Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Është një përpjekje për tutoracion ndërkombëtar”, Hamasi hedh poshtë planin amerikan për Gazën

By: M C
17 November 2025 at 16:41

Grupi islamist palestinez Hamas ka kritikuar një projektrezolutë të Këshillit të Sigurimit të mbështetur nga SHBA- të mbi të ardhmen e Gazës, duke e quajtur atë një “përpjekje për të imponuar tutelën ndërkombëtare” në territor. Hamasi dhe grupe të tjera palestineze thonë se shohin “rreziqe” në projektrezolutën, e cila bën thirrje për vendosjen e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi.

“Marrëveshja e propozuar hap rrugën për dominim të jashtëm në vendimmarrjen kombëtare palestineze, duke transferuar administrimin e Gazës dhe projektet e rindërtimit në një entitet ndërkombëtar mbikombëtar me kompetenca të gjera — duke i hequr në mënyrë efektive palestinezëve të drejtën për të menaxhuar punët e tyre”, tha grupi në një deklaratë.

Sipas Hamasit, përpjekjet humanitare duhet të “kryhen përmes institucioneve të përshtatshme palestineze nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara” dhe “të bazuara në respektin për sovranitetin palestinez dhe nevojat e popullsisë”.

Ndihma nuk duhet të përdoret për të margjinalizuar institucionet palestineze, tha grupi. Ai gjithashtu konfirmoi se hedh poshtë “çdo kusht që lidhet me çarmatimin e Gazës”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po diskuton sot situatën në Lindjen e Mesme, një muaj pasi hyri në fuqi një armëpushim pas më shumë se dy vitesh lufte në Gaza. Projektrezoluta e administratës amerikane pritet gjithashtu të jetë në axhendë.

Ajo mbështetet nga aktorë rajonalë, përfshirë Egjiptin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistanin, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Turqinë, ndër të tjera.

Vendet perëndimore kanë bërë thirrje që plani i paqes në Gaza të sigurohet përmes një mandati të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përveç çarmatosjes së Hamasit, ky plan parashikon një fazë të dytë me përfshirjen e ushtarëve të huaj për të stabilizuar enklavën bregdetare dhe një qeveri kalimtare të përbërë nga teknokratë palestinezë.

The post “Është një përpjekje për tutoracion ndërkombëtar”, Hamasi hedh poshtë planin amerikan për Gazën appeared first on Albeu.com.

FOKUS – Rikthehet armëpushimi në Gaza pas sulmeve të rënda izraelite

29 October 2025 at 18:27

TEL AVIV, 29 tetor /ATSH/-  Ushtria izraelite tha sot se armëpushimi ishte rikthyer në Gaza, pasi kreu sulme të rënda ajrore gjatë natës në territorin palestinez që shkaktuan vdekjen e 104 personave, përfshirë 46 fëmijë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, sipas NPR.

Sulmet – më vdekjeprurëset që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor – shënuan sfidën më serioze për armëpushimi deri më sot.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se kishte urdhëruar sulmet pasi akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit – për dorëzimin e trupave të pengjeve izraelitë këtë javë.

Kjo u përkeqësua nga sulmet dhe vrasja e një ushtari izraelit gjatë një shkëmbimi zjarri në Rafah, qyteti më jugor në Gaza.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një udhëtim në Azi, mbrojti sulmet, duke thënë se Izraeli ishte i justifikuar në kryerjen e tyre pasi Hamasi vrau ushtarin izraelit, i cili mbante gjithashtu shtetësi amerikane.

Hamasi hodhi poshtë çdo përfshirje në sulmet vdekjeprurëse dhe nga ana tjetër akuzoi Izraelin për një shkelje të hapur të marrëveshjes së armëpushimit.

Gjithashtu, Hamasi tha se do të vononte dorëzimin e trupit të një pengu tjetër izraelit për shkak të sulmeve ajrore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Oren Marmorstein, tha se Hamasi ishte përgjegjës për pasojat e shkeljes së armëpushimit dhe ia atribuoi numrin e lartë të të vdekurve sulmeve të grupit militant që përdori civilët si mburoja njerëzore.

Marmorstein tha se Uashingtoni ishte informuar për sulmet dhe se ato ishin kryer në koordinim të plotë me SHBA-në.//a.i/

The post FOKUS – Rikthehet armëpushimi në Gaza pas sulmeve të rënda izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A mund ta arrijë Trump paqen e përjetshme në Gazë?

27 October 2025 at 13:17

Luftërat e kaluara në Lindjen e Mesme jo vetëm që kanë sjellë vuajtje të mëdha njerëzore, por kanë krijuar edhe rrugë të reja drejt paqes. E njëjta gjë vlen për luftën në dhe rreth Gazës. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë dobësuar ndjeshëm, ndoshta edhe në mënyrë vendimtare, të ashtuquajturin Bosht të Rezistencës – […]

The post A mund ta arrijë Trump paqen e përjetshme në Gazë? appeared first on Reporter.al.

Sa do të kushtojë rindërtimi i Gazës? I dërguari i SHBA: Do të duhen 50 miliardë dollarë

By: lindita
20 October 2025 at 09:28

Rindërtimi i Rripit të Gazës do të kushtojë 50 miliardë dollarë. “Vlerësimet janë në rangun e 50 miliardë dollarëve”, tha Steve Witkoff, i dërguari special i SHBA-së, i cili luajti një rol kyç në negociatat e marrëveshjes së armëpushimit. “Mund të jetë pak më pak; mund të jetë pak më shumë. Mendoj se nuk janë shumë para në atë rajon”, shtoi më tej ai. Witkoff dhe dhëndri i Trump…

Source

TEL AVIV – Izraeli rifillon lejimin e ndihmave në Rripin e Gazës

20 October 2025 at 10:15

TEL AVIV, 20 tetor /ATSH-DPA/- Izraeli ka lejuar hyrjen e mallrave humanitare në Rripin e Gazës pasi më parë kishte ndaluar shpërndarjen e ndihmave pas asaj që i quajti sulme terroriste ndaj forcave të saj që vranë dy persona, thanë sot burimet e sigurisë.

Udhëheqja politike ka urdhëruar që ndihma humanitare të vazhdojë të hyjë në Rripin e Gazës përmes Kalimit të Kerem Shalom dhe kalimeve të tjera pas inspektimit izraelit, në përputhje të plotë me marrëveshjen e nënshkruar”, tha një zyrtar izraelit i sigurisë.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa kalime janë rihapur në të vërtetë për shpërndarjen e ndihmave.

Burimet e sigurisë kishin deklaruar se shpërndarja e ndihmës në Rripin e Gazës u pezullua për shkak të “shkeljes flagrante” të marrëveshjeve të armëpushimit nga grupi militant islamik Hamas.

Sipas ushtrisë izraelite, ushtarët në Rripin jugor të Gazës u sulmuan dje me një raketë antitank, duke rezultuar në vdekjen e dy ushtarëve. Në përgjigje, Izraeli kreu sulmet ajrore më të rënda që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor.

Hamasi i ka hedhur poshtë akuzat për sulme ndaj forcave izraelite.

Burime spitalore raportuan se në sulmet izraelite ishin vrarë 44 palestinezë.

Burime izraelite të sigurisë deklaruan gjithashtu se pika kufitare e Rafahut midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit do të mbetej e mbyllur për trafikun e pasagjerëve deri në një njoftim të mëtejshëm.

Pas zbatimit të armëpushimit, shpërndarja e ndihmave ishte zgjeruar si pjesë e marrëveshjes, me një objektiv prej 600 kamionësh në ditë. /a.i/

The post TEL AVIV – Izraeli rifillon lejimin e ndihmave në Rripin e Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – BM ndërpret fluturimet mbikëqyrëse në Gaza pas kthimit të pengjeve

16 October 2025 at 17:48

LONDËR, 16 tetor /ATSH-DPA/- Britania e Madhe ka përfunduar fluturimet e saj të mbikëqyrjes mbi Gazën pas lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, tha sot Ministria e Mbrojtjes (MoD).

Avionët britanikë të mbikëqyrjes kanë kryer fluturime mbi Gazë që nga dhjetori 2023, pasi qeveria britanike njoftoi që tha se ata ishin të angazhuar vetëm për të gjetur pengje.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se fluturimet kishin përfunduar me arritjen e marrëveshjes se planit të paqes, të hënën – të ndërmjetësuar nga SHBA-ja – që mundësoi lirimin e 20 pengjeve të mbetura gjallë.

Fluturimi i fundit u zhvillua më 10 tetor, tre ditë përpara se marrëveshja e paqes të nënshkruhej zyrtarisht.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey tha se ishte krenar për përpjekjet e Britanisë së Madhe – për të mbështetur kthimin e sigurt të pengjeve dhe profesionalizmin e personelit të shërbimit të përfshirë.

“Kthimi i sigurt i të gjithë pengjeve, së bashku me rivendosjen e menjëhershme të ndihmës, janë hapat e parë në përpjekjet për të siguruar një paqe të qëndrueshme”, shtoi ai. //a.i/

 

The post LONDËR – BM ndërpret fluturimet mbikëqyrëse në Gaza pas kthimit të pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

By: Ela
15 October 2025 at 09:27

Si do bëhet më tej me Hamasin? Sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, milicët në Rripin palestinez të Gazës duhet të çarmatosen tërësisht. Por kjo ende nuk është arritur. Sipas medieve izraelite, si Jerusalem Post, organizata militante-islamike zhvillon luftime të dhunshme kundër grupeve rivalizuese. Si pasojë janë vrarë të paktën 32 vetë. Në rrjetet […]

The post Gazë: Sa realist është çarmatimi i Hamasit? appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – BE mirëpret marrëveshjen për planin e paqes Izrael-Hamas

9 October 2025 at 09:43

BRUKSEL, 9 tetor /ATSH-DPA/- Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian kanë mirëpritur sot marrëveshjen midis Izraelit dhe organizatës militante palestineze “Hamas” mbi fazën e parë të një plani paqeje për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

“Tani, të gjitha palët duhet t’i përmbahen plotësisht kushteve të marrëveshjes. Të gjithë pengjet duhet të lirohen në mënyrë të sigurt. Duhet të vendoset një armëpushim i përhershëm. Vuajtjet duhet të marrin fund”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X.

“Mundësia e sotme duhet të shfrytëzohet”, shtoi ajo.

“Është mundësia për të krijuar një rrugë të besueshme politike drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”, tha Von der Leyen.

“Marrëveshja për fazën e parë të marrëveshjes së paqes në Gaza shënon një progres të madh”, tha shefja e punëve të jashtme të BE-së, Kaja Kallas në X.

“BE do të bëjë çmos për të mbështetur zbatimin e saj”, shtoi ajo.

“Kjo është një mundësi thelbësore që duhet të shfrytëzohet për të hedhur themelet për një paqe të qëndrueshme, të bazuar në një zgjidhje me dy shtete”, tha presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se marrëveshja shënonte një moment vendimtar për paqen në Lindjen e Mesme dhe hap një rrugë që mund t’i japë fund ciklit ndër breza – të dhunës, vuajtjeve dhe terrorit që ka pllakosur rajonin.

“Kjo u jep shpresë të gjithë banorëve në Gaza që kërkojnë një të ardhme paqësore dhe familjeve të atyre pengjeve që ende vuajnë në tunelet e Hamasit”, tha ajo. //a.i/

The post BRUKSEL – BE mirëpret marrëveshjen për planin e paqes Izrael-Hamas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump: Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza

By: Re Nato
9 October 2025 at 07:47

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump u shpreh se të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të përjetshme.

Trump shtoi se të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë.

“Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të dakordësuar si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme.

“Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë” përpara se të falënderojë ndërmjetësuesit dhe kombet e përfshira “që punuan me ne për ta bërë të mundur këtë Ngjarje Historike dhe të Paparë”.  TË LUMUR JANË PAQËBËRËSIT!”, shkruan Trump.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë./abcnews.al

Donald Trump: Ka mundësi reale për një marrëveshje të paqes në Gazë

By: V K
8 October 2025 at 09:08

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët nga Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – mbajtën bisedime indirekte në përvjetorin e dytë të luftës.

“Ne jemi afër që të arrijmë një marrëveshje në Lindjen e Mesme që do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale teksa u takua me kryeministrin kanadez, Mark Carney.

Trump tha se negociatorët amerikanë janë përfshirë në bisedimet që po mbahen në Egjipt.

Shtëpia e Bardhë, tha të hënën se i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndëri i presidentit, Jared Kushner do të luajnë rol në këto bisedime.

“Ka gjasa reale që ne mund të bëjmë diçka”, tha Trump.

“Mendoj se ekziston mundësia që ne të mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Kjo madje shkon përtej situatës në Gazë. Ne duam lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Ekipet tona janë atje dhe pothuajse çdo shtet në botë ka mbështetur planin”, shtoi ai.

The post Donald Trump: Ka mundësi reale për një marrëveshje të paqes në Gazë appeared first on Albeu.com.

GAZA – Të paktën 57 palestinezë të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

2 October 2025 at 21:16

GAZA, 2 tetor /ATSH/- Sulmet izraelite vranë të paktën 57 palestinezë në Rripin e Gazës, thanë sot zyrtarët e shëndetësisë, ndërsa Hamasi po shqyrton ende përgjigjen e tij ndaj propozimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës gati 2-vjeçare, sipas AP.

Plani kërkon që Hamasi të kthejë 48 pengjet e mbetura – rreth 20 prej tyre mendohet se janë ende gjallë – të heqë dorë nga pushteti dhe të çarmatoset në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe përfundimit të luftimeve.

Megjithatë, propozimi, i cili është pranuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, nuk përcakton asnjë rrugë drejt shtetësisë palestineze.

Palestinezët mezi presin që lufta të përfundojë, por shumë prej tyre besojnë se plani favorizon Izraelin, dhe një zyrtar i Hamasit tha se disa elementë ishin të papranueshëm.

Katari dhe Egjipti, dy ndërmjetës kryesorë, thanë se miratimi i propozimit kërkonte më shumë negociata mbi elementë të caktuar. //a.i/

 

The post GAZA – Të paktën 57 palestinezë të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Greqia dhe Italia i kërkojnë Izraelit të garantojë sigurinë e flotës së ndihmës për Gazën

1 October 2025 at 17:57

ATHINË/ROMË, 1 tetor /ATSH-DPA/- Greqia dhe Italia i kanë bërë thirrje Izraelit të garantojë sigurinë e një flotilje ndihmash për Gazën, e përbërë nga më shumë se 40 anije private.

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani i bënë thirrje shtetit izraelit nëpërmjet një deklarate të përbashkët të lëshuar sot.

Ministrat iu drejtuan gjithashtu aktivistëve, duke i nxitur ata të pranonin propozimin e  Patriarkana Latine, Patriarku Latin i Jerusalemit – që synonte uljen e tensioneve.

Patriarkana po ofron të dorëzojë ndihmën te banorët e Gazës në emër të flotiljes, në vend të vetë aktivistëve në anije që shpërndajnë ndihmat.

Më herët, aktivistët refuzuan një ofertë të ngjashme të bërë nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Flotilja “Globale Sumud” përbëhet nga dhjetëra anije që synojnë të dorëzojnë ndihmat në Gaza.

Iniciativa të ngjashme në të kaluarën kanë çuar vazhdimisht në tensione me Izraelin.

Sot pasdite, flotilja ishte pozicionuar pranë brigjeve të Egjiptit dhe po lëvizte drejt Rripit të bllokuar të Gazës. //a.i/

The post FOKUS – Greqia dhe Italia i kërkojnë Izraelit të garantojë sigurinë e flotës së ndihmës për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli: Rreth 800 000 banorë të larguar nga Qyteti i Gazës

29 September 2025 at 19:42

TEL AVIV, 29 shtator /ATSH-DPA/- Rreth 800 000 palestinezë janë larguar nga Qyteti i Gazës – për shkak të ofensivës tokësore të vazhdueshme nga ushtria izraelite, sipas burimeve ushtarake izraelite.

Në ditët e mëparshme, Izraeli vlerësoi largimin e rreth 700 000 banorëve.

Para fillimit të ofensivës së fundit nga ushtria izraelite, rreth 1 milion banorë dhe persona të zhvendosur brenda vendit – jetonin në Qytetin e Gazës.

Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Aktualisht, nuk ka vlerësime të përditësuara palestineze mbi numrin e njerëzve që kanë ikur nga Qyteti i Gazës.

Dëshmitarët okularë konfirmojnë se njerëzit vazhdojnë të ikin nga zona në jug të Rripit të Gazës. Megjithatë, ata thanë se numri i tyre është ulur.

Ushtria e Izraelit filloi ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës rreth dy javë më parë, me qëllim shpërbërjen e organizatës islamiste palestineze “Hamas”, e cila shkaktoi një eksod masiv. //a.i/

The post TEL AVIV – Izraeli: Rreth 800 000 banorë të larguar nga Qyteti i Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VARSHAVË – Wadephul: Zgjidhja për konfliktin në Gaza është e arritshme

29 September 2025 at 16:32

VARSHAVË, 29 shtator /ATSH-DPA/- Një zgjidhje për luftën në Gaza është “e arritshme” falë përpjekjeve të SHBA-së, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.

Në një takim me homologët e tij polakë, francezë dhe ukrainas në Varshavë, Wadephul i bëri thirrje Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas të bien dakord me planin e paqes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Një zgjidhje është e arritshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që tani të kenë guximin për të ndërmarrë hapin e fundit vendimtar”, tha ai.

“Kjo luftë tani duhet të marrë fund dhe Hamasi duhet t’i lejojë më në fund pengjet të kthehen te familjet e tyre”, shtoi Wadephul.

Qeveria gjermane ka punuar shumë në muajt e fundit për të arritur në këtë fazë. Tani është koha për të hapur derën për paqe afatgjatë”, shtoi ai.

Berlini është i bindur se vetëm një zgjidhje e negociuar me dy shtete do të sjellë paqe dhe se Hamasi nuk mund të luajë më asnjë rol në qeverisjen e Gazës.

Trump do t’i paraqesë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu një plan për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm sot në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë.

“Konsultimet mbi planin janë në fazat përfundimtare”, tha Trump për Axios.//a.i/

The post VARSHAVË – Wadephul: Zgjidhja për konfliktin në Gaza është e arritshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse Italia dërgoi një fregatë tek flota e Gazës?

By: Ela
25 September 2025 at 15:31

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, njoftoi se anija “Fasan” e marinës italiane do të ndihmojë për operacione të mundshme shpëtimi. Rreth 50 anije të flotës Sumud ndodhen aktualisht pranë ishullit grek të Kretës në Detin Mesdhe. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i kishte bërë më parë thirrje Izraelit të garantonte sigurinë e flotës. Midis aktivistëve […]

The post Pse Italia dërgoi një fregatë tek flota e Gazës? appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Protesta kundër luftës në Gaza parashikon pjesëmarrje rekord

23 September 2025 at 14:30

BERLIN, 23 shtator /ATSH-DPA/- Dhjetëra mijëra njërëz pritet të marrin pjesë të shtunën në Berlin -në një protestë të madhe kundër luftës në Gaza.

“Protesta “Të gjithë sytë nga Gaza” pritet të jetë demonstrata më e madhe në Gjermani në solidaritet me Gazën”, tha sot bashkëorganizatori Jules El-Khatib në një konferencë për shtyp.

“Deri më tani, protesta më e madhe ishte me pjesëmarrjen e 50 000 personave në Berlin. Ne duam ta tejkalojmë këtë shifër”, tha ai.

Protesta po organizohet nga një aleancë prej 50 shoqatash, duke përfshirë “Amnesty International”, “Medico International” dhe përfaqësues nga komunitetet palestineze dhe hebraike në kryeqytetin gjerman.

Organizatorët akuzojnë Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, një akuzë që qeveria izraelite e ka mohuar me vendosmëri.

Thirrja për demonstratën thotë: “Ne dënojmë të gjitha krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, pavarësisht nëse ato kryhen nga aktorë izraelitë apo palestinezë”.

Megjithatë, mes ofensivës së vazhdueshme izraelite në Gaza, kritika kryesore i drejtohet qeverisë izraelite dhe mbështetësve të saj.

Protesta bën thirrje për një fund të “bashkëpunimit gjerman”, duke përfshirë një embargo ushtarake ndaj Izraelit, mbështetje për një armëpushim dhe rritjen e përpjekjeve për të siguruar lirimin e të gjitha viktimave të krimeve të luftës – që janë të ndaluara në mënyrë të paligjshme – mijëra prej tyre në burgjet izraelite dhe dhjetëra të tjerë të mbajtur peng në Gaza.

Protesta, fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej përpara ndërtesës së parlamentit, por u zhvendos në monumentin “Victory Column” – në marrëveshje me autoritetet e Berlinit, thanë organizatorët. //a.i/

The post BERLIN – Protesta kundër luftës në Gaza parashikon pjesëmarrje rekord appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZË – Të paktën 13 të vrarë në një sulm pranë Spitalit Al-Shifa

17 September 2025 at 20:25

TEL AVIV, 17 shtator /ATSH-DPA/- Të paktën 13 palestinezë janë vrarë në sulmin e dyshuar izraelit në Qytetin e Gazës pranë Spitalit al-Shifa, sipas burimeve mjekësore.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se raportet po hetoheshin.

Banorët deklaruan se anëtarët e një familjeje që po largohej nga jugu u goditën gjithashtu.

Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi më herët se të paktën 45 persona ishin vrarë sot në sulme të ndara në Rripin e Gazës, përfshirë 32 të vrarë në Qytetin e Gazës.

Izraeli nisi dje një ofensivë tokësore në Qytetin e Gazës. Sipas qeverisë, qëllimi është të shpërbëjë organizatën islamike Hamas dhe të sigurojë lirimin e pengjeve të mbetura izraelite.

Lufta në Gazë filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi dhe terroristë të tjerë islamistë nisën sulmin ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1 200 persona dhe duke rrëmbyer më shumë se 250 në Rripin e Gazës.

“Që atëherë, më shumë se 65 000 palestinezë në territorin bregdetar janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi. //a.i/

The post GAZË – Të paktën 13 të vrarë në një sulm pranë Spitalit Al-Shifa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DOHA – Arabia Saudite dënon operacionin tokësor izraelit në Qytetin e Gazës

17 September 2025 at 18:45

DOHA, 17 shtator /ATSH/- Katari dhe Arabia Saudite dënuan sot vendimin izraelit për të zgjeruar sulmin e tij të vazhdueshëm ushtarak në Qytetin e Gazës, duke e konsideruar një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

Ushtria izraelite zgjeroi ofensivën e saj në qytetin me popullsi të dendur, si pjesë e planit të Tel Avivit për të pushtuar plotësisht zonën.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Katarit e dënoi sulmin duke e quajtur një zgjatim të luftës së gjenocidit kundër popullit vëllazëror palestinez dhe një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

“Përshkallëzimi izraelit kërcënon paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, paralajmëroi ministria – duke bërë thirrje për solidaritet ndërkombëtar vendimtar për ta detyruar Izraelin të përmbushë rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar.

Arabia Saudite dënoi me forcë operacionet vdekjeprurëse ushtarake në Rripin e Gazës dhe krimet e vazhdueshme kundër palestinezëve – mes dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për të marrë masa efektive për t’i dhënë fund kësaj qasje kriminale.

“Mbretëria paralajmëron për rrezikun e madh të politikës së vazhdueshme të përgjakshme të Izraelit kundër Rripit të Gazës dhe popullsisë së tij”, tha ministria.

Ajo u bëri thirrje anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – të miratojnë rezoluta të menjëhershme për të ndaluar mekanizmin e Izraelit për vrasje, uri dhe zhvendosje – kundër palestinezëve dhe të zbatojnë me vendosmëri të gjitha rezolutat ndërkombëtare përkatëse mbi autoritetet pushtuese izraelite.

Ushtria izraelite ka vrarë pothuajse 65,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Bombardimet e pamëshirshme e kanë bërë enklavën të pabanueshme dhe kanë çuar në uri dhe përhapjen e sëmundjeve.

Të martën, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së mbi Territorin e Pushtuar Palestinez konfirmoi se Izraeli kishte kryer gjenocid në Gaza.//a.i/

The post DOHA – Arabia Saudite dënon operacionin tokësor izraelit në Qytetin e Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

By: M C
13 September 2025 at 23:18

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës në Gaza pas sulmeve ajrore të fundit në Doha.

“Udhëheqësit terroristë të Hamasit që jetojnë në Katar nuk interesohen për fatin e popullit të Gazës. Ata kanë bllokuar përpjekjet për armëpushim me qëllim që ta zgjasin luftën për një kohë të pacaktuar. Eliminimi i tyre do të lejonte eliminimin e pengesës kryesore për lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe përfundimin e luftës,” shkroi ai në një postim në Twitter.

Familjet e pengjeve, nga ana e tyre, e akuzojnë Netanyahun se është një pengesë për përfundimin e luftës në Gaza.

“Operacioni që u zhvillua në Katar dëshmoi pa asnjë dyshim se ekziston një pengesë për kthimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës: Kryeministri Netanyahu. Sa herë që është gati të arrihet një marrëveshje, Netanyahu e saboton atë”, tha Forumi i Familjeve të Pengjeve në një deklaratë të lëshuar sot.

The post “Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës appeared first on Albeu.com.

Izraeli: Mbi 250 mijë banorë janë larguar nga Gaza

By: Re Nato
13 September 2025 at 17:34

Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë të tjera të territorit palestinez në javët e fundit, që kur Izraeli intensifikoi sulmet e tij ndaj qendrës më të madhe urbane të Gazës.

“Sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, më shumë se çerek milion banorë të qytetit të Gazës janë larguar nga qyteti për sigurinë e tyre”, tha në X zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afër 1 milion palestinezë jetojnë në dhe përreth Qytetit të Gazës.

Më 13 shtator, ushtria izraelite lëshoi pamflete nga ajri duke iu bërë thirrje banorëve të qarqeve perëndimore që të evakuohen, teksa agjencia për mbrojtje civile e Gazës raportoi për sulme të vazhdueshme.

“Ushtria izraelite po operon me forcë shumë intensive në zonën tuaj dhe është e përkushtuar që ta shkatërrojë dhe mposhtë Hamasin [grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian]”, thuhet në pamflet.

❌
❌