Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 February 2026Main stream

NATO nis aktivitetin Arctic Sentry për forcimin e pranisë në Arktik dhe Veriun e Largët

11 February 2026 at 14:57

Komanda e Operacioneve Aleate (ACO), që menaxhon planifikimin dhe realizimin e stërvitjeve, aktiviteteve dhe operacioneve të NATO-s, ka nisur sot aktivitetin Arctic Sentry. Ky aktivitet i shumëanshëm ka për qëllim të forcojë praninë e NATO-s në Arktik dhe në Veriun e Largët, duke e zgjeruar vazhdimisht praninë e Aleancës në këtë rajon.

“Arctic Sentry thekson përkushtimin e Aleancës për të mbrojtur anëtarët e saj dhe për të ruajtur stabilitetin në një nga rajonet më strategjike dhe më sfiduese nga pikëpamja mjedisore në botë”, deklaroi Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus G. Grynkewich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë.

“Ai do të vërë në dispozicion të gjithë fuqinë e NATO-s për të mbrojtur territorin tonë dhe për të siguruar që Arktiku dhe Veriu i Largët të mbeten të qeta dhe të sigurta”, shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen në kuadër të rritjes së fokusit të NATO-s mbi sigurinë në Arktik dhe pas takimit të zhvilluar muajin e kaluar në Davos të Zvicrës mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Gjatë këtij takimi, të dy liderët ranë dakord se Aleanca duhet të marrë kolektivisht më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e rajonit, në dritën e aktivitetit ushtarak të shtuar të Rusisë dhe interesit në rritje të Kinës në këtë zonë.

Përgatitjet për Arctic Sentry u ofruan planifikuesve të NATO-s një pasqyrë të plotë mbi aktivitetet e vendeve aleate në Arktik dhe në Veriun e Largët. Në vijim, Komanda Aleate e Operacioneve (ACO) do ta përdorë Arctic Sentry për të bashkërenduar këto përpjekje në një qasje të integruar operacionale ndaj rritjes së aktiviteteve të Aleatëve, duke forcuar kështu praninë e NATO-s në rajon, njofton Selia e Komandës Supreme të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE).

Këto aktivitete përfshijnë, ndër të tjera, Arctic Endurance të Danimarkës – një seri stërvitjesh shumë-domainëshe të hartuara për të rritur aftësinë e Aleatëve për të vepruar në rajon – si dhe stërvitjen e ardhshme Cold Response të Norvegjisë, ku trupa nga e gjithë Aleanca kanë nisur tashmë të mbërrijnë.

Arctic Sentry do të drejtohet nga Komanda e Forcës së Përbashkët në Norfolk (JFC Norfolk), komanda më e re e forcave të përbashkëta të Aleancës, zona e përgjegjësisë së së cilës, që nga dhjetori, përfshin tashmë të gjithë këtë rajon.

“Sa u përket komandave të forcave të përbashkëta të NATO-s, Norfolk shërben si ura lidhëse mes Amerikës së Veriut dhe Evropës, duke mbrojtur qasjet strategjike ndërmjet dy kontinenteve dhe më gjerë”, deklaroi Grynkewich, i cili një ditë më parë u informua mbi planifikimin e Arctic Sentry nga komanda e forcës së përbashkët atje.

ACO dhe JFC Norfolk do të bashkëpunojnë me Komandën Aleate për Transformim, si dhe do të koordinojnë aktivitetet me Komandën e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD), një strukturë e përbashkët e SHBA-së dhe Kanadasë, si edhe me Komandën Veriore të SHBA-së (USNORTHCOM) dhe Komandën Evropiane të SHBA-së (USEUCOM).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post NATO nis aktivitetin Arctic Sentry për forcimin e pranisë në Arktik dhe Veriun e Largët appeared first on Sinjali.

Dukagjini kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

11 February 2026 at 14:55

Skuadra e Dukagjinit ka fituar duelin ndaj Prishtinës së Re në Kupën e Kosovës në futboll.

Dukagjini triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj ekipit nga Hajvalia, për të kaluar tutje në garat e Kupës.

Golin e vetëm dhe të fitores për Dukagjinin e realizoi Hekuran Berisha në minutën e 58’të. Berisha realizoi në rikthimin e tij në klub, me një goditje me kokë – pas harkimit të Albion Pllanës.

Pas Llapit e Ferizajt, Dukagjini është skuadra e tretë që kualifikohet tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Sonte në orën 18:00 luhet ndeshja tjetër Prishtina – Ballkani, në 1/8 e Kupës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dukagjini kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës appeared first on Sinjali.

Ndalohet peshkimi në lumenjtë e Klinës deri në mars 2027 për ruajtjen e peshkut

11 February 2026 at 14:52

Shoqata e Peshkatarëve Rekreativë Sportivë “Ujëvarat e Mirushës” në Klinë, në bashkëpunim me Federatën e Peshkimit të Kosovës, ka vendosur të ndalojë përkohësisht peshkimin në disa zona të lumenjve në territorin e komunës së Klinës.

Në konfirmim për Gazetën Sinjali, shoqata ka bërë të ditur se nga data 1 shkurt 2026 deri më 1 mars 2027, peshkimi do të ndalohet në një pjesë të lumit Drini i Bardhë dhe në lumin Klina.

Pjesa ku do të aplikohet ndalesa përfshin lumin Klina nga Restoranti “Lumi” deri në pikën e bashkimit me Drinin e Bardhë. Po ashtu, ndalesa do të prekë gjithashtu lumin Drini i Bardhë nga Ura e Haxhisë deri te bazeni i peshqve pranë hekurudhës.

Shoqata ka njoftuar se do të vendosen shenja paralajmëruese në këto zona dhe do të krijohet një rezervat njëvjeçar për mbrojtjen dhe shtimin e fondit të peshkut. Peshkatarët që nuk do të respektojnë këtë vendim do të përballen me gjoba.

Peshkatarët me leje do të gjobiten me 200 euro, ata pa leje me 400 euro, ndërsa përdoruesit e rrjeteve ose metodave të ndaluara do të gjobiten me 500 euro dhe do të bëhet kallëzim në organet përkatëse.

Tutje, shoqata ka bërë thirrje për mbështetje të kësaj nisme nga peshkatarët sportivë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lumenjve dhe mbrojtjes së peshkut nga keqpërdorimi. Po ashtu, është bërë e ditur se iniciativa të ngjashme do të ndërmerren edhe në pjesë të tjera të lumenjve në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndalohet peshkimi në lumenjtë e Klinës deri në mars 2027 për ruajtjen e peshkut appeared first on Sinjali.

Naim Murseli pranon se ka gënjyer kur ka thënë se ‘Liridona e ka tradhtuar’: S’kam qenë i sinqertë

11 February 2026 at 14:44

Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt po vazhdon të sjellë zhvillime të reja, ndërsa i akuzuari Naim Murseli është duke u intervistuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjatë intervistimit, Murseli ka pranuar për herë të parë se nuk ka qenë i sinqertë në deklarimet e tij të para lidhur me raportin me bashkëshorten, shkruan Insajderi.

Sipas tij, deklarimet e mëhershme, ku kishte përmendur çështjen e tradhtisë nga Liridona, nuk kanë qenë të vërteta dhe janë bërë nën presion.

“Për shkak të presionit të policisë nuk kam qenë i sinqertë gjatë deklaratës. Kam improvizuar në pjesën ku kam thënë se Liridona më ka tradhtuar,” ka deklaruar Murseli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Naim Murseli pranon se ka gënjyer kur ka thënë se ‘Liridona e ka tradhtuar’: S’kam qenë i sinqertë appeared first on Sinjali.

Kishte fshehur armën, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

11 February 2026 at 14:41

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi kishte fshehur pistoletën, në papafingon e banesës së tij, arrestohet 28-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe celulari i të arrestuarit.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28  vjeç, banues në fshatin Pezë e Vogël, shkruan Abcnews.al.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet e fshehur në papafingo, 1 armë zjarri pistoletë që mbahej pa leje, nga i arrestuari”, njofton policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kishte fshehur armën, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë appeared first on Sinjali.

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë drita e syve tanë, s’kemi jetë pa ta

11 February 2026 at 14:40

Këngëtari kosovar, Sabri Fejzullahu, ka thënë se secili duhet të dalë në protestën e 17 shkurtit në përkrahje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

Fejzullahu ka thënë se ka menduar se dikush po tallet, kur ka dëgjuar se po kërkohen për secilin 45 vjet burg.

“A thu ka diku njeri në botë këtë protestë me datën 17, kjo nuk diskutohet, të mos dalësh të protestosh për çlirimtarët, për ata që e kanë dhënë jetën për këtë liri që e kemi. Është diçka e pa imagjinuar. E di që ku rreh zemra shqip e çdo shqiptar, e di që dalin”, tha Fejzullahu.

Ai tha se është tmerruar kur ka kuptuar se Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite për secilin nga ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Po gjykohen në Hagë, dhe kur e dëgjova që 45 vite, thash sigurisht është ndonjë lojë, sinqerisht, se është e pamundur, ose thash për të katërt 45 vite, por prap shumë. Por pastaj e pashë çka shkruante dhe tmerrova disi, se ata janë drita e syve tanë, ata janë dielli që nga ngrohë qe sa vite prej se kemi liri, ata janë sikur uji, dielli, që s’kemi jetë pa ta”, ka thënë Fejzullahu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë drita e syve tanë, s’kemi jetë pa ta appeared first on Sinjali.

Parlamenti Evropian miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

11 February 2026 at 14:30

Parlamenti Evropian ka miratuar një nga paketat më të mëdha financiare për Ukrainën, në një kohë kur mbështetja për sektorin e mbrojtjes dhe stabilitetin buxhetor të këtij shteti mbetet thelbësore për përballimin e pasojave të luftës.

Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan propozimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh për periudhën 2026-27. Vendimi u votua me 458 vota pro, ndërsa 140 ligjvënës votuan kundër dhe 44 abstenuan.

Sipas detajeve të planit, kredia përbëhet nga 60 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe 30 miliardë euro mbështetje buxhetore, të financuara përmes huamarrjes së Bashkimit Evropian.

Votimi ishte planifikuar fillimisht për një seancë të posaçme plenare të thirrur më 24 shkurt, në shënim të përvjetorit të katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, por seanca u shty dhe vendimi u mor më 11 shkurt.

Procesi për këtë kredi kishte nisur më herët. Më 19 dhjetor, samiti i Bashkimit Evropian miratoi një vendim për një kredi të përbashkët prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, që synon të mbulojë dy të tretat e nevojave të këtij shteti në periudhën 2026-27, si në sektorin buxhetor ashtu edhe në atë të mbrojtjes.

Ndërkohë, më 4 shkurt, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper) ranë dakord për mekanizmat e zbatimit të kësaj kredie, duke përfshirë edhe mundësinë që në financim të marrin pjesë vende të treta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parlamenti Evropian miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën appeared first on Sinjali.

Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri-Kosovë-Kroaci

11 February 2026 at 14:24

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë ndërmarrë një hap tjetër në kuadër të marrëveshjes trilaterale në fushën e mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se shefat e shtabeve të tre vendeve kanë zhvilluar një takim të përbashkët, ku është theksuar bashkëpunimi ushtarak, ndërveprueshmëria dhe gatishmëria operacionale.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ku shefat e shtabeve të tre vendeve zhvilluan një takim të përbashkët.

Më shumë bashkëpunim ushtarak

Më shumë ndërveprueshmëri

Më shumë gatishmëri operacionale

Fokus në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.

Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike”, shkruan Vengu në ‘Facebook’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri-Kosovë-Kroaci appeared first on Sinjali.

Mbrojtja kundërshton pretendimin se Thaçi synonte marrjen nën kontroll të Kosovës

11 February 2026 at 14:16

Avokatja Tavakoli tha se Thaçi në cilësinë e kryeministrit në Qeverinë e përkoshme nuk kishte pushtet të vërtet.

“Ai nuk mundte të nënshkruante asnjë angazhim domethënës për kosovarët në rolin e tij si kryeministër”, tha ajo, duke kujtuar dëshminë e ish-diplomatit britanik, John Stewart Duncan se Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen për çarmatosje e UÇK-së si kryeministër i Qeverisë së përkohshme.

“Kryeministër ishte një titull, nuk ishte shtysë përmes së cilës Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale [term që ZPS-ja përdor në aktakuzë për t’iu referuar të akuzuarve dhe disa ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së] mund të jetësohej”, tha ajo.

Tavakoli tha se fillimisht, në ditët e para të UNMIK-ut, Thaçi kishte konkurruar me këtë institucion për pushtet, por më pas e pranoi autoritetin e kësaj administrate dhe bashkëpunoi me të.

Ajo ngriti pyetjen se si Thaçi synonte të merrte nën kontroll Kosovën, kur ai ishte pajtuar për çarmatosjen e UÇK-së, pranoi të bashkëpunonte me UNMIK-un, kishte pranuar humbjen në zgjedhje pasluftës deri më 2007, kur i fitoi ato.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbrojtja kundërshton pretendimin se Thaçi synonte marrjen nën kontroll të Kosovës appeared first on Sinjali.

Më 16 shkurt orët e para të mësimit në Prishtinë i kushtohen UÇK-së

11 February 2026 at 14:01

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se më 16 shkurt ora e parë mësimore në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njoftimin Rama e bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se si komunë e kanë obligim institucional dhe moral të kultivojnë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet e vendit.

“Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!”, ka shkruar ai.

Kjo kërkesë iu drejtua Ramës këtë të mërkurë nga asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Kryeqytet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Më 16 shkurt orët e para të mësimit në Prishtinë i kushtohen UÇK-së appeared first on Sinjali.

Padia e Erion Veliajt ndaj Ols Dados, Gjykata Administrative cakton datën e seancës

By: lindita
11 February 2026 at 14:41

Gjykata Administrative ka caktuar datën 3 prill për zhvillimin e seancës për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado. Shorti ka përcaktuar si gjyqtar Hazbi Balliun. Veliaj ka depozituar më 23 janar një kërkesë-padi duke kërkuar pavlefshmëri absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror. Kryebashkiaku pretendon se emërimi nuk është kryer në përputhje me ligjin…

Source

Meta nga qelia: I thoni Ramës të lexojë Kushtetutën, se u bë gazi i botës

By: lindita
11 February 2026 at 13:40

Ish-presidenti Ilir Meta ka denoncuar sot nismën e mazhorancës dhe kreut të saj Edi Rama, për të ndryshuar ligjet që prekin reformën në drejtësi. “𝐓𝐚𝐧𝐢, 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐑𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢 Kemi qenë dëshmitarë të ligjeve me porosi, të miratuara në shkelje të Kushtetutës, për të favorizuar biznesmenë të caktuar të lidhur ngushtë me Edi Ramën. Jo vetëm, që i kemi denoncuar…

Source

Tragjedia në Itali/ Katër anëtarët e familjes Kola do të përcillen nesër për në banesën e fundit në vendlindje

By: V K
11 February 2026 at 14:22

Katër pjesëtarët e familjes Kola, të cilët humbën jetën disa ditë më parë në Itali, do të përcillen për në banesën e fundit ditën e nesërme në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, në vendlindjen e tyre.

Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida Kola dhe dy fëmijët Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15- vjeç ndërruan jetë më 4 shkurt në shtëpinë e tyre në Porcari të Italisë, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.

Trupat e pajetë i janë nënshtruar analizave toksikologjike në Itali, ndërsa tashmë është mundësuar kthimi i tyre për në Shqipëri.

Për dërgimin e trupave në vendlindje, vëllai i Arti Kolës, Durim Kola hapi një GoFundMe ku brenda 2 ditësh u mblodhën mbi 75 mijë euro.

Tragjedia ndodhi rreth orëve të darkës: vëllai i kryefamiljarit dhe karabinerët, në momentin që hynë në shtëpi, gjetën tryezën të shtruar.

Alarmin e dha pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët: sapo mbërritën në banesën trekatëshe, ai dhe efektivët trokitën disa herë, pa marrë asnjë përgjigje.

Në atë moment ata e thyen derën dhe, sapo hynë brenda, u përballën me një skenë dramatike, me katër trupa të pajetë të shtrirë në tokë.

Xhaxhai i dy fëmijëve të mitur, gjithashtu për shkak të monoksidit të karbonit, humbi ndjenjat para syve të karabinierëve, të cilët arritën të dilnin nga shtëpia përpara se të pësonin të njëjtin fat dhe të jepnin alarmin. Ai u dërgua në spitalin e Cisanello-s.

Banesa ku ndodhi tragjedia është pronë e Arti Kolës, i cili, sipas disa dëshmitarëve, e kishte blerë rreth 3 vite më parë, por vetëm kohët e fundit familja kishte filluar të jetonte aty. Shtëpia thuhet se ishte restauruar pjesërisht nga vetë ai, piktor me profesion, ndoshta së bashku me disa miq. Ndërkohë djali i tij, vetëm 22-vjeçar punonte si elektricist.

The post Tragjedia në Itali/ Katër anëtarët e familjes Kola do të përcillen nesër për në banesën e fundit në vendlindje appeared first on Albeu.com.

Balla uron Shkëlqim Hajdarin për detyrën e re: Jam i bindur se do të përmbushë me dinjitet këtë mision

By: V K
11 February 2026 at 14:03

Përmes një postim në rrjetet sociale, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar për emërimin në detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdarin, duke e cilësuar një përgjegjësi të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Balla theksoi se prefekti ka një rol kyç si përfaqësues i në nivel qarku dhe si garant i zbatimit të ligjshmërisë nga organet e pushtetit vendor.

Ai vlerësoi gjithashtu, rëndësinë e Tiranës si zemra administrative, politike dhe ekonomike e vendit, që sipas tij kërkon përkushtim, integritet dhe vendimmarrje të drejtë në zbatim të ligjit.

“Jam i bindur se me profesionalizëm dhe përgjegjësi Shkëlqim Hajdari do ta përmbushë me dinjitet këtë mision në shërbim të komunitetit”, u shpreh Balla, duke i uruar suksese në detyrën e re.

The post Balla uron Shkëlqim Hajdarin për detyrën e re: Jam i bindur se do të përmbushë me dinjitet këtë mision appeared first on Albeu.com.

I hyjnë pa leje në shtrat – Brikena irritohet dhe qan nga gjestet e Rogertit dhe Artanit

By: D Marku
11 February 2026 at 13:34

Pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania 5, banorët kanë vazhduar me situatat e ngacmimet e tyre.

Veprimet e fundit të Rogert Sterkajt dhe Artan Kolës nuk i kanë pëlqyer Brikena Selmanit.

Derisa ishin përgatitur për të fjetur, dyshja i hyjnë në shtrat banores pa lejen e saj.

Kjo gjë e irritoi tejet mase modelen, derisa u ngrit nga vendi dhe filloi duke qarë.

Ajo më pas shkoi në tualet dhe qëndroi për një kohë, duke mos i pëlqyer aspak këto gjeste të tyre.

Videoja u shpërnda me të madhe në rrjete sociale dhe mori kritika të shumta.

Ata u gjykuan për këtë veprim dhe se një gjë e tillë nuk duhet bërë, për të cenuar hapësirën e privatësinë e saj.

The post I hyjnë pa leje në shtrat – Brikena irritohet dhe qan nga gjestet e Rogertit dhe Artanit appeared first on Albeu.com.

Rama kërkon përballje civile/ Berisha: Belind Këlliçin e akuzuan për nxitje të dhunës, por ai ishte në SHBA duke drekuar me kandidatin për në Kongresin Amerikan

By: V K
11 February 2026 at 13:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se ndaj deputetëve demokrate është ushtruar dhunë nga ana e policisë.

Sipas tij, kjo tregon se Rama kërkon përballje civile, duke e akuzuar atë se është një hakmarrës primitiv, që për të shpëtuar vetën dhe Ballukun është i gatshëm të bëjë çdo gjë.

“Dhuna ndaj deputeteve tregon se Rama kërkon përballje civile. Rama është hakmarrës primitive që për të shpëtuar nga vjedhjet që ka bërë me Lubinë është i gatshëm për çdo veprim vetëm ti shpëtojë ligjit. E garantoj se është i pashpresë. Kryengritja paqësore fakton këtë që Rama është i pashpresë.

Ata po e kuptojnë që kohërat i kanë të numëruara. Rama përsëriti sot në mëngjes thirrjet e dajkos së tij xhelat Sotir Koleka, i cili më 11 dhjetor 1990 bënte thirrje në plenumin e komitetit qendror t’i futen tanket studenteve, sepse ata janë …përdori atë fjalë që nuk dua ta them këtu, që Edi Rama e mban në gojë nga mëngjesi deri në darkë. Rama përdori fjalorin e dajos së tij xhelat kundër protestueseve. Një popull të tërë e quajti me ato fjalë”, tha Berisha.

Teksa komentoi reagimin e policisë dhe procedimet për deputetët e PD, Berisha tha se Belind Këlliçi që është në SHBA ishte mes personave që sipas policisë nxiti dhunë.

“Policia njoftoi se ka dërguar për ndjekje penale Flamur Nokën, Ervin Minarollin, Kelvis Balliun që e kanë keqtrajtuar dje, janë përpjekur ta asfiksojnë me gaz në fytyrë, kanë dërguar Belind Këlliçin, i cili në kohën kur po zhvillohej protesta po drekonte me një kandidat për në Kongres të SHBA, shqiptaro amerikan në Miçigan. Kuptoheni se çfarë mashtruesish ordinerë janë. Por këtë e kishin të parapërgatitur. Nuk morën asnjë informacion. Belindi ka nxitur dhunën në një kohë kur po drekonte në Miçigan”, u shpreh kreu i PD.

The post Rama kërkon përballje civile/ Berisha: Belind Këlliçin e akuzuan për nxitje të dhunës, por ai ishte në SHBA duke drekuar me kandidatin për në Kongresin Amerikan appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Ministrja Albana Koçiu u drejtohet qytetarëve: Do u dënoj maksimalisht sipas ligjit…

By: V K
11 February 2026 at 13:12

Këtë të mërkurë, ministrja Albana Koçiu, po jep një konferencë për mediat në lidhje me protestën e mbajtur ditën e djeshme nga opozita, protestë e karakterizuar nga tensione dhe përplasje mes protestuesve të policisë.

Ajo theksoi se të miturit janë përdorur në protestë për të hedhur sende të forta ndaj efektivëve, ndërsa me një gjuhë të ashpër ka bërë me dije se autorët do të dënohen maksimalisht, sipas kritereve ligjore.

Koçiu ka deklaruar se protestat e PD janë braktisur nga qytetarët dhe në to marrin pjesë sipas saj, “militantë dhe elementë të paguar për të krijuar idenë e një revolte popullore”.

Ajo është treguar edhe më e ashpër kur e ka quajtur kreun e PD një dhunues përsëritës.

“Përpjekje e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet dhe duke përdorur të mitur për të hedhur molotov e dende të forta mbi punonjësit e policisë, për të mos u ndjekur penalisht autorët e vërtetë. Është akt i turpshëm dhe i dënueshëm. Keqpërdorimi i të miturve për të kryer vepër penale është akt i dënueshëm. Protestat e PD janë braktisur nga qytetarët duke përfunduar nga një grusht militantësh apo elemente të paguar për të krijuar skenarin e një revolte popullore. E drejta për të protestuar nuk është një e drejtë për të dhunuar, apo tentuar gjymtimin e apo vrasjen e efektivëve të policisë. Ministria e Brendshme nuk do qëndrojë duarkryq, autorët do ndëshkohen, pas të cilave qëndrojnë urdhëruesit e fshehur pas imunitetit, nën drejtimin e Sali Berishës një dhunues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit Kushtetues”, tha ajo.

Deklarata e ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:

Përpjekja e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet, e për më tepër duke përdorur të miturit për të hedhur molotovë apo sende të forta mbi punonjësit e Policisë, që të mos ndiqen penalisht autorët e vërtetë, është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm.

Keqpërdorimi i të miturve për të kryer akte dhune është vepër penale, por është gjithashtu një shkelje e rëndë morale. E këtu një rol të posaçëm mund dhe duhet të luajnë institucionet, shoqëria civile dhe vetë familja, për t’i mbrojtur këta ta mitur nga përdorimi dhe instrumentalizimi me qëllime të errëta të politikës kriminale.

Është pikërisht kjo arsyeja, përse protestat e Partisë Demokratike janë braktisur masivisht nga qytetarët. Duke përfunduar tek një grusht militantësh, apo elementë të paguar për të krijuar skenarë imagjinarë të një revolte popullore. Kjo është e papranueshme.

E drejta për të protestuar, nuk është e drejtë për të dhunuar, për të shkatërruar, apo aq më pak, për të tentuar gjymtimin apo vrasjen e efektivëve të Policisë.

Ndaj, Ministrja e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk do të qëndrojnë duarkryq. Autorët e këtyre akteve barbare do të ndëshkohen maksimalisht, sipas ligjit.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë, t’i trajtojnë me përgjegjësinë maksimale dhe ligjore këto sulme barbare ndaj uniformës, pas të cilave qëndrojnë padyshim urdhëruesit e fshehur pas imunitetit, nën drejtimin e Sali Berishës; një dhunues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues.

Personat përgjegjës, duhet të kuptojnë se nuk kanë asnjë mburojë politike mbi kokën e tyre. Kush tenton të vrasë policin, kush tenton të djegë institucionet, nuk merr as çmimin si terroristi më i mirë, as mirënjohjen e partisë së tij, por shkon në burg dhe merr ndëshkimin e parashikuar nga ligji.

Sot, solidaritet maksimal për të gjithë punonjësit e policisë të plagosur, si dhe për të gjithë kolegët e tyre, që edhe një herë më shumë kryen me profesionalizëm detyrën, duke mos rënë pre e një strategjie të qartë terrori, përmes provokimit të përsëritur dhunës e të gjakderdhjes.

Vetëpërmbajtja e forcave të rendit, në kushtet më ekstreme, është një garanci e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e ndershëm, që pavarësisht bindjeve të tyre politike, janë të bashkuar në dëshirën për të mos parë dhunë e aq më pak, ripërsëritjen e ngjarjeve të mbrapshta përpara syve të tyre.

Nuk ka asnjë tërheqje përballë akteve kriminale, të një minorance të dhunshme me maska, që fshehin fytyrën, por nuk mbulojnë dot qëllimin e tyre.

Do të jemi përherë në krah të punonjësve me uniformë, gazetarëve dhe njerëzve të medias në krye të detyrës, dhe të gjithë atyre, që e ushtrojnë të drejtën kushtetuese të tubimit, në respekt të ligjit dhe bashkëjetesës në një shoqëri demokratike.

The post Protesta e opozitës/ Ministrja Albana Koçiu u drejtohet qytetarëve: Do u dënoj maksimalisht sipas ligjit… appeared first on Albeu.com.

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

By: D Marku
11 February 2026 at 12:48

Parlamenti Evropian ka miratuar të martën ndryshime të rëndësishme në sistemin evropian të azilit që përfshijnë krijimin e një liste të përbashkët të vendeve të origjinës të konsideruara si të sigurta, në të gjithë BE-në.

Midis shteteve të përfshira në këtë listë është edhe Kosova.

Sipas rregullave të reja, vendet si Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, Kosova, India, Maroku dhe Tunizia do të quhen vende të sigurta të origjinës për qytetarët e tyre kur aplikojnë për azil në vendet e BE‑s.

Në praktikë, kjo do të thotë se shtetasit e Kosovës dhe vendeve të tjera që kërkojnë azil në BE mund të përjetojnë procedura të përshpejtuara.

Sipas rregullave të reja, barra e provës do të mbetet mbi aplikantin për të demonstruar se dispozita e vendit të sigurt nuk duhet të zbatohet në rastin e tij specifik, për shkak të një frike të bazuar mirë nga persekutimi ose rreziku i dëmtimit serioz nëse kthehet në vendin e tij të origjinës.

Vendet kandidate për në BE do të konsiderohen gjithashtu vende të sigurta origjine, përveç rasteve kur rrethanat përkatëse tregojnë ndryshe.

Rrethana të tilla përfshijnë dhunë pa dallim në kontekstin e një konflikti të armatosur, një shkallë të njohjes së azilit në të gjithë BE-në për shtetasit e tyre që tejkalon 20%, ose vendosjen e sanksioneve ekonomike në lidhje me veprimet që prekin të drejtat dhe liritë themelore.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi pas miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE‑së dhe pritet të fillojnë të zbatohen me ligj nga qershori 2026, në kuadër të reformave më të gjera të politikës së migracionit dhe azilit të BE‑së.

The post Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit appeared first on Albeu.com.

Për’puthen publikon videon: Dalin pamjet kur Laert Vasili puth konkurrenten!

By: D Marku
11 February 2026 at 12:22

Faqja zyrtare e “Për’puthen” ka publikuar pamjet e incidentit që çoi në largimin e Laert Vasilit nga programi. Videoja tregon momentin kur Vasili puth një nga konkurrentet, një veprim i papritur që ka habitur stafin dhe të pranishmit në studio. Dalja e pamjeve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe e ka rikthyer ngjarjen në qendër të diskutimeve.

Ngjarja ndodhi gjatë regjistrimeve të formatit ku Vasili ishte pjesë e panelit si opinionist. Burimet bëjnë me dije se puthja nuk ishte pjesë e një marrëveshjeje ose marrëdhënie romantike, por një veprim i papritur dhe i papërshtatshëm, i cili ka krijuar një situatë të sikletshme për konkurrenten dhe stafin.

Pas këtij momenti, produksioni ndërhyri menjëherë dhe konsideroi veprimin në kundërshtim me rregullat dhe etikën e programit. Si pasojë, Laert Vasili u largua nga “Për’puthen”, një vendim që duket se është përfundimtar.

Deri tani, as Vasili dhe as produksioni nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi mënyrën se si do të trajtohet kjo ngjarje në episodet e ardhshme. Ngjarja mbetet një nga temat më të komentuar të momentit, ndërsa publikimi i pamjeve ka dhënë mundësinë që secili të shohë me sy situatën që shkaktoi largimin e opinionistit nga formati.

The post Për’puthen publikon videon: Dalin pamjet kur Laert Vasili puth konkurrenten! appeared first on Albeu.com.

Von der Leyen: BE-ja duhet të shembë barrierat për t’u bërë gjigant ekonomik global

11 February 2026 at 12:56

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, këmbënguli të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të eliminojë barrierat ekonomike që e pengojnë atë të bëhet një gjigant global dhe të thellojë tregun e saj të brendshëm.

Zyrtarja e lartë dha këtë mesazh përpara nisjes së saj në një takim me liderët e BE-së, përfshirë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz, në një forum të drejtuesve të industrisë në Antwerp.

Ky takim mbahet në prag të samitit të së enjtes, ku vendet anëtare do të diskutojnë prioritetet e axhendës ekonomike të Evropës, duke përfshirë forcimin e tregut të vetëm dhe rritjen e pavarësisë dhe konkurrueshmërisë ekonomike të kontinentit.

“Konkurrenca nuk është vetëm themeli i prosperitetit, por edhe i sigurisë sonë dhe në fund të fundit, edhe i demokracive tona,” paralajmëroi Von der Leyen.

Një nga çështjet kyçe të identifikuara nga BE-ja është se kompanitë evropiane përballen me vështirësi aksesi në kapital për zgjerim, ndryshe nga homologët e tyre amerikanë. “Për ta trajtuar këtë, Plani A do të ishte të përparonim së bashku të 27 shtetet e bllokut, – tha Von der Leyen, – por nëse nuk mund të arrijmë një marrëveshje, BE-ja duhet të shqyrtojë bashkëpunimin e zgjeruar midis vendeve që dëshirojnë këtë.”

Ajo shtoi se Evropa duhet të rrisë konkurrueshmërinë duke rritur prodhimin brenda kontinentit dhe zgjeruar rrjetin e partnerëve të besueshëm, duke theksuar rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve tregtare.

Pas marrëveshjeve të fundit me bllokun e Amerikës së Jugut, Mercosur, dhe Indinë, Von der Leyen tha se të tjera janë në rrugë me Australinë, Tajlandën, Filipinet dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Një nga propozimet më të mëdha dhe më të debatuara për nxitjen e ekonomisë së BE-së është favorizimi i firmave evropiane ndaj rivalëve të huaj në fushat strategjike, të cilin Von der Leyen e mbështet fuqishëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Von der Leyen: BE-ja duhet të shembë barrierat për t’u bërë gjigant ekonomik global appeared first on Sinjali.

❌
❌