Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt të dëgjojë regjistrimet audio të seancave

23 December 2025 at 16:49

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për të disatën herë i dha kohë ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal” në aferën sterilizimit, për të dëgjuar regjistrimet audio të seancave gjyqësore që janë zhvilluar në kuadër të këtij procesi penal. Pasi kërkoi kohë për […]

The post Gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt të dëgjojë regjistrimet audio të seancave appeared first on Reporter.al.

Dosja e Sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ai që ka bërë kallëzimin, sot është Avokat i Popullit, është i lumtur që unë jam në pranga, ajo që më habiti ishte puthja…

By: V K
23 December 2025 at 13:39

Seanca për Ilir Beqajn për dosjen e sterilizimit, është shtyrë për në 15 janar. Ndërkohë Beqaj në fjalën e tij, ka deklaruar se iniciuesi i këtij procesi është ai që sot është zgjedhur Avokat i Popullit.

Beqaj u shpreh se Shabani është i lumtur që sot ai ndodhet pas hekurave, ndërsa duke komentuar betimin e tij në Kuvend, tha se “ajo që më habiti nuk ishte vota. Ishte puthja”.

“Iniciuesi i këtij procesi, ai që ka bërë kallëzimin sot është Avokat Populli dhe i pari në listën e dëshmitarëve. Ai ka bërë deklarime publike për mua. Ai është lumturuar pse jam në pranga. Ka thënë që e dinte se çështja ishte pushuar, por bëri kallëzimin. Ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të, do përballem këtu në proces. Ajo që më habiti nuk ishte vota. Ishte puthja. Jonjerëzore para atyre deputetëve”, tha Beqaj, ndërsa u ndërpre nga gjykata për të mos vijuar me tej për shkak se deklarimit nuk kishin lidhje me procesin.

Deklarata e plote e Ilir Beqajt date 23.12.2025

E nderuar Gjykatë,

Sot nuk po kërkoj privilegj. Po kërkoj një minimum që e kërkon ligji dhe e kërkon dinjiteti i një procesi të rregullt.

Nga leximi i nenit 26 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve nuk del që kompjuteri të jetë i ndaluar për t’u mbajtur nga i paraburgosuri, as në mjediset e banimit. Ajo që ndalohet është pajisja e transmetimit dhe komunikimit. Kompjuteri është pajisje për ruajtje dhe përpunim të dhënash. Këtë e kam mësuar para 40 vjetësh, kur kam nisur studimet për informatikë. Edhe printeri, po ashtu, nuk rezulton i ndaluar.

Atëherë le ta themi thjesht: nëse ligji nuk e ndalon, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë me “zakon”, me “urdhër gojor” apo me frikëra administrative.

Prandaj kërkova të më mundësohet kompjuteri dhe printeri për përgatitjen e mbrojtjes, pa pajisje komunikimi/transmetimi, me çdo kontroll të arsyeshëm që gjykata dhe administrata burgjeve e çmojnë të nevojshëm sepse mbrojtja efektive nuk është dekor në Kushtetutë; është themel i drejtësisë.

Dhe po e them qartë. Mos e ktheni të drejtën e mbrojtjes në një formalitet letrash, vulash dhe pritjesh!

Mos e ktheni paraburgimin në verbëri dhe heshtje!

Mos ia lini përgjegjësinë njëri tjetrit:

“s’e kam unë”,

“e ka prokuroria”,

“e ka administrata”,

“e ka drejtoria”,

“e ka sistemi”, “

“e ka ligji”.

Sistemi nuk është askushi. Sistemi jeni ju: institucionet që vendosin dhe që përgjigjen.

Meqë kjo është seancë publike, duke shfrytëzuar praninë e medias, po e përcjell këtë kërkesë edhe për:

– të gjitha Prokuroritë;

– të gjitha Gjykatat;

– Ministrinë e Drejtësisë;

– Komisionet Parlamentarë të Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut;

– Komitetin Shqiptar të Helsinkit;

– Avokatin e Popullit.

Mundësoni që të paraburgosurit me masë sigurimi “arrest në burg” të përgatisin mbrojtje reale. Nuk ka asnjë pengesë ligjore. Ka vetëm mungesë vullneti dhe “larje duarsh”. Boll u fshehët pas gishtit.

E nderuar trupë gjykuese,

Zhvillimet jashtë kësaj seance në ditët e fundit e bëjnë këtë proces nga më të veçantët dhe, fatkeqësisht, nga më domethënësit për mënyrën si funksionon (apo si nuk funksionon) shteti i së drejtës.

Procedimi penal nr. 13/2020 është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga personi që, sipas njoftimeve publike, para pak ditësh u zgjodh Avokat i Popullit në Shqipëri.

Kallëzimi është bërë më 23 dhjetor 2019. Si sot, fiks 6 vjet me pare.

Dhe sot ky person është ndër të parët në listën e dëshmitarëve të akuzës.

Pra, sot kemi këtë paradoks:

Ai që duhet të jetë zëri i qytetarit përballë pushtetit, del në rreshtin e akuzës;

Ai që duhet të jetë garanci kundër arbitraritetit, shfaqet si pjesë e mekanizmit që e ushqen atë.

Sipas deklarimeve të tij publike, ai është shprehur se është i lumtur që unë jam në pranga, edhe pse kjo nuk lidhet me kallezim e tij.

Sipas po deklarimeve publike, ai ka qenë në dijeni se i njëjti fakt penal ishte hetuar më parë dhe ishte pushuar hetimi; megjithatë bëri kallëzim sërish pa asnjë provë të re.

Ky nuk është “qëndrim”. Kjo është kulturë prangash.

Ky nuk është “interes publik”. Ky është interes për personin, jo për faktin.

Ky person, po ashtu, kërkoi shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ajo kërkesë u rrëzua si antikushtetuese.

Dhe kur një njeri që duhet të ruajë standardin e të drejtave të njeriut e ul standardin publikisht, atëherë problemi nuk është thjesht një çështje penale. Është një problem i demokracisë.

Pra, një individ që ka tituj akademikë juridike dhe formim në institucione të njohura, por që, në vlerësimin tim, shfaq publikisht mospërfillje për parimin e gjësë së gjykuar dhe për prezumimin e pafajësisë, sot mban postin që duhet të mbrojë të drejtat e njerëzve.

Kjo është ironia më e hidhur e këtij vendi: posti i mbrojtjes së qytetarit përdoret si podium politik, ndërsa qytetari mbetet pa mjetet minimale për t’u mbrojtur në gjykatë.

Unë vetë mezi pres ditën kur ta kem përballë në gjykatë. Jo për spektakël, por sepse aty, përballë fakteve dhe ligjit, retorika bie dhe mbetet vetëm e vërteta.

Per mua qe vij nga politika nuk perben asnje çudi qe Grupi Parlametar i PS te votoje per nje post te larte kushtetues nje kundershtar politik dhe nje person qe ka kallezuar penalisht projekte dhe kontrata te qeverise se PS. Historia politike e Shqiperise nga 1912 deri me sot ka pare edhe me shume. Historia boterore nga Roma e lashte e deri me sot ka pare shume me shume.

Ajo që më habiti nuk ishte vota.

Ishte puthja. Jo puthja e zakonshme njerezore. Puthja me dore nga larg.

Deputetë që kanë 4 muaj në Parlament dhe deputetë që kanë aty 20 vjet. Të gjithë njësoj u ndezën nga puthja.

Pasuan duartrokitje ngazëlluese, të sinkronizuara, me intensitet sikur cili ligj i rendesishem te ishte miratuar.

Ose ndoshta keta 18 muaj paskam humbur une sensin e realitetit.

Në mbyllje, i uroj trupës gjykuese dhe përfaqësuesve të prokurorisë, avokatëve, trupës policore dhe sekretarisë, si edhe të akuzuarve, që sot janë këtu vetëm sepse u qëlloi një herë në jetë të kenë punë me mua, shëndet për vete e për familjet e tyre dhe punë të mbarë. Nga mot, gëzuar Vitin e Ri 2026!

Ilir Beqaj

The post Dosja e Sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ai që ka bërë kallëzimin, sot është Avokat i Popullit, është i lumtur që unë jam në pranga, ajo që më habiti ishte puthja… appeared first on Albeu.com.

“Puthja e Shabanit, jonjerëzore”, Ilir Beqaj komenton në gjyq zgjedhjen si Avokat i Popullit të njeriut që e denoncoi

By: Ela
23 December 2025 at 13:25

Në seancën e sotme të dosjes “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, komentoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, që është edhe kallëzues i tij në SPAK. “Iniciuesi i këtij procesi, ai që ka bërë kallëzimin sot është Avokat Populli dhe i pari në listën e dëshmitarëve. Ai ka bërë deklarime publike për mua. […]

The post “Puthja e Shabanit, jonjerëzore”, Ilir Beqaj komenton në gjyq zgjedhjen si Avokat i Popullit të njeriut që e denoncoi appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Strerilizimi”, Ilir Beqaj fiton kohë për të dëgjuar audiot e seancave gjyqësore

27 November 2025 at 16:33

Ish-ministri Ilir Beqaj i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturar kriminal” në aferën sterilizimit, paraqiti të enjten një kërkesë të re për shtyrjen e seancës gjyqësore. Pasi kërkoi kohë për muaj me radhë që të njihej me aktet në fashikujt e dosjes penale në ngarkim të tij dhe të pandehurve të […]

The post “Strerilizimi”, Ilir Beqaj fiton kohë për të dëgjuar audiot e seancave gjyqësore appeared first on Reporter.al.

Dosja e “Sterizilimit”, shtyhet sërish seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj

13 November 2025 at 10:10

Shtyhet seanca e sterilizimit me të pandehur, Ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

ABC News mëson se shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatëve të tij, të cilët ishin në një proces paralel në GJKKO.

Ndërkohë seanca e radhës është në datën 27 nëntor, ora 11:00.

/abcnews.al/

Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn

By: armand
6 November 2025 at 10:52

Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për 23 dhjetor në orën 10:00, ku do të shqyrtohet padi e tij për masën e sigurimit. Beqaj përballet me drejtësinë për aferën e koncesionit të sterilizimit, ku akuzohet për shkelje të ligjit dhe abuzim me fondet publike. Paralelisht, ai është i pandehur nga […]

The post Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn appeared first on BoldNews.al.

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

By: Ela
19 October 2025 at 10:14

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka publikuar një letër të hapur ku kritikon mënyrën sesi Kuvendi i Shqipërisë ka trajtuar raportimet vjetore të institucioneve të pavarura të drejtësisë për vitin 2024. Duke e cilësuar procesin si një dështim në dy vite radhazi, Beqaj shprehet se drejtuesit e institucioneve si KLGJ, KLP, ILD i kanë shmangur […]

The post Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

By: armand
15 October 2025 at 15:04

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur seanca paraprake me dyer të mbyllura ndaj Ilir Beqajt për vjedhjen e fondeve të BE-së kur ai drejtonte agjencinë SASPAK. Në fjalën e tij,  Beqaj ka kundërshtuar akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë, për të cilën thotë se pozicioni i tij […]

The post Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika appeared first on BoldNews.al.

Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

By: redi
14 October 2025 at 15:09

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella u përmend nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai i kërkoi gjykatës procesverbalin e seancës gjyqësore në të cilën SPAK rikualifikoi akuzën ndaj tij, ndërsa nga trupi gjykues ju tha se procesverbal ishte regjistrimi në audio i seancës. ”Mirë ne, por klienti si ta dëgjojë CD-në”, pyeti gjykatën avokati i Beqajt.

Source

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

By: Elva
18 September 2025 at 11:56

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) po zhvillohet procesi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar fillimisht për shpërdorim detyre në kuadër të koncesionit të sterilizimit. Gjatë seancës, Beqaj deklaroi se nuk kishte marrë njoftim zyrtar për ndryshimin e cilësimit ligjor të akuzës, që prokuroria kishte propozuar të rikualifikohej në “vjedhje […]

The post Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re appeared first on BoldNews.al.

“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj para GJKKO, nis gjykimi për ish-ministrin e Shëndetësisë

By: xhir jeta
18 September 2025 at 11:40

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë këtë të enjte para trupit gjykues në GJKKO, ku nis gjykimi në themel për dosjen ‘Sterilizimi’.

Ish-ministri i Shëndetësisë do të gjykohet me procedurë të zakonshme për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar kriminal.

“Përer mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht”, mësohet të jetë shprehur Beqaj, ndërsa pretendoi se akuza e re ndaj tij nuk i është komunikuar.

“Është një situatë paligjshmerie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga Prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre” tha ai.

Ish ministri gjykohet nga gjyqtarët e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka, Erjon Çela./abcnews.al

Dosja “Sterilizimi”/ Ankohet Ilir Beqaj: Nuk jam njoftuar për akuzën e re të rikualifikuar nga GJKKO

By: V K
18 September 2025 at 12:00

Në Gjykatën e Posaçme po vijon procesi ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i akuzuar fillimisht për shpërdorim detyre, për dosjen e “Sterilizimit”.

Beqaj ka deklaruar në seancë se akuza e rikualifikuar nga gjykata nuk i është komunikuar asnjëherë zyrtarisht.

Sipas tij, ai është vënë në dijeni vetëm për akuzën fillestare dhe jo për ndryshimet e reja të cilësimit ligjor.

Avokatët kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e reja të dosjes. Gjykata pritet të shprehet për vijimin e seancës në ditët në vijim.

The post Dosja “Sterilizimi”/ Ankohet Ilir Beqaj: Nuk jam njoftuar për akuzën e re të rikualifikuar nga GJKKO appeared first on Albeu.com.

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

By: Elva
20 August 2025 at 10:34

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka lënë ambientet e QSUT-së, ku ishte i shtruar për disa ditë për trajtim mjekësor, dhe është rikthyer në paraburgimin në Durrës. Mjekët kanë vlerësuar se gjendja e tij është stabilizuar dhe nuk ka më nevojë për ndihmë të specializuar spitalore. Ish-ministri mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit […]

The post Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim appeared first on BoldNews.al.

Në qeli për koncesionin e sterilizimit, përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit Ilir Beqaj

By: D Marku
20 August 2025 at 10:30

Përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ai ka lënë ambientet e QSUT-së, ku ishte i shtruar prej disa ditësh për trajtim mjekësor, dhe është rikthyer tashmë në ambientet e paraburgimit në Durrës.

Mjekët kanë vlerësuar se gjendja e tij është stabilizuar dhe nuk ka më nevojë për ndihmë të specializuar spitalore. Beqaj po gjykohet për aferën e koncesionit të sterilizimit, ku akuzohet për shkelje të ligjit dhe abuzim me fondet publike.

Ndërsa është gjithashtu i pandehur nga SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që drejtonte Agjencinë SASPAC. Hetimet për këtë çështje janë ende në zhvillim dhe pritet të zgjerojnë më tej përgjegjësitë penale.

The post Në qeli për koncesionin e sterilizimit, përmirësohet gjendja shëndetësore e ish-ministrit Ilir Beqaj appeared first on Albeu.com.

Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar

28 July 2025 at 15:38

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.

Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.

Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.

Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.

Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.

Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.

E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.

Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.

Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.


*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar appeared first on Citizens.al.

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

By: Ela
23 July 2025 at 11:47

Ilir Beqaj ndodhet në spital prej datës 10 korrik ku po trajtohet për komplikacione serioze shëndetësore. Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Durrësit, ku mori ndihmën e parë, ndërsa më pas u kthye në qeli. Situata e tij shëndetësore u përkeqësua, ndërsa mjekët në Durrës nuk arritën të përcaktojnë shkaqet konkrete të problemit. Për […]

The post Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT appeared first on BoldNews.al.

Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT, në gjendje të rëndë shëndetësore

By: gaze tare
15 July 2025 at 11:25

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Prej së shtunës, Beqaj ndodhet në QSUT pasi ka shfaqur probleme si temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë. Ai vijon të qëndrojë i shtruar në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë që mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e pastabilizuar.

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK. Beqaj u prangos pasi akuzohet për shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Hetimet për këtë çështje po vijojnë, ndërsa Beqaj mbetet në paraburgim.

The post Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT, në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on iconstyle.al.

Ilir Beqaj sëmuret në burg, shtrohet me urgjencë në QSUT

By: V K
15 July 2025 at 10:55

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka shfaqur probleme shëndetësore në burg dhe është shtruar me urgjencë në QSUT.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ish-ministri Beqaj, ka pasur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë.

Sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore është ende e pastabilizuar.

Ilir Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit.

Ai është marrë i pandehur për dosjen e “SASPAC”, ku akuzohet për abuzim me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme edhe për dosjen e “Sterilizimit”.

The post Ilir Beqaj sëmuret në burg, shtrohet me urgjencë në QSUT appeared first on Albeu.com.

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

By: Oldi
15 July 2025 at 10:40

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në QSUT. Sipas raportimeve mediatike, mësohet se Ilir Beqaj prej 4 ditësh ka pasur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë. Burime të Top Channel pranë drejtorisë së Burgjeve, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Beqajt është e pastabilizuar dhe mbetet nën kontrollin […]

The post Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen SASPAC, shkak mungesa e avoktatit të ish-ministrit Beqja

19 June 2025 at 15:11

Seanca paraprake për çështjen SASPAC në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish. Mësohet se shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Avokati Ermal Yzeiraj ka paraqitur raport mjekësor, me argumentin se deri në datë 20 qershor ndodhet në regjim shtrati, për shkak të një problemi shëndetësor. Seanca e radhës u caktua në datën 1 korrik.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

The post Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen SASPAC, shkak mungesa e avoktatit të ish-ministrit Beqja appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌