Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden

By: Brisi
22 December 2025 at 13:04

Administrata Trump po tërheq gati 30 diplomatë karriere nga postet ambasadoriale dhe poste të tjera të larta në ambasadë, ndërsa po përpiqet të riformësojë qëndrimin diplomatik të SHBA-së jashtë vendit me personel që konsiderohet se mbështet plotësisht prioritetet “Amerika e Para” të Presidentit Donald Trump, shkruajnë mediat e huaja. Shefat e misioneve në të paktën […]

The post Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden appeared first on BoldNews.al.

Vjen reagimi i Danimarkës pasi Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për Grenlandë

22 December 2025 at 14:11


Danimarka pret që të gjitha kombet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të respektojnë sovranitetin e saj territorial pasi pesidenti i SHBA-së, Donald Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për ta vënë Grenlandën nën kontrollin e Uashingtonit, tha të hënën ministri i Jashtëm, Lars Løkke Rasmussen.

Rasmussen tha në një deklaratë se ndërsa emërimi "konfirmon interesin e vazhdueshëm amerikan në Grenlandë", Danimarka këmbëngul se "të gjithë - përfshirë SHBA-në - duhet të tregojnë respekt për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës".

Transmetuesit danezë TV2 dhe DR raportuan se Rasmussen më vonë tha se do të thërriste ambasadorin e SHBA-së në Kopenhagen, Kenneth Howery, për një takim në ministri.

"E kemi thënë më parë. Tani e themi përsëri. Kufijtë kombëtarë dhe sovraniteti i shteteve janë të rrënjosura në të drejtën ndërkombëtare", thanë kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe homologu i saj i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen në një deklaratë të përbashkët.

"Ato janë parime themelore. Nuk mund të aneksosh një vend tjetër. As me një argument për sigurinë ndërkombëtare".

“Grenlanda u përket grenlandezëve dhe SHBA-të nuk do ta pushtojnë Grenlandën”, shtuan ata në deklaratën e dërguar me email nga zyra e Frederiksen. “Ne presim respekt për integritetin tonë të përbashkët territorial”.

Nielsen i Grenlandës shkroi më parë në Facebook se territori gjysmë-autonom danez ishte “zgjuar përsëri me një njoftim të ri nga presidenti i SHBA-së, por kjo nuk ndryshon asgjë për ne në vend”.

“Grenlanda u përket grenlandezëve dhe integriteti i saj territorial duhet të respektohet”, shkroi Nielsen, duke shtuar se ndërsa territori mirëpret bashkëpunimin me kombe të tjera, kjo duhet të bëhet me respekt për grenlandezët dhe vlerat e tyre.

Ndryshe, Trump njoftoi të dielën se po emëronte Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si të dërguar special në Grenlandë, duke thënë se Landry “e kupton sa thelbësore është Grenlanda për sigurinë tonë kombëtare”.

E Landry shkroi në X se "është një nder t'ju shërbej në këtë pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së".

Trump ka kërkuar vazhdimisht juridiksionin e SHBA-së mbi ishullin e gjerë dhe të pasur me minerale të Atlantikut të Veriut gjatë tranzicionit të tij presidencial dhe muajve të parë të mandatit të tij të dytë.

Ai madje nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e territorit të vendosur strategjikisht. /Telegrafi/

Manovra strategjike e Italisë me arin

22 December 2025 at 12:32

Qeveria e Italisë ka propozuar një amendament në ligjin e buxhetit për vitin 2026, sipas të cilit ari i mbajtur nga Banka e Italisë “i përket popullit italian”, dhe jo “shtetit”. Kjo fjali mund të duket e padëmshme – kush do të pretendonte të kundërtën? – megjithatë ajo ka shkaktuar një valë spekulimesh të shqetësuara, […]

The post Manovra strategjike e Italisë me arin appeared first on Reporter.al.

Nicki thotë ‘model’ për Trump: Reperja befason me mbështetjen e hapur politike

By: gaze tare
22 December 2025 at 11:36

Reperja e famshme Nicki Minaj bëri një paraqitje surprizë të dielën në një tubim konservatorësh në Arizona, të organizuar nga Turning Point USA, i cili ishte gjithashtu një aktivitet përkujtimor për aktivistin e ndjerë Charlie Kirk. Gjatë fjalimit të saj, Minaj shprehu mbështetje të hapur për Presidentin Donald Trump dhe Zëvendëspresidentin JD Vance, duke i quajtur ata “modele” për të rinjtë.

Minaj u intervistua në skenë nga Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk dhe udhëheqësja e re e Turning Point USA. Ajo foli për ndryshimin e qëndrimit të saj politik, duke pranuar se në të kaluarën kishte kritikuar Trumpin, por tani ndiente admirim për udhëheqjen e tij. Reperja tha se “është në rregull të ndryshosh mendje”, duke theksuar rëndësinë e të shprehurit të lirë të ideve.

Paraqitja e saj në AmericaFest ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi Minaj më parë kishte qenë kritike ndaj politikave të Trump, përfshirë politikën e emigracionit në vitin 2018, kur ajo e kishte quajtur veten një emigrante ilegale që kishte ardhur në SHBA në moshën 5-vjeçare.

Gjatë fjalimit, Minaj ironizoi Guvernatorin e Kalifornisë Gavin Newsom dhe shprehu mbështetje për qëndrimet e Trumpit mbi dhunën ndaj të krishterëve në Nigeri. Ajo theksoi se është lodhur duke u “shtyrë përreth” dhe se njerëzit nuk po mendojnë më në mënyrë kritike.

Megjithë reagimet negative nga industria e argëtimit, Minaj tha se nuk i kushton vëmendje kritikave. “Ne jemi fëmijët cool,” tha ajo, duke e mbyllur fjalimin me tone sfiduese dhe vetëbesim.

Nicki Minaj, e lindur në Trinidad dhe Tobago, është e njohur për hite si “Anaconda”, “Starships” dhe “Super Freaky Girl”, dhe ka marrë 12 nominime për çmimet Grammy.

The post Nicki thotë ‘model’ për Trump: Reperja befason me mbështetjen e hapur politike appeared first on iconstyle.al.

Kështu Trumpi po ushtron kontroll në Amerikën Latine

22 December 2025 at 10:41


Nga: Jordana Timerman / The Guardian (titulli: Reward countries that toe the line, punish those that don’t: that’s how Trump is exerting control in Latin America)
Përkthimi: Telegrafi.com

Për një brez të tërë, Amerika Latine ka qenë vend me stabilitet të paqëndrueshëm. E karakterizuar në aspektin sipërfaqësore prej protestave, lëkundjeve politike dhe skandaleve spektakolare, pjesa më e madhe e rajonit, që prej demokratizimit në vitet 1980-‘90, ka mbetur kryesisht demokratike dhe pa luftëra mes shtetesh. Edhe pse e plagosur nga dhuna e grupeve të armatosura dhe organizatave kriminale gjithnjë e më të fuqishme, ajo, në përgjithësi, e ka justifikuar nofkën që ia ka vënë vetes si “zonë paqeje”.

Kjo është arsyeja pse ky vit është ndier aq tronditës. Gjatë gjithë vitit 2025, vitit të parë të mandatit të dytë të Donald Trumpit, analistët kanë analizuar në mënyrë obsesive mundësinë e ndërhyrjeve ushtarake amerikane në një hemisferë që dikur përkufizohej nga mbrojtja e bashkuar e sovranitetit kombëtar. Por, fiksimi për të kuptuar nëse presioni në rritje i Uashingtonit ndaj Nicolás Maduros paralajmëron një pushtim fizik të Venezuelës, ka larguar vëmendjen nga historia e vërtetë: ndryshimi më i madh drejt ndërhyrjes së drejtpërdrejtë tashmë ka ndodhur - dhe është përballur me shumë pak rezistencë. Më shumë se 100 persona janë vrarë në sulmet detare amerikane të cilat ekspertët i përshkruajnë si ekzekutime jashtëgjyqësore, dhe kundërshtimet më të forta nuk kanë ardhur nga presidentët e Amerikës Latine apo nga organizatat rajonale, por nga Kongresi amerikan.

Uashingtonit nuk i nevojitet pushtimi për të përmbysur rendin e hemisferës; Trumpi tashmë është bërë qendra e re e gravitetit. Ai e ka riformësuar fuqinë amerikane me një rikthim perandorak që nuk shqetësohet më për narrativën e “së mirës më të madhe” të cilën Uashingtoni dikur e përdorte për të justifikuar veprimet e veta. E ashtuquajtura doktrinë Donroe vepron haptazi si një regjim disiplinor - transaksional, ndëshkues, i thjeshtë - që është në përputhje të përkryer me lëvizjet politike të hemisferës.

Ndikimi i Trumpit tani është aq dominues, saqë vetë zgjedhjet fitohen ose humbasin prej tij - apo më saktë, nga kandidatët që ai zgjedh. Në garën presidenciale të Hondurasit, mbështetja e tij për Nasry Asfuran dhe kërcënimet për të ndërprerë ndihmën nëse votuesit zgjedhin ndryshe, u bënë qendrore për fushatën, duke i bërë jehonë ndërhyrjes së tij në zgjedhjet parlamentare të Argjentinës në tetor. Veprimet të cilat dikur do të kishin shkaktuar zhurmë, tani kalojnë si gjëra të zakonshme - përveç te një rreth i ngushtë ekspertësh të indinjuar.

Ky peizazh mbahet bashkë nga një metodë qeverisjeje që ndërthur paqëndrueshmërinë, përjashtimin dhe shpërblimin. Qasja e Trumpit është më fleksibile dhe më e llogaritur sesa sugjeron retorika e tij. Njëzetë e tetë sulmet vdekjeprurëse detare bashkëjetojnë me lëshime të papritura, si heqja e tarifave ndaj Brazilit pasi ai dështoi të ndikonte te gjykatat që trajtonin çështjet e Jair Bolsonaros. Mospërputhja është strategjia: ajo çan koordinimin, krijon varësi dhe i detyron qeveritë drejt vendimmarrjeve reaktive.

Një nga mjetet më të fuqishme të administratës ka qenë zgjerimi i përjashtimeve - zonave ku rregullat e zakonshme nuk vlejnë më. Migrantët ishin kategoria e parë, të zhveshur nga mbrojtjet ligjore. Pastaj erdhën të deportuarit të dërguar në vende të treta përmes marrëveshjeve të improvizuara; të dyshuarit për trafik droge të vrarë në operacione jashtë kufijve; dhe, tani Venezuela, ku sulmet e paligjshme detare kanë për shënjestër një regjim të izoluar në aspektin ndërkombëtar. Me shumë pak të gatshëm për të mbrojtur Maduron, reagimi i zbehtë ndaj dhjetëra vdekjeve ka ripërcaktuar në heshtje kufijtë e normave të cilat Uashingtoni mund t’i shkelë pa pasoja. Çdo përjashtim gdhend një normalitet të ri.

Nën Trumpin, rajoni është ndarë në mënyrë të theksuar: aleatë të bindur dhe armiq ideologjikë. Liderët si Nayib Bukele i El Salvadorit, Javier Milei i Argjentinës dhe Daniel Noboa i Ekuadorit janë rreshtuar ngushtësisht me Uashingtonin dhe janë shpërblyer me financime, bashkëpunim në siguri dhe favor diplomatik. Paraguai dhe Bolivia po përpiqen t’i ndjekin me shpejtësi. Vendet e Karaibeve dhe Amerikës Qendrore kanë lejuar zbatimin e kontrolleve të migracionit, vendosjen e bazave ushtarake apo koncesione në siguri, vetëm për të qëndruar në favorin e Uashingtonit.

Në këtë kontekst, rezistenca më efektive ndaj politikave të Trumpit ka qenë kombëtare dhe diplomatike, jo rajonale. Në fakt, të vetmet vende që kanë arritur një kundërshtim pjesërisht të suksesshëm janë Brazili dhe Meksika. Udhëheqësit e tyre, Luiz Inácio Lula da Silva dhe Claudia Sheinbaum - kundërshtarë ideologjikë të Trumpit - praktikojnë një formë të rezistencës pragmatike: pa përplasje të hapura, por as rreshtim.

Pas muajve të tërë me përpjekje të dështuara për të ndikuar në sistemin gjyqësor të Brazilit për të liruar Bolsonaron, Trumpi u detyrua të ulej në negociata me Lulan dhe hoqi dorë nga tarifat dhe sanksionet ndaj një gjykatësi të Gjykatës Supreme. Sheinbaumi ka kultivuar rolin e “pëshpëritëses së Trumpit”: ajo kombinon bashkëpunimin në çështjet e migracionit dhe tregtisë, me gjeste simbolike për politikat ndaj drogës dhe një refuzim të fortë diskursiv ndaj çdo ndërhyrjeje në sovranitetin meksikan - të gjitha këto duke shmangur sulmet personale që do të mbyllnin kanalet diplomatike. Këto strategji funksionale janë në kontrast të thellë me ballafaqimin steril të ndjekur nga Gustavo Petro i Kolumbisë.

Petro ilustron dinamikën e kundërt. Duke u përballur drejtpërdrejt me Trumpin, ai e ekspozoi qeverinë e tij ndaj masave ndëshkuese, pa ndryshuar sjelljen e Uashingtonit - një bast i rrezikshëm për të forcuar mbështetjen e brendshme, por që nxjerr në pah një aksiomë të re rajonale: rezistenca e zhurmshme pa mbështetje kolektive, tani është një strategji e humbur. Trumpi madje e ka veçuar Kolumbinë si një front të mundshëm të ri në luftën e tij kundër “narkoterrorizmit” - një etiketë e lakueshme dhe disiplinuese që mund të përdoret për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të ShBA-së në territore të tjera të rajonit.

Ndërkohë, janë dobësuar institucionet që dikur mbështesnin diplomacinë rajonale. Janë shembur vazhdimisht përpjekjet për të negociuar një tranzicion në Venezuelë - së fundmi pas zgjedhjeve të vitit 2024, megjithëse Sheinbaumi dhe Lula së fundmi janë ofruar të ndërmjetësojnë. Samiti i Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) me BE-në, në nëntor, shmangu të dënonte sulmet amerikane. Samiti i Amerikave, i planifikuar për këtë muaj, u anulua krejtësisht. Thirrja e javës së kaluar e Sheinbaumit për veprim nga OKB-ja, dukej si një formalitet - gjëja e duhur për t’u thënë në një moment tensioni, por me pak gjasa për ndikim praktik. Nëse ka ndonjë gjë, kjo theksoi se sa të dobëta janë bërë organet shumëpalëshe në klimën e tanishme diplomatike.

E majta, dikur një kundërpeshë morale ndaj fuqisë amerikane në hemisferë, ka humbur busullën. Vala rozë dikur ofronte një gjuhë të përbashkët që bashkonte nacionalizmin, përfshirjen sociale dhe anti-imperializmin në një projekt koherent politik. Sot ai fjalor është i copëtuar; energjia politike që e mbante atë gjallë është shuar si në nivel kombëtar, ashtu edhe rajonal. Politika e jashtme trumpiste ka të njëjtin ton me mesazhin fitues të së djathtës ekstreme në politikën kombëtare të rajonit. Ajo ushqehet nga zhgënjimi me korrupsionin, pasigurinë dhe ngërçin institucional, duke ofruar një repertor - rend, autoritet, veprim - që për shumë shtresa të shoqërisë tingëllon më i besueshëm se thirrjet për përfshirje apo solidaritet.

Kontrasti me 20 vjet më parë është i madh. Në vitin 2005, qeveritë e valës rozë, të forta në aspektin elektoral dhe ideologjikisht të sigurta, u mblodhën në Mar del Plata të Argjentinës për të rrëzuar Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të Amerikave të George W. Bushit. Anti-imperializmi dikur përbënte gramatikën e përbashkët politike të së majtës latino-amerikane. Ai konsensus është zhdukur. Në një sondazh të fundit nga Bloomberg/Atlas, 53 përqind e të anketuarve në Amerikën Latine thanë se do të mbështesnin ndërhyrjen ushtarake të ShBA-së për të rrëzuar Maduron. Është vetëm një pikë e vetme e të dhënave, por mbërthen një transformim më të gjerë: rajoni nuk beson më në narrativën kolektive që dikur frenonte Uashingtonin.

Qëndrimi i ripërtërirë perandorak i Trumpit po rezulton i suksesshëm jo vetëm për shkak të forcës imponuese të ShBA-së, por sepse e majta e Amerikës Latine nuk të bind më. Ndikimi i tij buron po aq nga rraskapitja ideologjike e së majtës sa edhe nga fuqia e Uashingtonit. Politikat e rajonit janë zhvendosur në mënyrat që shkojnë përkrah avancimit të Trumpit dhe që ia hapin rrugën atij - dhe ai është treguar i shpejtë për ta konsoliduar atë terren të ri. /Telegrafi/

Rikthehet foto e Trumpit brenda dosjeve Epstein

22 December 2025 at 09:42


Artikuj nga dosjet e Epstein, përfshirë një foto të Donald Trump, u hoqën nga Departamenti i Drejtësisë nga faqja e tij e internetit për shkak të shqetësimeve të ngritura nga viktimat, ka njoftuar zëvendësprokurori i përgjithshëm.

“Imazhi i Trumpit u rivendos më vonë pas shqyrtimit”, tha Todd Blanche.

Blanche hodhi poshtë kritikat se heqja e fotos lidhej me presidentin e SHBA-së dhe tha se fotografia që e përfshinte atë tregonte edhe imazhe të paredaktuara të grave.

Të paktën 13 skedarë - nga mijëra të publikuar të premten në lidhje me pedofilin Jeffrey Epstein - ishin zhdukur nga faqja e internetit pa shpjegim deri të shtunën.

Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve vunë në pikëpyetje heqjen e imazheve.

Në një postim në rrjete sociale, ata e pyetën Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi “çfarë tjetër po mbulohet".

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) tha se imazhi i Trumpit u hoq përkohësisht për shqyrtim të mëtejshëm.

“Pas shqyrtimit, u përcaktua se nuk ka prova që ndonjë viktimë e Epsteinit është përshkruar në fotografi dhe ajo është ripostuar pa asnjë ndryshim apo redaktim”, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Blanche e quajti "qesharak" sugjerimin se fotografia u hoq për shkak të Trumpit.

"Nuk ka të bëjë fare me presidentin Trump", tha ai.

"Ka dhjetëra foto të presidentit Trump që janë publikuar tashmë për publikun, ku e shohin atë me Epstein", shtoi Blanche.

Ndryshe, Trump ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje në lidhje me Epstein dhe nuk është akuzuar për ndonjë krim nga viktimat e Epstein.

Gjithashtu, nuk ka asnjë sugjerim që këto fotografi nënkuptojnë ndonjë shkelje. /Telegrafi/

Trump shkarkon gati 30 diplomatë karriere nga pozicionet e tyre si ambasadorë

22 December 2025 at 09:17


Administrata e Donald Trump po tërheq gati 30 diplomatë karriere nga postet ambasadoriale dhe të tjera të larta në ambasada, ndërsa po lëviz për të riformësuar qëndrimin diplomatik të SHBA-së jashtë vendit me personel që konsiderohet se mbështet plotësisht prioritetet "Amerika e Para" të presidentit Donald Trump.

Shefat e misioneve në të paktën 29 vende u informuan javën e kaluar se mandatet e tyre do të përfundonin në janar, sipas dy zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, të cilët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar lëvizjet e brendshme të personelit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të gjithë ata kishin marrë postet e tyre në administratën e Joe Biden, por kishin mbijetuar një spastrim fillestar në muajt e parë të mandatit të dytë të Trump që synonte kryesisht të emëruarit politikë.

Kjo ndryshoi të mërkurën kur ata filluan të merrnin njoftime nga zyrtarët në Uashington për largimet e tyre të afërta.

Ambasadorët shërbejnë sipas dëshirës së presidentit, megjithëse zakonisht qëndrojnë në postet e tyre për tre deri në katër vjet.

Ata që preken nga riorganizimi nuk po humbasin vendet e tyre të punës në shërbimin e jashtëm, por do të kthehen në Uashington për detyra të tjera nëse dëshirojnë t'i marrin ato, thanë zyrtarët.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi numrat specifikë ose ambasadorët e prekur, por mbrojti ndryshimet, duke i quajtur ato "një proces standard në çdo administratë".

Ai vuri në dukje se një ambasador është "një përfaqësues personal i presidentit dhe është e drejta e presidentit të sigurojë që ai të ketë individë në këto vende që çojnë përpara axhendën Amerika e Para".


Afrika është kontinenti më i prekur nga largimet, me ambasadorë nga 13 vende që largohen: Burundi, Kameruni, Kepi i Gjelbër, Gaboni, Bregu i Fildishtë, Madagaskari, Mauritiusi, Nigeri, Nigeria, Ruanda, Senegali, Somalia dhe Uganda.

E dyta është Azia, me ndryshime ambasadorësh në gjashtë vende: Fixhi, Laosi, Ishujt Marshall, Papua Guinea e Re, Filipinet dhe Vietnami të prekura.

Katër vende në Evropë (Armenia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovakia) janë të prekura; si dhe nga dy në Lindjen e Mesme (Algjeria dhe Egjipti); Azia Jugore dhe Qendrore (Nepali dhe Sri Lanka); dhe Hemisfera Perëndimore (Guatemala dhe Surinami).

Politico ishte e para që raportoi për tërheqjet e ambasadorëve, të cilat kanë ngjallur shqetësime nga disa ligjvënës dhe sindikata që përfaqëson diplomatët amerikanë. /Telegrafi/

Trump emëron Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si të dërguar të posaçëm për Grenlandë

22 December 2025 at 07:53


Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry (R), si të dërguarin e tij të posaçëm për Grenlandë të dielën, pasi presidenti shprehu vazhdimisht interes për blerjen e territorit autonom në fillim të këtij viti.

Trump tha në Truth Social se Landry "e kupton se sa thelbësore është Grenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare dhe do të përparojë fuqishëm Interesat e Vendit tonë për Sigurinë, Mbijetesën dhe Sigurinë e Aleatëve tanë, dhe në fakt, të Botës".

Landry, një mbështetës i vendosur i presidentit, mori drejtimin e Shtetit Pelikan në janar 2024.

Nuk është e qartë nëse ai do të duhet të largohet nga rezidenca e guvernatorit për të marrë rolin e të dërguarit, përcjell Telegrafi.

Trump e hapi temën e blerjes së Grenlandës gjatë mandatit të tij të parë dhe e përshkallëzoi një retorikë të tillë gjatë fushatës së tij të vitit 2024 dhe pas kthimit në detyrë.

Presidenti ka argumentuar se territori, i cili është pjesë e Danimarkës, është thelbësor për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Në janar, Trump nuk e përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake ose ekonomike për të marrë kontrollin e Groenlandës.

Forca Hapësinore e SHBA-së operon në një bazë në bregdetin veriperëndimor të ishullit Arktik.

Zëvendëspresidenti Vance vizitoi bazën në mars dhe tha se SHBA-të nuk ka gjasa të përdorin forcën ushtarake për të marrë territorin.

"Ajo që mendojmë se do të ndodhë është se banorët e Grenlandës do të zgjedhin, përmes vetëvendosjes, të bëhen të pavarur nga Danimarka, dhe pastaj ne do të zhvillojmë biseda me popullin e Grenlandës", tha Vance në atë kohë.

Por ndërkohë, kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha në prill se ishulli “nuk do të jetë kurrë, kurrë një pronë që mund të blihet”. /Telegrafi/

SHBA/ Trump do të ndërmarrë masa të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm në 2026

By: armand
21 December 2025 at 22:37

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të reja, duke përfshirë edhe bastisjen e më shumë vendeve të punës. Trump tashmë ka dërguar agjentë të emigracionit në qytetet kryesore të SHBA-së. Ndërsa agjentët federalë këtë vit kryen disa bastisje të profilit […]

The post SHBA/ Trump do të ndërmarrë masa të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm në 2026 appeared first on BoldNews.al.

SHBA/ Trump do të ndërmarrë masa të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm në 2026

21 December 2025 at 21:52

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të reja, duke përfshirë edhe bastisjen e më shumë vendeve të punës,.

Trump tashmë ka dërguar agjentë të emigracionit në qytetet kryesore të SHBA-së. Ndërsa agjentët federalë këtë vit kryen disa bastisje të profilit të lartë në biznese, ata kryesisht shmangën bastisjen e fermave, fabrikave dhe bizneseve të tjera që janë ekonomikisht të rëndësishme, por të njohura për punësimin e emigrantëve pa status ligjor.

ICE dhe Patrulla Kufitare do të marrin 170 miliardë dollarë fonde shtesë deri në shtator 2029 – një rritje e fondeve mbi buxhetet e tyre vjetore ekzistuese prej rreth 19 miliardë dollarësh – pasi Kongresi i kontrolluar nga republikanët miratoi një paketë masive shpenzimesh në korrik.

Zyrtarët e administratës thanë se po planifikojnë të punësojnë mijëra agjentë të tjerë, të hapin qendra të reja paraburgimi, të marrin më shumë emigrantë në burgjet lokale dhe të bashkëpunojnë me kompani të jashtme për të gjurmuar njerëzit pa status ligjor.

Planet e zgjeruara të deportimit vijnë pavarësisht shenjave në rritje të reagimeve negative politike përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Miami, një nga qytetet më të prekura nga masat e rrepta të Trump – për shkak të popullsisë së madhe emigrante, zgjodhi kryetarin e parë demokrat në gati tre dekada javën e kaluar, në atë që kryetari i zgjedhur e quajti, pjesërisht, një përgjigje ndaj presidentit amerikan.

Zgjedhje dhe sondazhe të tjera lokale kanë sugjeruar shqetësim në rritje midis votuesve të kujdesshëm ndaj taktikave agresive të emigracionit.

Mbështetja ndaj Trump për politikën e emigracionit ra nga 50% në mars, përpara se ai të niste masa të rrepta në disa qytete të mëdha të SHBA-së, në 41% në mesin e dhjetorit.

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

21 December 2025 at 23:50


Shtetet e Bashkuara duan të dërgojnë njerëz në Hënë, të dërgojnë reaktorë bërthamorë në hapësirë dhe të zhvillojnë teknologji raketash që mund të lëshohen në hapësirë para fundit të dekadës.

Në një urdhër të ri ekzekutiv gjithëpërfshirës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përcaktoi një plan pesëvjeçar për atë që administrata e tij do të arrijë në hapësirë, përcjell Telegrafi.

Më poshtë hedhim një vështrim më të afërt në atë që përfshihet në direktivën e re të politikave:

Kthimi në Hënë

I pari në listë është një kthim në Hënë deri në vitin 2028 me krijimin e një "pike të përhershme hënore" deri në vitin 2030.

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) e SHBA-së dhe partnerë si Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) po përgatiten për nisjen e misioneve Artemis, të cilat do të shohin njerëzit të kthehen në sipërfaqen e Hënës.

Artemis II, e planifikuar të orbitojë rreth Hënës në shkurt të vitit 2026, ka tre astronautë amerikanë dhe një kanadez në bord.

Ndërkohë, ende nuk ka një listë ekuipazhi për misionin e mëvonshëm Artemis III, ku astronautët do të ecin në sipërfaqen e Hënës.

Ekspertët i thanë më parë Euronews Next se misioni, i planifikuar për vitin 2027, ka të ngjarë të vonohet për shkak të testimit të vazhdueshëm të Starship të SpaceX, pajisjes që supozohet të përdorë misioni.

Urdhri ekzekutiv i Trump tha gjithashtu se administrata e tij do të rrisë "efektivitetin e kostos së arkitekturave të lëshimit dhe eksplorimit", siç është krijimi i shërbimeve komerciale të lëshimit, për të sjellë eksplorimin hënor.

SHBA-të do të jenë "kombi i parë që do të zbresë" në Mars

NASA po punon në një të ashtuquajtur “tubacion misioni nga ‘Hëna-në-Mars’”, ku shkencëtarët do të përdorin mësimet nga sipërfaqja e Hënës, si dhe një bazë atje, për të punuar drejt një misioni përfundimtar në Mars.

Megjithatë, Trump ka thënë në të kaluarën se agjencia duhet të përqendrohet vetëm në arritjen e Planetit të Kuq.

Planeti i Kuq u përmend në urdhrin ekzekutiv se Shtetet e Bashkuara "do të jenë kombi i parë që do të zbarkojë një astronaut në Mars".

Trump citohet nga Washington Post gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2017 të ketë thënë se do të donte të shihte amerikanët të shkelnin në Mars gjatë mandatit të tij të dytë, por që atëherë nuk janë ndarë afate kohore të azhurnuara.

Raketa të reja hapësinore deri në vitin 2028

Administrata Trump dëshiron të mbrojë "sigurinë jetësore kombëtare dhe ekonomike të Amerikës" në hapësirë duke ndërtuar teknologji të mbrojtjes nga raketat.

Urdhri thotë se teknologjia e raketave të gjeneratës së ardhshme do të përmirësojë projektin e Kupolës së Artë të Trump: një sistem mbrojtës i shtresuar që do të mbrojë vendin nga lloje të ndryshme raketash, duke përfshirë raketat balistike, hipersonike dhe ato të lundrimit.

Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të “pushtojë” dronët dhe kërcënimet ajrore të përparuara.

Në maj, Trump njoftoi se Kupola e Artë do të kushtonte rreth 175 miliardë dollarë (mbi 150 miliardë euro) dhe mund të ndërtohej para përfundimit të mandatit të tij të dytë në vitin 2028.

Sistemi mbrojtës hapësinor që do të krijohet përfundimisht do të jetë në gjendje të "zbulojë, karakterizojë dhe kundërshtojë kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara" nga orbita shumë e ulët e Tokës, duke përfshirë çdo armë bërthamore të vendosur në hapësirë.

Urdhri ekzekutiv i jep gjithashtu qeverisë amerikane gjashtë muaj për të zbatuar një strategji të sigurisë hapësinore.

Zhvillimi i një ekonomie hapësinore komerciale

Urdhri ekzekutiv i Trump thotë se ai “do të lërë mënjanë” gjithashtu të paktën 50 miliardë dollarë (43.15 miliardë euro) për të krijuar një "ekonomi të gjallë hapësinore komerciale" deri në vitin 2028.

Fokusi i administratës do të jetë në krijimin e vendeve të punës me paga të larta në “prodhimin hapësinor, duke rritur numrin e testimeve të lëshimit dhe rihyrjes dhe reformat e politikave”.

Kjo vjen pas një urdhri tjetër ekzekutiv në gusht, ku ai udhëzoi agjenci të shumta federale të thjeshtonin rregulloret, të përshpejtonin lëshimet dhe të mbështesnin infrastrukturën hapësinore për një ekonomi të re në orbitë.

Urdhri ekzekutiv i gushtit eliminoi gjithashtu rishikimet mjedisore për lëshimet dhe rihyrjet në hapësirë.

Një ekonomi komerciale hapësinore siguron që "Shtetet e Bashkuara të ruajnë rolin e tyre udhëheqës në përdorimin komercial të hapësirës", thuhet në urdhrin e gushtit.

Një pjesë tjetër e urdhrit ekzekutiv të dhjetorit është gjithashtu një thirrje për veprim për kompanitë private për të përmirësuar infrastrukturën e tyre të lëshimit, në mënyrë që Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) të mund të zëvendësohet deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Roja Bregdetare Amerikane "ndjek" një tjetër anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

21 December 2025 at 22:42


Zyrtarët e Rojës Bregdetare Amerikane thanë të dielën se po “ndjekin” një anije cisternë nafte në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës, sipas raportimeve të medias, duke shënuar veprimin e dytë të tillë gjatë fundjavës - dhe të tretin brenda javës së kaluar.

Një zyrtar që foli për Reuters, i cili raportoi i pari “ndjekjen”, tregoi se cisterna është subjekt i sanksioneve, por nuk i dha vendndodhjen e saktë të anijes.

Një zyrtar gjithashtu konfirmoi ndjekjen e së dielës për Associated Press dhe tha se ajo përfshinte "një anije të flotës së errët të sanksionuar që është pjesë e shmangies së paligjshme të sanksioneve nga Venezuela".

Donald Trump kohët e fundit kishte deklaruar një "bllokadë" që synonte të gjitha cisternat e naftës të sanksionuara që udhëtonin drejt ose jashtë Venezuelës.

Fushata e presidentit amerikan për të rritur presionin mbi presidentin autoritar venezuelian Nicolás Maduro ka përfshirë një prani të forcuar ushtarake amerikane në rajon, së bashku me më shumë se dy duzina sulme ushtarake kundër anijeve në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve pranë vendit të Amerikës së Jugut.

Këto sulme kanë rezultuar në të paktën 100 vdekje. /Telegrafi/

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Roja Bregdetare e SHBA-së ndjek një tjetër anije-cisternë nafte pranë Venezuelës

By: nik
21 December 2025 at 21:07

Roja Bregdetare e SHBA-së njoftoi të dielën se po gjurmon një tjetër anije-cisternë nafte në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës, duke shënuar veprimin e dytë të tillë gjatë fundjavës dhe të tretin brenda javës së fundit. Ky veprim vjen në kuadër të “bllokadës” së shpallur nga Donald Trump, e cila synon të gjitha anijet-cisterna të naftës nën sanksione që udhëtojnë drejt ose nga Venezuela.

Source

"SHBA-të hoqën sanksionet kundër Dodikut, por paralajmërimi mbetet, Trump nuk do të lejojë manipulime"

21 December 2025 at 20:58


Duke hequr sanksionet, Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa synuan të ulnin paqëndrueshmërinë dhe tensionin në rajon, i cili është ende një pikë e nxehtë - jo të financonin një "shfaqje kukullash".

Kështu shkruan SlobodnaBosnja, sipas të cilit portal, ndërsa zyrtarët e RS teknikisht mund të respektojnë kushtet jozyrtare të SHBA-së për lehtësimin e sanksioneve, do të jetë interesante të shihet se si do të reagojë administrata e Donald Trump kur ata shkelin frymën e këtij rregullimi.

Por, rikujton ky medium, duke cituar një shkrim të revistës amerikane Washington Examiner, presidenti Donald Trump nuk heziton të rivendosë dënime të ashpra kur ndjen se po ndodh manipulim.

“Siç e kemi parë në negociatat tregtare me Kinën, Trump nuk ka shumë ngurrime për rivendosjen e dënimeve të ashpra kur ndjen se po ndodh manipulim", është shkruar në këtë analizë.

Bëhet fjalë për një analizë të Washington Examiner rreth krizës politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, në dritën e zgjedhjeve të fundit për presidentin e Republika Srpska, por edhe heqjen e sanksioneve ndaj Milorad Dodik dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Siç thuhet më tej në shkrimin e cituar nga SlobodnaBosnja, Republika Srpska mbajti së fundmi zgjedhje dhe, megjithëse ka një president të ri, shefi mbetet i njëjtë: Milorad Dodik.

Dodik, vazhdon analiza, i cili u shpall i papërshtatshëm për post politik nga Përfaqësuesi i Lartë dhe sistemi gjyqësor në BeH, la presidencën në favor të një pasardhësi të zgjedhur me kujdes.

Ajo gjithashtu beson se Dodik e ka ndërtuar karrierën e tij politike mbi nxitjen e konfliktit dhe mosmarrëveshjeve midis RS dhe qeverisë shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës duke kujtuar se në disa raste, Dodik ka bërë thirrje për referendume për të mbështetur ose shkëputjen e RS ose refuzimin e institucioneve shtetërore.

Ai ka qenë subjekt i disa hetimeve për korrupsion dhe është përballur me akuza për mbështetje të rrjeteve kriminale.

Dodik gjithashtu mburret se takohet "rregullisht" me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka përsëritur qëndrimin e Moskës se lufta e saj në Ukrainë është "shumë e justifikuar".

Siç kujtohet më tej në analizë, pavarësisht situatës aktuale, Donald Trump hoqi sanksionet ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij në tetor, dhe afërsisht në të njëjtën kohë, në koordinim me qeverinë, Dodiku dha dorëheqjen si president, duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërsa autoritetet e entitetit shfuqizuan ligjet e miratuara më parë jokushtetuese.

"Kjo situatë e jashtëzakonshme, me sa duket quid-pro-quo, i dha fund muajve të bllokimit midis Dodikut dhe autoriteteve të larta boshnjake për shkak të pushtimit të tij gjithnjë e më të paligjshëm të pushtetit. Sfida, megjithatë, është se problemet e Bosnjës nuk ndalen me Dodikun. Përveç krimeve financiare, ai dhe nacionalistë të tjerë serbë dhe zyrtarë të RS kanë promovuar një axhendë secesionizmi, përçarjeje dhe aleance me Moskën. Kjo përbën si një kërcënim për sigurinë rajonale ashtu edhe një rrezik zgjerimi për Bashkimin Evropian fqinj", paralajmëron teksti.

"Edhe pse zgjedhjet e fundit në RS u mbajtën pa Dodikun, ato u shënuan nga i njëjti nacionalizëm dhe agjitacion që ai mbështet, si dhe nga pjesëmarrja e ulët e votuesve dhe akuzat për 'manipulim masiv të votave'. Rezultati është një vazhdim i status quo-së. Pasardhësi i zgjedhur me kujdes nga Dodiku, Sinisha Karan, zuri vendin e tij. Në fakt, RS ka kryer ‘një transformim rus, në të cilin Dmitry Medvedev ia ngrohu karrigen presidenciale Vladimir Putinit nga viti 2008 deri në vitin 2012 për të shmangur kufizimet e mandatit rus’”.

Dodik madje bëri fushatë me premtimin se kur votuesit të votojnë për Karanin, ata do të 'votojnë për mua dhe politikat që kemi zbatuar deri më tani'", vazhdon analiza e zgjedhjeve të fundit në RS dhe pasojat e tyre të mundshme.

Ajo paralajmëron se pa kontrollet ekonomike të ofruara nga sanksionet e SHBA-së, "disa nacionalistë serbë mund të pritet të intensifikojnë retorikën e tyre të urrejtjes, korrupsionin dhe aktivitetet destabilizuese në të ardhmen". /Telegrafi/

SHBA sekuestron tankerin e dytë të Venezuelës, reagon Maduro

21 December 2025 at 15:21


Venezuela ka akuzuar SHBA-në për një "akt flagrant piraterie", pasi Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi një cisternë të dytë nafte në brigjet e vendit të Amerikës së Jugut këtë muaj.

Administrata e presidentit Donald Trump ka rritur për muaj të tërë presionin mbi qeverinë e Venezuelës dhe udhëheqësin e saj autoritar, Nicolás Maduro.

Uashingtoni e ka quajtur Maduron një "narkoterrorist", duke pretenduar se ai kryeson rrjetet e trafikimit të paligjshëm dhe ka ofruar 50 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e tij.

Një fushatë sulmesh amerikane në Karaibet jugore dhe Paqësorin lindor ka vrarë gati 100 persona në anije të dyshuara për trafikim droge, sipas shifrave të administratës, ndërsa grumbullimi i madh ushtarak pranë Venezuelës është ka rritur presionin mbi Karakasin.

Trump tha të martën se do të vendoste një "bllokadë totale dhe të plotë të cisternave të naftës të sanksionuara" që hyjnë ose dalin nga Venezuela, dhe tha se vendi ishte "i rrethuar nga armata më e madhe e mbledhur ndonjëherë në historinë e Amerikës së Jugut".

Karakasi ka thënë vazhdimisht se presioni i SHBA-së mbi vendin lidhet me rezervat e mëdha të naftës të vendit.

Hija e SHBA-së mbi Venezuelën është parë prej kohësh si një mënyrë për të detyruar ndryshimin e regjimit në vend, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u tha gazetarëve të premten se "qëllimi i SHBA-së është të ndryshojë atë dinamikë" në Karakas.

Kristi Noem, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, tha të shtunën se Roja Bregdetare kishte sekuestruar një anije që ishte ankoruar për herë të fundit në Venezuelë në një "aksion para agimit".

Departamenti i Sigurisë Kombëtare mbikëqyr Rojën Bregdetare të SHBA-së.

Ajo tha se SHBA-të do të vazhdojnë të ndalojnë "lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar që përdoret për të financuar narkoterrorizmin në rajon".

Noem tha se Pentagoni, i cili ka kryer fushatën e sulmeve të SHBA-së mbi anijet e dyshuara për trafik droge që nga fillimi i shtatorit, ndihmoi në operacion.

Ministria e Jashtme e Venezuelës tha se "denoncon kategorikisht dhe refuzon vjedhjen dhe rrëmbimin e një anijeje të re private që transporton naftë venezuelase, si dhe zhdukjen me forcë të ekuipazhit të saj".

Karakasi tha se "akti serioz i piraterisë" "nuk do të mbetej pa u ndëshkuar", duke shtuar se do të paraqiste ankesa në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe organe të tjera. /Telegrafi/

In a pre-dawn action early this morning on Dec. 20, the US Coast Guard with the support of the Department of War apprehended an oil tanker that was last docked in Venezuela.

The United States will continue to pursue the illicit movement of sanctioned oil that is used to fund… pic.twitter.com/nSZ4mi6axc
— Secretary Kristi Noem (@Sec_Noem) December 20, 2025

Imazhe të Trump midis dokumenteve të hequra nga publikimi i fundit i dosjeve të Epstein

21 December 2025 at 14:59


Fotografitë e Donald Trump përfshihen midis të paktën 16 dokumenteve që janë zhdukur nga dosjet e Epstein të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, shkruan Sky News.

Demokratët nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, tërhoqën vëmendjen për heqjen e dukshme të një imazhi që tregon dy fotografi të shtypura të Trump në një sirtar tavoline.

Një fotografi e tregon Trump të rrethuar nga gra me kostume banje, ndërsa e dyta duket të jetë një fotografi e njohur tashmë - pjesërisht e fshehur - e tij, gruas së tij Melania, Ghislaine Maxwell dhe Jeffrey Epstein, transmeton Telegrafi.

Pasi demokratët raportuan imazhin e humbur të shtunën, Sky News u kthye te dosjet në internet dhe konfirmoi se ajo dukej se mungonte, pavarësisht faktit që e shkarkuan atë kur dosjet u publikuan fillimisht të premten.

Fotografitë e tjera të hequra nga thesari i dokumenteve ishin pothuajse të gjitha piktura nudo të grave në shtëpinë e Epstein.

Trump nuk ka komentuar për publikimin e dosjeve dhe nuk është akuzuar për shkelje në lidhje me rastin e Epstein.

Mijëra dokumente që lidhen me financuesin e vdekur u bënë publike nga Departamenti i Drejtësisë të premten - orë para një afati ligjor pas miratimit të Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein.

Shumë nga faqet u redaktuan pjesërisht ose plotësisht, gjë që Departamenti i Drejtësisë thotë se është për të mbrojtur më shumë se 1,200 viktimat dhe familjet e tyre të identifikuara në to.

Disa nga viktimat e Epstein, ekspertë ligjorë dhe anëtarë të publikut kanë vënë në dyshim nëse kjo është arsyeja e vetme për redaktimet, ndërsa Demokratët Mbikëqyrës kanë pohuar: "Ky është një mbulim i Shtëpisë së Bardhë".

Ashley Rubright, e cila u abuzua për disa vite pasi takoi Epstein në Palm Beach kur ishte 15 vjeç, i tha Sky News: "Duke parë faqe të redaktuara plotësisht, nuk ka asnjë mënyrë që kjo të jetë vetëm për të mbrojtur identitetin e viktimave, dhe duhet të ketë një arsye të mirë. Thjesht nuk e di nëse do ta dimë ndonjëherë se çfarë është ajo".

Gloria Allred, një avokate që ka përfaqësuar disa nga viktimat e Epstein, thotë se i është thënë se pavarësisht redaktimeve të shumta, disa fotografi kompromentuese të të mbijetuarve dhe emrat e tyre kanë mbetur në dosjet e publikuara të premten.

"Na është dashur të njoftojmë Departamentin e Drejtësisë për emrat që duhej të ishin redaktuar, por që nuk ishin redaktuar", tha ajo për Sky News.

"Pra, kjo është një traumë e mëtejshme për të mbijetuarit, dhe me sa duket edhe disa nga imazhet e disa prej të mbijetuarve duket se nuk janë redaktuar, dhe ato janë nudo ose jo plotësisht të veshura. Ky është një shqetësim i madh sepse ligji tregon qartë, dhe gjyqtarët kanë treguar, se emrat dhe çdo informacion identifikues i të mbijetuarve duhet të redaktohet", shtoi ajo.

Në një letër drejtuar gjyqtarëve që mbikëqyrin çështjet Epstein dhe Ghislaine Maxwell, avokati amerikan për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, Jay Clayton, pranoi se një shqyrtim "i kësaj madhësie dhe fushëveprimi është i ndjeshëm ndaj gabimeve të makinerive ose rasteve të gabimeve njerëzore".

Ai tha gjithashtu se Departamenti i Drejtësisë kishte zgjedhur të redaktonte fytyrat e grave në fotografi me Epstein "edhe kur jo të gjitha gratë dihen si viktima", pasi nuk shihej si praktike që Departamenti i Drejtësisë të identifikonte çdo person në të gjitha fotot.

Metodologjia ka çuar në njëfarë konfuzioni dhe spekulime të gabuara në internet.

Shumë personazhe të famshëm dhe figura publike shfaqen me Epstein në fotot e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, shpesh të përfshira pa kontekst.

Nuk ka asnjë sugjerim që këto fotografi nënkuptojnë se dikush ka bërë diçka të gabuar, dhe shumë prej atyre që paraqiten në to kanë mohuar çdo keqbërje në lidhje me Epstein.

Përmes publikimit të saj, administrata Trump ka pretenduar të jetë më transparentja në histori, pavarësisht faktit që Kongresi i detyroi duke votuar për t'i bërë dosjet publike deri më 19 dhjetor.

Por disa janë mbajtur prapa, me Todd Blanche, zëvendësprokuror të përgjithshëm dhe një ish-avokat personal i Donald Trump, duke thënë se do të ketë më shumë në javët në vijim.

Shumë demokratë dhe disa republikanë e kanë kritikuar publikimin e pjesshëm si dështim në "zbatimin e ligjit", siç kanë bërë edhe avokatë, përfshirë Allred. /Telegrafi/

Pse u largua dhëndri i Donald Trump nga projekti në Beograd?

By: Brisi
20 December 2025 at 22:32

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndër i Presidentit amerikan Donald Trump) hoqi dorë nga projekti për të ndërtuar një kompleks luksoz në atë vend. Tani shtrohet pyetja nëse qeveria serbe do të përpiqet të gjejë një investitor të ri për të ndërtuar në atë […]

The post Pse u largua dhëndri i Donald Trump nga projekti në Beograd? appeared first on BoldNews.al.

Zelensky: Vetëm Amerika mund ta bindë Rusinë ta ndalojë luftën

20 December 2025 at 23:00


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vetëm SHBA-të janë të afta ta bindin Rusinë që t'i japë fund luftës në Ukrainë, ndërsa diplomatët u mblodhën në Miami për bisedime të reja midis Kievit dhe Moskës.

"Unë besoj se një forcë e tillë ekziston në Shtetet e Bashkuara dhe te presidenti Donald Trump”, tha Zelensky.

Zelensky tha se SHBA-të kanë ofruar një format të ri potencial për bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë me pjesëmarrjen e të dërguarve amerikanë dhe ndoshta evropianë.

Ukraina do të vendosë për formatin pasi të jetë e qartë nëse diskutimet dypalëshe me negociatorët amerikanë që rifilluan dje janë pozitive.

Por, lideri ukrainas nuk dha detaje specifike se çfarë lloj formati kishte propozuar administrata e Trumpit.

“SHBA-të thanë se do të kishin një takim të veçantë me përfaqësuesit e Rusisë”, tha Zelensky.

"Dhe ata propozuan formatin e mëposhtëm, për aq sa kuptoj unë: Ukraina, Amerika, Rusia dhe, meqenëse atje ka përfaqësues të Evropës, ndoshta edhe të Evropës", shtoi ai.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë negociuar ballë për ballë që nga korriku, por diplomacia e ndërmjetësuar nga SHBA-të për t'i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare në Ukrainë është intensifikuar në javët e fundit.

Përfaqësuesit ukrainas dhe evropianë zhvilluan një raund diskutimesh me homologët amerikanë në Shtetet e Bashkuara dje dhe ranë dakord të rifillojnë kontaktet së shpejti. /Telegrafi/

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

20 December 2025 at 22:28


Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për të dërguar njerëzit përsëri në Hënë deri në vitin 2028 dhe për të mbrojtur hapësirën nga kërcënimet me armë në një urdhër ekzekutiv gjithëpërfshirës, lëvizja e parë e madhe e politikës hapësinore të mandatit të dytë të administratës së tij.

Urdhri, i lëshuar disa orë pasi astronauti miliarder privat dhe ish-klient i SpaceX, Jared Isaacman, u betua si administratori i 15-të i NASA-s, riorganizoi gjithashtu koordinimin e politikave kombëtare hapësinore nën drejtimin e këshilltarit kryesor të shkencës të Trumpit, Michael Kratsios.

I titulluar "SIGURIMI I SUPERIORITETI HAPËSINOR AMERIKAN", urdhri i bën thirrje Pentagonit dhe agjencive të inteligjencës amerikane të krijojnë një strategji të sigurisë hapësinore, nxit efikasitetin midis kontraktorëve privatë dhe kërkon demonstrime të teknologjive të mbrojtjes nga raketat në kuadër të programit Golden Dome të Trump.

Duket se anuloi organin më të lartë koordinues të politikave hapësinore të Shtëpisë së Bardhë, Këshillin Kombëtar të Hapësirës, një panel anëtarësh të kabinetit që presidenti e ringjalli gjatë mandatit të tij të parë dhe që ka menduar ta shkarkojë këtë vit.

Por një zyrtar i administratës tha se nuk do të anulohej dhe sugjeroi që do të vazhdonte të ishte nën varësinë e Zyrës së Politikave Teknologjike të Shtëpisë së Bardhë me një strukturë të ndryshme në të cilën presidenti, në vend të zëvendëspresidentit, do të ishte kryetar.

Qëllimi për të ulur njerëzit në Hënë deri në fund të mandatit të dytë të Trumpit në vitin 2028 ka ngjashmëri me direktivën e presidentit në mandatin e tij të parë për të bërë një kthim në Hënë deri në vitin 2024, duke e vendosur satelitin në qendër të politikës amerikane të eksplorimit të hapësirës. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

SHBA sekuestron një anije pranë brigjeve të Venezuelës

20 December 2025 at 20:46


SHBA ka sekuestruar një anije të sanksionuar në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës.

Është hera e dytë këtë muaj që SHBA ka sekuestruar një anije pranë brigjeve të vendit.

Ky veprim vjen pasi presidenti Donald Trump tha se po urdhëronte një “bllokadë” të cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.

Venezuela ende nuk i është përgjigjur konfiskimit të fundit nga SHBA, por më parë e ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të vjedhë burimet e saj të naftës.

Operacioni u drejtua nga Roja Bregdetare e SHBA-së, ngjashëm me operacionin e mëhershëm këtë mua.

Bëhet e ditur se në javët e fundit, SHBA ka rritur praninë ushtarake në Detin e Karaibeve dhe ka kryer sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Venezuela, duke vrarë rreth 100 persona.

SHBA nuk ka dhënë asnjë provë publike se këto anije transportonin drogë dhe ushtria është vënë nën shqyrtim gjithnjë e më të madh nga Kongresi për shkak të sulmeve.

SHBA e ka akuzuar presidentin e Venezuelës, NicolAs Maduro, se drejton një organizatë të shpallur terroriste të quajtur Cartel de los Soles, gjë të cilën ai e mohon.

Administrata Trump e akuzon atë dhe grupin për përdorimin e naftës së “vjedhur” për të “financuar veten, terrorizmin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjen dhe rrëmbimin”. /Telegrafi/

❌
❌