Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BE bekim për ata që janë përgatitur, mallkim për ata që s’janë gati/ Rama detyra të qarta Bashkive: Gati ndihma ndaj fermerëve

By: V K
15 December 2025 at 13:15

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit, e cila do të ofrojë mbështetje për fermerët shqiptarë.

Ai gjatë një takimi me fermerë të qarkut të Elbasanit, u bëri thirrje bashkive që të jenë gati për t’i ofruar ndihmë fermerëve dhe të hedhin sytë nga fshati.

Ai tha se këto 4 vite për fermerët duhet ë jetë një punë intensive, pasi tregu i BE ka rregulla dhe kritere.

“Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit, që do të mbështesë projekte shqiptare, projektet tuaja. Po ë në lëvizje në favorin tuaj, edhe Agrokreditin që është një instrument, i varur nga Ministria e Financave. Linja e re e kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me fokus bujqësinë e BSH, që shkon deri në 250 mln euro dhe deri në 2 mnl euro nesër, është aty dhe ju pret juve. Pushteti vendor, bashkitë tona, dhe të ngrihem në lartësinë e kësaj sfide, me nevojës suaj për partneritet për finance, për mbështetje institucionale dhe me dije dhe për të mos qenë vetëm në këtë përpjekje. Bashkinë e kanë mundësi që të bëhen partner i sigurt i fshatit, i fermës dhe i fermerëve. Nuk ka nevojë që ju të prisni që të vijë dikush që të bëni një infrastrukturë zhvillimi. Ju mund ta bëni këtë vetë. I takon bashkisë që të vijë te ju dhe tua ofrojë këtë mbështetje. Me ndihëm me Universitetit Bujqësor mund të bëhen projekte. BE vjen si bekim për ata që janë përgatitur dhe si mallkim për ata që s’janë gati. BE shoqërohet me rregulla të rrepta dhe të nxjerr nga tregu. Janë 4 vite dhe janë të mjaftueshme për t’u përgatitur për atë ditë që t’u gjejë gati. Jini aktiv në kërkimin më shumë të mbështetjeve financiare”, tha Rama.

The post BE bekim për ata që janë përgatitur, mallkim për ata që s’janë gati/ Rama detyra të qarta Bashkive: Gati ndihma ndaj fermerëve appeared first on Albeu.com.

GJENEVË – Grandi: Mungesa e ndihmave humanitare kërcënon rritjen e migracionit

8 November 2025 at 13:48

GJENEVË, 8 nëntor /ATSH-DPA/ – Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, po bën thirrje për zgjerimin e ndihmave humanitare në parlamentin gjerman, ndërsa Bundestagu po përgatitet të finalizojë buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Të mbash buxhetin humanitar kaq të ulët është një gabim strategjik i madh”, tha ai në një intervistë.

Më 13 nëntor, komiteti i buxhetit i Bundestagut do të mbidhet për të finalizuar buxhetin e vitit 2026. Gjermania ka më shumë se gjysmën e ndihmës humanitare këtë vit krahasuar me 2024, duke e ulur nga 2,3 miliardë euro në 1,05 miliardë euro. Po i njëjti nivel parashikohet edhe për 2026.

“Nëse ndihmat humanitare po zvogëlohen, do të ketë përsëri një shtytje të njerëzve drejt Evropës”, tha Grandi, duke iu referuar valës së migrimit të viteve 2015-16, kur qindra mijëra refugjatë erdhën në Gjermani, përfshirë shumë nga Siria e shkatërruar nga lufta.

Grandi theksoi se mbështetja humanitare për refugjatët sirianë në vendet fqinje kishte pësuar ulje atëherë për shkak të kufizimeve buxhetore. Ky ishte një nga arsyet e migrimit masiv, argumentoi ai.

Ai vuri në dukje se një situatë e ngjashme po ndodh tani. Si shembull, ai tha se uljet drastike të fondeve nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca dhe vende të tjera kanë shkurtuar ndihmën për njerëzit që ikin nga konflikti i përgjakshëm në Sudan drejt Çadit.

“E dini kush i kontrollon tashmë ato zona? Trafikantët”, tha Grandi, duke shtuar se ata u thonë njerëzve: “Shikoni, jeni në një situatë të dëshpëruar… Shkoni me ne drejt Libisë. Jepni pak para. Shkoni në Libin dhe nga aty ne do t’ju çojmë në Evropë”. /Ad.Ab./

The post GJENEVË – Grandi: Mungesa e ndihmave humanitare kërcënon rritjen e migracionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pritet të japë mbi 10 mld euro vitin tjetër, Reuters: Gjermania rrit ndjeshëm ndihmën për Ukrainën

By: armand
5 November 2025 at 18:44

Gjermania do të rrisë ndjeshëm fondet për Ukrainën në vitin 2026, raportoi Reuters, duke cituar burime qeveritare. Berlini është mbështetësi më i madh i Kievit nga BE-ja dhe i ka siguruar tashmë rreth 40 miliardë euro që nga përshkallëzimi i konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë në shkurt 2022. Sipas Reuters, Berlini po shqyrton një rritje […]

The post Pritet të japë mbi 10 mld euro vitin tjetër, Reuters: Gjermania rrit ndjeshëm ndihmën për Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

GAZA –  OKB : 560 tonë ushqime hyjnë çdo ditë, por veriu vazhdon të vuajë nga uria

17 October 2025 at 18:48

GJENEVË, 17 tetor /ATSH/ – Kombet e Bashkuara njoftuan sot se rreth 560 tonë ushqime kanë hyrë çdo ditë në Rripin e Gazës që nga armëpushimi I arritur mes Izraelit dhe Hamasit, , por kolonat humanitare po hasin vështirësi për të arritur në veriun e uritur të qytetit të Gazës për shkak të rrugëve të shkatërruara nga lufta dhe mbylljes së vazhdueshme të kalimeve kyçe të ndihmave, sipas “Reuters”.

Në një situatë ku në disa zona janë konstatuar kushte urie, shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, tha të mërkurën se mijëra automjete ndihmash duhet të hyjnë çdo javë për të përballuar krizën e shënuar nga kequshqyerja, mungesa e strehimit dhe kolapsi i infrastrukturës.

“Jemi ende poshtë nivelit që na nevojitet, por po përparojmë… Armëpushimi ka hapur një dritare të ngushtë mundësie, dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP) po lëviz shumë shpejt për të rritur ndihmat ushqimore”, tha për gazetarët në Gjenevë zëdhënësja e WFP-së, Abeer Etefa.

Ajo sqaroi se WFP-ja ende nuk ka filluar shpërndarjen  e ndihmave në qytetin e Gazës, për shkak të mbylljes së dy kalimeve kufitare, Zikim dhe Erez, në veri të enklavës, ku gjendja humanitare është më e rëndë.

“Hyrja në qytetin e Gazës dhe në veriun e territorit është jashtëzakonisht e vështirë”, tha Etefa, duke theksuar se lëvizja e kamionëve me miell gruri dhe pako ushqimore të gatshme nga jugu pengohet nga rrugët e shkatërruara ose të bllokuara.

“Është shumë e rëndësishme që të hapen kalimet në veri , aty ka shpërthyer uria. Për ta kthyer situatën, duhet patjetër të hapen këto pika”.

Megjithëse sasi të vogla ndihmash ushqyese kanë mbërritur në veri, zonë ku luftimet mes Izraelit dhe Hamasit kanë qenë më të ashpra, autokolonat me sasi të konsiderueshme ushqimi nuk po arrijnë të mbërrijnë atje. /Ad.Ab./

 

The post GAZA –  OKB : 560 tonë ushqime hyjnë çdo ditë, por veriu vazhdon të vuajë nga uria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turqia vazhdon ndihmën humanitare për Gazën

13 October 2025 at 08:10

Duke refuzuar të heshtë përballë mizorive në Gaza, Turqia vazhdon përpjekjet e saj për ndihmë humanitare në rajon nën koordinimin e Autoritetit Shtetëror të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), me kontribute nga organet qeveritare dhe organizatat joqeveritare.

“Që nga tetori i vitit 2023, Turqia ka dërguar gjithsej 101.725 tonë ndihma në Gaza nëpërmjet 16 anijeve dhe 14 avionëve. Midis 27 korrikut të vitit 2025 deri më tani 333 kamionë që transportonin furnizime humanitare kanë kaluar në rajon”, shkroi AFAD në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

AFAD theksoi se që nga fillimi i armëpushimit javën e kaluar, operacionet e ndihmës janë përshpejtuar. Në kuadër të kësaj përpjekje, 100 kamionë me ndihmë humanitare, përfshirë furnizime të koordinuara nga AFAD dhe kontribute nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe organizata joqeveritare të tjera vendase, u dorëzuan në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane nga El Arish në pikën kufitare Karem Abu Salem.

Për ditës e nesërme, dërgesa shtesë ndihmash nga Turqia janë planifikuar të përfshijnë 17 kamionë me ushqime, si dhe tre kamionë me batanije dhe tenda turke.

AFAD theksoi se vazhdon të punojë ngushtë me të gjitha institucionet dhe organizatat joqeveritare për të përmbushur nevojat humanitare në rajon.

FOKUS – 150 kamionë me ndihma nisen nga Egjipti për në Gaza

9 October 2025 at 17:37

GAZA, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 150 kamionë kaluan kufirin egjiptian për në Gaza ditën e sotme, sipas burimeve nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane pas njoftimit të një marrëveshjeje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

“Pothuaj 153 kamionë me ndihma humanitare u transportuan nëpërmjet rrugës dytësore nga vendkalimi Rafah në vendkalimin Kerem Abu Salem për t’u dorëzuar në Rripin e Gazës”, shtuan ata.

Midis tyre ishin 80 kamionë të marrë me qira nga OKB-ja, 17 nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane, 21 nga Katari dhe 30 nga Egjipti.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se Izraeli dhe grupi palestinez Hamas kanë nënshkruar fazën e parë të një marrëveshjeje të propozuar nga SHBA-ja për Gazën.

“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit tonë të paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheq trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme”, tha Trump.

Ai theksoi se të gjitha palët do “të trajtohen në mënyrë të drejtë”.

Presidenti amerikan e përshkroi momentin si një “ditë të madhe” për botën arabe dhe myslimane, Izraelin, vendet përreth dhe SHBA-në./ /os/

The post FOKUS – 150 kamionë me ndihma nisen nga Egjipti për në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPANJË- BE-ja jep 1,6 miliardë euro për përmbytjet në Valencia

3 October 2025 at 17:41

BRUKSEL, 3 tetor /ATSH-DPA/ – Spanja do të marrë gati 1,6 miliardë euro nga fondet e Bashkimit Evropian për të ndihmuar në përballimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Valencia, të cilat shkaktuan mbi 230 viktima në tetor 2024, njoftoi sot Komisioni Evropian.

“Shkatërrimi që dëshmuam pothuaj një vit më parë në rajonin e Valencias dhe në të gjithë Spanjën preku thellë Evropën. Kjo katastrofë e lidhur me klimën na bashkoi në dhimbje dhe solidaritet të përbashkët,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë.

Fondet janë “për të mbështetur punën jetike të rimëkëmbjes, riparimit dhe rindërtimit”, shtoi ajo.

Afro 1 miliard euro do të paguhen nga Fondi i Solidaritetit i BE-së për të mbështetur anëtarët e BE-së të prekur nga katastrofa natyrore të rënda ose emergjenca të mëdha shëndetësore.

Një tjetër shumë prej 645 milionë eurosh do të vijë nga fondet që Spanja mund të kërkojë për iniciativat e zhvillimit rajonal dhe që janë riorientuar drejt përpjekjeve të rimëkëmbjes.

Mbështetja financiare duhet ende të aprovohet nga shtetet anëtare të BE-së dhe nga Parlamenti Evropian. /Ad.Ab./

The post SPANJË- BE-ja jep 1,6 miliardë euro për përmbytjet në Valencia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ushtria izraelite arreston aktivistët/ Ndalon anijen me ndihma, ishte nisur drejt Gazës

By: xhir jeta
2 October 2025 at 15:29

Izraeli ka ndaluar anijet e Flotiljes Globale Sumud dhe aktivistët në bord që ishin nisur për të thyer rrethimin e Gazës dhe për t’u dërguar ndihma banorëve të enklavës.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se personat në bord do të transferoheshin në një port izraelit për t’u dëbuar më pas për në Europë.

Teksa një pjesë e anijeve u ndaluan, anëtarë të flotiljes thanë se disa të tjera po lundronin drejt Gazës, duke u afruar me destinacionin e synuar.

Aktivistët thanë se disa anije u goditën nga topat e ujit dhe akuzuan Izraelin se është gati të shkojë në ekstrem për të mbajtur Gazën të uritur dhe të izoluar.

Ministria e Jashtme Izraelite tha se flotilja ishte informuar se po shkelte një bllokadë detare të ligjshme në ujërat pranë Gazës, megjithëse është e paqartë nëse anijet kishin hyrë në zonën e bllokadës.

Në një skenar të ngjashëm si me flotiljen e Lirisë disa muaj më parë, ministria e jashtme izraelite postoi pamje që tregonin Greta Thunberg të ulur në kuvertën e një anijeje dhe një ushtar izraelit që u jepte ujë dhe një xhaketë.

Në nisje, Flotilja Globale Sumud mbante 500 parlamentarë, avokatë dhe aktivistë. Misioni është përpjekja e fundit nga deti për të thyer bllokadën e Izraelit ndaj Gazës, pjesa më e madhe e së cilës është shndërruar në një shkretëtirë rrënojash nga pothuajse dy vjet luftë.

Ndalimi i anijeve u shoqërua me protesta dhe reagime në të gjithë botën. Njerëzit dolën në rrugë në solidaritet me flotiljen në Itali, Spanjë, Kolumbi dhe Argjentinë.

Ndërkohë Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, i bëri thirrje Izraelit që të heqë urgjentisht bllokadën ndaj Gazës dhe të lejojë hyrjen e ndihmave.

Ministria e Jashtme e Turqisë e dënoi nderhyrjen izraelite si një “akt terrorizmi” dhe bëri thirrje që “autorët e këtij sulmi” të mbahen përgjegjës.

Ministri i Jashtëm i Italisë tha se ishte siguruar nga Izraeli se forcat e tij të armatosura nuk do të përdornin dhunë kundër 500 personave në bord, përfshirë politikanë francezë dhe italianë.

Ndërkohë në zhvillime të tjera në Europë, autoritetet gjermane arrestuan tre të dyshuar si anëtarë të Hamasit, që besohet se po përgatiteshin për një akt të rëndë dhune në Gjermani.

Sipas prokurorëve, tre burrat dyshohet se ishin të përfshirë, të paktën nga vera e këtij viti, në sigurimin e armëve të zjarrit dhe municioneve për Hamasin, me qëllim përdorimin e tyre në atentate ndaj institucioneve izraelite ose hebraike në Gjermani./abcnews.al

 

Mijëra viktima nga tërmeti, BE dërgon ndihma në Afganistan, pajisje e ushqime dhe 1 milion euro

2 September 2025 at 16:04

Komisioni Evropian njoftoi se i ka ardhur në ndihmë Afganistanit, pas tërmetit katastrofik që goditi vendin. Mësohet se janë dërguar ndihmë humanitare 1 milion euro dhe 130 ton materiale për të prekurit nga tërmeti. Mbi 1100 persona kanë humbën jetën dhe më shumë se 3,000 të të tjerë janë plagosur. Të paktën 8,000 shtëpi janë të dëmtuara.

Zëdhënësja e shtypit e Komisionit, Eva Hrdchirova deklaroi: “ndihma jonë për Afganistanin është tashmë në rrugë e sipër. Ne reaguam menjëherë ndaj lajmit të pakëndshëm për tërmetin. Dy fluturime me ndihmë humanitare nga BE pritet të mbërrijnë në Kabul brenda javës, duke transportuar 130 ton artikuj thelbësorë si tenda, ilaçe, ujë, veshmbathje dhe artikuj higjiene”.

Përveç kësaj, Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 1 milion euro nga Fondi i Emergjencës për vendet dhe partnerët që mund të ofrojnë ndihmë në terren.

“Kjo paketë i shtohet angazhimit tonë të gjatë për të mbështetur Afganistanin”, tha ajo.

/abcnews.al/

DW: BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën

1 September 2025 at 09:00

Aktiviteti intensiv diplomatik ka ndryshuar pak në terren për ukrainasit. Tani BE dëshiron të shkojë përtej metodave të provuara dhe të testuara të sanksionimit të Rusisë dhe dërgimit të armëve në Kiev. Kur takohen ministrat e Jashtëm të BE, agjenda e tyre shpesh i ngjan një atlasi botëror. Lista marramendëse deklaratash dhe veprimesh për t’u miratuar, pika […]

The post DW: BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

By: D Marku
9 August 2025 at 21:29

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente jordaneze, kanë kryer sot hedhjen në zona të veçanta të ndihmës humanitare prej 8.5 ton ushqimesh, në Rripin e Gazës, një zonë e shkatërruar dhe në prag të urisë.

Operacioni u përfundua me pjesëmarrjen e dy avionëve transportues (C-130H dhe C-27J) të Forcave Ajrore Helene (HAF) me personelin e tyre përkatës, si dhe personelin nga Komanda e Luftës Speciale (SWCC).

Greqia do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur, lirimin e pengjeve dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza. Është detyrë e të gjithëve ne të ndalojmë menjëherë vuajtjet njerëzore”, ka deklaruar me një postim në rrjetin Facebook kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis .

Sipas tij, operacioni në fjalë u organizua në bashkëpunim me vendet e Bashkimit Evropian dhe Lindjes së Mesme dhe synonte të mbështeste nevojat themelore të njerëzve në  një rajon, banorët e të cilit vuajnë tejmase.

The post Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët appeared first on Albeu.com.

FOKUS – BM më shumë ndihma për Gazën, ndërsa Izraeli propozon zgjerimin e luftës

LONDËR, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një tjetër ndihmë prej 8,5 milionë paund (11,4 milionë dollarë) të OKB-së për Gazën, pasi Izraeli zbuloi planet për të zgjeruar operacionet e tij ushtarake në territor.

Ministrja e Zhvillimit, Jenny Chapman tha se paratë do të “ndihmonin në adresimin e nevojës urgjente” në Gaza, por vetëm nëse Izraeli lejonte që rajoni të “furnizohej bollshëm me  ndihma”.

Ajo tha se ”është e papranueshme që kaq shumë ndihmë të presë në kufi. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ofrojë më shumë përmes partnerëve tanë, dhe ne kërkojmë që qeveria e Izraelit të lejojë që më shumë ndihmë të kalojë në mënyrë të sigurt”.

“Sasia e pamjaftueshme e furnizimeve që kalojnë po shkakton skena të tmerrshme dhe kaotike, ndërsa civilët e dëshpëruar përpiqen të kenë akses në sasi të vogla ndihme”, shtoi ajo.

Paratë, që do të dorëzohen përmes Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), janë pjesë e një angazhimi prej 101 milionë paund të Mbretërisë së Bashkuar për Territoret e Pushtuara Palestineze këtë vit.

OCHA ka paralajmëruar për uri të përhapur midis 2,1 milionë banorëve të Gazës, së bashku me vështirësi në aksesin në ujë për shkak të një vale të fortë të nxehtësisë dhe “pengesa të konsiderueshme dhe vonesa të tjera” në përpjekjet e OKB-së për të ofruar ndihmë.

Njoftimi i Mbretërisë së Bashkuar vjen pasi sekretari i Jashtëm, David Lammy iu bashkua homologëve të tij nga Australia, Italia, Gjermania dhe Zelanda e Re për të dënuar planet izraelite për të përshkallëzuar konfliktin duke marrë kontrollin e Qytetit të Gazës./ a.jor.

The post FOKUS – BM më shumë ndihma për Gazën, ndërsa Izraeli propozon zgjerimin e luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Danimarka, Norvegjia dhe Suedia blejnë armë amerikane për Kievin

BRUKSEL, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Danimarka, Norvegjia dhe Suedia kanë njoftuar një angazhim të përbashkët prej afërsisht 500 milionë dollarësh për të blerë armë amerikane si pjesë e programit të mbështetjes ushtarake të koordinuar nga NATO.

“Jam mirënjohës ndaj Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë për veprimin e tyre të shpejtë për të financuar një paketë mbështetjeje ushtarake amerikane për Ukrainën”, shkroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në X.

”Këto ndihma do të sigurojnë pajisje shpëtimtare dhe furnizime thelbësore në vijat e frontit, duke forcuar pozicionin e Ukrainës dhe duke e ndihmuar atë të pengojë agresionin në ndjekje të paqes së qëndrueshme”, theksoi Rutte./   /os/

 

The post FOKUS – Danimarka, Norvegjia dhe Suedia blejnë armë amerikane për Kievin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Australia dhuron 11 milionë euro ndihma

GAZA, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Qeveria australiane ka njoftuar se do të dhurojë 20 milionë dollarë australianë shtesë (rreth 11,2 milionë euro) për organizatat humanitare që punojnë për të shpërndarë ushqim dhe furnizime mjekësore në Gaza.

Që nga fillimi i luftës, më 7 tetor 2023, Kanberra ka dhuruar 130 milionë dollarë australianë në ndihmë humanitare për civilët në Gaza dhe Liban, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë australiane të Punëve të Jashtme.

“Australia i është bashkuar vazhdimisht thirrjes ndërkombëtare që Izraeli të lejojë rifillimin e plotë dhe të menjëhershëm të ndihmës për Gazën, në përputhje me urdhrat detyrues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, komentoi ministrja e Jashtme Penny Wong.

“Vuajtjet dhe uria e civilëve në Gaza duhet të marrin fund”, shtoi ajo./ /os/

The post GAZA – Australia dhuron 11 milionë euro ndihma appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Gjermania: Izraeli duhet të sigurojë furnizime për Gazën

BERLIN, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane vëren një përparim të vogël fillestar në ndihmën humanitare për popullsinë në Rripin e Gazës, sipas zëdhënësit Stefan Kornelius edhe pse, sipas tij, kjo mbetet e pamjaftueshme për të lehtësuar emergjencën.

Komentet e Kornelius u bënë, ndërsa ministri i Jashtëm, Johann Wadephul informoi kabinetin e sigurisë në mbyllje të vizitës së tij në Izrael dhe Bregun Perëndimor.

“Izraeli mbetet i detyruar të sigurojë furnizim gjithëpërfshirës edhe me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera humanitare”, tha Kornelius.

“Në të njëjtën kohë, qeveria gjermane është e shqetësuar për informacionin që tregon se sasi të mëdha të furnizimeve me ndihmë po mbahen nga Hamasi dhe organizatat kriminale”, theksoi ai.

Sipas burimeve gjermane të sigurisë, midis gjysmës dhe të gjitha furnizimeve me ndihmë që arrijnë në Rripin e Gazës po devijohen nga grupi islamik palestinez Hamas ose organizata të tjera kriminale.

”Rripi i Gazës po përballet me kërcënimin e urisë”, tha OKB.

Izraeli kontrollon të gjitha pikat e hyrjes në zonë dhe për disa muaj, nuk lejoi asnjë ose vetëm dërgesa minimale ndihmash të kalonin nëpër të, në një përpjekje për të rritur presionin mbi Hamasin.

Por, Izraeli lejoi dërgesa më të mëdha ndihmash nëpërmjet rrugëve tokësore dhe gjithashtu lejoi dërgesa nga ajri që nga java e kaluar dhe 220 kamionë kanë sjellë furnizime me ndihma në zonë çdo ditë.

Aktualisht, dy nga tre tubacionet kryesore të ujit në Rripin e Gazës janë në funksion, si dhe një nga 10 linjat e transmetimit të energjisë.

Por, çmimi i miellit është në një shifër të pabesueshme prej 80 eurosh (92 dollarë) për kilogram./  a.jor.

The post FOKUS – Gjermania: Izraeli duhet të sigurojë furnizime për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndihmat nuk mundin urinë/ Gaza, turmat e njerëzve presin në rrugë kamionët e OKB

By: D Marku
1 August 2025 at 22:11

Edhe pse bllokada izraelite u lehtësua për të paktën 10 orë në ditë dhe disa vende po hedhin ndihma nga ajri, kjo nuk është mjaftueshëm për palestinezët që prej muajsh janë përballur me mungesë të theksuar të ushqimeve.

“Associated Press” shpjegon se grupet e ndihmës dhe vetë palestinezët thonë se ndryshimet kanë qenë graduale dhe mbi të gjitha janë shumë pak, për të ndryshuar skenarin më të keq të urisë që po ndodh në territorin e shkatërruar nga lufta.

Masat e reja kanë sjellë një rritje të numrit të kamionëve me ndihma që hyjnë në Gaza, por pothuajse asnjë prej tyre nuk arrin në depot e OKB për shpërndarje.

Pothuajse të gjithë kamionët zbrazen në moment nga turmat që i presin në rrugë, por mes tyre nuk ka vetëm njerëz të uritur, por edhe banda të armatosura që plaçkitin mallrat për t’i shitur më pas.

Pavarësisht se shpërndarja e ndihmave pritej të bëhej në mënyrë më të koordinuar gjatë pauzës taktike të njoftuar nga Izraeli, kjo nuk ka ndodhur. Ende shumë palestinezë vriten ose plagosen në përpjekje për të marrë ushqim. Sipas dëshmitarëve, janë ushtarët izraelitë ata që hapin zjarr rreth kamionëve të ndihmës.

Sistemi alternativ i shpërndarjes së ushqimit i drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga Izraeli është pikërisht vendi ku rastet fatale janë më të shumta.

Nga ana tjetër grupet e ndihmës përsërisin se ndihmat nga ajri ofrojnë vetëm një pjesë të vogël në krahasim me sasinë që mund të furnizohet nga kamionët. Gjithashtu, shumë pako janë hedhur në zona tani të paarritshme dhe të tjera kanë rënë në det, duke e bërë ushqimin të pakonsumueshëm.

Raportet më të fundit vijnë teksa i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, vizitoi Rripin e Gazës, ku u ndal në një qendër të shërbimit të ndihmave humanitare në qytetin Rafah. Witkoff u ndal në një nga pikat e Fondacionit humanitar të Gazës, megjithatë për disa palestinezë që folën për BBC, ky ishte një teatër i Izraelit

The post Ndihmat nuk mundin urinë/ Gaza, turmat e njerëzve presin në rrugë kamionët e OKB appeared first on Albeu.com.

FOKUS – Kamionët me ndihma humanitare hyjnë në Gazë për të katërtën ditë radhazi

30 July 2025 at 16:29

TEL AVIV, 30 korrik /ATSH-DPA/- Ndihma humanitare ka hyrë në Rripin e Gazës për të katërtën ditë radhazi, ndërsa autoritetet izraelite përballen me presion në rritje për të lehtësuar kushtet katastrofike për palestinezët.

Organizata ushtarake izraelite COGAT tha se 220 kamionë me ndihma kaluan sot në brezin bregdetar dhe po prisnin shpërndarjen.

Më shumë se 200 kamionë me ndihma hynë dje në Gazë, të cilat iu dorëzuan punonjësve të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera për shpërndarje.

Të dielën, Izraeli lejoi shpërndarjen e ndihmave në shkallë të gjerë – për herë të parë pas disa muajsh.

Që atëherë, rreth 200 kamionë në ditë kanë hyrë në Gazë – një rritje e konsiderueshme, por jo aq sa është e nevojshme.

Sipas OKB-së, vëllimi aktual i ndihmës përmbush më pak se gjysmën e nevojave të një popullsie që ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se po përballet me krizën e urisë.

Përpara se Izraeli të shtrëngonte bllokadën e tij në mars, rreth 500 kamionë hynin në Gazë çdo ditë.

Autoriteti kryesor ndërkombëtar për krizat ushqimore paralajmëroi dje se në Rripin e Gazës, aktualisht po zhvillohej skenari më i keq i urisë. //a.i/

 

The post FOKUS – Kamionët me ndihma humanitare hyjnë në Gazë për të katërtën ditë radhazi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZË – Mbi 50 paleta me ushqime të hedhura nga ajri nga shtetet arabe

29 July 2025 at 17:11

TEL AVIV, 29 korrik /ATSH-DPA/- Avionët nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hedhur edhe 52 paleta të tjera me ushqim mbi Rripin e Gazës, tha sot ushtria izraelite.

“Avionët egjiptianë gjithashtu ndihmuan në hedhjen nga ajri të ushqimeve – për herë të parë që nga e diela – kur Izraeli lejoi aksesin e ndihmave në territorin e izoluar palestinez pas disa muajsh kufizimesh”, tha ushtria izraelite (IDF).

Ushtria izraelite njoftoi dje se po zbaton pauza “humanitare” të përditshme për të lejuar që ndihma të shpërndahet në mënyrë të sigurt në Rripin e sulmuar – mes paralajmërimeve ndërkombëtare për krizën e urisë.

IDF tha se Egjipti, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe koordinuan hedhjet nga ajri të ndihmave së bashku me Izraelin.

Organizatat e ndihmës, përfshirë Mjekët pa Kufij, e kanë kritikuar metodën e ofrimit të ndihmave – si joefektive dhe të kushtueshme krahasuar me shpërndarjen e ndihmës me kamionë.

Ata gjithashtu kanë theksuar rrezikun që u paraqitet civilëve në pritje nga hedhja e paletave, të cilat janë të bashkangjitura në parashuta.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha sot se dy avionë ushtarakë ishin duke udhëtuar drejt Jordanisë, nga ku do të fillonin gjithashtu hedhjet e ndihmave nga ajri në Gazë. //a.i/

The post GAZË – Mbi 50 paleta me ushqime të hedhura nga ajri nga shtetet arabe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Edhe 260 kamionë të tjerë me ndihma hyjnë në zonë

29 July 2025 at 11:39

TEL AVIV, 29 korrik /ATSH-DPA/Sipas autoriteteve izraelite, 260 kamionë që transportonin ndihma humanitare hynë sot në Rripin e Gazës, pasi Izraeli filloi të lejojë më shumë furnizime në territorin palestinez.

“Dyqind e gjashtëdhjetë kamionë të tjerë kanë hyrë në Gaza dhe tani po presin të mblidhen dhe të shpërndahen”, shkroi në platformën X COGAT, autoriteti ushtarak izraelit përgjegjës për aprovimin dhe koordinimin e ndihmave.

Këto dërgesa janë tepër të nevojshme për popullsinë civile palestineze të Gazës, për të cilën organizatat humanitare thonë se po përballet me nivele të paprecedenta urie për shkak të ofensivës së vazhdueshme ushtarake izraelite në këtë zonë.

Duke përshëndetur ndihmën e re që po mbërrin, koordinatori i emergjencave i OKB-së, Tom Fletcher tha se dërgesat janë vetëm një “pikë në oqean” krahasuar me nevojat reale, duke theksuar se ditët në vijim janë vendimtare për mirëqenien e popullsisë në Gaza.

Ndërsa presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për të lejuar më shumë ndihma po rritet, ushtria izraelite njoftoi dje se do të vëzhgojë një “pauzë taktike ditore të vetëdeklaruar të veprimeve ushtarake për qëllime humanitare” në disa zona të Gazës.

Pauza do të zbatohet në zonën al-Mawasi në jugperëndim të rripit bregdetar, në Deir al-Balah në qendër dhe në qytetin e Gazës në veri, zona këto ku ushtria izraelite aktualisht nuk po vepron, sipas saj./  /Ad.Ab./

 

The post GAZA – Edhe 260 kamionë të tjerë me ndihma hyjnë në zonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Gjermania dhe Jordania transport të përbashkët ajror për ndihmat në Gaza

BERLIN, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Gjermania planifikon të mundësojë një transport ajror për të ofruar ndihmë humanitare në Rripin e Gazës me mbështetjen e Jordanisë, deklaroi kancelari i Thesarit, Friedrich Merz.

”Operacioni do të fillojë menjëherë”, tha ai pas një takimi të kabinetit.

”Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius do të bashkëpunojë ngushtë me Francën dhe Britaninë e Madhe … të dyja të cilat kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u bashkuar me përpjekjet për të transportuar ushqim dhe ndihmë”, theksoi Merz.

“Ne e dimë se kjo mund të jetë vetëm një ndihmë e vogël për popullin e Gazës, por të paktën është një kontribut që jemi të lumtur ta japim”, shtoi ai.

Merz nuk përmendi masa specifike, por tha se Gjermania mund të paraqesë një propozim në Komisionin Evropian.

Pezullimi i furnizimeve me armë dhe pezullimi i Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael janë përmendur si opsione të mundshme./   /os/

The post FOKUS – Gjermania dhe Jordania transport të përbashkët ajror për ndihmat në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌