Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dita e Pavarësisë/ Presidenti Donald Trump uron Shqipërinë

28 November 2025 at 14:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka uruar Shqipërinë për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë.
Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shpreh urimet Presidenti Donald Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, presidenti Begaj pohon se Shqipëria mbetet e  përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta.

I am honored to convey President Trump’s greetings to Albanians on Independence Day.

Thank you, USA, and thank you @POTUS Donald J. Trump for the warm and positive messages on this important day.

Albania remains committed to working with the United States on our shared…

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 28, 2025

 

“Jam i nderuar të përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump për shqiptarët në Ditën e Pavarësisë. Faleminderit, SHBA, dhe faleminderit Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria ka qëndruar gjithmonë, dhe do të qëndrojë gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”, shkruan Begaj/abcnews.al

Ristani uron qytetarët: Flamuri i Shqipërisë mbi Tiranën moderne dhe evropiane

By: melisa
28 November 2025 at 12:22

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, mori pjesë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit në kryeqytet, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në fjalën e saj, Ristani theksoi: “Nuk ka asgjë më të çmuar se të ndajmë këtë moment me njerëzit, me qytetin që duam, me familjen tonë të madhe këtu, në Tiranë.” Ajo vuri në dukje se kjo datë “është një…

Source

Spiropali uron shqiptarët: Flamuri i Kastriotit drejt familjes europiane

By: melisa
28 November 2025 at 12:12

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në një postim në Facebook, ajo thekson se qëllimi kombëtar mbetet integrimi europian dhe vendosja e “flamurit të Kastriotit në sofërn e familjes europiane”. Gëzuar Ditën e Flamurit! 113 vjet pas nëntorit të lavdishëm të Atit Themelues të…

Source

Një tifoz mblodhi 1,146 fanella origjinale të klubit që ai mbështet dhe u bë mbajtës i rekordit botëror

13 November 2025 at 15:55


Tifozi i Monacos, Julien Bouron, ka vendosur rekordin botëror për koleksionin më të madh të fanellave origjinale të një klubi të vetëm futbolli, pasi deri më tani ka mbledhur 1,146 fanella.

Bouron së fundmi zbuloi koleksionin e tij të fanellave të Monacos, të cilat janë veshur nga Kylian Mbappe, Thierry Henry, Manuel Amoros, Radamel Falcao dhe Delio Onnis, golashënuesi më i mirë i klubit, ndër të tjerë.

Një nëpunës zyrtar i gjykatës mori pjesë në ekspozitë dhe konfirmoi numrin prej 1,146 fanellash, duke thyer rekordin e mëparshëm botëror të mbajtur nga një tifoz i Liverpulit nga Zvicra.

La plus grande COLLECTION de maillots d’un club dans le MONDE 👕

Julien Bouron est le détenteur d’une collection de 1146 maillots portés ou préparés de l’AS Monaco, des années 1950 à aujourd’hui 🇲🇨

Un record du monde qu’il est venu battre au sein du Centre de Performance de… pic.twitter.com/MiObSdg4AQ
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) November 12, 2025

Bouron tha se pasioni i tij për klubin filloi 25 vjet më parë, kur ai ndoqi për herë të parë një ndeshje midis Monacos dhe Auxerre.

"Ishte viti kur Monaco fitoi titullin e shtatë të ligës franceze. Atë ditë u dashurova, jo me Auxerre, por me Monacon. Dhe që atëherë, nuk kam pushuar së ndjekuri klubin", tha ai për faqen e internetit të klubit.

Kylian Mbappé, Thierry Henry, Fabien Barthez…

Julien Bouron a réuni 1146 maillots portés ou préparés
de l’AS Monaco, un record retraçant l’histoire du club
depuis les années 1950 jusqu’à aujourd’hui ♥️🤍 pic.twitter.com/2FbPGRHMGI
— AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) November 13, 2025

Ai filloi të krijonte koleksionin kur ish-futbollisti i Monacos, Lucas Bernardi, i dha atij fanellën që ai mbante veshur në sezonin 2006/2007.

Fanella më e vjetër në koleksion është e viteve 1950, e veshur nga mbrojtësi Francois Ludo. /Telegrafi/

KINEMA – Jesse Eisenberg i dhuron një veshkë një të panjohuri

2 November 2025 at 15:05

ROMË, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Jesse Eisenberg, aktori dhe regjisori i nominuar për çmimin Oscar, zbuloi në një intervistë për NBC një gjest personal bujarie, që tejkalon edhe mesazhet e tij në ekranin e madh.

“Ishte një zgjedhje e qartë, Nuk u mendova dy herë”, tha 42-vjeçari, i cili luajti në filmin “The Social Network” të vitit 2010, duke zbuluar se operacioni për heqjen e veshkës është planifikuar për gjashtë javë.

“Nuk e di se si ndodhi. U infektova nga praktika e dhurimit të gjakut. Por, në mesin e dhjetorit do të bëj një tjetër dhurim altruist dhe jam shumë i lumtur”, shtoi Jesse, i cili vitin e kaluar shkroi, drejtoi dhe luajti në filmin “A Real Pain”, historinë e dy kushërinjve që shkojnë në një turne në Poloni për të nderuar gjyshen e tyre të ndjerë.

Skenari i Jesse-s i fitoi atij një nominim për Çmimin e Akademisë, ndërsa ylli Kieran Culkin fitoi për Aktorin më të Mirë.

Dhurimi altruist është kur një person i dhuron një veshkë një të panjohuri që ka nevojë urgjente për të.

“Është një operacion pa rrezik për dhuruesin dhe ekziston një nevojë ekstreme”, shpjegoi ai më vonë për “USA Today’’.

Eisenberg tha se fillimisht e kishte pasur idenë 10 vjet më parë dhe kishte kontaktuar një organizatë të specializuar, por nuk kishte marrë përgjigje.

Duke folur kohët e fundit me një mik mjek, ai u dërgua në Langone, një spital në Nju Jork ku procesi u vu në lëvizje në përgatitje të operacionit.

Zgjedhja e Eisenberg vjen në një kohë vendimtare për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi një çështje që shpesh injorohet.

Shtetet e Bashkuara aktualisht përballen me një mungesë të dhuruesve të organeve.
Sipas Administratës së Burimeve dhe Shërbimeve Shëndetësore, që nga shtatori 2024, afërsisht 90 000 njerëz ishin në listën e pritjes për një transplant veshke./ /os/

The post KINEMA – Jesse Eisenberg i dhuron një veshkë një të panjohuri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj uron ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë: Djemtë tanë na bëjnë krenarë

By: V K
14 October 2025 at 09:59

Këtë të martë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë.

Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit u shpreh:

“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë!

Djemtë tanë na bëjnë krenarë.

Përpara shqipe!”, shkruan Begaj.

 

The post Presidenti Begaj uron ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Suedisë: Djemtë tanë na bëjnë krenarë appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj nga qelia uron djalin për ditëlindje: Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot…

By: V K
6 October 2025 at 09:33

Këtë të hënë, me një postim në rrjetet sociale, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar ditëlindjen e djalit të tij, i cili mbush 7-vjeç.

Veliaj shkruan se për faktin që ndodhet në qeli, sot nuk ndodhet pranë djalit për ta përqafuar në këtë ditë të veçantë.

“Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”, shkruan ai.

Kujtojmë se Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të këtij viti, kur u vu në pranga për disa akuza me urdhër të SPAK.

The post Erion Veliaj nga qelia uron djalin për ditëlindje: Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot… appeared first on Albeu.com.

Viti i ri akademik/ Presidenti Begaj uron studentët: Arsimi i lartë, çelësi për të kuptuar botën

By: V K
6 October 2025 at 09:21

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi çeljen e vitit të ri akademik nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në mesazhin e tij drejtuar studentëve dhe pedagogëve, Presidenti Begaj, bëri apel që qasja ndaj arsimit të lartë në Shqipëri, duhet t’i përshtatet ndryshimeve teknologjike dhe duhet të ketë si synim ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të përparuar e më të zhvilluar.

Kreu i Shtetit deklaroi para auditorit në këtë fillim të vitit të ri akademik, se të rinjtë janë gjenerata e së ardhmes së Shqipërisë dhe se studimet universitare nuk duhet të synojnë vetëm një diplomë, por të shfrytëzohen si mundësi për dije, përkushtim dhe përgjegjësi.

“Arsimi i lartë, – theksoi Presidenti Begaj, – nuk është vetëm një derë drejt një profesioni, por është çelësi për të kuptuar botën, për të marrë dije të thella që japin zgjidhje përballë sfidave”.

Në mesazhin e tij, Presidenti i Republikës inkurajoi pedagogët të ofrojnë për të rinjtë mundësi, për një arsim cilësor dhe studentët i këshilloi të investojnë dijet e tyre në Shqipëri, për të qenë udhëheqësit e së ardhmes.

 

The post Viti i ri akademik/ Presidenti Begaj uron studentët: Arsimi i lartë, çelësi për të kuptuar botën appeared first on Albeu.com.

Viti i ri shkollor/ Kryeministri Rama: Suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në banka dhe 26.500 vogëlushëve që nisin klasën e parë

By: V K
8 September 2025 at 08:14

Këtë të hënë, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka uruar sot 345 mijë nxënësit që ulen sot në bankat e shkollave në nisje të vitit të ri shkollor.

Kreu i qeverisë, është ndalur tek 26.500 vogëlushët të cilët nisin sot rrugën e bukur të dijës.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.

 

The post Viti i ri shkollor/ Kryeministri Rama: Suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në banka dhe 26.500 vogëlushëve që nisin klasën e parë appeared first on Albeu.com.

BRUKSEL – BE dhuron 1 milion euro për tërmetin në Afganistan

2 September 2025 at 13:52

BRUKSEL, 2 shtator /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian po dhuron 1 milion euro (1.16 milion dollarë) si dhe 130 ton materiale ndihme pas tërmetit të së dielës në Afganistan që la më shumë se 1 100 të vdekur.

‘’Financimi i emergjencës do t’u shkojë partnerëve humanitarë që tashmë po kryejnë operacione ndihme në terren”, deklaroi Komisioni Evropian

Përveç kësaj, komisioni do të dërgojë me aeroplan rreth 130 ton furnizime emergjente, të tilla si tenda, rroba, furnizime mjekësore dhe pajisje për pastrimin e ujit, në Kabul.

BE po vë në dispozicion shërbimet e saj satelitore për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmës.

“Ndërsa ky tërmet i ri në Afganistan vë presion shtesë në një situatë humanitare tashmë të rëndë, BE po ndërhyn për të ndihmuar”, theksoi komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib.

Lahbib shtoi se zonat e prekura ‘’kanë pritur shumë refugjatë afganë të kthyer nga Pakistani në muajt e fundit’’.

Financimi vjen përveç 161 milion eurove për organizatat humanitare aktive në Afganistan, të ndara më parë në vitin 2025.   /os/

 

The post BRUKSEL – BE dhuron 1 milion euro për tërmetin në Afganistan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Biblioteka Kombëtare ia dhuron asaj të Gjakovës 1097 ekzemplarë

By: Kult Plus
7 August 2025 at 19:40

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka vazhduar shpërndarjen e librave nëpër komunat e vendit, duke i dorëzuar Bibliotekës së Gjakovës 87 tituj.

Bibliotekës komunale” Ibrahim Rugova” i është dorëzuar një kontingjent me 87 tituj dhe 1097 ekzemplarë, të përzgjedhur nga fondi i Shtëpisë Botuese “Rilindja”.

Librat janë të përgatitur me qëllim që t’u shërbejnë sidomos shkollave dhe nxënësve të nivelit parauniversitar. Ato do të shpërndahen nga biblioteka komunale në bibliotekat e shkollave të qytetit.

Në mesin e titujve gjenden edhe dy botime me rëndësi të veçantë për kujtesën historike:

• Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës

• Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe

Shpërndarja do të vazhdojë edhe në komunat tjera./ KultPlus.com

GAZA – Australia dhuron 11 milionë euro ndihma

GAZA, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Qeveria australiane ka njoftuar se do të dhurojë 20 milionë dollarë australianë shtesë (rreth 11,2 milionë euro) për organizatat humanitare që punojnë për të shpërndarë ushqim dhe furnizime mjekësore në Gaza.

Që nga fillimi i luftës, më 7 tetor 2023, Kanberra ka dhuruar 130 milionë dollarë australianë në ndihmë humanitare për civilët në Gaza dhe Liban, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë australiane të Punëve të Jashtme.

“Australia i është bashkuar vazhdimisht thirrjes ndërkombëtare që Izraeli të lejojë rifillimin e plotë dhe të menjëhershëm të ndihmës për Gazën, në përputhje me urdhrat detyrues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, komentoi ministrja e Jashtme Penny Wong.

“Vuajtjet dhe uria e civilëve në Gaza duhet të marrin fund”, shtoi ajo./ /os/

The post GAZA – Australia dhuron 11 milionë euro ndihma appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spak siguron mesazhe nga aplikacioni Matrix/ Pas “SKY”-it, aplikacioni kthehet gropa nr.2 e krimit në Shqipëri

By: V K
16 July 2025 at 09:16

Në një kohë kur shumë nga elementët e botës së Krimit në Shqipëri, kanë humbur qetësinë e tyre, për shkak të daljes së komunikimeve në aplikacionin “Sky”, një tjetër “bombë atomike” është administruar në kasaforën e SPAK, ku pritet të aplikohet si provë bindëse për arrestimin e personave që kanë kryer krime të ndryshme.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se prej disa muaj në SPAK ka mbëritur nga autoritet hollandaze një pjesë e madhe e kodeve të aplikacionit “Matrix”,i cili rezulton të jetë përdorur gjerësisht nga bota e krimit në Shqipëri.

Njësoj si aplikacioni “Sky” që çdo përdorues indetifikohej me një kod unik, edhe “Matrix” ka funksionuar përmes një kodi të tillë.

Por dy aplikacionet që tashmë janë administruar nga SPAK, kanë një ndryshim mes tyre, pasi kodet e “Sky” janë numerikë dhe të gërmëzuar, si për shembull “TIV9E3” që i përkiste Behar Bajrit.

Ndërsa “Matrix” është i formësuar vetëm me kode numerikë dhe jo shkronja, si për shembull “664831584” që i përket një personi të paidentifikuar.

Mësohet se aplikalcioni “Matrix”, është përgjuar masivisht tek të gjithë përdoruesit në një kohë më të shkurtër, diku tek 4 muajt e fundit të vitit 2024.

Ndërsa “Sky”, përmes një aparati telefonik është përgjuar masivisht me vendim të gjykatës së Lilës në Francë, në një periudhë më të gjatë kohore, diku tek 2 vite.

Të dyja aplikacionet, ka shumë gjasa të sjellin një valë të re tronditje të botës së krimit dhe zyrtarëve, të cilët kanë përdorur aplikacionet për dërgimin e mijëra mesazheve komunikuese për të kryer trafikun e drogës, vrasjet, rrëmbimin e personave dhe krime të ndryshme.

Në shqipëri, “Matrix” është përdorur gjerësisht nga persona që kryenin vrasje me pagesë dhe trafik kokaine.

SPAK, shpreson që përmes këtij aplikacioni të hedhë dritë mbi një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura në Shqipëri, por jo vetëm.

Ndërkohë shumë biseda të zhvilluara në “Matrix”, ka shumë gjasa të përdoren nga prokuroria dhe në proceset gjyqësore që kanë nisur tashmë në gjykatën e posaçme.

Një pjesë të madhe të kodeve dhe komunikimeve të zhvilluara përmes sms-ve në “Matrix” dhe “Sky”, fillimisht SPAK i ka marë nga Belgjika, Hollanda dhe Franca, jo zyrtarisht dhe jo në formën që i kërkon ligji.

Ato kanë ardhur në rrugë operative në këtë institucion, për t`i dhënë akses në informacion dhe futjen e prokurorëve brenda bërthamës së grupeve kriminale, duke i lexuar të gjitha sms-të që anëtarët e grupeve i kanë dërguar njëri-tjetrit për krime të ndryshme.

Pasi lexohet këto komunikime për episode të veçanta të kryerjes së një vepre penale, oficerët e BKH-së fillojnë dhe ndërtojnë dosjen nga ana proceduriale, ku fillimisht relatojnë informacionin tek prokurori i çështjes duke informuar se në rrugë operative kanë hyrë në dijeni të një grupi kriminal dhe kodet “Sky” apo “Matrix” që përdorin anëtarët e grupeve.

Prokurori pasi shikon informacionin e relatuar nga oficerët e BKH-së, vendos të rregjistrojë procedimin penal, dhe mbi bazën e këtij procedimi fillon dërgon letërporosi në Hollandë, Francë, Hollandë, Belgjikë dhe në “EuroJust”, duke kërkuar kode specifike pikërisht mbi personat që ka nisur hetimin.

Çështja e parë që u kanalizua në gjykatën e posaçme me të pandehur që kishin përdorur aplikacionin “Sky”, është rasti i arrestimit të grupit të Plaurent Dervishaj në Durrës, të cilët synuan të vrisnin prokurorin Arjan Ndoja dhe Landi Muharremin.

Por në këtë atentat kundër tyre të ndodhur në Durrës, mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i Arjan Ndojës.

Më pas komunikimet e “Sky” u përdorën dhe për goditjen e grupeve të tjera kriminale si në Shkodër etj.

Ndërsa çështja e parë që SPAK, ka kërkuar dhe përdorur si provë materiale në gjykatë të aplikacionit “Matrix”, është dosja ku të pandehur janë ish-deputeti Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha.

Ndërkohë kode të tjerë janë dërguar në Hollandë për të tërhequr komunikimet, por ende letërporositë nuk janë ekzekutuar.

The post Spak siguron mesazhe nga aplikacioni Matrix/ Pas “SKY”-it, aplikacioni kthehet gropa nr.2 e krimit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Berisha uron bashkëshorten e tij për ditëlindje me fjalët më të ëmbla: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë…

By: V K
5 July 2025 at 12:29

Këtë të shtunë, përmes një reagimi në llogarinë  e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka uruar bashkëshorten e tij Liri Berisha, me rastin e ditës së lindjes së saj dhe 54-vjetorit të martesës së tyre.

Berisha e uron atë me fjalët më të ëmbla, duke u shprehur; “Sot ditë e veçantë për familjen tonë!

Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.

Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë”, shkruan Berisha.

Berisha e quan këtë datë si ‘ditën e dy festave familjare’, duke theksuar se 5 korriku ka gjithmonë një rëndësi të veçantë për familjen e tij.

Gjithashtu, ai shpreh  mirënjohjen për udhëtimin e përbashkët jetësor dhe rolin e pazëvendësueshëm të bashkëshortes së tij ndër vite.

Postimi i plotë:

Sot ditë e veçantë për familjen tonë!

Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.

Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar.

Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.

Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!

 

The post Berisha uron bashkëshorten e tij për ditëlindje me fjalët më të ëmbla: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë… appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

By: V K
4 July 2025 at 09:50

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka përcjellë një urim me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që këtë vit shënon 249-vjetorin e saj.

Presidenti Begaj, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit mes dy vendeve.

“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Presidenti Begaj.

Shqipëria dhe SHBA, kanë ndërtuar ndër vite një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe mbështetje reciproke në sfidat rajonale dhe globale.

 

 

Happy #4thofJuly 🇺🇸!

On this day of celebration for our American friends and allies, Albania expresses its deep gratitude for the enduring friendship and strategic partnership with the United States.

We stand united in our shared commitment to democratic values, peace, and… pic.twitter.com/FwoHIYlmMR

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 4, 2025

The post Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik appeared first on Albeu.com.

Shqipëria inauguron selinë e re të ambasadës në Vatikan/ Hasani: Në shërbim të urave për një botë më të paqtë e solidare

30 June 2025 at 18:49

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare.” – është shprehur Hasani/abcnews.al

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

By: V K
12 June 2025 at 12:04

Këtë të enjte, përmes një mesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë!”, shkruan Kreu i Shtetit, duke kujtuar ditën historike të hyrjes së trupave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO në Kosovë, më 12 qershor 1999.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj, thekson se kjo ndërhyrje ndaloi “masakrat çnjerëzore dhe spastrimin etnik kundër popullsisë civile që po ndodhte në zemër të Evropës”, duke e cilësuar një nga momentet më të rëndësishme të ndërgjegjes ndërkombëtare, për t’i dhënë fund një prej faqeve më të errëta të historisë moderne.

Gjithashtu, Begaj nderoi luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shprehu mirënjohje ndaj aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë që kontribuuan në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës, besimplotë në të ardhmen e përbashkët evropiane”, përfundon mesazhin e tij Presidenti Begaj.

 

The post Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

By: Kult Plus
6 June 2025 at 10:36

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke thënë se kjo festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se kjo festë po ashtu është për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë.

“Gëzuar e me fat Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë!. Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin. Kjo festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri. Andaj ajo është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë. Uroj që kjo ditë t’ua gjejë zemrat e tryezat të mbushura përplot, dhe paçi mbarësi e mirësi, shëndet e lumturi sot e mot!”, shkruan Kurti. 

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit, më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja

By: V K
6 June 2025 at 08:29

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë në vend dhe më gjerë.

Presidenti Begaj, e cilësoi Kurban Bajramin si një ditë të shenjtë për besimtarët, ku sakrifica dhe besimi në Zot marrin kuptim të thellë shpirtëror.

Më tej, ai theksoi se kjo festë është një dëshmi e vlerave të qëndrueshme njerëzore si durimi, dashuria dhe përkushtimi, të cilat sjellin paqe të brendshme dhe ndihmojnë në kapërcimin e ndjenjave negative si egoizmi, urrejtja dhe pangopësia.

Urimi i Presidentit Bajram Begaj:

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!

Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj në postimin në rrjetet sociale.

Kurban Bajrami, është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam, e cila simbolizon bindjen ndaj Zotit dhe solidaritetin me më të varfrit.

Në këtë ditë, besimtarët myslimanë kudo në botë kryejnë rite fetare dhe ndajnë ushqim me të afërmit dhe komunitetin.

 

The post Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit, më shumë mirësi dhe gëzime në familjet tuaja appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

By: V K
6 June 2025 at 08:20

Përmes një postimi të shkurtër në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë të cilët kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, shkruan kryeministri.

Kurban Bajrami, është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit, për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.

 

The post Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin appeared first on Albeu.com.

❌
❌