Qeveria amerikane, ka vendosur një forcë të madhe ajrore dhe ka njoftuar një bllokadë detare të Venezuelës, teksa kjo e fundit e ka akuzuar për financimin e ‘narkoterrorizmi’ dhe shantazh. Karakasi po përballet me një forcë që vepron përtej ligjit ndërkombëtar, duke kërkuar që venezuelianët të largohen nga vendi. Nëse jo, Presidenti i SHBA-së Donald […]
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se “do të ishte një gjë e zgjuar” që presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, të largohej nga pushteti.
Fushata e presionit e Trump ndaj Maduros ka përfshirë një prani ushtarake të shtuar në rajon dhe më shumë se dy duzina sulme ushtarake ndaj anijeve që dyshohet se trafikonin drogë në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve pranë kombit të Amerikës së Jugut.
Të paktën 100 persona janë vrarë në sulme.
I pyetur nëse qëllimi ishte të detyronte Maduron të largohej nga pushteti, Trump u tha gazetarëve: "... Kjo varet nga ai se çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se do të ishte e zgjuar për të ta bënte këtë. Por përsëri, do ta zbulojmë".
"Nëse ai dëshiron të bëjë diçka, nëse luan ashpër, do të jetë hera e fundit që ai do të jetë në gjendje të luajë ashpër", tha ai.
Gjatë konferencës për shtyp, Trump gjithashtu sulmoi presidentin kolumbian Gustavo Petro, me të cilin ai është përplasur gjatë gjithë vitit.
“Ai nuk është mik i Shteteve të Bashkuara. Është shumë i keq. Djalë shumë i keq. Duhet të jetë i kujdesshëm sepse prodhon kokainë dhe e dërgojnë në SHBA”, tha Trump kur u pyet për kritikat e Petros ndaj mënyrës se si administrata Trump po i trajton tensionet me Venezuelën.
Përveç sulmeve, Trump më parë ka njoftuar një “bllokadë” të të gjitha anijeve cisternë të naftës nën sanksione që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.
Roja Bregdetare e SHBA-së filloi të ndjekë një anije cisternë nafte në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës të dielën, në atë që do të ishte operacioni i dytë i tillë këtë fundjavë dhe i treti në më pak se dy javë nëse do të kishte sukses.
“Ndoshta do ta shesim, ndoshta do ta mbajmë”, tha Trump kur u pyet se çfarë do të ndodhte me naftën e sekuestruar, duke shtuar se ajo mund të përdoret gjithashtu për të rimbushur rezervat strategjike të Shteteve të Bashkuara.
Në anën tjetër, pa iu referuar drejtpërdrejt deklaratave të Trump, Maduro tha se çdo udhëheqës duhet të merret me punët e brendshme të vendit të vet.
“Nëse flas përsëri me të, do t’i them: çdo vend duhet të merret me punët e veta të brendshme”, tha Maduro, duke iu referuar një telefonate të parë midis dy udhëheqësve muajin e kaluar. /Telegrafi/
Venezuela ka akuzuar SHBA-në për një "akt flagrant piraterie", pasi Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi një cisternë të dytë nafte në brigjet e vendit të Amerikës së Jugut këtë muaj.
Administrata e presidentit Donald Trump ka rritur për muaj të tërë presionin mbi qeverinë e Venezuelës dhe udhëheqësin e saj autoritar, Nicolás Maduro.
Uashingtoni e ka quajtur Maduron një "narkoterrorist", duke pretenduar se ai kryeson rrjetet e trafikimit të paligjshëm dhe ka ofruar 50 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e tij.
Një fushatë sulmesh amerikane në Karaibet jugore dhe Paqësorin lindor ka vrarë gati 100 persona në anije të dyshuara për trafikim droge, sipas shifrave të administratës, ndërsa grumbullimi i madh ushtarak pranë Venezuelës është ka rritur presionin mbi Karakasin.
Trump tha të martën se do të vendoste një "bllokadë totale dhe të plotë të cisternave të naftës të sanksionuara" që hyjnë ose dalin nga Venezuela, dhe tha se vendi ishte "i rrethuar nga armata më e madhe e mbledhur ndonjëherë në historinë e Amerikës së Jugut".
Karakasi ka thënë vazhdimisht se presioni i SHBA-së mbi vendin lidhet me rezervat e mëdha të naftës të vendit.
Hija e SHBA-së mbi Venezuelën është parë prej kohësh si një mënyrë për të detyruar ndryshimin e regjimit në vend, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u tha gazetarëve të premten se "qëllimi i SHBA-së është të ndryshojë atë dinamikë" në Karakas.
Kristi Noem, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, tha të shtunën se Roja Bregdetare kishte sekuestruar një anije që ishte ankoruar për herë të fundit në Venezuelë në një "aksion para agimit".
Departamenti i Sigurisë Kombëtare mbikëqyr Rojën Bregdetare të SHBA-së.
Ajo tha se SHBA-të do të vazhdojnë të ndalojnë "lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar që përdoret për të financuar narkoterrorizmin në rajon".
Noem tha se Pentagoni, i cili ka kryer fushatën e sulmeve të SHBA-së mbi anijet e dyshuara për trafik droge që nga fillimi i shtatorit, ndihmoi në operacion.
Ministria e Jashtme e Venezuelës tha se "denoncon kategorikisht dhe refuzon vjedhjen dhe rrëmbimin e një anijeje të re private që transporton naftë venezuelase, si dhe zhdukjen me forcë të ekuipazhit të saj".
Karakasi tha se "akti serioz i piraterisë" "nuk do të mbetej pa u ndëshkuar", duke shtuar se do të paraqiste ankesa në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe organe të tjera. /Telegrafi/
In a pre-dawn action early this morning on Dec. 20, the US Coast Guard with the support of the Department of War apprehended an oil tanker that was last docked in Venezuela.
The United States will continue to pursue the illicit movement of sanctioned oil that is used to fund… pic.twitter.com/nSZ4mi6axc — Secretary Kristi Noem (@Sec_Noem) December 20, 2025
SHBA ka sekuestruar një anije të sanksionuar në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës.
Është hera e dytë këtë muaj që SHBA ka sekuestruar një anije pranë brigjeve të vendit.
Ky veprim vjen pasi presidenti Donald Trump tha se po urdhëronte një “bllokadë” të cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.
Venezuela ende nuk i është përgjigjur konfiskimit të fundit nga SHBA, por më parë e ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të vjedhë burimet e saj të naftës.
Operacioni u drejtua nga Roja Bregdetare e SHBA-së, ngjashëm me operacionin e mëhershëm këtë mua.
Bëhet e ditur se në javët e fundit, SHBA ka rritur praninë ushtarake në Detin e Karaibeve dhe ka kryer sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Venezuela, duke vrarë rreth 100 persona.
SHBA nuk ka dhënë asnjë provë publike se këto anije transportonin drogë dhe ushtria është vënë nën shqyrtim gjithnjë e më të madh nga Kongresi për shkak të sulmeve.
SHBA e ka akuzuar presidentin e Venezuelës, NicolAs Maduro, se drejton një organizatë të shpallur terroriste të quajtur Cartel de los Soles, gjë të cilën ai e mohon.
Administrata Trump e akuzon atë dhe grupin për përdorimin e naftës së “vjedhur” për të “financuar veten, terrorizmin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjen dhe rrëmbimin”. /Telegrafi/
Presidenti Donald Trump tha se po e lë në tryezë mundësinë e një lufte me Venezuelën.
"Nuk e përjashtoj, jo", tha ai.
Trump urdhëroi një "bllokadë" të cisternave të naftës të sanksionuara që vinin e shkonin nga Venezuela, duke rritur presionin mbi presidentin e vendit, Nicolas Maduro.
SHBA kohët e fundit sekuestroi edhe një cisternë nafte pranë Venezuelës, shkruan NBC News.
Fushata e administratës ka rezultuar tashmë në 28 goditje në anije që kanë vrarë më shumë se 100 persona, përfshirë një goditje që përballet me shqyrtimin e Kongresit.
Trump tha "nuk e diskutoj" kur u pyet nëse e përjashton mundësinë që veprime të tilla mund të çojnë në luftë.
Por tha se do të ketë sekuestrime të tjera të cisternave të naftës.
I pyetur për një afat kohor, Trump u përgjigj: "Varet. Nëse janë aq budallenj sa të lundrojnë, do të lundrojnë përsëri në një nga portet tona."
Trump gjithashtu nuk pranoi të thoshte nëse rrëzimi i Maduros ishte qëllimi i tij përfundimtar.
"Ai e di saktësisht se çfarë dua unë", u përgjigj presidenti amerikan. /Telegrafi/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po urdhëron një bllokadë "totale dhe të plotë" të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.
Në një postim në Truth Social, ai tha se qeveria e udhëheqësit venezuelas, Nicolás Maduro, ishte përcaktuar si një organizatë terroriste e huaj dhe e akuzoi atë për vjedhjen e aseteve amerikane, si dhe për "terrorizëm, kontrabandë droge dhe trafikim qeniesh njerëzore", transmeton Telegrafi.
"Prandaj, sot, po urdhëroj njw bllokadw totale dhe tw plotw tw tw gjitha cisternave tw snaksionuara nafte qw hyjnw dhe dalin nga Venezuela”, shtoi ai.
Vërejtjet e tij erdhën një javë pasi SHBA-të sekuestruan një cisternë nafte në brigjet e Venezuelës. Në një deklaratë, qeveria e Venezuelës tha se hodhi poshtë "kërcënimin grotesk" të Trump.
Në postimin e tij, Trump tha se Venezuela ishte "plotësisht e rrethuar nga armata më e madhe e mbledhur ndonjëherë në historinë e Amerikës së Jugut".
Ai shtoi se ajo "vetëm do të bëhet më e madhe" dhe "do të jetë si asgjë që ata kanë parë ndonjëherë më parë".
Trump akuzoi gjithashtu qeverinë e Maduros për përdorimin e naftës së vjedhur për të "financuar veten, terrorizmin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjen dhe rrëmbimin".
Administrata Trump e ka akuzuar vazhdimisht Venezuelën për kontrabandë droge, dhe që nga shtatori ushtria amerikane ka vrarë të paktën 90 persona në sulme ndaj anijeve që pretendonte se transportonin fentanil dhe droga të tjera të paligjshme në SHBA.
Në muajt e fundit, SHBA-të kanë zhvendosur gjithashtu anije luftarake në rajon.
Venezuela - shtëpia e disa prej rezervave më të mëdha të provuara të naftës në botë - nga ana tjetër ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të vjedhë burimet e saj.
SHBA-të, nën drejtimin e Trump dhe ish-presidentit Joe Biden, kanë kundërshtuar qeverinë e Maduros për vite me radhë dhe kanë bërë presion që ai të largohet duke vendosur sanksione të rrepta.
Javën e kaluar, SHBA-të vendosën sanksione të reja ndaj gjashtë anijeve të tjera që thanë se transportonin naftë venezuelase.
Sanksionet u vendosën gjithashtu ndaj disa të afërmve të presidentit Maduro dhe ndaj bizneseve të lidhura me atë, që SHBA-të e quajtën regjimin e tij të paligjshëm.
Një ditë më parë, SHBA-të thanë se kishin sekuestruar një anije cisternë në brigjet e Venezuelës.
Shtëpia e Bardhë tha se anija e sekuestruar, e quajtur Skipper, ishte përfshirë në "transportin e paligjshëm të naftës" dhe do të dërgohej në një port amerikan.
Qeveria e Venezuelës e denoncoi sekuestrimin, me Maduron që tha se SHBA-të "rrëmbyen ekuipazhin" dhe "vodhën" anijen.
SHBA-të kishin ndërtuar praninë e tyre ushtarake në Detin e Karaibeve, i cili kufizohet me Venezuelën në veri, në ditët para bastisjes.
Në të u përfshinë mijëra trupa dhe USS Gerald Ford - transportuesi më i madh i aeroplanëve në botë - i pozicionuar në distancë goditjeje nga Venezuela.
Kongresmeni Joaquin Castro, një demokrat që përfaqëson Teksasin, tha se "bllokada detare e Trump është padyshim një akt lufte".
Ai shtoi se ligjvënësit amerikanë do të votojnë të enjten për një rezolutë "që i drejton presidentit t'i japë fund armiqësive me Venezuelën". /Telegrafi/
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj tre të afërmve të presidentit venezuelan, Nicolas Maduro të enjten, së bashku me gjashtë kompani që transportojnë naftën e vendit të Amerikës së Jugut.
Ky veprim erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara sekuestruan një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, përshkallëzimi i fundit i tensioneve midis dy vendeve.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha në një deklaratë se tre nga individët e synuar të enjten janë nipër të gruas së Maduros, Cilia Flores.
Ata janë Efrain Antonio Campo Flores, Franqui Francisco Flores de Freitas dhe Carlos Erik Malpica Flores.
Campo dhe Flores de Freitas u thanë se ishin "trafikantë narkotikësh që vepronin në Venezuelë".
Sanksionet po vendoseshin përsëri ndaj Malpicës, përcaktimi i të cilit në vitin 2017 u hoq në vitin 2022 nën ish-presidentin amerikan Joe Biden për të nxitur dialogun, thuhet në deklaratë.
Personi i katërt i prekur është biznesmeni Ramon Carretero Napolitano, të cilin Departamenti i Thesarit e akuzoi për përfshirje në "kontrata fitimprurëse me regjimin e Maduros".
“Nicolas Maduro dhe bashkëpunëtorët e tij kriminelë në Venezuelë po e përmbytin SHBA-në me drogë që po helmojnë popullin amerikan”, tha Sekretari i Thesarit, Scott Bessent në deklaratë.
“Këto sanksione e zhbëjnë përpjekjen e dështuar të Administratës Biden për të bërë një marrëveshje me Maduron, duke mundësuar kontrollin e tij diktatorial dhe brutal në kurriz të popullit venezuelian dhe amerikan”, shtoi Bessent.
Uashingtoni e ka akuzuar udhëheqësin e majtë të Venezuelës se drejton një kartel droge, gjë që ai e mohon.
Maduro ka thënë se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ndryshimin e regjimit dhe të sekuestrojnë rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.
Trump ka vendosur anije luftarake brenda distancës së goditjes nga Venezuela dhe të paktën 87 persona janë vrarë në sulme ndaj anijeve në Paqësorin Lindor dhe Detin e Karaibeve. /Telegrafi/
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, me çdo mënyrë po përpiqet të tregojë se nuk është shumë i shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga SHBA-ja, dhe mënyra më e shpeshtë që zgjedh për ta bërë këtë është kënga.
Në një nga tubimet që ai mbajti më 10 dhjetor, presidenti venezuelas deklaroi se vendi i tij dhe qytetarët e Venezuelës nuk duan luftë me Amerikën.
“Qytetarëve amerikanë që janë kundër luftës, u përgjigjem me një këngë shumë të njohur amerikane, ‘Don't worry, be happy’”, tha lideri venezuelas, pas së cilës filloi edhe vetë të këndonte.
— (@)
Më pas, ai shtoi edhe disa parulla të tjera që janë dëgjuar edhe ditëve të mëparshme. “Jo luftë, jini të lumtur. Jo, jo luftë të çmendur, jini të lumtur”, porositi ai.
Ky gjest vjen në një moment përkeqësimi të marrëdhënieve midis Karakasit dhe Uashingtonit për shkak të rritjes së pranisë ushtarake amerikane në Karaibe.
Performanca muzikore e Maduros u mbajt në të njëjtën ditë kur liderja e opozitës, Maria Corina Machado, mori Çmimin Nobel për Paqe në Oslo, në praninë e mbretit Harald, pavarësisht ndalimit dhjetëvjeçar të udhëtimit të vendosur nga autoritetet venezuelase dhe pasi kishte kaluar më shumë se një vit në fshehje.
Ajo u largua fshehurazi nga Venezuela për të tentuar të arrinte në kryeqytetin norvegjez, por nuk arriti të mbërrinte në kohë për ceremoninë. /Telegrafi/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cisternë nafte të sanksionuar pranë brigjeve të Venezuelës.
Presidenti Donald Trump konfirmoi operacionin në një takim me udhëheqësit e biznesit në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
"Sapo kemi kapur një anije cisternë në brigjet e Venezuelës, një anije cisternë të madhe, shumë të madhe, më e madhja e kapur ndonjëherë, në fakt", tha ai në fillim të takimit pa dhënë informacione shtesë.
Zyrtarët gjithashtu i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se operacioni u drejtua nga Roja Bregdetare e SHBA-së.
Ata nuk dhanë emrin e anijes cisternë, as nuk thanë konkretisht se ku ndodhi incidenti.
Por siç vlerësojnë mediat, kjo do të shënonte përshkallëzimin e fundit nga administrata Trump, e cila në javët e fundit ka rritur presionin mbi presidentin venezuelian Nicolas Maduro.
Speaking moments ago from the White House, President Donald J. Trump confirmed the interception and seizure today of a sanctioned oil tanker off the coast of Venezuela by the U.S. Coast Guard, adding that, “other things are happening.” pic.twitter.com/t24hmWiTzq — OSINTdefender (@sentdefender) December 10, 2025
SHBA-të akuzojnë Maduron se ka kryesuar një operacion narkotrafik në Venezuelë, gjë që ai e mohon.
Gjatë gjithë vitit, Pentagoni ka kryer më shumë se 20 sulme kundër anijeve të supozuara të trafikimit të drogës në ujërat pranë Venezuelës dhe Kolumbisë, duke vrarë më shumë se 80 të dyshuar.
Kjo vjen gjithashtu pasi zoti Trump sugjeroi se SHBA-të mund të godisnin Venezuelën përmes tokës.
Duke folur për Politico të martën, ai nuk pranoi të komentonte nëse trupat amerikane do të hynin në vend, por tha se "ditët e Maduros janë të numëruara".
Sipas agjencisë amerikane të lajmeve Bloomberg, qeveria e Maduros i përshkruan veprimet e SHBA-së si një grabitje të rezervave të naftës së Venezuelës - ndër më të mëdhatë në botë. /Telegrafi/
Dy aeroplanë F/A-18 të marinës amerikane fluturuan mbi Gjirin e Venezuelës, treguan të dhënat e gjurmimit të fluturimit të martën, në atë që vëzhguesit e quajnë një masë presioni më të ashpër ndaj regjimit të presidentit Nicolás Maduro mes tensioneve të larta në rajon, shkruan newsweek.
SHBA-të kanë rritur operacionet ushtarake në të gjithë Karaibet, duke përfshirë ushtrime ajrore, detare dhe tokësore, transmeton Telegrafi.
Që nga shtatori, SHBA-të kanë kryer sulme me anije që vranë mbi 80 persona. Pentagoni është nën vëzhgim në rritje pas një sulmi në shtator ndaj një anijeje të dyshuar për kontrabandë droge që përfshiu një sulm të dytë "pasues" që vrau të mbijetuar, raportoi Associated Press, duke cituar dy persona të njohur me operacionin.
Maduro tha se Venezuela nuk donte "paqe skllavërore", duke pohuar refuzimin e tij për t'u përkulur ndaj presionit të SHBA-së. Ai riafirmoi angazhimin për sovranitet pavarësisht presionit në rritje ushtarak dhe diplomatik nga Uashingtoni.
Administrata Trump e konsideron Maduron një udhëheqës të paligjshëm dhe e ka shpallur Cartel de los Soles një organizatë terroriste, duke akuzuar presidentin venezuelas dhe zyrtarët e tij të lartë ushtarakë se e udhëheqin grupin.
Maduro dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, folën në telefon javën e kaluar, por nuk u njoftua asnjë rezultat konkret. Trump tha se do të shqyrtonte zgjerimin e fushatës së tij ushtarake kundër objektivave të drogës në vende si Meksika dhe Kolumbia.
Dy F/A-18 Super Hornets qëndruan mbi Gjirin për rreth 40 minuta, një masë e kufizuar nga tre anët nga territori i Venezuelës, në të njëjtën zonë ku forcat amerikane kishin testuar më parë mbrojtjen ajrore të vendit, sipas faqes së internetit të War Zone.
F/A-18 Super Hornets, një RC-135 Rivet Joint dhe bombardues B-52 kanë kryer ushtrime stërvitore për të testuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Venezuelës, citoi War Zone një zyrtar amerikan të thoshte në nëntor. /Telegrafi/
A look at U.S. military forces deployed to the Caribbean in support of #OpSouthernSpear.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha gazetës Politico se sundimi i presidentit venezuelian Nicolas Maduro po i afrohet fundit dhe se udhëheqja e tij nuk do të zgjasë shumë.
Ai theksoi se situata në Venezuelë është e rëndësishme për SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar, duke nënvizuar se qeveria e Maduro-s po përballet me presion të madh politik dhe ekonomik.
“Ditët e tij janë të numëruara”, deklaroi 79-vjeçari, duke nënkuptuar se ndryshimet në udhëheqjen e Venezuelës janë të pashmangshme.
Kur gazetarët e pyetën për mundësinë e një ndërhyrjeje tokësore nga Shtetet e Bashkuara, lideri amerikan nuk dha një përgjigje të qartë, duke thënë se “nuk dua të konfirmoj ose të përjashtoj atë opsion. Nuk do të flas për këtë”.
Me këtë, ai shmangu detajet rreth strategjive të mundshme, duke lënë të kuptohet se vendimi nuk është marrë ende dhe se administrata po shqyrton të gjitha opsionet.
Komentet e Trumpit vijnë në një kohë kur kriza politike dhe ekonomike në Venezuelë është përkeqësuar dhe shtetet e ndryshme po kërkojnë mënyra për të përshpejtuar një tranzicion demokratik në vend. /Telegrafi/
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro, duke e nxitur atë të vazhdojë dialogun me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo thirrje vjen në një periudhë tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Karakasit. Sipas Presidencës turke, Erdogan theksoi rëndësinë e mbajtjes së hapur të kanaleve të komunikimit mes SHBA-së dhe…
Ndërsa shumë liderë bien nën peshën e krizave të brendshme dhe izolimit ndërkombëtar, Nicolás Maduro ka mbetur i palëkundur në pushtet. Si ia doli të sfidojë Perëndimin dhe të mbijetojë politikisht për më shumë se një dekadë?
Kur Donald Trump paralajmëroi “të gjitha opsionet në tavolinë” për ta larguar Nicolás Maduron nga pushteti në Venezuelë, shumë liderë botërorë menduan se fundi i regjimit të tij ishte çështje kohe. Por, jemi në fund të vitit 2025 dhe Maduro jo vetëm që vijon të mbajë pushtetin, por edhe ka rigjetur hapësirë për të forcuar kontrollin mbi institucionet e vendit.
Maduro e mori detyrën në vitin 2013, pas vdekjes së udhëheqësit karizmatik Hugo Chávez. Që nga ajo kohë, Venezuela ka përjetuar një rënie dramatike ekonomike: inflacion galopant, mungesa ushqimore dhe mjekësore, emigrim masiv (mbi shtatë milionë venezuelianë janë larguar nga vendi) dhe një rënie të fortë të standardit të jetesës.
Megjithatë, Maduro ka mbijetuar politikisht përmes një kombinimi të fortë kontrolli mbi ushtrinë, drejtësinë, median dhe institucionet zgjedhore, si dhe falë mbështetjes nga disa shtete të fuqishme si Rusia, Kina dhe Irani.
Gjatë viteve të presidencës së Trumpit (2017-2021), ShBA-ja ndërmori sanksione të ashpra ekonomike ndaj Karakasit dhe njohu opozitarin Juan Guaidó si president të përkohshëm. Pati edhe mbështetje për një grusht shteti të dështuar në vitin 2019. Megjithatë, Maduro mbeti në kontroll.
CNN shkruan se, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme ushtarake dhe presionit ndërkombëtar, Maduro “sfidoi të gjitha pritshmëritë” duke u rikthyer si figurë qendrore në rajon. Ai përdori taktikën e dobësimit gradual të opozitës, përçarjes së saj dhe asgjësimit të rivalëve përmes gjykatave dhe sigurisë shtetërore.
Në vitin 2023 dhe më tej, me rritjen e çmimit të naftës dhe nevojën e tregjeve ndërkombëtare për burime energjie pas krizës në Ukrainë, Perëndimi filloi të shfaqë fleksibilitet. Disa sanksione ndaj sektorit të naftës u lehtësuan. Kompanitë amerikane si Chevron rifilluan aktivitetin në vend.
Maduro e shfrytëzoi këtë hapësirë për të rifituar legjitimitetin ndërkombëtar dhe për të forcuar kontrollin e brendshëm, ndërsa e paraqiti veten si garant të stabilitetit dhe sovranitetit venezuelian.
Në vitin 2024 u mbajtën zgjedhje presidenciale të cilat u kritikuan për mungesë transparence dhe përjashtim të kandidatëve opozitarë, por Maduro u shpall fitues. Kjo i dha atij një tjetër mandat deri në 2030. Opozita e fragmentuar nuk arriti të imponojë një strategji të përbashkët.
Analistët thonë se Maduro nuk ka krijuar një sistem të qëndrueshëm, por më tepër një regjim të bazuar te mbijetesa taktike dhe te frika. Ekonomia mbetet e brishtë dhe varësia nga eksportet e naftës është e lartë. Por për momentin, Maduro ka fituar kohë.
Historia e tij është një dëshmi se lidershipi autoritar, nëse është i aftë të manovrojë mes presioneve dhe të shfrytëzojë dobësitë e kundërshtarëve, mund të mbijetojë edhe në kushte ekstreme.
Sa do zgjasë kjo mbijetesë dhe me çfarë çmimi për Venezuelën? A do ta ndihmojnë aleancat e tij strategjike të përballojë presionet e reja? Apo kriza e zgjatur do të thellojë pakënaqësitë e brendshme?
E vështirë të parashikohet, por për momentin në një vend të polarizuar dhe në një skenë gjeopolitike gjithnjë e më komplekse, përballë një bote të ndarë dhe me prioritete të reja, ajo që dëshiron administrata Trump duket larg përfundimit. /Gazeta “Dita”/
Nicolas Maduro kërkoi të mbante 200 milion dollarë, të siguronte amnisti për deri në 100 zyrtarë të nivelit të lartë dhe të shkojë në një vend miqësor si pjesë e një marrëveshjeje të propozuar dorëheqjeje me presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti i Venezuelës synonte që kjo marrëveshje të përfshinte një mbrojtje të plotë për të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë, duke siguruar që ata të mos përballeshin me ndonjë ndjekje ligjore pas largimit nga pushteti.
Thirrja telefonike e shkurtër, vetëm 15 minuta, dështoi për shkak të kërkesave të forta të Maduros, raporton thetelegraph.
Ai insistonte të qëndronte brenda hemisferës Perëndimore, duke refuzuar vendet që lideri amerikan i sugjeronte, si Rusia apo Kina, të cilat mund të ofronin siguri, por që nuk ishin të pranueshme për Maduron.
Më vonë, Katar u konsiderua si një mundësi kompromisi, një vend që mund të pranojë Maduron dhe të sigurojë një azil të sigurt, duke plotësuar disa nga kërkesat e tij, ndërkohë që mbante një farë pranueshmërie për Shtetet e Bashkuara.
Ky zhvillim tregonte përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe negociuar mes dy palëve, megjithëse bisedimet fillestare kishin hasur vështirësi.
Ndryshe, SHBA-të e konsiderojnë Edmundo González si presidentin e ligjshëm të Venezuelës pas zgjedhjeve të manipuluara në vitin 2024. /Telegrafi/
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka konfirmuar se ka folur me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në telefon në fund të muajit të kaluar, mes një grumbullimi ushtarak amerikan që ka ngritur frikën e luftës.
Duke folur për televizionin shtetëror Venezolana de Television të mërkurën, Maduro tha se vendosi të fliste për telefonatën e tij "të përzemërt" me Trump rreth 10 ditë më parë, sepse mediat ndërkombëtare kishin raportuar informacione të caktuara dhe ai dëshironte të shmangte "diplomacinë e mikrofonit".
"Gjatë gjashtë viteve të mia si ministër i jashtëm, mësova maturinë diplomatike dhe më pas, në këto vite si president, me përvojën e të qenit ministër i jashtëm dhe duke qenë i mentoruar nga Komandanti ynë Chavez, e vlerësoj maturinë", tha Maduro, duke iu referuar udhëheqësit të ndjerë venezuelian Hugo Chavez, nën të cilin ai ishte ministër i jashtëm.
"Nuk më pëlqen diplomacia me mikrofonë; kur ka çështje të rëndësishme, ato duhet të trajtohen me qetësi derisa të zgjidhen!".
Maduro tha se e mirëpriti mundësinë që telefonata të ishte një hap drejt "dialogut respektues" dhe se vendi i tij do të kërkonte gjithmonë paqe.
Maduro shtoi se nuk do të fliste më tej për bisedën e tij me Trump, pasi ai favorizonte "maturinë" dhe "respektin".
“Me dëshirë të Zotit dhe Komandantit tonë të Komandantëve, Zotit tonë Jezu Krisht, gjithçka do të shkojë mirë për paqen, pavarësinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Venezuelës”, citohet të ketë thënë ai.
Komentet e Maduros erdhën pasi Trump të dielën tha se kishte folur me udhëheqësin venezuelian në telefon mes krizës më serioze diplomatike midis Uashingtonit dhe Karakasit në vite.
Trump të mërkurën iu rikthye përsëri telefonatës së tij me Maduron pa dhënë detaje specifike të bisedës së tyre.
“Fola shkurt me të, i thashë vetëm disa gjëra dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
“Venezuela na dërgon drogë, por Venezuela na dërgon njerëz që nuk duhet t’i dërgonte”.
Administrata Trump ka vendosur aeroplanmbajtësen më të madhe në botë në Karaibe, ka hedhur në erë anije të dyshuara për kontrabandë droge që udhëtonin nga Venezuela dhe vende të tjera të Amerikës Latine dhe ka kërcënuar të kryejë sulme në tokën venezueliane si pjesë e një fushate presioni në rritje kundër Maduros.
Zyrtarët e administratës Trump e kanë cilësuar fushatën ushtarake si një përpjekje për të luftuar trafikimin e drogës.
Venezuela prodhon pak nga furnizimi global i kokainës, por shërbeu si pikë tranziti për 10-13 përqind të prodhimit të vlerësuar në vitin 2020, sipas një vlerësimi të qeverisë amerikane.
Por Maduro e ka akuzuar Trumpin se po përdor fushatën kundër drogës si pretekst për të rrëzuar qeverinë e tij dhe për të “konfiskuar” rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.
Në një fjalim sfidues në një tubim në Karakas të hënën, Maduro tha se vendi i tij dëshironte paqe, por vetëm me "sovranitet, barazi dhe liri" të bashkangjitura.
"Ne nuk duam paqen e skllevërve, as paqen e kolonive! Koloni, kurrë! Skllevër, kurrë!", citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/
Miliarderi brazilian, Joesley Batista, bashkëpronar i një perandorie të gjerë biznesi të udhëhequr nga gjiganti i përpunimit të mishit JBS NV, po e pozicionon veten në heshtje si një ndërmjetësues duke u përpjekur të qetësojë tensionet politike midis administratës së Donald Trump dhe regjimit qeverisës të Venezuelës.
Batista udhëtoi për në Karakas javën e kaluar në një përpjekje për të bindur presidentin Nicolás Maduro që t'i kushtonte vëmendje thirrjes së Trump për t'u larguar dhe për të lejuar një tranzicion paqësor të pushtetit, sipas njerëzve që kanë dijeni për udhëtimin.
Ai u takua me Maduron më 23 nëntor, disa ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një telefonatë me udhëheqësin e vendit për ta nxitur atë të largohej nga Venezuela, sipas njerëzve, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin pa leje për të folur publikisht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Zyrtarët e administratës Trump ishin në dijeni të planeve të Batistës për të vizituar Karakasin dhe për të përforcuar mesazhin e presidentit, por ai shkoi me iniciativën e tij dhe nuk iu kërkua të shkonte në emër të SHBA-së, sipas disa personave të njohur me udhëtimin.
"Joesley Batista nuk është përfaqësues i asnjë qeverie", tha J&F SA, kompania mbajtëse e familjes Batista, në një deklaratë.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë e as Ministria e Informacionit e Venezuelës dhe as zyra e Zëvendëspresidentes Delcy Rodriguez nuk iu përgjigjën kërkesave për koment në lidhje me vizitën e Batistës.
Udhëtimi, i cili nuk është raportuar më parë, shënon përpjekjen e fundit për të ulur tensionet pasi Trump kërcënoi me sulme tokësore në Venezuelë pas muajsh sulmesh vdekjeprurëse kundër anijeve të dyshuara për trafik droge.
SHBA-të thonë se regjimi i Maduros është i paligjshëm, një grup kriminal që vodhi zgjedhjet vitin e kaluar dhe lehtësoi eksportin e kokainës nga Kolumbia, duke rezultuar në vdekjen e amerikanëve.
Përpjekja e Batistës për të ndërmjetësuar me Maduron pasoi vendosjen më të madhe ushtarake amerikane në ujërat përreth Amerikës Latine në dekada dhe më shumë se 20 sulme amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge pranë brigjeve të Venezuelës dhe Kolumbisë që vranë më shumë se 80 persona.
Trump të mërkurën përsëriti se sulmet në tokë do të fillojnë shumë shpejt.
"Ne e dimë çdo rrugë, ne e dimë çdo shtëpi, ne e dimë se ku prodhojnë ata", tha Trump në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/
Papa i ka kërkuar Donald Trumpit që të mos përpiqet të rrëzojë nga pushteti presidentin venezuelian Nicolas Maduro duke përdorur forcën ushtarake.
Leo, Papa i parë amerikan, tha se do të ishte më mirë të përpiqeshin për dialog ose të ushtronin presion ekonomik mbi Venezuelën nëse Uashingtoni dëshiron të ndjekë ndryshime atje.
Administrata Trump ka peshuar mundësitë për të luftuar atë që e ka portretizuar si rol të Maduros në trafikimin me drogë.
Presidenti i Venezuelës ka mohuar të ketë lidhje me tregtinë e paligjshme të drogës.
I pyetur gjatë një konference për shtyp në lidhje me kërcënimet e presidentit Trump për të larguar Maduron me forcë, Papa tha: “Është më mirë të kërkohen mënyra për dialog, ose ndoshta presion, përfshirë presionin ekonomik.”
Ai shtoi se Uashingtoni duhet të kërkojë mënyra të tjera për të arritur ndryshimin "nëse kjo është ajo që ata duan të bëjnë në SHBA".
Papa po fliste ndërsa kthehej në shtëpi nga një vizitë në Turqi dhe Liban - udhëtimi i tij i parë jashtë shtetit në këtë rol. /Telegrafi/
Përderisa administrata e Donald Trumpit përgatitet për operacione të mundshme tokësore brenda Venezuelës, një telefonatë midis Shtëpisë së Bardhë dhe Karakasit i dha ultimatum të ashpër presidentit Nicolas Maduro, dorëheqje të menjëhershme në këmbim të kalimit të sigurt.
Raportohet se në telefonatën e javës së kaluar, Washingtoni këmbënguli që Maduro dhe aleatët kryesorë, përfshirë gruan e tij, Cilia Flores dhe djalin, të largoheshin menjëherë nga vendi për të hapur rrugën për qeverisje demokratike.
Thuhet se Maduro kërkoi "amnisti globale për çdo krim që ai dhe grupi i tij kishin kryer, dhe kjo u refuzua".
"Së dyti, ata kërkuan të mbanin kontrollin e forcave të armatosura, ngjashëm me atë që ndodhi në Nikaragua në vitin 1991 me Violeta Chamorron. Në këmbim, ata do të lejonin zgjedhje të lira.”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi të dielën se pati një telefonatë me Maduron, por nuk pranoi të jepte detaje rreth bisedës.
Konfirmimi erdhi mes tensioneve në rritje midis Washingtonit dhe Karakasit, me Trumpin që kohët e fundit ka deklaruar se hapësira ajrore e Venezuelës do të "mbyllet plotësisht". /AA/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës duhet të konsiderohet "e mbyllur në tërësi", pa dhënë detaje, ndërsa Uashingtoni vazhdon të rrisë presionin mbi qeverinë e presidentit Nicolas Maduro.
Trump ka thënë vazhdimisht se sulmet e SHBA-së ndaj anijeve të dyshuara të drogës në Karaibe dhe Paqësor, të cilat kanë vrarë më shumë se 80 persona, mund të zhvillohen në veprime tokësore në vendin e Amerikës së Jugut, megjithëse thuhet se ai ka zhvilluar gjithashtu një telefonatë me Maduron dhe ka diskutuar një vizitë të mundshme të presidentit venezuelian në SHBA.
Por cilat janë aftësitë ushtarake të Venezuelës?
Ushtria amerikane e tejkalon atë të Venezuelës, e cila është e dobësuar nga mungesa e trajnimit, pagat e ulëta dhe pajisjet në “përkeqësim”, thanë gjashtë burime të njohura me aftësitë ushtarake venezueliane, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Edhe pse Maduro, në pushtet që nga viti 2013, ka gëzuar besnikëri ushtarake duke vendosur oficerë në role qeveritare, ushtarët e thjeshtë fitojnë vetëm 100 dollarë në muaj në monedhën vendase, rreth një e pesta e asaj që studimet thonë se një familje mesatare ka nevojë për të përmbushur nevojat e saj themelore.
Dhe burimet thonë se dezertimet, të cilat tashmë ndodhin në shumë njësi, mund të rriten në rast të një sulmi ushtarak amerikan.
Përvoja kryesore e trupave venezueliane në vitet e fundit ka qenë përballja me civilë të paarmatosur gjatë protestave në rrugë.
Maduro ka thënë se ka 8 milionë civilë që stërviten në milici, por një burim vlerësoi se vetëm mijëra personel inteligjence, mbështetës të armatosur të partisë në pushtet dhe anëtarë të milicisë do të merrnin pjesë realisht në veprime mbrojtëse.
Gjithashtu, pajisjet e ushtrisë - shumica e të cilave janë prodhuar në Rusi dhe janë dekada të vjetra - mungojnë.
Karakasi bleu rreth 20 aeroplanë luftarakë Sukhoi në vitet 2000, por ata konsiderohen të mangët në krahasim me B-2 të SHBA-së, dhe helikopterët, tanket dhe raketat e Venezuelës të prodhuara në Rusi janë gjithashtu të vjetruara.
Si mund t'i përgjigjej Venezuela ndonjë sulmi të mundshëm?
Venezuela planifikon të ngrejë një rezistencë në stilin guerilas ose të mbjellë kaos në rast të një sulmi ajror ose tokësor të SHBA-së, tregojnë burimet dhe dokumentet e planifikimit të parë nga Reuters, përcjell Telegrafi.
Përgjigja është përmendur publikisht, megjithëse pa detaje, nga zyrtarë të lartë, të cilët e quajnë atë "rezistencë të zgjatur" dhe do të përfshijë njësi të vogla ushtarake në më shumë se 280 vende që kryejnë akte sabotimi dhe taktika të tjera guerile.
Në këtë drejtim, 5,000 raketat Igla të prodhuara në Rusi në Venezuelë, të lavdëruara nga Maduro së fundmi në televizionin shtetëror, janë vendosur tashmë.
Urdhrat ushtarakë janë që njësitë të shpërndahen dhe të fshihen në vende të ndryshme nëse ka një sulm, tha një burim.
Strategjia e dytë, e quajtur "anarkizim" dhe të cilën zyrtarët nuk e kanë pranuar, do të përdorë shërbimet e inteligjencës dhe mbështetësit e armatosur të partisë në pushtet për të krijuar kaos në kryeqytetin Karakas dhe për ta bërë Venezuelën të paqeverisshme, thonë burimet.
A ka aktorë të tjerë të armatosur në Venezuelë?
Forcat guerile kolumbiane si Ushtria Çlirimtare Kombëtare veprojnë në perëndim të Venezuelës, e cila është gjithashtu një qendër për kultivimin e përbërësit bazë të kokainës.
Mbështetësit e partisë në pushtet të quajtur “colectivos”, shpesh mobilizohen në konvoje motoçikletash për t'u përballur me protestuesit. Ata ndonjëherë janë të armatosur.
Grupet opozitare venezueliane, OJQ-të, Uashingtoni dhe disa qeveri të Amerikës Latine kanë akuzuar Maduron dhe ushtrinë venezueliane për lidhje me grupet e trafikimit të drogës, të cilat akuzohen gjithashtu për dhunë.
Qeveria ka mohuar vazhdimisht lidhje të tilla dhe thotë se SHBA-të po kërkojnë ndryshim regjimi për të marrë kontrollin e rezervave të mëdha të naftës në Venezuelë. /Telegrafi/
Donald Trump ka paralajmëruar se veprimet e SHBA-së kundër trafikantëve të dyshuar të drogës nga Venezuela do të zhvendosen në vend "shumë shpejt".
Forcat amerikane kanë kryer të paktën 21 sulme ndaj anijeve që pretendohet se transportonin narkotikë në brigjet e tyre gjatë disa muajve të fundit.
SHBA-të kanë akuzuar presidentin e vendit të Amerikës së Jugut, Nicolas Maduro, për përfshirje në tregtinë e drogës - një pretendim që ai e mohon.
Venezuela ka thënë se sulmet, të cilat kanë vrarë më shumë se 80 persona, përbëjnë vrasje.
"Ne i paralajmëruam ata", tha Trump.
Aeroplanmbajtësja më e përparuar e Amerikës është ndër anijet që janë vendosur në Detin e Karaibeve dhe në Paqësorin lindor si pjesë e Operacionit Shtiza Jugore.
Trump tha se po përgatitej të rriste ndjeshëm reagimin.
"Ndoshta e keni vënë re që njerëzit nuk duan të bëjnë shpërndarje nga deti, dhe ne do të fillojmë t'i ndalojmë ata edhe nga toka", u tha ai anëtarëve të shërbimit ushtarak në një telefonatë.
"Toka është më e lehtë, por kjo do të fillojë shumë shpejt."
"Ne i paralajmëruam ata të ndalonin dërgimin e helmit në vendin tonë", shtoi presidenti amerikan. /Telegrafi/