të ditur se gjatë protestës mbetën të lënduar katër punonjës policie.


/e.i/r.e/a.f/

The post Koçiu: Asnjë agjendë nuk justifikon dhunën, policia tregoi profesionalizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha pas protestës: Vetëpërmbajtja e qytetarëve më e fuqishme se dhuna e banditëve

By: armand
10 February 2026 at 20:51

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në selinë blu pas protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë dhe Kuvendit. Ai vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve dhe qëndrimin e tyre duke e cilësuar si më të fuqishëm se dhuna e kundërshtarëve. Berisha theksoi se vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve janë një mesazh i […]

The post Berisha pas protestës: Vetëpërmbajtja e qytetarëve më e fuqishme se dhuna e banditëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌