Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje të një personi në Berat (EMRI+FOTO)

By: V K
8 December 2025 at 11:04

Në kuadër të operacionit “Objektivi”, një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u ekstradua Ermal Gora, i cili akuzohet për një vrasje të mbetur në tenativë, ngjarje e ndodhur në maj 2023 në Berat.

Në atë kohë ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit.

“Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas”, thotë policia.

Personat që akuzoheshin se do të kryenin vrasje ishin edhe Hamit Berisha nga Kosova, si dhe Arli Shehu nga Korça, të cilët janë arrestuar më parë.

 

The post Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje të një personi në Berat (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari me urdhër të GJKKO (EMRI)

By: V K
30 October 2025 at 09:24

Një shtetas i shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, është ekstraduar nga Milano.

I ekstraduari Erind Lasku, akuzohet se koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Ndaj tij GjKKO, në muajin prill 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L..

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SKEMA

Në krye të skemës qëndron vetë Adi Çoba, i cili rezulton të jetë drejtuesi i organizatës, i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

“Adi Çoba në cilësinë e shefit dhe promovuesit të grupit, siguronte dhe dërgonte në Itali nga jashtë sasi të mëdha heroine dhe kokaine, koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e paligjshme të pjesëmarrësve të tjerë të grupit”, – thuhet në dosje. Pasi Çoba kujdesej që droga të shkonte drejt Italisë, atje e prisnin shqiptarë të tjerë pjesë e grupit kriminal, siç shihet edhe në organigramën se si funksiononte rrjeti.

Në territorin italian, një ndër figurat kyçe ishte Erigels Presi, i cili priste drogën në Itali, e merrte e ruante dhe kujdesej për përpunimin e heroinës dhe kokainës të ardhur nga Shqipëria. Së bashku me të vepronin Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Andrea Buonsante, Giovanni Montedoro, të cilët paketonin drogën me qëllim që të shpërndanin në treg. “Erigels Presi, Massimiliano Fiore, Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Andrea Buonsante, Giovanni Montedoro akuzohen për pjesëmarrje në këtë organizatë të trafikut të drogës, për llogari të së cilës, duke marrë pjesë në fitime në përpjesëtim me rolin e tyre, merrnin substancën narkotike dhe, pas fshehjes në vendet në dispozicionin e tyre dhe përpunimit e paketimit, e transportonin me mjete të dedikuara për këtë qëllim dhe e shpërndanin në territorin italian te blerësit e qëndrueshëm, nga provinca e Leçes, konkretisht në San Cataldo di Leçe dhe Oria, duke marrë në këmbim pagesa në para ‘cash’, të cilat pjesëmarrësit i transportonin në Shqipëri, ku qëndronte Adi Çoba”, – thuhet në dosje. Pas përpunimit, droga u dorëzohej shpërndarësve të tjerë, të cilët ishin pjesë e hallkës finale: Angelo Zanzarelli, Michele Sterliçhio, Francesca Caputi dhe Mazzuti Luisa, të cilët e shisnin drogën pakicë në zonat e Oria-s dhe San Cataldo-s së Leçes.

Anëtarët e rrjetit kujdeseshin edhe për grumbullimin e shumave të mëdha të parave ‘cash’ të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, të cilat më pas transportoheshin drejt Shqipërisë te kreu i grupit Adi Çoba, përmes linjave të autobusëve.

Emrat

Gjatë operacionit të SPAK u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe parash, ndërsa në pranga ranë 28 persona të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal.

1-Elvis Doci, i njohur si Visi i Pojws

2-Indrit Tafili

3-Ogert Shqevi

4-Artan Sulejmani

5-Orges Molla

6-Sueld Elezi

7-Genti alias Ekil Nderjaku

8-Hasan Nderjaku

9-Altin Morina

10-Armand Tragaj

11-Rando Aliu

12-Musa Korca

13-Alfred Hysa

14-Altin Korca

15-Ligor Combashi

16-Edmond Cupi

17-Naim Behluli

18-Edison Cukaj (Gjoka)

19-Serxhio SHkodra

20-Ervis Deti

21-Bexhed Mema

22-Emri Hysenaj

23-Artur SHkoza

24-SOkol Istrefi alias Tatani

25-Ervin Zeqiri

26-Gezim Thartori

27-Ledio Bardhi

28-Juxhin Drazhi

29-Erind Lasku

30-Nexhmedin Danaj – urdher ndalim

SI KRYESHIN PAGESAT

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka reaguar për operacionin e përbashkët me Italinë dhe Eurojustin, lidhur me operacionin e gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Nga operacioni, u lëshuan 52 masa sigurie, nga të cilat 29 nga GJKKO për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri.

Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale, njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

“Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në kuadër të operacionit në Shqipëri janë sekuestruar; 2 kompani ndërtimi, 4 shoqëri tregtare dhe restorante, 1 agjenci pasurish të paluajtshme, 1 TV kabllor, automjete luksoze, para cash, etj.  Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Ndërsa në Itali janë sekuestruar; 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari bankare, 3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.

“Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.

Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.

Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv”, njofton SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, më 21 maj 2025, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:

29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri;

1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme;

22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali.

Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.

Sekuestrimet e pasurive janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:

Në Shqipëri:

2 kompani ndërtimi,

4 shoqëri tregtare dhe restorante,

1 agjenci pasurish të paluajtshme,

1 TV kabllor,

automjete luksoze, para cash, etj.

Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në Itali:

9 apartamente,

4 kompani,

7 llogari bankare,

3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.

Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.

Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.

Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv.

The post Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari me urdhër të GJKKO (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Britania e Madhe 30-vjeçari i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal dhe për trafik narkotikësh (EMRI)

By: V K
27 October 2025 at 13:51

Një 30-vjeçar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasin Xhuljano Hoxha, i cili i shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Ai akuzohet per “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ky person, dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të goditur në megaoperacionin “Stuhia”, zhvilluar në nëntor të vitit 2022 në fshatin Drenovicë, Berat, ku policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Interpol Tirana, vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Njoftimi:

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 30-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, në muajin nëntor 2022, në fshatin Drenovicë, Berat, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:
Xhuljano Hoxha 30-vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesëtar i grupit kriminal që ka kutivuar bimë narkotike në sera, në fshatin Drenovicë, Berat, në vitin 2022.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

The post Ekstradohet nga Britania e Madhe 30-vjeçari i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal dhe për trafik narkotikësh (EMRI) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet 31-vjeçari nga Spanja

By: armand
24 October 2025 at 11:19

31-vjeçari Juxhin Koka është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për trafikimin e 200 mijë litrave naftë nga një anije në Durrës. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridit, u bë e […]

The post EMRI/ Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet 31-vjeçari nga Spanja appeared first on BoldNews.al.

Ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari i akuzuar për tentativë vrasjeje në Korçë (EMRI)

By: V K
21 October 2025 at 11:49

Ditën e sotme, një 39-vjeçar i kërkuar dhe akuzuar për tentativë vrasjeje në Korçë, është sjellë nën pranga nga Greqia për llogari të Interpol Tiranës.

I ekstraduari është Deni Meçolli, teksa agjentët e Interpol Athinës ia dorëzuan nën pranga homologëve të tyre për veprime të mëtejshme. Ndaj tij kishte masë sigurie në mungesë “arrest me burg”.

Meçolli akuzohet se më datë 4 shkurt 2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta Ergyst Shtylla, 40-vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor.

Pas krimit ai u arratis drejt vendit fqinj, ku dhe u fsheh deri në prangosje.

Greqia njoftoi arrestimin e Meçollit më 15 korrik të këtij viti dhe nisi procedurat e ekstradimit.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit:

M., 39 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal”.

The post Ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari i akuzuar për tentativë vrasjeje në Korçë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji/ Ekstradohet nga Dubai Amar Shkëmbi, momentet kur mbërrin në Rinas

By: V K
14 October 2025 at 08:44

Është ekstraduar nga Dubai, Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku, ngjarje e ndodhur më 1 Nëntor 2019.

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, në vitin 2022 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë”, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe armëmbajtje pa leje dhe grup të strukturuar Kriminal. Amar Shkëmbi dyshohet si anëtar i bandës së Plarent Dervishaj që sipas SPAK në vitin 2019 organizoi atentatin tek mbikalimi I Shkozetit.

Në atentat mbetën të plagosur Arjan Ndoji, ish-prokuror dhe Aleksandër Laho i njohur me nofkën “Rrumi”, ndërkohë mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i Ndojit.

Përplasja midis dy grupeve ndodhi për shkak të konfliktit për pronat në bregdet. Në shkurt 2023 Amar (Dritan) Shkëmbi u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dubai është kthyer në një “parajsë” ku shqiptarët me rekorde kriminale fshihen.

Njoftimi:

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

“Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. N.;

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit A. M., si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit A. L. (P. M.);

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e dyshuar e kryer në bashkëpunim me shtetasit P. D., E. S., B. P., J. M. dhe R. R., në dëm të shtetasve A. N. dhe A. L. (P. M.), vepra penale këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

“Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. Sh. alias D. Sh. është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku disa shtetas që lëviznin me automjet, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. M., A. N. dhe A. L.. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. M., si dhe u plagosën shtetasit A. N. dhe A. L..

 

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji/ Ekstradohet nga Dubai Amar Shkëmbi, momentet kur mbërrin në Rinas appeared first on Albeu.com.

I dyshuar për pjesëmarrje në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet sot nga Dubai Amar Shkëmbi

By: V K
13 October 2025 at 12:40

Ditën e sotme, pritet ekstradimi nga Dubai i Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i cili dyshohet si pjesëmarrës në atentatin te mbikalimi i Shkozetit ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja.

Amar Shkëmbi, akuzohet si anëtar i grupit të Plarent Dervishajt.

Kujtojmë se në atentat u plagos Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur edhe si Rrumi. Ndërkohë humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi A. Sh. alias D. Sh..

Gjykara e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post I dyshuar për pjesëmarrje në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet sot nga Dubai Amar Shkëmbi appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për trafik të lëndëve narkotike në vendet e BE, ekstradohet nga Spanja 34-vjeçari (EMRI)

By: V K
11 October 2025 at 09:19

Ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi, 34-vjeç, shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 34-vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.

 

The post I akuzuar për trafik të lëndëve narkotike në vendet e BE, ekstradohet nga Spanja 34-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri këngëtari Kleviol Ahmeti, akuzohet se përndoqi për vite Noizy-n

By: V K
9 October 2025 at 09:21

Policia e Shtetit, ka publikuar pamjet e ekstradimit nga Dubai të personazhit të njohur të TikTok Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin Cllevio.

Policia thote se 39-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, reperin Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy dhe familjarë të tij.

Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë.

Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qendruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.

Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

LEXONI EDHE: Pamjet e rënda/ “Të q* …”- I gjakosur dhe me rroba të shqyera, momenti kur personazhi i TikTok goditet me grushte nga Noizy dhe grupi i tij brenda klubit të natës

The post Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri këngëtari Kleviol Ahmeti, akuzohet se përndoqi për vite Noizy-n appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

7 September 2025 at 09:00

Ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Rinasit 41-vjeçari Soni alias Vilson Pepa, i cili është ekstraduar nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë. Vilson Pepa u arrestua më 3 shtator në Santo Domingo, Republikën Dominikane, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të […]

The post VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane appeared first on BoldNews.al.

Ekstradohet nga Santo Domingo i shumëkërkuari Soni Pepa, policia “blindon” Rinasin

By: V K
7 September 2025 at 08:55

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, Republika Domenikane, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., 41-vjeç, lindur në Lushnje.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, u bë i mundur arrestimi në Punta Cana/Republika Domenikane, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të këtij shtetasi.

Shtetasi Soni Pepa,., në përfundim të procedurave, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Policia e Shtetit, falenderon autoritetet e Republikës Domenikane dhe autoritetet gjermane për bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 41-vjeçarit në Shqipëri.

The post Ekstradohet nga Santo Domingo i shumëkërkuari Soni Pepa, policia “blindon” Rinasin appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri 41-vjeçari i kërkuar nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

By: V K
24 August 2025 at 11:06

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Brukselit.

Në pranga ka rënë Edson Jozwik alias Edson Pjetri, 41-vjeç, i cili kërkohej nga GJKKO për disa akuza të rënda:

-Trafikim i lëndëve narkotike

-Pastrimi i parave

-Grup i strukturuar kriminal

Sipas hetimeve të SPAK, Pjetri dyshohet se gjatë periudhës qershor–nëntor 2020 ka qenë pjesë e një rrjeti që trafikonte rreth 160 kg kanabis nga Shqipëria drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të datës 15 maj 2024, atij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Pas ekstradimit, 41-vjeçari do të përballet me drejtësinë shqiptare.

The post Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri 41-vjeçari i kërkuar nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet (EMRI) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Shqiptari ekstradohet nga Franca në Angli, akuzohet për vrasjen e një të riu në vitin 2023

16 August 2025 at 13:19

Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një të riu në fund të vitit 2023 në Londër, është ekstraduar nga Franca në Angli. Sipas Policisë Metropolitane të cilës i referohet Top Channel, Arlind Hashani, 22 vjeç , banues në Bray Fellows Road NW3, u paraqit të premten, më 15 gusht, në Gjykatën e Magjistraturës në […]

The post EMRI/ Shqiptari ekstradohet nga Franca në Angli, akuzohet për vrasjen e një të riu në vitin 2023 appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari ekstradohet nga Franca në Angli, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

By: V K
16 August 2025 at 14:17

Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një të riu në fund të vitit 2023 në Londër, është ekstraduar nga Franca në Angli.

Sipas Policisë Metropolitane të cilës i referohet Top Channel, Arlind Hashani, 22-vjeç , banues në Bray Fellows Road NW3, u paraqit të premten, më 15 gusht, në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, ku u akuzua zyrtarisht për vrasje, pas ekstradimit të tij nga Franca.

Arrestimi i tij ndodhi në Paris më 30 korrik. Hashani u la në paraburgim dhe pritet të dalë para Gjykatës së Lartë në Wood Green të martën, më 19 gusht.

Ai akuzohet se vrau Ahmed Ali Jama, 29-vjeç, i cili u gjet me plagë të marra nga thika pranë zonës Gaymead, në Abbey Estate, në Abbey Road, rreth orës 19:32 të mbrëmjes së 29 dhjetorit 2023.

Pavarësisht ndihmës së dhënë në vendngjarje, Ahmed ndërroi jetë më vonë në spital./TCH

The post Shqiptari ekstradohet nga Franca në Angli, ja për çfarë akuzohet (EMRI) appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për vepra të rënda kriminale/ Nga Dubai drejt Shqipërisë, pritet ekstradimi i pjesëtarit të “Bajrave” (EMRI)

By: V K
23 July 2025 at 08:37

Këtë të mërkurë, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Abu Dhabi dhe me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar Denis Bajri., 37-vjeç, shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

The post I akuzuar për vepra të rënda kriminale/ Nga Dubai drejt Shqipërisë, pritet ekstradimi i pjesëtarit të “Bajrave” (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

By: xhir jeta
21 July 2025 at 10:55

Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, një muaji pasi ka rënë në duart e autoriteteve.

Më 2024, ai pati ikur nga një burg i sigurisë së lartë.

Zyra e Prokurorit në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar aktakuzën kundër tij në prill.

I përshkruar si kreu i bandës “Los Choneros”, Macias akuzohet për shpërndarje të kokainës, për komplot dhe dhunë me armë, përfshirë kontrabandë të armëve.

Në një letër të lëshuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë është thënë se Macias do të paraqitet në gjykatën federale të hënën.

Ky shtetas ekuadorian, dikur një shofer taksie, por i shndërruar në bos krimi, është pajtuar në gjykatë një javë më parë që të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat.

Ai është shtetasi i parë i Ekuadorit që ekstradohet nga vendi i tij prej hyrjes në fuqi të ligjit të ri një vit më parë.

Ligji është miratuar pas një referendumi të mbajtur nga presidenti Daniel Noboa me qëllim të sigurimit të mbështetjes për t’i luftuar bandat kriminale./rel

Falsifikoi vdekjen e tij për t’i shpëtuar dënimit me 25 vite burg, ekstradohet në Itali Leonard Mnella

By: V K
16 July 2025 at 11:01

Ditën e sotme, 55-vjeçari, Leonard Mnella, është ekstraduar në Itali. Mnella një vit më parë, ishte u ekstraduar në Shqipëri, pasi u lokalizua në SHBA.

Shqiptari me 3 identitete, kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij që në vitin 2003. Me ekstradimin e tij sot në Itali, ai do të përballet me drejtësinë italiane.

Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, rezulton i dënuar në Itali me 25 vite burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Ai që ka qenë në arrati për vite të tëra. Në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.

 

The post Falsifikoi vdekjen e tij për t’i shpëtuar dënimit me 25 vite burg, ekstradohet në Itali Leonard Mnella appeared first on Albeu.com.

U arrestua dje në Francë, ekstradohet ish-truproja i Saimir Tahirit Paul Deda

By: V K
2 July 2025 at 13:58

Policia franceze, arrestoi dhe ekstradoi në Shqipëri Paul Dedën, ish-shoqëruesin e Saimir Tahirit, i kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale ndërkombëtare, që tentoi të trafikonte mbi 1 ton Cannabis drejt Italisë.

Operacioni “The Wanted”, u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe homologëve europianë.

Paul Deda, iu dorëzua autoriteteve shqiptare dhe i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i djeshëm i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët europianë, në kuadër të operacionit “The Ëanted”.

Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis, në Bari, nëpërmjet rrugës detare.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Ëanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç.

GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. D., në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të 50-vjeçarit.

The post U arrestua dje në Francë, ekstradohet ish-truproja i Saimir Tahirit Paul Deda appeared first on Albeu.com.

Në kërkim ndërkombëtar për grabitje të aramatosur në një…/ Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

22 June 2025 at 15:55

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një grabitje të armatosur në një argjendari në Gjirokastër është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë.

Ai akuzohet se në vitin 2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka vjedhur bizhuteri. Operacioni u zhvillua falë punës së Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se nga Greqia është ekstraduar shtetasi Armand Mevlani.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri, ekstradohet nga Greqia, 45-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.

The post Në kërkim ndërkombëtar për grabitje të aramatosur në një…/ Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari shqiptar (EMRI)

By: V K
22 June 2025 at 15:56

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për një grabitje të armatosur në një argjendari në Gjirokastër, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë.

Ai akuzohet se në vitin 2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka vjedhur bizhuteri. Operacioni u zhvillua falë punës së Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë.

Raportohet se, nga Greqia është ekstraduar shtetasi Armand Mevlani.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri, ekstradohet nga Greqia, 45-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45-vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.

The post Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari shqiptar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌
❌