Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arrestohet ish-ministri i Transportit i Rumanisë, akuzohet për korrupsion

By: armand
17 December 2025 at 08:44

Prokurorët nga Zyra Kombëtare Kundër Korrupsionit e Rumanisë kanë arrestuar ish-ministrin e Transportit Alexandru-Rezvan Cuc nën akuzat për korrupsion. Ndalimi u krye pasi u kryen kontrolle në rezidencën e ish-ministrit dhe sipërmarrësit Ketel Daniel Bushe. Një hetim është duke u zhvilluar nën dyshimin për ryshfet dhe bashkëpunim në të. Sipas mediave rumune, ish-ministri ishte ndërmjetës […]

The post Arrestohet ish-ministri i Transportit i Rumanisë, akuzohet për korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Lëvizja Vetëvendosje e nominon Kurtin kandidat për kryeministër

26 November 2025 at 20:43

PRISHTINË, 26 nëntor /ATSH/ Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e ka nominuar sot kreun e partisë, Albin Kurti, si kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Kurti, ashtu siç pritej, mori besimin e të gjithë delegatëve të partisë gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm në Prishtinë.

“Atëherë, konstatoj se me votat e të gjithë delegatëve të Lëvizjes, pra unanimisht, miratojmë propozimin që Albin Kurti të jetë kandidati ynë për kryeministër të Kosovës”, tha Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Duke folur pas nominimit, Kurti tha se “ndihem i nderuar që edhe një herë më besuat si kandidatin tuaj për kryeministër”.

Ai gjithashtu i kritikoi partitë e tjera në vend për mungesën e gatishmërisë për të bashkëpunuar me partinë e tij pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit.

“Jemi para zgjedhjeve të reja pa vullnetin dhe dëshirën tonë, por si pasojë e refuzimit nga subjektet e tjera për të pasur çfarëdo bashkëpunimi me neve. Së pari më refuzuan mua e pastaj edhe Glauk Konjufcën”, tha Kurti.

Kurti bëri përpjekje disamuajshe për ta siguruar një mandat të tre në krye të vendit, por as ai e as bashkëpartiaku i tij, Glauk Konjufca, nuk e morën mbështetjen e Kuvendit për ta bërë qeverinë e re muajt e fundit.

LVV-ja i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por 48 vende në Kuvend ishin të pamjaftueshme dhe Kurti nuk arriti të gjejë një partner koalicioni, qoftë për ta arritur minimumin e kërkuar prej 61 ulëseve për një qeveri të pakicës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ditë më parë e nominoi kreun e vet Lumir Abdixhiku për kryeministër në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, kishte oferta nga Kurti për të bashkëqeverisur, por ajo vazhdimisht i hodhi poshtë ato.

Pasi Kuvendi nuk arriti ta votojë qeverinë e re, presidentja Vjosa Osmani e shpërbeu Kuvendin javën e kaluar dhe shpalli zgjedhje të parakohshme për 28 dhjetor.

Si pasojë e mungesës së bashkëpunimit dhe lëshimeve politike, Kosova vazhdon të jetë me Qeveri në detyrë që nga shkurti i këtij viti.

Vendi tani shkon në zgjedhje të reja duke mos miratuar marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 200 milionë euro, buxhetin e vitit të ardhshëm të shtetit, buxhetin për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) dhe buxhetin për tri komuna – Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok. /REL/

The post Lëvizja Vetëvendosje e nominon Kurtin kandidat për kryeministër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

26 November 2025 at 18:47

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Oltjon Muzakës zëvendësministër të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ky vendim u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.

Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u lirua nga detyra zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Entela Ramosaçaj.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/r.e/

The post Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas Albin Kurtit, është radha e LDK: Lumir Abdixhiu propozohet për kryeministër

By: M C
24 November 2025 at 21:04

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

“Ndonëse e hapa diskutimin, nuk zgjati shumë. Ishte një diskutim i shkurtër. Kryesia e LDK-së e konsideron se përderisa ka kryetar partie nuk ka nevojë të ketë kandidat tjetër për kryeministër, prandaj më nominoj”, tha Abdixhiku gjatë një konference për media më 24 nëntor.

Abdixhiku tha se mori autorizimin për përpilimin e listës zgjedhore, por nuk do ta bëjë renditjen e kandidatëve.

Ai paralajmëroi se LDK-ja do të garojë e vetme, por brenda listës do të lërë hapësirë për individë e parti të tjera, duke mos e përjashtuar as mundësinë që në të të bëjë pjesë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Limaj në zgjedhjet e kaluara garoi në një listë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe arriti të fitonte tre ulëse në Kuvendin prej 120 anëtarësh.

“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera përfshirë edhe Limajn me deputetët e vet. Për këtë çështje do të zhvillohen bisedime në ditët në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri edhe për partitë e tjera që janë Demokristianët, Partinë e Drejtësisë, Aleancën e [Behgjet] Pacollit. Pra, ne jemi të hapur edhe për partitë ,edhe për individët. Pra, individë që duan të garojnë në listën e LDK-në”, shtoi Abdixhiku.

LDK-ja doli e treta në zgjedhjet paraprake parlamentare të 9 shkurtit duke fituar 18.27 për qind të votave. Në ato zgjedhje, Abdixhiku ishte po ashtu kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Ai u bëri thirrje partive të tjera “për përbashkim”, duke thënë se ky “momentum i ri e vendos LDK-në në një pozicion përtej bazës së vetë”.

Abdixhiku tha se tani duhet “të punojmë që të mos ketë rezultat të njëjtë që më pas dërgon në bllokadë”, duke iu referuar zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në ato zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 42.30 për qind të votave. Por, kjo parti dështoi që dy herë të formonte një Qeveri, duke bërë që të hapej rruga për zgjedhje. LDK-ja kishte refuzuar ofertën e Kurtit për bashkëpunim në qeverisje./REL

The post Pas Albin Kurtit, është radha e LDK: Lumir Abdixhiu propozohet për kryeministër appeared first on Albeu.com.

Spiropali për vizitën e Wadephul: Gjermania në krah të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor

17 November 2025 at 22:25

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti sot në Tiranë, ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul, duke e vlerësuar si një mik dhe partner të besueshëm të Shqipërisë.

Në një reagim në rrjetet sociale Spiropali e falënderoi Wadephul për qartësinë e mendimit dhe forcën e bindjes me të cilën Gjermania mike qëndron si shtyllë e besueshme në krah të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në një kohë kur fjalët shpesh humbin peshën, vlerësojmë veprimin tuaj të qëndrueshëm, atë lloj miqësie që nuk matet me deklarata, por me përkushtim konkret për një rajon të bashkuar në standarde dhe në shpirt europian”, theksoi Spiropali.

“Ne vijojmë udhëtimin tonë me besim të qetë e përkushtim të thellë: të ngremë shtetin e së drejtës mbi themele të forta, të ruajmë ritmin e reformave që e bëjnë demokracinë tonë më të pjekur, të ndërtojmë ekonomi që qëndron mbi konkurrencë, drejtësi dhe besim publik”, theksoi ministrja Spiropali.

Spiropali theksoi se, “Europa për ne nuk është vetëm destinacion, është mënyra se si duam të jetojmë, të mendojmë e të qeverisim çdo ditë”.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Spiropali për vizitën e Wadephul: Gjermania në krah të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – Ministri i Jashtëm Araghchi: Nuk po pasurojmë më uranium  

16 November 2025 at 15:32

TEHERAN, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Irani nuk është më duke pasuruar uranium, ka deklaruar ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, pas sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane në qershor.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Iranit do t’i mohohet e drejta për një program bërthamor civil dhe për pasurimin e vet të uraniumit,” citoi sot agjencia shtetërore iraniane “IRNA “deklaratën e Araghchi.

“Të gjitha objektet bërthamore të Iranit janë nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) dhe se asnjë prej tyre nuk mbahet secret”, tha Araghchi.

Sipas tij, Teherani mbetet i gatshëm të rifillojë bisedimet bërthamore me Perëndimin, por vetëm mbi bazën e respektit të ndërsjellë.

Irani ndërpreu bashkëpunimin me IAEA-n pas sulmeve në qershor, çka do të thotë se nuk ka informacion të besueshëm mbi shkallën e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturën bërthamore të vendit.

Teherani ka folur për “dëme të konsiderueshme” dhe ka theksuar se objektet duhet të riparohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që vendi të mund të rifillojë programin e tij bërthamor.

Një raport i IAEA-s tha se Irani kishte më shumë se 400 kilogramë uranium të pasuruar në nivel 60% përpara nisjes së luftës me Izraelin në qershor. Nuk është e qartë sa nga materiali shumë i pasuruar dhe kapaciteti i tij mbijetoi sulmet e rënda të Izraelit dhe SHBA-së.

Irani është i vetmi vend në botë pa armë bërthamore që disponon uranium të pasuruar kaq shumë. Për të prodhuar armë bërthamore do të nevojitej pasurim deri në 90%, një objektiv që Teherani e mohon./Ad.Ab../

 

The post IRAN – Ministri i Jashtëm Araghchi: Nuk po pasurojmë më uranium   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas/ VIDEO

By: Ela
13 November 2025 at 14:58

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Raportohet se eskorta e delegacionit që ka kaluar […]

The post Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Xhemal Qefalia emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme

12 November 2025 at 20:54

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi sot Xhemal Qefalian zëvendësministër të Punëve të Brendshme.

Ky vendim u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Xhemal Qefalia është ish-ushtarak, ish-drejtues i disa institucioneve në Ministrinë e Drejtësisë dhe ish-këshilltar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ka qenë deputet në disa legjislatura.

/k.s/j.p/

The post Xhemal Qefalia emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja takim me homologun egjiptian: Shkëmbim i përvojave në menaxhimin e trashëgimisë kulturore

11 November 2025 at 22:10

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Egjiptit në fushën e turizmit kulturor, si dhe shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe muzeale ishte në qendër të takimit të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe ministrit të Turizmit dhe Antikitetit të Egjiptit, Sherif Fathi Attia.

Ky takim u zhvillua sot gjatë qëndrimit në Riad ku dy ministrat morën pjesë në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism.

Ministri Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “ky takim miqësor forcon lidhjet mes dy vendeve tona dhe hap perspektiva të reja për bashkëpunim në promovimin e trashëgimisë dhe destinacioneve kulturore në nivel ndërkombëtar”.

“Shpreha vlerësimin për hapjen e muzeut të ri të Egjiptit, një shembull i shkëlqyer i ndërthurjes së historisë me inovacionin, si dhe e përgëzova për zgjedhjen e drejtorit të ri të UNESCO-s, Dr. Khaled El-Enany, me origjinë egjiptiane, një arritje që nderon gjithë rajonin”, tha Gonxhja.

Më herët ministri Gonxhja u takua edhe me homologun kroat, Tonči Glavina, me të cilin ndanë një vizion të përbashkët për zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimeve kulturore e sportive.

/k.s/j.p/

The post Gonxhja takim me homologun egjiptian: Shkëmbim i përvojave në menaxhimin e trashëgimisë kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAK – Kryeministri Sudani: Çarmatimi i fraksioneve pas largimit të forcave shumëkombëshe

6 November 2025 at 11:35

BAGDAD, 6 nëntor /ATSH/ – Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, deklaroi se qeveria e tij synon t’i vendosë të gjitha armët nën kontrollin e shtetit, por kjo do të jetë e mundur vetëm pasi të largohet koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, të cilin disa fraksione e shohin si forcë pushtuese, sipas “Reuters”.

Ai theksoi se prania e forcave të huaja nuk ka më arsye, pasi rreziku nga Shteti Islamik është zhdukur. “ISIS nuk ekziston më, falë Zotit kemi siguri e stabilitet; atëherë përse duhen 86 shtete në Irak (duke iu  referurar numrit të trupave shumëkombëshe?”, tha Sudani.

Sipas tij, plani për tërheqjen e plotë të koalicionit shumëkombësh mbetet në fuqi dhe pritet të përfundojë deri në shtator 2026, ndërsa pas largimit të trupave do të nisë një program për çarmatimin e çdo grupi të armatosur jashtë institucioneve shtetërore.

“Do të ketë një plan të qartë për t’i vendosur të gjitha armët nën kontrollin e shtetit”, tha ai, duke shtuar se grupet mund të përfshihen në forcat zyrtare të sigurisë ose të hyjnë në politikë.

Iraku po përballet me presione nga SHBA-ja për të çarmatosur milicitë e mbështetura nga Irani, pjesë e “Forcave të Mobilizimit Popullor” (PMF), të integruara formalisht në ushtri, por që ende ruajnë lidhje të forta me Teheranin.

Sudani tha se vetëm shteti mund të vendosë për “luftë dhe paqe” dhe se “asnjë palë nuk mund ta tërheqë Irakun në konflikt”. Ai theksoi se situata në Irak është ndryshe nga ajo e Libanit dhe se vendi është i vendosur të ruajë stabilitetin.

Që nga rrëzimi i Sadam Huseinit në vitin 2003, Irani ka fituar ndikim të madh në Irak, ndërsa qeveritë e njëpasnjëshme janë përpjekur të ruajnë ekuilibrin midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Ndërkohë, Sudani tha se marrëdhëniet ekonomike me SHBA-në po forcohen dhe se kompanitë amerikane po hyjnë fuqishëm në Irak”, përfshirë marrëveshjen më të madhe ndonjëherë me “General Electric” për 24 000 megavat energji elektrike.

Sudani, që garon për një mandat të dytë në zgjedhjet e 11 nëntorit, është paraqitur si “ndërtuesi i Irakut”. Ai theksoi se ka përfunduar mbi 2 500 projekte të mbetura pezull nga qeveritë e mëparshme, ndërsa buxheti i tij trevjeçar prej mbi 150 miliardë dollarësh është më i madhi në historinë e vendit. “Iraku është një vend i pasur me shumë burime,” përfundoi ai, “por rreziku më i madh është vonesa në zbatimin e reformave”. /Ad.Ab./

The post IRAK – Kryeministri Sudani: Çarmatimi i fraksioneve pas largimit të forcave shumëkombëshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Ministri i Jashtëm estonez: Kina t’i bashkohet presionit ndaj Putin

5 November 2025 at 15:12

PEKIN, 5 nëntor /ATSH/ – Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, i bëri sot thirrje Kinës të ndalojë mbështetjen ekonomike ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe të bashkohet me përpjekjet e SHBA-së dhe Evropës për të ushtruar presion ndaj presidentit Vladimir Putin për një armëpushim., sipas “Reuters”.

Tsahkna zhvilloi takime me homologun e tij kinez, Wang Yi, dhe zyrtarë të tjerë gjatë një vizite dyditore në Pekin, e para nga një ministër i jashtëm estonez në një dekadë.

Ai theksoi se Kina ka ndikim të madh mbi Rusinë për shkak të dobësisë së ekonomisë ruse dhe mund të luajë një rol vendimtar në përfundimin e luftës.

“Presidenti Trump tha gjithashtu se Kina duhet të bashkohet me presionin ndaj Rusisë, dhe unë besoj se ajo mund të bëjë shumë në këtë drejtim”,  deklaroi Tsahkna.

Gjatë bisedimeve, ministri estonez ngriti edhe çështjen e furnizimit të mundshëm nga Kina me komponentë me përdorim të dyfishtë për industrinë ushtarake ruse, akuzë që Pekini e mohon, duke thënë se kontrollon rreptësisht eksportet e tilla.

Tsahkna paralajmëroi gjithashtu se shtimi  i incidenteve me dronë dhe shkeljeve ajrore nga Rusia në vendet e NATO-s në Evropë janë “teste të organizuara mirë të unitetit të aleancës”.

Ai shtoi se, ndonëse diskutoi edhe për çështje tregtare me Kinën, qëndrimi i Pekinit ndaj Moskës mund të ngadalësojë arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare BE-Kinë. /Ad.Ab./

The post PEKIN – Ministri i Jashtëm estonez: Kina t’i bashkohet presionit ndaj Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rasmussen pret Spiropalin: Hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda dhjetorit

30 October 2025 at 16:03

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagë të Danimarkës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit nga ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, Rasmussen u shpreh i bindur se, përpara se të përmbyllet Presidenca daneze, do të hapen të gjithë kapitujt me Shqipërinë.

Ai theksoi se, “ky objektiv i Shqipërisë i të qenurit anëtar i Bashkimit Evropian përpara vitit 2030 është pa diskutim i arritshëm”.

Rasmussen u shpreh se këto takime janë një mundësi për të parë numrat.

“Nuk mund të them që jam surprizuar, por kam konfirmuar influencën në rritje të Shqipërisë midis danezëve. Numri i danezëve që vizitojnë Shqipërinë është trefishuar brenda disa viteve. Dhe unë do jem i ardhshmi në radhë që do të vizitoj Shqipërinë”, tha Rasmussen.

Ndërsa ministrja Spiropali falënderoi ministrin Rasmussen për takimin dhe se do ta presë në Shqipëri “me zemër të hapur”.

Spiropali vlerësoi lidershipin e Danimarkës gjatë mbajtjes së Presidencës së BE-së.

“Ne patëm një shkëmbim pikëpamjesh dhe unë shfrytëzova mundësinë për t’ju falënderuar për lidershipin tuaj të fortë në nivel personal, por edhe lidershipin e Danimarkës gjatë mbajtjes së Presidencës së BE-së, për këndvështrimin strategjik ndaj procesit të zgjerimit dhe për të kuptuarit, por dhe të zbatuarit, si dhe lobimit e nxitjes që procesi i zgjerimit të konsiderohet një projekt strategjik për Evropën”, tha ajo.

“Për ne nuk është vetëm zgjerimi i Evropës, por edhe ribashkimi i Evropës, për një Evropë më të fortë, për një Evropë më të qëndrueshme, për një Evropë më të begatë dhe Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria janë gati të bëjnë pjesën e tyre”, tha Spiropali.

Ndaj, shtoi ajo, “angazhimi juaj që Shqipëria të hapë të gjithë grupkapitujt këtë vit është një inkurajim i fortë për ne, është një inkurajim i fortë për qeverinë, për kuvendin tonë, për njerëzit tanë, 92% e tyre e mbështesin procesin e integrimit në BE”.

Spiropali theksoi se Shqipëria është vendi më pro BE-së në Evropë dhe, shtoi ajo, “ne po punojmë shumë seriozisht dhe intensivisht për qenë në gjendje të mbyllim negociatat deri në 2027-tën dhe të bëhemi një anëtar brenda kësaj dekade, brenda 2030-ës”.

Kjo, u shpreh ministrja, “është absolutisht realiste. Është një proces i bazuar në meritë, absolutisht, ndaj, ne po bëjmë pjesën tonë në komunikimin dhe partneritetin intensiv me të gjithë shtetet anëtare, me Danimarkën e cila mban Presidencën e BE-së, por edhe me shtetet e tjera anëtare, si dhe me Komisionin dhe institucione të tjera të BE-së për ta bërë të mundur, për ta bërë Shqipërinë një vend që ka transformuar politikën e tij, ekonominë e tij, shoqërinë e tij, sistemin e tij të drejtësisë dhe për të qenë pjesë e një Evrope e cila është më e sigurt dhe më gati për t’u përballur me sfida globale”.

“Kështu, ne e konsiderojmë veten pjesë të këtij kontinenti dhe ne definitivisht duam të jemi anëtar të Bashkimit, për të treguar se ne nuk jemi një barrë, por një potencial në Evropë”, tha Spiropali, teksa ministri Rasmussen u shpreh i sigurt që Shqipëria të jetë e suksesshme.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Rasmussen pret Spiropalin: Hapim të gjithë kapitujt me Shqipërinë brenda dhjetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari: Të respektohet raportimi në Kuvend i institucioneve të drejtësisë

30 October 2025 at 14:31

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari kërkoi sot në seancën plenare që të respektohen institucionet e drejtësisë kur raportojnë në Kuvend.

Duke iu referuar raportimit të Kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë në seancën e sotme, por edhe në seancën e së hënës, kur raportuan Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe kryetari i KLGJ, Lamallari tha se, “drejtësia fillon në radhë të parë nga respekti që ne tregojmë ndaj atyre që ne ftojmë këtu dhe i dëgjojmë”.

Duke evidentuar se salla e Kuvendit ishte bosh gjatë raportimit, Lamallari tha se, kjo nuk është në nderin e parlamentit.

“Thirren këtu, tentohet të bëhet show me ta, tentohet të futen në një debat që ato nuk duhet ta bëjnë, sepse nuk jemi me armë të barabarta dhe nuk është aspak në nderin e këtij Kuvendi, që ose ftoje dhe dëgjoje deri në fund dhe mos komento mbi komentet e tyre, ose shikoni formulën në mënyrë që debatin politik ta bëni këtu brenda”, tha Lamallari.

Kjo, shtoi ministri, “në respekt të punës së gjithsecilit dhe atributeve që ne me ligj iu kemi dhënë atyre”.

Lamallari reagoi edhe lidhur me pyetjet e bëra nga deputetët, duke sqaruar se, “Udhëzimi për Metodologjinë e Mbledhjes së të Dhënave Statistikore Kombëtare të Sistemit të Drejtësisë është miratuar, ashtu siç kemi marrë angazhimin karshi Komisionit Evropian”.

Gjithashtu, theksoi Lamallari, “lidhur me Regjistrin Elektronik të Dokumentacionit për Çështjet Pronësore, puna po ecën shumë mirë. Nuk ka kurrfarë shtyrje të afatit të dakordësuar me Komisionin Evropian, i cili është qershor 2026”.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Lamallari: Të respektohet raportimi në Kuvend i institucioneve të drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta në Tiranë, Balluku: Përgjigje e një populli që nuk pranon që lufta e UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia

17 October 2025 at 19:45

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku reagoi sot pas mbylljes së protestës që u mbajt në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Balluku ndau një foto nga protesta e ditës së sotme, ndërsa u shpreh se “nën hijen e Skënderbeut, populli i Tiranës ishte mikpritës për shqiptarët e të gjitha trevave dhe ngriti zërin, jo për politikë, por për kujtesë, për ata që luftuan që kjo tokë të mos ketë më gjykata të padrejta dhe drejtësi të padrejtë”.

Balluku nënvizoi se “kjo turmë është përgjigjja e një kombi që nuk harron, që nuk pranon që lufta e UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia dhe shpallet faji i lirisë”.

Tubimi nën moton “Liria ka emër” u zhvillua pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej”. Qindra e mijëra qytetarë të ardhur edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe trevat e tjera shqipfolëse iu bashkuan kësaj proteste, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë, aty ku po zhvillohet procesi gjyqësor prej datës 3 prill të vitit 2023.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

/e.i/j.p/

The post Protesta në Tiranë, Balluku: Përgjigje e një populli që nuk pranon që lufta e UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Afera “Bankers” në SPAK/ Gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist

16 October 2025 at 22:03

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së strukturuar kriminale. Lala tha se dy zyrtarët e lartë që dyshohen si të përfshirë në aferë, janë një ish ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2” si […]

The post Afera “Bankers” në SPAK/ Gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Gjermania do të ndihmojë në rindërtimin e Gazës dhe mbështetjen e Ukrainës

14 October 2025 at 22:49

BERLIN, 14 tetor /ATSH – DPA/ – Gjermania do të kontribuojë me ndihmë për rindërtimin e Rripit të Gazës, deklaroi sot ministri i Financave, Lars Klingbeil.

Pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim, tani është e rëndësishme që ndihma humanitare të arrijë në rajon sa më shpejt dhe në mënyrë të gjerë, si dhe të nisë procesi i rindërtimit, tha Klingbeil përpara nisjes për në Uashington, ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Gjermania do të punojë së bashku me partnerët për këtë”, shtoi ai, duke theksuar se vendi i tij do të vazhdojë gjithashtu të mbajë përgjegjësi në Ukrainë.

“Duhet të sigurojmë financiarisht aftësitë mbrojtëse të Ukrainës për vitet e ardhshme”, tha Klingbeil. “Në të njëjtën kohë, duhet të bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara për të rritur ndjeshëm presionin ndaj presidenttit Putin që t’i japë fund luftës së tij brutale të agresionit”, shtoi ai

“Ndërsa vende të tjera po izolojnë veten, Gjermania po fokusohet në bashkëpunimin ndërkombëtar”, theksoi ministri Klingbeil.

Një takim i ministrave të financave të G20 pritet të zhvillohet gjithashtu në kuadër të konferencës së FMN-së. /Ad.Ab./

The post BERLIN – Gjermania do të ndihmojë në rindërtimin e Gazës dhe mbështetjen e Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Lecornu sërish kryeministër i Francës

13 October 2025 at 15:05

PARIS, 13 tetor /ATSH/ – Franca ka një njëjtin kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, i emëruar për herë të parë më 9 shtator dhe subjekt i një dorëheqjeje sensacionale të hënën në mëngjes, vetëm 13 orë pas formimit të mundimshëm të qeverisë, shkruan corriere.it.

Dhe është e paqartë nëse qeveria do të zgjasë më shumë këtë herë, duke supozuar se Lecornu, ushtari i fundit besnik i presidentit Macron, arrin ta formojë atë.

Pas disa prej orëve më të këqija në politikën franceze, që pasqyrojnë “krizën më serioze që nga viti 1958” sipas Alain Duhamel, presidenti Emmanuel Macron ka vendosur të provojë përsëri me të njëjtin kryeministër (e para në histori), i cili do të ngarkohet me paraqitjen e projektligjit të buxhetit të hënën, ditën e fundit të mundshme.

 

The post PARIS – Lecornu sërish kryeministër i Francës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pastrim i legjislacionit nga mbivendosjet

20 September 2025 at 13:02

TIRANË 20 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari u ndal sot edhe tek pastrimi i legjislacionit nga mbivendosjet.

“Projekti tjetër që kemi nisur me ministrin dhe nuk është vetëm i Ministrisë Drejtësisë, por është i gjithë ministrive, por këtu e ka zemrën dhe nëse këtu pulson fort zemra, atëherë edhe gjithë qarkullimi i gjakut bëhet më i shpejtë; pastrimi i legjislacionit tonë nga mbivendosjet”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kemi një xhungël ligjesh dhe VKM që kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe që janë bërë në shumë e shumë vite ashtu siç pa pritur e pa kujtuar na del që mund të jemi peng i ndonjë ligji të ’56 megjithëse jetojmë në një sistem tjetër dhe këtë punë që kemi filluar duhet ta çojmë përpara. Do të jetë një gjë e jashtëzakonshme që me njerëz nuk bëhet dot, të hysh e të shikosh të gjitha mbivendosjet nëpër ligje dhe të pastrosh gjithë legjislacionin nga mbivendojsa”.

Rama shtoi se menaxhimi i çështjeve gjyqësore po hyn në rrugë.

“Kjo nuk ishte për me thënë të drejtën në përgjegjësinë tonë se kemi vendosur financim për atë projekt disa vjet me radhë dhe projektin nuk filloi për shkak se u ngatërrua pavarësia e gjyqësorit me pavarësinë e sistemit. ishte jashtëzakonisht e vështirë t’i bindje mendjet e pavaruara në pushtetin gjyqësor që duhet të bënin projektin dhe të bënin tenderin që nuk mund dot të krijonin një sistem digjital të mbyllur ndaj sistemeve të tjera”, nënvizoi Rama.

“Drejtësia është e pavarur, por nuk ka një rezervuar të pavarur, një ujësjellës të pavaruar që çon ujin në rubinet veç nga gjithë të tjerët. Merr ujë nga Bovillë, së paku. Ose dritat KLGJ, dritat i merr nga i njëjti sistem. Nuk mund të thotë meqë jemi të pavaruar duam të bëjmë HEC-in tonë dhe të kemi panelet tona diellore sepse jemi të pavarur. Ky ka qenë debat absurd dhe këto janë edhe sfidat e pavarësisë”, tha Rama.

/k.s/j.p/

The post Rama: Pastrim i legjislacionit nga mbivendosjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj para GJKKO, nis gjykimi për ish-ministrin e Shëndetësisë

By: xhir jeta
18 September 2025 at 11:40

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë këtë të enjte para trupit gjykues në GJKKO, ku nis gjykimi në themel për dosjen ‘Sterilizimi’.

Ish-ministri i Shëndetësisë do të gjykohet me procedurë të zakonshme për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar kriminal.

“Përer mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht”, mësohet të jetë shprehur Beqaj, ndërsa pretendoi se akuza e re ndaj tij nuk i është komunikuar.

“Është një situatë paligjshmerie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga Prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre” tha ai.

Ish ministri gjykohet nga gjyqtarët e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka, Erjon Çela./abcnews.al

Kryebashkiaku u bë ministër, komandohet kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut

17 September 2025 at 15:38

Këshilli Bashkiak i Cërrikut ështl mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar ndërprerjen e parakohshme të mandatit të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla. Ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i ryebashkiakut, pasi Edi Rama e emëroi në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, vendim të cilin e njoftoi në shpalljen e Qeverisë në […]

The post Kryebashkiaku u bë ministër, komandohet kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌