Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Atentat në zemër të Moskës, gjenerali i lartë rus humb jetën nga shpërthimi i makinës

By: V K
22 December 2025 at 08:56

Mëngjesin e sotëm, një gjeneral i lartë rus është vrarë në Moskë, pas shpërthimit makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse.

Komiteti Hetimor i Rusisë bëri të ditur se viktima është gjenerallejtënant Fanil Sarvarov, kreu i departamentit të trajnimit operacional të forcave të armatosura.

Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e montuar poshtë automjetit.

Autoritetet po hetojnë disa pista, përfshirë edhe një të mundshme përfshirje të shërbimeve të inteligjencës ukrainase.

Nga ana e saj, Ukraina nuk ka reaguar deri tani për ngjarjen.

The post Atentat në zemër të Moskës, gjenerali i lartë rus humb jetën nga shpërthimi i makinës appeared first on Albeu.com.

25 vjet nga atentati ndaj Fetah Rudit, ish-deputeti: Ky nuk ishte thjesht sulm ndaj një individi, ishte sulm ndaj një ideali

15 December 2025 at 09:56


Ish-deputeti i LDK-së, Fetah Rudi tha se sot janë bërë 25 vjet nga dita kur jeta e tij mori një drejtim krejt tjetër.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Rudi ka shkruar se një atentat, një akt i errët dhune politike, e la atë në karrocë për gjithë këto vite.

Por siç tha ai: “Nuk arriti kurrë të më thyejë shpirtin, vullnetin, as besimin tim në rrugën e Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

“Atentati ndaj meje nuk ishte thjesht sulm ndaj një individi, ishte sulm ndaj një ideali, ndaj një rruge që unë besoja me gjithë zemër: rruga e LDK-së, rruga e Presidentit Ibrahim Rugova, rruga e paqes, e demokracisë dhe e shtetit të së drejtës. Në këtë çerek shekulli, çdo mëngjes ka filluar me një betejë të re. Çdo hap që nuk mund ta hedh vetë, e kam zëvendësuar me forcën e mendjes, me durimin dhe me besimin se njeriu nuk përcaktohet nga kufizimet, por nga qëndrueshmëria e tij”, ka shkruar Rudi. /Telegrafi/



Atentati në Rinas ende pa autor/ Lirohet personi i shoqëruar në Polici, çfarë tregoi ekspertiza

By: Brisi
10 December 2025 at 11:10

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i 11 Nëntorit, në Rinas ku u vra me armë zjarri Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Burime për mediat bëjnë me dije se është liruar nga ambjentet e policisë, 35-vjeçari me iniciale B.Xh i cili u shoqërua për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. 35-vjeçari […]

The post Atentati në Rinas ende pa autor/ Lirohet personi i shoqëruar në Polici, çfarë tregoi ekspertiza appeared first on BoldNews.al.

Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja! Dyshimet

By: armand
9 December 2025 at 22:18

Një person nga Fushë Kruja është shoqëruar nga policia lidhur atentatin mafioz ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas. Personi do të merret në pyetje si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, duke ndihmuar hetimin që po zhvillohet nga autoritetet. Ende nuk dihen identiteti, por burimi bën të ditur se […]

The post Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja! Dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Kryen atentatin ndaj Yannis Lalas, arrestohen 4 shqiptarë, pjesë e një organizate ‘killerash’ me pagesë

By: Ela
9 December 2025 at 10:08

Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin Yannis Lalas, u prangosën mëngjesin e së martës nga policia greke. Sipas informacioneve, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë.  Atentati ndaj Lalas, shtatorin e kaluar në Pagrati, dyshohet se është kryer nga katër shqiptarët. Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën “Demos”, është […]

The post Kryen atentatin ndaj Yannis Lalas, arrestohen 4 shqiptarë, pjesë e një organizate ‘killerash’ me pagesë appeared first on BoldNews.al.

I dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, lihet në qeli Nevzat Spaho

By: Ela
6 December 2025 at 14:17

Gjykata e Elbasanit ka lënë në qeli Nevzat Spahon, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit pranë karburantit të viktimës. Seanca me dyer të mbyllura nisi në orën 10:30, ndërsa Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar lënien pas hekurave të tij, e […]

The post I dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, lihet në qeli Nevzat Spaho appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Zbardhet vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, identifikohen autorët. Kujt i përket makina e përdorur në krim

By: Ela
2 December 2025 at 11:24

Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, i njohur edhe si Edmond Hyka. Pas 24 orësh, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes, Marselo Arani dhe Armando Kola. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, […]

The post EMRAT/ Zbardhet vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, identifikohen autorët. Kujt i përket makina e përdorur në krim appeared first on BoldNews.al.

“Policia e degjeneruar në të gjitha nivelet”/ Gazetari: E kanë kthyer luftën ndaj krimit në biznes

By: Brisi
1 December 2025 at 22:41

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka komentuar atentatet e regjistruara së fundmi në vend dhe mosreagimin e Policisë kundrejt rasteve. Gazetari thotë se trupa policore është e degjeneruar dhe uniformat nuk kanë besim të njëri-tjetri, sepse e kanë kthyer në biznes luftën ndaj krimit. Sipas tij kemi një degjenerim total të policisë në të gjitha nivelet dhe duhet […]

The post “Policia e degjeneruar në të gjitha nivelet”/ Gazetari: E kanë kthyer luftën ndaj krimit në biznes appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Elbasan/ Makina e vrasësve në pronësi të kompanisë së biznesmenit të ekzekutuar, Mondi Mëhalla

By: Ela
1 December 2025 at 13:52

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit, Edmond Mëhalla në Elbasan.  Burime mediatike bëjnë me dije se makina e autorëve të dyshuar të krimit, ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit. Biznesmeni i ekzekutuar mbrëmjen e 30 nëntorit 2025 zotëronte disa aktivitete në Elbasan: Club-in “Hollywood Lounge Bar” Pikën e karburantit “Xhaxhi […]

The post Atentati në Elbasan/ Makina e vrasësve në pronësi të kompanisë së biznesmenit të ekzekutuar, Mondi Mëhalla appeared first on BoldNews.al.

Atentat? Sulm me eksploziv në hyrje të banesës së reperit Azet në Gjermani

By: gaze tare
29 November 2025 at 16:13

Reperi i njohur Azet, ka reaguar pas një ngjarjeje të dyshimtë të raportuar në Düsseldorf, ku një pajisje shpërthyese dyshohet se ka shpërthyer në hyrje të një pallati apartamentesh që figuron në pronësi të tij.

Mediat gjermane raportuan se mbrëmjen e së mërkurës një shpërthim ka ndodhur në një ndërtesë banimi në Düsseldorf, duke ngritur shqetësime tek banorët e zonës dhe fansat e reperit. Objektivi i incidentit dyshohej të ishte ndërtesa në pronësinë e artistit.

Menjëherë pas raportimeve, Azet zgjodhi të sqarojë situatën përmes një deklarate në Instagram, duke mohuar kategorikisht se ai ka qenë shënjestër e ndonjë atentati.

Ai theksoi:

“Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte, unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua.”

Reperi tregoi se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është vetëm një nga shumë pronat që ai zotëron, ndërsa ai vetë nuk jeton në atë adresë. Autoritetet gjermane po punojnë për të zbardhur rrethanat e incidentit. Deri tani nuk ka njoftime për persona të lënduar dhe nuk dihet ende motivi i mundshëm i shpërthimit.

Në vijim mbetet që hetimet e autoriteteve gjermane të zbulojnë më shumë detaje rreth incidentit.

The post Atentat? Sulm me eksploziv në hyrje të banesës së reperit Azet në Gjermani appeared first on iconstyle.al.

Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci/ La Capitale: Hetuesit po e përqendrojnë vëmendjen tek Artur Shehu

By: Ela
26 November 2025 at 15:28

Nga Luca Arnau, La Capitale Në hetimin për shpërthimin që ndodhi natën e 16 tetorit jashtë shtëpisë së prezantuesit të Report, Sigfrido Ranucci, ka dalë në pah një pistë e re hetimore, që çon larg Romës dhe përtej Adriatikut. Më shumë se një muaj pas sulmit, hetuesit po e përqendrojnë vëmendjen e tyre tek Artur Shehu, […]

The post Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci/ La Capitale: Hetuesit po e përqendrojnë vëmendjen tek Artur Shehu appeared first on BoldNews.al.

Foto/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë “Julin e Pashakos”

By: armand
26 November 2025 at 11:50

Këto janë pamjet nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos. Siç shihet në foto, dy persona të maskuar kanë hapur zjarr me automatik në drejtim të 45 vjecarit, i cili mbeti i plagosur në këmbë. Kujtojmë që ngjarja ndodhi […]

The post Foto/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë “Julin e Pashakos” appeared first on BoldNews.al.

Del fotoja e autorëve në Lushnjë/ Dy persona të maskuar kanë qëlluar drejt makinës së Julian Sulos

26 November 2025 at 11:45

TIRANË– Publikohen pamjet e autorëve, që i bënë atentat të martën rivalit të Aldo Bares në qytetin e Lushnjës. Në fotot e siguruara nga ABC News, shihen dy autorë teksa qëllojnë me armë zjarri mbi makinën e Julian Sulos, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.

Dy persona të maskuar kanë zbritur nga një automjet që e kanë parkuar në rrugën “Misto Mame” dhe kanë qëlluar njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë ndaj makinës “BMW” te zezë të Julian Sulos.

Ky i fundit duket se i ka parë atentatorët dhe i ka dhënë shpejtësi makinës duke shpëtuar vetëm me një plumb në këmbë.

Policia e Lushnjes ka shoqëruar deri tani 25 shtetas për të dhënë dëshminë në lidhje me atentatin ndaj Julian Sulos.

Mes të shoqëruarve pjesa më e madhe janë dëshmitarë, që kanë qenë pranë vendit te ngjarjes, por shoqërime janë bërë edhe për ata që njihen si persona që kanë armiqësi me 45-vjeçarin./abcnews.al

Rivali i Aldo Bares, u plagos dje në atentat/ Zbardhet dëshmia në spital: S’pashë asgjë, vetëm dëgjova krismat

26 November 2025 at 10:56

Policia e Lushnjes ka shoqëruar deri tani 25 shtetas për të dhënë dëshminë në lidhje me atentatin ndaj Juljan Sulës. Mes të shoqëruarve pjesa më e madhe janë dëshmitarë, që kanë qenë pranë vendit te ngjarjes, por shoqërime janë bërë edhe për ata që njihen si persona që kanë armiqësi me 45 vjeçarin.

Vetë ky i fundit në dëshminë e tij menjëherë pas ngjarjes nuk e ka ndihmuar aspak hetimin pasi ka thënë se nuk di asgjë për atentatorët e tij

” Nuk di asgjë, s’pashë asgjë, vetëm dëgjova krismat dhe u ula poshtë sediles t’i shpëtoja plumbave” mësohet të ketë thënë Julian Sula në dëshminë e tij për hetuesit.

Ndërkohë përveç këqyrjes së kamerave të sigurisë, është duke u verifikuar targa dhe pronësia e automjetit që u gjet i djegur me një pistoletë brenda tij në fshatin Licaj.

Atentati ndaj Juljan Sulës ndodhi paraditen e së martës pranë stadiumit të Lushnjes ku disa shtetas qëlluan me breshëri automatiku dhe pistoletë nga një automjet në lëvizje.

Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë 45 vjeçari Julian Sula shtetas me precedentë penalë dhe i njohur për konfliktet me anëtarë te bandës të Aldo Bares.

“Juli i Pashakos” rival i Aldo Bares/ Gazetari: Grupet kriminale po “shkëmbejnë” armiqtë

By: Brisi
25 November 2025 at 22:54

Gazetari Eni Ferhati, ka dhënë detaje lidhur me atentatin e regjistruar këtë të martë në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sulo i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”. Ferhati thotë se sipas të dhënave, Julian Sulo ka patur një konflikt të hapur me një person të afërm të Aldo Bares. Sipas tij në përplasjet […]

The post “Juli i Pashakos” rival i Aldo Bares/ Gazetari: Grupet kriminale po “shkëmbejnë” armiqtë appeared first on BoldNews.al.

Kush e vrau Gilmando Danin? Gazetari: 8 persona në atentat! Kanë marrë 5 milionë euro

By: Brisi
25 November 2025 at 22:07

Gazetari Igli Çelmeta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në atentatin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, kanë marrë pjesë 8 persona. Sipas tij autorët nuk janë komando apo punonjës ushtrie, por ‘punëtorë krimi’ dhe puna e tyre e vetme është të kryejnë vrasje. Ai thotë se 8 personat kanë marrë […]

The post Kush e vrau Gilmando Danin? Gazetari: 8 persona në atentat! Kanë marrë 5 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

“Nuk kam lidhje me Aldo Baren”/ Ju bë atentat sot në Lushnje, çfarë deklaroi në polici “Juli i Pashakos”

By: Brisi
25 November 2025 at 16:25

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar mesditën e kësaj të marte në Lushnje ku tre persona qëlluan me arme zjarri Julian Sulën, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos” duke e lënë të plagosur. Burime për mediat bëjnë me dije se Sula nuk ka pranuar të japë detaje para grupit […]

The post “Nuk kam lidhje me Aldo Baren”/ Ju bë atentat sot në Lushnje, çfarë deklaroi në polici “Juli i Pashakos” appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lushnje/ Tre persona i zunë pritë ‘Julit të Pashakos’, e qëlluan sapo doli nga banesa (Detaje)

By: armand
25 November 2025 at 13:13

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnjë, ku objektiv ka qenë Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”. Mësohet se Sula po lëvizte me makinën e tij, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe ishte vetëm në automjet. Sipas raportimeve, tre persona që ndodheshin në rrugë, në këmbë […]

The post Atentati në Lushnje/ Tre persona i zunë pritë ‘Julit të Pashakos’, e qëlluan sapo doli nga banesa (Detaje) appeared first on BoldNews.al.

Rivali i Aldo Bares i shpëton atentatit/ Delia: Julian Sulo me të shkuar kriminale. Duket si një aktivizim i të rinjve të Lushnjes

25 November 2025 at 13:29

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona”, foli për atentatin në Lushnje. Gjatë intervistës, Delia tha se Julian Sulo, ndaj edhe të cilit iu bë atentat, është një person me të shkuar kriminale.

Gjithashtu nënvizoi se Julian Sulo është i dyshuar edhe për ngjarjen e Shkozetit.

“Ky person ka një të shkuar kriminale. Ka qenë i plagosur edhe më herët. Së fundmi sa kishte dalë nga burgu për kundërshtim të punonjësve të policisë. Ka qenë i dyshuar edhe për ngjarjen e Shkozetit. Fakti që është djegur një automjet, ai është plagosur është një atentat i dështuar. Duket se është një aktivizim i të rinjve të Lushnjes. Ka persona që përplasen për hesave”, tha Delia.

Rivali i Aldo Bares, Julian Sulo ishte shënjestër e një atentatit këtë të martë në qytetin e Lushnjës.

Ai mbeti i plagosur në këmbë dhe sipas policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se kanë qenë tre persona, të cilët i kanë bërë pritë dhe më pas kanë zbrazur armët mbi makinën e tij, por fatmirësisht 45-vjeçari ka arritur t’i shpëtojë plumbave.

/abcnews.al/

Atentati në Lushnjë, plagoset një 45-vjeçar, rival i Aldo Bares (Emri)

By: armand
25 November 2025 at 11:24

Detaje të reja dalin në dritë nga të shtënat me armë, pranë spitalit në Lushnjë. Paraprakisht raportohet se shënjestër e atentatit ka qenë Julian Sula, rival i grupit të Aldo Bares. Policia thotë se 45-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht përveç makinës së autorëve edhe mjeti që ka qenë […]

The post Atentati në Lushnjë, plagoset një 45-vjeçar, rival i Aldo Bares (Emri) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌