Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës!

By: Brisi
22 December 2025 at 10:32

Nga Boldnews.al Zëvendëskryeministres dhe ministres më të pushtetshme të Ramës i është prerë bileta me nisje Tiranën dhe mbërritjen Pojskë (IEVP e grave), por një tjetër qeli, e arreduar bukur edhe me shije artistike tek reparti 313, mund të bëhet gati, në pritje të bujtësit më të famshëm në vend. Fundi dihet, por koha nuk […]

The post Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

By: Brisi
20 December 2025 at 19:35

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës. Një 86 vjeçar me iniciale, M.D është gjetur pa shenja jete në një kanal uji. Sipas Policisë nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari është rrëzuar në kanal dhe për pasojë […]

The post E rëndë në Tiranë/ Gjendet një trup i pajetë në një kanal uji appeared first on BoldNews.al.

SPAK shtyn sërish afatet hetimore për ish zëvëndës kryeministrin, Arben Ahmetaj

By: xhir jeta
19 December 2025 at 14:30

Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaccme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish zëvëndës kryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Veprimet komplekse që po kryen prokuroria e posaccme janë bërë shkak për të shtyrë sërish hetimet deri në datën 22 mars 2026.

Përmes mbrojtësit ligjorë Henrik Ligori, Ahmetaj i ka pritur me indiferentizëm shtyrjet e herë pas hershme të afateve, teksa interesi i tij që në krye të herës vijon të jete zbardhja e të vërtetës dhe që organi i akuzës të marrë të gjithë kohën e nevojshme.

Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë hetimet, më pas duhet të vendosë për dergimin ose jo për gjykim të çështje.

Për të njëjtën ccështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt si dhe ish bashkëjetuesja e tij Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim më 10 korrik të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion nën dyshimin për kryerjen e veprat penale “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”./abcnews.al

DETAJE nga shpërthimi me tritol në Selitë/ 39-vjeçari nipi i zv.prokurorit! Ja pistat kryesore të hetimit

By: Brisi
19 December 2025 at 11:43

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol i regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Selitë të Vogël, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në automjetin e shtetasit Dritan Jano. Burime për mediat bëjnë me dije se 39-vjeçari Dritan Jano, është nipi i Thoma Janos, i cili deri para pak kohësh […]

The post DETAJE nga shpërthimi me tritol në Selitë/ 39-vjeçari nipi i zv.prokurorit! Ja pistat kryesore të hetimit appeared first on BoldNews.al.

Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Belinda Ballukun

By: Brisi
18 December 2025 at 22:30

Kërkesa e prokurorit Dritan Prençi drejtuar kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut tregon se në përballjen me qeverinë e Edi Ramës, SPAK nuk po tërhiqet. Përkundrazi, dokumenti që është siguruar nga Lapsi.al tregon një qasje të përshkallëzuar, zgjerim të hetimit, shtim të akuzave, rëndim të pozitës penale të zv kryeministres dhe, për pasojë një ekspozim […]

The post Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Belinda Ballukun appeared first on BoldNews.al.

“SPAK 4 letërporosi për Ballukun”/ Llabani: Miliona dollarë të bllokuara nga Zvicra e Izraeli

By: Brisi
17 December 2025 at 22:19

Gazetarja Anduena Llabani, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nga hetimet që po zhvillon SPAK për rastin e Belinda Ballukut, kanë ardhur 4 letërporosi nga jashtë, mes vendeve dhe Zvicra dhe Izraeli. Ajo thotë se janë bllokuar rreth 20 mln dollarë në accounte bankash që figurojnë me emrin e Ballukut, ndërsa shton se përpos zv/kryeministres […]

The post “SPAK 4 letërporosi për Ballukun”/ Llabani: Miliona dollarë të bllokuara nga Zvicra e Izraeli appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga masakra me 16 viktima në Australi/ Autorët ishin babë e bir, dyshohen anëtarë të ISIS

By: Brisi
14 December 2025 at 22:34

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë zjarri që tronditi Australinë të shtunën, ku 16 persona, përfshirë edhe një fëmijë, humbën jetën në Bondi Beach. Ngjarja e përgjakshme ndodhi në kohën kur në zonë po zhvillohej një aktivitet publik për shënimin e fillimit të festës hebraike Hanukkah, ndërsa policia e New […]

The post Detaje nga masakra me 16 viktima në Australi/ Autorët ishin babë e bir, dyshohen anëtarë të ISIS appeared first on BoldNews.al.

Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Osman Stafa

12 December 2025 at 16:05

Kërcënimet ndaj gazetarëve po shndërrohen në praktikë shqetësuese në Shqipëri, veçanërisht kur ndodhin pas raportimeve që prekin institucionet publike dhe mungesën e llogaridhënies.

Rasti i fundit ndaj gazetarit Osman Stafa, pas raportimeve nga Onkologjiku, rikthen në qendër të vëmendjes cenueshmërinë e gazetarëve në terren dhe mangësitë në garantimin e sigurisë së tyre.

Rasti i gazetarit Osman Stafa

Një kërcënim me jetë iu dërgua gazetarit Osman Stafa në “Instagram”, pas raportimeve të tij për kushtet në Spitalin Onkologjik. Mesazhi i kërkonte të mos shfaqej më në spital, me paralajmërimin se nëse do të bënte të kundërtën do të kishte pasoja.

Stafa e cilësoi kërcënimin përpjekje për ta trembur dhe tërhequr nga raportimet, të cilat kanë qenë të vazhdueshme duke ekspozuar vështirësitë që përballin pacientët e sëmurë në trajtimin e kancerit. Ai tha për Citizens.al se do ta vijojë punën në spital pa asnjë ndryshim.

“Nëse unë do të përballem me ata që janë pas kësaj gjësë [mesazhit], ose do të më rrihnin, ose do të më vrisnin,” tregoi Stafa për përmbajtjen e mesazhit duke shtuar se për të ka pasur “zero ndikim”.

Sipas tij, profili që i dërgoi mesazhin është hapur vetëm dy muajt e fundit. Rasti është denoncuar në polici, e cila ka nisur procedurat për identifikimin e autorëve.

“Kjo është sfida që po u bëj këtyre personave, që çfarëdo që të bëni, mua nuk më intimidoni me kërcënime të tilla,” theksoi Stafa.

Gazetari u shpreh se procedurat për identifikimin e personave që kërcënojnë ngjashëm në rrjetet sociale zgjasin 3-4 muaj, por që sidoqoftë autorët mundet të identifikohen.

“Në momentin që bëj kallëzim për kërcënim jete për shkak të detyrës, policia ia referon prokurorisë, prokuroria e çon në gjykatë dhe me vendim gjykate i shkohet kompanisë Meta, e cila sjell më pas të dhënat në çfarë e-maili është adresa dhe me çfarë numër telefoni”, përfundoi Stafa.

Organizatat e medias solidaritet dhe apel për hetim të menjëhershëm

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (SafeJournalists) përshëndeti denoncimin e menjëhershëm dhe vlerësoi raportimet e Stafës për Onkologjikun, që sipas tyre kanë rritur ndërgjegjësimin publik dhe kërkesën për llogaridhënie.

Ajo i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që ta trajtojnë rastin me prioritet, të identifikojnë autorin dhe të garantojnë që gazetarët të raportojnë lirisht pa frikë në punën e tyre.

“[…] gazetarët të kenë mundësi të raportojnë lirisht për çështje me interes publik, përfshirë funksionimin e institucioneve shëndetësore, pa pasur frikë nga hakmarrja”, u tha në deklaratë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkoi hetim të posaçëm, duke theksuar se kërcënimi lidhet me një cikël të gjatë investigimesh në institucionin kryesor spitalor të vendit.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e quajti rastin sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe theksoi se intimidimet anonime synojnë heshtjen e zbulimit të abuzimeve që dëmtojnë pacientët më vulnerabël.

Organizatat kërkuan garantimin e sigurisë për çdo gazetar që ushtron detyrën në interes publik.

Lexoni gjithashtu:

The post Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Osman Stafa appeared first on Citizens.al.

Gara për kreun e SPAK, Xholi: Synoj rritjen e cilësisë së hetimeve, do t’i jap zgjidhje statusit të prokurorit

11 December 2025 at 10:53

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) u zhvillua sot dëgjesa publike me kandidatët për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I pari që paraqiti platformën e tij para anëtarëve të KLP-së ishte Adnan Xholi, i cili theksoi se vlerëson se nga ana formale i plotëson kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë.

Gjatë prezantimit, për rreth 1 orë e 30 minuta, Xholi shprehu besimin se ka aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi.

“SPAK ndodhet në një fazë konsolidimi, ku implementimi i strategjive të institucionit lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e misionit kushtetuese, luftën pa kompromis kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. Po aq e rëndësishme është edhe mbrojtja dhe integriteti i pavarësisë së institucionit, mbrojta e magjistratëve-prokurorë nga sulmet e padrejta që u bëhen për shkak të detyrës apo gjatë detyrës. Shpreh vlerësimet maksimale ndaj trupës së SPAK, për rezultatet që kanë arritur, pasi secili prej tyre është kandidat potencial për ta drejtuar atë strukturë. Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit, krenar që punoj me ata dhe do t’i mbështes në çdo situatë, pavarësisht votimit të sotëm”, tha Xholi.

Xholi shtoi se “ka ardhur koha që të vijohet me hetimet të mëtejshme cilësore, në kohë të shpejtë, për të goditur kriminalitetin si me hetimet penale, po ashtu dhe me hetimet pasurore, me qëllim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe promovimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët”.

Xholi theksoi se falë reformës në sistemin e drejtësisë tashmë prokuroria është organ i decentralizuar.

“Prokurorët janë të pavarur, drejtuesi është menaxher i cili, si i parë mes të barabartëve, ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e nevojshme të punës, të orientojë burimet njerëzore që ka në dispozicion, si dhe kapacitetet e infrastrukturës, për të goditur paligjshmërinë. Roli i drejtuesit megjithëse është menaxherial ka në fokus arritjen e rezultateve sa më të suksesshme”, tha Xholi.

Synimi i tij, tha Xholi, është të rrisë cilësinë e hetimeve dhe të ruajë standardet më të larta.

Më tej, Xholi u ndal edhe te statusi i prokurorëve të SPAK, ku premtoi se do të angazhohet që ky status të marrë zgjidhje. Gjithashtu theksoi se do të kërkojë shtimin e numrit të prokurorëve.

“T’i japim zgjidhje statusit të prokurorëve, por deri tani ka ngelur në vesh të shurdhër. Do insistoj bashkë me ju, si qeverisje e prokurorëve, që statusi i prokurorit të SPAK të marrë zgjidhje, nuk e them për veten time, kthehem në Prokurorinë e Përgjithshme, por bëhet fjalë për kolegë të tjerë që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para, disa prokurori janë të shkrira. Nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar, do humbasë.

“Këto prokurorë janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale dhe do lihen në mëshirë të fatit në këto zyra që do shkojnë, do humbasë ekspertiza, memoria e institucionit, për çështje që nuk varen nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe zgjasin me muaj e me vite. Kushdo që të vijë e ka të pamundur të shohë se çfarë bëhet në ato doje, jo të përfaqësojë në gjykim. Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve të posaçëm. Që të mos jemi para standardeve të drejtësisë së mohuar, do duhet të shtohet numri i prokurorëve”, tha Xholi.

/m.q/a.f/r.e/

The post Gara për kreun e SPAK, Xholi: Synoj rritjen e cilësisë së hetimeve, do t’i jap zgjidhje statusit të prokurorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U arrestua për korrupsion, detaje nga hetimet për Mogherinin

By: Elva
2 December 2025 at 22:00

Dy nga figurat më të rëndësishme brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, janë marrë në pyetje nga autoritetet belge në kuadër të një hetimi për mashtrim dhe parregullsi në një tender publik. Sipas të dhënave, policia belge kreu bastisje në shërbimin e jashtëm të BE-së (EEAS) dhe në Kolegjin e Evropës në Bruksel dhe Bruges, si […]

The post U arrestua për korrupsion, detaje nga hetimet për Mogherinin appeared first on BoldNews.al.

Dosja Balluku/ Shkullaku: Ramës i janë prishur balancat! SPAK i ka prekur ‘rrethin e hekurt’

By: Brisi
1 December 2025 at 21:49

Gazetari Armand Shkullaku, ka komentuar mbrëmjen e sotme dosjen e ministres Belinda Balluku dhe rolin e SPAK-ut në hetimin e saj. Sipas Shkullakut, kjo është hera e parë që SPAK prek rrethin e hekurt të Edi Ramës, ndërsa shtoi se ky i fundit po përpiqet të ushtrojë presion mbi sistemin e drejtësisë. Shkullaku thotë se […]

The post Dosja Balluku/ Shkullaku: Ramës i janë prishur balancat! SPAK i ka prekur ‘rrethin e hekurt’ appeared first on BoldNews.al.

“Rikthimi i Ballukut në detyrë, vetëvrasje e drejtësisë”/ Analisti: Duhet të shkarkohej nga Rama

By: Brisi
28 November 2025 at 18:11

Analisti Genc Burimi, ka komentuar ditën e sotme hetimet ndaj Belinda Ballukut, dhe dërgimin e pezullimit të saj nga detyra në Gjykatën Kushtetuese. Burimi thotë se nëse Kushtetuesja vendos të rikthejë në detyrë Ballukun, kjo do të ishte sipas tij vetëvrasje, ndërsa shton se drejtësia në vend është me dy standarde. Sipas Burimit, për akuza […]

The post “Rikthimi i Ballukut në detyrë, vetëvrasje e drejtësisë”/ Analisti: Duhet të shkarkohej nga Rama appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët braktisin vendin dhe për festat e Nëntorit, zgjedhin Turqinë për të pushuar

By: Brisi
28 November 2025 at 15:51

Nga Beogradi në Milano e Treviso, bashkë me Vjenën, Budapestin e veçanërisht Stambollin e Dubain e largët… shqiptarët po shfrytëzojnë festat e nëntorit dhe fundjavën për të udhëtuar jashtë vendit. Vetëm të premten nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u ngritën për të fluturuar drejt këtyre destinacioneve plotë 82 avionë, shifër kjo e pazakontë për fundin […]

The post Shqiptarët braktisin vendin dhe për festat e Nëntorit, zgjedhin Turqinë për të pushuar appeared first on BoldNews.al.

Amerikanët duan goditjen e Ballukut? Bushati: Është futur një forcë tjetër…

By: Brisi
27 November 2025 at 22:48

Analisti Andi Bushati, ka deklaruar se “pista amerikane” si aryse pse SPAK po godet Belinda Ballukun, nuk bazohet në ndonjë provë apo fakt, konkret. I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, Bushati thotë se fakti që SPAK po heton procedura ku është i implikuar edhe Rama, krijon dyshime se ka një faktor tjetër që mund të […]

The post Amerikanët duan goditjen e Ballukut? Bushati: Është futur një forcë tjetër… appeared first on BoldNews.al.

Shkullaku: Po u hapën të gjitha letrat e Ballukut, ‘u shemb’ Rilindja!

By: Brisi
27 November 2025 at 21:48

Gazetari Armand Shkullaku, ka komentuar këtë të enjte dosjen hetimore të Belinda Ballukut. I ftuar në Syri TV, Shkullaku thotë se nëse hetimet për Ballukun zgjerohen më tej goditet e gjithë kupola e Rilindjes. Kjo pasi, sipas tij paratë e tenderave të dyshuar janë përdorur për të ndikuar në zgjedhje, duke sjellë fitore të thelluara […]

The post Shkullaku: Po u hapën të gjitha letrat e Ballukut, ‘u shemb’ Rilindja! appeared first on BoldNews.al.

Skandali “Bankers”/ SPAK nis hetime te Tatimet dhe Doganat! Në “sitë” edhe zyrtarë të lartë

By: Brisi
26 November 2025 at 16:10

Hetimi për Bankers Petroleum Albania, i cili tashmë ka kaluar në dorë të SPAK, ka marrë përmasa edhe më të gjera. Burime për mediat bëjnë me dije se, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe doganore. Thuhet se SPAK po heton strukturat e pushtetit […]

The post Skandali “Bankers”/ SPAK nis hetime te Tatimet dhe Doganat! Në “sitë” edhe zyrtarë të lartë appeared first on BoldNews.al.

“Bankers”/ SPAK nis hetime te Tatimet, në “sitë” edhe zyrtarë të disa ministrive

By: V K
26 November 2025 at 15:57

Skandali i njohur si afera “Bankers”, ka marrë përmasa edhe më të gjera pas evidentimit të një dëmi ekonomik që arrin në dhjetëra miliona euro, ndërsa hetimet kanë prodhuar deri tani masa sigurie ndaj disa ish-zyrtarëve të kompanisë dhe personave të përfshirë në skemat e dyshuara.

Pas arrestimeve të para të ekzekutuara nga Prokuroria e Fierit, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë lejuar për vite abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po heton veprimet e organeve tatimore që ndër vite nuk kanë kontrolluar, apo kanë lejuar shkeljet e kryera nga kompania Bankers.

Mësohet se SPAK po heton vepra të ndryshme penale, përfshirë:

 

Krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar

Fshehjen e të ardhurave

Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Shpërdorimin e detyrës

Moskryerjen e detyrave nga organet tatimore

Korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë

Veprimtari kriminale nga grupi i strukturuar kriminal

Hetimet përfshijnë edhe veprimet e doganave, zyrave të konsulencave dhe strukturave të financave, pasi dyshohet se zyrtarët e këtyre institucioneve kanë lejuar skemat mashtruese të Bankers, ku kompania dilte me humbje fikse për të shmangur pagesën e taksave dhe përfitonte miliona euro.

Zgjerimi i hetimeve reflekton përpjekjen e SPAK, për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë e të gjithë zinxhirit administrativ dhe për të ndëshkuar çdo abuzim, duke përfshirë ish-zyrtarët e kompanisë, punonjësit e tatimeve dhe doganave, si dhe zyrtarë vendorë të përfshirë në skemat e dyshuara.

The post “Bankers”/ SPAK nis hetime te Tatimet, në “sitë” edhe zyrtarë të disa ministrive appeared first on Albeu.com.

“Çdo gjë ok! Ilir Shtufi shkon me EUT…”/ Përgjimet Balluku-Berberi, zbardhen takimet e fshehta me biznesmenët

By: Brisi
25 November 2025 at 20:28

Përgjime të reja janë publikuar nga hetimet për zv/kryeministren dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga GJKKO dhe e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Nga përgjimet e zbardhura, mes Ballukut dhe vartësit të saj, ish-kreu të ARRSH, Evis Berberi, duket qartë se fituesi i garës […]

The post “Çdo gjë ok! Ilir Shtufi shkon me EUT…”/ Përgjimet Balluku-Berberi, zbardhen takimet e fshehta me biznesmenët appeared first on BoldNews.al.

Rama kritikon “çunin SPAK” për “hallë Belën” me 12 mandate!

By: Brisi
25 November 2025 at 17:25

Nga Boldnews.al Me një opozitë të tulatur dhe pa busull, pa revotë të brendshme në parti dhe me miq komisionerë e ambasadorë BE-rash, kryeministri Edi Rama ecën i qetë në mandatin e katërt qeverisës, por së fundmi po shqetësohet. Marrja e pandehur nga Prokurorisa Speciale SPAK e zëvendëskryesministres Belinda Balluku dhe pezullimi nga detyra i […]

The post Rama kritikon “çunin SPAK” për “hallë Belën” me 12 mandate! appeared first on BoldNews.al.

Hetimi pasuror i SPAK/ Toska: Dyshohet se 50 mln € shkuan në Austri për llogari të Ballukut

By: Brisi
24 November 2025 at 22:56

Gazetari Almer Toska, ka dhënë detaje të reja mbi hetimin që SPAK po zhvillon ndaj Belinda Ballukut, duke u ndalur veçanërisht te dyshimet në kuadër të hetimit pasuror. I ftuar në News 24, ai tha se sipas tij në një nga dosjet e hetimit, dyshohet se një bankë e nivelit të dytë në Tiranë ka […]

The post Hetimi pasuror i SPAK/ Toska: Dyshohet se 50 mln € shkuan në Austri për llogari të Ballukut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌