Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit

By: Brisi
19 January 2026 at 13:53

Altin Ndoci i cili u arratis një javë më parë nga spitali i Durrësit, rezulton se nga tetori i vitit 2025, deri në janar të këtij viti, është shoqëruar pesë herë për në spital. Në dosjen hetimore të publikuar nga TCH, thuhet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është konstatuar ndërveprim i dyshimtë midis […]

The post “5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit appeared first on BoldNews.al.

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe mjekja

By: V K
19 January 2026 at 08:48

Këtë të hënë, del para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë. Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tj më 16 janar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Cërlojn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Ndërkohë, masa do të jepet edhe për mjeken Ylvete Sema, 65-vjeçe, ndaj të cilës Gjykata vendosi arrest shtëpie.

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës, për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

The post U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe mjekja appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit, dështim zinxhir i institucioneve dhe kolaps i protokolleve të sigurisë shtetërore

By: armand
18 January 2026 at 21:07

Që në momentin kur një personi i vendosen prangat dhe izolohet në burg, mendimi i tij i vetëm është liria. E në kushtet kur qëndron i izoluar për një kohë të gjatë, hetimi zgjatet dhe nuk merret një vendim, kur rrezikon shumë vite burg, apo qoftë edhe kur nuk ka besim te drejtësia e pretendon […]

The post Arratisja e Altin Ndocit, dështim zinxhir i institucioneve dhe kolaps i protokolleve të sigurisë shtetërore appeared first on BoldNews.al.

EMRAT+MASAT E SIGURISË/ Arratisja e Altin Ndocit, gjykata vendos për tetë të arrestuarit

By: D Marku
17 January 2026 at 13:50

Gjykata e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 8 personate arrestuar për arratisjen e Altin Ndocit, pak ditë më parë nga spitali i Durrësit.

Gjykata vendosi “Arrest me burg” për tre prej tyre, “Arrest në shtëpi” për dy të tjerë dhe “Detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve.

MASAT E SIGURISË

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëpi

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim paraqitje

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi

SI NDODHI NGJARJA?

Altin Ndoci, një prej emrave më të shumëpërfolur të botës së krimit i pandehur në procesin “Plumbi i Artë” dhe i cilësuar si vrasësi me pagesë i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, u arratis të martën nga ambjentet e spitalit rajonal në Durrës.

Ai ishte shoqëruar nga punonjësit e policisë së Burgjeve për vizita mjekësore në repartin Infektiv në dhomën e posaçme ku trajtohen të paraburgosurit apo të dënuarit, për shkak se kishte shfaqur probleme me veshkat. Bashkë me Ndocin për vizitë në spital ndodhej edhe një i paraburgosur tjetër.

Burimet thonë se një moment ka kërkuar të shkojë në tualet ku aty ka goditur një nga 3 punonjësit e policisë së burgjeve dhe është larguar.

Mësohet se një nga policët ka qëlluar në ajër teksa ndiqte Ndocin, por ai është larguar me shpejtësi sikurse shihet edhe në këto pamje….

Në parkimin e spitalit atë e priste një Audi të bardhë, A7, me targa AA700RS dhe sapo është ngjitur në të, mjeti ka lëvizur në drejtim të Spitallës duke humbur më pas çdo gjurmë.

I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë. Ai akuzohej në këtë të këtij procesi për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë. Për të kryer këtë vrasje ai ishte rekrutuar nga Talo Cela, dikur mik e më pas armik me Nuredin Dumanin.

Pas përplasjes së dy miqve, Dumani veproi për llogari të Erion ALibej, kundërshtar me Çopjat, ndër4sa Talo Cela për llogari të Franc e Hajdar Copjas.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës Çopja. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

The post EMRAT+MASAT E SIGURISË/ Arratisja e Altin Ndocit, gjykata vendos për tetë të arrestuarit appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj

By: V K
16 January 2026 at 15:51

Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e Burgut, Indrit Cërloj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Dy ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosuri shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës.

Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar, nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

The post Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet për shpërdorim detyre ish-drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin

By: armand
16 January 2026 at 14:00

Janë publikuar detaje të reja në lidhje me arratisjen nga spitali i Durrësit i të burgosurit, Altin Ndoci. Raportohet se Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit. Ka dyshime se […]

The post EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin appeared first on BoldNews.al.

Plani i arratisjes së Altin Ndocit, publikohen emrat e personave të skeduar nga drejtësia

By: V K
16 January 2026 at 13:53

Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi, janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit, kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit.

Të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këta të fundit, janë emra të skeduar nga drejtësia dhe ka dyshime se mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes nga paraburgimi.

Megjithatë, kjo është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo.

Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që t`i lokalizojnë për t`i marrë në pyejte apo jo.

The post Plani i arratisjes së Altin Ndocit, publikohen emrat e personave të skeduar nga drejtësia appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit/ Gazetarja Klodiana Lala: Ka një përplasje të ashpër në këtë proces, u ndihmua nga brenda burgut…

By: V K
15 January 2026 at 15:57

Këtë të enjte, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka komentuar arratisjen e Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit, duke ngritur dyshime serioze se ngjarja nuk ka qenë e rastësishme, por e planifikuar prej kohësh.

Lala kritikoi ashpër mënyrën se si institucionet reaguan pas arratisjes, duke thënë se në një vend normal me polici funksionale do të ishin vënë në lëvizje menjëherë të gjitha kapacitetet e sigurisë.

Sipas saj, do të duhej të ishin nxjerrë në terren qentë e specializuar, të ngriheshin dronë dhe helikopterë për gjurmim ajror dhe të informohej komuniteti për personin e rrezikshëm që ishte në arrati.

Gjithashtu, Lala shpjegoi tensionet në seancën e radhës të dosjes së bujshme “Plumbi i artë” në GJKKO, ku dështoi për shkak të mungesës së një prej të pandehurve, Altin Ndocit, që u arratis dy ditë më parë nga spitali i Durrësit, ku ishte dërguar për mjekim.

Aktualisht, avokatët kanë kërkuar ndërprerjen, sepse klienti nuk mund të përfaqësohej pa qenë prezent dhe përplasjet kanë qenë të forta, deri edhe në ironi.

Sipas saj, Ndoci e kishte menduar arratisjen që në momentin kur u vendos në paraburgimin e Durrësit, një strukturë ku, sipas Lalës, ai nuk duhej të ishte futur për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

“Mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë jashtë që e kanë ndihmuar në lëvizjen e tij dhe kam dyshime edhe për bashkëpunëtorë ose informatorë brenda sistemit”, u shpreh ajo.

GJKKO ka vendosur në këtë situatë që t’i dërgojë shkresë Policisë së Shtetit për të sqaruar statusin e Altin Ndocit, për arratisjen dhe nëse ëhstë në kërkim.

“Altin Ndoci duhet të paraqitej sot në Gjykatën e Posaçme për proces për përballje me drejtësinë, por nuk u paraqit për shkak të arratisjes. Në dosjen “Plumbi i artë” ai akuzohet për vrasje dhe plagosje në 2019. Viktimat ishin armiq të organizatës së Çopjave, kryesisht në aktivitetin e trafikut të narkotikëve në Amerikën latine, por edhe në kuadër të ngjarjeve kriminale në Elbasan dhe më gjerë”, tha Lala.

Mes te tjerash, , gazetarja shpjegoi edhe dinamikën e seancës dhe pozitën juridike të Ndocit në dosje.

“Por Ndoci nuk u paraqit sepse u arratis, avokati shpjegoi disa detaje. Gjykata do i drejtohet Policisë së Shtetit për informacion, nëse ky person është zyrtarisht në arrati dhe i kërkuar. GJKKO do presë shkresën e Policisë për Ndocin. Avokatët kanë bërë ironi në proces për rastin për shkak të situatës së dosjes, sepse ata po përpiqen të rrëzojnë dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani. Ka një përplasje të ashpër në këtë proces. Nga hetimet e deritanishme për rastet e para Ndoci nuk doli i përfshirë në dy ngjarjet, por u hetua për të paktën 4 vrasje të tjera në lidhje me dosjen “Plumbi i artë”. Sipas dëshmisë së Dumanit ai kishte kryer vrasjen e Andi Zylyfit dhe të paktën 4 vrasje të tjera që janë nën hetim, por tani ndodhi arratisja”, u shpreh ajo.

Më tej, Lala shpjegoi se Ndoci nuk është i dënuar, por i paraburgosur.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Gazetarja Klodiana Lala: Ka një përplasje të ashpër në këtë proces, u ndihmua nga brenda burgut… appeared first on Albeu.com.

Arratisja e mirëplanifikuar e Altin Ndocit, në hetim të gjithë personat që ai ka pasur kontakt gjatë qëndrimit në burg dhe familjarët

By: V K
15 January 2026 at 12:02

Kanë kaluar dy ditë pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga spitali infektiv në Durrës, hetimet janë shtrirë te të gjithë personat që kanë zhvilluar takime me të gjatë gjashtë muajve të fundit në burgun e Durrësit.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije për korrespondenten Klodiana Haxhiaj, se personat që e kanë takuar Ndocin rezultojnë të jenë edhe organizatorë të dyshuar të planit të arratisjes.

Autoritetet po verifikojnë tabulatet telefonike të familjarëve, si edhe të çdo personi që ka pasur kontakt me të në ambientet e burgut.

Sipas të dhënave paraprake, arratisja dyshohet se ka qenë e mirëplanifikuar.

Ndoci është shoqëruar drejt spitalit pa pranga dhe vetëm nga dy punonjës të policisë së burgjeve, ndërkohë që protokolli i sigurisë parashikon shoqërimin nga katër efektivë.

Nderkohe per kapjen e tij kontrolle po zhvillohen në shumë banesa ne Pukë vendlindjen e tij, në Tiranë dhe Elbasan.

Makina është parë për herë te fundit ne autostradën Durrës Tiranë, territor te Tiranës dhe më pas eshte zhdukur.

The post Arratisja e mirëplanifikuar e Altin Ndocit, në hetim të gjithë personat që ai ka pasur kontakt gjatë qëndrimit në burg dhe familjarët appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, Prokuroria e Durrësit po heton si një i rrezikshëm u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme

By: V K
15 January 2026 at 10:46

Dy ditë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Prokuroria ka nisur hetimin për mënyrën si u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndoci është transferuar në maj të 2020 në Durrës dhe prokuroria. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala, raporton se organi i akuzës ka sekuestruar të gjitha praktikën.

Gjithashtu, do te pyetet ish-drejtori i Burgjeve dhe zyrtarët që kanë bërë vlerësimin për transferimin e tij.

Kujtojmë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori masa administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve.

Altin Ndoci, ishte i akomoduar në IEVP Durrës që prej vitit 2020, me masë sigurimi “arrest me burg”.

Ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Nga verifikimet paraprake rezulton se shoqërimi i tij për vizitë mjekësore nuk është raportuar dhe nuk është miratuar sipas procedurave nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si dhe nuk është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Po ashtu, nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve.

The post Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, Prokuroria e Durrësit po heton si një i rrezikshëm u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Jo vetëm në Peqin, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen edhe drejt IEVP Fier

By: V K
15 January 2026 at 09:17

Gjatë natës, pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, është ndërmarrë një operacion për transferimin e të burgosurve.

BalkanWeb, ka siguruar pamjet nga operacioni për transferimin e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit.

Transferimi i tyre u krye me dhjetëra automjete, ndërsa të burgosur të tjerë janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët deri më tani qëndronin në Burgun e Durrësit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa të dënuarve.

The post Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Jo vetëm në Peqin, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen edhe drejt IEVP Fier appeared first on Albeu.com.

Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit

By: V K
15 January 2026 at 07:56

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 15 janar 2026, një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë, janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni i konsideruar aktualisht si më i sigurti në vend.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Burime jo zyrtare konfirmojnë se ky grup përbëhet nga eksponentët më të rrezikshëm të botës së krimit, mes tyre edhe emra të njohur, si Lul Berisha.

Vendimi për zhvendosjen masive të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, erdhi menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve shqiptare dhe që nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm të burgjeve.

Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët deri më tani qëndronin në Burgun e Durrësit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa të dënuarve.

Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e të burgosurve të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit janë përzgjedhur të sistemohen në Peqin, burg që ka seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se 206 të dënuar dhe paraburgosur të Burgut të Durrësit janë kaluar në “sitë”, për të vlerësuar nivelin e rrezikshmërisë së secilit.

Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, urdhëroi hartimin e një plani të ri kombëtar rishpërndarjeje, duke i ndarë të burgosurit sipas rrezikut shoqëror.

Pika kyçe e urdhrit ishte largimi i të gjithë personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit, i cilësuar shpesh për kushtet e tij më komode, dhe sistemimi i tyre në një nga 7 burgjet e sigurisë së lartë që funksionojnë në Shqipëri.

Deri para këtij vendimi, në një seksion të veçantë në Burgun e Durrësit ndodheshin 27 persona me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një total prej 54 të dënuarve dhe 152 paraburgosurve.

Arratisja e Altin Ndocit, i akuzuar për disa krime të rënda, u bë katalizatori që vuri në lëvizje këtë operacion të gjerë.

Operacioni i transferimit drejt Peqinit shihet si një sinjal i fortë i shtetit, për rikthimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar, veçanërisht pas rasteve të përsëritura të shkeljeve dhe gjetjes së telefonave celularë të fshehur gjatë kontrolleve në Burgun e Durrësit.

Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 20 institucione të vuajtjes së dënimit, nga të cilat 7 kanë seksione të sigurisë së lartë, ku tashmë po përqendrohen elementët më problematikë të botës së krimit.

The post Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit appeared first on Albeu.com.

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

By: M C
14 January 2026 at 22:49

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për herë të parë në “Real Story”.

Aldo Shëmbi u shpreh se ky veprim i ndërmarrë nga ana e Ndocit ishte suprizë dhe nuk pritej, ndërsa thotë se ai kishte humbur prej kohësh besimin tek drejtësia, duke mohuar këshu akzuat për vrasje të ngritura nga SPAK.

“Edhe për mua ishte surprizë. Por më shumë lidhet me faktin tek humbi e besimit tek drejtësia. Historia e Altin Docit filloi diku te marsi i 2020. Fillimisht emri i Altin Docit ishte për vrasjen Dorjan Shkozës dhe Haxhisë. Klevis Alla bëhet bashkëpunëtor drejtësisë dhe për shkak të rrethanave që ishte i përfshirë, u provua që ishte shtyrë nga Nuredin Dumani që të përfshinte në vrasje Altin Docin dhe Talo Çelën. Kanë dalë dhe shumë rrethana dhe fakte të tjera që lidhje edhe me platforma skyecc.

Në 2020 u provua që Altin Doci nuk ishte autor i vrasjes së Shkozës dhe Haxhisë. Më pas u akuzua për katër vrasje në bashkëpunim me Talo Çelën. Por më pas prokuroria e posaçme tërheq akuzën për Altin Docin. SPAK i tërhoqi akuzat pas katër vitesh. Fakti që Altin Ndoci që nuk kishte lidhje me katër vrasje, u tha”, tha avokati.

Emri i Altin Ndocit lidhet me ekzekutimin e Anxhelo Avdisë dhe Dorjan Shkozës më 2 mars 2020, si dhe me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill të po atij viti.

Që në vitin 2015 ai ishte arrestuar për një sërë veprash penale, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve luftarake, mosbindjen ndaj policisë, sigurimin e mjeteve për vjedhje dhe vjedhjen, por kishte arritur të përfitonte lirinë përmes manovrave ligjore.

The post Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka appeared first on Albeu.com.

Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje

14 January 2026 at 17:24

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot në një takim të posaçëm drejtuesit e të gjitha institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në vend.

Lamallari tha se pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, ka kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

“Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsideruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë”, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë u shpreh e ka urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cenim të sigurisë.

“Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde”, vijoi Lamallari.

“Çdo tentativë për të sfiduar rendin, sigurinë dhe autoritetin e ligjit nëpër burgje cenon gjithashtu sigurinë publike, besimin dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë. Në çdo rast përgjegjësit do të përballen ligjërisht pa kompromis dhe pa humbur kohë me pasojat e veprimeve të tyre”, tha ministri Lamallari.

Në vijim të ngjarjes së një dite më parë, pas një analize nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues në IEVP Durrës.

Për këtë ngjarje, janë arrestuar edhe tetë punonjës të Policisë së Burgjeve në Durrës.


/e.i/r.e/a.f/

The post Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arratisja e Altin Ndocit/Lamallari takim me drejtorët e burgjeve: SHKB të shtojë kontrollet, të parandalohet çdo tentativë e mundshme

14 January 2026 at 17:20

Pas shkarkimit të drejtorit të burgut të Durrësit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mblodhi sot pasdite në një takim drejtuesit e burgjeve në vend, të cilëve iu kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

“Thirra sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend. Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, kam kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsiduruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë.

Kam urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cënim të sigurisë.

Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde.

Çdo tentativë për të sfiduar rendin, sigurinë dhe autoritetin e ligjit nëpër burgje cënon gjithashtu sigurinë publike, besimin dhe bashkëpunimin me agjenicitë ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë. Në çdo rast përgjegjësit do të përballen ligjërisht pa kompromis dhe pa humbur kohë me pasojat e veprimeve të tyre.”, thuhet në deklaratën e ministrit.

Arratisja e Altin Ndocit/ Shemsi Prençi: Ja qyteti ku mund të jetë fshehur, ka degradim të sistemit të burgjeve, e kanë shkatërruar

By: V K
14 January 2026 at 15:49

Këtë të mërkurë, gjatë një interviste në “News 24”, ish-kryepolici Shemsi Prençi, foli për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

Ai theksoi se ku mund të jetë duke u fshehur i paraburgosuri që Policia nuk ka ende asnjë detaj apo informacion, pas më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë.

Prençi dha disa informacione se ku mund të jetë strehuar dhe marrë në mbrojtje i akuzuari nga SPAK, për të paktën 4 vrasje dhe si pjesë e një grupi killerash.

I pyetur nëse Ndoci mund të ishte fshehur në Tiranë, ku ka edhe vendbanimin prej vitesh, ai u përgjigj me një kundërpyetje dhe një koment:

“Pse duhet të fshihet në Tiranë? Mund të fshihet në Durrës, mund të fshihet në Elbasan. Ai mund të shkojë atje ku ndodhet me i mbrojtur, ku ka krahët më të ngrohtë. Dhe nga ajo që kemi parë dimë se ai ishte i lidhur me një nga grupet në Elbasan. Në Elbasan e dimë se ka grupe të krimit të organizuar të fuqishëm që veprojnë. Madje personi i arratisur i përket një grupi që është armik i betuar me Nuredin Dumanin, me Talo Çelën”.

Por ajo që e shqetëson më shumë ish-kandidatin për deputet dhe ish-kreun e Emergjencave Civile, është mungesa e sigurisë në burgje, degradimi i sistemit dhe cedimi i tij deri në kupolë, ku vendosen dhe emërohen njerëz jo profesionistë, por që merren nga rruga.

“Kemi cedim të sistemit vertikal dhe këtë e tregon hetimi dhe shkarkimi i të gjithë zinxhirit komandues. Nuk është lajthitje e një polici apo pakujdesi, ndaj edhe jam i mërzitur. Këta e kanë shkatërruar sistemin e burgjeve, e kam theksuar dhe më parë. Pra kemi ose degradim të sistemit, ose blerje e sistemit. Dhe sistemi e dimë që blihet, me shuma të mëdha parash, joshet me shumë lekë”, tha ai.

Prençi dha edhe zgjidhjen për reformimin e sistemit të burgjeve dhe më kryesorja ishte përzgjedhja e profesionistëve:

“Mos të marrin njeri nga rruga dhe për ta rekrutuar drejtor burgu”.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Shemsi Prençi: Ja qyteti ku mund të jetë fshehur, ka degradim të sistemit të burgjeve, e kanë shkatërruar appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit

By: V K
14 January 2026 at 14:31

Këtë të mërkurë, Ministria e Drejtësisë, ka shkarkuar drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj.

Vendimi vjen pas arratisjes spektakolare nga Spitali i Durrësit të paraburgosurit Altin Ndoci, një prej emrave më kontroversë të botës së krimit. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Sakaq, katër zyrtarë të burgut janë vënë në pranga. Në mesin e të arrestuarve janë zv.shefi i policisë së burgut, Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve, dhe kryeinfermieri Aulon Quku.

Ata akuzohen për shkelje të rënda të detyrës gjatë shoqërimit të Ndocit për vizitën mjekësore, duke mos informuar as drejtorin e burgjeve dhe as policinë e shtetit për itinerarin e planifikuar.

Nga hetimet e para rezulton se më 13 janar 2026, Altin Ndoci, ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili rekomandoi vizitë te mjeku kirurg në Spitalin Rajonal Durrës.

I paraburgosuri është shoqëruar sipas itinerarit të përcaktuar: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP.

Gjatë trajtimit mjekësor në pavionin infektiv, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Punonjësit e policisë e kanë shoqëruar, por ai ka kundërshtuar dhe i ka goditur, duke arritur të arratiset.

Pas ngjarjes, drejtori dhe i gjithë zinxhiri drejtues i institucionit të paraburgimit janë pezulluar nga detyra.

Prokuroria po heton nëse Ndoci, ka pasur bashkëpunëtorë brenda burgut për të realizuar arratisjen, si dhe arsyet pse një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u vendos në një institucion paraburgimi me siguri të ulët.

Altin Ndoci, ishte transferuar në Durrës në vitin 2020 dhe ndodhej në gjykim në dosjen “Plumbi i Artë” për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Urucit, si dhe për vrasje për llogari të organizatës kriminale të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Copja.

Dëshmitë e ish-drejtorëve të burgjeve, pritet të merren gjatë hetimeve për të sqaruar përgjegjësitë në këtë arratisje.

Emrat e te pezulluarve

z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;

z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

z. Aulon Quku – Kryeinfermier;

z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Ndalimi i personave

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

The post Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit appeared first on Albeu.com.

Altin Ndoci pjesë e grabitjes së Rinasit, përgjimet e SKY ECC: Na duhen qitësa… (DETAJE)

By: V K
14 January 2026 at 13:57

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa ishte e ftuar në emisionin “Breaking”, në Top News, ka zbuluar detaje të reja mbi profilin kriminal të Altin Ndocit dhe arratisjen e tij, duke theksuar se 38-vjeçari konsiderohej një nga personat më të rrezikshëm dhe me lidhje të drejtpërdrejta me organizatën kriminale Çopja.

“Po flasim për një nga arratisjet më të organizuara, por edhe më të paralajmëruara për autoritetet”, tha Hoxha, duke sqaruar se në një nga dosjet ku Altin Ndoci është nën akuzë si anëtar i organizatës kriminale Çopja, drejtuesit e kësaj strukture shfaqen në përgjime në aplikacionet SKY ECC dhe duken të shqetësuar për arrestimin e tij.

Sipas gazetares, në materialet hetimore rezulton se anëtarët e fisit Çopja shpreheshin të alarmuar për faktin se kishin mbetur pa ekzekutorë, veçanërisht pas vrasjes së Besmir Haxhiajt.

Anila Hoxha, rikujtoi se Ndoci ishte arrestuar rreth 5-6 vite më parë në kuadër të një tjetër dosjeje të rëndë penale, “Plumbi i Artë”, ndërsa nga përgjimet rezulton se organizata kriminale kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për ta liruar me çdo kusht, por pa sukses.

“SPAK thotë se gjatë kohës së arrestimit të Altin Ndocit, organizata Çopja kujdeset për familjen e tij duke i dhënë shuma financiare për jetesë. Duke siguruar automjete, duke paguar avokatët, një metodë kjo tipike kriminale, thotë SPAK, për të siguruara heshtjen e Altin Ndocit dhe për t’i kujtuar se organizata nuk e kishte lënë atë në harresë”.

Altin Ndoci, konsiderohej si një nga personat më të rrezikshëm, ndaj duhej të shoqërohej me masa sigurie të jashtëzakonshme.

“Ndoci, thotë Anila Hoxha, është nën akuzë për vrasjen e trefishtë të vitit 2018, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Dunjai, si edhe për vrasjen e Kleviz Bahos dhe disa tentativa vrasjeje. Ai përmendet edhe në plane të tjera kriminale kundër Erjon Alibejt, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë”.

Një element kyç, sipas gazetares, është edhe përfshirja e Altin Ndocit në grabitjen e armatosur në aeroportin e Rinasit në vitin 2019, ku u rrëmbyen miliona euro.

“Profili i këtij shtetasi vazhdon të ngarkohet me ngjarje kriminale edhe për një nga ngjarjet më spektakolare sa i takon grabitjes së armatosur në pistën e aeroportit të Rinasit në 2019, ku emri i Altin Ndocit është zyrtarisht në akuzë si anëtar dhe si pjesëmarrës në këtë ngjarje ku u rrëmbyen miliona euro. Kjo çështje në fakt nuk ka kaluar ende në gjykim themeli dhe ka mbi 30 të akuzuar. Emri i Altin Ndocit lidhet edhe me plumbin e artë me dëshminë e Nuredin Dumanit, i cili tregon se si ishte rreshtuar Altin Ndoci, që konsiderohej si krahu i armatosur i grupit Çopja, krah Talo Çelës për përfshirje në vrasjen e Andi Zylyfit”.

Sa i përket arratisjes, gazetarja tha se Prokuroria ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe transferimet e shpeshta të Ndocit drejt Spitalit të Durrësit.

“Janë sekuestruar kartela dhe epikriza, ndërsa po hetohet roli i stafit mjekësor dhe i shërbimit të burgjeve”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se Ndoci nuk rezulton me sëmundje kronike, por kishte pretenduar probleme me veshkat, mbi bazën e të cilave ishte autorizuar transferimi për ndihmë mjekësore.

The post Altin Ndoci pjesë e grabitjes së Rinasit, përgjimet e SKY ECC: Na duhen qitësa… (DETAJE) appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, 8 të arrestuar - mes tyre zyrtarë të burgut dhe kryeinfermieri

14 January 2026 at 10:19


Tetë zyrtarë të burgut Durrës janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit ditën e djeshme.

Më konkretisht në pranga ranë gjashtë efektivët e policisë që u morën me shoqërimin e të burgosurit, Zv/shefi i policisë së burgut (shefi ishte me leje) si dhe kryeinfermieri i spitalit.

Ndalimet janë kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe Prokuroria.

Të arrestuar janë: A.Ç, D.P, D.S, S.F, P.M, F.B, A.Ç, V.U,

Si ndodhi arratisja?

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore. /Tch/Telegrafi/

❌
❌