Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Ballkani kampion vjeshtor, mbetet edhe një ndeshje – interesant për kreun dhe mbijetesën

21 December 2025 at 17:08


Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.

Prishtina mori një fitore të rëndësishme, të parën në epokën e Afrim Tovërlanit, duke mposhtur Drenicën me rikthim, me rezultat 2-1.
Ramiz Bytyqi dhe Mario Ilievski i shënuan golat për Prishtinën, ndërsa Ronaldo Chacon shënoi për Drenicën.

Ferizaj po ashtu mori një fitore shumë të rëndësishme, përballë Llapit të Tahir Batatinës, dhe atë në kohën shtesë, me rezultat 2-1.
Betim Haxhimusa ishte heroi i Ferizajt me dy gola, ndërsa për Llapin shënoi Muhamet Hyseni.


Sot Dukagjini dhe Ballkani zhvilluan një ndeshje të fortë, por që u mbyll pa gola.

Malisheva, në anën tjetër, e ndali Dritën në barazim 1-1, ku Jorgo Pëllumbi shënoi fillimisht për gjilanasit, por Xhemal Ibishi barazoi në fund.

Ndeshja me më shumë gola ishte ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës së Re, ku vendasit shënuan fitore me rezultat 3-2.
Edi Basa shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Senad Jarović. Mysafirët reaguan me dy gola, të Gomes dhe Astrit Berishës, por nuk ia dolën të marrin pikë.

Edhe një ndeshje zhvillohet, por Ballkani është kampion vjeshtor

Për ta mbyllur të gjithë stinorin vjeshtor, do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo mes Dritës dhe Prishtinës, e cila ishte shtyrë disa javë më parë.

Ballkani mbetet lider me 33 pikë dhe vetëm një fitore e Prishtinës (30 pikë) do të mund ta zinte në renditje, por jo ta kalonte, pasi edhe me golaverazh dhe në ndeshjet e ndërsjellta, falë goldallimit, suharekasit janë më mirë.

Prishtina me 30 pikë e ka të sigurt pozitën e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Dukagjini me 29 pikë. Malisheva ka 27 pikë në pozitën e katërt.

Pozitat pesë dhe gjashtë i ndajnë Drita dhe Gjilani, që kanë nga 26 pikë.

Skuadrat që janë në zonën e mbijetesës janë katër, me Llapin që është në pozitë më të mirë, atë të shtatën me 21 pikë. Drenica ka 20 pikë si e teta, ndërsa Ferizaj me 19 pikë është në vendin e nëntë. Fundin e renditjes e mbyll Prishtina e Re, që ka tubuar deri më tani 15 pikë.

Stinori pranveror kthehet në shkurt, fillimisht me ndeshjes e Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Dukagjini dhe Ballkani luajnë baras në Klinë

21 December 2025 at 15:03


Dukagjini dhe Ballkani kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund nuk solli fitues.

Dy skuadrat kishin raste e tyre, Ballkani me Serebe, Kryeziu e Diene, por pa sukses.

Nga ana tjetër për vendasit rrezikuan Xhemajli, Pefqeli e Mërlaku.

Megjithatë dy portierët ishin në gjendje gatishmërie, por edhe mbrojtja e të dyja skuadrave funksionoi mirë.

Në fund fitues nuk pati dhe ndeshja përfundoi baras 0-0.

Ballkani dimëron si kampion vjeshtor ku ndodhet në pozitën e parë me 33 pikë, derisa Dukagjini metet e treta në tabelë me 29 pikë. /Telegrafi/

Dukagjini dhe Ballkani kërkojnë fitore - formacionet zyrtare

21 December 2025 at 11:55


Dukagjini dhe Ballkani do të përballen në stadiumin '18 qershori' në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.

Është një sfidë shumë e rëndësishme për dy skuadrat, me klinasit që duan të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.

Dukagjini është e treta në tabelë me 28 pikë, katër më pak se Ballkani që është lider.

Suharekasit në anën tjetër pas tre fitoreve radhazi kërkojnë të dalin të pamposhtur nga Klina.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Lekaj, Pllana, Iseni, Basri, Bardhoku, Xhemajli, Pefqeli, Gashi, Merlaku, Isufi, Zulfiji.

Ballkani: Iljazi, Vokrri, Batarelo, Jashanica, Potoku, Giovanni, Ismajlgeci, Diene, Kryeziu, Tolaj, Serebe.

/Telegrafi/

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan

21 December 2025 at 02:05


Xhiro e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdoj edhe sot, me tre ndeshje që janë në program për t'u zhvilluar.

Janë tre sfida shumë të rëndësishme me gjashtë skuadra që duan maksimumin e pikëve.

Malisheva pret Dritën në stadiumin 'Liman Gegaj', në një sfidë ku dy skuadrat duan maksimumin e pikëve për të vazhduar ngjitjen.

Sidë tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, me Dukagjinin që është nikoqir i liderit aktual Ballkanit.

Gjilani synon që të vazhdoj me rezultate pozitive, pasi para tifozëve të vet pret Prishtinën e re.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së fundit të edicionit vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës

19 December 2025 at 15:45


Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar gjatë ditës së sotme orarin dhe gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës do të luajë gjatë kësaj fundjave xhiron e fundit të edicionit vjeshtor, ku dy ndeshje janë programuar për të shtunën dhe tri për të dielën, ku të gjitha do të fillojnë nga ora 13:00.

Ndeshja e parë është ajo në mes të Prishtinës dhe Drenicës, e planifikuar të luhet në stadiumin Fadil Vokrri.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është Alban Shala, i cili do të jetë i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Zgjim Rrahimi, teksa Rrezart Hasani si gjyqtar i katërt.

Në ndeshjen e dytë të së shtunës, Ferizaj e pret Llapin në “Stadiumin e Qytetit”.

Vigan Kastrati është gjyqtar kryesor, i ndihmuar nga Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova si anësor dhe Erdall Zasella si gjyqtar i katërt.

Të dielën, ndeshja kryesore është ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit, e paraparë të luhet në stadiumin “18 qershori”.

Burim Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i asistuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, teksa i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Ndeshje interesante e kësaj dite është ajo në mes të Malishevës dhe Dritën, e cila do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Genc Nuza, i asistuar nga Besnik Morina dhe Gzim Mehmeti, teksa Egzon Daka do të jetë gjyqtar i katërt.

Përballja e fundit e kësaj xhiros është planifikuar të luhet në stadiumin me bari artificial, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës së Re.

Vigan Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Bekim Rama si anësor dhe i katërti Gramos Shala. /Telegrafi/


Prishtina e Re dhe Dukagjini ndahen në paqe

13 December 2025 at 14:53


Prishtina e Re dhe Dukagjini kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit kanë vazhduar me rezultate pozitive duke marrë barazimin e dytë radhazi pas tri fitoreve në drejtimin e trajnerit Ndue Pergjokaj.

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, nuk sjelli edhe aq shumë raste me të dyja skuadrat të kujdesshme dhe pas 45 minutave rezultati shënonte 0-0.

Pjesa e dytë ishte paksa me më shumë raste dhe kërkuese nga të dyja skuadrat, por përkundër se e tentuan fitoren disa herë, portat mbeten të paprekura edhe pas 90 minutave dhe ekipet u desh të pajtohen me nga një pikë.


Pas këtij barazimi, Dukagjini ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet e 10-ta me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme dhe të fundit për edicionin vjeshtor, klinasit e presin Ballkanin, ndërsa Prishtina e Re udhëton te Gjilani. /Telegrafi/

Dukagjini synon ta vazhdoj serinë pozitive ndaj Prishtinës së Re, formacionet zyrtare

13 December 2025 at 12:08


Prishtina e Re dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i drejtuar nga Qëndrim Kida ka ngritur formën në ndeshjet e fundit dhe synon të marrë pikë nga kjo ndeshje si vendas.

Në anën tjetër, ekipi i Ndue Pergjokajt është skuadra më në formë në kampionat me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, kështu që synon një rezultat tjetër pozitiv për të qëndruar në pjesën e epërme të tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina e Re: Smakiqi; Zeqiri, Rudaj, Prençi, Behrami; Dadet, Doukoure; Dobratiqi, Baholli, Fazliu; Berisha;

Dukagjini: Lekaj; Shaqiri, Xhemajli, Iseni, Bardhoku; Gashi, Pefqeli; Syla, Zulfiji, Isufi; Mërlaku;

/Telegrafi/

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

13 December 2025 at 08:22


Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës, të vlefshme për xhiron e 17-të.

Xhiro e 17-të e kampionatit kosovar fillon sot me dy ndeshje, ndërsa tri tjera janë programuar të zhvillohen gjatë ditës së nesërme (e diel).

Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Prishtinës së Re dhe Dukagjinit, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.

Ekipi i Ndue Pergjokajt synon ta vazhdoj formën e lartë që nga emërimi i tij, me tri fitore dhe një barazim.

Në ndeshjen tjetër, Drenica është nikoqire e Ferizajt, në ndeshjen që pritet të luhet në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj.

Drenicasit vijnë nga një seri prej tri humbjesh radhazi dhe pas emërimit të trajnerit Thomas Brdaric synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive. /Telegrafi/

Hidhet shorti për 1/8-tën e Kupës së Kosovës, dy përballje të zjarrta në këtë fazë

10 December 2025 at 12:24


Sot (e mërkurë) është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës, ku janë mësuar tashmë tetë çiftet që kërkojnë një vend në çerekfinale.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti i Kupës së Kosovës, i cili ka prodhuar duele të zjarrta, me dy super-derbi që spikasin menjëherë.

Prishtina – Ballkani është dueli që tërheq vëmendjen më të madhe. Fituesit në fuqi të Kupës, Prishtina përballet me Ballkanin që kërkon rikthimin te ky trofe të cilin e fitoi para dy sezonesh pikërisht në një përballje ndaj kryeqytetasve.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese ndaj këtyre dy rivalëve të viteve të fundit dhe ky takim lehtësisht mund të konsiderohet si finale e parakohshme.

Po aq i nxehtë është edhe dueli Drita-Llapi, një përballje që tradicionalisht sjell tension, emocione dhe shumë rivalitet. Drita është e ndërtuar tash e sa vite për trofe, ndërsa Llapi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe në Kupë shpesh ka ditur të befasojë duke fituar trofeun.

Ky cilësohet si një duel i hapur, ku gjithçka mund të ndodhë.

Në sfidat tjera ka gjithashtu përballje të forta, por edhe short të favorshëm për disa skuadra, si Gjilani që vjen nga Superliga kundër Lirisë nga Liga e Parë dhe Trepça ’89-Malisheva.

Shorti ka caktuar edhe dy përballje mes ekipeve nga Superliga si Drenica-Ferizaj dhe Dukagjini-Prishtina e Re dhe dy përballje tjera nga Liga e Parë si Feronikeli 74’-Dinamo dhe Vushtrria-Vëllaznimi.

Faza e 1/8-tës premton spektakël dhe shumë emocion, kështu që tifozët mezi presin t’i shohin këto përballje në pjesën e parë të sezonit pranveror.

Çiftet e 1/8-tës në Kupën e Kosovës:

Prishtina - Ballkani

Gjilani - Liria

Feronikeli 74’ - Dinamo

Drenica - Ferizaj

Dukagjini - Prishtina e Re

Drita - Llapi

Vushtrria - Vëllaznimi

Trepça 89 - Malisheva

/Telegrafi/

Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2025’ nga lexuesit e Telegrafit

9 December 2025 at 13:26


Redaksia e sportit në mediumin më të madh online në Kosovë, Telegrafi.com do të vazhdojë traditën për të zgjedhur më të mirët e vitit në futbollin kosovar.

Si gjithmonë do të ndahen çmimet për secilën pozitë: portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi e talenti i vitit duke mos harruar edhe trajnerin e vitit dhe futbollisti i vitit.

Gjithashtu në çmimet që ndahen nga Telegrafi janë edhe 'Futbollistja e vitit' dhe klubi më i mirë për vitin 2025.

Duke marrë parasysh që lexuesit janë të shenjtë për ne, Telegrafi tanimë për vitin e tretë do të ndajë edhe çmimin e lexuesve.

Telegrafi ka zgjedhur 20 emra të futbollistëve që kanë lënë gjurmë brenda vitit 2025 në futbollin kosovar dhe që janë ende pjesë e futbollit tonë, ku votat e lexuesve do ta zgjedhin më të mirin.

Sondazhi i Telegrafit do të zgjatë 10 ditë, ku është krejtësisht transparent dhe lexuesit do ta zgjedhin më të mirin e vitit.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar këtë çmim e fitoi sulmuesi Drilon Hazrollaj, që aktualisht luan në Rumani te Rapid Bukureshti. /Telegrafi/



Katër ndeshje pa humbje dhe ambicie për kreun – Ndue Pergjokaj flet për “Dukagjinin e tij”

9 December 2025 at 10:24


Trajneri i ri i Dukagjinit, Ndue Pergjokaj, ka nisur aventurën e tij me një ritëm që ka rikthyer gjallërinë në Klinë. Me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e para, ai e ka ngjitur skuadrën menjëherë në pjesën e epërme të tabelës, duke sjellë qetësi dhe stabilitet në një moment vendimtar të stinorit.

Në një intervistë për portalin Telegrafi, Pergjokaj theksoi se çelësi i suksesit është grupi cilësor që ka në dispozicion, duke nënvizuar se lojtarët, me përvojën dhe energjinë e tyre, po e mbajnë ekipin në garë për kreun e tabelës. Ai shtoi se Dukagjini i sotëm ka potencial real për të luftuar me skuadra si Drita, Ballkani e Prishtina.

Trajneri klinas theksoi se skuadra do të vazhdojë me qasje ndeshje pas ndeshjeje, pa presion, duke synuar të mbyllë pjesën e parë të stinorit në mënyrën më të mirë të mundshme. Sipas tij, rruga është e gjatë, por Dukagjini tashmë ka dëshmuar se mund të jetë pjesë e garës së madhe.

Ndue Pergjokaj

“Të jem i sinqertë kemi grup shumë të mirë të futbollistëve dhe kam pritur që të kemi start të mirë dhe më meritorët për këto rezultate janë futbollistët”, ka thënë fillimisht Pergjokaj për Telegrafin.

“Kam që një kohë në klub dhe mendoj që e njoh mirë grupin dhe më ka takuar që ta marr përgjegjësinë dhe falënderoj klubin për besimin, si dhe futbollistët që më kanë pritur mjaft mirë”.

“Mendoj se KF Dukagjini ka kapacitet të luftoj për kreun e tabelës pasi kemi lojtar cilësor në ekip, kemi lojtar me përvojë dhe disa lojtar të ri të cilët sjellin balancë të energjisë dhe qetësisë në ekip”.

Dukagjini në formë të lartë nën urdhrat e Pergjokajt

Kur u pyet se kë i sheh si rivalë për kreun e renditjes, Pergjokaj shtoi se: “Si rival i shoh ekipet si Drita, Ballkani dhe Prishtina”.

Për Pergjokajn, synimi i vetëm për momentin është ta mbyllë këtë pjesë të stinorit me të njëjtin ritëm të lartë dhe më pas të vazhdojë ndërtimin e një Dukagjini edhe më konkurrues.

“Synimi ynë është që t’i marrim ndeshjet një nga një me qetësi dhe besoj shumë te grupi i lojtarëve si dhe mendoj se edhe këto dy ndeshje që kanë mbetur do t’i kalojmë mirë”.

Pergjokaj me stafin e tij

“E ardhmja jote? Një herë po mendoj vetëm t’i përfundojmë këto ndeshje të këtij stinori në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pastaj do të shohim”, përfundoi trajneri i Dukagjinit.

Ndryshe, klinasit renditen në pozitën e tretë me 27 pikë, po aq sa ka Prishtina e dyta dhe dy pikë më pak se Ballkani i pari. Në dy ndeshjet e mbetura të sezonit, Dukagjini luan ndaj Prishtinës së Re në udhëtim dhe Ballkanit si vendas. /Telegrafi/

Dukagjini lëshon nga duart fitoren në derbi ndaj Dritës

6 December 2025 at 14:56


Dukagjini dhe Drita kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së 16-të të Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit ishin afër një fitore të madhe ndaj kampionëve gjilanas, por në minutën e fundit shtesë lëshuan nga duart fitoren, e cila do të ishte e katërta radhazi.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por asnjëra skuadër nuk arriti ta tund rrjetën përkundër disa rasteve.

Në pjesën e dytë, vendasit filluan më mirë duke shënuar shpejt golin e epërsisë me anë të Dienit Isufit (51’), i cili shënoi me kokë për 1-0.

Megjithatë, kur ndeshja pritej të mbyllej, në skenë doli Besnik Krasniqi (90+4), i cili shënoi golin e barazimit 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja derbi.

Pas këtij barazimi, Dukagjini mbetet në pozitën e dytë me 27 pikë, teksa Drita renditet e pesta me 24 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, klinasit udhëtojnë te Prishtina e Re, teksa gjilanasit luajnë si vendas ndaj rivalëve të Gjilanit. /Telegrafi/

Dukagjini dhe Drita luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare të ndeshjes së javës

6 December 2025 at 12:11


Dukagjini dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit janë nikoqir të gjilanasve në kryendeshjen e xhiros së 16-të, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ndue Përgjokajt vjen nga një formë e lartë me tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për të kapur pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadani vjen nga një formë e përzier në kampionat dhe pas humbjes në shtëpi nga Ballkani, synon t’i kthehet përsëri fitoreve.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Dukagjini: Lekaj; Pllana, Basriu, Iseni, Bardhoku; Gashi, Xhemajli; Isufi, Pefqeli, Zulfiji; Mërlaku;

Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Sheji; Broja, Limaj; Tusha, Abazaj, Ovouka; Manaj;

/Telegrafi/

Sot luhen tri përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

6 December 2025 at 08:32


Sot (e shtunë) janë në orar për t’u luajtur tri ndeshje të Albi Mall Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 16-të.

Dita e sotme do të jetë e rezervuar për futbollin vendor, i cili nis fundjavën me tri ndeshje që do të jenë secila më interesante se tjetra.

Megjithatë, përballja kryesore e ditës pritet të jetë ajo në mes të dy skuadrave në formë, Dukagjinit dhe Dritës, me klinasit që janë nikoqir.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani do ta presë Prishtinën e Re në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Ndeshje e fortë pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Drenicës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Trepça ’89 eliminon Kikën, kompletohen 16 ekipet për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës

5 December 2025 at 15:51


Sot (e premte) janë kompletuar tashmë 16 skuadrat që do të luajnë në fazën e 1/8-tës në Kupën e Botës për edicionin 2025/26.

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja e fundit e fazës së 1/16-tës, ku Trepça ’89 ka mposhtur Kikën me rezultat 4-2 duke siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës.

Me kualifikimin e mitrovicasve janë kompletuar tashmë të 16-të ekipet që do të luajnë në fazën e ardhshme, e cila pritet të luhet disa ditë para nisjes së sezonit pranveror.

Nga Superliga e Kosovës, kalimin në fazën e 1/8-tës e kanë siguruar të gjitha skuadrat, duke filluar nga Drita, Prishtina, Ballkani, Drenica, Dukagjini, Gjilani, Llapi, Malisheva, Prishtina e Re dhe Ferizaj.

Në anën tjetër, nga Liga e Parë kanë kaluar tutje edhe Liria, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vëllaznimi dhe Dinamo e Ferizajt. /Telegrafi/

Dardan Morina - nga sezoni shpërthyes te debutimi me Kosovën U21 dhe ambicia për t’u bërë lider te Dukagjini

2 December 2025 at 12:02


Mesfushori 20-vjeçar i Dukagjinit, Dardan Morina, po përjeton sezonin e tij më të fortë, duke shpërthyer me gola, asistime dhe paraqitje të pjekura që ia kanë hapur dyert e Kombëtares së Kosovës U21. Me vetëbesim, punë të palodhur dhe ritmin në rritje të skuadrës, talenti i klinasve po konfirmohet si një nga emrat më të rëndësishëm të Superligën e Kosovës. Statistikat e tij flasin vetë: 3 gola, 2 asistime në 14 paraqitje këtë sezon – plus 3 ndeshje të luajtura me Kosovën U21.

Dardan Morina po shkëlqen në Superligën e Kosovës dhe ka fituar vëmendje të madhe falë formës së tij mbresëlënëse me fanellën e Dukagjinit.

Mesfushori 20-vjeçar po e shijon sezonin më të plotë në karrierën e tij të re, duke kontribuar me 3 gola, 2 asistime dhe duke qenë pjesë e pandashme e 14 ndeshjeve të ekipit nga Klina. Rritja e tij e vazhdueshme dhe ndikimi në lojë kanë bërë që Morina të shfaqet si një nga talentet më premtues të kampionatit.

Formën e mirë në klub, ai e ka transferuar edhe në arenën ndërkombëtare, ku tashmë ka debutuar dhe ka zhvilluar tri ndeshje me Kombëtaren e Kosovës U21.

I emocionuar dhe krenar për rrugëtimin e tij, Morina në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se puna e palodhur, besimi në aftësitë e tij dhe mbështetja në Dukagjin e kanë shtyrë drejt këtij niveli.

“Fillimisht, jam shumë i lumtur që jam pjesë e Dukagjinit. Kemi pasur një fillim shumë të mirë, falë punës që kemi bërë, dhe kjo po shihet në çdo ndeshje”, ka thënë fillimisht Morina për Telegrafin.

“Gjithmonë kam besuar në aftësitë e mia, kam punuar shumë dhe e dija që një ditë kjo do të shpërblehej”.

Morina duke festuar golin e fitores ndaj Llapit

Morina thotë se grumbullimi me Kosovën ka qenë një ëndërr e kahershme dhe një motiv shtesë për t’u përmirësuar çdo ditë.

“Grumbullimi me Kombëtaren është një ndjenjë shumë e mirë, dhe besoj që çdo futbollist ëndërron të luajë një ditë për Kombëtaren, ashtu siç ëndërroja edhe unë. Ka qenë një motiv shtesë për të punuar më shumë dhe për të ngritur cilësitë e mia si lojtar”.

Morina me numër 17 te Kosova U21

“Me punën që po bëjmë, besoj se kemi dëshmuar që jemi një skuadër e fortë për çdo kundërshtar, dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të jemi sa më lart në tabelë”, përfundoi mesfushori 20-vjeçar.

Ndryshe, Morina po vlerësohet shumë nga njohësit e futbollit në Kosovës dhe në vitin 2026 mund ta bëjë hapin e madh në karrierë me një transferim jashtë Kosovës. /Telegrafi/

Dardan Morina hero, Dukagjini arkëton tre pikë në udhëtim te Llapi

30 November 2025 at 15:04


Dukagjini ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por që 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën baras 0-0.

Përkundër disa rasteve të shënimit nga dy skuadrat, goli i vetëm u pa në minutën e fundit të ndeshjes.

Mesfushori i talentuar, Dardan Morina sërish ishte hero për klinasit duke shënuar në minutën e 90-të për 0-1.

Me këtë fitore Dukagjini zë pozitën e tretë në tabelë me 26 pikë, sa ka edhe Prishtina dhe Ballkani në pozitat dy dhe një.

Ndeshjen e ardhshme Llapi e luan në udhëtim te Gjilani, ndërkohë Dukagjini pret para adhuruesve të vet Dritën. /Telegrafi/

Llapi dhe Dukagjini kërkojnë fitore për vazhdimësi, formacionet zyrtare

30 November 2025 at 12:01


Llapi dhe Dukagjini do të përballen në stadiumin 'Zahir Pajaziti' në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat janë në pjesën e epërme të tabelës dhe duan fitore për të vazhduar ngjitjen e tyre.

Llapi vije në këtë takim pas fitores nga Ballkani në udhëtim dhe kërkon tre pikët për të vazhduar ngjitjen.

Në anën tjetër klinasit gjithashtu në formë të mirë kërkojnë tre pikët që të barazohen me Prishtinën në krye të tabelës.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Emini, Ajvazi, Rama,Blakcori, Aliu, Ramadani, Hasani, Sadriu, Ha. Hyseni, Mu. Hyseni.

Dukagjini: Lekaj, Iseni, Basriu, Bardhoku, Xhemajli, Pefqeli, Hugo, Gashi, Mërlaku, Syla, Maliqi.

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 15-të, vëmendja në Gjilan

30 November 2025 at 08:07


Xhiro e 15-të në Albi Mall Superligë ka filluar të shtunën me dy ndeshje që u zhvilluan, derisa sot në program janë edhe tre të tjera për t'u luajtur.

Padyshim që vëmendja do të jetë në Gjilan, ku do të përballen Drita dhe Ballkani, dy rivalë të mëdhenj viteve të fundit për titullin.

Të dyja skuadrat kanë nga 23 pikë në renditje, tre më pak se Prishtina, por që Drita ka një ndeshje më pak të zhvilluar se suharekasit dhe kryeqytetasit.

Kampioni në fuqi i Kosovës vije në këtë takim pas dy fitoreve radhazi dhe kërkon një tjetër tre pikësh, kësaj radhe për kreun e renditjes.

Në anën tjetër Ballkani pas dy humbjeve radhazi me trajnerin e ri kërkon këndelljen në Gjilan.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi pret Dukagjinin.

Ndërkohë në Ferizaj, Ferizaj është nikoqir i Malishevës.

Të tre sfidat e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Dukagjini vazhdon me fitore, afrohet edhe më shumë me kreun

23 November 2025 at 15:15


Dukagjini ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Drenicën me rezultat të pastër 3-0.

Që nga minuta e parë, vendasit ishin më të mirë në fushë, derisa në minutën e 25-të erdhi edhe goli.

Iljasa Zulfiu realizoi gol të bukur për ta zhbllokuar ndeshjen në 1-0.

I njëjti futbollist 14 minuta më vonë gjeti sërish golin, kësaj radhe duke realizuar në minutën e 39-të për 2-0. Me epërsinë e dyfishtë të klinasve u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Dukagjini vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 75-të realizuan për 3-0 me anë të Dardan Morinës.

Me këtë fitore klinasit u ngjitën në pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë, tre më pak se lideri Prishtina, derisa Drenica mbetet e shtata me 18 sosh. /Telegrafi/

❌
❌