Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kaliforni, 3 viktima nga stuhia/ Anulohen mijëra fluturime nga aeroportet kryesore

By: Re Nato
26 December 2025 at 23:21

Tre persona kanë humbur jetën në Kaliforni si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që përshfshin Shtetin Amerikan përgjatë Krishtlindjeve.

Stuhitë të cilat pritet të  vijojnë edhe përgjatë fundjavës sollën bllokim të rrugëve kryesore në Los Angeles duke veshtirësuar evakuimin e qindra familjeve.

Sherbimet e emergjencave civile kryen dhjetëra shpëtime duke përfshirë personat e bllokuar në automjete për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Përmbytjet shkaktuan dëme edhe në linjat e energjisë elektrike me mbi 100 mijë familje dhe biznese që mbetën pa rrymë. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom kishte shpallur gjendjen e emergjencës që prej mëngjesit të së mërkurës për shkak të paralajmërimeve për stuhi të forta shiu.

Viktimat që humbën jetën si pasoje e motit të keq ishin një burrë 64 vjeçar ne San Diego, një burrë 74 vjeçar në qytetin Redding dhe një grua 70 vjeçare e cila ndërroi jetë si shkak i rrëshqitjeve të dheut në banesën e saj.

Zona më e prekur nga rrëshiqtjet e dheut ishte Atladena, shumë pranë Los Angeles. Kryebashkiakja e këtij qyteti, Karen Bass ka paralajmëruar qytetaret që të tregojnë kujdes maksimal në udhëtimet  e tyre.

Stuhitë e shiut dhe përmbytjet në Kaliforni vijnë pasi ky shtet Amerikan u përball me zjarre shkatërruese përgjatë verës që preken edhe zonat urbane duke shkaktuar dhjetëra miliona dollarë dëme në shtëpi dhe biznese./abcnews.al

Kaliforni, 3 viktima nga stuhia/ Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet bllokojnë rrugët kryesore

By: xhir jeta
26 December 2025 at 13:50

Tre persona kanë humbur jetën në Kaliforni si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që përshfshin Shtetin Amerikan përgjatë Krishtlindjeve. Stuhitë të cilat pritet të  vijojnë edhe përgjatë fundjavës sollën bllokim të rrugëve kryesore në Los Angeles duke veshtiresuar evakuimin e qindra familjeve.

Sherbimet e emergjencave civile kryen dhjetera shpetime duke perfshire personat e bllokuar ne automjete per shkak te rritjes se nivelit te ujit. Përmbytjet shkaktuan dëme edhe në linjat e energjisë elektrike me mbi 100 mijë familje dhe biznese që mbetën pa rrymë.

Guvernatori i Kalifornise Gavin Newsom kishte shpallur gjendjen e emergjencës qe prej mengjesit te se merkures per shkak te paralajmerimeve per stuhi te forta shiu. Viktimat qe humben jeten si pasoje  e motit te keq ishin nje burre 64 vjecar ne San Diego, njje burr 74 vjecar ne qytetin Redding dhe nje Grua 70 vjecare e cila nderroi jete si shkak i rrëshqitjeve të dheut në banesën e saj.

Zona më e prekur nga rrëshiqtjet e dheut ishte Atladena, shumë pranë Los Angeles. Kryebashkiakja e këtij qyteti Karen Bass ka paralajmeruar qytetaret qe te tregojne kujdes maksimal ne udhetimet  e tyre.

Stuhite e shiut dhe përmbytjet në Kaliforni vijnë pasi ky shtet Amerikan u përball me zjarre shkatërruese përgjatë verës që preken edhe Zonat Urbane duke shkaktuar dhjetëra miliona dollarë dëme në shtëpi dhe biznese./abcnews.al

Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

By: Fax Web
26 December 2025 at 09:46

Pjesa më e madhe e Kalifornisë është përfshirë nga stuhitë e fuqishme të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu. Deri mbrëmjen e Krishtlindjes, zyrtarët lokalë konfirmuan se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq.

Stuhitë, kanë sjellë rreth 27 centimetra shi në disa zona të konteut të Los Angeles-it. Kjo situatë ka detyruar autoritetet të mbyllin rrugët kryesore dhe të nisin evakuimet e banorëve. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom-i, shpalli gjendjen e emergjencës të mërkurën për disa zona jugore të shtetit.
Ngjarjet tragjike u shënuan në zona të ndryshme. Në San Diego, një 64-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrezuar.

Në Redding, një 74-vjeçar vdiq brenda mjetit të tij që u përmbyt nga uji, pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta shpëtuar. Në kontenë Mendocino, një grua rreth të 70-ave u mor nga një valë e fuqishme teksa ndodhej në bregdet dhe humbi jetën në oqean.

Rreth 100 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike deri mbrëmjen e së enjtes. Shpejtësia e erës në disa zona i kaloi 160 km/h, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Kryebashkiakja e Los Angeles-it, Karen Bass-i, u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes maksimal.
“Ju lutem, mos e merrni lehtë këtë stuhi. Nëse duhet të udhëtoni patjetër, tregoni kujdes ekstrem në rrugë“, tha ajo.

Sipas raportimeve të CBS News-it, ky mot ekstrem u shkaktua nga disa “lumenj atmosferikë” (masa të mëdha lagështie që vijnë nga tropiku). Situata u rëndua edhe më shumë në zonat që ishin djegur nga zjarret e janarit, pasi toka pa bimësi nuk arriti ta thithte ujin, duke shkaktuar rrëshqitje dheu.

Arrestohen 4 persona në Kaliforini, kishin planifikuar sulme gjatë natës së Vitit të Ri

By: Elva
15 December 2025 at 22:00

FBI ka penguar një komplot të dyshuar terrorist që synonte sulme me bomba në Los Angeles dhe Orange County gjatë natës së Vitit të Ri. Lajmi u konfirmua nga Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e cila theksoi se “një tragjedi masive është shmangur në momentet e fundit”. Sipas autoriteteve, janë arrestuar katër persona […]

The post Arrestohen 4 persona në Kaliforini, kishin planifikuar sulme gjatë natës së Vitit të Ri appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se kishin planifikuar sulme me bombë në Kaliforni, arrestohen katër persona

15 December 2025 at 18:25

Katër anëtarë të një grupi ekstremist janë arrestuar për dyshimin se kanë komplotuar sulme me bomba në natën e Vitit të Ri në të gjithë Kaliforninë Jugore.

Të dyshuarit u arrestuan në Luginën e Luzernit. FBI tha se të katër personat e identifikuan veten si anëtarë të një dege radikale të Frontit të Çlirimit të Ishullit Turtle (TILF), një grup ekstremist me një ideologji pro-palestineze, anti-ligjore dhe anti-qeveritare.

Sipas FBI-së, ata dyshohet se po planifikonin sulme të koordinuara me bomba në natën e Vitit të Ri duke përdorur pajisje shpërthyese të improvizuara , duke synuar pesë vende të ndryshme, përfshirë dy kompani.

Të shtëna me armë zjarri në Kaliforni, 4 viktima dhe 10 të plagosur

By: Fax Web
30 November 2025 at 09:16

Të paktën katër persona u vranë të shtunën pasdite në Stockton, të Kalifornisë, kur disa persona të armatosur hapën zjarr gjatë një takimi familjar ku morën pjesë 14 persona, përfshirë disa fëmijë.

Zëdhënësja e Zyrës së Sherifit të Qarkut San Joaquin, Heather Brent, tha se fëmijë dhe të rritur ishin midis viktimave të sulmit, i cili ndodhi brenda një salle eventesh në Stockton. “Provat fillestare sugjerojnë se ky mund të jetë një sulm i shënjestruar”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

Zëvendëskryetari i bashkisë së Stockton, Jason Lee, tha në një postim në Facebook se të shtënat ndodhën gjatë një feste ditëlindjeje për fëmijë dhe se ai ishte në kontakt me autoritetet lokale për të mësuar rrethanat e incidentit.

“Jam në kontakt me stafin dhe zyrtarët e sigurisë publike për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe do të kërkoj përgjigje. Do të kërkoj përgjigje”, tha ai.

“Në këtë kohë, mund të konfirmojmë se 14 persona janë qëlluar dhe katër persona janë konfirmuar të vdekur”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut San Joaquin në një postim në X.

“Hetimi është duke vazhduar dhe informacioni mbetet i kufizuar. Indikacionet fillestare tregojnë se ky mund të jetë një sulm i shënjestruar dhe hetuesit po hetojnë të gjitha mundësitë”, shtoi ai.

Policia tha se autoritetet u thirrën për një të shtënë pak para orës 6 të mbrëmjes pranë bllokut 1900 të Rrugës Lucille në Stockton, rreth 50 milje në lindje të San Franciskos. Të shtënat ndodhën brenda një salle banketesh.

 

Tragjike në Kaliforni, 4 viktima dhe 14 të plagosur pas të shtënave në festën e ditëlindjes

By: V K
30 November 2025 at 09:02

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, në një sulm masiv me armë gjatë një feste ditëlindjeje të një fëmije në qytetin Stockton të Kalifornisë së Veriut.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në një restorant ku po mbahej festa. Sipas policisë, autori i dyshuar është ende në arrati, ndërsa të dhënat e para sugjerojnë se sulmi mund të ketë qenë i synuar, raporton BBC.

Autoritetet lokale konfirmuan se mes viktimave ka si të rritur, ashtu edhe fëmijë. Nuk është bërë ende e ditur gjendja shëndetësore e personave të plagosur.

Zyra e sherifit të qarkut San Joaquin tha se të shtënat u regjistruan pak para orës 18:00 me orën lokale, ndërsa zëdhënësja Heather Brent e përshkroi incidentin si “të pakonceptueshëm”.

“Nga informacionet paraprake, dyshohet se mund të jetë një ngjarje e synuar dhe hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat”, thuhet në deklaratë. “Detektivët po punojnë intensivisht për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.”

Zëvendëskryetari i bashkisë së Stockton, Jason Lee, reagoi në rrjetet sociale duke shprehur tronditjen e tij:

“Jam i shkatërruar dhe i zemëruar nga lajmi për të shtënat masive në një festë ditëlindjeje të një fëmije. Një ditëlindje nuk duhet të jetë kurrë një vend ku familjet frikësohen për jetën”.

Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, bëri të ditur se ai është informuar mbi ngjarjen “tronditëse” dhe po ndjek nga afër zhvillimet.

The post Tragjike në Kaliforni, 4 viktima dhe 14 të plagosur pas të shtënave në festën e ditëlindjes appeared first on Albeu.com.

SHBA – Të paktën katër të vdekur e 10 tē plagosur nga të shtënat në Kaliforni

30 November 2025 at 08:18

KALIFORNI, 30 nëntor /ATSH-ANSA/-Katër persona u vranë nga të shtënat me armë pranë Stockton, Kaliforni.

Rreth dhjetë persona u plagosën dhe u dërguan në spitalet lokale.

Zëdhënësja e Zyrës së Sherifit, Heather Brent, konfirmoi vdekjen e katër personave dhe vuri në dukje se viktimat ishin të mitur.

Të shtënat u qëlluan në një vend ku një familje me shumë gjasa po festonte një ditëlindje.

The post SHBA – Të paktën katër të vdekur e 10 tē plagosur nga të shtënat në Kaliforni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi/ Kaliforni, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

By: Rovena
30 November 2025 at 08:51

Të paktën katër persona janë vrarë në një të shtënë masive në festën e ditëlindjes së një fëmije në Kaliforni.

Dhjetë të tjerë u plagosën në të shtënat në një restorant të shtunën në mbrëmje, në qytetin verior të Stocktonit. Një i dyshuar është ende në arrati dhe policia thotë se beson që të shtënat mund të kenë qenë “të shënjestruara”.

Policia lokale thotë se viktimat përfshijnë të rritur dhe fëmijë. Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk është konfirmuar. Zyra e sherifit të qarkut San Joaquin tha se të shtënat ndodhën pak para orës 18:00, ndërsa zëdhënësja Heather Brent e përshkroi incidentin si “të paimagjinueshëm”.

Një deklaratë vazhdoi: Ky është një hetim shumë aktiv dhe i vazhdueshëm, dhe informacioni mbetet i kufizuar.

“Treguesit e hershëm sugjerojnë se ky mund të jetë një incident i synuar dhe hetuesit po shqyrtojnë të gjitha mundësitë.”

Zëvendëskryetari i bashkisë së Stocktonit, Jason Lee, tha: Jam i shkatërruar dhe i zemëruar kur mësova për të shtënat masive në festën e ditëlindjes së një fëmije.

“Një festë ditëlindjeje nuk duhet të jetë kurrë një vend ku familjet kanë frikë për jetën e tyre.” 

Sulm me armë zjarri në Kaliforni, plagosen brenda qendrës tregtare tre persona

By: Brisi
29 November 2025 at 20:05

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur një qytetin e Kalifornisë kur një burrë i panjohur hapi zjarr brenda qendrës tregtare Valley Fair Mall. Sipas njoftimit të policisë, nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur 3 veta: një burrë, një grua dhe një vajzë 16 vjeçe. Të plagosurit janë dërguar në spital për të […]

The post Sulm me armë zjarri në Kaliforni, plagosen brenda qendrës tregtare tre persona appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh në Kaliforni: Mijëra hektarë të djegur dhe evakuime

By: gaze tare
14 November 2025 at 22:09

Një zjarr masiv ka shpërthyer në Kaliforni pranë kufirit me Nevadën, duke djegur mijëra hektarë kullota dhe duke shkaktuar evakuime të mëdha. Zjarri, i cili nisi të enjten në shkurre në Qarkun Mono, rreth 150 milje në juglindje të Sakramentos, ka përshkuar rreth 3,400 hektarë dhe ka shkatërruar 15 ndërtesa. Pjesa më e madhe e banorëve janë evakuuar, por tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre. Megjithatë, zjarri është ende në kontroll vetëm 5%, dhe ka arritur të shtrihet rreth 10 kilometra larg nga vendpushimi i njohur për skijim, Mammoth Lakes.

Parashikimet meteorologjike sugjerojnë se shirat që po lëvizin në jug nga zona e San Franciskos mund të ndihmojnë në shuarjen e flakëve. Sidoqoftë, një tjetër stuhi e fortë ka goditur Los Anxhelosin, e cila mund të shkaktojë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në zonat e shkatërruara nga zjarret e janarit. Meteorologët paralajmërojnë se shira të rrëmbyeshëm mund të bien gjatë fundjavës, duke shkaktuar rrezik për lëvizje masive të dheut në ato zona që u dogjën më parë.

Stuhia që po përfshin Kaliforninë Jugore ka ngritur shqetësime për pasojat që mund të ketë, sidomos pas tragjedisë që ndodhi vitin e kaluar, kur zjarret shkatërruan qindra shtëpi dhe morën jetë njerëzish. Autoritetet janë në gatishmëri për t’u përballur me pasojat që mund të sjellin këto kushte ekstreme.

The post Zjarr i madh në Kaliforni: Mijëra hektarë të djegur dhe evakuime appeared first on iconstyle.al.

Tronditëse në SHBA, rrëzohet helikopteri mjekësor në Kaliforni, tre anëtarë të ekuipazhit në gjendje kritike

By: gaze tare
7 October 2025 at 14:38

Një helikopter mjekësor u rrëzua gjatë mbrëmjes në Sacramento, Kaliforni, në autostradën Highway 50, pranë 59th Street, duke lënë tre anëtarë të ekuipazhit në gjendje kritike, bënë me dije autoritetet.

Sipas operatorit REACH Air Medical Services, në momentin e aksidentit nuk kishte pacientë në bord. Kryebashkiaku i Sacramento-s, Kevin McCarthy, njoftoi se të mbijetuarit u dërguan në spital për trajtim.

Zjarrfikësit raportuan se helikopteri u gjet i përmbysur në mes të autostradës, me një debris të madh rreth tij. Një prej pjesëtarëve të ekuipazhit ishte bllokuar nën helikopter; me ndihmën e zjarrfikësve dhe qytetarëve u ngrit pjesërisht avioni për ta nxjerrë atë dhe dërguar me urgjencë në ambulancë.

Zonat lindore të Highway 50 u bllokuan për trafikun e drejtimit lindor, ndërsa hetimet për shkaqet e rrëzimit vazhdojnë nga autoritetet federale dhe lokale. REACH konfirmoi se po punon për të përcaktuar gjendjen e ekuipazhit dhe detajet e incidentit.

Burimet raportojnë se helikopteri ishte nisur nga UC Davis Medical Center dhe se fusha e karburantit nuk u ndez, duke parandaluar një zjarr të madh pas rrëzimit.

OMG! A REACH medical helicopter crashed on eastbound Highway 50 in Sacramento, California, reports of multiple victims. – Fire department pic.twitter.com/z5zIuzVikB

— Tim (@Dragonboy155) October 7, 2025

The post Tronditëse në SHBA, rrëzohet helikopteri mjekësor në Kaliforni, tre anëtarë të ekuipazhit në gjendje kritike appeared first on iconstyle.al.

Gjykata Federale në Kaliforni ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Angeles nga Trump

By: Rovena
2 September 2025 at 16:34

Një gjykatës në Kaliforni ka bllokuar vendosjen e Gardës Kombëtare në Los Angeles nga Presidenti Donald Trump. Trump i vendosi trupat këtë verë, pavarësisht kundërshtimit nga guvernatori i Kalifornisë, në përgjigje të protestave kundër bastisjeve të imigracionit.

Gjykatësi i Qarkut Amerikan Charles Breyer vendosi të martën se qeveria kishte shkelur Aktin Posse Comitatus, i cili kufizon fuqinë e qeverisë federale për të përdorur forcën ushtarake për çështje të brendshme.

Gjykatësi Breyer e ka pezulluar vendimin deri më 12 shtator dhe Trump ka të ngjarë të apelojë./abcnews.al

Digjet Kalifornia/ Tre persona të lënduar nga zjarret, shkrumbohen 29 mijë hektarë

By: Rovena
5 August 2025 at 14:51

Mbi 1000 forca zjarrfikëse po luftojnë me flakët që kanë përfshirë Kaliforninë Qendrore në Shtetet e Bashkuara duke kërcënuar qindra banesa dhe duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve.

Sipas të dhënave të fundit flakët kanë shkrumbuar mbi 29 mijë hektarë zone të pyllëzuar si dhe zona të banuara, ndërsa vetëm 5% e zjarrit është vënë nën kontroll sipas asaj që ka deklaruar agjencia Shtetërore e Zjarrfikëseve Call Fire.

Të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur nga zjarri, ku mes tyre një shofer që u dogj nga flakët e automjetit të tij dhe dy punonjës të forcave zjarrfikëse.

Zjarri i quajtur “Gifford Fire” shpërtheu mbrëmjen e të premtes përgjatë autostradës 166 mes Santa Marias dhe Bakersfield.

Më shumë se 450 struktura përfshirë shtëpi dhe biznese vijojnë të jenë nën kërcënimin e flakëve duke përfshirë edhe veriun e Los Angeles.

Ndihma nga ajri ka qenë e kufizuar për shkak të tymit të dendur, por autoritetet kanë përdorur teknologji infra të kuqe për të monitoruar përhapjen e zjarrit. Erërat e forta me shpejtësi deri ne 40 kilometra në orë kanë përkeqësuar përhapjen e zjarrit. Autoritetet Amerikane kanë nisur hetimet pas dyshimeve se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Kalifornia pritet të goditet nga një vale tjetër e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë celsius këtë të mërkurë, vale kjo e cila do të shtojë rrezikun për zjarre./abcnews.al

Donçiç ‘tremb’ Lakers/ Superylli mund të mos rinovojë kontratën në Los Angeles

By: xhir jeta
16 July 2025 at 12:42

E provoi se çdo të thotë të jesh në klubin më të madh të basketbollit në botë.

Luka Donçiç luajti të paktën për disa muaj me fanelën e Lejkërsave, dhe për më tepër në krah të “Mbretit” Lebron Xhejms, por superylli slloven duket disi i pasigurt për të ardhmen.

Mediat amerikane dhe ato europiane shkruajnë se 26-vjeçari mund të mos e firmosë kontratën afatgjatë prej 4 vitesh me një rrogë totale prej 229 milionë USD.

Këtë mund ta bëjë që në 2 gusht.

Sipas analistëve të këtij sporti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donçiç mund të firmosë vetëm për një vit, për të qenë I lirë në 2026.

Sipas rregullave në NBA, Luka mund të kishte firmosur për 5 vjet me rrogë 345.3 milionë USD nëse do të kishte qendruar tek Dallasi.

Llogaritë tani bëhen që, nëse slloveni do të jetë agjent I lirë në 2026, ai mund të arrijë në një nivel pagese të jashtëzakonshëm, prej 418 milionë USD në 5 vjet, apo 83.6 milionë USD në sezon.

Lejkërsat po e mbështesin projektin e tyre të ardhshëm pikërisht tek Luka Donçiç, ndërsa Lebron Xhejms ka kaluar moshën 40-vjeçare, por deri tani nuk ka arritur ta përforcojë skuadrën siç duhet, dhe kjo e ka bërë yllin slloven që të mos ketë besim absolut tek suksesi në Kaliforni./abcnews.al

Tronditëse/ Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

28 June 2025 at 19:45

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në një automjet të mbyllur në temperatura ekstreme prej 43 gradë Celsius. Incidenti ndodhi më 17 qershor dhe u regjistrua nga kamerat e trupit të oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë menjëherë pas një telefonate urgjente.

Kur mbërritën në vendngjarje, oficerët gjetën fëmijën në sediljen e pasme të makinës me motorin e fikur dhe dritaret e mbyllura. Duke parë rrezikun e menjëhershëm për jetën e foshnjës, ata përdorën një levë për të thyer xhamin dhe për të hapur derën, duke e nxjerrë menjëherë fëmijën jashtë. Pas shpëtimit, policët u përkujdesën për foshnjën, duke e mbajtur në krahë dhe duke e qetësuar.

Ende nuk dihet sa kohë ka qëndruar foshnja vetëm në makinë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Departamenti i Policisë së Corona-s publikoi pamjet me qëllim ndërgjegjësimin e publikut mbi rreziqet serioze që sjell lënia e fëmijëve në automjete të mbyllura gjatë temperaturave të larta, duke theksuar se edhe disa minuta mund të jenë fatale.

The post Tronditëse/ Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në Kaliforni: Influencuesja dhe nëna e shtatë fëmijëve, Gloria Zamora vritet nga bashkëshorti

By: D Marku
25 June 2025 at 14:19

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Fontanës në Kaliforni gjatë fundjavës, ku një grua dhe partneri i saj u qëlluan për vdekje në parkingun e një restoranti sushi, ndërsa personi i dyshuar – bashkëshorti nga i cili ajo po divorcohej – u vra më pas nga një zëvendës sherif që ndodhej jashtë detyrës.

Viktimat janë identifikuar si Gloria Zamora, 40 vjeçe, një influencuese e njohur e rrjeteve sociale dhe trajnere fitnesi, dhe Hector Garduno, 43 vjeç.

Sipas autoriteteve, ata u qëlluan në parkingun e restorantit në Summit Avenue nga Thomas Alberto Tamayo Lizarraga, bashkëshorti nga i cili po divorcohet Zamora, shkruan DailyMail.

Zamora kishte folur vetëm një javë më parë në podkastin Horizon për sfidat që po përjetonte gjatë procesit të divorcit.

Ajo frymëzonte me mijëra ndjekës – veçanërisht gra në marrëdhënie apo me familje – të ruanin forcën fizike dhe mendore, duke promovuar një jetë të shëndetshme pavarësisht vështirësive personale.

“Bashkëshorti e kishte ndjekur, nuk dihet saktësisht se si e gjeti vendndodhjen e saj, por ajo kishte qenë aty për afërsisht një orë”, tha oficeri Steve Reed i Policisë së Fontanës.

Pas të shtënave, një zëvendës sherif i Qarkut San Bernardino, i cili ndodhej rastësisht në zonë dhe jashtë detyrës, ndërhyri menjëherë. Ai dëgjoi të shtënat, u kthye dhe u përball me të dyshuarin, duke e qëlluar për vdekje gjatë konfrontimit.

Tragjedia ka lënë pas shumë dhimbje. Gloria Zamora ishte nënë e shtatë fëmijëve, ndërsa Garduno ishte baba i katër vajzave. Vajza e Zamorës konfirmoi përmes një faqeje GoFundMe se njerku i saj ishte autori i vrasjes.

Familjarët e dy viktimave kanë hapur faqe për mbështetje financiare dhe për të nderuar kujtimin e tyre, duke i përshkruar si prindër të përkushtuar dhe njerëz që frymëzonin komunitetin.

Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet. Emri i oficerit që ndërhyri nuk është bërë ende publik.

Sipas Linjës Kombëtare të Thirrjes Kundër Dhunës në Familje, gratë që ndodhen në fazën e ndarjes ose divorcit janë në një nga periudhat më të rrezikshme për dhunë nga partnerët intimë – një statistikë që ky rast tragjik fatkeqësisht e konfirmon.

The post Tragjedi në Kaliforni: Influencuesja dhe nëna e shtatë fëmijëve, Gloria Zamora vritet nga bashkëshorti appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Kaliforni: Influencuesja dhe nëna e 7 fëmijëve vritet nga bashkëshorti

By: gaze tare
24 June 2025 at 19:47

Një influencuese e fitnesit nga Kalifornia me më shumë se 150,000 ndjekës në Instagram është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj në një restorant sushi.

40-vjeçarja është nënë e shtatë fëmijëve, të moshës 8 deri në 24 vjeç, dhe ishte në proces divorci nga 45-vjeçari Tomas Lizarraga, i cili qëlloi për vdekje Zamorën dhe partnerin e saj, Hector Garduno, një 43-vjeçar baba i katër fëmijëve, në parkingun e restorantit.

Të shtënat tërhoqën vëmendjen e disa oficerëve të policisë jashtë detyrës në zonë, përfshirë një zëvendëssherif të Qarkut San Bernardino.

Oficeri po ngiste makinën në rrugën jashtë qendrës tregtare kur dëgjoi të shtënat dhe, pasi pa se çfarë kishte ndodhur, ndaloi te semafori, doli nga automjeti i tij dhe u përball me të dyshuarin.

45-vjeçari u qëllua për vdekje gjatë përleshjes. Dy viktimat e tjera u dërguan në një spital lokal, ku policia tha se ata ndërruan jetë nga plagët e marra.

“Nuk e dimë se si (ai qëllon) e dinte se ku ndodhej, por me sa duket ai ishte në restorant për rreth një orë para të shtënave”, thanë autoritetet.

Disa ditë para të shtënave, Zamora ndau një video të paraqitjes së saj në podkastin HERizon me 152,000 ndjekësit e saj në Instagram me mbishkrimin, ku fliste për divorcin e saj. “Me burra si këta, kujt i duhen armiq?” shkroi ajo. “Në vend që të më mbështesësh, je këtu duke u përpjekur të më shkatërrosh”, tha ajo për ish-partnerin e saj.

The post Tragjedi në Kaliforni: Influencuesja dhe nëna e 7 fëmijëve vritet nga bashkëshorti appeared first on iconstyle.al.

Trump dërgon marinsat në Kaliforni, paralajmërimi: Nuk dua luftë civile, por…

By: fra nc
10 June 2025 at 10:59

Administrata e presidentit Donald Trump ka urdhëruar dislokimin e trupave shtesë në shtetin e Kalifornisë, duke përfshirë për herë të parë edhe marinsat, në përgjigje të përshkallëzimit të protestave dhe tensioneve mes qeverisë federale dhe autoriteteve lokale në Los Angeles.

Sipas njoftimeve nga Departamenti i Mbrojtjes, rreth 2,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë mobilizuar me urdhër të presidentit. Paralelisht, janë vendosur edhe rreth 700 marinsa për të mbështetur forcat e angazhuara në terren dhe për të garantuar mbrojtjen e personelit dhe objekteve federale.

Masat e reja vijnë pas një fundjave protestash kundër operacioneve për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm.

Dislokimi i trupave është bërë pa dakordësinë e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Neësom, i cili ka shprehur rezerva të forta lidhur me ndërhyrjen ushtarake.

Presidenti Trump ka justifikuar vendimin duke thënë se trupat janë të nevojshme për të garantuar sigurinë e zyrtarëve federalë dhe për të ndaluar “agjitatorët profesionistë dhe kryengritësit”, siç i ka quajtur ai protestuesit. “Nëse vazhdojnë kështu, do të goditen më fort se kurrë më parë,” deklaroi Trump, duke shtuar se nuk dëshiron një luftë civile, por situata “po zien”.

Vendosja e marinsave, njësi e ushtrisë së rregullt amerikane, për detyra të brendshme, është konsideruar si një hap i pazakontë dhe përbën një përshkallëzim të ri në përgjigjen e qeverisë ndaj protestave. Kritikët e akuzojnë administratën për përdorim të tepruar të forcës dhe për nxitje të frikës përmes një pranie të theksuar ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump dërgon marinsat në Kaliforni, paralajmërimi: Nuk dua luftë civile, por… appeared first on Euronews Albania.

Prokurori i Kalifornisë padit Trumpin për federalizimin të Gardës Kombëtare të SHBA

By: Besnik
9 June 2025 at 21:39

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, dhe Guvernatori Gavin Newsom kanë paditur Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Ata kundërshtojnë urdhrin e Trump për federalizimin e Gardës Kombëtare dhe dislokimin e saj në qytetin e Los Angeles, si përgjigje ndaj protestave të ndezura nga bastisjet e administratës kundër shërbimeve të Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Prokurori i Përgjithshëm Rob Bonta u shpreh se federalizimi i Gardës Kombëtare është një “abuzim i pastër me autoritetin presidencial”.

“Le të jem i qartë: Nuk ka pushtim. Nuk ka rebelim. Presidenti po përpiqet të prodhojë kaos dhe krizë në terren për qëllimet e tij politike. Federalizimi i Gardës Kombëtare të Kalifornisë është një abuzim i autoritetit të Presidentit sipas ligjit – dhe jo një që ne e marrim lehtë. Ne po i kërkojmë gjykatës të ndalojë urdhrin e paligjshëm dhe të pashembullt.”

Sipas padisë, urdhri i firmosur nga Trump autorizon thirrjen e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare në shërbim federal për një periudhë prej 60 ditësh, pa pëlqimin e guvernatorit – një veprim që, sipas autoriteteve të Kalifornisë, përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht të Amendamentit të Dhjetë, si dhe një tejkalim të kompetencave të presidentit.

Ndërsa Guvernatori i Kalifornisë e cilësoi këtë lëvizje si një “krizë të fabrikuar”, me qëllim marrjen nën kontroll të milicisë shtetërore:

“Ai po krijon frikë dhe terror për të marrë përsipër një milici shtetërore dhe për të shkelur Kushtetutën e SHBA-së. Urdhri i paligjshëm që ai nënshkroi mund t’i lejojë atij të dërgojë ushtrinë në çdo shtet që ai dëshiron. Çdo guvernator – i kuq apo blu – duhet ta refuzojë këtë tejkalim të egër”, shkroi ai në një postim në platformën X.

Më tej, Newsom theksoi se:

“Ka shumë hiperbolë atje. Nuk është kjo. Ky është një hap i padyshimtë drejt autoritarizmit që kërcënon themelet e republikës sonë. Nuk mund ta lëmë të qëndrojë.”

“Presidenti po përpiqet të prodhojë kaos për përfitime politike”

“Kjo është përtej paaftësisë – ky është ai që shkakton qëllimisht kaos, terrorizon komunitetet dhe rrezikon parimet e demokracisë sonë të madhe,” përfundoi Newsom.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom

Tensionet mes administratës Trump dhe udhëheqësve demokratë të Kalifornisë janë rritur ndjeshëm në fundjavën e fundit, ndërsa forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në rrugët e Los Angeles-it, mes protestave të ashpra kundër politikave të imigracionit.

Zyrtarët shtetërorë pohojnë se prania e ushtrisë ka përshkallëzuar situatën dhe ka minuar të drejtën e shteteve për vetëqeverisje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prokurori i Kalifornisë padit Trumpin për federalizimin të Gardës Kombëtare të SHBA appeared first on Euronews Albania.

❌
❌