Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Përshtatën stanin për kultivimin e kanabisit, Gjykata e Lezhës dënon me 17 vite burg 3 persona

By: Fax Web
24 December 2025 at 10:17

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, mes të cilëve edhe vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca.

Armando Ndreca u gjet fajtor për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” dhe u dënua me katër vite e katër muaj burg. Ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Lirim Bulica, e shpalli të pafajshëm.

Po ashtu, dy personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, Elvis Shpellzaj dhe Armel Nikdukaj, u dënuan me nga 6 vite e 8 muaj burg secili për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Të tre personat përfituan lehtësira nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve. Ata u arrestuan nga Policia e Lezhës në muajin prill të vitit 2024, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një stan për kultivimin e drogës.

Nga ky ambient u sekuestruan 2 973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale, si dhe 3 aparate celularë.

Goditja e këtij rasti të kultivimit të bimëve narkotike erdhi pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Policia e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, e cila finalizoi operacionin.

Yesterday — 23 December 2025Main stream

Stani i drogës, gjykata dënon vëllain e ish-deputetit të PS-së

By: Elva
23 December 2025 at 17:49

Vëllai i ish-deputetit të Qarkut Lezhë, Eduard Ndreca, është dënuar për kultivim të bimëve narkotike me 4 vite e 4 muaj heqje lirie. Gjykata e Lezhës ka dënuar me gjithsej 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, mes të […]

The post Stani i drogës, gjykata dënon vëllain e ish-deputetit të PS-së appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur

By: armand
21 December 2025 at 15:57

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:10 në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Sipas policisë, një automjet që drejtohej nga shtetasi malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit malazez, si edhe pasagjerja që […]

The post Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përfundon në kanal, raportohet për të plagosur

21 December 2025 at 16:00

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në superstradën Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.

Mësohet janë përplasur dy automjete, njëri prej të cilëve doli jashtë rrugë.

Në këtë aksident janë përfshirë një mjet që drejtohej nga shtetasi malazez dhe një automjet tjetër me drejtues shtetasin italian.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesit e mjeteve me targa të huaja, pasagjerja që udhëtonte me automjetin qe drejtohej nga shtetasi italian.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Vetëm dy ditë më parë, në të njëjtin vend u përplasën 2 mjete dhe njëri prej tyre doli jashtë rruge, ndërsa si pasojë e tij u plagosën 3 persona.

Lezhë, përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen drejtuesi malazez dhe pasagjerja

By: D Marku
21 December 2025 at 16:10

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi malazez A. C., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. R., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Lezhë, përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen drejtuesi malazez dhe pasagjerja appeared first on Albeu.com.

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna në gjendje të rënduar psikologjike i jep fund jetës

By: Ela
20 December 2025 at 10:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku nënë e bir kanë humbur jetën pasditen e djeshme (19 Dhjetor). Raportohet se 42 vjeçari Aleksander Marku është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij në lagjen rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht […]

The post Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna në gjendje të rënduar psikologjike i jep fund jetës appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

By: V K
20 December 2025 at 10:22

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin e tij me vegla pune.

Policia njofton se shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, ka vdekur dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Por, nëna e tij, kur ka mësuar lajmin e rëndë,në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se ka varur veten. Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72-vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

The post Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten appeared first on Albeu.com.

Përplasen dy makina në aksin Lezhë–Shkodër, plagosen dy persona

By: Elva
19 December 2025 at 18:50

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjadrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve, një automjet që drejtohej nga shtetasi F. Z. është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi E. S. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të […]

The post Përplasen dy makina në aksin Lezhë–Shkodër, plagosen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen 2 persona

By: M C
19 December 2025 at 19:50

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Lezhës, konkretisht në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona.

Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen 2 persona appeared first on Albeu.com.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati

18 December 2025 at 13:51
KPA

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 17 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati appeared first on Reporter.al.

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, kamionçina përplas gruan e moshuar/ Shoferi shoqërohet në komisariat

By: M C
17 December 2025 at 19:20

Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, një kamionçinë ka përplasur një grua ende të paidentifikuar e cila aktualisht ndodhet në spital.

Drejtuesi i kamionçinës është shoqëruar nga policia në komisariat për të sqaruar rrethanat e aksidentit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

The post Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, kamionçina përplas gruan e moshuar/ Shoferi shoqërohet në komisariat appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas të moshuarën, transportohet në spital

17 December 2025 at 17:58

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës.

Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Fatmirësisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Fashion Kids” sjell pasarelë plot ngjyra për fëmijët në Lezhë

15 December 2025 at 22:31

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Sheshi i festave në qytetin e Lezhës u shndërrua në një pasarelë plot ngjyra, buzëqeshje dhe elegancë, gjatë aktivitetit “Fashion Kids”, një event i veçantë i kushtuar fëmijëve dhe artit të modës.

Fëmijët pjesëmarrës shkëlqyen në sfilatë me veshje elegante dhe plot stil, duke përcjellë emocione pozitive, energji dhe gëzim për të gjithë të pranishmit. Me hapa të sigurt dhe buzëqeshje të sinqerta, ata krijuan një atmosferë festive dhe artistike, që u shoqërua me duartrokitje dhe entuziazëm nga publiku.

Aktiviteti u organizua nga Pallati i Kulturës “Dedë Ndue Lazri”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj”, si një nismë për të promovuar kreativitetin dhe talentin e fëmijëve në komunitet. Veshjet, të realizuara me kujdes dhe dashuri nga kostumografja Lorena Malshi, i dhanë eventit një hijeshi dhe elegancë të veçantë.

Pasarela u shoqërua me këngë, argëtim dhe momente artistike, duke e kthyer këtë pasdite në një përvojë të paharrueshme për fëmijët dhe familjet e tyre.

Organizatorët falënderuan fëmijët, prindërit dhe të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në realizimin e këtij aktiviteti, i cili solli magji dhe buzëqeshje në qytetin e Lezhës.

/e.xh/r.e/a.f/

The post “Fashion Kids” sjell pasarelë plot ngjyra për fëmijët në Lezhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës

By: Ela
13 December 2025 at 20:00

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, është në të njëjtën linjë me partinë që e kandidoi, duke u dhënë paratë firmave apo personave të njohur të qeverisë qendrore. Pavarësisht se pushtetit duhet të ishin të ndara, Ndreu duket se zbaton me përpikmëri çdo direktive, që paratë t’i marrin ata që njihen si miqtë e […]

The post Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Tentativë arratisjeje në burgun e Lezhës/ EMRI – DETAJE

By: Ela
13 December 2025 at 17:23

Adriano Berisha, 31 vjeç, ka tentuar mesditën e djeshme të largohet nga burgu i Shënkollit, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë. Pas rreth 500 metrash nga rrethimi i burgut, ai është kapur dhe rikthyer në qeli, pa shkaktuar incidente apo rrezik për punonjësit dhe komunitetin. Ngjarja ka ndodhur gjatë një aktiviteti të jashtëm […]

The post Tentativë arratisjeje në burgun e Lezhës/ EMRI – DETAJE appeared first on BoldNews.al.

Gjeli i detit…të festave/ Fermerët e Zadrimës: të shitet gjatë gjithë vitit, kemi kosto

13 December 2025 at 15:46

Fermerëve që merren me rritjen e gjelit të detit, shpendit më të kërkuar për festa, iu ka ardhur koha të shpërblehen për mundin e një viti.

Në Zadrimë të Lezhës fermerët thonë se i rrisin në mënyrë tërësisht natyrale, por kjo ka kosto të lartë. Kostot dhe mungesa e tregut të qëndrueshëm gjatë të gjithë vitit ka bërë që ne këtë zonë prodhimi të mos jetë i njëjtë me vitet e shkuara.

Këtë vit në Zadrimë janë rritur rreth 15 mijë gjela deti, një shifër që ka pësuar rënie me rreth 30% krahasuar me pesë vite më parë.

“Është i vështirë me u rrit, po bukur me u shit, ne e shesim një herë në vit, 365 ditë që e mbajmë gjelin e detit nga 200 bëjnë 73 mijë lekë , nga këto 150 lekë shpenzime dhe 50 lekë , 18 mijë lekë më mbesin mua”, shprehet ai.

Për të promovuar produktin vendas u zhvillua dhe panairi i përvitshëm i gjelit të detit. Kuzhinierët që morën pjesë në aktivitet apeluan që gjeli i detit të përdoret jo vetëm gjatë festave të fundvitit, e kjo fillimisht nga vetë ata.

Ndërkohë banorët e zonës theksuan rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite prodhimi.

/abcnews.al/

Traditat kulturore e gastronomike në panairin e gjelit të detit në Zadrimë

13 December 2025 at 12:54

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Në Lezhë u organizua panairi i gjelit të detit, i kthyer tashmë në traditë vitet e fundit.

Fermerët e Lezhës u mblodhën në Zadrimë, e njohur prej vitesh për mbarështimin e këtij shpendi, simbol i tryezës së Krishtlindjes dhe natës së ndërrimit të viteve.

Përveç promovimit të produktit vendas, panairi solli edhe tradita kulturore e gastronomike të kësaj zone.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha në një prononcim për mediet se “bashkia, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të gjithë duhet të bëjmë më shumë në drejtim të fermerëve, jo vetëm për gjelin e detit, që zona e Zadrimës si një ndër zonat më të spikatura në fushën e agrokulturës dhe kultivimit të gjelit të detit të jetë e mbështetur dhe të jetë në fokusin e projekteve të qeverisë”.

“Zadrima është ndërkombëtarizuar me ato që ka bërë, produktin lokal e ka ndërkombëtarizuar”, theksoi Ndreu.

Ndreu informoi se në këtë zonë do të kryhen një sërë investimesh si rehabilitmi i infrastrukturës rrugore, ujësjellësi i Mabes dhe Dragushës dhe shumë investime të tjera.,

Festa e gjelit të detit ka si qëllim kryesor promovimin e prodhimit vendas, traditës, folklorit, trashëgimisë, shndërrimin e tyre në asete promovuese të zonës dhe nxitëse të agroturizmit.

/k.s/j.p/

The post Traditat kulturore e gastronomike në panairin e gjelit të detit në Zadrimë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në Lezhë/ Makina përplaset me motoçikletën, dy të plagosur

By: armand
12 December 2025 at 18:13

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit. Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet […]

The post Aksident në Lezhë/ Makina përplaset me motoçikletën, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin

By: Rovena
12 December 2025 at 17:58

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit. Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Kontrolle në banesat e vrasësve me pagesë, çfarë u gjet në Gjirokastër, Vlorë dhe në Lezhë

11 December 2025 at 20:22


Një operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke rezultoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një arsenali të konsiderueshëm armësh zjarri dhe municioni luftarak.

Gjatë kontrolleve në banesa të disa shtetasve shqiptarë të dyshuar për vrasje me pagesë, u gjetën tre armë automatike, qindra fishekë dhe krehra armësh. Armët dhe municioni ishin fshehur në banesën e një prej të arrestuarve në Greqi, i cili dyshohet për përfshirje në aktivitete kriminale dhe u arrestua dy ditë më parë me akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal, që posedonte armë zjarri.

Operacioni policor, i koduar “Provat”, u zhvillua në disa qytete shqiptare, përfshirë Gjirokastrën, Vlorën dhe Lezhën, pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet greke për kapjen e disa shtetasve shqiptarë.

Në Labovë e Kryqit, Policia e Gjirokastrës gjeti të fshehura armët dhe municionin në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç. Përveç kallashnikove dhe armës tjetër automatike, kontrolli zbuloi qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, të dyshuar të trafikuar.

Armët e sekuestruara do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik, ndërsa hetimet ndaj të dyshuarve vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me homologët grekë.

Struktura e Policisë Kriminale, në koordinim me DVP-të e Gjirokastrës, Vlorës dhe Lezhës, po dokumenton veprimtarinë kriminale të katër shtetasve shqiptarë: Dh. M., 45 vjeç nga Labova e Kryqit; A. B., 32 vjeç nga Kudhësi, Himarë; F. P., 39 vjeç nga Lezha; dhe P. Th., 31 vjeç nga Muzina, Sarandë. Të katërt dyshohen si vrasës me pagesë.

Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar të gjitha lidhjet dhe aktivitetet kriminale të të dyshuarve.


❌
❌