Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 January 2026Main stream

Zyrtare: Benato Bekima Claude, përforcimi i ri i Ferzajt

13 January 2026 at 21:15


FC Ferizaj ka njoftuar nënshkrimin e Benato Bekima Claude, sulmuesi 19-vjeçar nga FC Riga, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhë e kaltër.

Lojtari është gjithashtu pjesë e Kombëtares U21 të Kamerunit, dhe pritet të kontribuojë në repartin ofensiv të klubit.

Klubi thekson se Bekima është një shtesë për të përforcuar skuadrën dhe për të dhënë mundësi zhvillimi për talentet e reja.

“Besojmë se do të përshtatet mirë në ekip dhe do të ndihmojë skuadrën gjatë pjesës së mbetur të sezonit”, thuhet në njoftimin zyrtar.


FC Ferizaj në i uroj mirëseardhjen dhe i uron një start të suksesshëm me fanellën bardhë e kaltër. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Zyrtare: Kushtrim Shabani i bashkohet Ferizajt

31 December 2025 at 17:45


Ferizaj ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kushtrim Shabani, duke forcuar repartin e mesfushës së skuadrës bardhekaltër.

Shabani, i cili më parë ka qenë pjesë e Gjilanit, ka luajtur së fundmi për Llapin, ku ka treguar eksperiencë dhe stabilitet në lojën e tij.

Me këtë transferim, Ferizaj synon të shtojë cilësi dhe siguri në mesfushë për sezonin aktual.

Njoftimi i plotë i Ferizajt:

FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kushtrim Shabani.

Kushtrimi ka qenë më herët pjesë e SC Gjilanit, ndërsa së fundmi ka luajtur për KF Llapi.

Ai sjell me vete eksperiencë, stabilitet dhe cilësi në repartin e mesfushës.

I urojmë mirëseardhje Shabanit në Ferizaj dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltë./Telegrafi/

“Një ditë mund të bëhesh lojtar i madh” - Albin Krasniqi flet për takimin e parë me Bylbyl Sokolin te Ferizaj

27 December 2025 at 20:39


I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Albin Krasniqi ka rrëfyer për eksperiencën e tij të hershme në futboll dhe ndikimin e trajnerëve të tij në formimin e tij si lojtar.

Ai tregon se si fillimi i karrierës së tij profesionale nisi në Ferizaj, nën drejtimin e trajnerit të njohur Bylbyl Sokoli, ku ai mori pjesë në prova që i hapën rrugën për të ardhmen e tij.

“Shkova atje në Ferizaj ishte trajner Bylbyl Sokoli tash edhe qysh ka qenë ishte duke i selektuar disa lojtarë dhe nëse nuk gaboj dy zhveshtore kemi qenë të mbushura me lojtarë sepse ishim si në prova që thojmë”

“Dhe po i bën ekipet, po i ndanë ekipet që i ka pas ‘Profa’ që i ka marrë disa që kanë qenë pak më të dëshmum, stërviteshin në njërën anë, na të tjerët ishim për mbi sdi sa persona ushtronim këndej edhe bile ishte ndihmës në atë kohë Granit Begolli dhe Burim Çerkini, ata na shikonin më shumë”.

“Edhe e fillojmë e bën ‘Profa’ një lojë i ndanë golat, e luajmë ne më sheh pak duke luajtur dhe ma bën u kry ndale vetëm pak stërvitjen, më ndanë dhe më vendos me një ekip tjetër”.

“Edhe i bëjmë disa aksione e sene dhe më thirr tani hajde këtu me luajtë presing ishin ata të kallëozva, Qëndrim Dautaj, Erdin Hashani e këta kanë qenë. Po më fut të luajë presing, kur përfundon stërvitja në sy të të gjithëve po ma bën ti një ditë mund të bëhesh lojtar i madh”, ka rrëfyer Krasniqi.

Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë: Ballkani dimëron si lider

24 December 2025 at 15:25


Është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës me ndeshjen Drita - Prishtina që përfundoi 2-0 në të mirë të vendasve.

E pas 18 xhirove të zhvilluara, Ballkani është kampion vjeshtor dhe dimëron si lider. Skuadra nga Suhareka ka përfunduar pjesën e parë të kampionatit me 33 pikë, duke regjistruar 9 fitore, 6 barazime dhe vetëm 3 humbje, me golaverazh mbresëlënës 38:18, sulmi më i mirë në ligë deri tani.

Pas tyre renditet Prishtina me 30 pikë, e cila megjithëse ka të njëjtin numër fitoreje sa Ballkani (9), ka pësuar më shumë humbje dhe ka një golaverazh dukshëm më modest (32:26). Forma e fundit e kryeqytetasve ka qenë luhatëse, çka i ka kushtuar me humbjen e kreut.

Në vendet pasuese, Dukagjini dhe Drita ndajnë nga 29 pikë secila, duke qëndruar shumë pranë zonës së kreut dhe duke mbajtur gjallë ambiciet për titull.

Malisheva (27 pikë) dhe Gjilani (26 pikë) janë gjithashtu në garë për zonën e Evropës, falë një serie rezultatesh pozitive në javët e fundit.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Llapi me 21 pikë ende nuk është i qetë, ndërsa presioni është shumë më i madh për Drenicën (20 pikë), Ferizajn (19 pikë) dhe Prishtinën e Re, e cila mbyll tabelën me vetëm 15 pikë dhe golaverazh -11.

Lufta për mbijetesë pritet të jetë tejet e ashpër në pranverë.

Skuadrat tani do të shfrytëzojnë pushimin dimëror për rikuperim dhe përforcime, por një gjë është e qartë: Ballkani e mbyll vjeshtën në maje dhe do të hyjë në gjysmën e dytë të sezonit me epërsi, por edhe me presionin e madh për ta mbrojtur pozitën e parë. /Telegrafi/

Transfermarkt përditëson vlerat e klubeve në Superligë: Drita skuadra më e vlefshme

23 December 2025 at 12:10


Mediumi i specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt ka përditësuar vlerat e futbollistëve dhe klubeve në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita vazhdon të mbetet skuadra më e vlefshme në Superligë me vlerën që i është rritur nga 6,5 në 7,5 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm i Dritës është sulmuesi Arb Manaj, vlera e të cilit ka pasur rritje të jashtëzakonshme nga 450 mijë në 800 mijë euro.

Drita fluturon në renditjen e Ligës së Konferencës – lë pas emra nga La Liga, Serie A dhe Liga Premier telegrafi.com

Skuadra e dytë me vlerën më të madhe është Ballkani, ku nga Transfermarkt vlerësohet 6,25 milionë euro, derisa Prishtina është e treta me 5,68 milionë euro.

Në pozitën e katërt është Gjilani me vlerë 5,39 milionë, derisa Malisheva është e pesta me vlerë prej 5,2 milionë euro.

Llapi ka vlerë prej 4,85 milionë euro, Drenica prej 3,75 ndërsa Dukagjini prej 3,33 milionë euro. Top 10-shja e skuadrave në Superlië mbyllet me Ferizajn që është vlerësuar 3,29 milionë euro dhe Prishtinën e re prej 2,67 milionë euro.

Total vlera e klubeve të Superligës ka shkuar në 47,89 milionë euro nga Transfermarkt. /Telegrafi/

Shënoi dy gola në fitoren e Ferizajt, Betim Haxhimusa më i miri i xhiros së 18-të

22 December 2025 at 12:55


Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tetëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ferizajt, Betim Haxhimusa, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes, duke shënuar dy gola të vlefshëm për tri pikë në ndeshjen kundër KF Llapi, e cila përfundoi me rezultat 2:1.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Haxhimusa u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, duke u fokusuar në pikat e forta të KF Llapi. Ky ka qenë një rezultat shumë i nevojshëm për ne, pasi vinim nga një seri negative. Me trajnerin e ri dhe me filozofinë e tij jemi përshtatur dhe besoj që në stinorin e ri do të kemi vetëm rezultate pozitive".

"Është kënaqësi e madhe të shpallem më i miri i xhiros së 18-të, për këtë i falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, komisionin që më përzgjodhi dhe familjen time për përkrahjen.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Ballkani kampion vjeshtor, mbetet edhe një ndeshje – interesant për kreun dhe mbijetesën

21 December 2025 at 17:08


Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.

Prishtina mori një fitore të rëndësishme, të parën në epokën e Afrim Tovërlanit, duke mposhtur Drenicën me rikthim, me rezultat 2-1.
Ramiz Bytyqi dhe Mario Ilievski i shënuan golat për Prishtinën, ndërsa Ronaldo Chacon shënoi për Drenicën.

Ferizaj po ashtu mori një fitore shumë të rëndësishme, përballë Llapit të Tahir Batatinës, dhe atë në kohën shtesë, me rezultat 2-1.
Betim Haxhimusa ishte heroi i Ferizajt me dy gola, ndërsa për Llapin shënoi Muhamet Hyseni.


Sot Dukagjini dhe Ballkani zhvilluan një ndeshje të fortë, por që u mbyll pa gola.

Malisheva, në anën tjetër, e ndali Dritën në barazim 1-1, ku Jorgo Pëllumbi shënoi fillimisht për gjilanasit, por Xhemal Ibishi barazoi në fund.

Ndeshja me më shumë gola ishte ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës së Re, ku vendasit shënuan fitore me rezultat 3-2.
Edi Basa shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Senad Jarović. Mysafirët reaguan me dy gola, të Gomes dhe Astrit Berishës, por nuk ia dolën të marrin pikë.

Edhe një ndeshje zhvillohet, por Ballkani është kampion vjeshtor

Për ta mbyllur të gjithë stinorin vjeshtor, do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo mes Dritës dhe Prishtinës, e cila ishte shtyrë disa javë më parë.

Ballkani mbetet lider me 33 pikë dhe vetëm një fitore e Prishtinës (30 pikë) do të mund ta zinte në renditje, por jo ta kalonte, pasi edhe me golaverazh dhe në ndeshjet e ndërsjellta, falë goldallimit, suharekasit janë më mirë.

Prishtina me 30 pikë e ka të sigurt pozitën e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Dukagjini me 29 pikë. Malisheva ka 27 pikë në pozitën e katërt.

Pozitat pesë dhe gjashtë i ndajnë Drita dhe Gjilani, që kanë nga 26 pikë.

Skuadrat që janë në zonën e mbijetesës janë katër, me Llapin që është në pozitë më të mirë, atë të shtatën me 21 pikë. Drenica ka 20 pikë si e teta, ndërsa Ferizaj me 19 pikë është në vendin e nëntë. Fundin e renditjes e mbyll Prishtina e Re, që ka tubuar deri më tani 15 pikë.

Stinori pranveror kthehet në shkurt, fillimisht me ndeshjes e Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Ferizaj merr tri pikë të mëdha ndaj Llapit, Haxhimusa hero me dy gola

20 December 2025 at 15:02


Ferizaj ka fituar ndaj Llapit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Ujqit” kanë arritur t’i rikthehen fitores në kampionat pas gjashtë ndeshjeve, duke marrë tri pikë të mëdha ndaj Llapit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta, por vetëm vendasit arritën ta gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes me anë të Betim Haxhimusës, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, mysafirët filluan mirë duke gjetur golin e barazimit, por në fund vendasit shënuan përsëri për t’i marrë tri pikë shumë të vlefshme.


Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të me anë të Muhamet Hysenit, i cili shënoi për 1-1, ndërsa në minutat shtesë përsëri goli në skenë Haxhimusa, i cili vulosi fitoren e Ferizajt me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Ferizaj e mbyll edicionin vjeshtor në pozitën e nëntë me 19 pikë, teksa Llapi i shtati me 21 pikë. /Telegrafi/

Ferizaj dhe Llapi duan ta mbyllin sezonin vjeshtor me fitore, formacionet zyrtare

20 December 2025 at 12:20


Ferizaj dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizajasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e fundit të edicionit vjeshtor, e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit”nga ora 13:00.

Ekipi i Nevil Dedes nuk di për fitore që gjashtë ndeshje dhe synon t’i marrë tri pikë para tifozëve të vet për t’i ikur fundit të tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit dhe imperativ i vetëm është rikthimi te fitorja për t’u ngjitur në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ferizaj: Jovanovski; Gligorov, Topalaj, Neziri, Peposhi; Ramusa, Shabani, Nafiu; Berisha, Haxhimusa, Selmani;

Llapi: Coric; H.Hyseni, Useini, Rama, Blakçori; Sadriu, Peci, Ramadani, Hasani; M.Hyseni, Gnapi;

/Telegrafi/

Sot fillon xhiro e fundit e sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës, dy ndeshje në orar

20 December 2025 at 09:10


Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje të vlefshme për xhiron e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

E shtuna dhe e diela janë ditët kur zhvillohet xhiro e fundit e sezonit vjeshtor në ligën elitare të futbollit në Kosovë, para se ekipet të shkojnë në pushim.

Kështu gjatë ditës së sotme janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante, me ekipe që nuk janë në formë të mirë dhe duan pikët.

Në ndeshjen e parë, Ferizaj pret Llapin në shtëpi dhe tri pikë do të ishin shumë të nevojshme për të mos mbetur fare në fundin e tabelës.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e pret Drenicën dhe synon t’i kthehet fitores pas gjashtë ndeshjeve dhe të mbetur në hap me Ballkanin e vendit të parë.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së fundit të edicionit vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës

19 December 2025 at 15:45


Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar gjatë ditës së sotme orarin dhe gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës do të luajë gjatë kësaj fundjave xhiron e fundit të edicionit vjeshtor, ku dy ndeshje janë programuar për të shtunën dhe tri për të dielën, ku të gjitha do të fillojnë nga ora 13:00.

Ndeshja e parë është ajo në mes të Prishtinës dhe Drenicës, e planifikuar të luhet në stadiumin Fadil Vokrri.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është Alban Shala, i cili do të jetë i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Zgjim Rrahimi, teksa Rrezart Hasani si gjyqtar i katërt.

Në ndeshjen e dytë të së shtunës, Ferizaj e pret Llapin në “Stadiumin e Qytetit”.

Vigan Kastrati është gjyqtar kryesor, i ndihmuar nga Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova si anësor dhe Erdall Zasella si gjyqtar i katërt.

Të dielën, ndeshja kryesore është ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit, e paraparë të luhet në stadiumin “18 qershori”.

Burim Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i asistuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, teksa i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Ndeshje interesante e kësaj dite është ajo në mes të Malishevës dhe Dritën, e cila do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Genc Nuza, i asistuar nga Besnik Morina dhe Gzim Mehmeti, teksa Egzon Daka do të jetë gjyqtar i katërt.

Përballja e fundit e kësaj xhiros është planifikuar të luhet në stadiumin me bari artificial, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës së Re.

Vigan Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Bekim Rama si anësor dhe i katërti Gramos Shala. /Telegrafi/


Brdaric debuton me fitore, këndell Drenicën pas tri humbjeve radhazi

13 December 2025 at 15:03


Drenica ka fituar në shtëpi ndaj Ferizajt me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Thomas Brdaric ka debutuar me fitore te klubi nga Skenderaj, të cilët marrin tri pikët e para pas tri humbjeve radhazi në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte spektakolare nga të dyja skuadrat, të cilët krijuan shumë raste dhe u shënuan edhe tri gola.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Erion Sadriut, i cili shënoi në minutën e katërt me 0-1.

Megjithatë, drenicasit u rikthyen shpejt në lojë duke shënuar në minutën e 16-të për 1-1 falë autogolit të Ardit Topalaj, ndërsa Kreshnik Uka (28’) me kokë kaloi Drenicën në epërsi 2-1.

Deri në fund të pjesës së parë pati edhe disa raste, por vlen të theksohet se mysafirët mbeten pa një futbollistë, pasi Qlirim Avdulli u ndëshkua me të kuq në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, Drenica arriti ta menaxhoj mirë lojën dhe të krijoj raste kohë pas kohe, por pa pasur sukses t’i ndryshoj shifrat.

Në anën tjetër, Ferizaj tentonte me anë të kundërsulmeve, por nuk arriti të bëjë asgjë pa një futbollist dhe ndeshja në fund u mbyll me fitoren e Drenicës me rezultat 2-1.


Pas kësaj fitore, Drenica e sheh veten në pozitën e tetë me 20 pikë, teksa Ferizaj i nënti me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme dhe të fundit për edicionin vjeshtor, Drenica udhëton te Prishtina, ndërsa Ferizaj e pret Llapin. /Telegrafi/

Drenica dhe Ferizaj duan vetëm tri pikët, formacionet zyrtare

13 December 2025 at 12:29


Drenica dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të ferizajasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”, me fillim nga ora 13:00.

Klubi nga Skenderaj dëshiron të rikthehet te fitoret pas një serie prej tri humbjeve radhazi dhe këtë synon ta bëjë nën drejtimin e trajnerit të emëruar para disa ditësh, Thomas Brdaric.

Në anën tjetër, ekipi i Nevil Dedes është gjithashtu në një formë jo të mirë dhe synon të marrë pikë nga ky udhëtim shumë i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Gomes; Sarriegi, G.Jashari, Christian Da Silva, Prodani; Smaçi, Hamiti, I.Jashari, Uka; Udoyen Akpan, Krasniqi;

Ferizaj: Jovanovski; Gligorov, Topalaj, Neziri, Avdulli; Ramusa, Shabani, Llapjani; Sadriu, Haxhimusa, Berisha;

/Telegrafi/

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

13 December 2025 at 08:22


Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës, të vlefshme për xhiron e 17-të.

Xhiro e 17-të e kampionatit kosovar fillon sot me dy ndeshje, ndërsa tri tjera janë programuar të zhvillohen gjatë ditës së nesërme (e diel).

Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Prishtinës së Re dhe Dukagjinit, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.

Ekipi i Ndue Pergjokajt synon ta vazhdoj formën e lartë që nga emërimi i tij, me tri fitore dhe një barazim.

Në ndeshjen tjetër, Drenica është nikoqire e Ferizajt, në ndeshjen që pritet të luhet në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj.

Drenicasit vijnë nga një seri prej tri humbjesh radhazi dhe pas emërimit të trajnerit Thomas Brdaric synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive. /Telegrafi/

Hidhet shorti për 1/8-tën e Kupës së Kosovës, dy përballje të zjarrta në këtë fazë

10 December 2025 at 12:24


Sot (e mërkurë) është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës, ku janë mësuar tashmë tetë çiftet që kërkojnë një vend në çerekfinale.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti i Kupës së Kosovës, i cili ka prodhuar duele të zjarrta, me dy super-derbi që spikasin menjëherë.

Prishtina – Ballkani është dueli që tërheq vëmendjen më të madhe. Fituesit në fuqi të Kupës, Prishtina përballet me Ballkanin që kërkon rikthimin te ky trofe të cilin e fitoi para dy sezonesh pikërisht në një përballje ndaj kryeqytetasve.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese ndaj këtyre dy rivalëve të viteve të fundit dhe ky takim lehtësisht mund të konsiderohet si finale e parakohshme.

Po aq i nxehtë është edhe dueli Drita-Llapi, një përballje që tradicionalisht sjell tension, emocione dhe shumë rivalitet. Drita është e ndërtuar tash e sa vite për trofe, ndërsa Llapi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe në Kupë shpesh ka ditur të befasojë duke fituar trofeun.

Ky cilësohet si një duel i hapur, ku gjithçka mund të ndodhë.

Në sfidat tjera ka gjithashtu përballje të forta, por edhe short të favorshëm për disa skuadra, si Gjilani që vjen nga Superliga kundër Lirisë nga Liga e Parë dhe Trepça ’89-Malisheva.

Shorti ka caktuar edhe dy përballje mes ekipeve nga Superliga si Drenica-Ferizaj dhe Dukagjini-Prishtina e Re dhe dy përballje tjera nga Liga e Parë si Feronikeli 74’-Dinamo dhe Vushtrria-Vëllaznimi.

Faza e 1/8-tës premton spektakël dhe shumë emocion, kështu që tifozët mezi presin t’i shohin këto përballje në pjesën e parë të sezonit pranveror.

Çiftet e 1/8-tës në Kupën e Kosovës:

Prishtina - Ballkani

Gjilani - Liria

Feronikeli 74’ - Dinamo

Drenica - Ferizaj

Dukagjini - Prishtina e Re

Drita - Llapi

Vushtrria - Vëllaznimi

Trepça 89 - Malisheva

/Telegrafi/

Prishtina dhe Ferizaj kërkojnë këndelljen, formacionet zyrtare

7 December 2025 at 12:01


Prishtina është nikoqir i Ferizajt në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë.

Është ky një duel i dy skuadrave që janë në krizë të rezultateve, pasi në katër ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore.

Prishtina synon të rikthehet te fitoret dhe në kreun e tabelës, derisa Ferizaj ka udhëtuar drejt kryeqytetit për të marrë rezultat pozitiv.

Tanimë dy trajnerët, Afrim Tovërlani dhe Nevil Dede kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel të rëndësishëm.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Kolaj, Bytyqi, Limani, Boueye, Saletic, Namani, Taipi, Baftiu, Muja, Veliu, Ilievski.

Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Neziri, Topalaj, Avdulli, Llabjani, Ramusa, Shabani, Peposhi, Berisha, Haxhimusa. /Telegrafi/

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 16-të, luhet në kryeqytet dhe Gjilan

7 December 2025 at 08:10


Albi Mall Superliga vazhdon të jetë në aksion edhe ditën e sotme, ku në program janë dy ndeshje për t'u zhvilluar.

Sfida shumë interesante na presin si në kryeqytetin kosovar Prishtinë ashtu edhe në Gjilan, me të dyja sfidat që luhen me fillim nga ora 13:00.

Gjilani është nikoqir i Llapit, me skuadrën e Debatik Currit që kërkon vazhdimësi të rezultateve pozitive, ku në katër sfidat e fundit nuk dinë për humbje.

Në anën tjetër llapjanët pas disfatës së fundit në shtëpi nga Dukagjini, kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Prishtina takohet me Ferizajn në stadiumin 'Fadil Vokrri', me dy skuadrat që nuk dinë për fitore në katër xhirot e fundit.

Kryeqytetasit kanë humbur edhe pozitën e parë dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja, derisa ferizajasit synojnë të largohen të pamposhtur nga kryeqyteti. /Telegrafi/

Trepça ’89 eliminon Kikën, kompletohen 16 ekipet për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës

5 December 2025 at 15:51


Sot (e premte) janë kompletuar tashmë 16 skuadrat që do të luajnë në fazën e 1/8-tës në Kupën e Botës për edicionin 2025/26.

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja e fundit e fazës së 1/16-tës, ku Trepça ’89 ka mposhtur Kikën me rezultat 4-2 duke siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës.

Me kualifikimin e mitrovicasve janë kompletuar tashmë të 16-të ekipet që do të luajnë në fazën e ardhshme, e cila pritet të luhet disa ditë para nisjes së sezonit pranveror.

Nga Superliga e Kosovës, kalimin në fazën e 1/8-tës e kanë siguruar të gjitha skuadrat, duke filluar nga Drita, Prishtina, Ballkani, Drenica, Dukagjini, Gjilani, Llapi, Malisheva, Prishtina e Re dhe Ferizaj.

Në anën tjetër, nga Liga e Parë kanë kaluar tutje edhe Liria, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vëllaznimi dhe Dinamo e Ferizajt. /Telegrafi/

Malisheva merr fitore të madhe në udhëtim te Ferizaj

30 November 2025 at 14:52


Malisheva ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Ferizajn në udhëtim me rezultat 0-2.

Pjesa e parë i ka takuar skuadrës vendase, që luajti më mirë dhe krijoi raste më shumë, por pa sukses.

Gjithsesi 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën baras 0-0.

Me të nisur pjesa e dytë, Malisheva gjeti golin kur realizoi Etnik Brruti për 0-1 në minutën e 54-të.

Ferizaj u hodh e gjitha në sulm, derisa Malisheva gjeti golin e dytë në minutën e 79-të.

Ishte zëvendësuesi Elom Nya-Vedji që shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen vendase duke shënuar për 0-2.

Me këtë fitore Malisheva ngritët në pozitën e pestë me 22 pikë, derisa Ferizaj mbetet e nënta me 15 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Ferizaj e zhvillon në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Drenicën. /Telegrafi/

Ferizaj dhe Malisheva duan vetëm fitore, formacionet zyrtare

30 November 2025 at 11:50


Ferizaj dhe Malisheva do të përballen në Ferizaj në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë.

Vendasit nuk janë në pozitën më të mirë të mundshme dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja pas tre ndeshjeve.

Të besuarit e Nevil Dedes duan t'i ndalin tre pikët në shtëpi, por përballë kanë një Malishevë të papërshtatshme.

Pas fitores në kryeqytet xhiron e kaluar, Malisheva synon që të marrë tre pikët edhe në Ferizaj.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Terziu, Peposhi, Neziri, Iljazi, Avdulli, Llabjani, Ramusa, Shabani, Sadriu, Selmani, Berisha.

Malisheva: Avdyli, Kryeziu, Xhaka, Opeh, Vitija, Veliu, Brruti, Ndjigi II, Aliu, Xhylani, Assane.

/Telegrafi/

❌
❌