Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Pse u largua dhëndri i Donald Trump nga projekti në Beograd?

By: Brisi
20 December 2025 at 22:32

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndër i Presidentit amerikan Donald Trump) hoqi dorë nga projekti për të ndërtuar një kompleks luksoz në atë vend. Tani shtrohet pyetja nëse qeveria serbe do të përpiqet të gjejë një investitor të ri për të ndërtuar në atë […]

The post Pse u largua dhëndri i Donald Trump nga projekti në Beograd? appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Sanksionet për naftën/ Vuçiç: Ja sa gjatë mund të rezistojë Rusia! Presim vendim nga SHBA

By: Brisi
20 December 2025 at 18:57

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi më 20 dhjetor përmes rrjeteve sociale se janë zhvilluar “biseda të gjata dhe të rëndësishme lidhur me stabilitetin energjetik të Serbisë” dhe se beson se janë “një hap më afër zgjidhjes së situatës jashtëzakonisht të ndërlikuar”. Ai tha gjithashtu se janë siguruar sasi të mjaftueshme të naftës, kerozinës, mazutit […]

The post Sanksionet për naftën/ Vuçiç: Ja sa gjatë mund të rezistojë Rusia! Presim vendim nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

Letër nga Brukseli: Skandali kërcënon kryeqytetin e eurokratëve

18 December 2025 at 14:06

Përshëndetje nga Brukseli, ku ditët janë të shkurtra dhe qielli gri. Çuditërisht, nuk është veçanërisht ftohtë apo me shi. Kjo është diçka e mirë për faturat tona të energjisë elektrike, të cilat u rritën ndjeshëm në vitin 2022, kur lufta në Ukrainë shkaktoi një krizë gazi. Faturat tona të gazit tani nuk janë aq të […]

The post Letër nga Brukseli: Skandali kërcënon kryeqytetin e eurokratëve appeared first on Reporter.al.

Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e BE-së – për herë të parë në 14 vitet e fundit

By: Rovena
17 December 2025 at 09:06

Serbia sot nuk do të ketë përfaqësues në Samitin Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor në Bruksel, njoftoi sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit tha se “as ai dhe as askush tjetër” nuk do të shkojë në Bruksel, duke theksuar se ka biseduar me shumë liderë evropianë dhe se është mirënjohës për respektin që ndaj Serbisë kanë treguar Ursula von der Leyen (presidentja e Komisionit Evropian) dhe Antonio Costa (president Këshilli i Evropës).

“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti.

Sipas tij, këtë vendim e merr për hir të qytetarëve të Serbisë, pavarësisht se e di që kjo do të hasë kritika në Bruksel. Ai theksoi se vendimin e ka marrë personalisht dhe se qeveria serbe nuk duhet të përballet me asnjë lloj presioni për këtë çështje.

“Mendoj se në këtë mënyrë po e mbroj Serbinë dhe interesat e saj. Serbia është në anën e vet, sado që kjo të mos u pëlqejë Uashingtonit, Brukselit apo Moskës”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të mbeten në rrugën evropiane për aq kohë sa ai është president, ndërsa më pas, shtoi ai, “do të shohim”.

I pyetur për rezervat valutore, Vuçiq theksoi se Serbia nuk ka probleme me kursin e këmbimit, pasi disponon 36 miliardë euro rezerva valutore dhe se mund ta “mbrojë kursin për vite me radhë”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos shqetësohen, duke theksuar se nuk ka asnjë problem në këtë drejtim.

Mbyllet industria serbe e naftës/ Vuçiç: Nga e marta nuk do të funksionojë më!

By: Brisi
30 November 2025 at 17:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) në Pançevë nuk do të funksionojë më dhe se Serbia do të duhet të “gjejë mënyra të ndryshme për të menaxhuar” situatën. Vuçiç u tha qytetarëve se duhet të jenë të qetë, sepse shteti […]

The post Mbyllet industria serbe e naftës/ Vuçiç: Nga e marta nuk do të funksionojë më! appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Serbi/ Vuçiç dhe i vëllai sërish akuza për korrupsion, çfarë dyshohet

By: Brisi
28 November 2025 at 17:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe vëllai i tij, Andrej, po përmenden sërish në komunikimet e reja të aplikacionit SKY, ku dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe ndikim mbi sistemin e drejtësisë në favor të grupeve kriminale. Pakot e SKY-t, të ardhura nga Europol në Serbi, tregojnë për lidhje mes narko-kartelit të Darko […]

The post Skandal në Serbi/ Vuçiç dhe i vëllai sërish akuza për korrupsion, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Gazetari kroat publikon fotot/ Vuçiç, pjesë e një grupi snajperistësh që vriste civilë boshnjakë në Sarajvë

By: Ela
21 November 2025 at 12:26

Presidenti i Serbisë është akuzuar për përfshirje në grup snajperësh në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës, në të cilat të huaj të pasur dyshohet se paguan shuma të mëdha parash për të qëlluar civilët boshnjak. Aleksandar Vuçiç dyshohet se ka qenë i pranishëm në një nga grupet ushtarake mbi qytet nga ku thuhet se të […]

The post Gazetari kroat publikon fotot/ Vuçiç, pjesë e një grupi snajperistësh që vriste civilë boshnjakë në Sarajvë appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç: Serbia në BE para vitit 2030

By: redi
24 October 2025 at 20:22

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se ka shanse që vendi i tij të bëhet anëtare e BE para vitit 2030, ndërsa përmend çështjen e Kosovës si pengesën kryesore. ”Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës”,-theksoi ai në një intervistë për radio televizionin publik serb. Vuçiç u shpreh optimist për pozicionin e serbëve në veriun e Kosovës, në 5 ose 10 vitet e ardhshme pas…

Source

Shqipëria fitoi kundra Serbisë në Leskovc, Vuçiç: Fajin e kanë protestuesit!

By: Elva
13 October 2025 at 18:39

Shqipëria arriti një fitore historike në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë, duke siguruar tre pikë vendimtare drejt kualifikimeve për Botërorin. Ndeshja u zhvillua të shtunën në Leskovc, ku skuadra shqiptare tregoi dominim dhe organizim të mirë në fushë. Pas humbjes, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i hodhi fajin një grupi protestuesish që sipas tij kishin […]

The post Shqipëria fitoi kundra Serbisë në Leskovc, Vuçiç: Fajin e kanë protestuesit! appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium

12 October 2025 at 16:39

Humbja e Serbisë përballë Shqipërisë në Leskovac e ka shqetësuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë inspektimit të punimeve në maternitetin e Vishegradit tha se nuk e kishte zënë gjumi nga trishtimi i mbrëmjes së djeshme. Vuçiç ka shprehur gjithashtu pendesë për faktin se nuk ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur kombëtaren […]

The post Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

8 October 2025 at 22:29

Tensione shumë të larta mes Serbisë dhe Turqisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar i tmerruar ndaj lajmit se një fabrikë turke armësh kishte armatosur gjithashtu Forcat e Sigurisë së Kosovës. “Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si […]

The post Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën! appeared first on BoldNews.al.

Osmani akuzon Vuçiç-in se tentoi të prishte takimin e Bërdo-Brijunit

By: Ela
6 October 2025 at 15:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se tentoi “të prishte takimin” e Bërdo-Brionit që u mbajt në Durrës, por shtoi se në fund udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor me unanimitet miratuan një deklaratë të përbashkët të samitit. Pas samitit, Osmani tha për transmetuesin publik shqiptar se Vuçiq, iu drejtua samitit me […]

The post Osmani akuzon Vuçiç-in se tentoi të prishte takimin e Bërdo-Brijunit appeared first on BoldNews.al.

Sllobodan Millosheviçi dhe ana e errët e Serbisë

29 September 2025 at 12:17

Prej vitesh unë kam vuajtur nga lodhja prej Millosheviçit. Që nga momenti kur e pashë figurën e tij patetike, të përkulur lehtë përpara, të mundur, duke ecur nëpër oborrin e burgut në Hagë, menjëherë pas arrestimit të tij në vitin 2001. Tani nuk ndiej asgjë për atë njeri, qoftë i gjallë apo i vdekur, dhe […]

The post Sllobodan Millosheviçi dhe ana e errët e Serbisë appeared first on Reporter.al.

Vuçiç takon Rubion në New York, fokusi të bashkëpunimi politik dhe ekonomik

24 September 2025 at 17:00

Ndryshe nga Prishtina zyrtare, lëvizjet e Beogradit janë intensive në bashkëpunimin e saj me SHBA. Edhe pse e ulur në dy karrige, atë të perëndimit dhe Moskës, për Beogradin dialogu strategjik me Uashingtonin vazhdon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë biseduar për forcimin e këtij dialogu dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi në Nju Jork në kuadër të punimeve të asamblesë se përgjithshme të OKB.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së.

Edhe Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Rubio bisedoi me Vuçiçin për thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë përmes dialogut strategjik dhe pjesëmarrjes së SHBA-së në ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

Takimet në New York, Beogradi i ka shfrytëzuar edhe për të shprehur qëndrimin e tyre zyrtar për dialogun me Kosovën, duke u shfaqur përsëri si vendi i përkushtuar që kërkon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Vuçiç shprehu mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë, si dhe për kontributin e tyre në procesin e dialogut Beograd–Prishtinë.

Në punimet e asamblesë së përgjithshme të OKB, Kosovën e përfaqëson presidentja Osmani, e cila ka shfrytëzuar rastin për të kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO-s.

Marrëdhëniet Prishtinë-Beograd kanë qenë në qendër të vëmendjes nga ambasada amerikane në Prishtinë që ka postuar ketë mes jave një foto të presidentit Trump me rastet e ndërhyrjes se tij për të shmangur konfliktet në botë, mes të cilave edhe atë Kosovë-Serbi.

/abcnews.al/

Hapat e ardhshëm për protestuesit e Serbisë

5 September 2025 at 13:23

Nëntorin e kaluar, shembja e një çatie në stacionin hekurudhor në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, shkaktoi vdekjen e 15 personave (një tjetër person vdiq në mars nga plagët e marra në aksident). Hezitimi i qeverisë serbe për të mbajtur përgjegjës ata që ishin përgjegjës për ndërtimin e dobët – […]

The post Hapat e ardhshëm për protestuesit e Serbisë appeared first on Reporter.al.

Vuçiç në Pekin, Beogradi në zjarr/ Eksperti i sigurisë: Serbia ka përcaktuar partnerin, është vatra e aktivitetit rus

By: Rovena
2 September 2025 at 17:32

Në një kohë kur Beogradi u trondit këtë të martë nga protesta masive kundër qeverisë, zhvillimet gjeopolitike në rajon marrin një tjetër kthesë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në një vizitë zyrtare në Pekin, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin takim që, sipas ekspertit të sigurisë Drizan Shala, përbën një devijim të qartë nga orientimi euro-atlantik i Serbisë.

I ftuar në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Shala tha se Serbia tashmë ka përcaktuar partnerin e saj strategjik, duke sinjalizuar një afrim të dukshëm me Rusinë dhe Kinën. Ai shtoi se zhvillimet e fundit në Ballkan, përfshirë edhe kontratat trepalëshe mes Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë, e vendosin SHBA-në në një pozicion antagonisti në çështjet ushtarake në rajon.

Ndërkohë, protestat në Serbi, sipas tij, janë pjesë e një lufte të fshehtë mes shërbimeve inteligjente, që ndikojnë në reagimin qytetar dhe atë politik. Serbia vijon të mbajë neutralitet në politikën ndërkombëtare, duke refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, çka sipas Shalës, e pozicionon atë si vatër të ndikimit rus në rajon.

“Takimi në Pekin me presidentin Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç është një devijim i vijës politike, që Serbia është kërkim për Ballkanin në gjirin e Europës Atlantike. Serbia tashmë e ka përcaktuar partnerin e tyre të bashkëpunimit. Tashmë investimi dhe kontrata është firmosur për Kosovës, Serbinë dhe Shqipërinë, ky tregon që SHBA do të jetë antagonist në çështjet ushtarake mes këtyre vendeve. Serbia është vatra e aktivitetit rus, këtë e konfirmon edhe vizita e Vuçiç në Pekin. Sa i takon çështjeve të protestave në Serbi. Është një luftë mes shërbimeve inteligjence, të cilat nxisin qytetarët serbë që të protestojnë, por edhe nga njëra anë që politika të reagojë. Serbia ka përzgjedhur që të jetë neutral në politike diplomatike, duke mos bërë sanksione ndaj Rusisë”, tha eksperti i sigurisë./abcnews.al

Me ftesë të presidentin Xi, presidenti serb në Pekin, takime me zyrtarë të lartë

2 September 2025 at 11:17

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur këtë të martë në Pekin, duke filluar një vizitë disaditore në Republikën Popullore të Kinës, me ftesë të Presidentit kinez Xi Jinping, për të marrë pjesë në përkujtimin e 80-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë vizitës së tij në Pekin, Presidenti Vuçiç do të takohet me Presidentin Xi Jinping, Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Republikës Popullore të Kinës dhe përfaqësues të kompanive të mëdha, njoftoi Zyra e Marrëdhënieve me Median e Presidentit të Republikës.

Presidenti Vuçiç do të marrë pjesë në paradën e madhe ushtarake me rastin e Ditës së Fitores më 3 shtator, se bashku me udhëheqësit e 26 vendeve te tjera.

Marrëdhëniet Kine-Serbi kanë marrë një tjetër dinamik që nga vizita në Pekin e Vuçiç në tetor 2023, kur u nënshkruan 18 marrëveshje, përfshirë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Serbi-Kinë.

Xi Jinping vizitoi Serbinë në maj 2024, si dhe në vitin 2016, e cila ishte vizita e parë e një presidenti kinez në Serbi në 32 vjet, dhe Deklarata për Partneritet Strategjik u nënshkrua në atë kohë.

Në maj të vitit 2024, gjatë vizitës së Xi në Serbi, të dy presidentët nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët mbi Thellimin dhe Përmirësimin e Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik dhe Ndërtimin e një Komuniteti Serbi-Kinë me një të Ardhme të Përbashkët, si dhe u shkëmbyen 28 dokumente bashkëpunimi.

Presidenti Vuçiç theksoi më pas se Serbia është krenare për miqësinë e saj të hekurt me Kinën dhe se askush nuk do të jetë në gjendje ta prishë atë miqësi, dhe se të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të mirën e popujve të tyre.

Tregtia e jashtme midis Serbisë dhe Kinës u rrit në 4.33 miliardë dollarë amerikanë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar arriti në 3.62 miliardë, tha Dhoma e Tregtisë e Serbisë.

Vitin e kaluar, Kina ishte investitori më i madh në Serbi me më shumë se një miliard euro investime vjetore.

Serbia edhe njëherë po luan fort ne politiken e saj te jashtme, nga njëra anë me procesin e saj të anëtarësimit ne BE dhe nga ana tjetër duke forcuar marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë.

Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç

By: Ela
27 August 2025 at 13:52

Nga Agim Nesho Bashkimi Europian e ka parë Ballkanin Perëndimor si një rajon problematik, të cilin nuk e dëshironte brenda Unionit, por ishte tepër i vëmendshëm për të gjetur një stabilitet për të mos i krijuar probleme. E ashtuquajtura stabilokraci ballkanike ishte kompromisi i madh midis SHBA-së dhe BE-së për një rajon të vogël që […]

The post Ka ardhur koha të ikin të dy Rama-Vuçiç appeared first on BoldNews.al.

Shqipërisë nuk pritet t’i ndodhë një e keqe që lumturon Vuçiç

19 August 2025 at 13:01

Pretendimi: Shqipërisë pritet t’i ndodhë një e keqe për të cilën Serbia dhe presidenti i saj Vuçiç janë shumë të lumtur

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————-

Në rrjetet shqipfolëse po qarkullon një titull alarmues, por i paqartë në detaje: “Vuçiç fërkon duart! Ish Ministri jep lajmin e keq! Ja e keqja që pritet ti ndodhë Shqipërisë! Pse Serbia është kaq e lumtur”

Në brendinë e artikullit që mban këtë titull, megjithatë, nuk gjejmë ndonjë lajm që meriton këtë alarm.

Teksti i referohet një interviste të ish-ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, të botuar që në qershor të këtij viti.

Panariti citohet të ketë thënë se shqiptarët duhet të bëjë shumë kujdes teksa ndodhin konflikte madhore, pasi historitë e së shkuarës rrezikojnë të përsëriten. “Duhet të bëjmë shumë kujdes, sepse në rast se çështjet shqiptare kalojnë në nivelet e mëdha, në tavat e mëdha të bisedimeve, nuk kemi dalë ndonjëherë fitimtarë”, tha Panariti.

Si rrjedhojë e këtij fenomeni, tha ai, Serbia dhe presidenti serb Vuçiç kanë refuzuar dialogun me Kosovën, me qëllim zgjidhjen në nivele më të larta, ku çështjet kombëtare shqiptare, sipas Panaritit, janë në disavantazh.

Askund në artikull nuk raportohet ndonjë “e keqe e madhe” që pritet t’i ndodhë Shqipërisë.

Trajtimi i temës së luftës në Kosovë preferohet nga mediat shqiptare për shkak të interesit të gjerë dhe patriotizmit që ngjall tek lexuesit. Fatkeqësisht gjatë viteve të fundit, kryesisht mediat online kanë përdorur këtë interes për “mbledhje klikimesh”, duke u kthyer në burim keqinformimi dhe shqetësimi emocional tek lexuesit.

Opinione të ndryshme mbi skenaret duhen pasqyruar si të tilla nga mediat dhe jo si fakte të kryera me tituj bombastik që në kërkim të klikimeve rrezikojnë përhapjen e informacioneve të pavërteta dhe krijimin e panikut.

The post Shqipërisë nuk pritet t’i ndodhë një e keqe që lumturon Vuçiç appeared first on Faktoje.al.

“Serbia drejt luftës civile”/ Analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata

18 August 2025 at 13:50

Protestuesit në Serbi po shprehin tendencën se protestat e tyre mund të kalojë në luftë civile, nëse qeveria nuk realizon kërkesat e tyre.

Kështu thotë hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi i cili e vlerëson situatën politike në Beograd të ngjashme me anarkinë, ndërsa rrahjet dhe incidentet e vazhdueshme ndaj protestuesve po ndodhin me urdhrin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Akoma nuk mund të themi që Serbia është në luftë civile pasi nuk kemi protestues të armatosur, të cilët kanë armët e tyre e po ashtu kanë edhe një në thonjëza ‘regjiment sulmues’ dhe po ashtu nuk kemi edhe një qeveri e cila ka filluar të jetë në anarki të plotë në Serbi”, tha analisti Gurkuç Kuçi.

Kuçi i quan manipulime deklaratat e Vuçiçit, përmes së cilave ai akuzon Perëndimin se po ndihmojnë financiarisht protestuesit në Serbi.

“Vuçiçi sot vazhdon akoma t’i përdorë narrativat e tij, (kinse) nuk është autokrat ose diçka e tillë, për shkak se ai i shfrytëzon interesat e ndryshme që kanë të bëjnë me BE-në dhe po ashtu ka filluar që çdo herë e më shumë ta kërcënojë BE-në dhe gjithë Perëndimin. Së fundi ai e shprehu edhe një akuzë ndaj gjithë Perëndimit se Perëndimi është duke i financuar dhe ndihmuar protestuesit në Serbi… Kjo ndikon edhe në përçarje. Deklarata të tilla të vetë Vuçiçit janë më shumë manipulime”, u shpreh ai.

Për të larguar vëmendjen nga trazirat që po ndodhin në Serbi, siç thotë Kuçi, presidenti Vuçiç vepron kundrejt Kosovës apo bën veprime agresive ndaj shteteve përreth saj duke përmendur arrestimet e njëpasnjëshme kohëve të fundit të kosovarëve nga autoritetet serbe.

Përmes protestave në Serbi që filluan nga nëntori i 2024-ës, kërkohet zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe llogaridhënie lidhur me tragjedinë në Novi Sad. Përveç Beogradit ato janë shtrirë edhe ne qytetet te tjera, ndërsa javën e kaluar morën përmasa të mëdha, duke sulmuar edhe godinën e partisë së Vuçiç, çka pasojë me dhjetëra arrestime.

/abcnews.al/

❌
❌