Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 February 2026Main stream

Dosja Epstein: Franca denoncon përpjekjet e Rusisë për keqinformim në dëm të presidentit Macron

8 February 2026 at 21:29

Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se një fushatë ruse manipulimi po përpiqet të implikojë presidentin Emmanuel Macron në dosjet e Jeffrey Epstein, pas publikimit të një pjese të tyre nga Departamenti amerikan i Drejtësisë më 30 janar.

Sipas agjencisë franceze për ndalimin e manipulimit të informacionit, Viginum, një histori e rremë e publikuar në një website, që imitonte programin “France Soir” të një mediaje franceze, shërbeu si katalizator për fushatën.

Artikulli i rremë pretendonte se presidenti francez kishte marrë pjesë në shumë festa në rezidencën e Epstein në Paris dhe se kishte thënë se i pëlqenin djemtë e rinj.

Viginum paralajmëroi gjithashtu se fushata mbart simbolin e operacionit rus “Stuhia-1516”, që shpërndan histori të sajuara sipas interesave të Kremlinit.

Gjithashtu, artikulli mbante firmën e një gazetari që punonte për gazetën franceze “Le Parisien”, një strategji kjo e njohur për qëllimet e propagandës pro-ruse.

Pjesë të artikullit u morën më vonë nga disa media sociale, përfshirë një video të kamufluar si lajm mediatik, që sugjeronte se Macron kishte organizuar një festë me djem të rinj vetëm një javë pasi kishte marrë detyrën për mandatin e parë presidencial në maj të 2017-s.

Institucionet franceze reaguan duke deklaruar se videoja që paraqitej si e dalë nga dosjet e Epstein ishte në fakt e krijuar përmes inteligjencës artificiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dosja Epstein: Franca denoncon përpjekjet e Rusisë për keqinformim në dëm të presidentit Macron appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Shoferët në Cyrih humbin deri në 94 orë në vit në trafik

7 February 2026 at 20:43

Një studim i ri i kompanisë së qirasë së veturave Sixt tregon se shoferët në Cyrih kalojnë mesatarisht 94 orë në vit të bllokuar në trafik gjatë orëve të pikut.

Kjo e rendit qytetin ndër më problematikët në Evropën Qendrore për qarkullimin rrugor, pas Parisit dhe Romës.

Për të përshkuar 10 kilometra në qendër të Cyrihut duhen mbi 26 minuta, ndërsa politikat që favorizojnë këmbësorët dhe biçikletat po rrisin pakënaqësinë e drejtuesve të automjeteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shoferët në Cyrih humbin deri në 94 orë në vit në trafik appeared first on Sinjali.

Ndryshimet në ligjin kroat, lehtësira të reja për punëtorët nga Kosova

7 February 2026 at 16:24

Ish-deputetja e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj, ka bërë të ditur se ndryshimet e reja në Ligjin për të Huajt për vitet 2025–2026 do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet e punës dhe qëndrimit për punëtorët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ligji i ri parasheh leje pune dhe qëndrimi deri në tre vjet, mundësi për ndërrim punëdhënësi pa largim nga vendi, barazi në paga dhe kushte pune, si dhe lehtësime për profesionet deficitare.

Gjithashtu, parashikohet kontroll më i rreptë ndaj punëdhënësve dhe zgjerim i EU Blue Card, me synim rritjen e sigurisë ligjore dhe mbrojtjen e punëtorëve të huaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndryshimet në ligjin kroat, lehtësira të reja për punëtorët nga Kosova appeared first on Sinjali.

Macron flet për ndalimin e rrjeteve sociale për moshat nën 15-vjeç: Truri i fëmijëve s’është në shitje

7 February 2026 at 13:57

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e tyre para moshës 15 vjeç si një rrezik serioz për shëndetin publik dhe sigurinë e të miturve.

Në një deklaratë të fortë në rrjetet sociale dhe në një video të publikuar nga BFM-TV, Macron paralajmëroi se Franca po shkon drejt ndalimit të mediave sociale për fëmijët nën këtë moshë.

Sipas Macron, koha mesatare që një adoleshent kalon para ekranit arrin në 4 orë e 20 minuta në ditë, një shifër që ai e cilësoi si “të çmendur”, duke theksuar se në shumicën e rasteve përmbajtja nuk mbikëqyret nga prindërit. Ai paralajmëroi se, në momentin që fëmijëve u lejohet përdorimi i rrjeteve sociale, nuk ka asnjë garanci që ata nuk do të ekspozohen ndaj skenave jashtëzakonisht të dhunshme ose përmbajtjes së dëmshme.

“Ne nuk mund t’ua delegojmë vetëm prindërve këtë përgjegjësi — dhe shpesh edhe presionin — për të vendosur nëse, në moshën 12-vjeçare, është ide e mirë apo e keqe t’ia dorëzosh praktikisht trurin platformave,” deklaroi Macron.

Presidenti francez e cilësoi kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç si një masë thelbësore për mbrojtjen e tyre, duke theksuar se bëhet fjalë jo vetëm për edukim, por për shëndetin mendor dhe emocional të brezave të rinj.

Në këtë kuadër, Macron bëri të ditur se i ka kërkuar qeverisë së tij të përdorë një procedurë të përshpejtuar legjislative, me synimin që projektligji të miratohet nga Parlamenti dhe Senati deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor, në shtator.

“Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje. Emocionet e tyre nuk janë në shitje dhe as për t’u manipuluar — as nga platformat amerikane, as nga algoritmet kineze,” u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Macron flet për ndalimin e rrjeteve sociale për moshat nën 15-vjeç: Truri i fëmijëve s’është në shitje appeared first on Sinjali.

Mbi 80 paralajmërime për përmbytje në Britani të Madhe

7 February 2026 at 12:37

Më shumë se 80 paralajmërime për përmbytje janë aktualisht në fuqi në Britanine e Madhe, ndërsa reshjet e pandërprera vazhdojnë të godasin vendin.

Agjencia e Mjedisit (EA) ka lëshuar 91 paralajmërime për përmbytje, kryesisht të shpërndara në jug dhe jugperëndim të Anglisë, si edhe në rajonet East dhe West Midlands.

Sot mëngjes, EA kishte nxjerre gjithashtu 261 alarme për përmbytje, që nënkuptojnë se ato janë të mundshme, të shpërndara në pjesën më të madhe të Anglisë.

Ndërkohë, Natural Resources Wales ka në fuqi 11 alarme për përmbytje.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Warwickshire paralajmëroi se “për shkak të reshjeve të dendura dhe të zgjatura sot, nivelet lokale të lumit Dene janë rritur në një pikë ku përmbytja është e pashmangshme”.

Zyra Meteorologjike (Met Office) njoftoi të enjten se në jugperëndim të Anglisë dhe në Uellsin Jugor ka rënë shi çdo ditë të vitit 2026 deri tani.

Sipas parashikuesve, të dyja këto zona kanë përjetuar një janar shumë më të lagësht se mesatarja, me rreth 50 për qind më shumë reshje se zakonisht.

Bregdetet jugore në jugperëndim pritet të përballen me reshje të shoqëruara me erëra të forta gjatë ditës së sotme, ndërsa Uellsi Jugor do të ketë gjithashtu rrebeshe të forta, thanë meteorologët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 80 paralajmërime për përmbytje në Britani të Madhe appeared first on Sinjali.

Dy aeroporte në Poloni pezullojnë fluturimet pas sulmeve ruse në Ukrainë

7 February 2026 at 08:46

Dy aeroporte në juglindje të Polonisë kanë pezulluar përkohësisht operacionet si masë paraprake pas sulmeve ruse në territorin fqinj të Ukrainës, njoftuan autoritetet polake të shtunën.

“Për shkak të nevojës për të garantuar funksionimin e lirë të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszow dhe Lublin kanë pezulluar përkohësisht fluturimet”, bëri të ditur Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigimit Ajror në platformën X.

Të dy qytetet ndodhen pranë kufirit me Ukrainën, ndërsa Rzeszow është një qendër kryesore e NATO-s për furnizimin me armë të Ukrainës.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake njoftoi se aviacioni ushtarak ka nisur operime në hapësirën ajrore të Polonisë për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë.

“Këto veprime janë parandaluese dhe synojnë sigurimin dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore, veçanërisht në zonat pranë rajoneve të rrezikuara”, thuhet në deklaratë.

Shërbimi i ndjekjes së fluturimeve FlightRadar24 raportoi se mbyllja lidhej me operime të avionëve të NATO-s në zonë. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-ve (FAA) njoftoi përmes një njoftimi për pilotët se të dy aeroportet ishin të paarritshme për shkak të aktivitetit ushtarak të lidhur me sigurinë shtetërore.

Edhe muajin e kaluar, aeroportet e Rzeszow-it dhe Lublin-it kishin pezulluar përkohësisht operacionet, por atëherë autoritetet theksuan se fluturimet ushtarake ishin rutinë dhe nuk kishte kërcënim për hapësirën ajrore polake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy aeroporte në Poloni pezullojnë fluturimet pas sulmeve ruse në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Policia bastisi dy shtëpi të lidhura me Peter Mandelson për shkak të skandalit të Epstein

6 February 2026 at 21:24

Policia po kontrollon dy prona të lidhura me Peter Mandelson si pjesë e një hetimi mbi pretendimet se ai ka kaluar informacion të ndjeshëm tregu Jeffrey Epstein.

Një deklaratë e Policisë Metropolitane, e cila nuk e përmendi Mandelson me emër, tha se kontrolli po zhvillohej në Camden, në veri të Londrës, dhe në Wiltshire. Mandelson jeton në një pronë të marrë me qira në Wiltshire që nga momenti kur u shkarkua si ambasador në SHBA për shkak të lidhjeve të tij me të ndjerin, personin e dënuar për abuzim seksual me fëmijë, Epstein, raporton theguardian, transmeton Sinjali.

Zëvendëskomisionerja Hayley Sewart tha: “Oficerët e ekipit të krimeve të specializuara të Metropolit janë duke kryer bastisjet në dy adresa, një në zonën e Wiltshire dhe tjetra në zonën e Camden. Këto kontrollime lidhen me një hetim në vazhdim mbi shkeljet në detyrë publike, duke përfshirë një burrë 72-vjeçar. Ai nuk është arrestuar dhe hetimet vazhdojnë.”

Të martën në mbrëmje, forca policore njoftoi se kishte nisur një hetim ndaj Mandelson – duke e identifikuar atë vetëm si një ish-ministër qeveritar 72-vjeçar.

Raportohet se Mandelson ishte në adresën e Camden që u kontrollua nga policia, ndërsa oficerët arritën të hynin në adresën e dytë në Wiltshire pa pasur nevojë për përdorim force.

Hetuesit besojnë se bastisjet janë të nevojshme si pjesë e mbledhjes së provave, para një interviste të pritshme me Mandelson, e cila do të zhvillohet së shpejti nën paralajmërim penal.

Artikujt kryesorë që hetuesit synojnë të sigurojnë janë pajisjet elektronike, përfshirë telefonat, kompjuterët, USB-të, si dhe çdo gjë me shkrim, si dokumente.

Kontrollet u kryen me urdhër të gjykatës së magjistraturës, pa paralajmërim paraprak për pronat.

Mandelson u shkarkua si ambasador në SHBA në shtator, pasi dolën në dritë detaje të reja mbi miqësinë e tij me Epstein, një marrëdhënie që zgjati edhe pas dënimit të financierit të njohur për kërkimin e prostitucionit me një minoren në 2008.

Por publikimi këtë javë i dokumenteve të shumta mbi Epstein dhe kontaktet e tij tregoi afërsinë e tyre. Dokumentet gjithashtu sugjeruan se Mandelson kishte marrë para nga Epstein midis 2003 dhe 2004 dhe se kishte rrjedhur informacion të ndjeshëm tregu për të kur ishte sekretar biznesi në qeverinë e Gordon Brown në 2009.

Ky informacion ka shkaktuar zemërim tek shumë deputetë të Partisë Laburiste, sidomos pasi Keir Starmer pranoi në Parlament të mërkurën se kishte rënë dakord për emërimin pavarësisht njohjes për lidhjet e Mandelson pas burgut me Epstein.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia bastisi dy shtëpi të lidhura me Peter Mandelson për shkak të skandalit të Epstein appeared first on Sinjali.

Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore

6 February 2026 at 16:59

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë u regjistrua në rajonin Kemah të Erzincanit në Turqi.

Tërmeti u regjistrua me një thellësi prej 4.52 kilometrash, ndërsa lëkundjen u ndjenë edhe në Elazig, Trabzon, Adiyaman, Malatya dhe provincat përreth.

Kryetari i Bashkisë  Erzincanit, Bekir Aksun, duke folur drejtpërdrejt për mediat turke, tha se nuk pati viktima apo dëme materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore appeared first on Sinjali.

Biçikletat zhduken në Zvicër: Kosovari dhe maqedonasi kapen duke “përvetësuar” 60 të tilla

5 February 2026 at 22:50

Pas një serie vjedhjesh biçikletash në Murten gjatë qershorit 2025, Policia Kantonale e Fribourgut arrestoi dy persona: një shofer 37-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dhe qiramarrësin e njësisë së magazinimit, një 44-vjeçar nga Kosova.

Hetimi çoi në sekuestrimin e rreth 60 biçikletave me vlerë mbi 250,000 franga zvicerane, të cilat dyshohet se furnizonin një rrjet kriminal që transportonte mallrat e vjedhura në Ballkan.

Pesë të dyshuarit do të raportohen për vjedhje të organizuar dhe pranim të mallrave të vjedhura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Biçikletat zhduken në Zvicër: Kosovari dhe maqedonasi kapen duke “përvetësuar” 60 të tilla appeared first on Sinjali.

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

By: Ela
5 February 2026 at 22:00

Dy mjete hapësinore ruse, të njohura si Luch-1 dhe Luch-2, dyshohet se kanë përgjuar komunikime nga të paktën dymbëdhjetë satelitë kritikë evropianë, sipas zyrtarëve evropianë të sigurisë dhe inteligjencës që kanë folur për Financial Times. Aktivitetet e dyshuara ngjallin shqetësime serioze jo vetëm për rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme, por edhe për mundësinë që […]

The post Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen zjarri në një qendër kërkimore në Gjermani

5 February 2026 at 13:33

Një zjarri i madh shpërtheu këtë të enjte në një qendër të madhe kërkimore gjermane në Darmstadt.

Zjarri ra të enjten në mëngjes dhe sipas policisë u vendos nën kontroll.

Puna për shuarjen e tij pritet të vazhdojë deri në mbrëmje. Një zëdhënës shtoi se zjarrfikësit po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe nëse ishte lëshuar ndonjë substancë e rrezikshme.

Sipas gazetës Hessenschau, zjarri shpërtheu në zonën ku ndodhet përshpejtuesi i grimcave të institutit. Fatmirësisht nuk u raportuan të lënduar.

“Është e paqartë se si filloi zjarri,” shtoi një zëdhënës, shkruan Euronews.al.

Qendra operon një strukturë përshpejtuese për jonet e rënda, të cilat janë jone të atomeve veçanërisht të rënda si ari ose plumbi. Jonet janë atome që kanë humbur një pjesë të shtresës së tyre të elektroneve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthen zjarri në një qendër kërkimore në Gjermani appeared first on Sinjali.

Kryeministri britanik kërkon ndjesë për besimin tek Mandelsoni lidhur me Epstein-in

5 February 2026 at 13:10

Kryeministri britanik Jeffrey Starmer kërkoi ndjesë para opinionit publik në lidhje me Epstein-in, duke u shprehur i keqardhur që i ka besuar “gënjeshtrave të Mandelson”.

Askush s’e dinte sa e thellë dhe e errët ishte marrëdhënia e Mandelson-it me Epstenin”, tha kryeministri, duke iu referuar ish-ministrit dhe deputetit të larguar nga Laburistët.

Ai akuzoi Mandelsonin se ka gënjyer gjatë procesit të verifikimit kur u emërua ambasador i SHBA-së në vitin 2024, shkruan A2CNN.

Starmer vuri në dukje se nuk ishte në dijeni të informacioneve në kohën që emëroi Mandelsonin ambasador. “Askush nuk duhet të mbajë një post publik nëse nuk mund ta përmbushë testin themelor të ndershmërisë”, u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri britanik kërkon ndjesë për besimin tek Mandelsoni lidhur me Epstein-in appeared first on Sinjali.

Italia po heton “turistët snajperë” të Sarajevës

5 February 2026 at 08:57

Tri dekada pas rrethimit të kryeqytetit boshnjak autoritetet italiane po hetojnë “turistët snajperë”. Ata dyshohet se kanë paguar për të qëlluar njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës.

Një dëshmi e pazakontë ka rihapur plagët e rrethimit të Sarajevës. Më shumë se tri dekada pas rrethimit të saj prokurorët italianë kanë nisur hetime që mund të hedhin dritë mbi një nga aspektet më të errëta dhe më pak të njohura të Luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995: të ashtuquajturit “turistë snajperë”. Fjala është për shtetas të huaj që dyshohet se kishin paguar për të ashtuquajturat “safari të Sarajevës”, ku qëllonin me armë civilë në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, që ishte i rrethuar nga forcat serbe të Bosnjës.

Hetimi ndaj snajperëve të dyshuar nisi pas një padije të paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari italian Ezio Gavazzeni. Ai i paraqiti Prokurorisë së Milanos dokumente dhe deklarata dëshmitarësh që i kishte mbledhur në vite të tëra kërkimesh. Në një intervistë për N1 Gavazzeni shpjegoi se zanafilla e punës së tij ishte një dokumentar i vitit 2022, “Sarajevo Safari”, i regjisorit slloven Miran Zupanic.

Deklarata e një ish-agjenti sekret

Edin Subašić, ish-oficer i Shërbimit Sekret të Ushtrisë Boshnjake, rrëfen në filmin “Sarajevo Safari” për marrjen në pyetje të një serbi të kapur në vitin 1993, i cili paska konfirmuar ekzistencën e “turistëve snajperë”. “I burgosuri, një 20-vjeçar nga qyteti serb i Paraçinit, deklaroi se kishte ardhur në Bosnjë me një grup vullnetarësh me ftesë të Partisë Radikale Serbe.”

Subašić tha për kanalin televiziv boshnjak FTV, se gjatë luftës kishte mbledhur informacione edhe për italianë të përfshirë si snajperë gjatë rrethimit të Sarajevës. Sipas pretendimeve të tij ishin gjetur “emrat e disa prej autorëve dhe hetimet e mëtejshme mund të hedhin dritë mbi mënyrën se si organizoheshin udhëtimet, pagesa dhe kthimi i pjesëmarrësve”. FTV njofton gjithashtu edhe për një “listë speciale çmimesh” të cilët vareshin nga personi që donin të qëllonin snajpervt: “burrë, grua, grua shtatzënë apo fëmijë”.

Përfshirja e mercenarëve të huaj e dokumentuar mirë

Mirsad Tokaca, drejtor i Qendrës së Kërkimit dhe Dokumentacionit në Sarajevë, i tha DW se analizat e shifrave të viktimave civile tregojnë se snajperët kanë vrarë rreth 300 dhe 350 vetë në Sarajevë. “Pothuajse të gjitha viktimat ishin civilë”, tha Tokaca.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e turistëve snajperë, përfshirja e mercenarëve të huajnë forcat e armatosura serbe të Bosnjës është e dokumentuar mirë: “Baza jonë e të dhënave liston rreth 300 persona nga Greqia, Rusia, Ukraina dhe vende të tjera që kanë luftuar në ushtrinë serbe.”

Hetimet aktuale të autoriteteve italiane ndaj turistëve snajperë në Luftën e Bosnjës mund të çojnë në gjyqet e para kundër qytetarëve evropianë të përfshirë në krime lufte jashtë hierarkive formale ushtarake, por me mbështetjen ose dijeninë e një pale ndërluftuese – në këtë rast të forcave serbe të Bosnjës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Italia po heton “turistët snajperë” të Sarajevës appeared first on Sinjali.

BE-ja i miratoi Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh për mbrojtje dhe buxhet

4 February 2026 at 23:51

Vendet e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për një hua prej 90 miliardë eurosh për të mbuluar nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027.

Brukseli planifikon të bëjë pagesën e parë në fillim të prillit për të siguruar vazhdimësinë e ndihmës së huaj për Kievin, shkruan Euronews.

Ambasadorët e vendeve anëtare ranë dakord për tekstet ligjore të mërkurën pasdite, pasi Qiproja, që kryeson Këshillin, prezantoi një version të ri të propozimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


/GazetaSinjali/

The post BE-ja i miratoi Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh për mbrojtje dhe buxhet appeared first on Sinjali.

Zelensky: 55 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë me Rusinë

4 February 2026 at 22:36

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar në një intervistë se rreth 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në fushën e betejës që nga fillimi i luftës me Rusinë.

“Numri zyrtar i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar – është 55,000”, tha Zelensky.

Ai shtoi gjithashtu se, përveç viktimave të konfirmuara, një “numër i madh njerëzish” konsiderohen zyrtarisht të zhdukur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: 55 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë me Rusinë appeared first on Sinjali.

Raportohet se Këshilltari i Macron që vizitonte Kosovën ka shkuar për bisedime në Moskë – Reuters sjell detaje

4 February 2026 at 21:56

Këshilltari më i lartë i Presidentit Francez Emmanuel Macron ishte në Moskë të martën për të zhvilluar bisedime me zyrtarë rusë, tha për Reuters një burim që ishte në dijeni të takimit dhe dy burime diplomatike.

Emmanuel Bonne, e ka vizituar disa herë Kosovën në kuadër të misionit francez për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ishte koautor i planit franko-gjerman.

Por, i njëjti është autorizuar për bisedime në Moskë, sipas burimeve të Reuters për çështje që lidhen me Ukrainën.

Burimi i parë tha se Emmanuel Bonne, i cili ka qenë në krye të celulës diplomatike të Macron që nga viti 2019, ishte takuar me zyrtarë në Kremlin.

Presidenca franceze as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi bisedimet, por tha: “Siç tha Presidenti gjatë vizitës së tij dje në derë, ekzistojnë diskutime në një nivel teknik me transparencë të plotë dhe në konsultim me Presidentin Zelenskiy dhe me kolegët kryesorë evropianë”.

Dy burimet diplomatike thanë se aleatët ishin njoftuar për iniciativën dhe se Bonne kishte zhvilluar bisedime me Yuri Ushakov, një ndihmës i lartë i Presidentit rus Vladimir Putin.

Macron tha në dhjetor se evropianët do të duhej të riangazhoheshin në bisedime të drejtpërdrejta me Putinin nëse përpjekjet e fundit të udhëhequra nga SHBA-të për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë dështojnë.

Udhëheqësit evropianë, të kujdesshëm ndaj ambicieve ushtarake të Putinit, janë kritikuar për përjashtimin e tyre nga bisedimet e paqes të udhëhequra nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të detyruar në vend të kësaj të mbështesin pozicionet negociuese të Ukrainës nga anash.

Makron u tha gazetarëve të martën se po bëhen përpjekje për të rinisur dialogun me Putinin.

“Po përgatitet dhe kështu ka diskutime që po zhvillohen në një nivel teknik”, tha ai, duke shtuar se kjo po bëhet në konsultim me Ukrainën.

“Është e rëndësishme që evropianët të rivendosin kanalet e tyre të diskutimit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raportohet se Këshilltari i Macron që vizitonte Kosovën ka shkuar për bisedime në Moskë – Reuters sjell detaje appeared first on Sinjali.

Komisionerja e BE: Koha për të parë me sy tjetër marrëdhëniet me Turqinë

4 February 2026 at 20:46

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka theksuar se tashmë ka ardhur koha për të shikuar me sy tjetër marrëdhëniet, pasi partneritetet më të forta midis BE-së dhe Turqisë do të ishin fitimtare për të gjithë.

“Ka më shumë gjëra që lidhin BE-në dhe Turqinë sesa ato që na ndajnë, dhe ne duhet të punojmë vërtet për këtë”, tha ajo duke theksuar se “ekonomitë janë shumë të ndërvarura”.

Kos tha se mezi pret vizitën e saj të parë zyrtare në Turqi dhe shpjegoi se kishte pasur kontakte intensive me homologët e saj turq që nga dita e parë e mandatit të saj, veçanërisht me Ministrin e Jashtëm Hakan Fidan.

Ajo pohoi se vizita e saj përputhet me qasjen e Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila zhvilloi bisedime me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan me qëllim hapjen e një perspektive të re në marrëdhënie.

“Po jetojmë vërtet në kohë sfiduese. Bota po ndryshon përreth nesh. Po shohim rikthimin e sjelljes imperiale, ndërsa Kina, Rusia dhe SHBA-të po ndërtojnë në mënyrë agresive sferat e tyre të interesit”, tha Kos.

Përballë këtyre sfidave gjeopolitike, Kos kërkoi forcimin e bashkëpunimit, duke vënë në dukje: “Ekonomitë tona janë shumë të ndërvarura. Çfarëdo që ndodh në fushën e migracionit në secilën palë po ndikon në anën tjetër.”

Kos shprehu shpresën se marrëveshja e paqes në Ukrainë do të nënshkruhet së shpejti për të “ndryshuar realitetet në Evropë dhe veçanërisht në Detin e Zi, ku e shoh Turqinë si një partner shumë të rëndësishëm tashmë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komisionerja e BE: Koha për të parë me sy tjetër marrëdhëniet me Turqinë appeared first on Sinjali.

Vritet makinisti i trenit në Gjermani nga një 26-vjeçar pa biletë

4 February 2026 at 18:29

Një makinist treni ka humbur jetën në Gjermani pas sulmit të hënën në mbrëmje nga një 26-vjeçar në bordin e trenit. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se makinisti 36-vjeçar u sulmua nga i riu, i cili nuk kishte biletë.

Incidenti ndodhi menjëherë pas stacionit Landstuhl në shtetin e Rheinland-Pfalz, ndërsa  26-vjeçari u arrestua nga oficerët dhe u soll para një gjyqtari, i cili e akuzoi për vrasje të paqëllimshme.

“Kjo vdekje tragjike na lë pa fjalë dhe thellësisht të trishtuar. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Ne në Deutsche Bahn e dënojmë me fjalët më të ashpra këtë akt të tmerrshëm dhune dhe vdekjen krejtësisht të pakuptimtë të kolegut tonë. Të gjithë duhet të pyesim veten pse vazhdojnë të ndodhin akte të tilla dhune. Ne, politikanët, shoqëria, duhet të japim përgjigje. Sot është një ditë e errët për të gjithë punonjësit e hekurudhave në të gjithë vendin. Ne në Deutsche Bahn jemi në zi”, tha Evelyn Palla, CEO e kompanisë gjermane hekurudhore. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vritet makinisti i trenit në Gjermani nga një 26-vjeçar pa biletë appeared first on Sinjali.

Arrestohet deputeti gjerman, ja akuzat me të cilat përballet

4 February 2026 at 16:14

Një foto në gazetën Bild tregonte Joerg Dornau, 56 vjeç, një biznesmen dhe deputet të partisë miqësore me Moskën në shtetin lindor të Saksonisë, duke u nxjerrë nga salla e debatit të parlamentit të shtetit.

Pak më parë, deputetët kishin votuar për t’i hequr atij imunitetin parlamentar.

Dornau akuzohet se ka eksportuar një vinç automjetesh në Bjellorusinë, aleate të Rusisë, në vitin 2022 dhe ka deklaruar në mënyrë të rreme si destinacion Kazakistanin, thonë prokurorët e Leipzigut.

Zyrtarët e doganës kontrolluan shtëpinë dhe automjetet e tij, thanë prokurorët.

“Kontrollet shërbejnë për të siguruar sende që mund të konsiderohen si prova në hetim. Nuk do të ketë kontroll në ambientet e parlamentit shtetëror ose të grupeve parlamentare”,  thanë prokurorët.

Grupi parlamentar i Saksonisë, AfD, i tha AFP-së se nuk shihte asnjë arsye pse Dornau duhej të ndalohej menjëherë para një seance parlamentare, duke thënë se dukej se ngjarja ishte “inskenuar për konsum mediatik”.

Sipas sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, eksportet e pajisjeve industriale në Bjellorusi, aleatin e ngushtë të Rusisë, janë të kufizuara rëndë.

Dornau u gjobit me mbi 20,000 euro (23,617 dollarë) gushtin e kaluar nga autoritetet parlamentare për mosdeklarimin e interesit të tij financiar në një fermë qepësh në Bjellorusi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet deputeti gjerman, ja akuzat me të cilat përballet appeared first on Sinjali.

Kryeministri britanik thotë se Mandelson “gënjeu vazhdimisht” për marrëdhënien e tij me Epstein

4 February 2026 at 15:40

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Lord Peter Mandelson “gënjeu vazhdimisht” për marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein dhe shprehu keqardhjen që e kishte emëruar atë si ambasador të SHBA-së në vitin 2024.

Starmer gjithashtu i tha Parlamentit se do të publikojë të gjitha materialet që lidhen me emërimin e Lord Mandelson, duke përjashtuar ato që lidhen me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndërkohë, udhëheqësja konservatore Kemi Badenoch akuzoi Starmer se po përpiqet të “sabotojë” publikimin e këtyre dokumenteve.

Një ditë më parë, Peter Mandelson dha dorëheqjen në Dhomën e Lordëve Britanikë, dhomën e sipërme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, pas zbulimit të një sërë email-esh kontraverse dhe kompromentuese që e lidhin atë me autorin e dënuar të krimit seksual, Jeffrey Epstein. Këto përfshijnë email-e që dyshohet se rrjedhin nga komunikime konfidenciale të qeverisë britanike.

Sipas gazetës Guardian, Mandelson i kishte dërguar Epstein një seri emailesh që përmbanin informacione të marra gjatë kohës që ishte ministër i ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit britanik Gordon Brown, duke përfshirë detaje mbi masat që qeveria po merrte për t’u përballur me krizën globale financiare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri britanik thotë se Mandelson “gënjeu vazhdimisht” për marrëdhënien e tij me Epstein appeared first on Sinjali.

❌
❌