Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA sekuestron anijen e tretë me naftë në brigjet e Venezuelës

By: armand
21 December 2025 at 17:17

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një anije të tretë me naftë pranë brigjeve të Venezuelës, njoftojnë mediat e huaja. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e anijes apo vendndodhjen e saktë të operacionit. Lajmi vjen një ditë pasi pamje video treguan sekuestrimin e një cisternë nafte pranë bregdetit të Venezuelës, operacion i konfirmuar […]

The post SHBA sekuestron anijen e tretë me naftë në brigjet e Venezuelës appeared first on BoldNews.al.

Tensioni Trump-Maduro/ SHBA sekuestron cisternën e dytë me naftë në brigjet e Venezuelës

By: Brisi
20 December 2025 at 21:59

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër anije cisternë në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës, shkruajnë mediat e huaja. Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një “bllokadë” ndaj të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela. Ky është rasti i dytë brenda javëve të […]

The post Tensioni Trump-Maduro/ SHBA sekuestron cisternën e dytë me naftë në brigjet e Venezuelës appeared first on BoldNews.al.

Sanksionet për naftën/ Vuçiç: Ja sa gjatë mund të rezistojë Rusia! Presim vendim nga SHBA

By: Brisi
20 December 2025 at 18:57

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi më 20 dhjetor përmes rrjeteve sociale se janë zhvilluar “biseda të gjata dhe të rëndësishme lidhur me stabilitetin energjetik të Serbisë” dhe se beson se janë “një hap më afër zgjidhjes së situatës jashtëzakonisht të ndërlikuar”. Ai tha gjithashtu se janë siguruar sasi të mjaftueshme të naftës, kerozinës, mazutit […]

The post Sanksionet për naftën/ Vuçiç: Ja sa gjatë mund të rezistojë Rusia! Presim vendim nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Çmimet e naftës rriten pasi Trump urdhëron bllokimin e cisternave të naftës venezueliane

17 December 2025 at 09:26

FRANKFURT, 17 dhjetor /ATSH-DPA/- Çmimet e naftës regjistruan sot një rritje – pas tensioneve të larta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës.

Nafta bruto “Brent” për dorëzimin në shkurt u rrit në 59,84 dollarë për fuçi, 92 cent më shumë, ndërsa nafta amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) për dorëzimin në janar u rrit 90 cent më shumë në 56,17 dollarë për fuçi.

Çmimet regjistruan dje një rënie në nivelet e tyre më të ulëta që nga viti 2021.

Lëvizjet e çmimeve erdhën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e lidhi praninë e konsiderueshme ushtarake amerikane në brigjet e Venezuelës me rezervat e naftës të vendit të Amerikës së Jugut dhe urdhëroi një bllokadë të plotë të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara – që hyjnë ose dalin nga Venezuela.

SHBA-ja sekuestroi një cisternë nafte në brigjet e Venezuelës javën e kaluar, duke shënuar një përshkallëzim në fushatën e Trump kundër qeverisë së presidentit Nicolás Maduro.

Pavarësisht tensionit gjeopolitik, analisti i mallrave të ING, Warren Patterson, tha se investitorët kishte të ngjarë të qëndronin të qetë.

“Rreziqet e mundshme të furnizimit janë tashmë të vlerësuara dhe reagimi i fundit i çmimeve tregon se tregu i naftës nuk është shumë i shqetësuar”, tha ai. //a.i/

The post SHBA – Çmimet e naftës rriten pasi Trump urdhëron bllokimin e cisternave të naftës venezueliane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump shpall qeverinë e Venezuelës organizatë terroriste, bllokadë anijeve të naftës që hyjnë dhe dalin në vend

By: armand
17 December 2025 at 08:20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar një bllokadë “të plotë” të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela. Në një postim në Truth Social, ai tha se qeveria e udhëheqësit venezuelian Nicolás Maduro ishte shpallur një organizatë terroriste e huaj dhe e akuzoi atë për vjedhjen e aseteve amerikane, […]

The post Trump shpall qeverinë e Venezuelës organizatë terroriste, bllokadë anijeve të naftës që hyjnë dhe dalin në vend appeared first on BoldNews.al.

Automjetet/ BE-ja rishikon vendimin: Motorët me naftë dhe benzinë mbeten

By: Elva
16 December 2025 at 20:47

Bashkimi Evropian ka vendosur të rishikojë planin për ndalimin total të makinave me motorë me naftë dhe benzinë nga viti 2035, duke adoptuar një qasje më fleksibile për industrinë automobilistike. Sipas paketës së re të miratuar nga Komisioni Evropian, pas vitit 2035 prodhuesit e automjeteve do të duhet të arrijnë një ulje prej 90% të […]

The post Automjetet/ BE-ja rishikon vendimin: Motorët me naftë dhe benzinë mbeten appeared first on BoldNews.al.

Kosova vendos marzhë tregtare për produktet e naftës, zbardhet vendimi

By: Brisi
16 December 2025 at 19:51

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës që përdoren për transport. Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër, raporton REL. […]

The post Kosova vendos marzhë tregtare për produktet e naftës, zbardhet vendimi appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja e paqes Rusi–Ukrainë/ Ulet çmimi i naftës në tregjet botërore

By: Brisi
16 December 2025 at 16:32

Çmimet e naftës ranë në nivelet më të ulëta që nga maji, teksa tregtarët nisën të përfshijnë në çmime ndikimin e mundshëm të një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës mbi një treg nafte që pritet të jetë tashmë i mbingopur me furnizime vitin e ardhshëm. Çmimi i naftës Brent ra në 59.70 dollarë për […]

The post Marrëveshja e paqes Rusi–Ukrainë/ Ulet çmimi i naftës në tregjet botërore appeared first on BoldNews.al.

Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës

By: armand
16 December 2025 at 09:33

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, duke çuar në pezullimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës në vendburimin Patos-Marinzë, një nga më të mëdhatë në vend. Vendimi lidhet me një mosmarrëveshje për pagesën e akcizës ndaj një produkti të përdorur në procesin e prodhimit, të cilin Doganat e […]

The post Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës appeared first on BoldNews.al.

Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës

By: V K
16 December 2025 at 09:53

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka bllokuar aktivitetin e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, duke çuar në pezullimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës në vendburimin Patos-Marinzë, një nga më të mëdhatë në vend.

Vendimi lidhet me një mosmarrëveshje për pagesën e akcizës ndaj një produkti të përdorur në procesin e prodhimit, të cilin Doganat e konsiderojnë të detyrueshëm për akcizë, ndërsa kompania e kundërshton, duke e cilësuar veprimin arbitrar dhe jashtë kuadrit ligjor.

“Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së. Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Reagimi i plotë:

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore, në kundërshtim me:

Vendimin e Përkohshëm Nr. 3869/2, datë 17.07.2019, ende në fuqi

Afatin 5-vjeçar të parashkrimit, neni 102 i Ligjit për Akcizat

Nenit 11 dhe 51 të Ligjit për Akcizat

Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së.

Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës.

Institucionet teknike shtetërore përgjegjëse për hidrokarburet në Republikën e Shqipërisë (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN), përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Ministrisë së Financave, kanë sqaruar se:

“Procesi i nxjerrjes së naftës në vendburim duhet të zhvillohet me rrjedhje të vazhdueshme dhe të pandërprerë 24/7, pasi në të kundërt, nafta bruto e prodhuar nga ky vendburim, duke qenë shumë viskoze dhe e rëndë, nëse ftohet, ngurtësohet në tubacione dhe depozita, duke u bërë e papërdorshme. Për informacion: nafta bruto lëviz vetëm në gjendje të ngrohtë; nëse ftohet, ngrin dhe nuk lëviz më. Për më tepër, mungesa e kapaciteteve depozituese për një kohë të gjatë do të sjellë domosdoshmërisht ndërprerjen dhe ndaljen e vendburimit, së bashku me të gjitha pasojat e padëshiruara që lidhen me to”.

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, AKBN ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave për të shmangur bllokimin e operacioneve të Kompanisë.

Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, pasi (përveç depozitave dhe tubacioneve) nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar. Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator i këtij vendburimi dhe jo pronar i tij, ndërkohë që impakti i përgjithshëm është edhe më i madh.

420 punonjësit e BPAL-së dhe rreth 5.000 punonjës të kompanive nënkontraktore, ofruesve të shërbimeve dhe partnerëve të biznesit, përfshirë edhe rreth 1.300 punonjës të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol sh.a. (e cila varet tërësisht nga prodhimi para-ekzistues që i dorëzon BPAL), rrezikojnë të mbeten pa punë. Po ashtu, rreth 12 kilometra tubacione nafte, depozita naftëmbajtëse, mbi 1.000 puse nafte, impiante përpunimi, etj. (investime të BPAL-së që janë në pronësi të shtetit shqiptar), të cilat duhet të mirëmbahen 24 orë në ditë, rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme.

Këto veprime nuk prekin vetëm BPAL-në, por edhe një zinxhir të gjerë kompanish nënkontraktore që punojnë çdo ditë me BPAL-në dhe rrezikojnë të mbeten pa punë; pushtetin vendor, i cili përfiton taksa nga operacionet e BPAL-së; banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, jetët dhe pronat e të cilëve rrezikohen në rast incidentesh në fushën e naftës, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë nëse operacionet bllokohen; financat e shtetit shqiptar; si dhe shumë të tjera. Gjithashtu, ekzistojnë rreziqe të larta mjedisore (HSE), përfshirë dëme dhe humbje në fushën naftëmbajtëse.

Shkaku i bllokimit të veprimtarisë së Kompanisë është taksimi me akcizë i holluesit, një çështje e diskutuar prej vitesh nga shteti shqiptar nëse Kompania duhet apo jo të paguajë akcizë për këtë produkt. Sqarojmë se holluesi është një lëndë e parë që përzihet me naftën e rëndë të Patos-Marinzës për të mundësuar nxjerrjen më të lehtë nga nëntoka dhe transportimin drejt rafinerive. Ky produkt injektohet në puse dhe nxirret i trupëzuar bashkë me naftën bruto nga nëntoka. Nëse kjo naftë do të konsumohej brenda vendit, do të ishte logjike të paguhej akciza për holluesin; por kjo naftë nuk konsumohet në vend, por eksportohet. Ky fakt certifikohet nga certifikime ndërkombëtare për çdo ngarkesë, të monitoruara 24 orë në ditë nga autoritetet shqiptare si Dogana Fier, AKBN, Albpetrol dhe ISHTI.

Për më tepër, Qeveria Shqiptare, me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 726, datë 12.11.2014 (VKM që miraton marrëveshjen e dytë ndryshuese me BPAL), ka përcaktuar se nëse BPAL paguan akcizë për holluesin, ajo konsiderohet kosto e rikuperueshme në masën 100%. Pra, në të dyja rastet, efekti ekonomik për shtetin shqiptar dhe BPAL-në është zero.

Ndërkohë, Dogana, përveçse e përcakton si detyrim, i ka vendosur BPAL-së, për vlerën e pretenduar të papaguar të akcizës (rreth 3 miliardë lekë), si detyrimin ashtu edhe një gjobë në masën trefish të detyrimit të pretenduar të akcizës.

E gjithë çështja është aktualisht në proces gjyqësor dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë, ndërkohë që organet shtetërore, pa pritur vendimin e gjykatës, po ndërmarrin veprime arbitrare.

Ky nuk është rasti i parë që BPAL përballet me akte të tilla abuzive. Në këto raste, ne kemi fituar çdo proces gjyqësor. Megjithatë, bllokimi i aktivitetit të Kompanisë pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor është një akt dashakeq që dëmton më shumë shtetin shqiptar, punonjësit e industrisë, kompanitë nënkontraktore, komunitetin lokal, pushtetin vendor dhe shumë të tjera.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore për të arritur një zgjidhje të përshtatshme të kësaj situate, por deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat pozitiv.

Nëpërmjet këtij komunikimi me median, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ta administrojnë me maturi këtë situatë delikate. Pas 6 vitesh pezullimi të rezultateve të kontrollit, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga vetë Administrata Shtetërore, nuk ka arsye për nxitim në ndjekjen e një çështjeje që do të sjellë dëme të pakthyeshme për Kompaninë.

Ky zhvillim ka aktivizuar klauzolën e Forcës Madhore për shkak të “veprimeve qeveritare”, sipas pikës 17.1 të Marrëveshjes së Hidrokarbureve të vitit 2004, të nënshkruar me shtetin shqiptar.

Ju informojmë se kemi depozituar një kallëzim penal pranë SPAK kundër funksionarëve përgjegjës dhe ftojmë të gjitha palët të presin rezultatet e hetimit dhe vendimet e gjykatave përpara se të ndërmarrin veprime arbitrare.

Bankers Petroleum Albania

15 dhjetor 2025

The post Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës appeared first on Albeu.com.

SHBA sekuestron një cisternë të madhe nafte në brigjet e Venezuelës

By: armand
10 December 2025 at 22:12

SHBA ka sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës ka bërë të ditur presidenti Donald Trump. “Siç ndoshta e dini, ne sapo kemi sekuestruar një anije cisternë në bregdetin e Venezuelës, një të madhe… në fakt më e madhja e sekuestruar ndonjëherë… do ta shihni këtë më vonë dhe do të flasim për […]

The post SHBA sekuestron një cisternë të madhe nafte në brigjet e Venezuelës appeared first on BoldNews.al.

Ukraina godet tubacionin rus të naftës i cili furnizon me naftë Hungarinë dhe Sllovakinë

By: armand
3 December 2025 at 22:24

Ukraina ka goditur tubacionin e naftës Druzhba në rajonin Tambov të Rusisë qendrore. Ky është sulmi i pestë ukrainas ndaj tubacionit që furnizon me naftë ruse Hungarinë dhe Sllovakinë. Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të furnizohen me produkte energjie nga Rusia, edhe pasi vendet e tjera të Bashkimit Evropian i ndërprenë lidhjet pas pushtimit të Ukrainës në vitin […]

The post Ukraina godet tubacionin rus të naftës i cili furnizon me naftë Hungarinë dhe Sllovakinë appeared first on BoldNews.al.

Derdhet naftë në zonën e taksive në Fier

By: Elva
30 November 2025 at 15:00

Te ura e makinave, në zonën ku qëndrojnë taksitë në Fier, është konstatuar një përmbytje me naftë në sipërfaqen poshtë urës. Sipas raportimeve nga qytetarët, nuk dihet ende se kush e ka shkaktuar derdhjen, por situata paraqet rrezik të dukshëm për këmbësorët që kalojnë aty çdo ditë. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për […]

The post Derdhet naftë në zonën e taksive në Fier appeared first on BoldNews.al.

Shpërthejnë dy anije me naftë ruse, po lundronin pranë brigjeve të Turqisë në Detin e Zi

By: Ela
29 November 2025 at 09:05

Shpërthime të fuqishme tronditën dy anije cisterna të premten që janë sanksionuar për transportimin e naftës ruse. Të dy anijet cisterna, pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije”, ishin pranë brigjeve të Turqisë në Detin e Zi. Këto janë anijet Kairos dhe Virat me flamur Gambian, të cilat po shkonin drejt Novorossiysk.   E para […]

The post Shpërthejnë dy anije me naftë ruse, po lundronin pranë brigjeve të Turqisë në Detin e Zi appeared first on BoldNews.al.

Nafta, cikli në rënie i çmimeve rrit lehtë normat e fitimit

By: Mira Leka
22 November 2025 at 22:08

Tregtimi me shumicë dhe pakicë i naftës është një nga aktivitetet më pak fitimprurëse në vend, sa i përket normës së fitimit.

Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave, ato janë shumë të pakta në atë të fitimeve, teksa vijojnë që të deklarojnë norma shumë të ulëta, që nuk i kalojnë 5% për tregtuesit me pakicë dhe 2.5% për ata të shumicës.

Në 2024-n, tendenca e çmimeve të karburanteve vijoi në rënie për të dytin vit radhazi, duke zbritur mesatarisht në 175 lekë për litër nga 180 vitin e mëparshëm.

Konsumi vijoi rritjen, i ndikuar si nga ulja e çmimeve, shtimi i turizmit, një pjesë e të cilëve përdorin makina me qira për të lëvizur. Në vitin 2024, importet arritën në 657 mijë tonë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, me rritje prej 7% me bazë vjetore.

Rritja e makinave në qarkullim është një tjetër faktor që po nxit konsumin e karburanteve. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor tregojnë se numri i mjeteve aktive në qarkullim, në fund të vitit 2024, arriti në gati 960 mijë, nga 676 mijë në vitin 2020.

Vetëm në vitin 2024 u regjistruan një numër rekord prej gati 100 mijë mjetesh, pas “zbulimit” të një tregu të ri blerjeje, atij të Koresë së Jugut, që ishte origjina e importeve për 19% të mjeteve të regjistruara për herë të parë.

Përkundrejt shtimit të konsumit dhe qarkullimit të lartë të të ardhurave (Tre sipërmarrje në fushën e tregtimit me shumicë të hidrokarbureve renditen ndër 10 më të mëdhatë e “Monitor 200” sipas të ardhurave në vitin 2024 dhe 21 janë në listën e 200), fitimet e tyre mbeten minimale dhe shumica e operatorëve nuk arrijnë as të hyjnë në zonën e 200-shes.

Vetëm dy shoqëri klasifikohen në listën e më të mëdhave sipas fitimeve në vitin 2024.

Një pjesë e kompanive panë një përmirësim të lehtë të normave të fitimit në 2024-n.

Operatorët shpjegojnë se kur çmimi është i ulët, kompanitë kanë më shumë mundësi të manovrojnë me çmimet, pasi dhe reflektimi ndaj rënies së tyre në bursa është pak më i ngadaltë.

Në vitin 2024, çmimet kishin tendencë ulëse, duke favorizuar shoqëritë importuese dhe tregtuese.

 

Burimi: Ministria e Financave

 

“Kastrati Energy Trade” (tregtim me shumicë) ishte sipërmarrja më e madhe në vend në vitin 2024, për qarkullimin vjetor, me të ardhura prej 77.6 miliardë lekësh, dy herë më të larta se e dyta në renditje nga kompanitë private.

Por, në renditjen e fitimeve shoqëria pozicionohet e 18-a, pasi fitimet mbeten minimale në raport me xhiron, në 1.76 miliardë lekë, para taksave. Norma e fitimit u përmirësua lehtë në 2.3%, nga 2% vitin e mëparshëm.

“Gega Oil Group” (me shumicë) është operatori i dytë më i madh i tregtimit të karburanteve në vend, sipas qarkullimit vjetor. Të ardhurat e tij ishin pothuajse të pandryshueshme në rreth 36 miliardë lekë.

Fitimet ishin minimale prej 144 milionë lekësh, me rritje të lehtë nga viti i mëparshëm, duke mos qenë pjesë e listës sipas fitimeve. Kompania raportoi një normë minimale prej 0.4%, nga 0.37% në vitin 2023.

“Europetrol Durrës Albania”, shoqëria e tretë më e madhe tregtuese e karburanteve sipas qarkullimit vjetor, me 35.5 miliardë lekë të ardhura, raportoi fitime prej 191 milionë lekësh në vitin 2024, me normë fitimi prej 0.68% (nga 0.57% vitin e mëparshëm).

Operatori tjetër i shumicës, “Bolv Oil”, me të ardhura prej 15 miliardë lekësh, deklaroi humbje prej 239 milionë lekësh në vitin 2024.

“Eroil”, tregtuesi i pestë më i madh i shumicës në vend, raportoi të ardhura prej 11.7 miliardë lekësh dhe fitime minimale prej 12 milionë lekësh, me një normë të pandryshuar 0.1%.

Tregtuesit e pakicës kanë norma pak më të larta fitimi në raport me shumicën, që arrijnë deri në rreth 5%.

 “Kastrati Energy”, tregtuesi më i madh i pakicës në vend, raportoi të ardhura prej 18.3 miliardë lekësh dhe fitime që arritën në 792 milionë lekë, duke u bërë pjesë e listës së “Monitor 200”, sipas fitimeve. Norma e fitimit u përmirësua në 4.3% në vitin 2024, nga 2.5% vitin e mëparshëm.

“Olsi sh.p.k.”, një tjetër operator i madh i tregtimit të naftës (tregtuesi me pakicë i “Bolv Oil”), me të ardhura prej 6.7 miliardë lekësh, raportoi humbje 40.7 milionë lekë.

“Gega Center GKG” kishte të ardhura 7.2 miliardë lekë, teksa iu rikthye fitimeve, ndonëse ato mbeten minimale në 32 milionë lekë, me një normë prej 0.45%.

Të dhënat tregojnë se operatorët arrijnë norma më të larta fitimi në periudhat kur çmimet e naftës janë në rënie, pasi ulja e çmimeve në tregun vendas ndodh më ngadalë sesa në tregjet ndërkombëtare.

E kundërta ndodh kur çmimet në bursa rriten – në këto raste, fitimet zakonisht nuk shënojnë rritje.

Sipas operatorëve, fitimet e ulëta në këtë sektor ndikohen nga disa faktorë: lëvizjet e vogla të çmimit në tregun global, konkurrenca e fortë në tregun vendas për shkak të numrit të madh të operatorëve dhe pikave të karburantit në raport me konsumin dhe qarkullimin e automjeteve, si dhe kostot e larta të investimeve në depozitat e ruajtjes.

Të dhënat e Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve tregojnë se kapacitetet e depozitave bregdetare janë rreth tre herë më të mëdha se kërkesa reale — rreth 300 – 400 milionë litra nga Vlora në Shëngjin, kundrejt 60 milionë litrave që janë realisht të nevojshme.

Shoqata përmend edhe dy faktorë të tjerë që ndikojnë në fitimet e tregtuesve: diferencat e çmimeve me zonat kufitare, që nxisin konsumatorët të furnizohen jashtë Shqipërisë, dhe kontrabandën me peshkarexha, e cila rrit konkurrencën dhe detyron importuesit të ulin çmimet.

 

Bilancet në QKB

 

 

 

The post Nafta, cikli në rënie i çmimeve rrit lehtë normat e fitimit appeared first on Revista Monitor.

Bentley nuk po heq dorë nga motorët me benzinë: Duam t'u japim klientëve tanë një zgjedhje

6 November 2025 at 12:37


Bentley dikur bulëzohej për elektrifikim, duke prezantuar konceptin EXP 100 në vitin 2019 duke u zotuar se që kalojnë në vetura plotësisht elektrik deri në fund të dekadës.

Por, së fundmi, entuziazmi global për veturat elektrike u zbeh, ku kjo markë ngadalësoi planet – duke synuar tani që këtë ta arrijë në vitin 2035 e ndoshta edhe më larg.

Në fakt, Bentley madje po përgatitet të lansojë modele me djegie të brendshme në një të ardhme të afër, transmeton Telegrafi.

Gjatë një konference virtuale për shtyp të kohëve të fundit, CEO Frank-Steffen Walliser konfirmoi se kompania po zhvillon një automjet të ri me djegie të brendshme.

Ai theksoi se ndërsa modelet elektrike - siç është SUV-i i ardhshëm Urban - janë ende në zhvillim e sipër, motorët tradicionalë me benzinë do të vazhdojnë të luajnë një rol në të ardhmen e parashikueshme.

"Ne do të donim të vazhdonim të kënaqnim klientët me zgjedhjen e sistemeve të fuqisë. Do të shohim një tjetër Bentley ICE para fundit të vitit", shtoi ai.

Kjo përputhet me raportet e shtatorit, kur Walliser deklaroi se Bentley do të vazhdonte të investonte në automjete me djegie të brendshme për disa vitet e ardhshme.

Modelet aktuale - të tilla si Continental GT, Flying Spur dhe Bentayga SUV - do të mbajnë motorët e tyre me benzinë së bashku me opsionet hibride plug-in (PHEV) dhe, përfundimisht, opsionet plotësisht elektrike (BEV) për variante të zgjedhura.

Kemi parë tashmë njoftime paraprake të Continental GT Supersports të ardhshëm, i cili mund të jetë modeli me djegie të brendshme që Walliser i referohet.

Thashethemet sugjerojnë se ky version me performancë të lartë i Continental GT do të braktisë konfigurimin e tij hibrid në favor të një motori të pastër me benzinë që vë në lëvizje vetëm rrotat e pasme. /Telegrafi/

Zbulohet skema e evazionit dhe kontrabandës së karburantit në tre qytete, 15 milionë litra lëndë djegëse e tregtuar jashtë kontrollit fiskal

By: M C
5 November 2025 at 20:13

Një aksion i koordinuar në Fushë Krujë, Burrel dhe Sarandë ka zbuluar një skemë të organizuar evazioni dhe kontrabandimi të karburantit. Tri pikat e karburantit të identifikuara rezultuan të operonin pa licencë të vlefshme, duke shkelur ligjin fiskal.

Gjatë kontrolleve, strukturat kompetente sekuestruan sasi të konsiderueshme karburanti dhe konstatuan manipulime në mjetet matëse të furnizimit, ku shifrat e qarkullimit tejkalonin 15 milionë litra.

Hetimi vijon për të identifikuar të gjithë zinxhirin e kontrabandës, përfshirë subjektet dhe zyrtarët e përfshirë, duke u referuar më pas organeve ligjzbatuese për procedime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Një aksion i drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe drejtorisë së Antikontrabandës ka rezultuar në evidentimin e një skeme evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant. Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan që operonin aktivitetin e tyre pa licencë. Gjatë operacionit të strukturave përkatëse, u konstatuan dhe sekuestruan sasi të konsiderueshne karburant në depozita dhe gjithashtu, u konstatua se ne mjetet matëse të furnizimit, subjektet kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litrat. Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet kompetente. Pikat e karburantit nuk zotëronin licencë për shfrytëzim të aktivitetit dhe për rrjedhojë nuk mund të blinin dhe shisnin produktin tregëtues sipas legjislacionit fiskal.

The post Zbulohet skema e evazionit dhe kontrabandës së karburantit në tre qytete, 15 milionë litra lëndë djegëse e tregtuar jashtë kontrollit fiskal appeared first on Albeu.com.

Vodhën 100 litra naftë dhe disa pajisje në një banesë, kamerat ‘tradhtojnë’ 2 hajdutët, arrestohen

By: armand
5 November 2025 at 15:39

Dy shtetas janë ndaluar pak orë pas një vjedhjeje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 nëntorit 2025, në fshatin Sakos të Vorës. Nga banesa e dëmtuar janë marrë rreth 100 litra naftë dhe disa pajisje të tjera. Të ndaluarit janë identifikuar si J. S., 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec, dhe […]

The post Vodhën 100 litra naftë dhe disa pajisje në një banesë, kamerat ‘tradhtojnë’ 2 hajdutët, arrestohen appeared first on BoldNews.al.

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

By: armand
30 October 2025 at 16:43

Kompania Lukoil tha se ka pranuar një ofertë nga kompania globale për shitjen e mallrave, Gunvor, për blerjen e aseteve të huaja të saj. Kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi po synon të shesë asetet e saj të huaja pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj saj javën e kaluar. Shitja e planifikuar […]

The post Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet 31-vjeçari nga Spanja

By: armand
24 October 2025 at 11:19

31-vjeçari Juxhin Koka është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për trafikimin e 200 mijë litrave naftë nga një anije në Durrës. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridit, u bë e […]

The post EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet 31-vjeçari nga Spanja appeared first on BoldNews.al.

❌
❌