SHBA – Kongresmeni amerikan Doug LaMalfa vdes papritur në moshën 65-vjeçare
KALIFORNI, 6 janar /ATSH/- Kongresmeni republikan nga Kalifornia, Doug LaMalfa ka vdekur papritur në moshën 65-vjeçare, sipas BBC.
“Shpreh hidhërimin tim të madh për humbjen e një anëtari të shkëlqyer”, tha presidenti amerikan, Donald Trump duke i bërë homazh, LaMalfa-s.
Shkaku i vdekjes së kongresmenit nuk u bë menjëherë i qartë. LaMalfa ishte u zgjodh anëtar i kongresit në vitin 2013.
Ai u përqendrua në çështjet e ujit dhe bujqësisë gjatë mandatit të tij.
Vdekja e tij ul numrin e kongresmenëve republikanë, në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, pas dorëheqjes së ish-aleates së Trump, Marjorie Taylor Greene ditën e djeshme.
LaMalfa studioi në degën e biznesit të specializuar për Bujqësi në “California Polytechnic State University”.
Aktualisht ka katër vende të lira në Dhomën e Përfaqësuesve, me demokratët që janë të favorizuar për të zënë dy prej tyre – në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Teksas në fund të janarit dhe në Nju Xhersi në pranverë.
Sipas ligjit të Kalifornisë, guvernatori Gavin Newsom do të ketë 14 ditë për të kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme për të zënë vendin e LaMalfa-s. //a.i/
The post SHBA – Kongresmeni amerikan Doug LaMalfa vdes papritur në moshën 65-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.