Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

A kishte kush dijeni mbi planin e Ndocit?/ Forcat Operacionale nisen drejt burgut të Durrësit, kryejnë kontrolle në qelinë e tij

By: M C
13 January 2026 at 16:48

Forcat Operaracionale të burgjeve nga Tirana, janë nisur drejt burgut të Durrësit. Ata janë nisur me qëllimin për të bërë verifikime, kontrolle dhe për të zbuluar se me kë ishte në dhomë, i arratisuri, Altin Ndoci.

Kontrollet do të kryhen, për të kuptuar nëse dikush ka dijeni për planin e Ndocit, i cili u arratis ditën e sotme nga ambientet e spitalit ku po kryente një vizitë mjeksore. Gjithashtu, po tentohet, të zbulohen të tjerë elementë që mund t’i vlejnë në zbulimin e bashkëpunëtorëve.

The post A kishte kush dijeni mbi planin e Ndocit?/ Forcat Operacionale nisen drejt burgut të Durrësit, kryejnë kontrolle në qelinë e tij appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit

13 January 2026 at 16:58

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit është pezulluar sot pas ngjarjes, ku u arratis i paraburgosuri Altin Ndoci.

Më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se i paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

Në njoftim, cilësohet se të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

“Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali”, theksohet në njoftim.

Drejtoria e Burgjeve thekson se strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/e.i/j.p/

The post Arratisja e Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, pasi doli nga spitali në parking e priste Audi A7

By: armand
13 January 2026 at 14:35

Zbulohen detaje të reja lidhur me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci. Ai ka qenë i shtruar në spitalin e Infektivit, në spitalin rajonal të Durrësit prej dy ditësh. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar se kush e ndihmoi të arratiset. Mësohet se ai ka dalë nga spitali në këmbë i veshur […]

The post Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, pasi doli nga spitali në parking e priste Audi A7 appeared first on BoldNews.al.

Arratiset i dyshuari si anëtar i organizatës së Çopjave

13 January 2026 at 14:14

Një person i arrestuar dhe nën akuzë për një sërë veprash të rënda penale, përfshi vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis të martën ndërsa shoqërohej për një vizitë mjekësore në spitalin e Durrësit. “I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave […]

The post Arratiset i dyshuari si anëtar i organizatës së Çopjave appeared first on Reporter.al.

Durrës, hetime për hidrovorin/ Sekuestrohet në Bashki dokumentacioni i tenderit

By: xhir jeta
13 January 2026 at 15:08

Prokuroria e Durrësit ka intensifikuar hetimet për përmbytjet që kanë goditur qarkun ditët e fundit, ku u shënua një viktimë dhe u shkaktuan dëme materiale. Në kuadër të këtij hetimi, prokurorët kanë sekuestruar dokumentacionin që lidhet me ndërtimin e hidrovorit të ri në zonën e Porto Romanos, një investim me vlerë rreth 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit, është sekuestruar dokumenti me titull “Hartim i studimit të projektit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto Romano-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit”, i realizuar në kuadër të procesit të rindërtimit, me fond limit 87 milionë lekë.

Po ashtu, pranë Bashkisë së Durrësit është marrë e gjithë procedura tenderuese për ndërtimin e hidrovorit, si edhe dokumentacioni që lidhet me zbatimin e projektit në terren.

Burime nga Prokuroria konfirmojnë se ekzistojnë dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar në momentet kritike, çka mund të ketë ndikuar drejtpërdrejt në përmbytje.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos është fituar tre kompani, ku njëra prej tyre zotërohet nga babai I ish drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, ndaj prokuroria dyshon se procedura e prokurimit mund të ketë qenë e paracaktuar.

Prokuroria e Durrësit po heton veprat penale të shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia, për të përcaktuar përgjegjësitë institucionale dhe individuale.

I paraburgosuri Altin Doci u arratis nga Spitali i Durrësit, ishte për vizita mjekësore

13 January 2026 at 13:53

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se i paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Në njoftim, cilësohet se pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali.

Drejtoria e Burgjeve thekson se strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/e.i/j.p/

The post I paraburgosuri Altin Doci u arratis nga Spitali i Durrësit, ishte për vizita mjekësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri i rrezikshëm/ EMRI

By: Ela
13 January 2026 at 13:22

Një i burgosur, i shtruar në Repartin Infektiv të spitalit të Durrësit, është arratisur nga ambientet në rrethana ende të paqarta. Altin Ndoci, mësohet se ishte dërguar për shtrim për probleme shëndetësore, por më pas dyshohet se është arratisur. Ndoci është arrestuar për llogari të SPAK për vepra të rënda penale dhe pas masave të […]

The post Arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri i rrezikshëm/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

By: Ela
13 January 2026 at 12:56

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë  euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro. Sipas grupit të hetimit është bërë sekuestrimi […]

The post Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro appeared first on BoldNews.al.

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për vrasjet në Durrës

By: V K
13 January 2026 at 13:56

Ditën e sotme, i burgosuri në burgun e Durrësit, Altin Ndoci, 34-vjeç, me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, u arratis nga spitali infektiv.

Ai njihet për një serie arrestimesh dhe hetimesh për trafik droge, grabitje dhe vrasje në Durrës dhe Fier.

Ndoci u bë i njohur për publikun pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të policisë, i cili zbuloi lidhjet e tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë më 2 mars 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Sipas policisë, Altin Ndoci, ka lidhje të ngushta me grupet kriminale të zonës së Pukës dhe është shoqërisht i lidhur me persona të tjerë të njohur për krime të rënda, si Arben Muço, i arrestuar në tentativë grabitjeje me armë në Fier më 2018.

Ai dyshohet gjithashtu, të ketë marrë pjesë në ngjarje ku mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku dhe u plagos Muço, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit shpëtuan.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar prova që lidhen me rrjetin e tij kriminal, duke përfshirë makina të braktisura, gjurmë gishtash dhe njolla gjaku, të cilat lidhën Ndocin me disa nga ngjarjet e dhunshme në qytetet e Durrësit dhe Tiranës.

The post U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për vrasjet në Durrës appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

By: V K
13 January 2026 at 13:30

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit, është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu, është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Sipas burimeve të Prokurorisë, ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos u fitua nga kompanitë vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik.

Kompania Adriatik, zotërohet nga babai i Spartak Kovaçit, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës dhe ka dyshime se tenderin për hidrovorin mund të jetë paracaktuar.

Situata me përmbytjet në Durrës vijon të jetë shqetësuese. Punonjësi i ndërmarrjes së komunales Plaz Astrit Hysenaj humnbi jetën, ndërsa 1500 shtëpi e mijëra hektarë tokë mbeten nën pushtetin e ujit.

Prokuroria po heton për akuzat e shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës me përmbytje dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia.

Prokuroria e Durrësit nisi hetimet, mes tyre edhe biznesmeni Petrit Kovaçi!

Çfarë përmban dosja?

 

 

Prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimet për përmbytjet që kanë prekur disa zona të qytetit dhe vdekjes së një personi, punonjës i Ndërmarrjes Komunale.

Organi i akuzës bën me dije se ka nisur hetimet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, shkatërrimi i pronës me përmbytje dhe shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.

“Me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shkaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore, merret iniciativa për regjistrimin e këtij procedimi penal. Ndërkohë, hetimi i mëtejshëm do të japë përfundime të drejta mbi ekzistencën ose jo të përgjegjësisë penale“, njoftoi Prokuroria.

Organi i akuzës ka dyshime se situata të jetë shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit që ka kushtuar 19 milionë euro.

Tenderi për hidrovorin u fitua nga bashkimi i kompanive 2T, Adriatik dhe Vëllezërit Hysa. Kompania Adriatik zotërohet në masën 50% nga Petrit Kovaçi, babai i Spartak Kovaçit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës.

“Ortaku themelues i shoqërisë është Ardjan Mustafaraj me 100% të kapitalit. Më datë 24.04.1998, u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhurimi i 50% të kuotave të kapitalit të zotëruara nga Ardjan Mustafaraj në favor të Z. Petrit Kovaçi”, thuhet në të dhënat zyrtare në Open Data.

Petrit Kovaçi, ka lidhje familjare me Ceno Klosin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe aktualisht deputet i PS në qarkun Fier.

Ndërkohë, Spartak Kovaçi, është pjesë e rrethit të personave të afërt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërsa kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar socialist i Bashkisë së Tepelenës dhe më herët drejtues i Gardës së Republikës.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana, kallëzoi në SPAK Bashkinë e Durrësit, ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Kullimit për “shpërdorim detyre”, pas përmbytjeve.

Ajo u shpreh se kryebashkiakja Emirjana Sako, pas investimit rreth 19 mln euro për hidrovorin, deklaronte se Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytjet.

The post Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro appeared first on Albeu.com.

Fisnik Syla tronditet nga rasti i Durrësit dhe hap zemrën e “qesen” për 3 fëmijët

By: Rovena
13 January 2026 at 11:43

Historia e tre fëmijëve të quajtur “të braktisur” në Durrës ka prekur opinionin publik dhe ka sjellë reagimin e fortë të sipërmarrësit Fisnik Syla, në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit. I prekur nga ajo që pa dhe dëgjoi, Syla u shpreh i gatshëm të dhurojë 5.000 euro për fëmijët e Blerina Bashës, e cila deklaron se punon me dy turne për të mbajtur fëmijët. “E mendoj si për veten time, si për dikë të familjes sime”, u shpreh ai.

Sipas nënës, ngjarja është inskenuar nga familja e ish-burrit për t’i marrë fëmijët, ndërsa ajo këmbëngul se po bën gjithçka për ta. Fëmijët aktualisht janë të shtruar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur, ndërkohë që mungesa në shkollë lidhet me sëmundjen dhe përmbytjet e fundit. Shërbimi Social i Durrësit konfirmon se kushtet e banesës ishin normale gjatë inspektimit dhe se nënës i është ofruar punë e rregullt dhe mbështetje për fëmijët.

Fisnik Syla thekson se do të ndihmojë në çdo formë, madje edhe me kujdestari, nëse vërtetohen deklaratat e nënës . Mes angazhimeve humanitare, sipërmarrësi vijon suksesin edhe në biznes, duke inauguruar restorantin e tij të ri dhe duke folur hapur për zhvillimet e fundit në jetën personale.

Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë kanë braktisur shtëpitë

By: Ela
13 January 2026 at 09:26

Situata nga përmbytjet në territorin e qarkut Durrës duket se është drejt përmirësimit. Grupet e punës kanë vijuar evidentimin dhe plotësimin e akte-konstatimeve në banesat e përmbytura. Aktualisht, 340 banorë janë strehuar në Kavalishencën e Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme si dhe në hotele, ndërsa rreth 200 persona janë rikthyer në banesat e […]

The post Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë kanë braktisur shtëpitë appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 12 January 2026Main stream

Banorët e ish-Kënetës: Përmbytje të përsëritura, dëme të pambuluara

12 January 2026 at 17:18

“Dëmet kalojnë mbi 15 milionë lekë. Hajde shikoji vetë dhe le t’i vlerësojë kush të dojë.” Kështu e përshkruan situatën Aurel Mrroku, banor i ish-Kënetës në Durrës, i zhvendosur aty prej më shumë se 30 vitesh.

Edhe pse ka kaluar një javë nga reshjet e dendura që përmbytën disa zona të vendit, situata në terren mbetet problematike në Durrës.

Në ish-Kënetë, uji vijon të bllokojë hyrjet e shtëpive dhe jetën e përditshme të banorëve, disa prej të cilëve janë kthyer në banesa për të bërë llogaritë e dëmeve.

Citizens ishte pranë tyre dhe pa nga afër gjendjen e vështirë të shkaktuar nga përmbytja. Elektroshtëpiake, mobilje, krevate dhe veshje jashtë përdorimit, për të mos thënë pastaj për kushtet e banesave, shumica prej të cilave u ishin dëmtuar dyert.

Të dëshpëruar, banorët thanë se përmbytjet ishin kthyer në një rutinë vjetore pa zgjidhje afatgjatë. Por njëzëri ata konfirmuan se kjo ishte ndër përmbytjet më të mëdha që kishin pësuar.

Çdo vit të përmbytur, dëmshpërblimet mungojnë

Mrroku tregoi se shtëpia e tij ishte përmbytur për të tretin vit radhazi. Ai tha se nuk kishte marrë asnjëherë kompensim për dëmet, gjë e cila e kishte bërë shumë pesimist për përmbytjen e radhës.

Sipas tij, situata zor se do të ndryshojë. “Janë mësuar njerëzit. Përmbytu një herë, dy herë, tre herë. S’vjen njeri ta blejë shtëpinë, as ta falë,” thotë ai.

Gjendja e jashtëzakonshme nuk u shpall, edhe pasi kishte kaluar një javë nga përmbytja dhe qindra banorë ishin detyruar të shpërnguleshin. Shpallja do ta detyronte qeverinë të merrte më shumë përgjegjësi për ndihma dhe dëmshpërblim të të prekurve.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako tha se ishin verifikuar 1,314 banesa. Nga këto, për 527 raste ishin mbajtur aktet e konstatimit të dëmeve.

Megjithatë, banorët thonë se procesi mbetet i paqartë dhe pa transparencë. Askush nuk u ka shpjeguar se kur dhe si do të dëmshpërblehen.

Shtëpia e përmbytur e Llesh Lleshaj/Citizens.al

Llesh Lleshaj, një tjetër banor i zonës, është shpërngulur nga banesa e tij. Aktualisht ai po qëndron në ambientet e Kavalishencës, rezidencë qeveritare për pritje zyrtare.

Lleshin e takova jashtë shtëpisë së tij, teksa kishte ardhur për të parë dëmet dhe punën e zjarrfikëseve që po përpiqeshin të hiqnin ujin me pompa.

Ai tregoi se natën e parë pas përmbytjes fjeti në makinë. Më pas u zhvendos, ndërsa uji kishte hyrë deri në 60 centimetra lartësi brenda shtëpisë.

“Të gjitha tubacionet janë të bllokuara,” tha Lleshaj. Sipas tij, punonjës të bashkisë erdhën vetëm simbolikisht dhe pa ndërhyrje reale, pavarësisht ankesave të banorëve të zonës.

“Erdhën një ditë ato të bashkisë,  u ulën hëngrëm e pinë… A e mbaruat? Po, po e mbaruam! I thashë për njerëzillëk bëni, sikur punoni,” tregoi Lleshaj.

Familje të tjera ndodhen gjithashtu në kushte kritike dhe në limit të mbijetesës. Familja Sina tha se deri tani ishte ndihmuar vetëm nga shoqata “Fundjavë Ndryshe”.

Orenditë e shtëpisë i kishin nxjerrë në ballkon pasi ishin lagur dhe konsiderohen të pashfrytëzueshme.

“Për Vitin e Ri i blemë. Këtë vit i vendosëm. Na gjeti viti me copa,” tregoi Entela Sina teksa bashkëshorti i saj shtoi se përfaqësues të bashkisë u kishin thënë të përpilonin disa dokumente. Por ai nuk kishte asnjë informacion për procedurën e dëmshpërblimit.

Situata e përmbytjeve solli zemërim dhe protesta përpara bashkisë së qytetit. Qytetarët u mbështetën edhe nga forcat opozitare dhe partitë e reja si Lëvizja Bashkë, kërkuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndërkohë, banorë të ish-Kënetës tentuan dy herë të takonin kryetaren e bashkisë. Emriana Sako reagoi vetëm përmes rrjeteve sociale. Ajo nuk mbajti asnjë deklaratë publike dhe nuk u përball me protestuesit.

“Fondet janë, buxheti është, por administrata është shkatërruar,” u shpreh Flamur Balaj gjatë protestës.
Ai tha se protestat nuk do të ndalen pa largimin e përgjegjësve politikë.

Në protestë u bashkuan edhe grupe që kundërshtojnë projekte të tjera urbanistike në Durrës. Aktivistja Rita Kazazi kritikoi qeverinë për mungesë reagimi institucional.

“Pse nuk e shpall kryeministri emergjencën? Ka frikë se do t’i paguajë lekë kesh? Veshin çizmet për foto dhe ikin në shtëpi,” tha ajo. Sipas saj, emergjenca nuk shpallet për të shmangur pagesat e dëmshpërblimeve.

Dorina Prethi, nënkryetare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, tha se qytetarët ndihen të shantazhuar.
Sipas saj, banorët kanë frikë se protesta do t’i penalizojë për dëmshpërblimin.

“E drejta e dëmshpërblimit ju takon të gjithëve,” tha Prethi teksa shtoi se fondet ekzistojnë, por mungon vullneti politik.

Ndërsa uji tërhiqet ngadalë, pasiguria mbetet. Banorët e ish-Kënetës thonë se përmbytjet janë bërë pjesë e jetës, ndërsa zgjidhja vazhdon të mungojë.

Lexoni gjithashtu:

The post Banorët e ish-Kënetës: Përmbytje të përsëritura, dëme të pambuluara appeared first on Citizens.al.

Denoncimi për 3 fëmijët e braktisur, Shërbimi Social: Nëna do jetë në periudhë prove

By: redi
12 January 2026 at 16:18

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj, Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e GTN (Grupi Teknik Ndërsektorial) ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ, Policia, Shëndetësia etj. lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre Blerina Basha. U vendos që menjëherë tu vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të…

Source

Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonjtë, qerpikët dhe për të bredhur ka, flet 33-vjeçarja: Fotot në Dubai janë të montuara

By: V K
12 January 2026 at 14:35

Këtë të hënë, ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’, lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, duke i lënë vetëm në një banesë me kushte të rënda hidro-sanitare.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ish-vjehrra e Blerina Bashës, është shprehur kritike ndaj ish-nuses, duke thënë se, “ajo nuk mund të thotë se nuk ka mundësi ekonomike, kur ajo ka para për të bredhur”.

“Kam folur me mamin tënd live dhe kam thënë që nuk mund t’i lëmë fëmijët në atë gjendje. Ka thënë që burri nuk më sjell lekë. Kërkoje ndihmë sociale. Po për të bredhur për të bërë qerpikët, për të bërë vetullat, për të bërë thonjtë, flokët a kishe lekë ti. More në qafë tri fëmijë, po më plas shpirti”, ka thënë ish-vjehrra.

Këto deklarata nëna e 3 fëmijëve i ka hedhur poshtë dhe se është kujdesur për fëmijët dhe se nuk i ka braktisur kurrë.

Sa i përket disa fotove që kanë qarkulluar në media pas bërjes publike të rastit, e reja Blerina Basha i ka mohuar se janë bërë në Dubai, por sipas saj, janë montuar. Ajo tha se të gjithë po lëshojnë lumë urrejtjesh ndaj saj.

“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen. Ka pasur mosmarrëveshjet, debatet. Fëmijët e mi nuk janë ushqyer kurrë me urrejtje ndaj babait dhe gjyshes së tyre. Këta persona po japin kaq urrejtje ndaj meje. Fëmijët e mi kanë ndenjur 2-3 muaj në Itali, pasi unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve, dhe dëgjoja, se e kam me video, ku fëmijët më shanin dhe flisnin me fjalë të ndyra. Të ndikuar nga ish-burri im”, tha Blerina Basha.

Ndërkohë, ish-vjehrra tha se nusja e saj shpërdoronte paratë, duke e akuzuar sërish që ka lënë fëmijë në gjendje të rëndë dhe është kujdesur për veten e saj.

“10 muaj jetonin fëmijët me mua në Itali. Në muajin e 5 ajo ka ikur dhe është larguar 5 muaj dhe s’ka ardhur. Ndoshta në Dubai nuk ka qenë, por në Kosovë ka qenë. Nëse fëmijët janë në atë gjendje, që bën thonjtë, e flokët, dhe qerpikët, e për të ngritur vetullat, mos kërko ndihmë nga shteti. E di kur kërkoj unë ndihmë, kur jam sëmurë. Ndihmë i kanë dhënë të gjithë. Por siç është në pamjet e jashtme, ashtu duhet të jetë dhe në shtëpi. Zgjeben s’ia solla unë nga Italia me valixhe asaj”, tha ajo.

 

The post Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonjtë, qerpikët dhe për të bredhur ka, flet 33-vjeçarja: Fotot në Dubai janë të montuara appeared first on Albeu.com.

Ngjarja në Durrës/ Fëmijët 3 ditë pa ngrënë, të infektuar me zgjebe, nënës do i hiqet kujdestaria

By: gaze tare
12 January 2026 at 10:40

Autoritetet janë vënë në lëvizje pas një denoncimi të bërë nga një gjyshe në Durrës, e cila ka raportuar se ish-nusja e saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në apartamentin ku banonin. Fëmijët janë gjetur të vetëm në banesë, në kushte të rënda higjienike dhe pa ushqim prej tre ditësh. Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit për ekzaminime mjekësore, ku është konstatuar se të tre janë të infektuar me zgjebe.

Po sipas burimeve, fëmijët nuk kishin frekuentuar shkollën prej rreth një muaji. Aktualisht ata ndodhen në ambientet e spitalit, bashkë me nënën e tyre 33-vjeçare, e cila është marrë në pyetje nga policia.

33-vjeçarja është e divorcuar prej rreth pesë vitesh dhe dyshohet se prej kohësh ka pasur konflikte me ish-vjehrrën lidhur me kujdestarinë e fëmijëve. Shërbimet sociale pritet të ndërhyjnë për heqjen e kujdestarisë, megjithëse ende nuk ka një vendim apo deklaratë zyrtare nga institucionet përkatëse.

Në deklarimin e saj, nëna ka mohuar akuzat për braktisje, duke pretenduar se situata është pasojë e kushteve të vështira ekonomike dhe e një konflikti familjar. Ajo ka deklaruar se punon si banakiere, me një pagë prej rreth 400 mijë lekësh në muaj, nga të cilat 300 mijë i shkojnë për qira, dhe se është e detyruar t’i lërë fëmijët së bashku kur shkon në punë.

Sipas saj, denoncimi është një “kurth” i ish-vjehrrës, e cila, siç pretendon ajo, ka hyrë pa leje në banesë dhe ka denoncuar rastin në polici. Nëna ka theksuar se babai i fëmijëve ka qenë i burgosur në Itali për pesë vite dhe aktualisht kontribuon me një shumë minimale mujore për fëmijët.

Ndërkohë, policia dhe shërbimet sociale po vijojnë verifikimet për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe masat që do të merren për mbrojtjen e të miturve.

The post Ngjarja në Durrës/ Fëmijët 3 ditë pa ngrënë, të infektuar me zgjebe, nënës do i hiqet kujdestaria appeared first on iconstyle.al.

Braktisja e 3 fëmijëve në Durrës, zbardhet dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kisha mbështetje, me ish-bashkëshortin…

By: V K
12 January 2026 at 11:46

Blerina Basha, bashkë me tre fëmijët e mitur vijon të qëndrojë në pediatrinë e spitalit të Durrësit. 33-vjeçarja, e cila shprehet se ka punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, pasi nuk kishte asnjë mbështetje familjare.

Ajo thotë se dje u ka blerë fëmijëve rroba, komplet pizhamash të ngrohta, dhe batanije për të kaluar natën në spital dhe askush nuk u ka dhënë veshmbathje, ndryshe nga sa ka deklaruar mbrëmjen e kaluar Ministria.

Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre.

Në vitin 2025, ish-bashkëshorti më propozoi të bashkoheshim për të ikur në Itali. U bashkuam dhe ai u përgatiti dokumentet fëmijëve.

Në shtator më tha se nuk do të qëndronte më në Itali dhe m’i la fëmijët mua. Më kërkoi të rrija me të, duke thënë se nuk i mbante dot vetëm.

Unë qëndrova rreth tre muaj në Shqipëri për procedurat e dokumenteve dhe, sepse nuk mund të rrija pa fëmijët, i mora me vete për t’u kthyer.

Diskutuam që fëmijët të qëndronin me të atin në Itali, por unë nuk mund t’i lija larg, ndaj i mora dhe i regjistrova në shkollë këtu.

Në nëntor vjet, shkolla më njoftoi se dy djemtë nuk po shkonin në shkollë, pasi nuk kisha mundësi t’i çoja çdo ditë. Në atë periudhë, fëmijët rezultuan edhe me zgjebe. U komunikova situatën dhe kërkova ndihmë nga bashkia, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale që të merrnin masa për rastin tim.

Bashkia nuk ka vepruar. Më thirrën në shkollë për mungesat e fëmijëve dhe u shpjegova se nuk kam mundësi të qëndroj e mbyllur në shtëpi me ta, pa punuar. U thashë se, nëse do të më ndihmonin konkretisht me shërbime sociale, do të qëndroja me fëmijët, por në kushtet kur nuk kishte ndihmë reale, isha e detyruar të punoja.

Nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të jetoj me një person nga i cili jam e ndarë. Ai më ka dhënë vetëm 180 mijë lekë të vjetra si ndihmë për tre fëmijët, një shumë që nuk më mjaftonte, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja në punë”, ka deklaruar ajo.

The post Braktisja e 3 fëmijëve në Durrës, zbardhet dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kisha mbështetje, me ish-bashkëshortin… appeared first on Albeu.com.

“Nuk i braktisa, është një kurth nga ish-vjehrra”/ Nëna e tre fëmijëve në Durrës: Jam në punë, nuk mund…

By: armand
11 January 2026 at 22:01

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm në shtëpi duke ngritur dyshime për braktisje. Sipas nënës së tyre, Blerinës, situata nuk ishte braktisje, por një pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme. “Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Jam e […]

The post “Nuk i braktisa, është një kurth nga ish-vjehrra”/ Nëna e tre fëmijëve në Durrës: Jam në punë, nuk mund… appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Procedim penal 33-vjeçares në Durrës, braktisi 3 fëmijët e mitur

11 January 2026 at 21:14

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Tri fëmijë të mitur në Durrës janë marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social, pas denoncimit nga gjyshja se ish-nusja e djalit i kishte lënë vetëm.

Policia Durrës njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Sipas Policisë, procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti i publikuar dhe në rrjete sociale.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MSHMS: Grupi Teknik Ndërsektorial do të vendosë mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve

Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Sipas një njoftimi nga MSHMS, tre fëmijët u dërguan në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.

Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.

/e.i/j.p/

The post Procedim penal 33-vjeçares në Durrës, braktisi 3 fëmijët e mitur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Braktisi 3 fëmijët në Durrës, nis procedimi penal për 33-vjeçaren

By: armand
11 January 2026 at 21:05

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 17:20 është paraqitur në polici shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku […]

The post Braktisi 3 fëmijët në Durrës, nis procedimi penal për 33-vjeçaren appeared first on BoldNews.al.

❌
❌