Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ATK me “llupë” ndaj bizneseve, kush po e mbush arkën e shtetit?

27 December 2025 at 20:30


Struktura e të hyrave tatimore në Kosovë vazhdon të dominohet nga tatimet mbi konsumin, duke reflektuar karakterin aktual të ekonomisë dhe nivelin e formalizimit të bizneseve. Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, vlerëson se analiza e të hyrave duhet parë më shumë përmes llojit të tatimeve sesa ndarjes sipas sektorëve, ndërsa thekson se proceset e fiskalizimit dhe analiza e riskut kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e të hyrave dhe uljen e informalitetit.

Sipas Hysenit, identifikimi i sektorëve që kontribuojnë më së shumti në të hyrat tatimore nuk është gjithmonë i drejtpërdrejtë, pasi ATK fokusin kryesor e ka te llojet e tatimeve.

Hyseni në emisionin ekonomik “Shtylla”, shpjegon se pjesa më e madhe e të hyrave buxhetore vjen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i cili përbën afërsisht gjysmën e të hyrave totale, ndërsa tatimet në të ardhura personale dhe ato në fitimin e korporatave përbëjnë pjesën tjetër.

Ndiqni emisionin e radhës “Shtylla”, këtu: https://www.youtube.com/watch?v=orxa7xi0G8Y

Kjo strukturë, sipas tij, tregon qartë se Kosova ka një ekonomi të orientuar më shumë drejt konsumit sesa prodhimit, pasi TVSH-ja lidhet drejtpërdrejt me shpenzimet dhe jo me investimet apo fitimin. Në të njëjtën kohë, kjo dëshmon se fiskalizimi i bizneseve që merren me shitje dhe prodhim është në një nivel relativisht të mirë.

“Po tash me sektorët është pak problematike me ditë, sektorët më problematikë i dijmë, ndërsa ne te tatimet më shumë e masim me llojin e tatimeve. Për shembull, TVSH-ja bën pjesë diku me 45.5%, 49.5% të të hyrave të përgjithshme. Diku me 29 janë tatimet në të ardhura personale dhe 21 janë tatimet në të ardhura në korporata. Më e rëndësishme është me treguar çfarë tregon kjo përqindje e të hyrave sipas ndarjes tatimore, sesa me shikua cila, cili sektor prodhon më shumë. Në këtë aspekt tregon që Kosova është më shumë shoqëri konsumuese, që i bie se pse tatimi mbi vlerën e shtuar është tatim në konsum. Nuk është tatim në investime ose në fitim që bëhet. Kështu që në njërën anë tregon që shoqëria kosovare është shumë konsumuese, pra prodhimin e kemi të ulët. Edhe në anën tjetër tregon që ka fiskalizim goxha të mirë të pjesës së bizneseve të cilat merren me shitje ose prodhim në Kosovë”, thekson Hyseni.

Duke folur për komunat veriore, Hyseni vlerëson se situata atje është më komplekse jo vetëm për ATK-në, por edhe për institucionet e tjera publike. Megjithatë, ai thekson se ka nisur një proces konkret i fiskalizimit përmes një projekti identifikues me stikersa, që synon evidentimin e bizneseve të regjistruara dhe atyre që operojnë pa u regjistruar.

Ky proces tashmë është shtrirë në të gjitha komunat e vendit dhe pritet të përfundojë brenda rreth gjashtë muajve, i mbështetur edhe nga angazhimi i praktikantëve në terren.

Pjesa e katër komunave është pak më komplekse, jo vetëm për Administratën Tatimore, por edhe për krejt shërbimet që ofrohen atje. Megjithatë, ne e kemi filluar një proces të fiskalizimit atje përmes procesit të stikersave. Është një projekt i stikersave ku një stikers me formatin A3 vendoset në secilin biznes që është i regjistruar. Kjo ka për qëllim me pa që cilat janë biznese të tjera që operojnë e cilat janë të paregjistruara. Domethënë aktivitetin kryesor e kemi filluar në komunat e veriut, mandej i kemi përfshirë edhe të gjitha komunat e Kosovës kështu, që qëllimi është me mbërri me i regjistruar të gjitha ato biznese dhe me i fiskalizuar. Procesi është duke ec mirë, kemi filluar edhe me rekrutimin diku të 60 praktikantëve të cilët do të shpërndahen nëpër regjione, vetëm e vetëm për këtë qëllim të implementimit të këtij projekti që po mendojmë që na i merr diku gjashtë muaj. Edhe besoj që ka me qenë hapi i parë që ka me ndihmuar në luftimin e mirëfilltë të ekonomisë joformale”, theksoi Hyseni.

Sa i përket kontrolleve tatimore, Hyseni sqaron se shumica dërrmuese e bizneseve përzgjidhen për kontroll bazuar në analizën e riskut, e cila merr parasysh dhjetëra indikatorë për të vlerësuar nivelin e rrezikut të secilit biznes. Për të shmangur çdo dyshim për qasje selektive, edhe rastet që propozohen nga strukturat rajonale tashmë i nënshtrohen të njëjtës analizë, duke u kontrolluar vetëm nëse rezultojnë me risk të lartë.

“Tash të them të drejtën, kur kam ardhur unë prej gushtit të këtij viti, në ATK ka qenë një procedurë që 90% të bizneseve që kontrollohen, kontrollohen në bazë të analizës së riskut, që është një departament që e bën analizën e riskut, si platformë ajo i analizon diku nja 72 faktorë për me vlerësuar se cili biznes, në cilën kategori të riskut është. Normalisht kur ke staf pak është e rrugës që ti me u orientu te bizneset që kanë risk më të lartë. 10% të bizneseve të tjera ju dha liria drejtorëve rajonalë me i përzgjedhur ata në bazë të dyshimeve që i kanë në terren, në bazë të inspektorëve që i sjellin. Tash ishte vendimi i parë, po më duket është vendimi i pestë i parëve që e kam marrë, që edhe kjo pjesa e 10%-shit nuk duhet me qenë subjektive. Kjo mandej e zvogëlon këtë qasjen selektive për kontrollim të bizneseve, meqenëse, të them të drejtën, ajo 90% prapë është bërë me analizë të riskut. Po ne kemi dashur me heq edhe këtë 10%-shin që mos me lënë as më të voglin dyshim që bizneset me dyshu që ATK-ja i kontrollon ata në mënyrë selective”, theksoi ai.

Qeveria në detyrë, javë më pare ka marrë vendim për rritjen e pagës minimale, që fillimisht do të jetë 425 euro nga janarim e në korrik në 500 euro. Njoëhës të ekonomisë patën thënë se ky vendim për rritjen e pagës minimale do të ndikojë në informalitet, pasi që bizneset dhe odat e bizneseve thonë se nuk janë konsultuar për një vendim të tillë.

Megjithatë, Hyseni po ashtu vlerëson se rritja e pagës minimale nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e informalitetit. Ai thekson se të hyrat nga tatimi në paga janë dukshëm më të ulëta krahasuar me TVSH-në, prandaj rritja e pagave pritet të ketë efekt pozitiv në rritjen e të hyrave tatimore.

Sipas Hysenit lidhja e rritjes së pagës minimale me informalitet nuk është ë e qëndrueshme

Video

“Lidhja e rritjes së pagës minimale me informalitet nuk është ë e qëndrueshme. Ë, ne i kemi diku 457 mijë punëtorë mesatarë që lajmërohen në baza mujore në ATK, edhe ku thashë përpara që 49.5% janë të hyrat nga TVSH-ja, vetëm 29% nga të hyrat në të ardhura personale. Kjo tregon që të hyrat në paga tatohen mjaft pak. I bie që me rritjen e pagës minimale ose me rritjen e pagave në përgjithësi, që rritja e pagës minimale i ngre ato në të gjitha kategorinë e pagave, për ATK-në dhe për shtetin ka me shënuar rritje të të hyrave tatimore. Domethënë nuk e, nuk e shoh ndonjëfarë ndërlidhje me informalitetin çështjen e ngritjes së pagës minimale.

Sa i përket diasporës, ai sqaron se Kosova ka nënshkruar dhjetëra marrëveshje ndërkombëtare për shmangien e tatimit të dyfishtë, duke u mundësuar investitorëve që të mos tatohen dy herë për të njëjtin fitim. Megjithatë, nuk ekzistojnë politika fiskale të veçanta që favorizojnë mërgatën, përtej lehtësimeve administrative për regjistrimin dhe hapjen e bizneseve përmes modelit “one-stop-shop”.

Megjithatë, pika më fragjile e ATK-së, siç e përshkroi vetë drejtori, mbetet borxhi i grumbulluar prej 600 milionë eurosh. Për të adresuar këtë problem, Hyseni njoftoi një plan për ristrukturimin e procesit të mbledhjes së borxheve. Plani parasheh decentralizimin e kësaj përgjegjësie, duke fuqizuar drejtoritë rajonale për të ndjekur borxhlinjtë./KosovaPress

DAP: Deri më 30 nëntor të këtij viti, nga tatimet dhe kontributet janë mbledhur 3,97 miliardë euro

26 December 2025 at 21:32


Deri më 30 nëntor të këtij viti, në buxhetin e shtetit nga tatimet dhe kontributet janë mbledhur 3,97 miliardë euro, që është për 268 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deklaroi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova.

Siç informoi ajo, ka rritje të të ardhurave nga tatimet prej 6,5% dhe rritje të kontributeve prej 8,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtoi se trendi i rritjes, krahasuar me vitin e kaluar, vazhdon edhe në dhjetor, por ende janë në zhvillim e sipër arkëtimet dhe pagesat nga llogaritë e tatimeve.

Platforma digjitale e taksimit të dyfishtë kursen kosto dhe kohë

12 December 2025 at 10:18

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka prezantuar sot Platformën e re Digjitale për Taksimin e Dyfishtë, një shërbim inovativ që synon të thjeshtojë dhe përshpejtojë procedurat për tatimpaguesit që përfshihen në marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Sipas njoftimit zyrtar, platforma e re përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës tatimore dhe harmonizimit të saj me praktikat dhe standardet e Bashkimit Europian. Nëpërmjet digjitalizimit të procesit, tatimpaguesit nuk do të kenë më nevojë të paraqesin dokumentacion të shumtë fizik apo të ndjekin procedura të zgjatura pranë sporteleve të administratës.

Përmes kësaj platforme, aplikimet për zbatimin e marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë mund të kryhen online, duke mundësuar një komunikim më të shpejtë, transparencë më të madhe dhe monitorim të çdo hapi të procedurës në kohë reale. Tatimpaguesit do të kursejnë kohë, dokumente dhe kosto të panevojshme, ndërsa administrata pritet të përfitojë nga rritja e efikasitetit dhe ulja e gabimeve procedurale.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve theksoi se digjitalizimi i këtij shërbimi është pjesë e një strategjie më të gjerë për modernizimin e proceseve tatimore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. DPT do të vijojë të investojë në teknologji dhe mjete të reja që lehtësojnë bashkëpunimin me tatimpaguesit dhe përmirësojnë administrimin fiskal në vend.

Platforma e re është tashmë aktive dhe e aksesueshme për të gjithë përdoruesit e interesuar.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Platforma digjitale e taksimit të dyfishtë kursen kosto dhe kohë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet zbulojnë 10 milionë euro të ardhura të padeklaruara në tre subjekte blegtorale

6 December 2025 at 14:13

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka vijuar kontrollet intensive për formalizimin e tregut dhe rritjen e sigurisë ushqimore, duke theksuar se çdo shkelje e ligjit tatimor do të trajtohet me vendosmëri.

DPT bën të ditur se, pas denoncimit të një qytetari dhe analizës së të dhënave tatimore, u ngrit dyshimi i arsyeshëm se disa biznese deklaronin shumë blerje dhe pak shitje, skemë e pastër e evazionit.

Drejtoria Hetimore në bashkëpunim me Task Forcën e terrenit ndërhyri në ambientet e tre subjekteve që tregtojnë dhe importojnë kafshë të gjalla në Fier, Kavajë dhe Kukës.

Gjatë inspektimit u konstatua mos instalimi i sistemit të fiskalizimit dhe mos afishimi i listës së çmimeve, shkelje që tregojnë fshehje të të ardhurave.

Për të analizuar dokumentacionin dhe situatën, u sekuestruan dy njësi kompjuterike, të cilat tregojnë se tre subjektet kanë fshehur rreth 10 milionë euro të ardhura të padeklaruara në sistemin tatimor.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën thirrje për respektimin e ligjit dhe lëshimin e faturave nga të gjithë tatimpaguesit, si dhe njofton se kontrollet do të vijojnë, bazuar në denoncimet e qytetarëve dhe kritere të riskut, me qëllim uljen e informalitetit dhe mbrojtjen e konsumatorëve. /e.xh/ /a.g/

The post Tatimet zbulojnë 10 milionë euro të ardhura të padeklaruara në tre subjekte blegtorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Bankers”/ SPAK nis hetime te Tatimet, në “sitë” edhe zyrtarë të disa ministrive

By: V K
26 November 2025 at 15:57

Skandali i njohur si afera “Bankers”, ka marrë përmasa edhe më të gjera pas evidentimit të një dëmi ekonomik që arrin në dhjetëra miliona euro, ndërsa hetimet kanë prodhuar deri tani masa sigurie ndaj disa ish-zyrtarëve të kompanisë dhe personave të përfshirë në skemat e dyshuara.

Pas arrestimeve të para të ekzekutuara nga Prokuroria e Fierit, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë lejuar për vite abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po heton veprimet e organeve tatimore që ndër vite nuk kanë kontrolluar, apo kanë lejuar shkeljet e kryera nga kompania Bankers.

Mësohet se SPAK po heton vepra të ndryshme penale, përfshirë:

 

Krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar

Fshehjen e të ardhurave

Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Shpërdorimin e detyrës

Moskryerjen e detyrave nga organet tatimore

Korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë

Veprimtari kriminale nga grupi i strukturuar kriminal

Hetimet përfshijnë edhe veprimet e doganave, zyrave të konsulencave dhe strukturave të financave, pasi dyshohet se zyrtarët e këtyre institucioneve kanë lejuar skemat mashtruese të Bankers, ku kompania dilte me humbje fikse për të shmangur pagesën e taksave dhe përfitonte miliona euro.

Zgjerimi i hetimeve reflekton përpjekjen e SPAK, për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë e të gjithë zinxhirit administrativ dhe për të ndëshkuar çdo abuzim, duke përfshirë ish-zyrtarët e kompanisë, punonjësit e tatimeve dhe doganave, si dhe zyrtarë vendorë të përfshirë në skemat e dyshuara.

The post “Bankers”/ SPAK nis hetime te Tatimet, në “sitë” edhe zyrtarë të disa ministrive appeared first on Albeu.com.

Skandal! Babai i kreut të Tatimeve kërcënon avokatin: Unë them do thyesh kokën

By: Elva
6 November 2025 at 21:30

Emisioni Vetting  Më 23 tetor 2025, emisioni “Vetting” publikoi problemet dhe shkeljet që rëndojnë mbi administratën tatimore, shkeljet të cilat raportohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në këtë material u ekspozua fakti se Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj e ka ushtruar dhe e ushtron detyrën publike në konflikt […]

The post Skandal! Babai i kreut të Tatimeve kërcënon avokatin: Unë them do thyesh kokën appeared first on BoldNews.al.

Tatimet, të ardhurat u rritën me 13.1% në tetor

3 November 2025 at 18:24

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Administrata Tatimore vijon trendin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave, si në krahasimin mujor, ashtu edhe në atë vjetor.

Tatimet bëjnë me dije se për periudhën tetor 2025 janë mbledhur 37,9 miliardë lekë, 13,1% më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Administrata Tatimore njofton se edhe gjatë 10-mujorit të këtij viti, krahasuar me 10-mujorin e vitit të kaluar, reflektohen 379 miliardë lekë të ardhura, rreth 12,1% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Tatimet theksojnë se “rezultatet janë dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të Administratës Tatimore për rritjen e performancës tatimore, luftën kundër informalitetit dhe forcimin e administrimit fiskal në të gjitha sektorët e ekonomisë”.

/e.i/r.e/

The post Tatimet, të ardhurat u rritën me 13.1% në tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

By: Elva
23 October 2025 at 21:25

Në qershor 2024, Ceno Klosi do të jepte dorëheqjen nga tatimet për t’u ngritur në detyrë si zv/ministër në Ministrinë e Infrastrukturës, edhe pse ishte dhe është nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie. Në vend të tij, përkohësisht do të vendosej Elidjana Çelaj, e cila më parë ka punuar në sektorin […]

The post Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj appeared first on BoldNews.al.

Babai audition, i biri firmos/ Ilir Binaj i Tatimeve në konflikt interesi, fsheh kompaninë private në Angli

23 October 2025 at 21:17

Emisioni “Vetting” Në 2 tetor 2024, në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të emërohej Ilir Binaj, një nga personat më të përgatitur në fushën e auditimit dhe me eksperiencë ndërkombëtare në kompani prestigjioze. Emërimi i drejtorit të përgjithshëm do të ishte një sinjal pozitiv për administratën tatimore, pasi fryma perëndimore dhe niveli […]

The post Babai audition, i biri firmos/ Ilir Binaj i Tatimeve në konflikt interesi, fsheh kompaninë private në Angli appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

By: Ela
11 October 2025 at 12:48

Nga Boldnews.al Në Gjykatën Administrative të Apelit pritet të zhvillohet një proces gjyqësor, sa interesant, aq edhe i çuditshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gjobitur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për “moshlyerje detyrimesh”. Publiku është njoftuar në mënyrë periodike mbi sekuestrimet që SPAK-u kryen tek pronat e eksponentëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, […]

The post Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet” appeared first on BoldNews.al.

Tatimet sjellin 794,3 milionë euro në arkën e shtetit

10 October 2025 at 22:56

PRISHTINË, 10 tetor /ATSH/ Gjatë periudhës janar-shtator 2025, në Kosovë janë mbledhur gjithsej 794.3 milionë euro të hyra tatimore që përfaqësojnë rritje 86.4 milionë euro ose 12.2 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë 2024, njoftoi sot Administrata Tatimore e Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se kjo rritje dëshmon për besimin në sistemin tatimor dhe bashkëpunimin e mirë me komunitetin e bizneseve dhe qytetarët.

Rezultatet reflektojnë përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave, si dhe angazhimin për të forcuar integritetin tatimor, luftuar ekonominë joformale dhe përmirësuar shërbimet ndaj tatimpaguesve, thuhet në njoftim.

ATK zotohet se do të vazhdojë të angazhohet për të ndërtuar një sistem tatimor më efikas dhe më të drejtë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe forcimit të financave publike.

/Kosovapress/

The post Tatimet sjellin 794,3 milionë euro në arkën e shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

27 September 2025 at 18:49

“Capital Point”, kompania e cila u bë pjesë e rrjetit Forbes Global Properties rezulton të jetë nën masën e sigurimit tatimor për shkak të borxheve të papaguar në Tatime. Kompania, e cila u lëvdua publikisht nga kryeministri Edi Rama, është vënë nën masë që në tetor të vitit të kaluar për shkak se nuk ka […]

The post Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime appeared first on BoldNews.al.

Rriten të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe TAP

8 September 2025 at 22:44

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur sot se vazhdon performanca e mirë e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP).

“Bizneset po tregojnë një reflektim pozitiv ndaj formalizimit dhe përmbushjes së detyrimeve ligjore, fakt të cilin e tregojnë shifrat në rritje për këta dy tregues”, njoftoi DPT-ja.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për periudhën janar–gusht 2025 janë arkëtuar 14 miliardë lekë nga kontributet e sigurimeve, një rritje prej 12,2% mbi planin.

Gjiithashtu të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) shënuan 8,5 miliardë lekë me një rritje prej 33,4% mbi planin.

Këto shifra dëshmojnë jo vetëm për një administrim më efikas tatimor, por edhe për një ndërgjegjësim në rritje të bizneseve për rëndësinë e kontributeve të sigurimeve, që garantojnë pensione më të sigurta dhe dinjitoze për qytetarët.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se do të vijojë të mbështesë bizneset për përmbushjen e detyrimeve, duke forcuar një klimë bashkëpunimi dhe transparence, në funksion të një sistemi tatimor më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

/r.e//a.f/

The post Rriten të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe TAP appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet zbulojnë evazion fiskal prej 1 milion euro në Shëngjin

7 September 2025 at 17:52

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Një subjekt në Shëngjin, që nuk kishte përmbushur detyrimet fiskale, është zbuluar nga Drejtoria e Tatimeve.

Sipas Administratës Tatimore, evazioni fiskal prej 1 milion euro është bërë për rreth tetë muaj gjatë këtij viti.

Nga verifikimet në terren, inspektorët tatimorë zbuluan edhe punonjës të padeklaruar në këtë biznes, mall pa faturë, moslëshim faturash dhe mungesë autofature.

Administrata Tatimore kreu procedurat administrative ndaj këtij biznesi që kishte fshehur 1 milion euro.

Tatimet vijojnë kontrollet në gjithë vendin, ndërsa ftojnë bizneset të respektojnë ligjin përndryshe do të përballen me forcën e tij.

/e.i//a.f/

The post Tatimet zbulojnë evazion fiskal prej 1 milion euro në Shëngjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet mblodhën 38,5 miliardë lekë në gusht, 6,5% më shumë se në 2024-ën

4 September 2025 at 10:58

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Sezoni turistik dhe konsumi i shtuar, ka bërë që administrata tatimore të rrisë ndjeshëm të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat totale të realizuara për muajin gusht kanë kapur shifrën e 38,5 miliardë lekëve, apo 385 milionë euro.

Në krahasim gushtin 2024 të ardhurat janë tejkaluar me 24 milionë euro. E shprehur në përqindje, kapërcimi në raport me vitin e kaluar regjistrohet në 6,5%.

Ndërsa në raport me planifikimin e bërë rritja e të ardhurave regjistrohet në 14 milionë euro.

/r.e//a.f/

The post Tatimet mblodhën 38,5 miliardë lekë në gusht, 6,5% më shumë se në 2024-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet “zbresin” në ndërtim, nga tetori nis plani i madh i kontrolleve! Në fokus, kleringu, risqet fiskale apo borxhet

By: D Marku
1 September 2025 at 08:15

Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, me qëllim intensifikimin e kontrolleve dhe monitorimin e praktikave financiare në këtë sektor, përfshirë edhe përdorimin e kleringut.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mësohet se Plani Operacional, që pritet të fillojë në tetor 2025, do të zbatohet pas një faze informimi prej rreth 30 ditësh dhe do të përqendrohet në adresimin e risqeve fiskale specifike të sektorit të ndërtimit.

Administrata Tatimore do të bëjë publike objektivat dhe qasjen e këtij plani përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Plani operacional për sektorin e ndërtimit do të nisë pas përfundimit të kontrollit për sektorin e turizmit.

Sipas dokumentit të publikuar nga Tatimet, Plani Operacional në sektorin e turizmit synoi rritjen e të ardhurave dhe formalizimin e sektorit, përmes disa objektivave kyçe, si:

Rritje e TVSH-së së paguar në sektorin e turizmit, me normë tatimore 6% ku objektivi është 20% rritje e të ardhurave nga sektori i turizmit.  Rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH në turizëm (Akomodim, Bar-restorante) që kanë normë standarde TVSH-je ku objektivi është 10%. Monitorimi i pagesave me qëllim parandalimin e krijimit të borxhit të ri tatimor, përfshirë detyrimet për TVSH dhe tatimet e tjera të lidhura me aktivitetin ekonomik. Formalizimi i sektorit të turizmit, përmes reduktimit të numrit të subjekteve të paregjistruara apo të regjistruara dhe janë pasivë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në mënyrë të parregullt; Formalizimi i aktivitetit të stacioneve të plazhit (çadra, shezllone, etj.) pa kontratë të lidhur me autoritetet përkatëse etj.

Monitorimi u krye me bazë risku nëpërmjet analizave të statusit të tatimpaguesve, analiza e tatimpaguesve me sjellje devijonte, si p.sh me dorëzimin e deklaratave me vlerë zero, rënie e theksuar e xhiros krahasuar me periudhën e mëparshme, përsëritje e vonesave për shlyerjen e detyrimeve etj. Analiza e riskut përfshinte edhe krahasimin e xhirove dhe krahasimin e numrit të punonjësve të deklaruar deri në 2 vitet e fundit.

Po ashtu tatimet miratuan në muajin qershor nivelet e pagave referuese për profesion në sektorin turizëm, me qëllim  identifikimin e tatimpaguesve me risk.

The post Tatimet “zbresin” në ndërtim, nga tetori nis plani i madh i kontrolleve! Në fokus, kleringu, risqet fiskale apo borxhet appeared first on Albeu.com.

Tatimet zbulojnë një rast evazioni në qendër të Tiranës në vlerën e 314 mijë eurove

By: D Marku
31 August 2025 at 15:57

Një tjetër rast evazioni fiskal është zbuluar nga administrata tatimore.

Ky biznes, me vendndodhje pranë Piramidës në Tiranë, nuk kishte përmbushur detyrimet fiskale, duke bërë bërë evazion fiskal në vlerën e 314 mijë eurove.

“314 000 euro të fshehura u zbuluan nga Administrata Tatimore falë një qytetari që denoncoi subjektin, në qendër të Tiranës, për evazion fiskal. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajojmë tatimpaguesit të reflektojnë e të përmbushin detyrimet fiskale, për të shmangur penalitetet e rënda”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Pas monitorimit dhe identifikimit në terren Administrata Tatimore identifikoi shkelje të tjera duke përfshirë edhe punonjës të padeklaruar.

The post Tatimet zbulojnë një rast evazioni në qendër të Tiranës në vlerën e 314 mijë eurove appeared first on Albeu.com.

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

By: Ardit
24 August 2025 at 22:56

Si një ministër i qeverisë i fshin borxhet milionëshe kompanisë së tij dhe e lë biznesin të funksionojë pa asnjë kontroll… Përveç përfitimit të 151 milionë lekëve nga Landfilli i Tiranës, me kontrata fiktive për dhënie makinash me qira, dhe miliona lekëve të tjera të përfituara nga institucionet shtetërore, kompania “Albarant Sh.p.k” e ministrit Blendi […]

The post Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant” appeared first on BoldNews.al.

Të ardhurat tatimore në korrik, rritje 17% ndaj një viti më parë! Të ardhurat doganore rriten me 9,1% në korrik

By: D Marku
2 August 2025 at 15:45

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve arkëtoi gjatë muajit korrik 2025 një shumë prej 39 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.

Ky rezultat përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, me 5,6 miliardë lekë ose 17% më shumë se shifra faktike e korrikut 2024.

Krahasuar me planin e parashikuar për këtë muaj, të ardhurat janë 1,7 miliardë lekë më të larta, që përkthehet në një realizim 4,7% mbi objektivin e vendosur.

Të ardhurat doganore

Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithme të Doganave, rritja është nxitur veçanërisht nga volumi më i lartë i importeve të mallrave të akcizës, ku vërehet rritje e volumit të zhdoganuar të karburantit, cigareve, kafesë dhe birrës.

Konkretisht, gjatë këtij muaji janë importuar 5200 tonë më shumë karburant, 58 tonë më shumë cigare, 60 tonë më shumë kafe dhe 200 tonë më shumë birrë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Në harkun kohor janar–korrik të këtij viti, të ardhurat e mbledhura nga doganat kanë arritur në 137 miliardë lekë, duke tejkaluar parashikimet dhe duke shënuar një rritje prej 4,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithëse kursi i këmbimit i euros dhe dollarit ka ndikuar negativisht duke shkaktuar një efekt ulës prej 5 miliardë lekësh, Administrata vlerëson se, në kushte të pandryshuara të kursit, të ardhurat do të kishin arritur vlerën e 142 miliardë lekëve.

Kjo do të përfaqësonte një realizim rreth 4% mbi planin dhe një rritje prej 8,2% në krahasim me vitin 2024.

Fokusi i Administratës gjatë këtyre shtatë muajve ka qenë pikërisht mbi mallrat e akcizës, të cilat kanë treguar një rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë. Importet e karburantit janë shtuar me 50.000 tonë, cigaret me 154 tonë, kafja me 162 tonë dhe birra me 4700 tonë.

Këto rezultate dëshmojnë jo vetëm rritjen e konsumit dhe aktivitetit ekonomik, por edhe efektivitetin e masave të ndërmarra për përmirësimin e shërbimeve doganore, forcimin e kontrolleve dhe rritjen e transparencës e besimit të bizneseve ndaj institucionit.

Administrata Doganore thekson se do të vijojë me të njëjtin ritëm për të garantuar mbledhje të qëndrueshme të të ardhurave dhe lehtësim të ndershëm të tregtisë.

The post Të ardhurat tatimore në korrik, rritje 17% ndaj një viti më parë! Të ardhurat doganore rriten me 9,1% në korrik appeared first on Albeu.com.

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

By: Oldi
31 July 2025 at 08:21

Nga Dorina Azo Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës edhe për bizneset, ashtu siç ndodhi edhe në Tiranë. Me çmimet e referencës së apartamenteve llogaritet vlera e ndërtesës edhe për rastet kur ajo nuk përdoret për qëllime banimi. Formula e llogaritjes së […]

The post Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌