Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

Zjarri masiv në Fllakë, policia njoftim zyrtar: U përfshinë nga flakët disa autobusë

By: Ela
27 December 2025 at 15:08

Policia ka reaguar pas zjarrit masiv në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”. Uniformat blu bëjnë me dije se disa autobusë të vjetër janë përfshirë nga flakët. “Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë […]

The post Zjarri masiv në Fllakë, policia njoftim zyrtar: U përfshinë nga flakët disa autobusë appeared first on BoldNews.al.

Zjarri masiv në Fllakë të Durrësit, policia njoftim zyrtar: U përfshinë nga flakët disa autobusë të vjetër

By: D Marku
27 December 2025 at 15:50

Policia ka reaguar zyrtarisht pas zjarrit masiv në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”.

Uniformat blu bëjnë me dije se disa autobusë të vjetër janë përfshirë nga flakët.
“Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Zjarri masiv në Fllakë të Durrësit, policia njoftim zyrtar: U përfshinë nga flakët disa autobusë të vjetër appeared first on Albeu.com.

Zjarr në parkimin e autobusëve pranë “Eco Park” në Durrës

27 December 2025 at 14:43

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15 të Durrësit, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë zonës së njohur si “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve.

Si pasojë e flakëve, janë përfshirë disa autobusë të vjetër që ndodheshin në parkim.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për izolimin e zonës.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/a.f/

The post Zjarr në parkimin e autobusëve pranë “Eco Park” në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Fllakë/ Shkrumbohen disa autobusë, zjarrfikësit s’mund të ndërhynë pasi zona është kënetë

By: Ela
27 December 2025 at 14:10

Një zjarr i madh ka rënë sot në zonën e Fllakës në Durrës, duke shkrumbuar disa autobusë të parkuar të linjave urbane.     Policia tha se vatra e zjarrit është larg qendrës së banuar dhe nuk rrezikon jetë njerëzish. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje por nuk mund t’i afrohen autobusëve pasi toka rretherrotull është e pakalueshme […]

The post Zjarri në Fllakë/ Shkrumbohen disa autobusë, zjarrfikësit s’mund të ndërhynë pasi zona është kënetë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një biznes në zonën e Fllakës

By: Ela
27 December 2025 at 13:51

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Fllakës, te një nga bizneset në anë të rrugës. Zjarrfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka rënë në disa autobusa të linjave urbane.

The post Zjarr në një biznes në zonën e Fllakës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zjarri përfshin disa autobusë të vjetër në Durrës, tymi i zi mbulon zonën

27 December 2025 at 13:55

DURRËS- Disa autobusë të vjetër, jashtë përdorimit, të parkuar në zonën e Fllakës në Durrës janë përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për përhapjen e flakëve në zonë.

Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e rastit.

“Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”, njoftoi policia.

/abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

By: armand
24 December 2025 at 19:24

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjetër. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet një verifikim i mëtejshëm nga autoritetet përkatëse. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë […]

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një azil në Filadelfia, të paktën dy viktima

24 December 2025 at 11:06

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu azilin e pleqve në Qendrën e Shëndetit dhe Rehabilitimit në Bristol, pranë Filadelfias, Pensilvani.

“Kemi të paktën dy humbje jete. E dimë që një numër njerëzish mbeten të zhdukur”, tha guvernatori Josh Shapiro gjatë një konference për shtyp.

Shefi i zjarrfikësve në Bristol, tha se të paktën pesë persona rezultojnë të zhdukur.

 

Multiple people were injured, and others were feared missing after an explosion at a nursing home in Pennsylvania on Tuesday. Footage shows major structural damage and a large fire burning at the Silver Lake Nursing Home in Bristol Township.

Search-and-rescue efforts are… pic.twitter.com/jcbx0yw1MJ

— CBS News (@CBSNews) December 24, 2025

Katër të lënduar pas një shpërthimi në laboratorin e një uzine kimike në Lyon të Francës

23 December 2025 at 14:36


Katër persona u lënduan, tre prej tyre në gjendje kritike, në një shpërthim hidrogjeni në vendin e Elkem Silicones në Saint-Fons, në jug të Lyon, të hënën pasdite.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30 në një punishte eksperimentale në uzinën e prodhimit të materialeve të silikonit.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr në një ndërtesë prej 600 metrash katrorë, e cila u vu nën kontroll në fillim të mbrëmjes.

Rreth 100 zjarrfikës dhe 30 automjete emergjence u dërguan për të shuar flakët.

ALERTE - Explosion signalée sur le site Seveso seuil haut d'Elkem Silicones à Saint-Fons, près de Lyon. Au moins 4 personnes blessées, dont deux grièvement.
Le plan ORSEC vient d’être déclenché, un périmètre de 1700 mètres autour de l'entreprise est mis en place et des routes… pic.twitter.com/LFSPBzNhVO
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) December 22, 2025

Të katër të plagosurit ishin punonjës të Elkem Silicones. Dy janë në gjendje kritike, ndërsa një i tretë pësoi lëndime të rënda, thanë autoritetet.

Jean-Pierre Laurent, drejtori i vendit, tha se shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga emetimi i hidrogjenit në një punishte eksperimentale ku pesë persona po punonin në atë kohë.

Autoritetet aktivizuan planin e reagimit emergjent - duke prekur mbi 100,000 njerëz — duke i urdhëruar ata të strehoheshin brenda si masë paraprake.

Një perimetër sigurie prej 1 kilometri u krijua rreth objektit. /Telegrafi/

U përfshi nga flakët, shkrumbohet banesa në Dibër

By: Ela
22 December 2025 at 12:13

Gjatë orëve të natës, një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni, Bashkia Dibër. Banesa ishte në pronësi të shtetasit Fadil Demiri. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, banesa është […]

The post U përfshi nga flakët, shkrumbohet banesa në Dibër appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një fshat të Lushnjes, digjet shtëpia e pabanuar

By: armand
21 December 2025 at 17:50

Një shtëpi e pabanuar është djegur në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnje. Banesa është në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha, prej vitesh ishte e zbrazët pasi pronari i saj nuk jetonte aty. Pronari kishte lënë porosi një fqinji të tij që të kujdesej për banesën në të cilën vinte rrallë. Ka qenë pikërisht fqinji […]

The post Zjarr në një fshat të Lushnjes, digjet shtëpia e pabanuar appeared first on BoldNews.al.

Zjarr jashtë sallës së Kuvendit

By: Elva
18 December 2025 at 10:57

Një zjarr është regjistruar paraditen e sotme jashtë sallës së Kuvendit, ndërsa brenda vijonin tensionet dhe përplasjet. Sipas pamjeve të publikuara, flakët kanë përfshirë fibrën e transmetimit, duke shkaktuar shqetësim për disa minuta. Punonjësit e Kuvendit kanë ndërhyrë, duke arritur të shuajnë zjarrin. Ndërkohë, seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të forta, ku […]

The post Zjarr jashtë sallës së Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

Merr flakë fibra e transmetimit në Kuvendin e Shqipërisë, ndërpritet sinjali për mediat

18 December 2025 at 11:30


Derisa Kuvendi i Shqipërisë po vijonte punimet në kaos dhe deputetët nisën menjëherë në kalim votimi të disa projektligjeve, mësohet se linja e transmetimit për mediat është dëmtuar dhe ka marrë flakë.

Sipas të dhënave nga terreni raportohet se fibra e transmetimit të Kuvendit është djegur dhe sinjali që mundëson transmetimin e sesioneve parlamentare në Kuvend është djegur.

Mësohet se flaka u shkaktua nga nja flakadan që një prej gardistëve e hodhi nga dritarja, pasi ia mori nga duart deputetit të PD që e ndezi brenda në sallë.

Për fat të mirë flaka u shua shpejt, dhe nuk pati proboleme të tjera. /tch/

Zjarr jashtë sallës së Kuvendit, përfshihet nga flakët fibra e transmetimit

By: V K
18 December 2025 at 11:04

Paraditen e sotme, një zjarr është regjistruar jashtë sallës së Kuvendit, ndërsa brenda vijonin tensionet dhe përplasjet.

Flakët janë konstatuar në ambientet përreth godinës.

Siç shihet nga pamjet, fibra e transmetimit është përfshirë nga zjarri. Ndërkohë, që punonjësit e Kuvendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët.

Sakaq, Gazment Bardhi tha se; “Ju ka marrë zjarr godina jashtë”.

 

The post Zjarr jashtë sallës së Kuvendit, përfshihet nga flakët fibra e transmetimit appeared first on Albeu.com.

Zjarr në Gjirokastër, përfshihet nga flakët apartamenti

By: Brisi
15 December 2025 at 20:14

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen Granicë, të Gjirokastrës. Raportohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati 5-katësh, ndërsa flakët kanë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Shkak për zjarrin dyshohet të […]

The post Zjarr në Gjirokastër, përfshihet nga flakët apartamenti appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një apartament në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë shtëpinë

By: M C
15 December 2025 at 20:40

Një apartamet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Granice të Gjirokastrës. Zjarri ka rënë në katin e 2-të të një pallati.

Nga vendi i ngjarjes raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo persona të lënduar. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të shuar flakët si dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në apartamentet e tjera.

The post Zjarr në një apartament në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë shtëpinë appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se i dha fund jetës, identifikohet i riu që u gjet i shkrumbuar brenda makinës në Llogara

By: M C
15 December 2025 at 17:29

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Llogara, ku një person është gjetur i djegur brenda automjetit të tij tip ‘BMW’ këtë të hënë.

Mediat bëjnë me dije se viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Berati.

Më herët, u raportua se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të të riut, pasi dyshohet se i ka vënë flakën veten brenda në automjet.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ndërsa është vënë shiriti i policisë në zonë. Mjeti është shkrumbuar ashtu edhe trupi i të riut, i dekompozuar plotësisht.

The post Dyshohet se i dha fund jetës, identifikohet i riu që u gjet i shkrumbuar brenda makinës në Llogara appeared first on Albeu.com.

Zjarri përfshin dy magazina në Shkup, raportohet për një viktimë

By: Brisi
15 December 2025 at 12:00

Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë në Shkup. Si pasojë një person ka humbur jetën. Zjarri përfshiu dy magazina, që ishin në pronësi të një 46-vjeçari, të cilat i kishte dhënë me qera. Ekipet zjarrfikëse në Shkup u angazhuan menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupet hetimore po punojnë për të […]

The post Zjarri përfshin dy magazina në Shkup, raportohet për një viktimë appeared first on BoldNews.al.

Merr flakë shtylla elektrike te “Selvia”/ Kalimtarët në rrezik, asnjë shërbim emergjence në zonë

By: Brisi
14 December 2025 at 21:39

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Selvisë në Tiranë, ku një shtyllë elektrike është përfshirë nga flakët, duke krijuar rrezik serioz për qytetarët që kalonin pranë saj. Sipas videos së publikuar në media, nga shtylla janë regjistruar flakë dhe shpërthime të herëpashershme, ndërsa ajo ndodhet në cep të rrugës, […]

The post Merr flakë shtylla elektrike te “Selvia”/ Kalimtarët në rrezik, asnjë shërbim emergjence në zonë appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Shpërthen në flakë mjeti te Rrethrrotullimi i Saukut

By: Brisi
14 December 2025 at 15:53

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në dalje të Tiranës, pranë Rrethrrotullimit të Saukut. Mësohet se flakët kanë shkrumbuar thuajse totalisht mjetin, ndërsa siç mund të shikohet në foton e mësipërme tymi ka mbuluar zonën. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në mjet. Deri më […]

The post FOTO/ Shpërthen në flakë mjeti te Rrethrrotullimi i Saukut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌