Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla/ Merret sërish në pyetje i vëllai: Ja me cilin kishte konflikt…

By: V K
2 February 2026 at 10:28

Nga; Elton Qyno

Aldo Buzhani, vëllai i Mondi Mëhallës, është marrë në pyetje për herë të dytë lidhur me vrasjen e ndodhur më 30 nëntor 2025 në qytetin e Elbasanit.

Buzhani ka dhënë shpjegime para grupit të hetimit lidhur me konfliktet e mundshme që ka pasur vëllai i tij, Mondi.

Mësohet se Buzhani ka treguar se me ortakun e tij, Xhino Ago, që sot vijon të qëndrojë në burg, Mondi Mëhalla, nuk ka pasur asnjë konflikt dhe, për pasojë, e ka përjashtuar nga dyshimet e tij se Ago mund të ketë marrë pjesë.

Për më tepër, Aldo Buzhani dhe motra e tij kanë dorëzuar në Prokurorinë e Elbasanit edhe deklarata noteriale, duke sqaruar pozicionin e ortakut në biznes të Mondi Mëhallës, Xhino Ago.

Buzhani ka pohuar para noterit se:…deklaroj me përgjegjësi morale dhe para autoriteteve se marrëdhënia me Xhino Agon ka qenë dhe është shumë e mirë. Ne e konsiderojmë si vëllain tonë. Kisha dy vëllezër, tani kam një vëlla: Xhinon…”.

Ndërsa motra e viktimës, Brunilda Mëhalla, ka pohuar:

“…Unë, Brunilda Mëhalla, deklaroj se Xhino Ago, ortaku i vëllait tim, nuk ka pasur kurrë konflikte me askënd. Marrëdhënia jonë familjare me të është shumë e mirë. Ai është vëllai ynë. S’kemi asgjë kundër tij…”.

Ndërkohë, Buzhani ka folur për konfliktet që ka pasur vëllai i tij me Marselo Aranin, lidhur me dhënien me qira të disa automjeteve, që më pas, sipas dijenisë së tij, Mondi ka diskutuar për marrjen e dy vilave në Tiranë, por edhe ato rezultuan me probleme.

Hetimet për këtë çështje janë duke vijuar me ripyetjen edhe të disa personave të tjerë, ndërsa të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë, aktualisht Prokuroria e Elbasanit mban të izoluar në burg Nevzat alias Nevi Spahon nga Prenjasi, punonjësin e karburantit Kujtim Pisha, si dhe ortakun e Mëhallës, Xhino Agon.

Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë elbasanlliu Marselo Arani dhe shoku i këtij të fundit nga Laçi, shtetasi Armando Kola.

Lidhur me këtë çështje, Nevzat Spaho, që dyshohet se ka marrë pjesë direkt në vrasjen e Mondi Mëhallës, nuk e ka pranuar në asnjë moment akuzën, duke pretenduar rrethana të tjera./ Syri.net

The post Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla/ Merret sërish në pyetje i vëllai: Ja me cilin kishte konflikt… appeared first on Albeu.com.

I dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, Apeli lë në burg Xhino Agon

By: armand
19 January 2026 at 15:49

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Xhino Agon, duke konfirmuar vendimin e marrë më 05.12.2025 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Apeli ka ndryshuar vetëm një pikë të vendimit, e cila lidhet me vlerësimin e arrestimit në flagrancë […]

The post I dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, Apeli lë në burg Xhino Agon appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Apeli lë në burg ish-ortakun, Xhino Ago

By: Rovena
19 January 2026 at 16:10

Apeli në Tiranë la në arrest në burg Xhino Agon duke lënë në fuqi vendimin e 5 dhjetorit  te Gjykatës së Shkallës Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Por siç bënë me dije burimet,  apeli ndryshoi vetëm njërën pikë, në lidhje me vleftësimin e arrestimit në flagrance për personin nen hetim Xhino Ago që e shpalli të paligjshëm, mbasi nuk është prangosur në flagrancë. Ago dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhalla.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 30 nëntor 2025 në Elbasan. Biznesmeni Mondi Mëhalla u qëllua me armë zjarri sapo doli nga zyra e tij, duke marrë tre plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Viktima ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe një rrjeti taksish në qytet./abcnews.al

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për ish ortakun e tij

By: M C
19 January 2026 at 16:13

Gjykata e Apelit në Tiranë caktoi masën e arrestit në burg për Xhino Agon, duke lënë në fuqi vendimin e 5 dhjetorit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në fund të nëntorit 2025.

Burimet bëjnë me dije se Apeli ndryshoi vetëm njërën pikë, në lidhje me vlerësimin e arrestit në flagrancë për personin në hetim, duke e shpallur të paligjshëm pasi Ago nuk është prangosur në flagrancë.

Ago, ish ortak me Mëhallën akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e tij dhe ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

NGJARJA

Mondi Mëhalla u ekzekutua me disa plumba mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në fshatin Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.

TË ARRESTUARIT

Në total për këtë ngjarje janë arresatuar tre persona. Ish ortaku Xhino Ago akuzohet për vrasje me paramendim, roja e karburantit ku ndodhi ngjarja, që gjithashtu ra në pranga akuzohet për moskallëzim krimi. I treti i arrestuar, 29-vjeçari Nevzat Spaho përballet me akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

The post Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për ish ortakun e tij appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Mondi Mëhallës/ Zbardhet dëshmia kontradiktore e ish-ortakut të biznesmenit

By: Elva
6 January 2026 at 20:51

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbardhur rolin e ish-ortakut të Mondi Mëhallës, Xhino Ago dhe kontradiktat në dëshminë e tij, duke hedhur dyshime mbi lëvizjet dhe kontaktet në orët kritike para ekzekutimit të biznesmenit. Hetimet fokusohen te automjeti “Audi” i përdorur në krim, përgjimet, kontrollet në banesa dhe mospërputhjet kohore mes deklarimeve të Xhino […]

The post Vrasja e Mondi Mëhallës/ Zbardhet dëshmia kontradiktore e ish-ortakut të biznesmenit appeared first on BoldNews.al.

Plumba të paralajmëruar/ Pazaret që ekzekutuan biznesmenin Mondi Mëhalla në Elbasan

By: Brisi
6 January 2026 at 19:53

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua brenda makinës së tij “Range Rover” në Elbasan, sapo kishte dalë nga banesa e nënës së tij. Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar skenarin e atentatit mafioz dhe pazaret e bëra për vrasjen e Mëhallës. Pjesë nga dokumentari: Mondi […]

The post Plumba të paralajmëruar/ Pazaret që ekzekutuan biznesmenin Mondi Mëhalla në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Qyteti nën kontrollin e bandave, si u kthye Elbasani në laborator të krimit të organizuar

By: armand
21 December 2025 at 21:16

Çdo qytet ka anën e vet të padukshme. Por këtu, ajo pjesë nuk ishte më vetëm një hije, ishte kthyer në sundimtare. Katër grupet kryesore, secila me hierarkinë, territorin dhe burimet e veta, funksiononin sipas një rregullave të pashkruara. Policia shpesh shfaqej vetëm pas krimit. Kurrë para tij. Dhe qytetarët, nga shtëpitë, lokalet apo bizneset […]

The post Qyteti nën kontrollin e bandave, si u kthye Elbasani në laborator të krimit të organizuar appeared first on BoldNews.al.

“Po prisja ta takoja, s’më përgjigjej në telefon”/ Çfarë tha ish-ortaku i Mondi Mëhallës pas arrestimit

By: Elva
9 December 2025 at 18:16

Ish-ortaku i Mondi Mëhalla, Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke treguar se si nuk ka arritur të lidhet me viktimën në telefon. Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet një pjesë e dëshmisë së tij, përfshirë mënyrën se si e ka marrë vesh ekzekutimin. Ai ka shpjeguar […]

The post “Po prisja ta takoja, s’më përgjigjej në telefon”/ Çfarë tha ish-ortaku i Mondi Mëhallës pas arrestimit appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet emri, kush është ‘Kiço’ i Elbasanit që kërkohet për vrasjen e Mondi Mëhallës

By: armand
7 December 2025 at 20:23

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk bëhet fjalë për një person të huaj, por për një 35-vjeçar nga Elbasani që emrin e ka të ngjashëm me arabët dhe që quhet Oklid El Ouejdi. Në qytetin e Elbasanit ky personazh njihet me nofkën “Kiço” dhe  “Oliver”. Oklid El Ouejdi njihet në qytet dhe si nipi […]

The post Zbulohet emri, kush është ‘Kiço’ i Elbasanit që kërkohet për vrasjen e Mondi Mëhallës appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Mondi Mëhallës, kush i zbuloi Nevzat Spahon, Marselo Aranin dhe Mand Kolën

By: Elva
6 December 2025 at 22:21

Nga Elton Qyno “…nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Mondi Mëhallës, unë kam mbajtur makinën “Audi” për ta shitur.Makinën ja kam marë Xhino Agos, por këtë mjet, unë ja kam lënë tre personave, ku njëri prej tyre ishte Armando Kola, nga Laçi me të cilin kam njohje…”. Kështë ka deklaruar në policinë e Elbasanit […]

The post Vrasja e Mondi Mëhallës, kush i zbuloi Nevzat Spahon, Marselo Aranin dhe Mand Kolën appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

By: Elva
5 December 2025 at 15:41

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nevzat Spahos, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla pesë ditë më parë. Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa ka për objekt “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndërsa seanca do […]

The post Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos appeared first on BoldNews.al.

Shkëmbim makinash, droga e 1 apartament, sollën sherrin me ‘Bolin’ dhe vrasjen e Mondi Mëhallës

By: armand
4 December 2025 at 13:55

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Mondi Mëhallës alias Hyka në Elbasan, ku i “forti” nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, e qëlloi me 3 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend. Spaho, njihet nga policia kriminale e Elbasanit si person me rrezikshmëri, pasi më parë është dënuar për “Prodhim dhe shitje të […]

The post Shkëmbim makinash, droga e 1 apartament, sollën sherrin me ‘Bolin’ dhe vrasjen e Mondi Mëhallës appeared first on BoldNews.al.

Gjithçka në pak sekonda/ ABC News siguron pamjet e ekzekutimit të Mondi Mëhallës

3 December 2025 at 20:59

ELBASAN- ABC News ka siguruar pamjet e ekzekutimit të biznesmenit Mondi Mëhalla në qytetin e Elbasanit.

Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, autori i maskuar duket se i është afruar në këmbë, shumë pranë makinës së Mondi Mëhallës dhe ka qëlluar disa herë me pistolete në drejtim të tij duke e lënë të vdekur.

Në pranga për krimin u vu ish-ortaku i viktimës Xhino Ago dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit për “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu policia gjatë hetimeve gjeti dhe sekuestroi dokumentet e shitblerjes së automjetet që u gjet i djegur në një fshat të Elbasanit, 3 celularë dhe 2 DVR.

Po ashtu policia ka shpallur në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç./abcnews.al

 

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Ky është Nevzat Spaho, autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit

By: M C
3 December 2025 at 21:35

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Nevzat Spaho, një nga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.


Nevzat Spaho 29 vjeç, i cili u arrestua sot (3 dhjetor 2025) rezulton se është person me precedent penal, i akuzuar më parë për tentativë vrasje.

Ndërkaq, policia sqaroi sot se nga hetimet e deritanishme dyshohet se Spaho është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit, ku u ekzekutua brenda ne makine, Mondi Mehalla.

Po ashtu 29-vjeçarit iu sekuestrua 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Deri tani numri i të arrestuarve për këtë krim ka shkuar në 3, ndërsa dy te tjerë janë shpallur në kërkim.

I arrestuar edhe ish ortaku

Dje 2 dhjetor u vunë në pranga dy persona, ish ortaku i Mondi Mëhallës, Xhino Ago 32 vjeç dhe roja i karburantit Kujtim Pisha. Ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim, ata janë Marselo Arani dhe Armando Kola.

Xhino Ago 32 vjeç eshte bashkepunetori i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç roja e karburantit akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.

Makina e përdorur nga autorët e vrasjes, që dyshohen 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, rezulton në pronësi të vetë ortakut të viktimës.

Ndërsa blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.

Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.

Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëllaha, dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes me ish ortakun e tij Xhino Ago.

Njoftimi:

Vijon operacioni policor i koduar “Strike”, me objektiv identifikimin, kapjen dhe individualizimin e përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit M. M. alias E. H..

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, është identifikuar dhe kapur një bashkëpunëtor i dyshuar në këtë krim.

I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje.

Sekuestrohen 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Në vijim të veprimeve operacionale të kryera në bazë dhe për llogari të hetimeve intensive që po kryhen për të dokumentuar ligjërisht autorësinë dhe rrethanat e vrasjes së kryer më datë 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:

-N. S., 29 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.

Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u vra me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H..

Hetimet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Ky është Nevzat Spaho, autor i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit appeared first on Albeu.com.

Publikohen pamjet nga momenti kur Marselo Arani merr në garazh makinën me të cilën u krye ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla (VIDEO)

By: V K
3 December 2025 at 11:42

Kanë dalë pamjet  nga momenti kur Marselo Arani, i shpallur në kërkim merr në një garazh makinën tip Audi, me të cilën autorët kanë kryer vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur më 30 nëntor.

Makina është marrë një ditë para krimit, ndërsa siç shihet në këto pamje Arani futet i qetë në garazh, ndërsa në dorë mban edhe një çantë. Pasi merr makinën, ai largohet.

Deri tani për vrasjen e Mondi Mëhallës 43-vjeç janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe ish ortaku në biznes, Xhino Ago.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe roja i parkimit, Kujtim Pisha si dhe personi tjetër, Nevzat Spaho, i akuzuar me pare per tentative vrasje.

 

 

Dje u vunë në pranga dy persona, ish ortaku i Mondi Mëhallës, Xhino Ago 32-vjeç dhe roja i karburantit Kujtim Pisha.

Ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim, ata janë Marselo Arani dhe Armando Kola.

Xhino Ago 32-vjeç eshte bashkepunetori i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç roja e karburantit akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit  Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.

Makina e përdorur nga autorët e vrasjes, që dyshohen 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, rezulton në pronësi të vetë ortakut të viktimës.

Ndërsa blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.

Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.

Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëllaha, dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes me ish ortakun e tij Xhino Ago.

 

The post Publikohen pamjet nga momenti kur Marselo Arani merr në garazh makinën me të cilën u krye ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Atentati në Elbasan/ Arrestimi i Nevzat Spahos, policia: 29-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal

By: Ela
3 December 2025 at 10:56

Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Në njoftimin zyrtar sqarohet se 29-vjeçari Nevzat Spaho, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit, rezulton me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje. 29 vjeçari, banues […]

The post Atentati në Elbasan/ Arrestimi i Nevzat Spahos, policia: 29-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ “Audi” që dyshohet se u përdor për ekzekutimin e Mondi Mëhallës

By: Elva
2 December 2025 at 22:15

“Audi”-i që shfaqet në video dyshohet se është automjeti i përdorur nga autorët në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Sipas Syri.net pamjet janë regjistruar një ditë para ngjarjes dhe tregojnë makinën e zezë të parkuar në një garazh. Sipas burimeve, automjeti dyshohet se është nxjerrë nga aty […]

The post VIDEO/ “Audi” që dyshohet se u përdor për ekzekutimin e Mondi Mëhallës appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla, çfarë filmuan kamerat e sigurisë, nga ortakëria e prishur tek roli i…

By: V K
2 December 2025 at 14:30

Ortakëria e prishur mes Mondi Mëhallës alias Edmond Hyka me 32-vjeçarin Xhino Ago, dyshohet si shkaku i ekzekutimit mafioz të biznesmenit mbrëmjen e 30 Nëntorit.

Viktima u qëllua sapo hyri në automjetin tip Range Rover pranë karburantit në pronësi të tij, “Xhaxhi Oil”, në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit.

Mes 43-vjeçarit dhe Xhino Agos, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen, sipas burimeve ka pasur mosmarrëveshje për ndarjen e normës së fitimit në biznes dhe kohët e fundit mes tyre ka pasur incidente lidhur me këtë çështje.

Edhe makina e përdorur nga autorët e vrasjes, që dyshohen 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, rezulton në pronësi të vetë ortakut të viktimës.

Ndërsa uniformat blu, kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.

Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i:

Xhino Agos, 32-vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Kujtim Pisha, 52-vjeç, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).

Në kërkim u shpallën:

Marselo Arani, 32-vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe dhe Armando Kola, 35-vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.

Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.

Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).

Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.

Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Xh. A., 32-vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

K. P., 52-vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32-vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35-vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

The post Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla, çfarë filmuan kamerat e sigurisë, nga ortakëria e prishur tek roli i… appeared first on Albeu.com.

Iu sekuestrua 136 mijë euro pasuri/ Kush është 32-vjeçari i akuzuar si vrasës i biznesmenit Mondi Mëhalla, zbardhet e shkuara e tij kriminale

By: V K
2 December 2025 at 13:33

Shtetasi Marselo Arani 32-vjeç, është shpallur në kërkim nga policia si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka.

32-vjeçari nga Elbasani, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale, akuzohet së bashku me 35-vjeçarin Armando Kola, banues në Laç, për ekzekutimin e 43-vjeçarit.

Ndaj tyre është ngritur akuza për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ndërkohë si bashkëpunëtor në vrasje është arrestuar ortaku i viktimës, Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gjithashtu, u arrestua edhe roja i karburantit, në pronësi të viktimës, 52-vjeçarin Kujtim Pisha për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion.

Kush është Marselo Arani

Më 4 Dhjetor 2024, ai u arrestua nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro.

Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit, kishte caktuar më 1 dhjetor 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, u bë sekuestrimi i 1 apartamenti në Durrës dhe 3 automjeteve, me vlerë rreth 136 000 euro, të cilat dyshohej se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 32-vjeçarit.

I riu ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

“Si rezultat i operacionit “Resource”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap dhe u ndalua shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale””, informoi policia në atë kohë.

Duke shtuar se: “Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. 31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.”

Zbardhja e vrasjes së biznesmenit

Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëllaha, krim i ndodhur mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor) në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes.

Sipas burimeve edhe incidentet e fundit mes viktimës dhe ortakut të tij, 32-vjeçarit Xhino Ago, kanë pasur si shkak këtë çështje.

Xhino Ago, akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërsa si autorë të dyshuar të vrasjes, u shpallën në kërkim 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe rojen e karburantit, në pronësi të viktimës, 52-vjeçarin Kujtim Pisha për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion.

Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët, si edhe arma e zjarrit me të cilën u vra Mondi Mëllaha.

Uniformat blu, informojnë se u sekuestruan gjithashtu dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të 32-vjeçarit Xhino Ago, i cili ia kishte dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit.

Njoftimi:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.

Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.

Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).

Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.

Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

K. P., 52-vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32-vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35-vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridi

The post Iu sekuestrua 136 mijë euro pasuri/ Kush është 32-vjeçari i akuzuar si vrasës i biznesmenit Mondi Mëhalla, zbardhet e shkuara e tij kriminale appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ky është Marselo Arani, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Mondi Mëhallës

By: armand
2 December 2025 at 13:53

Personi në foto është Marselo Arani, është një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e ndodhur të dielën, të biznesmenit Mondi Mëhalla. 32-vjeçari, i cili ishte nën masën e arrestit të shtëpisë për akuzën e pastrimit të parave, ka qenë një emër i njohur për autoritetet shqiptare. Në muajin Qershor të këtij viti, Aranit iu […]

The post FOTO/ Ky është Marselo Arani, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Mondi Mëhallës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌