Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë: Ballkani dimëron si lider

24 December 2025 at 15:25


Është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës me ndeshjen Drita - Prishtina që përfundoi 2-0 në të mirë të vendasve.

E pas 18 xhirove të zhvilluara, Ballkani është kampion vjeshtor dhe dimëron si lider. Skuadra nga Suhareka ka përfunduar pjesën e parë të kampionatit me 33 pikë, duke regjistruar 9 fitore, 6 barazime dhe vetëm 3 humbje, me golaverazh mbresëlënës 38:18, sulmi më i mirë në ligë deri tani.

Pas tyre renditet Prishtina me 30 pikë, e cila megjithëse ka të njëjtin numër fitoreje sa Ballkani (9), ka pësuar më shumë humbje dhe ka një golaverazh dukshëm më modest (32:26). Forma e fundit e kryeqytetasve ka qenë luhatëse, çka i ka kushtuar me humbjen e kreut.

Në vendet pasuese, Dukagjini dhe Drita ndajnë nga 29 pikë secila, duke qëndruar shumë pranë zonës së kreut dhe duke mbajtur gjallë ambiciet për titull.

Malisheva (27 pikë) dhe Gjilani (26 pikë) janë gjithashtu në garë për zonën e Evropës, falë një serie rezultatesh pozitive në javët e fundit.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Llapi me 21 pikë ende nuk është i qetë, ndërsa presioni është shumë më i madh për Drenicën (20 pikë), Ferizajn (19 pikë) dhe Prishtinën e Re, e cila mbyll tabelën me vetëm 15 pikë dhe golaverazh -11.

Lufta për mbijetesë pritet të jetë tejet e ashpër në pranverë.

Skuadrat tani do të shfrytëzojnë pushimin dimëror për rikuperim dhe përforcime, por një gjë është e qartë: Ballkani e mbyll vjeshtën në maje dhe do të hyjë në gjysmën e dytë të sezonit me epërsi, por edhe me presionin e madh për ta mbrojtur pozitën e parë. /Telegrafi/

Yesterday — 23 December 2025Main stream

Përditësohen vlerat e futbollistëve në Superligën e Kosovës – Arb Manaj dhe Giovanni më të vlefshmit

23 December 2025 at 12:28


Faqja e specializuar e statistikave Trasfermarkt ka përditësuar gjatë ditës së sotme (e martë) vlerat e klubeve dhe lojtarëve në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klubi i Dritës ka skuadrën më të vlefshme në kampionatin elitar të Kosovës me 29 futbollistë që vlejnë 7.50 milionë euro, i pasuar nga Ballkani me 22 futbollistë që vlejnë 6.25 milionë euro dhe Prishtina e treta me një vlerë ekipi prej 5.68 milionë euro.

Por, kush janë lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës pas përditësimit të fundit të vlerave?

Sipas faqes së specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, mesfushori i Ballkanit, Giovanni dhe sulmuesi i Dritës, Arb Manaj janë lojtarët më të vlefshëm me vlerë prej 800 mijë eurosh.

Giovanni pati rritje prej vetëm 50 mijë eurosh nga vlerësimi i fundit, ndërsa Manaj pati një ngritje të madhe prej 350 mijë eurosh, pasi më parë vlerësohej vetëm 450 mijë eurosh.

telegrafi.com

Pas tyre vjen Muhamet Hyseni i Llapit i treti me 650 mijë euro, ndërsa Senad Jarovic (Gjilani), Raddy Ovouka (Drita), Albert Dabiqaj (Drita) dhe Valentin Serebe (Ballkani) kanë vlerë prej 600 mijë eurosh.

Pozita e tetë dhe nëntë mbahet nga Etnik Brruti (Malisheva) dhe Rron Broja (Drita) me vlerë prej 550 mijë eurosh, ndërsa Mario Ilievski (Prishtina), Arlind Aliu (Malisheva), Egzon Bejtullai (Drita), Almir Ajzeraj (Drita) dhe Almir Kryeziu (Ballkani) vlerësohen nga 500 mijë euro.

Në pozitën e 15-të renditet Laurent Xhylani (Malisheva) me vlerë prej 450 mijë eurosh, po aq sa vlen edhe Walid Hamidi (Ballkani). /Telegrafi/

Transfermarkt përditëson vlerat e klubeve në Superligë: Drita skuadra më e vlefshme

23 December 2025 at 12:10


Mediumi i specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt ka përditësuar vlerat e futbollistëve dhe klubeve në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita vazhdon të mbetet skuadra më e vlefshme në Superligë me vlerën që i është rritur nga 6,5 në 7,5 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm i Dritës është sulmuesi Arb Manaj, vlera e të cilit ka pasur rritje të jashtëzakonshme nga 450 mijë në 800 mijë euro.

Drita fluturon në renditjen e Ligës së Konferencës – lë pas emra nga La Liga, Serie A dhe Liga Premier telegrafi.com

Skuadra e dytë me vlerën më të madhe është Ballkani, ku nga Transfermarkt vlerësohet 6,25 milionë euro, derisa Prishtina është e treta me 5,68 milionë euro.

Në pozitën e katërt është Gjilani me vlerë 5,39 milionë, derisa Malisheva është e pesta me vlerë prej 5,2 milionë euro.

Llapi ka vlerë prej 4,85 milionë euro, Drenica prej 3,75 ndërsa Dukagjini prej 3,33 milionë euro. Top 10-shja e skuadrave në Superlië mbyllet me Ferizajn që është vlerësuar 3,29 milionë euro dhe Prishtinën e re prej 2,67 milionë euro.

Total vlera e klubeve të Superligës ka shkuar në 47,89 milionë euro nga Transfermarkt. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Senad Jarovic, "Sulmuesi më i mirë i vitit 2025" nga Telegrafi Sport

22 December 2025 at 21:54


Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Senad Jarovic – Sulmuesi më i mirë i vitit 2025

Pas një “shpërthimi” te Gjilani, Senad Jarovic e ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit 2025.

Senad Jarovic, "Sulmuesi më i mirë i vitit 2025"Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në Superligën e Kosovës përgjatë vitit 2025, Jarovic shënoi plot 14 gola dhe dhuroi 10 asistime gjatë 37 paraqitjeve.

Përgjegjësja për PR dhe Evente, Alisa Buzhala dhe Senad Jarovic Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi/

/Telegrafi/

Ballkani kampion vjeshtor, mbetet edhe një ndeshje – interesant për kreun dhe mbijetesën

21 December 2025 at 17:08


Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.

Prishtina mori një fitore të rëndësishme, të parën në epokën e Afrim Tovërlanit, duke mposhtur Drenicën me rikthim, me rezultat 2-1.
Ramiz Bytyqi dhe Mario Ilievski i shënuan golat për Prishtinën, ndërsa Ronaldo Chacon shënoi për Drenicën.

Ferizaj po ashtu mori një fitore shumë të rëndësishme, përballë Llapit të Tahir Batatinës, dhe atë në kohën shtesë, me rezultat 2-1.
Betim Haxhimusa ishte heroi i Ferizajt me dy gola, ndërsa për Llapin shënoi Muhamet Hyseni.


Sot Dukagjini dhe Ballkani zhvilluan një ndeshje të fortë, por që u mbyll pa gola.

Malisheva, në anën tjetër, e ndali Dritën në barazim 1-1, ku Jorgo Pëllumbi shënoi fillimisht për gjilanasit, por Xhemal Ibishi barazoi në fund.

Ndeshja me më shumë gola ishte ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës së Re, ku vendasit shënuan fitore me rezultat 3-2.
Edi Basa shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Senad Jarović. Mysafirët reaguan me dy gola, të Gomes dhe Astrit Berishës, por nuk ia dolën të marrin pikë.

Edhe një ndeshje zhvillohet, por Ballkani është kampion vjeshtor

Për ta mbyllur të gjithë stinorin vjeshtor, do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo mes Dritës dhe Prishtinës, e cila ishte shtyrë disa javë më parë.

Ballkani mbetet lider me 33 pikë dhe vetëm një fitore e Prishtinës (30 pikë) do të mund ta zinte në renditje, por jo ta kalonte, pasi edhe me golaverazh dhe në ndeshjet e ndërsjellta, falë goldallimit, suharekasit janë më mirë.

Prishtina me 30 pikë e ka të sigurt pozitën e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Dukagjini me 29 pikë. Malisheva ka 27 pikë në pozitën e katërt.

Pozitat pesë dhe gjashtë i ndajnë Drita dhe Gjilani, që kanë nga 26 pikë.

Skuadrat që janë në zonën e mbijetesës janë katër, me Llapin që është në pozitë më të mirë, atë të shtatën me 21 pikë. Drenica ka 20 pikë si e teta, ndërsa Ferizaj me 19 pikë është në vendin e nëntë. Fundin e renditjes e mbyll Prishtina e Re, që ka tubuar deri më tani 15 pikë.

Stinori pranveror kthehet në shkurt, fillimisht me ndeshjes e Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Vazhdon forma e mirë e Gjilanit, mposht edhe Prishtinën e Re

21 December 2025 at 14:54


Gjilani po kalon formë të shkëlqyer dhe ka vazhduar me rezultate pozitive duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 3-2.

Gjilani e nisi furishëm ndeshjen, kur në minutën e 23-të Edi Basa shënoi një gol të bukur për ta hapur serinë e golave dhe për t'i kaluar vendasit në epërsi 1-0.

Vetëm pesë minuta më vonë, Basa realizoi golin e dytë, kësaj radhe pas një asistimi perfekt nga Albin Prapashtica.

'Skifterat' nuk i ndalen sulmet dhe në minutën e 37-të, Senad Jarovic realizoi për 3-0.

Krejt çfarë bëri Prishtina e Re në pjesën e parë ishte goli nga Toni Gomes në minutën e 45-të. Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 3-1 në të mirë të vendasve.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Gjilanin që kontrolloi ndeshjen duke ruajtur rezultatin.

Megjithatë krejt çfarë bënë mysafirët, ishte një gol në minutat e fundit për rezultatin përfundimtar 3-2.

Me këtë fitore Gjilani ka 26 pikë në pozitën e gjashtë, derisa Prishtina e Re mbetet e fundit në tabelë me 15 sosh. /Telegrafi/

Gjilani vazhdimësi të rezultateve pozitive, Prishtina e Re për befasi - formacionet zyrtare

21 December 2025 at 12:04


Gjilani është nikoqir i Prishtinës së Re në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.

Vendasit pas një fillimi të vështirë kanë gjetur formën e duhur dhe nuk dinë për humbje në gjashtë ndeshjet e fundit në Superligë.

'Skifterat' synojnë të vazhdojnë me fitore për të vazhduar ngjitjen në tabelë.

Në anën tjetër Prishtina e Re është e fundit në tabelë, por synon që të shkaktojë befasi në Gjilan.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Laroshi, Ar. Thaqi, Adili, As. Thaqi, Ibrahimi, Boshnjaku, Taipi, Morina, Prapashtica, Basa, Jarovic

Prishtina e Re: Smakiqi, Zeqiri, Hana, Prenci, Rudovic, Baholli, Behrami, Doukoure, Gomes, Dobratiqi, Berisha.

/Telegrafi/

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan

21 December 2025 at 02:05


Xhiro e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdoj edhe sot, me tre ndeshje që janë në program për t'u zhvilluar.

Janë tre sfida shumë të rëndësishme me gjashtë skuadra që duan maksimumin e pikëve.

Malisheva pret Dritën në stadiumin 'Liman Gegaj', në një sfidë ku dy skuadrat duan maksimumin e pikëve për të vazhduar ngjitjen.

Sidë tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, me Dukagjinin që është nikoqir i liderit aktual Ballkanit.

Gjilani synon që të vazhdoj me rezultate pozitive, pasi para tifozëve të vet pret Prishtinën e re.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së fundit të edicionit vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës

19 December 2025 at 15:45


Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar gjatë ditës së sotme orarin dhe gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës do të luajë gjatë kësaj fundjave xhiron e fundit të edicionit vjeshtor, ku dy ndeshje janë programuar për të shtunën dhe tri për të dielën, ku të gjitha do të fillojnë nga ora 13:00.

Ndeshja e parë është ajo në mes të Prishtinës dhe Drenicës, e planifikuar të luhet në stadiumin Fadil Vokrri.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është Alban Shala, i cili do të jetë i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Zgjim Rrahimi, teksa Rrezart Hasani si gjyqtar i katërt.

Në ndeshjen e dytë të së shtunës, Ferizaj e pret Llapin në “Stadiumin e Qytetit”.

Vigan Kastrati është gjyqtar kryesor, i ndihmuar nga Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova si anësor dhe Erdall Zasella si gjyqtar i katërt.

Të dielën, ndeshja kryesore është ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit, e paraparë të luhet në stadiumin “18 qershori”.

Burim Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i asistuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, teksa i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Ndeshje interesante e kësaj dite është ajo në mes të Malishevës dhe Dritën, e cila do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Genc Nuza, i asistuar nga Besnik Morina dhe Gzim Mehmeti, teksa Egzon Daka do të jetë gjyqtar i katërt.

Përballja e fundit e kësaj xhiros është planifikuar të luhet në stadiumin me bari artificial, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës së Re.

Vigan Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Bekim Rama si anësor dhe i katërti Gramos Shala. /Telegrafi/


“Paqe” në Gjilan mes dy rivalëve lokal

14 December 2025 at 14:59


Drita dhe Gjilani janë pajtuar me nga një pikë në kryederbin e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.

Si gjithnjë përballja mes dy rivalëve lokal ishte tepër i zjarrtë, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.

Të dy skuadrat e nisën fuqishëm nga minuta e parë duke krijuar raste të njëpasnjëshme, por që iu mungoi finalizimi.

Ishte i inkuadruari Arb Manaj që e zhbllokoi rezutlatin për vendasit pas plot 75 minutave lojë.

Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë – Gjilani u përgjigj falë një eurogoli të mbrojtësit Armend Thaqi nga gjuajtja e lirë (79’).

Të dy skuadrat kishin raste për t’i fituar pikët e plota por që nuk ia dolën t’i konkretizonin.

Kësisoj, Drita qëndron në pozitën e pestë në tabelë me 25 derisa Gjilani një pozitë më poshtë me 23 sosh./Telegrafi/

Drita e Gjilani synojnë vetëm fitore, formacionet zyrtare

14 December 2025 at 12:08


Drita është nikoqir i Gjilanit, në kuadër të derbit të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.

Si zakonisht, përballja mes dy rivalëve lokalë pritet të jetë i zjarrtë, ku të dy skuadrat do të tentojnë të arkëtojnë vetëm pikët e plota.

Drita ka mbetur pak mbrapa në garën për titull andaj vetëm fitorja është opsion.

Në anën tjetër, Gjilani është këndellur mjaftë mirë me trajnerin Debatik Curri, ku në rast fitores atëherë do të ngjitëshin në pjesën e epërme të tabelës.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku; Krasniqi, Bejtulai, Machel, Pëllumbi; Dabiqaj, Mustafa, Balaj; Abazaj, Ajzeraj, Krasniqi

Gjilani: Laroshi; Thaqi, Adili, Ibrahimi, As.Thaqi; Boshnjaku, Bilalli, Taipi; Prapashtica, Basa, Jarovic

Përballja do të nis nga ora 13:00./Telegrafi/

Superliga vazhdon me tre super derbi, vëmendja në Gjilan e Suharekë

14 December 2025 at 10:07


Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre super përballje në kuadër të Superligës së Kosovës.

Vëmendja padyshim do të jetë të derbi lokal Drita – Gjilan, por përballje tejet interesante pritet edhe mes Ballkanit e Prishtinës.

Në anën tjetër, Llapi do ta presë skuadrën që po kalon një formë të shkëlqyer, Malishevën.

Përpos Llapit, të gjitha skuadrat janë në diferencë të vogël pikësh prandaj do të provojnë t’i arkëtojnë vetëm pikët e plota.

Kujtojmë, të tre takimet do të nisin me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/

Hidhet shorti për 1/8-tën e Kupës së Kosovës, dy përballje të zjarrta në këtë fazë

10 December 2025 at 12:24


Sot (e mërkurë) është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës, ku janë mësuar tashmë tetë çiftet që kërkojnë një vend në çerekfinale.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti i Kupës së Kosovës, i cili ka prodhuar duele të zjarrta, me dy super-derbi që spikasin menjëherë.

Prishtina – Ballkani është dueli që tërheq vëmendjen më të madhe. Fituesit në fuqi të Kupës, Prishtina përballet me Ballkanin që kërkon rikthimin te ky trofe të cilin e fitoi para dy sezonesh pikërisht në një përballje ndaj kryeqytetasve.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese ndaj këtyre dy rivalëve të viteve të fundit dhe ky takim lehtësisht mund të konsiderohet si finale e parakohshme.

Po aq i nxehtë është edhe dueli Drita-Llapi, një përballje që tradicionalisht sjell tension, emocione dhe shumë rivalitet. Drita është e ndërtuar tash e sa vite për trofe, ndërsa Llapi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe në Kupë shpesh ka ditur të befasojë duke fituar trofeun.

Ky cilësohet si një duel i hapur, ku gjithçka mund të ndodhë.

Në sfidat tjera ka gjithashtu përballje të forta, por edhe short të favorshëm për disa skuadra, si Gjilani që vjen nga Superliga kundër Lirisë nga Liga e Parë dhe Trepça ’89-Malisheva.

Shorti ka caktuar edhe dy përballje mes ekipeve nga Superliga si Drenica-Ferizaj dhe Dukagjini-Prishtina e Re dhe dy përballje tjera nga Liga e Parë si Feronikeli 74’-Dinamo dhe Vushtrria-Vëllaznimi.

Faza e 1/8-tës premton spektakël dhe shumë emocion, kështu që tifozët mezi presin t’i shohin këto përballje në pjesën e parë të sezonit pranveror.

Çiftet e 1/8-tës në Kupën e Kosovës:

Prishtina - Ballkani

Gjilani - Liria

Feronikeli 74’ - Dinamo

Drenica - Ferizaj

Dukagjini - Prishtina e Re

Drita - Llapi

Vushtrria - Vëllaznimi

Trepça 89 - Malisheva

/Telegrafi/

Sondazh: ‘Lojtari i Vitit 2025’ nga lexuesit e Telegrafit

9 December 2025 at 13:26


Redaksia e sportit në mediumin më të madh online në Kosovë, Telegrafi.com do të vazhdojë traditën për të zgjedhur më të mirët e vitit në futbollin kosovar.

Si gjithmonë do të ndahen çmimet për secilën pozitë: portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi e talenti i vitit duke mos harruar edhe trajnerin e vitit dhe futbollisti i vitit.

Gjithashtu në çmimet që ndahen nga Telegrafi janë edhe 'Futbollistja e vitit' dhe klubi më i mirë për vitin 2025.

Duke marrë parasysh që lexuesit janë të shenjtë për ne, Telegrafi tanimë për vitin e tretë do të ndajë edhe çmimin e lexuesve.

Telegrafi ka zgjedhur 20 emra të futbollistëve që kanë lënë gjurmë brenda vitit 2025 në futbollin kosovar dhe që janë ende pjesë e futbollit tonë, ku votat e lexuesve do ta zgjedhin më të mirin.

Sondazhi i Telegrafit do të zgjatë 10 ditë, ku është krejtësisht transparent dhe lexuesit do ta zgjedhin më të mirin e vitit.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar këtë çmim e fitoi sulmuesi Drilon Hazrollaj, që aktualisht luan në Rumani te Rapid Bukureshti. /Telegrafi/



Dominojnë yjet e Gjilanit dhe Ballkanit, formacioni më i mirë i javës në Superligë

8 December 2025 at 13:55


Është mbyllur me sukses edhe java e 16-të në Superligën e Kosovës. Si çdo xhiro, Telegrafi ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës.

Favoritët përpos Prishtinës që lëshoi pikë me Ferizajn, i arkëtuan pikët e plota, me Ballkanin që e demoloi Prishtinën e Re, kurse Llapi e fitoi derbin me Gjilanin.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera, tre yjet e Gjilanit, si Taipi, Bilali dhe Adili kanë zënë në formacionin më të mirë, ku pas tyre vijnë edhe Serebe e Kryeziu i Ballkanit.

Formacioni më i mirë i javës:

Kujtojmë, Ballkani mbetet lider i vetëm me 29 pikë, dy më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/

Gjilani merr fitore spektakolare ndaj Llapit

7 December 2025 at 15:01


Gjilani ka marrë fitore të thellë ndaj Llapit me rezultat 3-0, në një ndeshje spektakolare nga të besuarit e Debatik Currit.

Vetëm pas tre minutave lojë, Llapi mbeti me një futbollist më pak në fushë, kur kapiteni Axel Gnapi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë në portierin Laroshi.

Megjithatë 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën baras 0-0, me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.

Gjilani e nisi furishëm pjesën e dytë, pasi në minutën e 47-të Sabit Bilali realizoi nga afërsia për 1-0.

Vetëm 10 minuta më vonë, mbrojtësi Mevlan Adili u gjet bukur në zonë duke dyfishuar rezultatin e Gjilanit në 2-0.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte sulmuesi Senad Jarovic që realizoi në minutën e 87-të për rezultatin përfundimtar 3-0.

Me këtë fitore, Gjilani ngritet në pozitën e gjashtë në tabelë me 22 pikë, derisa Llapi mbetet e shtata me 20 sosh.

Xhiron e ardhshme Gjilani luan derbin lokal si mysafire e Dritës, ndërsa Llapi pret Malishevën në Podujevë. /Telegrafi/

Gjilani dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

7 December 2025 at 12:16


Gjilani dhe Llapi përballen në kuadër të xhiros 16-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat e kanë nisur sezonin me pretendime të mëdha, por pas 15 xhirove e shohin vetën në pjesën e poshtme të tabelës dhe po kërkojnë këndelljen.

Gjilani nuk di për humbje në katër sfidat e fundit dhe kërkon fitore për të ngjitur në tabelë.

Ndërkohë Llapi pas disfatës në xhiron e fundit synon të rikthehet te rezultatet pozitive.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Laroshi, Ar. Thaqi, Adili, As. Thaqi, Ibrahimi, Boshnjaku, Bilali, Taipi, Prapashtica, Basa, Jarovic.

Llapi: Coric, Useini, Ajvazi, Lleshi, Ha. Hyseni, Aliu, Hasani, Bytyqi, Sadriu, Gnapi, M. Hyseni.

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 16-të, luhet në kryeqytet dhe Gjilan

7 December 2025 at 08:10


Albi Mall Superliga vazhdon të jetë në aksion edhe ditën e sotme, ku në program janë dy ndeshje për t'u zhvilluar.

Sfida shumë interesante na presin si në kryeqytetin kosovar Prishtinë ashtu edhe në Gjilan, me të dyja sfidat që luhen me fillim nga ora 13:00.

Gjilani është nikoqir i Llapit, me skuadrën e Debatik Currit që kërkon vazhdimësi të rezultateve pozitive, ku në katër sfidat e fundit nuk dinë për humbje.

Në anën tjetër llapjanët pas disfatës së fundit në shtëpi nga Dukagjini, kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Prishtina takohet me Ferizajn në stadiumin 'Fadil Vokrri', me dy skuadrat që nuk dinë për fitore në katër xhirot e fundit.

Kryeqytetasit kanë humbur edhe pozitën e parë dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja, derisa ferizajasit synojnë të largohen të pamposhtur nga kryeqyteti. /Telegrafi/

Trepça ’89 eliminon Kikën, kompletohen 16 ekipet për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës

5 December 2025 at 15:51


Sot (e premte) janë kompletuar tashmë 16 skuadrat që do të luajnë në fazën e 1/8-tës në Kupën e Botës për edicionin 2025/26.

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja e fundit e fazës së 1/16-tës, ku Trepça ’89 ka mposhtur Kikën me rezultat 4-2 duke siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës.

Me kualifikimin e mitrovicasve janë kompletuar tashmë të 16-të ekipet që do të luajnë në fazën e ardhshme, e cila pritet të luhet disa ditë para nisjes së sezonit pranveror.

Nga Superliga e Kosovës, kalimin në fazën e 1/8-tës e kanë siguruar të gjitha skuadrat, duke filluar nga Drita, Prishtina, Ballkani, Drenica, Dukagjini, Gjilani, Llapi, Malisheva, Prishtina e Re dhe Ferizaj.

Në anën tjetër, nga Liga e Parë kanë kaluar tutje edhe Liria, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vëllaznimi dhe Dinamo e Ferizajt. /Telegrafi/

Gjilani merr tri pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Drenicës

29 November 2025 at 14:52


Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Drenicës në Skenderaj në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë e takimit ishte e qetë me të dyja skuadrat që po mbronin mirë hapësirat duke mos lejuar njëra-tjetrën të rrezikojnë.

Në pjesën e dytë ritmi i ndeshjes filloi të ngritej, por në fund ishin mysafirët ata që ia dolën të largohen nga ‘Bajram Aliu’ me pikët e plota.

Po luhej minutë e 80-të e takimit kur Gjilani ia doli të realizojë golin që i dha pikët e plota në këtë ndeshje.

Autor i golit ishte sulmuesi Senad Jarovic i cili pasi kaloi edhe portierin Kenan Haxhihamza ia doli të realizojë për 1-0.

Me këtë fitore Gjilani shkon në kuotën e 19 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e shtatë në tabelë, ndërsa Drenica renditet e teta me 18 sosh./Telegrafi/

❌
❌