Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, të cilat do të zhvillohen gjatë kësaj jave.
Kjo fazë premton përballje interesante, me disa nga skuadrat kryesore që përballen me rivale tradicionalë.
Dy sfida zhvillohen ditën e martë, dy të tjera të mërkurën, tre të enjten dhe një tjetër të mërkurën e ardhshme.
Drita dhe Llapi do të përballen të martën në Gjilan me fillim nga ora 13:00, derisa po këtë ditë duel tjetër interesant është edhe ai mes Drenicës dhe Ferizajt.
Kryendeshja e këtij rrethi është padyshim Prishtina - Ballkani që zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:00, derisa në mesditë nga ora 13:00 takohen Dukagjini dhe Prishtina e Re.
Gjilani të enjten pret Lirinë, Vushtrria takohet me Vëllaznimin, derisa Trepça '89 përballet me Malishevën.
Sfida e vetme që luhet javën e ardhshme është ajo mes Feronikelit dhe Dinamos. /Telegrafi/
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e nëntëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë për herë të dytë futbollistit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 88 minutave sa luajti, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në golin e dytë, duke siguruar fitoren për skuadrën e tij kundër Gjilanit me rezultat 1:2.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pasi mori këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
“Kemi pasur një fazë përgatitore shumë të mirë dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme për ta analizuar Gjilanin. Ekipi ka qenë shumë i mirë edhe në sezonin e kaluar, megjithatë këto transfere kanë rritur konkurrencën, por edhe kualitetin në ekip".
"Synimi i FC Ballkanit tashmë dihet se është dalja kampion dhe jemi në rrugën e mirë për ta arritur këtë qëllim, por jemi edhe në garë për Kupën e Kosovës, andaj do të luftojmë në të dyja garat".
"Falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës për vlerësimin si më i miri i xhiros, bashkëlojtarët dhe stafin e trajnerëve, sepse pa ta do të ishte e pamundur kjo performancë e imja”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/
Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2.
Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash lojë gjetën golin e epërsisë.
Një gabim në mesfushë i Gjilanit, bëri që Giovanni Ribeiro të asistoj te Almir Kryeziu i cili realizoi gol të bukur për 0-1.
Përkundër se dy skuadrat krijuan disa raste të mira shënimi, në pjesën e parë gola më nuk pati dhe suharekasit shkuan në pushim me epërsi 0-1.
Edhe në pjesën e dytë ishin mysafirët që gjetën golin, ku krijuan një super aksion.
Almir Kryeziu asistoi bukur te Diene i cili nuk e pati të vështirë të shënonte për 0-2.
Gjilani u rikthye në lojë tetë minuta më vonë, kur Oltion Bilalli realizoi një gol fantastik nga distanca për 1-2.
Deri në fund më gola nuk pati dhe Ballkani arkëtoi tre pikë në Gjilan.
Me këtë fitore Ballkani vazhdon të jetë lider në tabelë me 36 pikë, tre më shumë se Prishtina në pozitën e dytë derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 26 sosh.
Ndeshjen e radhës Gjilani luan në udhëtim te Dukagjini, teksa Ballkani para adhuruesve të vet pret Malishevën. /Telegrafi/
Shprehja shekspiriane “Beware the Ides of March” është një shprehje e zakonshme këtu, e huazuar nga drama e Shekspirit, Jul Cesari. Kuptimi është i thjeshtë: bëj kujdes! Telashet mund të jenë shumë pranë. Fatkeqësisht, Jul Cezari ynë, Keir Starmer-i, nuk do të ketë nevojë të presë deri në mars për ogurin e keq. Ai ka […]
FC Ballkani vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar, tani duke transferuar mesfushorin bullgar Stanislav Petkov. 21 vjeçari, i cili vjen me një përvojë të rëndësishme nga kampionatet si ai bullgar dhe slloven, do të jetë një lojtar i ri i rëndësishëm në ekipin tonë.
Petkov luan si mesfushor defensiv dhe pritet të përforcojë dukshëm këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse. Me një vlerë tregu në rritje dhe eksperiencën e fundit te Tabor Sezana, ai është gati për aventurën e re me ne.
Mirësevjen në Suharekë, Petkov”, thuhet në komunikatë.
Ballkani aktualisht është lider në elitën e futbollit kosovar me 33 pikë pas 18 xhirove, tri mbi Prishtinën./Telegrafi
Ballkani ka vazhduar me përforcime në stinorin pranveror.
Suharekasit sapo kanë prezantuar mbrojtësin e talentuar shqiptar nga Mali i Zi, Arben Nikprelaj.
Qendërmbrojtësi shtatlartë i bashkohet suharekasve nga skuadra shqiptare në Mal të Zi, Deçiçi.
"FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, që transferohet në radhët tona nga Deçiçi i Tuzit".
"21-vjeçari, i gjatë 1.94 m, vjen për të forcuar repartin defensiv me siguri në ajër dhe forcë fizike.I urojmë mirëseardhje Arbenit dhe shumë suksese me fanellën portokalli", thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/
Lideri i Superligës së Kosovës, Ballkani, ka vazhduar me përfocime për stinoin pranveror, duke ofruar në skuadër sulmuesin Gambian, Ebrima Gaye.
Sulmuesi ka bërë karrierë në vendlindjen e tij dhe në Senegal, ndërsa pas Toni Domgjonit, bëhet përforcimi i dytë i tri herë kampionit në këtë afat kalimtar.
“Ebrima Gaye është përforcimi më i ri i Ballkanit, duke ardhur për të shtuar forcë dhe konkurrencë në repartin ofensiv të ekipit. Sulmuesi nga Gambia transferohet nga BST Galaxy, ku gjatë këtij sezoni është paraqitur në formë të mirë”.
“Gaye ka eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, me paraqitje për përfaqësuesen e Gambisë, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Senegal”.
”Mirë se erdhe te Ballkani, të urojmë suksese Ebrima Gaye!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Fundjava sjell pesë përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës, me të gjitha ndeshjet që luhen në orarin e njëjtë dhe me peshë të madhe për nisjen e edicionit pranveror.
Xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovës rikthehet këtë fundjavë me duele vendimtare, ku çdo pikë mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.
Të shtunën, më 7 shkurt, Dukagjini pret Prishtinën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në një takim ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre, ndërsa kryeqytetasit kërkojnë vazhdimësi dhe rikthim te rezultatet pozitive.
Po në të njëjtën orë, Drenica dhe Llapi përballen në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, në një duel direkt mes skuadrave që kërkojnë pikë të mëdha për stabilitet në tabelë dhe largimin nga zona e rrezikut.
Në Ferizaj, skuadra vendase do të matet me Dritën në stadiumin e qytetit, ku mysafirët nga Gjilani hyjnë si favoritë në letër, por Ferizaj pritet të japë maksimumin për të befasuar një nga ekipet më konstante të sezonit.
Të dielën, më 8 shkurt, vëmendja zhvendoset në Gjilan, ku Gjilani pret Ballkanin në stadiumin me bari artificial. Një përballje me aromë derbi, ku kampionët vjeshtor kërkojnë të mbajnë ritmin në krye, ndërsa vendasit synojnë të ndalin furinë e tyre dhe të hynë në garë për pozitat e para.
Xhiroja mbyllet në Malishevë, ku skuadra vendase përballet me Prishtinën e Re në stadiumin “Liman Gegaj”, në një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për objektivat sezonale të të dyja ekipeve.
Me të gjitha ndeshjet që zhvillohen në orën 13:00, Superliga premton një fundjavë të ngjeshur, emocionuese dhe plot tension, ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë për vazhdën e edicionit. /Telegrafi/
Programet arsimore të Pekinit po riformësojnë perceptimet te të rinjtë e Ballkanit, përderisa fuqia e butë shtrihet përtej infrastrukturës. Përderisa investimet e mëdha të Kinës po vihen nën vëzhgim në mbarë Evropën, Pekini po i drejtohet një forme më të butë ndikimi në Ballkan: bursa, shkëmbime universitare dhe studentë të rinj që ndajnë jetën në […]
KF Ballkani përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ka bërë me dije se kanë transferuar mesfushorin e njohur Toni Domgjoni.
Domgjoni ka zhvilluar karrierën e tij kryesisht në Zvicër dhe në Kroaci, teksa eksperienca e tij e fundit ka qenë në Malajzi.
27-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Selangor teksa te Ballkani tani është transferuar si lojtar i lirë pasi ishte futbollist pa kontratë.
Në të kaluarën ai ka luajtur gjithashtu edhe për klube si Koper në Slloveni, Vitesse, Zurich, Slaven Belupo dhe Koprivnica.
Te Ballkani ai do të mbajë fanellën me numrin 20 dhe pritet të jetë një armë e fortë në objektivat e klubit këtë sezon.
Kujtojmë se Domgjoni është gjithashtu edhe një reprezentues i Kosovës, pasi me ‘Dardanët’ numëron rreth katër paraqitje dhe ka një gol të shënuar./Telegrafi/
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, vjen analiza e gazetarëve të Telegrafit, të cilët diskutuan gjerësisht për zhvillimet aktuale në futbollin vendor dhe ndërkombëtar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Exfis.
“Ballkani del kampion. Pesë xhirot e fundit Ballkani është ekipi që luan më së miri futboll. E ka futbollin e qartë, domethënë sidomos në atë lojën me Prishtinën e sheh çfarë i bën Prishtinë, një kandidati direkt për titull e dominon 90 minuta”.
“Prishtina e jep gol, Ballkani kthehet i bën krejt edhe fiton. 6-1 Prishtinën e Re që shpëton prej ligës, 2-3 e mund Dritën në Gjilan, me një lojë të tensionuar”.
“Ndeshjet e fundit jam duke i përmendur edhe shkon te Dukagjini e merr një pikë, që një pikë në fushë të Dukagjinit është si tri gati”.
“Ballkanin e shoh edhe favorit e shoh, më favoritë se krejt. Edhe po besoj që Drita nuk e ka mbrojtë asnjëherë titullin. Ata e fitojnë, por në vitin e dytë nuk e fitojnë”.
“Eshtë ekip që nuk mund ta mbrojë gati kurrë, bile sivjet po luan shumë mirë, sepse kur bëhet kampion, sezonin e dytë e bën tani vitin tjetër shumë keq”, ka thënë Pireva.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, vjen analiza e gazetarëve të Telegrafit, të cilët diskutuan gjerësisht për zhvillimet aktuale në futbollin vendor dhe ndërkombëtar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Exfis.
Gazetari Romak Zeqiri ka dhënë një parashikim të qartë për garën e titullit në Superligën e Kosovës, duke vlerësuar situatën e skuadrave dhe faktorët që do të përcaktojnë kampionin e sezonit.
Sipas tij, kampioni në fuqi Drita mbetet favorit kryesor, veçanërisht kur diferenca në renditje nuk është shumë e madhe.
“Kampioni në fuqi gjithmonë është favoriti numër një për me fitu titullin, për më shumë kur është aty lart edhe diferenca nuk është shumë e madhe”.
“Unë e shoh Dritën kampion prapë. Normal jo lehtë, jo mu kry më herët siç u kry vitin e kaluar. Mendoj që deri në fund ka me pas garë”.
“I jap Dritës një përparësi se në rrethin e katërt gjithmonë nëse në rrethin e tretë performon mirë. Në rrethin e katërt është skuadër që e pret në Gjilan, Prishtinën, Ballkanin, Llapin, Gjilanin, Ferizajn, këto janë shumë terrene të vështira për të luajtur si mysafir”.
“Nëse performon mirë në rrethin e tretë, në rrethin e katërt krejt këto ekipe i pret. Prapë Dritën po e shoh kampion, me shumë vështirësi, po fundi fundit vetëm kampioni kujtohet, vështirësitë harrohen”.
“Në Europë, Gjilanin e shoh si skuadër që ka me dalë në Europë edhe Ballkanin sigurisht. Në vend të katërt e shoh Prishtinën”, ka thënë Zeqiri.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, vjen analiza e gazetarëve të Telegrafit, të cilët diskutuan gjerësisht për zhvillimet aktuale në futbollin vendor dhe ndërkombëtar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Exfis.
Gazetari Shkumbin Pireva ka dhënë një parashikim të qartë për garën e titullit në Superligën e Kosovës, duke identifikuar skuadrat që pritet të luftojnë deri në fund për trofeun dhe vendet evropiane.
Në një analizë, Pireva e ka vendosur në qendër të vëmendjes katërshen Ballkani, Prishtina, Drita dhe Gjilani, ndërsa ka bërë edhe një vlerësim të drejtëpërdrejtë për gjendjen e ekipeve.
“Ka me qenë mes tri këtyre skuadrave Ballkanit, Prishtinës edhe Dritës, por mundet me hy edhe Gjilani”.
“Domethënë si i katërt në garë për titull. Këto të katërta sigurt kanë me shku në Evropë. Njëra si fituese e titullit, njëra si fituese e Kupës edhe dy vendet e tjera”.
“Po domethënë katërshja e parë do të jetë kjo padyshim. E kush do bëhet kampion, jam mes Ballkanit dhe Prishtinës, por me shumë mundësi titulli ka me u kthy në Prishtinë”.
“Ka me u kthy në Prishtinë, për faktin se Afrim Tovërlani e ka një moment ku duhet me tregu edhe njëherë veten, pas disa aventurave jo të mira që i ka pasur në disa klube të Superligës”.
“Edhe të gjitha kushtet po besoj që janë plotësu. Prishtinën e kemi parë që ka qenë financiarisht shumë mirë, mos them më së miri, po ka qenë klubi që nuk ka pasur asnjëherë vonesa në gjysmësezonin e parë”, ka thënë Pireva.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
Gëzuar rendin e ri botëror, të sponsorizuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump! Kjo nëse ajo që ka ndodhur që nga fillimi i vitit mund të klasifikohet si rend. Trump, i cili lulëzon në kaos, ka riorganizuar kuvertën dhe ka nisur një rishpërndarje të re të pushtetit që mund të përfundojë me shembjen e aleancave […]
Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.
“Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.
Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.
Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.
Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.
“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, njofton rel.
Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.
“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.
Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi së voni se Serbia, brenda një viti e gjysmë, synon t’i dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake. Por, sipas ekspertëve të sigurisë, kjo është më shumë një deklaratë politike, sesa një plan i realizueshëm. Nikolla Lluniq, analist i sigurisë nga Beogradi, vlerëson se një objektiv i tillë është jorealist. “Serbia […]
Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj. Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë […]
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur kosovar, Lindon Emërllahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle, Air Munich dhe Exfis.
Emërllahu ka zbuluar prapaskenat e transferimit të tij te CFR Cluj, duke treguar se gjithçka ndodhi gjatë një periudhe intensive në Turqi, kur për të kishte interesim nga disa klube njëkohësisht.
“Transferimi, unë isha mos gabohem, në Turqi, edhe po më shkruan Korenica. Sepse unë në atë kohë më kërkonte edhe Kolos Kovalivka në Ukrainë”.
Ai tregoi se përfaqësuesit e klubit ukrainas ishin shumë këmbëngulës dhe prezentë çdo ditë gjatë përgatitjeve.
“Ata të Kolosit aty në Turqi çdo ditë vinin. Andej-këndej edhe Ilir Krasniqi më shënonte: a po vjen, se ndryshe është kur ta kesh dikë”.
Megjithatë, situata ndryshoi kur në skenë hyri emri i trajnerit të njohur rumun, Dan Petrescu, përmes Meriton Korenicës.
“Edhe po më shënon Korenica, tha që trajneri Dan Petrescu po pyet për ty. Për sa mundet me të lëshu Cima (Arsim Kabashi)? I thashë: nuk e di”.
Sipas Emërllahut, negociatat filluan përmes menaxherëve, ndërsa vendimi nuk ishte i lehtë për klubin e tij, pasi në atë periudhë kishte humbur shumë lojtarë të rëndësishëm.
“Po e shprehin interesimin, menaxherat po flasin, menaxherat me Cimën edhe të tregon për çdo sen”.
“Edhe që e ceki Cima, në atë kohë shumë lojtarë të fortë. Edhe i ikën shumica. Tani kur erdhi oferta për mua, unë pata mbetë, tani thoshte: si ta lëshoj edhe këtë”.
Ai shtoi se fillimisht klubi nuk ishte i gatshëm ta lironte, por këmbëngulja e Dan Petrescut rezultoi vendimtare.
“Edhe jo, nuk po të lëshoj, jo andej-këndej, rri deri verës. Edhe pastaj Korenica ka folur me Dan Petrescun. Petrescu i ka thënë drejtuesve të klubit të Clujit që e dua patjetër. Pastaj ata kanë ardhur me një ofertë më të vogël, tani e kanë rritur”.
Në fund, Emërllahu tregoi se edhe vetë kishte ndërhyrë personalisht për të realizuar transferimin, duke e parë si një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.
“Tani edhe unë i kam thënë, i kam shkruar presidentit: a mundesh me më liru, sepse jam i ri, është privilegj për mua ta bëj hapin e parë në Rumani. Edhe pak me vështirësi, por në fund pranoi”, ka rrëfyer Emërllahu.
Episodin e plotë me futbollistin Lindon Emërllahu mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/