Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Rrëshen, ja dyshimet e policisë

By: M C
23 January 2026 at 20:54

Një automjet i cili ishte i parkuar, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrëshen.

Bëhet me dije se mjeti është djegur pjesërisht, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe nuk kemi të bëjmë zjarrvënie të qëllimshme.

Policia thekson se hetimet do të përcaktojnë nëse ka pasur probleme teknike apo faktorë të tjerë që kanë ndikuar në ngjarje.

The post Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Rrëshen, ja dyshimet e policisë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 22 January 2026Main stream

Përfshihet nga flakët një barakë në Shkodër, pëson djegie të rënda 80-vjeçari

By: M C
22 January 2026 at 18:09

Ditën e sotme një barakë e vjetër është përfshirë nga flakët, ku jetonte një 80-vjeçar. Si pasojë e zjarrit, shtetasi Sefer Balina ka pësuar djegie të konsiderueshme në trup.

Menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i moshuari është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar, për shkak të plagëve të rënda dhe djegieve të shkallës së tretë që ka pësuar.

Ende mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit që përfshiu barakën ku ai jetonte. Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë duke lokalizuar dhe shuar vatrën e zjarrit.

Po ashtu, fqinjët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet e urgjencës, ndërsa një ambulancë ka bërë transportimin e të dëmtuarit fillimisht drejt spitalit të Shkodrës dhe më pas drejt kryeqytetit.

The post Përfshihet nga flakët një barakë në Shkodër, pëson djegie të rënda 80-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Elbasan

By: armand
20 January 2026 at 18:19

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër në Elbasan. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë. Mjetet zjarrëfikëse kanë […]

The post Shkrumbohet nga flakët një banesë në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 21 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

By: gaze tare
20 January 2026 at 17:11

Një zjarr masiv që përfshiu një qendër tregtare në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi, ka vrarë 21 persona, përfshirë një zjarrfikës, dhe ekipet e shpëtimit po garojnë për të gjetur dhjetëra të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur.

Zjarrfikësve iu deshën më shumë se 24 orë për të shuar flakët në Gul Plaza. Ndërtesa kishte 1,200 dyqane dhe shtrihej në 8,000 metra katrorë (86,111 këmbë katrorë). Pjesë të ndërtesës janë shembur, ndërsa zyrtarët thonë se rrënojat dhe mungesa e ventilimit po pengojnë përpjekjet e shpëtimit.

“Pothuajse e gjithë ndërtesa ishte përfshirë nga flakët”, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje të shtunën në mbrëmje, thanë shërbimet lokale të emergjencës.

Gjashtëdhjetë persona janë raportuar të zhdukur nga familjet e tyre, të cilët janë mbledhur jashtë asaj që ka mbetur nga qendra, duke pritur me padurim lajme për të dashurit e tyre. Administratorët e qytetit kanë ngritur një tavolinë për të regjistruar emrat dhe detajet e të zhdukurve.

Të dielën në mëngjes, tymi ende dilte nga ajo që kishte mbetur nga ndërtesa Gul Plaza. Pjesa më e madhe e saj është shembur dhe ka shqetësime se mund të shembet edhe më tej.

Hassan Khan, një zëdhënës i Shpëtimit 1122 në Karaçi, i tha BBC Urdu se zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të pranisë së materialeve të ndezshme si shkumë plastike, pëlhurë dhe parfum në ndërtesë.

Deri të dielën në mbrëmje, pjesë të ndryshme të Gul Plaza ishin djegur dhe kthyer në rrënoja. Ekipet e shpëtimit i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se e gjithë ndërtesa mund të shembet.

Vinça janë vendosur për të zhvendosur atë që ka mbetur nga ndërtesa pjesërisht e shembur, me shpresën e gjetjes së më shumë trupave. Megjithatë, ekipet e shpëtimit janë ende duke pritur që struktura të ftohet mjaftueshëm në mënyrë që të mund të kryejnë një kërkim të plotë.

Të paktën 26 nga ata që janë raportuar të zhdukur janë parë për herë të fundit brenda ndërtesës, sipas vendndodhjes së telefonave të tyre, tha një zyrtar policie për BBC-në.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari shprehu ngushëllimet e tij dhe i kërkoi qeverisë së provincës Sindh, ku ndodhet edhe selia e Karaçit, të kryejë një shqyrtim gjithëpërfshirës të masave të sigurisë në ndërtesat tregtare dhe banesore në të gjithë zonën.

The post Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 21 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur appeared first on iconstyle.al.

Shkrumbohet banesa në Elbasan, katër anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur

By: M C
20 January 2026 at 18:20

Një banesë në fshatin Gurishtë–Shilbatër, në njësinë Administrative Tregan, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Zjarri ka shkrumbuar banesën pothuajse plotësisht. Mësohet se shtëpia i përket shtetasit Arif Paeshti.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri mendohet të ketë nisur nga një shkëndijë elektrike dhe përhapja e tij u favorizua nga era e fortë.

Mjetet zjarrfikëse të Bashkisë Elbasan ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Tashmë, katër anëtarët e familjes mbetën në qiell të hapur në temperaturat e ulëta, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Shkrumbohet banesa në Elbasan, katër anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur appeared first on Albeu.com.

Zjarr në shkollën “Sylejman Vokshi” në Deçan, mësimi vazhdon pa ndërprerje

20 January 2026 at 10:38


Një incident zjarri ka ndodhur sot rreth orës 02:00 të mëngjesit në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Sylejman Vokshi” në Deçan, ku është dashur ndërhyrja e njësive të zjarrfikësve për shuarjen e tij.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, i cili ka bërë të ditur se zjarri kishte përfshirë drutë për ngrohje të shkollës, ndërsa shkaku i tij ende nuk dihet.

“Sot, rreth orës 02:00 të mëngjesit, Drejtoria Komunale e Arsimit është njoftuar nga drejtori i Shkollës Fillore ‘Sylejman Vokshi’ për një incident zjarri, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e njësive të zjarrfikësve për shuarjen e tij. Zjarri kishte përfshirë drutë për ngrohje të shkollës, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur,” ka deklaruar Hulaj.

Sipas tij, për rastin janë njoftuar edhe organet e rendit, të cilat po merren me hetimin.

“Menjëherë janë lajmëruar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin në përputhje me procedurat ligjore,” ka shtuar ai.

Hulaj ka theksuar se pavarësisht incidentit, procesi mësimor në këtë shkollë nuk do të ndërpritet, pasi objekti shkollor ka alternativa për ngrohje.

“Njoftojmë opinionin publik se procesi mësimor në Shkollën Fillore ‘Sylejman Vokshi’ do të vazhdojë pa asnjë ndërprerje, pasi që shkolla është e pajisur edhe me kondicionerë për ngrohje. Po ashtu, do të bëhet furnizimi i menjëhershëm me dru për ngrohje,” ka bërë të ditur drejtori i Arsimit.

Në fund, Hulaj ka falënderuar të gjitha institucionet e angazhuara për reagimin e shpejtë.

“Falënderojmë zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe të gjithë të angazhuarit për reagimin e shpejtë dhe profesional, sidomos duke marrë parasysh kushtet e vështira dhe temperaturat e ulëta, ku kanë qëndruar në terren gjatë gjithë natës,” ka përfunduar ai. /Telegrafi/

VIDEO/ Kili ‘në flakë’ nga zjarret që përfshinë vendin, shkon në 18 numri i viktimave

19 January 2026 at 10:40

Zjarret kanë përfshirë Kilin prej disa ditësh. Numri i viktimave nga zjarret ka shkuar në 18.

Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet. Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar zjarret, megjithatë situata mbetet e vështirë për shkak se flakët favorizohen edhe nga erërat e forta.

Më shumë se 50 000   qytetarë u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak se ishin të rrezikuar.

 

 

🇨🇱⚡- Massive fires have erupted in Penco, Chile, threatening thousands of homes and lives.

A few days ago two Israelis were caught on camera for starting fires in Argentina, and one detained in Chile for starting fires pic.twitter.com/7nGOrULIjg

— Monitor𝕏 (@MonitorX99800) January 18, 2026

VIDEO/ Zjarr në një qendër tregtare në Pakistan, të paktën 11 viktima

19 January 2026 at 08:37

Zjarri k përfshirë një qendër tregtare në Pakistan. Mësohet se të paktën 11 persona kanë humbur jetën.

Ndërsa 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit, ekipet e emergjencës janë angazhuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Zjarrfikësit u angazhuar për të bërë të mundur shuarjen  e flakëve.

 

Today’s fire at Gul Plaza in Karachi has once again starkly revealed the bitter truth that this city is not plagued by accidents, but by persistent neglect. Flames soared high, fear spread, the earnings of hard labor turned to ashes in 1 night. 🇵🇰🔥💔🥺#GulPlazaFire #GulPlaza pic.twitter.com/QfvO5NHLAZ

— Dr Naina Niazi 🧚‍♀️ (@nainaaniiazi) January 18, 2026

Të paktën 15 të vdekur nga zjarret në Kili, mijëra të evakuuar

18 January 2026 at 17:31

Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë dy provinca të Kilit jugor është rritur në të paktën 15. Ndërsa më shumë se 50,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Presidenti kilian në largim, Gabriel Boric shpalli gjendje katastrofe natyrore në zonat e prekura.

“Duke pasur parasysh zjarret serioze që po shpërthejnë, kam vendosur të shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për provincat e Nuble dhe Biobio “, njoftoi kryeministri në largim në rrjetet sociale X.

Sipas agjencisë pyjore të Kilit CONAF, forcat e zjarrfikësve po luftojnë 24 fronte aktive në të gjithë vendin , me shpërthimet më të mëdha që vazhdojnë në Nuble dhe Biobio.

Italia/ Zjarri përfshiu spitalin në Milano, evakuohen të gjithë pacientët dhe personeli

15 January 2026 at 21:27

Zjarri ka përfshirë një spital në Milano. Sipas mediave të huaja Spitali Saco në Milano u evakuua pas përfshirjes nga flakët.

Mediat italiane raportuan se nuk pati të lënduar. Një total prej 130 personash u evakuuan, nga të cilët 98 ishin pacientë.

Zjarri shpërtheu në bodrumin e pavijonit numër 16, dhe më pas u përhap shpejt në ambientet e arkivit të diagnostikimit.

E moshuara u gjet e asfiksuar në banesë/ Korçë, flasin fqinjët: Jetonte vetëm, ishte e paralizuar

By: Rovena
15 January 2026 at 10:38

Një grua e moshuar, rreth moshën 73-vjeçe, Flutura Potka u gjet e asfiksuar në banesën e saj. Shtëpia i ishte përfshirë nga flakët, dyshohet për shkak të një dysheku elektrik.

Fqinjët tregojnë se ajo jetonte e vetme, ndërkohë që kishte kohë që vuante nga probleme shëndetësore, prej disa muajsh ishte paralizuar.

“Ishte një zonjë që punonte për veten e saj. Ndihma nuk kishte. Fëmijët i thoshin hajde me ne, por nuk shkonte. Jetonte vetëm kishte vite. Ishte e sëmurë, nuk hidhte këmbët, pastaj ishte një që i bënte hyzmet”, tha fqinja.

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një fabrikë në Britani, mbi 100 zjarrfikës të angazhuar për të shuar zjarrin

14 January 2026 at 16:09

Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë në Wolverhampton, Britani. Re të zeza tymi kanë përfshirë zonën duke krijuar një atmosferë mbytëse.

Siç raporton BBC, më shumë se 100 zjarrfikës me 21 automjete janë duke punuar dhe kanë paralajmëruar banorët dhe punëtorët në zonë të mbyllin dritaret dhe dyert për shkak të tymrave toksikë.

Ndërkohë në vend janë dëgjuar edhe shpërthime pas zjarrit në fabrikë.

 

More than 40 firefighters are tackling a major factory blaze in Wolverhampton, described as a “toxic incident”.

Thick black smoke has spread for miles, nearby roads are closed and a primary school has sent pupils home as residents are urged to stay indoors. #Wolverhampton pic.twitter.com/oIOZoY0gTX

— BPI News (@BPINewsOrg) January 14, 2026

Skenë krimi… dhe dhimbjeje/ Një javë pas djegies, tregu ende jashtë funksioni

By: xhir jeta
14 January 2026 at 15:25

Është larguar tymi, por gjurmët e flakëve janë të pranishme edhe gjashtë ditë pas zjarrit.

Dy magazinat e  tregut  të  ish uzinës  “Dinamo”  në lagjen  “5 maji” në Tiranë vijon ti  rrethojë shiriti i policisë.

Veshje, këpucë, orendi shtëpiake  brenda dyqanve të shkrumbuara  dëshmojnë për dëmin e shkaktuar.

Disa artikuj guzhine  që nuk shërbejnë  janë të vetmet produkte  që i kanë mbetur  familjes Gjini  nga  puna  prej rreth tetë vitesh në këtë treg pas zjarrit të së enjtes së shkuar.

“E fundit ka ik nusja me gocën dhe kunata.   E kam marrë vesh nga komshiu ngjti, jo nga këta të tregut që ka ra zjarr.” thotë ai.

Mundi i  një jete i është shkrumbuar.

“Kam gjendje inventarin në shtet të deklaruara mbi 500 mln lekë, është gjithë jeta ime që kam punuar këtu, jo vetëm e imja,  por e gruas, e njerëzve të mi” shton ai.

Biznesin tregon se nuk e  ka pasur të siguruar.

“Pa siguruar, e kemi në kontratë që nuk merret përsipër as nga zjarri as nga gjë”- thotë ai.

Flakët që përfshinë tregun  më tetë janar  u përhapën me shpejtësi dhe dëmtuan  rreth  120 biznese të  cilët ushtronin  aktivitetin këtu në këmbim të qerasë mujore.

Policia dyshon se zjarri u  shkaktua nga një shkëndijë elektrike, por ngjarja pritet të sqarohet në fund të  hetimeve, përfundim që  presin ta mësojnë dhe   ato tregtarë  që po mundohen për tja rifilluar  pas dëmit që pësuan./abcnews.al

Përfshihet nga flakët pallati në Gjirokastër, asfiksohet e moshuara

By: Brisi
12 January 2026 at 19:04

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, në Gjirokastër. Një pallat është përfshirë nga flakët në lagjen “18 shtatori” të qytetit. Si pasojë e flakëve ka mbetur e asfiksuar nga tymi një e moshuar e cila jetonte e vetme. Mësohet se e moshuara është nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë […]

The post Përfshihet nga flakët pallati në Gjirokastër, asfiksohet e moshuara appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Tri ditë pas zjarrit, Comodita Home rihap dyert në kohë rekord

By: xhir jeta
12 January 2026 at 13:31

Tri ditë pas incidentit në Gjakovë, fabrika lidere Comodita Home, pjesë e Devolli Corporation, është rikthyer në operim në kohë rekorde për të vazhduar të jetë simbol krenar i prodhimeve cilësore ‘Made in Kosova’.

Këtë të hënë, Comodita Home ka nisur punën me kapacitete funksionale, duke ruajtur standardet e cilësisë dhe efikasitetit, siç ishte edhe më parë, transmeton Klankosova.tv.

Rikthimi kaq i shpejtë në punë është bërë për shkak të solidarizimit të punëtorëve të kësaj fabrike lidere.

Ndërkohë, në ditën e rifillimit të prodhimit në Comodita Home, fabrikën e vizituan pos pronarit Shkëlqim Devolli, edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Kujtojmë se nga ky rast, fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar, as në mesin e punëtorëve dhe as në mesin e personelit të angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

Bordi drejtues, në një njoftim për publikun të premten, bëri të ditur se vendimi për rifillimin e punës është marrë me përgjegjësi të plotë, duke pasur parasysh rëndësinë që vazhdimësia e operimit të kompanisë ka për mijëra familje që varen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Comodita Home, si dhe për partnerët, furnitorët dhe bashkëpunëtorët tanë në vend dhe jashtë vendit.

Policia: Zjarri tek ish-tregu “Uzina Dinamo”, shkak shkëndija elektrike

10 January 2026 at 13:22

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Policia e Tiranës ka dalë sot me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin e rënë në ish-tregun “Uzina Dinamo” në kryeqytet.

Sipas policisë, zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, aksidentale.

“Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka pasur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale”, thekson policia.

“Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, përfundon policia.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Policia: Zjarri tek ish-tregu “Uzina Dinamo”, shkak shkëndija elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri te ‘5 Maji’, Berisha: Bizneset i dogji mafia, duan të ndërtojnë kulla!

By: Elva
10 January 2026 at 14:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas zjarrit masiv që shkrumboi dhjetëra magazina dhe biznese në zonën e “5 Majit”, duke akuzuar ashpër atë që e quajti “mafia e drogës dhe kokainës”. Sipas tij, zjarri nuk ishte rastësi apo aksident, por një skenar për të zhvendosur tregtarët dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit […]

The post Zjarri te ‘5 Maji’, Berisha: Bizneset i dogji mafia, duan të ndërtojnë kulla! appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit

By: Elva
10 January 2026 at 10:46

Një trailer-autobot që transportonte karburant është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit, në kilometrin e 34-të të autostradës. Flakët shpërthyen në pjesën e pasme të mjetit dhe situata u konsiderua me rrezik të lartë, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që ndodhej në depozitë. Zjarri u lokalizua dhe u […]

The post Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit appeared first on BoldNews.al.

Blushi për zjarrin tek “5 Maji”: Të dëmshpërblehen tregtarët

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi për zjarrin që përfshiu disa magazina me mallra në zonën e “5 Majit” në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen jo si një aksident, por si pasojë direkte e politikave të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.

Sipas Blushit, zjarri është rezultat i braktisjes së tregtarëve dhe i shkatërrimit sistematik të jetesës së qytetarëve në emër të betonit dhe interesave klienteliste.

“Zjarri në tregun “5 Maji” nuk është thjesht një ngjarje aksidentale. Është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të papërgjegjshme, të braktisjes totale të tregtarëve dhe të shkatërrimit sistematik të jetesës së qytetarëve në emër të betonit dhe interesave klienteliste.

“Neglizhenca dhe mosndërhyrja në kohë, me të gjitha mjetet, është tregues i indiferencës që e karakterizon këtë qeveri në raport me problemet madhore të qytetarëve”, theksoi Blushi.

Deputeti i PL-së, kërkoi të merren masa konkrete për të dëmshpërblyer tregtarët.

“Sot, përveçse u dogjën stendat dhe malli, u dogj edhe mundi i familjeve që jetojnë nga puna e ndershme. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë përgjegjësi të plotë politike dhe morale. Heshtja dhe justifikimet nuk mjaftojnë. Duhet transparencë e plotë për shkaqet e zjarrit, dëmshpërblim i menjëhershëm për tregtarët dhe fundi i politikës së zhdukjes së tregjeve dhe biznesit të vogël për t’i hapur rrugë oligarkëve”, tha Blushi.

/m.q/a.f/

The post Blushi për zjarrin tek “5 Maji”: Të dëmshpërblehen tregtarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedia në Crans Montana, arrestohet pronari i lokalit ku humbën jetën 40 persona

By: armand
9 January 2026 at 16:56

Zjarri apokaliptik që shkaktoi të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në nisje të vitit 2026 në resortin e skive në Crans Montana të Zvicrës, tani ka një autor të dyshuar si përgjegjës pas hekurave. Autoritetet njoftuan arrestimin e pronarit të barit luksoz në Crans-Montana, Jacques Moretti, pasi u konsiderua se rrezikonte […]

The post Tragjedia në Crans Montana, arrestohet pronari i lokalit ku humbën jetën 40 persona appeared first on BoldNews.al.

❌
❌