Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

Arratisja e Ndocit/ Transferohen drejt Fierit të paraburgosurit e Durrësit

By: Brisi
14 January 2026 at 20:52

Pas arratisjes së Altin Ndocit një ditë më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit, shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga drejtoria e Burgjeve drejt burgut të Fierit. Sipas raportimeve, bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje […]

The post Arratisja e Ndocit/ Transferohen drejt Fierit të paraburgosurit e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Arratisja e Altin Ndocit/ Prokuroria merr në pyetje kirurgun e spitalit

By: Brisi
14 January 2026 at 20:37

Prokuroria e Durrësit ka marrë ditën e sotme në pyetje mjekun që ka kryer vizitën mjeksore të Altin Ndocit, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali Rajonal i Durrësit. Sipas raportimeve, mjeku Naim Mediu, kirurgu i përgjithshëm, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Durrësit, për të dhënë dëshminë e tij, në lidhjen me […]

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Prokuroria merr në pyetje kirurgun e spitalit appeared first on BoldNews.al.

“Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar”, Softa: Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë, liria e tij kërcënim për dëshmitarët

14 January 2026 at 18:39

TIRANË- Të martën, i paraburgosuri Altin Ndoci, arriti të arratiset nga spitali i qytetit të Durrësit. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të shumta, ndërsa autoritete ligjzbatuese vendosën të shkarkojnë të gjithë zinxhirin, i cili duhet të garantonte sigurinë për transportimin në kushte të rrepta sigurie

I ftuar në emisionin “Tirana Live”, eksperti i sigurisë Fatjon Softa u shpreh se arratisja nuk ishte aspak rastësore, por e mirëllogaritur dhe e organizuar.

Sipas tij, Ndoci është fizikisht i fuqishëm dhe vështirë se mund të ndalohej nga efektivët në kushtet në të cilat ndodhej.

Eksperti ngriti pikëpyetje edhe mbi faktin pse është përdorur një autoambulancë për transportin e tij drejt spitalit dhe pse nuk është njoftuar Policia e Shtetit për masa shtesë sigurie.

Ai theksoi se protokollet janë strikte dhe parashikojnë minimumi tre punonjës shoqërues, të pajisur me mjete mbrojtëse, sidomos kur bëhet fjalë për persona të akuzuar për vepra të rënda penale si vrasja dhe përfshirja në grup të strukturuar kriminal.

“Nëse punonjësit e sigurimit, duhet të ketë radio dhe jepet sinjali, autori u arratis, shihet drejtimi i mundur, salla operative njofton pikat e patrullës, në mënyrë të tillë që një automjet me këtë targë të bllokohet.

Pse ishte një autoambulancë. Nuk mund të shkojnë me autoambulancë, e dyta, pse nuk është njoftuar Policia e Shtetit për masa shtesë. Pa pranga ai mund të ishte ikur që në atë moment.

Nuk është neglizhencë, sepse protokollet e sigurisë janë strikte. Minimumi absolut janë tre persona dhe në kushte të përforcuar, personi përcaktohet mbi bazën e akuzave penale, që akuzohet për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Grupi shoqërues duhet të ishte me antiplumb”, tha ai.

Ai theksoi se liria e Ndocit mund të përbëjë rrezik për ato dëshmitarë, të cilët janë në proces kundër tij.

“Më shumë forca kanë vajtur për të hequr plastmasat e Adriatik Lapajt, sesa tek ky person, me rrezikshmëri të lartë. Nuk mund t’i hiqeshin prangat autorit. Ai person mund të ketë dhe dëshmitarë në çështjen e tij.  Si mund të ndihen dëshmitarët që janë në proces kundër tij”, tha ai./abcnews.al

Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

14 January 2026 at 16:57


Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të ndryshme dhe të tjerë që gjendeshin jashtë flasin në SKY ECC se si ta lirojnë gjuajtësin sepse kishin mbetur pa qitës.

Në dosjen që TCH disponon kuptohet se si përpara se Altin Ndoci ta bënte fakt arratisjen gati 5 vjet nga këto biseda në SKY ECC, anëtarët e organizatës Çopja ku dyshohet se ai bën pjesë shfaqeshin shumë të shqetësuar për arrestimin tij.

Ndoci lakohet me nofkën “kokë çami” dhe siç përmend SPAK anëtarët flasin jo vetëm si ta lirojnë me çdo kusht, por edhe të mbulonin shpenzimet familjare deri dhe pagesat për avokatët.

SPAK e cilëson këtë metodë tipike mafioze që synonte heshtjen dhe që për ti thënë se organizata nuk e kishte lënë në harresë, në këtë dosje Altin Ndoci tashmë i arratisur akuzohet për vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Endri Alibej, Arben Dylgjerin dhe të një shtetasi turk, e po ashtu për vrasjen e Kelvi Brahos.

Sa duke u cituar nga i penduari Nuredin dumani e sa duke u përmendur në Sky ECC, Altin Ndoci shfaqet sipas SPAK kur refuzon planin 1 milionë eurosh për të vrarë Erjon Alibej, në kohën që ai ishte në paraburgim sepse kjo sipas tij që ishte e pamundur. Por edhe si i përfshirë në grabitjen e gati 5 milionë eurove në pistën e Rinasit.

Çështja ndaj organizatës Çopja është në seancë paraprake dhe aty dyshohet se ka rolin e krahut të armatosur të të dyshuarve kryesore.

Për herë të parë përballja me SPAK e Altin Ndocit ishte për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë dhe Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës. Ky hetim që solli dhe arrestimin e Ndocit nisi nga rrëfimi i Klevis Allës.

Për katër SPAK vrasjet u tërhoq sepse kishte hapur një kuti tjetër nga rrëfimet e Nuredin Dumanit. Në këto seanca Altin Ndoci paraqitej gjakftohtë dhe shpesh akuzat i ka hedhur poshtë përmes avokates.

I përshkruar si i burgosur i rrezikshëm, dhe me një dosje të hapur, Ndoci hyn tani te të kërkuarit e SPAK, që ndryshe nga ata që nuk i ka kapur, Ndocin e kishte në qeli dhe u arratis.

Arratisja e Ndocit/ Maliqi: Policia ka shkelur protokollin, SPAK të hetojë

By: Brisi
14 January 2026 at 17:33

Ish-deputeti dhe ish-zëvendës drejtor i burgjeve, Lefter Maliqi, ka komentuar ditën e sotme, arratisjen e Altin Ndocit, nga Spitali Rajonal i Durrësit. Maliqi thotë se është shkelur protokolli nga radhët e policisë, ndërsa ngre dyshime se arratisja ishte një plan i mirëoganizuar nga Ndoci. Sipas Maliqit, ka pasur një bashkëpunim mes organizatës kriminale dhe strukturatve […]

The post Arratisja e Ndocit/ Maliqi: Policia ka shkelur protokollin, SPAK të hetojë appeared first on BoldNews.al.

Eksperti i sigurisë: Ja pse arratisja e Altin Ndocit është një skenar i mirë-organizuar

By: Brisi
14 January 2026 at 16:53

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka folur këtë të mërkurë në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit, nga Spitali rajonal i Durrësit një ditë më parë. Softa thotë se arratisja e Ndocit nuk ishtë një arratisje spektakolare por një plan i mirëorganizuar. Kjo sepse, sipas tij, Ndoci është parë të shoqërohet pa pranga dhe me […]

The post Eksperti i sigurisë: Ja pse arratisja e Altin Ndocit është një skenar i mirë-organizuar appeared first on BoldNews.al.

Arratisja e Altin Ndocit/Lamallari takim me drejtorët e burgjeve: SHKB të shtojë kontrollet, të parandalohet çdo tentativë e mundshme

14 January 2026 at 17:20

Pas shkarkimit të drejtorit të burgut të Durrësit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mblodhi sot pasdite në një takim drejtuesit e burgjeve në vend, të cilëve iu kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

“Thirra sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend. Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, kam kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsiduruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë.

Kam urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cënim të sigurisë.

Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde.

Çdo tentativë për të sfiduar rendin, sigurinë dhe autoritetin e ligjit nëpër burgje cënon gjithashtu sigurinë publike, besimin dhe bashkëpunimin me agjenicitë ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë. Në çdo rast përgjegjësit do të përballen ligjërisht pa kompromis dhe pa humbur kohë me pasojat e veprimeve të tyre.”, thuhet në deklaratën e ministrit.

Arratisja e Ndocit, shkarkohet drejtori dhe zinxhiri komandues në burgun e Durrësit

14 January 2026 at 15:02

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj është shkarkuar nga detyra nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, nga spitali Rajonal i Durrësit.

Gjithashtu në vijim të ngjarjes së një dite më parë, pas një analize nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues në IEVP Durrës.

Për këtë ngjarje, janë arrestuar edhe tetë punonjës të Policisë së Burgjeve në Durrës.

Ndaj Altin Ndocit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. Ai u arratis pasi kreu një konsultë mjekësore në spitalin Rajonal të Durrësit.

/m.q/j.p/

The post Arratisja e Ndocit, shkarkohet drejtori dhe zinxhiri komandues në burgun e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bisedat në SKY ECC/ Pse “Çopjat” donin ta lironin me çdo kusht Altin Ndocin nga burgu?

By: Brisi
14 January 2026 at 15:35

Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të tjera dhe të tjerë që gjendeshin jashtë flasin në SKY ECC se si ta lirojnë gjuajtësin sepse kishin mbetur pa qitës. Në dosjen hetimore, sipas TCH kuptohet se […]

The post Bisedat në SKY ECC/ Pse “Çopjat” donin ta lironin me çdo kusht Altin Ndocin nga burgu? appeared first on BoldNews.al.

Prençi: Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro

By: Ela
14 January 2026 at 15:28

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi deklaron se asnjë standard dhe protokoll sigurie nuk është zbatuar në rastin e shoqërimit të të paraburgosurit Altin Ndoci në spitalin e Durrësit, ndaj zinxhiri komandues dhe përgjegjës për këtë rast duhet të ishte arrestuar i gjithi në flagrancë. Ai mendon se për planin dhe realizimin e arratisjes mund të […]

The post Prençi: Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

By: Ela
14 January 2026 at 14:23

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Indrit Cërrloj, për shkak të arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, më 13 janar. Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa administrative dhe ligjore, duke […]

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte në ‘Real Story’, i arratisuri tregon versionin e tij

By: xhir jeta
14 January 2026 at 15:10

Familjarë të Altin Ndocit thonë se nuk e dinë se ku ndodhet i afërmi i tyre, por këmbëngulin në pafajësine e tij.

Sipas tyre Ndoci nuk është fajtor për akuzat që i bën media dhe SPAK, dhe fajësojnë Nuredin Dumanin se kërkon ta përfshijë në ngjarje ku ai nuk ka qenë kurrë pjesë.

Sonte në ora 20:00 në Real Story, për herë të parë avokatët e të arratisurit do flasin e do tentojnë të tregojnë versionin që vetë Ndoci ka për akuzat nën të cilat është vënë, dhe arsyet për të cilat ai u arratis për t’ju shmangur drejtësisë./abcnews.al

Arratisja e Altin Ndocit, Drejtoria e Burgjeve deklaratë zyrtare – pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i IEVP në Durrës

14 January 2026 at 13:44


Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht për arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, një ditë më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit.

Në njoftimin e bërë në Facebook bëhet e ditur se Ndoci ndodhej në paraburgim prej vitit 2020 për vepra të rënda penale, mes tyre vrasje në rrethana cilësuese dhe organizatë kriminale.

Verifikimet paraprake kanë zbuluar shkelje të rënda procedurale, pasi vizita mjekësore nuk ishte raportuar dhe nuk janë respektuar protokollet standarde të shoqërimit.

Lexoni të plotë postimin:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon:

Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal.

Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:

•Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;

•Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

•Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

•Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

• Aulon Quku – Kryeinfermier;

•Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

•Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

•Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

•Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

•Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

•Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

•Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:

• Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

• Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. /Telegrafi/

Altin Ndoci pjesë e grabitjes së Rinasit, përgjimet e SKY ECC: Na duhen qitësa… (DETAJE)

By: V K
14 January 2026 at 13:57

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa ishte e ftuar në emisionin “Breaking”, në Top News, ka zbuluar detaje të reja mbi profilin kriminal të Altin Ndocit dhe arratisjen e tij, duke theksuar se 38-vjeçari konsiderohej një nga personat më të rrezikshëm dhe me lidhje të drejtpërdrejta me organizatën kriminale Çopja.

“Po flasim për një nga arratisjet më të organizuara, por edhe më të paralajmëruara për autoritetet”, tha Hoxha, duke sqaruar se në një nga dosjet ku Altin Ndoci është nën akuzë si anëtar i organizatës kriminale Çopja, drejtuesit e kësaj strukture shfaqen në përgjime në aplikacionet SKY ECC dhe duken të shqetësuar për arrestimin e tij.

Sipas gazetares, në materialet hetimore rezulton se anëtarët e fisit Çopja shpreheshin të alarmuar për faktin se kishin mbetur pa ekzekutorë, veçanërisht pas vrasjes së Besmir Haxhiajt.

Anila Hoxha, rikujtoi se Ndoci ishte arrestuar rreth 5-6 vite më parë në kuadër të një tjetër dosjeje të rëndë penale, “Plumbi i Artë”, ndërsa nga përgjimet rezulton se organizata kriminale kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për ta liruar me çdo kusht, por pa sukses.

“SPAK thotë se gjatë kohës së arrestimit të Altin Ndocit, organizata Çopja kujdeset për familjen e tij duke i dhënë shuma financiare për jetesë. Duke siguruar automjete, duke paguar avokatët, një metodë kjo tipike kriminale, thotë SPAK, për të siguruara heshtjen e Altin Ndocit dhe për t’i kujtuar se organizata nuk e kishte lënë atë në harresë”.

Altin Ndoci, konsiderohej si një nga personat më të rrezikshëm, ndaj duhej të shoqërohej me masa sigurie të jashtëzakonshme.

“Ndoci, thotë Anila Hoxha, është nën akuzë për vrasjen e trefishtë të vitit 2018, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Dunjai, si edhe për vrasjen e Kleviz Bahos dhe disa tentativa vrasjeje. Ai përmendet edhe në plane të tjera kriminale kundër Erjon Alibejt, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë”.

Një element kyç, sipas gazetares, është edhe përfshirja e Altin Ndocit në grabitjen e armatosur në aeroportin e Rinasit në vitin 2019, ku u rrëmbyen miliona euro.

“Profili i këtij shtetasi vazhdon të ngarkohet me ngjarje kriminale edhe për një nga ngjarjet më spektakolare sa i takon grabitjes së armatosur në pistën e aeroportit të Rinasit në 2019, ku emri i Altin Ndocit është zyrtarisht në akuzë si anëtar dhe si pjesëmarrës në këtë ngjarje ku u rrëmbyen miliona euro. Kjo çështje në fakt nuk ka kaluar ende në gjykim themeli dhe ka mbi 30 të akuzuar. Emri i Altin Ndocit lidhet edhe me plumbin e artë me dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili tregon se si ishte rreshtuar Altin Ndoci, që konsiderohej si krahu i armatosur i grupit Çopja, krah Talo Çelës për përfshirje në vrasjen e Andi Zylyfit”.

Sa i përket arratisjes, gazetarja tha se Prokuroria ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe transferimet e shpeshta të Ndocit drejt Spitalit të Durrësit.

“Janë sekuestruar kartela dhe epikriza, ndërsa po hetohet roli i stafit mjekësor dhe i shërbimit të burgjeve”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se Ndoci nuk rezulton me sëmundje kronike, por kishte pretenduar probleme me veshkat, mbi bazën e të cilave ishte autorizuar transferimi për ndihmë mjekësore.

The post Altin Ndoci pjesë e grabitjes së Rinasit, përgjimet e SKY ECC: Na duhen qitësa… (DETAJE) appeared first on Albeu.com.

8 policë të arrestuar në Durrës, nuk respektuan procedurat standarde të shoqërimit të Ndocit

14 January 2026 at 13:49

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Tetë punonjës të Policisë së Burgjeve në Durrës janë arrestuar pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, një ditë më parë nga Spitali Rajonal në Durrës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm: komisar Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve; Komisar Violeta Uka, punonjëse e Policisë së Burgjeve; kryeinspektor Dorjan Saraçi, punonjës i Policisë së Burgjeve; inspektor Sali Ferrollari, punonjës i Policisë së Burgjeve; inspektor Fatjon Braçi, punonjës i Policisë së Burgjeve; inspektor Preng Marvataj, punonjës i Policisë së Burgjeve; Kryeinspektor Aranit Çela, punonjës i Policisë së Burgjeve; kryeinfermier Aulon Quku, punonjës i IEVP Durrës.

Gjithashtu, është bërë edhe pezullimi i tyre nga detyra. Po ashtu janë pezulluar me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ drejtori i IEVP-së Durrës Indrit Cerloj, Afrim Zeqiraj, shef i Policisë; Ylfete Sema, shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor; Idajet Calamaj, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

“Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë”, njoftoi drejtoria e Burgjeve.

Drejtoria e Burgjeve informoi më tej se “i paraburgosuri është paraqitur në pavijonin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset”.

“Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve”, njoftoi drejtoria e Burgjeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nënvizoi se po vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

/m.q/j.p/

The post 8 policë të arrestuar në Durrës, nuk respektuan procedurat standarde të shoqërimit të Ndocit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tetë të arrestuar pas arratisjes nga spitali të Altin Ndocit

14 January 2026 at 13:58

Hetimet e para pas arratisjes të martën, 13 janar, nga Spitali Rajonal i Durrësit, së Altin Ndocit, kanë gjetur shkelje të rregullores së shoqërimit dhe normat e sigurisë së oficerëve përgjegjës të Policisë së Burgjeve. Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar 8 persona, përfshirë drejtues dhe punonjës të sigurisë së burgut, të cilët akuzohen për […]

The post Tetë të arrestuar pas arratisjes nga spitali të Altin Ndocit appeared first on Reporter.al.

Arratisja e Altin Ndocit/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Burgu i Durrësit nuk respektoi protokollin

By: xhir jeta
14 January 2026 at 13:28

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar një ditë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

“Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.” thuhet në njoftim, ku theksohet edhe një herë se është pezulluar gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit, ndërsa janë ndaluar 8 persona të tjerë.

Deklarata e plotë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon:

Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal.

Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:
• z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;
• z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
• z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
• znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
• z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
• z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:
• Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
• Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

“Plan i organizuar, asgjë rastësi”/ Arratisja e Ndocit, Hajdarmataj: Në strukturat e policisë së Durrësit ka të korruptuar

By: Rovena
14 January 2026 at 13:21

Ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj në “News Line” në ABC News foli për arratisjen nga spitali i Durrësit të Altin Ndocit.

Teksa u ndal kryesisht tek ngjarja dhe te sistemi i sigurisë në burgje, Hajdarmataj tha se arratisja ishte e mirë organizuara dhe kishte një koordinim nga jashtë deri në brenda burgjeve. Gjatë fjalës së tij ai shtoi se në strukturat e Policisë së Durrësit ka të korruptuar.

“Plani i arratisjes ka qenë e mirëorganizuar, nuk është rastësi që para spitalit po priste një makinë. Reagimi i institucioneve shqiptare që bëri pas kësaj arratisjeje, ku u arrestuan 8 persona. Shikoj një reagim shumë arrogant të institucioneve shtetërore. Ka një shkelje të sisteme të burgut të Durrësit. Në strukturat e policisë së Durrësit ka të korruptuar. Fakti i arrestimit të 8 persona, e shikoj më shumë sikur shteti po tenton të kompensojë gabimet e tij.

Të arratis një person nuk është shaka. Patjetër që ka pasur një organizim. Arratisjet nga paraburgimi nuk është hera e parë që ka ndodhur, por fakti që makina e pret jashtë spitalit do të thotë që ka një organizim nga brenda burgut dhe jashtë. Në ambientet e paraburgimeve janë kryer edhe vrasje. Vazhdojmë të dështojnë në sistemin e ligjeve në Shqipëri. Normalisht që duhet të merren masa, por këto janë një tryni e gjithë shtetit shqiptar që ne kemi. Për më tepër që policia e shtetit nuk ka marrë asnjë masë, për parandalim. Kjo është ngjarja e radhës, por mendoj se do të ketë të tjera”, tha Hadermataj./abcnews.al

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, 8 të arrestuar - mes tyre zyrtarë të burgut dhe kryeinfermieri

14 January 2026 at 10:19


Tetë zyrtarë të burgut Durrës janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit ditën e djeshme.

Më konkretisht në pranga ranë gjashtë efektivët e policisë që u morën me shoqërimin e të burgosurit, Zv/shefi i policisë së burgut (shefi ishte me leje) si dhe kryeinfermieri i spitalit.

Ndalimet janë kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe Prokuroria.

Të arrestuar janë: A.Ç, D.P, D.S, S.F, P.M, F.B, A.Ç, V.U,

Si ndodhi arratisja?

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore. /Tch/Telegrafi/

U arratis nga spitali, Altin Ndoci dyshohet se fshihet në Tiranë, kontrolle në disa zona të kryeqytetit

By: V K
14 January 2026 at 11:29

Altin Ndoci, i cili një ditë më parë u arratis nga Spitali i Durrësit, dyshohet se fshihet në Tiranë.

Sipas gazetares, Xhensila Kodra, janë zhvilluar disa kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht në Astir, Don Bosko, Selitë etj.

Gjithashtu, është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen.

Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.

Tetë persona janë vënë në pranga në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Mes të arrestuarve, janë dhe kryeinfermieri Aulon Çuko dhe Zëvendës shefi i komanduar i policisë së burgut, Desdemon Pazaj.

Emrat e të arrestuarve

Aulon Çuko- Kryeinfermieri

Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë

Pesë policët e shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela

Violeta Uka

PAMJET FILMIKE

Pamjet filmike tregojnë qartë se Ndoci zbret nga ambulanca i lirë, pa pranga, dhe më pas shoqërohet drejt godinës së spitalit nga efektivët.

Fakti që ai ndodhej pa masa sigurie fizike bie në kundërshti me rregulloren, pasi për shkak të rrezikshmërisë së tij, Ndoci duhej të ishte i prangosur gjatë gjithë kohës së shoqërimit.

 

 

Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet që tregojnë momentin kur Altin Ndoci, largohet me vrap nga ambientet e Spitalit të Durrësit, duke iu shmangur rojeve të sigurisë.

Në video, ai shihet duke vrapuar mes automjeteve në parkimin e spitalit dhe më pas zhduket pas një ndërtese, ku dyshohet se e priste një automjet tip “Audi”, me të cilin u arratis.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme kur Altin Ndoci, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshi vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis ndërsa shoqërohej për një vizitë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Ai dyshohet se ka kërkuar të shkojë në tualet, ku ka shfrytëzuar rastin për t’u arratisur. Mësohet se Ndoci ka goditur edhe një efektiv dhe me pas është larguar me vrap. Me pas ai ka hipur ne një automjet “Audi” dhe është larguar.

“I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Altin Ndoci, po gjykohet për një sërë veprash penale të rënda dhe në dosje të ndryshme. Së fundmi, ai u dërgua për gjykim nga SPAK në tetor 2025, si pjesë e organizatës kriminale për të cilën akuzohen vëllezërit Çopja.

I arrestuar prej vitit 2020, Ndoci është identifikuar nga të penduar të drejtësisë si pjesëmarrës në disa atentate në luftën mes grupeve kriminale në vend.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nuk i sqaroi rrethanat e arratisjes. Ajo bëri me dije se Ndoci, ishte shoqëruar në spital nga strukturat e burgjeve dhe se arratisja ka ndodhur brenda godinës së përshtatur për trajtimin e të burgosurve.

Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit”, thuhet në njoftimin e DPB.

The post U arratis nga spitali, Altin Ndoci dyshohet se fshihet në Tiranë, kontrolle në disa zona të kryeqytetit appeared first on Albeu.com.

❌
❌