Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjyqi kundër Franc Çopjas/ Hetuesit: Vrasja e Ardit Spahiu u urdhërua nga Dubai

By: Brisi
16 January 2026 at 20:05

Nga Bruzz.be Në gjyqin në gjykatën e krimeve të rënda kundër nëntë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Ardit Spahiut në vitin 2020, mes tyre edhe Franc Çopjas hetuesit deklaruan se ai u vra profesionalisht. Një nga personat, i konsideruar nga zyra e prokurorit publik si informator, po tërheq deklaratat që ka bërë […]

The post Gjyqi kundër Franc Çopjas/ Hetuesit: Vrasja e Ardit Spahiu u urdhërua nga Dubai appeared first on BoldNews.al.

Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

14 January 2026 at 16:57


Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të ndryshme dhe të tjerë që gjendeshin jashtë flasin në SKY ECC se si ta lirojnë gjuajtësin sepse kishin mbetur pa qitës.

Në dosjen që TCH disponon kuptohet se si përpara se Altin Ndoci ta bënte fakt arratisjen gati 5 vjet nga këto biseda në SKY ECC, anëtarët e organizatës Çopja ku dyshohet se ai bën pjesë shfaqeshin shumë të shqetësuar për arrestimin tij.

Ndoci lakohet me nofkën “kokë çami” dhe siç përmend SPAK anëtarët flasin jo vetëm si ta lirojnë me çdo kusht, por edhe të mbulonin shpenzimet familjare deri dhe pagesat për avokatët.

SPAK e cilëson këtë metodë tipike mafioze që synonte heshtjen dhe që për ti thënë se organizata nuk e kishte lënë në harresë, në këtë dosje Altin Ndoci tashmë i arratisur akuzohet për vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Endri Alibej, Arben Dylgjerin dhe të një shtetasi turk, e po ashtu për vrasjen e Kelvi Brahos.

Sa duke u cituar nga i penduari Nuredin dumani e sa duke u përmendur në Sky ECC, Altin Ndoci shfaqet sipas SPAK kur refuzon planin 1 milionë eurosh për të vrarë Erjon Alibej, në kohën që ai ishte në paraburgim sepse kjo sipas tij që ishte e pamundur. Por edhe si i përfshirë në grabitjen e gati 5 milionë eurove në pistën e Rinasit.

Çështja ndaj organizatës Çopja është në seancë paraprake dhe aty dyshohet se ka rolin e krahut të armatosur të të dyshuarve kryesore.

Për herë të parë përballja me SPAK e Altin Ndocit ishte për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë dhe Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës. Ky hetim që solli dhe arrestimin e Ndocit nisi nga rrëfimi i Klevis Allës.

Për katër SPAK vrasjet u tërhoq sepse kishte hapur një kuti tjetër nga rrëfimet e Nuredin Dumanit. Në këto seanca Altin Ndoci paraqitej gjakftohtë dhe shpesh akuzat i ka hedhur poshtë përmes avokates.

I përshkruar si i burgosur i rrezikshëm, dhe me një dosje të hapur, Ndoci hyn tani te të kërkuarit e SPAK, që ndryshe nga ata që nuk i ka kapur, Ndocin e kishte në qeli dhe u arratis.

Bisedat në SKY ECC/ Pse “Çopjat” donin ta lironin me çdo kusht Altin Ndocin nga burgu?

By: Brisi
14 January 2026 at 15:35

Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të tjera dhe të tjerë që gjendeshin jashtë flasin në SKY ECC se si ta lirojnë gjuajtësin sepse kishin mbetur pa qitës. Në dosjen hetimore, sipas TCH kuptohet se […]

The post Bisedat në SKY ECC/ Pse “Çopjat” donin ta lironin me çdo kusht Altin Ndocin nga burgu? appeared first on BoldNews.al.

Tetë të arrestuar pas arratisjes nga spitali të Altin Ndocit

14 January 2026 at 13:58

Hetimet e para pas arratisjes të martën, 13 janar, nga Spitali Rajonal i Durrësit, së Altin Ndocit, kanë gjetur shkelje të rregullores së shoqërimit dhe normat e sigurisë së oficerëve përgjegjës të Policisë së Burgjeve. Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar 8 persona, përfshirë drejtues dhe punonjës të sigurisë së burgut, të cilët akuzohen për […]

The post Tetë të arrestuar pas arratisjes nga spitali të Altin Ndocit appeared first on Reporter.al.

Arratiset i dyshuari si anëtar i organizatës së Çopjave

13 January 2026 at 14:14

Një person i arrestuar dhe nën akuzë për një sërë veprash të rënda penale, përfshi vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis të martën ndërsa shoqërohej për një vizitë mjekësore në spitalin e Durrësit. “I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave […]

The post Arratiset i dyshuari si anëtar i organizatës së Çopjave appeared first on Reporter.al.

Pezullohet gjyqi për Franc Çopjan në Bruksel, shkak bëhen morrat!

By: Brisi
12 January 2026 at 19:26

Procesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, kundër shqiptarit Franc Çopja (33 vjeç) është pezulluar, shkruajnë mediat e huaja. Sipas raportimeve, shkak për pezullimin është bërë konstatimi i disa morrave të shtratit në sallën e gjyqit. “Të hënën në mëngjes, një nga anëtarët e jurisë vuri re se një morr shtrati i ishte […]

The post Pezullohet gjyqi për Franc Çopjan në Bruksel, shkak bëhen morrat! appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se porositi vrasjen e Ardit Spahiut, Franc Çopja para gjykatës belge: Jam agjent imobilar

By: armand
9 January 2026 at 17:41

Sot, Franc Gergely Çopja, i njohur si “Çopja”, së bashku me tetë të tjerë, u paraqitën para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit për t’u gjykuar lidhur me vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje në mesditë në Sint-Jans-Molenbeek. Media belge Le Soir thekson se Çopja njihet gjerësisht jashtë kufijve të gjykatës. Ai […]

The post Dyshohet se porositi vrasjen e Ardit Spahiut, Franc Çopja para gjykatës belge: Jam agjent imobilar appeared first on BoldNews.al.

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

6 January 2026 at 09:57

Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mbyllura për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, dy burra shqiptarë me banim në Belgjikë shkëmbyen një seri mesazhesh të shkurtra nëpërmjet aplikacionit të koduar Sky ECC – të deshifruara vite më vonë nga autoritetet ligjzbatuese europiane. “E gjetëm mallin,” shkruante i kënaqur një prej […]

The post Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës appeared first on Reporter.al.

Lufta mes klaneve mafioze shqiptare/ DH NET: Franc Çopja organizoi vrasjen e Ardit Spahiut. Nis procesi i bujshëm

By: Ela
5 January 2026 at 14:09

Nga Tony Chalot, DH NET Këtë të hënë, një çështje aspak e zakonshme do të nisë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit, e cila do të zhvillohet në kompleksin ‘Justitia’ gjatë ditëve në vijim. Ambienti ultra i siguruar nuk do të jetë i tepërt për të gjykuar nëntë persona, të akuzuar për një nga […]

The post Lufta mes klaneve mafioze shqiptare/ DH NET: Franc Çopja organizoi vrasjen e Ardit Spahiut. Nis procesi i bujshëm appeared first on BoldNews.al.

Kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit “Çopja”/ Dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI

By: V K
16 December 2025 at 12:13

Ditën e sotme,  Agjentët e BKH-së, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kanë ushtruar kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ka dyshime të forta se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI.

“Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza t ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas, që drejtohet nga dy vëllezërit. Ka dyshime të forta sipas hetuesve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSHI”, informoi ajo.

Klajdi Merkaj, është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.

The post Kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt, pjesë e grupit “Çopja”/ Dyshohet se pastroi milionat e marra nga AKSHI appeared first on Albeu.com.

Alarm mbi “mafian Ballkanike” në Paraguaj: Mafiozët shqiptarë po vendosen këtu

By: Ela
12 December 2025 at 13:00

Mafia shqiptare është shtrirë në të gjithë Amerikën latine. Alarmin më të fundit për këtë e ka dhënë media paraguajane La Politica Online, gjatë një artikulli ku theksohet se pas Ekuadorit, Kolumbisë dhe Brazilit, mafia shqiptare po vendoset në Paraguaj. Artikulli i Plotë: Drejtori i Migracionit, Jorge Kronawetter, zbuloi këtë të enjte se anëtarë të “Mafias […]

The post Alarm mbi “mafian Ballkanike” në Paraguaj: Mafiozët shqiptarë po vendosen këtu appeared first on BoldNews.al.

SPAK mbyll hetimet për grupin “Çopja”, dërgon për gjykim 33 të pandehur

By: Elva
18 October 2025 at 16:50

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme organizatën kriminale “Çopja”, të drejtuar nga vëllezërit Hajdar Bako dhe Franc Gergely, me bazë në Elbasan. Në ngarkim të tyre dhe 33 të tjerëve janë ngritur akuza për vrasje me pagesë, tentativa vrasjesh, […]

The post SPAK mbyll hetimet për grupin “Çopja”, dërgon për gjykim 33 të pandehur appeared first on BoldNews.al.

Më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila, e toka…/ Çfarë sekuestroi SPAK nga grupi i Çopjave

By: Rovena
18 October 2025 at 16:52

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për grupin e vëllezërve Çopja, Franc Çopja dhe Hajdar Çopja. Pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë edhe 33 persona të tjerë, të cilët janë marrë të pandehur për vepra të ndryshme penale, si vrasje, pastrim parash, apo fshehje pasurie.

SPAK ka sekuestruar më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila, apartamente, pasuri shërbimi, llogari bankare e toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

“Sekuestrimet numërojnë më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila, apartamente, pasuri shërbimi dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare në monedha të ndryshme në disa banka të nivelit të dytë.  Në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës  së Parë ka dhënë disa vendime për sekuestro preventive, përfshirë atë të datës 29.7.2024, ndaj disa pasurive të paluajtshme, si edhe atë të datës 10.9.2024 për llogaritë bankare të shtetasit Bashkim Lika dhe shtetasit Maklen Mici”, thuhet në njoftimin e SPAK./abcnews.al

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

By: Ela
15 October 2025 at 09:09

Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret. Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë […]

The post Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar appeared first on BoldNews.al.

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

By: Ela
27 September 2025 at 12:39

Nga Grace Macaskill, The Sun Në majë të një kodre shqiptare, një restorant qëndron madhështor, i rrethuar nga ullishtat dhe hardhitë e rrushit. Në fund të një rruge të gjatë e të përthyer, të gdhendur në terrenin e ashpër malor, Solis Farm nuk është vetëm një atraksion i njohur turistik, por edhe një arritje e jashtëzakonshme e inxhinierisë. […]

The post “The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama appeared first on BoldNews.al.

Mediat e huaja: Karteli “Çopja-Çela” e siguronte drogën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit

20 September 2025 at 11:42

Nga Simon Lopez Ortega – Caras&Caretas Një nga klanet shqiptare më me ndikim në trafikun në shkallë të gjerë të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës u rrëzua muajin e kaluar pas arrestimit të njëmbëdhjetë prej anëtarëve kryesorë të tij mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Republikës Dominikane. Goditja kryesore u bë në gusht, në Shqipëri, […]

The post Mediat e huaja: Karteli “Çopja-Çela” e siguronte drogën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit appeared first on BoldNews.al.

Mediat e huaja: Karteli “Çopja-Çela” e siguronte dr*gën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit

By: V K
20 September 2025 at 11:53

Nga Simon Lopez Ortega – Caras&Caretas

Një nga klanet shqiptare më me ndikim në trafikun në shkallë të gjerë të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, u rrëzua muajin e kaluar pas arrestimit të njëmbëdhjetë prej anëtarëve kryesorë të tij mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Republikës Dominikane.

Goditja kryesore u bë në gusht, në Shqipëri, mbi bazën e një hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila kërkoi nga Gjykata e Posaçme e Shqipërisë të lëshonte 16 urdhër-arreste.

Nga kontrolle të ndryshme në Elbasan (qendra e operacioneve të organizatës) dhe qytete të tjera shqiptare u arrestuan dhjetë anëtarë të klanit, mes tyre një nga drejtuesit, Ervis Çela dhe vëllai i tij, Ardian Çela.

Ndërkohë që drejtuesi kryesor i organizatës, Franc Çopja, ishte arrestuar në vitin 2023 në Dubai (nga ku kishte vepruar vitet e fundit) dhe më pas ishte ekstraduar në Belgjikë, ku ndodhet i burgosur për vrasje dhe vepra të tjera penale.

I fundit që ra në pranga, më 3 shtator në Punta Cana (Republika Dominikane), ishte Soni Pepa, një shqiptar 40-vjeçar (pothuajse të gjithë janë në këtë grupmoshë).

Ai kishte luajtur një rol kyç në organizimin e transportit të mbi njëmbëdhjetë tonëve kokainë, që mbërritën në Antuerp gjatë javës së parë të nëntorit 2020.

Pepa u ekstradua me shpejtësi në Shqipëri, i akuzuar — si edhe anëtarët e tjerë — për disa vepra të trafikut të drogës, organizatë kriminale të strukturuar, si dhe pastrim parash të përfituara nga një vepër penale ose aktivitet kriminal.

Lidhjet në Paraguaj: ish-menaxheri sportiv i Olimpia-s dhe klani Marset-Insfrán
Rënia e këtyre shqiptarëve nxori në pah një nga strukturat kriminale më të fuqishme të Europës të dedikuara për trafikun ndërkombëtar të kokainës, si dhe lidhjet e tyre në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Bolivi dhe Paraguaj. Sipas prokurorëve që po e hetojnë çështjen, klani Çopja-Çela ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet europiane, pasi ata kontrollonin zinxhirin e trafikut nga fillimi deri në fund.

Ngarkesat gjigante të kokainës bliheshin drejtpërdrejt nga prodhuesit bolivianë nga Ervis Çela, i cili jetonte bashkë me vëllanë e tij, Ardianin, në Paraguaj për të mbikëqyrur magazinimin dhe përgatitjen e dërgesave që shkonin për në Europë.

Në kontinentin e vjetër, grupi siguronte nxjerrjen e ngarkesës dhe shpërndarjen në porte, si dhe pastrimin e parave në Shqipëri, Bolivi dhe Paraguaj.

Kokaina fshihej në mënyrë të sofistikuar në eksportime legale të kutive të sapunit dhe materialeve të ndërtimit. Kryesisht, banda e maskonte në kanoçe boje të markës FOX, duke përdorur shenja të veçanta për blerësin: “Puma” ose “Sytë e vetëtimës”.

Ngarkesat transportoheshin nga porti lumor i Villetës (Asunción), e më pas me rrugë detare nga portet atlantike drejt porteve të mëdha europiane, si Antuerp (Belgjikë), Roterdam (Holandë) dhe Hamburg (Gjermani), dhe në masë më të vogël drejt porteve të Valencias dhe Algeciras (Spanjë).

Në dosjen 282-faqëshe të hetimit të SPAK-ut, del emri i biznesmenit paraguaian Diego Benítez, si njeriu kryesor i besuar i shqiptarëve në atë vend për organizimin e dërgesave të kokainës drejt Europës, ndërsa njëkohësisht pastronte para të përfituara nga fitimet e paligjshme përmes disa prej kompanive të tij.

Benítez, ish-menaxher sportiv i klubit të futbollit Olimpia — aktualisht i arratisur nga drejtësia paraguaiane dhe i vendosur në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) — përdorte kompaninë e tij Tupa SA për të dërguar kokainë në portet europiane, të fshehur në kanaçe boje FOX, në bashkëpunim me Miguel Ángel Servín Palacios, i njohur si “Miguel Celular”, gjithashtu i lidhur me strukturën e narkotrafikut të drejtuar nga Marset dhe Miguel Ángel “Tío Rico” Insfrán.

Dyshohet se klani Marset-Insfrán, i lehtësonte grupit shqiptar blerjen e kokainës boliviane me çmime të ulëta, ishin ortakë në dërgesa me ngarkesa të mëdha dhe merrnin pagesa për shërbimet e transportit të drogës nga Bolivia në Paraguaj.

Në fakt, sipas SPAK, vetë drejtuesi Çopja takohej me Marsetin dhe klanin e tij në pronën “23 de abril” në San Roque González, departamenti Paraguarí (Paraguaj).

Dy ngarkesa të mëdha dhe 600 kilogramët që “humbën” në Roterdam

Hetimi arriti të identifikojë se dy ngarkesa të mëdha kokainë u transportuan nga grupi nga Amerika e Jugut drejt Europës mes nëntorit 2020 dhe shkurtit 2021. SPAK zbuloi se organizata trafikoi 28 ton kokainë vetëm në dy episode, nga të cilat 17 ton u sekuestruan.

Në shtator 2020, klani shqiptar, në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi dërgimin e 11,6 tonëve kokainë, të fshehura në kuti sapuni dhe kanoçe boje të markës FOX, në dy kontejnerë që u nisën nga porti i Villetës dhe mbërritën me sukses në portin e Antuerpit më 4 nëntor 2020.

Sipas aktakuzës kundër “Tío Rico” Insfrán, në kuadër të mega-procesit A Ultranza Py në drejtësinë paraguaiane, nga bisedat e përgjuara në platformën e mesazheve Sky ECC, rezulton një bisedë e 5 nëntorit 2020, ku Marset i komunikon Insfrán-it: “Singapori e kurorëzoi (term i përdorur në zhargonin e narkotrafikut për të konfirmuar mbërritjen e drogës në destinacion) dy raundet që kemi gjëra me të”. Singapori ishte nofka e përfaqësuesit të klanit shqiptar në biznes.

Megjithatë, disa ditë më vonë ata do të merrnin vesh se 600 kilogramë kokainë nga kjo ngarkesë ishin vjedhur gjatë një ndalese të mëparshme të anijes në portin e Roterdamit.

Lënda narkotike u gjet nga policia në një apartament të atij qyteti dhe u arrestuan dy shqiptarë. Gjithashtu, u sekuestruan 2 milionë euro.

Më 9 nëntor 2020, Marset komunikoi sërish me Insfrán-in për ta pyetur rreth një ndërhyrjeje kirurgjikale që kishte kryer partneri i tij.

Ai gjithashtu, shfrytëzoi rastin për të koordinuar lëvizjen e kokainës nga Bolivia drejt Chaco-s paraguaiane (ku operonte një pjesë e organizatës) dhe më pas drejt zonave të tjera të vendit, ku droga grumbullohej për t’u eksportuar.

“Mendoj se do t’i zbresim të gjitha ato që janë lart, ndoshta këto ditë do të vijë edhe më shumë, nëse ke mundësi për t’i zbritur… le t’i zbresim të gjitha”, i sugjeronte Marset.

2010, 472, 1260. Kaq kemi vëlla. Po ti more 550 për biznesin tënd të fushës? 3222 gjithsej pra”, llogariste Marset për sasinë e kilogramëve të kokainës të grumbulluar.

Më pas, Marset i dërgoi Insfrán-it një “screenshot” të një bisede që kishte pasur me dikë dhe e informoi: “Humbi 600 në Roterdam”.

Marset ndaj Insfrán: “I njeh ato kanoçet”?

Ngarkesa tjetër që bën pjesë në hetimin e SPAK-ut — dhe që përfshin sërish Benítez-in si përgjegjës të kompanisë eksportuese — u nis nga Paraguaji (po ashtu nga Villeta) në dhjetor 2020 me 16,4 ton kokainë të maskuar në kanoçe boje FOX dhe në shurup për kollë. Paketat ishin të stampuara me logot “Sy të kuq me rreze”, “Puma” dhe “Simboli i pafundësisë” (ky i fundit i lidhur me ngarkesa të gjetura në Uruguaj në ato vite dhe në vitin 2019 në sekuestrimin e 4,5 tonëve kokainë në Hamburg, rast ku u akuzua vetëm Martín Mutio).

Të 16,4 tonët e kokainës u sekuestruan në Hamburg më 12 shkurt 2021 dhe përfaqësoi një rekord të ri, jo vetëm në Gjermani (duke kaluar rastin e mëparshëm që kishte ardhur nga porti i Montevideos, sipas prokurores Mónica Ferrero), por është edhe kapja më e madhe e kokainës në historinë e Europës.

Lidhur me këtë super-sekuestrim, më 24 shkurt 2021, Marset i dërgon Insfrán-it një publikim gazetaresk mbi arrestimin e një burri 28-vjeçar të përfshirë me ngarkesën e kokainës së sekuestruar, me imazhe të kanoçeve të bojës së markës FOX.

“I njeh ato kanoçet”? – e pyet uruguaiani nënkryetarin e tij.

Më pas e paralajmëron:Do rrimë urtë për pak, vëlla”.

“Të presim të vijë ajo e Barba-s (një tjetër ndërmjetës i organizatave të mëdha europiane) dhe pastaj kthehemi prapë me të”.

“Të tjerat i lëmë qetë, për momentin është shumë nxehtë”, e vë në dijeni.

“Po flas me njerëzit me të cilët çuam 5 ton, vëlla, që na paguajnë 25. Je dakord? Po të vazhdonte hyrja e mallit, do të ishte në 23, 22”, shtoi Marset, duke iu referuar çmimit në euro për kilogram kokainë që shitej te grupi i përfaqësuar nga “Barba”.

Ky i fundit, sipas një bisede të përgjuar mes Tío Rico-s dhe Rodrigo Montalva-s (të dy të arrestuar dhe të burgosur), i kishte besuar klanit Marset-Insfrán një biznes për transportimin e 360 tonëve kokainë në vit.

Aleancat e narkotrafikut dhe agjencitë që shënjestrojnë Uruguajin

Ndërkohë, në Paraguaj, edhe pse operacioni A Ultranza Py arriti të arrestojë dhe dënojë pjesën më të madhe të strukturës të lidhur me Insfrán dhe disa anëtarë të klanit Marset, autoritetet rajonale vlerësojnë se organizata e uruguaianit mbetet aktive, pavarësisht pengesave, duke mbajtur linja furnizimi me Bolivinë, disa aeroplanë të gatshëm, një skuadër pilotësh (njëri prej tyre ra disa ditë më parë në veri të Paraguajit) dhe mbrojtjen territoriale të grupit kriminal brazilian shumë të fuqishëm, Primer Comando de la Capital (PCC), protagonist i aleancave kryesore të narkotrafikut ndërkombëtar — nga të cilat ka përfituar biznesi i Marset dhe banda të tjera lokale — me ‘Ndranghetan italiane dhe mafiet e tjera europiane si Mocro Maffia dhe Kompania Bello, emri i përdorur për një grup prej 14 klanesh shqiptare mes të cilave ishte Çopja-Çela.

Prania e PCC-së dhe e ‘Ndranghetas në Uruguaj është dokumentuar mjaft që nga dekada e kaluar, sidomos përmes hetimeve të huaja, por jo aq e klaneve ballkanike.

Flamuri i parë i kuq që autoritetet uruguaiane vunë re mbi mafiet e Ballkanit që vepronin në Uruguaj ishte në 2009 me Operativo Guerrero de los Balcanes, i cili mundësoi sekuestrimin e mbi 2 tonëve kokainë dhe rrëzimin e grupit të fuqishëm të serbit Darko Saric.

Ngarkesat e fundit të mëdha të gjetura në Uruguaj, të cilat do të dërgoheshin në Europë me metodën “drop off” (transportuar me varka dhe ngarkuar në anije në det të hapur), besohet se kanë pasur pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe anëtarëve të PCC-së, sipas hetimeve të fundit të përbashkëta mes agjencive kryesore antidrogë europiane.

Në këtë kuadër, Policia uruguaiane, u paralajmërua në 2024 nga Ministria e Brendshme e Holandës për të përmirësuar koordinimin mbi kontejnerët detarë që kalojnë nga porti i Montevideos dhe përfundojnë në portin e Roterdamit, me interes të veçantë nga holandezët për trafikun e ngarkesave që zbresin pa kontroll nga hidrovia Paraná-Paraguay.

Informacion i zbuluar në korrik nga Europol, si pjesë e një operacioni të madh kundër anëtarëve të ‘Ndranghetas, përfshin mes vendeve edhe Uruguajin, duke konfirmuar lidhje me mafien kalabreze dhe me organizata kriminale nga vendet e Ballkanit, kryesisht trafikantë origjinë shqiptare. Operacioni policor kundër ‘Ndranghetas përmend se anëtarët shqiptarë të rrjetit koordinonin nxjerrjen e ngarkesave të kokainës në disa porte të Spanjës dhe Holandës për t’i dërguar më pas në tregun italian.

Sipas një raporti të Europol 2023, ‘Ndrangheta kanalizon fitimet e saj të paligjshme në Uruguaj (mes vendeve të tjera) përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, fusha, restorante, hotele, lavanderi makinash, supermarkete dhe aktivitete të tjera, kështu që Uruguaji mbetet nën vëzhgimin e agjencive ndërkombëtare, jo vetëm për rolin e tij në grumbullimin dhe dërgimin e kokainës në Europë, ku po rritet gjithnjë e më shumë prezenca e PCC-së dhe e klaneve shqiptare (të cilët u zgjeruan të lidhur me mafien kalabreze), por edhe për rolin e tij historik në skemat e mëdha të pastrimit të parave të narkotrafikut.

Burimi: Caras&Caretas

The post Mediat e huaja: Karteli “Çopja-Çela” e siguronte dr*gën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit appeared first on Albeu.com.

❌
❌