Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj

By: Brisi
15 December 2025 at 09:35

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore. Mësohet se gruaja e plagosur ishte shtatzënë. Në vendngjarje […]

The post Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Lezhë/ Makina përplaset me motoçikletën, dy të plagosur

By: armand
12 December 2025 at 18:13

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit. Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet […]

The post Aksident në Lezhë/ Makina përplaset me motoçikletën, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, katër të plagosur pas përplasjes së dy makinave

By: Elva
6 December 2025 at 18:36

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Murriz–Shakallë e Tujanit, në vendin e quajtur Zall-Bastar, ku janë plagosur katër persona pas përplasjes së dy automjeteve. Sipas raportimeve nga vendngjarja, njëra prej makinave është përmbysur si pasojë e përplasjes së fortë. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës […]

The post Aksident i rëndë në Zall-Bastar, katër të plagosur pas përplasjes së dy makinave appeared first on BoldNews.al.

Tragjike në Kaliforni, 4 viktima dhe 14 të plagosur pas të shtënave në festën e ditëlindjes

By: V K
30 November 2025 at 09:02

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, në një sulm masiv me armë gjatë një feste ditëlindjeje të një fëmije në qytetin Stockton të Kalifornisë së Veriut.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në një restorant ku po mbahej festa. Sipas policisë, autori i dyshuar është ende në arrati, ndërsa të dhënat e para sugjerojnë se sulmi mund të ketë qenë i synuar, raporton BBC.

Autoritetet lokale konfirmuan se mes viktimave ka si të rritur, ashtu edhe fëmijë. Nuk është bërë ende e ditur gjendja shëndetësore e personave të plagosur.

Zyra e sherifit të qarkut San Joaquin tha se të shtënat u regjistruan pak para orës 18:00 me orën lokale, ndërsa zëdhënësja Heather Brent e përshkroi incidentin si “të pakonceptueshëm”.

“Nga informacionet paraprake, dyshohet se mund të jetë një ngjarje e synuar dhe hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat”, thuhet në deklaratë. “Detektivët po punojnë intensivisht për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.”

Zëvendëskryetari i bashkisë së Stockton, Jason Lee, reagoi në rrjetet sociale duke shprehur tronditjen e tij:

“Jam i shkatërruar dhe i zemëruar nga lajmi për të shtënat masive në një festë ditëlindjeje të një fëmije. Një ditëlindje nuk duhet të jetë kurrë një vend ku familjet frikësohen për jetën”.

Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, bëri të ditur se ai është informuar mbi ngjarjen “tronditëse” dhe po ndjek nga afër zhvillimet.

The post Tragjike në Kaliforni, 4 viktima dhe 14 të plagosur pas të shtënave në festën e ditëlindjes appeared first on Albeu.com.

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi/ Kaliforni, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

By: Rovena
30 November 2025 at 08:51

Të paktën katër persona janë vrarë në një të shtënë masive në festën e ditëlindjes së një fëmije në Kaliforni.

Dhjetë të tjerë u plagosën në të shtënat në një restorant të shtunën në mbrëmje, në qytetin verior të Stocktonit. Një i dyshuar është ende në arrati dhe policia thotë se beson që të shtënat mund të kenë qenë “të shënjestruara”.

Policia lokale thotë se viktimat përfshijnë të rritur dhe fëmijë. Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk është konfirmuar. Zyra e sherifit të qarkut San Joaquin tha se të shtënat ndodhën pak para orës 18:00, ndërsa zëdhënësja Heather Brent e përshkroi incidentin si “të paimagjinueshëm”.

Një deklaratë vazhdoi: Ky është një hetim shumë aktiv dhe i vazhdueshëm, dhe informacioni mbetet i kufizuar.

“Treguesit e hershëm sugjerojnë se ky mund të jetë një incident i synuar dhe hetuesit po shqyrtojnë të gjitha mundësitë.”

Zëvendëskryetari i bashkisë së Stocktonit, Jason Lee, tha: Jam i shkatërruar dhe i zemëruar kur mësova për të shtënat masive në festën e ditëlindjes së një fëmije.

“Një festë ditëlindjeje nuk duhet të jetë kurrë një vend ku familjet kanë frikë për jetën e tyre.” 

SLLOVAKI – Tetëmbëdhjetë të plagosur pas përplasjes së trenave

10 November 2025 at 17:37

BRATISLAVË, 10 nëntor /ATSH-DPA/- Kryeministri sllovak, Robert Fico ka refuzuar dorëheqjen e ministrit të Transportit pas një incidenti të dytë të ngjashëm në më pak se një muaj, sipas Agjencisë Sllovake të Lajmeve (TASR).

“Tetëmbëdhjetë persona që u plagosën në një përplasje trenash dje në mbrëmje mbeten në spital”, thanë sot zyrtarët sllovakë.

Një tren rajonal me shpejtësi të lartë nga Bratislava për në Nitra u përplas me një tren me shpejtësi të lartë nga Kosice për në Bratislavë që udhëtonte në të njëjtin drejtim pasi u largua nga stacioni i Pezinok.

Ministri i Brendshëm sllovak, Matus Sutaj dhe zyrtarë të tjerë thanë se 79 pasagjerë, nga rreth 800 në total, u dërguan në spitale, shumica e tyre me plagë të lehta.

“Tetembëdhjetë prej tyre ishin ende të shtruar në spital dhe askush nuk ishte në gjendje kërcënuese për jetën”, tha ministri i Shëndetësisë Kamil Sasko.

“Përplasja ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor”, tha sot kryeministri Robert Fico, ndërsa hodhi poshtë dorëheqjen e ministrit të Transportit, Jozef Raz Jr për shkak të incidentit të dytë të tillë brenda një muaji.

Megjithatë, Fico tha se do t’i kërkonte Raz të shkarkonte menaxhimin e kompanisë kombëtare hekurudhore ZSSK, megjithëse hetimi nuk ka përfunduar ende.

Trafiku hekurudhor mbeti i mbyllur në të dy drejtimet në seksionin midis Pezinokut dhe Bratislavës të hënën.

Më 13 tetor, dy trena të shpejtë u përplasën në Sllovakinë lindore, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra pasagjerëve, përfshirë dy prej tyre në gjendje të rëndë. //a.i/

 

The post SLLOVAKI – Tetëmbëdhjetë të plagosur pas përplasjes së trenave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Të paktën 12 të vdekur pas rrëzimit të avionit të mallrave në Kentaki

6 November 2025 at 10:45

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH/- Numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni mallrash të UPS në shtetin amerikan të Kentakit është rritur në 12, tha dje në mbrëmje kryetari i bashkisë së Louisville, Craig Greenberg.

“Tani mund të konfirmoj se janë 12 viktima”, tha kryetari i bashkisë për CNN, duke shtuar se tre prej tyre besohet të jenë anëtarët e ekuipazhit që kishin qenë në bordin e avionit.

Gjithashtu, mbi 12 persona u raportuan të plagosur, disa prej të cilëve shumë rëndë, duke pësuar djegie dhe plagë.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), avioni “McDonnell Douglas MD-11” u ngrit të martën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville Muhammad Ali – rreth orës 17:15.

Avioni ishte drejtuar për në Honolulu, në shtetin amerikan të Hawaiit.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) po heton shkakun e rrëzimit.

Anëtari i NTSB-së, Todd Inman, tha dje në një konferencë se kamerat e sigurisë së aeroportit treguan motorin e majtë që shkëputej nga krahu i avionit gjatë ngritjes.

Sipas zyrtarëve, vendi i rrëzimit ndodhet në afërsi të një kompanie riciklimi dhe pjesësh automobilistike. //a.i/

The post SHBA – Të paktën 12 të vdekur pas rrëzimit të avionit të mallrave në Kentaki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – 10 të plagosur pas sulmit në një tren, reagojnë Starmer dhe Mahmood

2 November 2025 at 08:33

LONDËR, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Dhjetë persona janë në spital, me nëntë prej tyre me lëndime të rënda, pas sulmit me thikë që ndodhi mbrëmë në bordin e një treni që udhëtonte nga Doncaster për në King’s Cross në Cambridgeshire.

Njësia Antiterroriste Britanike po heton gjithashtu incidentin.

Qen të trajnuar për të nuhatur çdo lloj rreziku, duke përfshirë armët dhe narkotikët, u vendosën gjithashtu në tren.

Mediet në vendngjarje theksuan se hetuesit do të duhet të “kenë një mendje absolutisht të hapur” për të përcaktuar nëse diçka tjetër, siç janë armët e fshehura ose narkotikët, mund të jetë ende në tren që mund të paraqesë një kërcënim.

”Sky” raporton se Shërbimi i Ambulancës së Anglisë Lindore tha se kishte vendosur një “përgjigje në shkallë të gjerë”.

Një zëdhënës shpjegoi se ambulanca të shumta, komandantë taktikë dhe Ekipi i Reagimit të Zonës së Rrezikshme shkuan në vendngjarje, së bashku me ekipet e kujdesit intensiv dhe helikopterët nga ”East Anglian Air” dhe ”Essex & Herts Air Ambulance”.

“Mund të konfirmojmë se kemi transportuar pacientë të shumtë në spital”, tha zëdhënësi.

Policia Britanike e Transportit ka arrestuar dy persona.

BBC raporton se, sipas policisë, alarmi u dha në orën 19:39 dhe më shumë se 30 oficerë, përfshirë oficerë të armatosur, shkuan në vendin e ngjarjes.

“Incidenti i tmerrshëm në një tren pranë Huntingdon është thellësisht shqetësues. Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit dhe falënderimet e mia shkojnë për shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre. Kushdo në zonë duhet të ndjekë këshillat e policisë”, shkroi kryeministri Keir Starmer në X.

“Jam thellësisht e trishtuar kur mësova për sulmet me thikë në Huntingdon”, shkroi sekretarja e Brendshme britanike Shabana Mahmood në X.

“Dy të dyshuar u arrestuan menjëherë dhe u lanë në paraburgim. Po marr përditësime të rregullta mbi hetimin. I bëj thirrje njerëzve të shmangin komentet dhe spekulimet në këtë fazë të hershme”, shtoi ajo./ a.jor.

The post BM – 10 të plagosur pas sulmit në një tren, reagojnë Starmer dhe Mahmood appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

1 November 2025 at 15:28

Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës, Greqi, mëngjesin e kësaj të shtune, ku tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje të armatosur midis dy familjeve në fshatin Vorizia, në komunën e Phaistos, Heraklion. Sipas mediave […]

The post “Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

26 October 2025 at 14:07

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Bulqizë-Maqellare në afërsi të urës së Drinit të Zi në Gjoricë. Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin S.A. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B.T. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që […]

The post Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Motori përplaset me makinën në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

26 October 2025 at 10:09

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një motor me targa të huaja, me të cilin po udhëtonin dy turistë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy personat që po udhëtonin me […]

The post FOTO/ Motori përplaset me makinën në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona (VIDEO)

18 October 2025 at 11:39

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune ë aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave” në Durrës. Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të […]

The post Aksident në Durrës/ Përplasen dy makina, plagosen 5 persona (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Sherr masiv me thika në Kamëz, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

12 October 2025 at 19:57

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore, Kamëz, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave. Nga informacionet paraprake raportohet për disa të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se janë 4 persona që kanë mbetur […]

The post Sherr masiv me thika në Kamëz, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma appeared first on BoldNews.al.

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Vietnam, tetë të vdekur dhe disa të zhdukur

8 October 2025 at 16:40

VIETNAM- Të paktën 8 persona humbën jetën ndërsa 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Vietnam, pasi tajfuni “Matmo” shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu, sipas raporteve të mediave.

Tre persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, katër në përmbytje të menjëhershme dhe një nga një goditje rrufeje, raportoi “Gazeta e Ushtrisë Popullore”, duke cituar një raport nga Ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit.

Gazeta drejtohet nga Komisioni Qendror Ushtarak i Partisë Komuniste të Vietnamit dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Ajo raportoi se 15.762 shtëpi u përmbytën ndërsa 402 shtëpi pësuan dëme.

Përmbytjet janë të pranishme në 33 komuna dhe 5.455 familje në Thai Nguyen, dhe tre komuna dhe 1.034 familje në Lang Son. Ndërkohë janë përmbytur dhe dëmtuar rreth 15 mijë hektarë me oriz dhe të mbjella.

Kryeministri vietnamez, Pham Minh Chinh ka ndarë 140 miliardë VND (5.3 milionë dollarë) nga fondi i emergjencës i buxhetit qendror të vitit 2025 për të ndihmuar katër provincat veriore të prekura nga përmbytjet./abcnews.al

Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar

7 September 2025 at 14:53

Policia e Durrësit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me sherrin mes dy familjeve të regjistruar mesditën e kësaj të diele, rreth orës 13:20 në lagjen e Spitallës. Burime zyrtare thonë se janë tre persona që kanë mbetur të plagosur me thikë, më konkretisht, shtetasi M. D., 47 vjeç, A. D., 23 […]

The post Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes dy familjeve në Durrës, dy të plagosur, njëri prej tyre me thikë

7 September 2025 at 14:10

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Nga informacionet paraprake mësohet se dy familje, fqinjë me njëra-tjetrën, janë përfshirë në një konflikt banal, i cili ka degraduar deri në përdorimin e thikave dhe sendeve të forta. Burime bëjnë me dije se si pasojë e sherrit, dy persona […]

The post Sherr mes dy familjeve në Durrës, dy të plagosur, njëri prej tyre me thikë appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në ajër mes dy avionëve të vegjël në Kolorado, një i vdekur dhe tre të plagosur

By: gaze tare
2 September 2025 at 09:53

Një përplasje në ajër mes dy avionëve të vegjël në Kolorado gjatë fundjavës ka shkaktuar një viktimë dhe tre të plagosur. Incidenti ndodhi mëngjesin e 31 gushtit në Aeroportin Komunal të Fort Morgan, sipas një njoftimi nga Zyra e Sherifit të Qarkut Morgan.

Sipas autoriteteve, një avion i tipit Cessna 172 ishte në fazën përfundimtare të uljes kur u përplas në ajër me një avion tjetër, model Extra EA 300. Të dy mjetet u rrëzuan dhe shpërthyen në flakë menjëherë pas përplasjes.

Në secilin avion ndodheshin nga dy persona. Pas përplasjes, dy personat që ndodheshin në avionin Cessna pësuan lëndime të lehta dhe u trajtuan në vendngjarje. Nga avioni tjetër, një person humbi jetën në vend, ndërsa tjetri u dërgua në spital.

Identitetet e personave të përfshirë nuk janë bërë publike, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje të tjera për shkak të hetimit që vijon. Ngjarja çoi në mbylljen e përkohshme të aeroportit të dielën.

Hetimet do të zhvillohen nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA). Autoritetet kanë falënderuar qytetarët dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e shpejtë pas aksidentit.

Hetimet pritet të zgjasin disa javë, deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të përplasjes.

The post Përplasje në ajër mes dy avionëve të vegjël në Kolorado, një i vdekur dhe tre të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Tërmeti katastrofik/ Rritet bilanci, më shumë se 800 viktima në Afganistan

1 September 2025 at 10:28

Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan ka shkuar në më shumë se 800 të vrarë. Ndërsa mbi 2,800 persona rezultojnë të plagosur.

Autoritetet shprehen të shqetësuar për shkak se rreziku që numri i viktimave të rritet është shumë i lartë. Tërmeti me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi gjatë natës Afganistanin, ndërsa rreth 6 fshatra janë shkatërruar.

Ekipet ndërkombëtare gjithashtu po ofrojnë ndihmë emergjente dhe po mbështesin trajtimin e të plagosurve në Afganistan.

OKB-ja tha se ekipet e saj në Afganistan po “ofrojnë ndihmë emergjente dhe mbështetje për shpëtimin e jetës”.

 

 

The first pictures are beginning to emerge from Afghanistan after the earthquake.

The magnitude 6.0 quake hit the country’s rugged northeastern province of Kunar, near the Pakistan border, around 11.47pm local time (8.17pm UK time) on Sundayhttps://t.co/wuDeu95awy

📺 Sky 501 pic.twitter.com/MF8WCgRwrJ

— Sky News (@SkyNews) September 1, 2025

Sherr mes disa personave në Korçë, dy të plagosur me thikë

By: Rovena
31 August 2025 at 22:07

Dy  persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti mes disa personave në qytetin e Korçës. ABC News ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në “Parkun Rinia”, në orët e mbrëmjes.

Dy  të plagosurit janë çuar me urgjencë në spital për të trajtim mjekësor. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur mes dy grupeve për një konflikt banal, në një lokal të njohur të parkut të qytetit.

“Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Shpërthim i fuqishëm: 25 të plagosur dhe zjarr i madh pranë një depoje fishekzjarrësh

By: gaze tare
21 August 2025 at 14:20

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një dyqan pranë një depoje fishekzjarrësh në rrugën MA Jinnah, në Karaçi, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 25 personave dhe një zjarr masiv që përfshiu zonën.

Sipas burimeve zyrtare, shpërthimi thau xhamat e dyqanit përkatës, duke i hedhur ato drejt kalimtarëve. Dhjetë prej të plagosurve u transportuan urgjentisht në Spitalin Civil, ndërsa të tjerët morën trajtim në ambjente aty pranë. Shumica e plagëve janë shkaktuar nga xhamat e thyer.

Njësitë e policisë dhe zjarrfikësve mbërritën shpejt në vendngjarje dhe bllokuan rrugën për të parandaluar rrezikun nga shpërthime të përsëritura. Ndërtesa në fjalë strehonte dyqane pajisjesh mjekësore dhe një depo me fishekzjarre, ku spamja dhe bombolat e oksigjenit po hiqeshin urgjentisht për të shmangur një katastrofë më të madhe.

Flakët dhe tymi i dendur përfshinë zonën përreth, duke dëmtuar automjetet dhe ndërtesat fqinje. Dëshmitarët përshkruan një atmosferë kaotike:

“Pamë njerëz që po gjakosnin; ishte një shpërthim tepër i fortë. Shpëtuam disa dhe më pas thirrëm zjarrfikësit,” – rrëfen një nga ta.

Një personel i shpëtimit deklaroi gjithashtu se shpërthimi u shkaktua nga një cylindër eksploziv që po paketohesh brenda ndërtesës.

The post Shpërthim i fuqishëm: 25 të plagosur dhe zjarr i madh pranë një depoje fishekzjarrësh appeared first on iconstyle.al.

❌
❌