Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

By: V K
7 January 2026 at 08:38

Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht është bërë një tendencë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit dhe kjo reflektohet dhe në të ardhurat që ata po gjenerojnë nga punësimi sezonal.

Afërsia me vendet si Italia e Greqia, por dhe mundësia për të punuar online kanë zgjeruar gjeografinë e shteteve nga të cilët shqiptarët gjenerojnë të ardhura.

Eurostat, në sistemin e vet të të dhënave, krahas prurjeve nga emigrantët, publikon dhe të ardhurat nga transferta nga puna sezonale për shtetasit shqiptarë për vitin 2024.

Nga rreth 2.1 miliardë euro, janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, transfertat personale përbënin 31.6% të totalit, ose 663 milionë euro.

Kjo është shuma e fituar nga ata që punojnë jashtë shtetit dhe e transferuar në Shqipëri, të paktën zyrtarisht. (Kompensimi i punonjësve përfshin paga dhe të ardhura që rezidentë të një vendi fitojnë duke punuar përkohësisht jashtë shtetit, p.sh. punë sezonale, përpara se të zbriten taksat dhe kontributet).

Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n

Të ardhurat nga puna jashtë vendit janë rritur vazhdimisht vitet e fundit, duke reflektuar rritje e emigrimit, qoftë edhe të përkohshëm.

Në vitin 2022, po sipas Eurostat, transfertat personale ishin 455 milionë euro, në 2023-n arritën në 629 milionë euro, me një rritje prej 38%. Në 2024-n rritja u ngadalësua në 5.1%, duke arritur në 663 milionë euro.

Vendin e parë e mban Greqia. Shteti fqinjë bëhet pritës sidomos në verë e vjeshtë i qindra shqiptarëve që shkojnë të punojnë në bujqësi.

Transfertat personale nga puna sezonale nga Greqia ishin 156 milionë euro në 2024-n.

Në vend të dytë është Italia, gjithashtu një vend i preferuar për emigrantët për shkak të afërsisë gjeografike dhe mundësive që ka për punësim.

Tranfertat nga Italia ishin 126 milionë euro në 2024-n, sipas Eurostat.

Në vend të tretë është Gjermania, që vitet e fundit është bërë një vend i preferuar nga shumë profesionistë. Transfertat nga Gjermania ishin 69 milionë euro në 2024-n.

Mbretëria e Bashkuar është destinacioni tjetër i preferuar i të punësuarve sezonalë, që kanë gjeneruar rreth 65 mln euro në 2024-n.

Pas tij renditen Zvicra me 27 milionë euro, Turqia me 20 milionë euro.

Edhe Irlanda është një vend i preferuar, me 19.7 milionë euro transferta.

Franca, ndonëse është shteti kryesor për kërkesat e azilantëve është i teti për transfertat e të punësuarve sezonalë.
Destinacione të tjera nga ku sigurohen të ardhura nga puna e përkohshme janë Austria (16.9 milionë euro), Shtetet e Bashkuara (14.2 milionë euro), Polonia (13.5 mln euro), Holanda (11.5 mln euro).

Gjeografia e shqiptarëve që punojnë përkohësisht jashtë ka arritur deri në vendet arabe të Gjirit Persik, ku transfertat arritën në 2.3 milionë euro në 2024.

Në punët sezonale dhe të përkohshme jashtë vendit, shtetasit shqiptarë angazhohen tradicionalisht në sektorë që kërkojnë fuqi punëtore intensive dhe fleksibile.

Pjesa më e madhe punon në bujqësi, veçanërisht në mbledhjen e frutave, perimeve dhe ullinjve, në serra dhe në përpunimin fillestar të produkteve bujqësore.

Ky profil mbetet dominues, sidomos në vendet fqinje dhe në disa tregje të Europës Perëndimore.

Një tjetër sektor i rëndësishëm është turizmi dhe shërbimet, ku shqiptarët punësohen sezonalisht në hotele, restorante dhe struktura akomoduese gjatë muajve të verës.

Punët tipike përfshijnë shërbimin në restorante, kuzhinë ndihmëse, pastrim, mirëmbajtje dhe shërbime mbështetëse.

Ndërtimi vijon të jetë një fushë e rëndësishme e punësimit sezonal dhe të përkohshëm, me angazhime në punime fizike, përfundime ndërtimi, rikonstruksione dhe projekte infrastrukturore.

Në disa vende, shqiptarët angazhohen edhe në industri përpunuese dhe logjistikë, kryesisht në linja paketimi, magazina dhe përpunim ushqimor.

Së fundmi, po vihet re edhe një rritje graduale e përfshirjes së shqiptarëve në shërbime të lidhura me teknologjinë e informacionit, kryesisht në forma fleksibile ose kontrata afatshkurtra.

Këto përfshijnë zhvillim softuerësh, testim aplikacionesh, mbështetje teknike, shërbime digjitale dhe punë të tjera IT të ofruara nga distanca për kompani të huaja.

Edhe pse ky segment është ende më i vogël krahasuar me punët tradicionale sezonale, ai po zgjerohet me shpejtësi, i nxitur nga aftësitë e të rinjve shqiptarë, puna në distancë dhe kërkesa në rritje për shërbime digjitale./Monitor

The post Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024 appeared first on Albeu.com.

Çmimet kombëtare të Letërsisë 2024, pesë nga finalistët

18 December 2025 at 13:19

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Në vazhdën e publikimit të finalistëve të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau të tjerë emra në këtë konkurrim sa i përket botimeve të vitit 2024.

Matteo Mandala është një prej 10 studiuesve të përzgjedhur nga juria e kryesuar nga Besnik Mustafaj dhe me anëtarë: Dhurata Shehri, Elsa Skënderi Rakipllari, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli. Matteo Mandala vjen në këtë edicion të Çmimeve Kombëtare për Letërsinë me librin studimor “Në periferinë e Ismailandit” (Botimet Onufri) si finalist për Çmimin e madh të Studimeve.

Ndërsa Anila Mullahi është një tjetër studiuese e përzgjedhur me librin studimor “Krijimi letrar në proces” (Botimet Pegi) si finalist për Çmimin e madh të Studimeve. Objekt kërkimor i këtij studimi është rrugëtimi krijues i disa prej veprave në prozë të shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli.

Iljaz Spahiu është një prej 10 përkthyesve të përzgjedhur nga juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë me romanin “Njeriu që shet gjak” nga autori Yu Hua (Botimet Onufri) si finalist për Çmimin e madh të Përkthimit.

Fate Velaj është një prej 10 autorëve të përzgjedhur për romanin “Mossanga” (Botimet Onufri) si finalist për Çmimin e madh të Letërsisë.

Shkrimtari Alban Tufa është një prej 10 autorëve të përzgjedhur per romanin “Po sikur të mos jetë ëndërr?” (Botimet Toena) si finalist për Çmimin e madh të Letërsisë. /j.p/

The post Çmimet kombëtare të Letërsisë 2024, pesë nga finalistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti i KLSH: 245 projekte në minutë të fundit! Si dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord

By: V K
18 November 2025 at 07:41

Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është karakterizuar nga luhatje të mëdha të likuiditeteve dhe një përqendrim i pazakontë i shpenzimeve në muajin dhjetor, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ekuilibrin fiskal të vendit.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë, ç`ka tregon për administrim të pamjaftueshëm të mjeteve monetare.

Për më tepër, konvertimet e panevojshme të valutave kanë prodhuar kosto të shtuara për buxhetin e shtetit, duke rënduar më tej situatën financiare.

Dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.

Vetëm në periudhën shtator–dhjetor janë detajuar për herë të parë 245 projekte investimi me vlerë totale 14.8 miliard lekë, ku një pjesë e fondeve rezulton të jetë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve.

Pavarësisht miratimit të Aktit Normativ nr. 5 më 19 dhjetor, i cili duhej të sillte rishikime të fundit të buxhetit, 150 projekte me financim të brendshëm rezultojnë me realizim zero.

Mungesa e e masave për mbylljen e këtyre projekteve të që nuk kanë avancuar ka bërë që fondet e parashikuara për to të mbeten të pavlefshme, duke krijuar barrë të re për vitet pasardhëse.

Akumulimi i shpenzimeve në dhjetor ka përthithur të gjithë suficitin fiskal të muajve janar–nëntor dhe e ka kthyer bilancin në deficit me rreth 17 miliardë lekë.

Vetëm në dhjetor të ardhurat arritën në 62.6 miliard lekë, ndërsa shpenzimet u ngjitën në 152.1 miliard lekë, që përbën 21% të gjithë shpenzimeve vjetore.

Sipas KLSH-së ky devijim i fortë, sipas të dhënave, lidhet me mungesën e planifikimit të saktë, orientimin e shpeshtë të fondeve drejt nevojave të reja pa adresuar detyrimet e mbartura dhe tejkalimin e tavaneve buxhetore.

Fenomeni ka rritur ndjeshëm riskun fiskal të vendit, duke ekspozuar financat publike ndaj pasigurive të krijuara nga menaxhimi jo i kujdesshëm i likuiditeteve, zgjerimi i angazhimeve kontraktuale përtej hapësirës së miratuar dhe zbatimi jo i rregullt i planifikimit afatmesëm buxhetor./ Monitor

The post Raporti i KLSH: 245 projekte në minutë të fundit! Si dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord appeared first on Albeu.com.

Tatimet, të ardhurat u rritën me 13.1% në tetor

3 November 2025 at 18:24

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Administrata Tatimore vijon trendin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave, si në krahasimin mujor, ashtu edhe në atë vjetor.

Tatimet bëjnë me dije se për periudhën tetor 2025 janë mbledhur 37,9 miliardë lekë, 13,1% më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Administrata Tatimore njofton se edhe gjatë 10-mujorit të këtij viti, krahasuar me 10-mujorin e vitit të kaluar, reflektohen 379 miliardë lekë të ardhura, rreth 12,1% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Tatimet theksojnë se “rezultatet janë dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të Administratës Tatimore për rritjen e performancës tatimore, luftën kundër informalitetit dhe forcimin e administrimit fiskal në të gjitha sektorët e ekonomisë”.

/e.i/r.e/

The post Tatimet, të ardhurat u rritën me 13.1% në tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krasniqi: Përafrojmë AMA-n me standardet e rregullatorit në vendet e BE-së

30 October 2025 at 23:23

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audizive, Armela Krasniqi gjatë prezantimit të raportit vjetor të AMA-s për vitin 2024, tha se qëllimi është rregullimi i mëtejshëm i tregut, audio dhe audioviziv në Shqipëri dhe efektiviteti në rolin mbikqyrës të medieve audiovizive në vend.

Krasniqi tha se gjatë vitit 2024, puna e AMA-s ka qenë e përqendruar në përafrimin më shumë me standardet e një rregullatori si një vend anëtar i BE-së, në favor të garantimit të një tregu me tipare edhe më transparente, më plurale, duke ofruar për ndjekësit produkte të shumëllojshme dhe cilësore.

“Me rreth 500 vendime të marra gjatë drejtimit të këtij institicioni, mbi 60% kanë qenë në dakordësi unanime të shprehura nëpërmjet procesit të lirë të votimit”, tha Krasniqi.

“Ndër këto vendime, përfshihen 9 vendime për çelje gare për përdorim të frekuencave, 123 dhënie licencash/autorizimesh apo rinovim të tyre, 11 monitorime fushatash zgjedhore për zgjedhje lokale, apo të përgjthshme apo të pjesshme ne bashki te ndryshme te vendit. Ndër këto rreth 500 vendime, 24 janë akte të ndryshme nënligjore, 9 heqje autorizimi/licence etj. Në morinë e këtyre vendimeve, asnjë prej tyre nuk është pretenduar qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga vetë industria apo nga partitë politike, si i marrë me ndikim politik”, vijoi ajo.

“Përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Europian. Në kuadër të zbatimit të detyrimeve periodike të përafrimit të legjislacionit të brendshëm me Acquis e BE-së në fushën e medias audiovizive, dhe detyrimeve të ndërmarra nga AMA në kuadër të Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2024-2026, në prill të vitit 2024, Autoriteti miratoi me vendim nr. 40, rregulloren “Për kriteret dhe procedurat e shqyrtimit të ndryshimeve në strukturën e pronësisë dhe transparencën e të dhënave të lidhura me pronësinë e OSHMA-ve””, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, në kuadër të zbatimit të detyrimeve periodike të përafrimit të legjislacionit të brendshëm me Acquis e BE-së në fushën e medias audiovizive dhe detyrimeve që rrjedhin nga Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2024-2026, në dhjetor 2024, AMA miratoi një tjetër akt nënligjor, “Për kërkesat e posaçme që ofruesit e Platformave të Shpërndarjes së Videove duhet të përmbushin për krijimin e ofrimin e sistemeve transparente, efektive e miqësore në përdorim”.

“Kjo rregullore trajton në mënyrë të posaçme rregullimin ligjor të Platformave të Shpërndarjes së Videove (PSV). Ajo synon gjithashtu të rregullojë kushtet e përgjithshme të ofrimit të përmbajtjeve audiovizive nga përdoruesit në PSV dhe nuk prek shërbimet mbështetëse të transmetimeve audiovizive, me qëllim kryesor ofrimin e programeve për informim, argëtim ose edukim”, tha ajo.

“Nga ky bashkëpunim, për periudhën gusht-dhjetor 2024, bazuar në raportimet e përdoruesve dhe bashkëpunimin e Platformës, u arrit të hiqeshin 286 video me përmbajtje të papërshtatshme, prej të cilave: 20 për akte dhune, 3 video për gjuhë urrejtje për shkak të orientimit seksual, 2 për urrejtje fetare, 31 për pamje veprash penale, 110 për ekspozimin e fëmijëve ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës, 107 video për nxitje dhune dhe urrejtje dhe 13 audio për gjuhë që tejkalon standardet morale dhe etike të shoqërisë”, theksoi Krasniqi.

Kryetarja e AMA-së theksoi se rezulton një fenomen shumë shqetësues, pirateria e produkteve audiovizive shqiptare.

Krasniqi tha se “për periudhën gusht-dhjetor 2024 u bllokuan nga platforma TikTok, 1505 video dhe u mbyllën nga vete platforma 193 profile, të raportuara për pirateri. Për të njëjtën periudhë janë shqyrtuar në total nga ekipet e AMA-s, 743 video për përmbajtje të dëmshme dhe 1513 për pirateri”.

“AMA gjatë vitit 2024 ka shqyrtuar kryesisht 241 raste për përputhjen ligjore të përmbajtjeve të transmetuara, duke u fokusuar në aspekte të tilla si: mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme; gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi; barazia gjinore; shkeljet etike në përgjithësi; reklamat dhe komunikimet tregtare; përdorimi i gjuhës shqipe standarde të shkruar dhe të folur; respektimi i sinjalistikës paralajmëruese në fasha kohore të caktuara; tërësia programore të platformës së RTSH-së, në zbatim të kërkesave të Kontratës së Shërbimit, etj”, tha Krasniqi.

Krasniqi nënvizoi se “gjatë punës për mbikqyrjen dhe rregullimin e tregut audio/audioviziv, pas shkeljeve të konstatuara nga OSHMA-të, gjatë vitit 2024, AMA ka vendosur për 48 masa administrative me gjobë dhe 107 “tërheqje vëmendjeje””.

/e.i/j.p/

The post Krasniqi: Përafrojmë AMA-n me standardet e rregullatorit në vendet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhuli: Databaza e INSTAT, rritje prej 32% të numrit të të dhënave

30 October 2025 at 22:46

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli u shpreh sot se Shqipëria ka treguar progres në rritjen e numrit të të dhënave, cilësinë dhe zgjerimin e gamës së informacionit që merret nga ky institut.

Drejtuesja e INSTAT, e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të raportit të veprimtarisë së këtij institucioni në Kuvend për vitin 2024.

Dhuli tha se sistemi kombëtar statistikor është angazhuar në realizmin e objektivave 2022-2026 të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas saj, nga sfidat kryesore që ka INSTAT dhe agjencistë statistikore, veçohet hapja e negociatave për kapitullin 18, “Statistikat”.

“Publikimi i rezultateve finale të censit të banesave dhe popullsisë të vitit 2023 si në nivel kombëtar dhe lokal brenda një kohe të shkurtër u vlerësua edhe në raportprogresin e Komisionit Evropian për vitin 2024. Të dhënat e censit i ofruan Qeverisë, kërkuesve shkencorë, medieve, informacione të detajuara mbi ndryshimet demografike, treguesit socialë dhe ekonomikë, kushtet e jetesës dhe banimit dhe shërbyen për hartimin e strategjive të qëndrueshme për planifikim të shkollave, spitaleve, apo njësive të tjera të shërbimit”, tha Dhuli.

“Këto dy sfida u përballën me sukses, pavarësisht ngadalësimit të veprimtarisë së brendshme të INSTAT, për shkak të sulmit kibernetik në shkurt të 2024. Viti 2024 shënoi edhe 100-vjetorin e statistikave zyrtare, ndërsa është punuar për të ofruar qëndrueshmëri në zbatimin e paanshmërisë dhe ruajtjen e të dhënave”, vijoi ajo.

Dhuli theksoi se janë zbatuar tre rekomandime që kishin të bënin me përpunimin cilësor të të dhënave të censit, forcimin e bashkëpunimit mes INSTAT dhe AKSK dhe vendosjen në eficiencë të plotë të faqes së INSTAT.

Drejtuesja e INSTAT, cilësoi se sistemi kombëtar statistikor u zgjerua me një agjenci duke bërë pjesë të tij edhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore për Prodhimin e Statistikave për burimet energjetike në vend.

“INSTAT bashkëpunon me 22 institucione, unversitete, qëndra studimore etj. Shqipëria është pjesë e databazës së madhe evropiane. Viti 2024 shënoi një rritje pozitive prej 32% të numrit të të dhënave në këtë dabazë. 7 milionë datapoint nga 5.3 milionë që ishin. Kjo rritje e ndjeshme tregon prezencën e Shqipërisë krahas vendeve evropiane në fushën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave”, pohoi Dhuli, ndërsa theksoi se  është realizuar në masën 37% grumbullimi me mjete elektronike i të dhënave.

/e.i/j.p

The post Dhuli: Databaza e INSTAT, rritje prej 32% të numrit të të dhënave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ballanca: Vetëm 23% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit u zbatuan plotësisht

30 October 2025 at 18:22

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca prezantoi sot në Kuvend, raportin vjetor të veprimtarisë së këtij institucioni gjatë vitit 2024, vit që sipas saj, është karakterizuar nga një kontekst global sfidues për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Ballanca tha se gjatë vitit 2024 janë adresuar në total 300 rekomandime, me një total 1379 nënrekomandimesh drejtuar organeve të administratës publike. Sipas saj, zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit mbetet një sfidë, ku vetëm 23% e rekomandimeve janë të zbatuara plotësisht, ndërsa 40% nuk kanë gjetur zbatim tërësor.

“Raportet e Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, Freedom House konstatojnë një prirje shqetësuese që quhet “Proceset Graduale të Erozionit Institucional”, ku qeveritë demokratike dëmtojnë mekanizmat, kufizojnë liritë apo minojnë institucionet e pavarura. Këto tendenca janë evidentuar në 60% të shteteve për vitin 2024. Pra, nuk është vetëm Shqipëria, por ka shumë vende që kanë përjetuar rënie të treguesve të ligjit për shumë vite me radhë”, tha Ballanca.

“Në kushtet e një regresi nga standardet themelore demokratike, qëndrimi i institucioneve të të drejtave të njeriut është i qartë: ne kërkojmë me forcë që të drejtat e njeriut të mbeten themeli i paqes sociale”, theksoi ajo.

“Siç thekson edhe KE në raportin e saj të fundit për Shqipërinë, ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të Avokatit të Popullit, është garantues për të ruajtur një sistem për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Balanca.

Ballanca e cilësoi raportin e Avokatit të Popullit si një detyrim kushtetues, një pasqyrë të raportit mes qytetarit dhe shtetit në një kohë ku sipas saj, në mbarë botën kjo marrëdhënie po vihet në provë.

Sipas Ballancës, Shqipëria ka mundësi të tregojë se forca e institucioneve nuk qëndron te pushteti, por në pavarësinë e pushteteve dhe se respekti për ligjin është garanci për dinjitet njerëzor.

“Edhe pse Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme në forcimin e institucioneve të drejtësisë, sfidat mbeten të mëdha”, tha Ballanca.

Avokatja e Popullit u ndal edhe te procedura e zgjedhjes së drejtuesit të ri të këtij institucioni, ndërsa tha se është në tagrin e Kuvendit të Shqipërisë që të përzgjedhë titullarin e ri të institucionit të Avokatit të Popullit sipas të gjitha kritereve.

Ballanca tha se Kuvendi ka shansin e duhur që të përmbyllë, duke respektuar në çdo germë dhe frymë opinionet e Komisionit të Venecias, për përzgjedhjet e titullarit të ri të institucioni.

“Është thelbësore që Kuvendi të vlerësojë me vëmendje të shtuar në detyrat e lëna nga Komiteti i Akreditimit të Kombeve të Bashkuara në rastin e procesit të riakreditimit të institucionit tonë që pritet të përmbyllet në vitin 2026”, pohoi Ballanca.

“Gjatë vitit 2024 Avokati i Popullit ka ruajtur një bashkëpunim të qëndrueshëm me Kuvendin, institucionet e drejtësisë, pushtetin vendor, median duke ndihmuar në ngritjen e një kulture të përbashkët për respektimin e të drejtave të njeriut. Është thelluar roli hetimor, monitorues dhe promovues krahasuar me vitin 2023, ndërsa institucioni ka ecur përpara dhe ka zhvilluar më shumë iniciativa në shumë drejtime”, cilësoi ajo.

Ballanca tha se gjatë vitit 2024 janë adresuar në total 300 rekomandime, me një total 1379 nënrekomandimesh drejtuar organeve të administratës publike. Sipas saj, zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit mbetet një sfidë, ku vetëm 23% e rekomandimeve janë të zbatuara plotësisht, ndërsa 40% nuk kanë gjetur zbatim tërësor.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në Kuvend, foto: Florian Abazaj
1 nga 2

/e.i/j.p/

The post Ballanca: Vetëm 23% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit u zbatuan plotësisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – 2024-a më i ngrohti i 125 000 viteve të fundit

30 October 2025 at 10:11

OREGON, 30 tetor /ATSH-ANSA/ – Viti 2024 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë dhe ndoshta më i ngrohti në 125 000 vitet e fundit, sipas një studimi nga Universiteti i Oregonit.

Raporti gjithashtu thekson se 22 nga 34 treguesit jetikë të planetit janë në rrezik, nga ngrohja e oqeaneve deri te humbja e pyjeve për shkak të zjarreve në pyje.

Këta faktorë, vëren raporti, ”kanë arritur nivele rekord dhe tregojnë se kriza klimatike po përshpejtohet me një ritëm gjithnjë e më alarmues”.

“Në vitet e fundit, kemi parë tregues jetikë që i tejkalojnë ndjeshëm rekordet e tyre”, thotë Johan Rockström, drejtor i Institutit të Potsdamit për Kërkime mbi Ndikimin e Klimës.

”Kjo paraqet një sërë rreziqesh thellësisht të ndërlidhura për sistemet thelbësore të planetit, nga dobësimi i rrymës AMOC të oqeanit Atlantik (e cila mund të shkaktojë ndërprerje të pakthyeshme të klimës) deri te integriteti i biosferës dhe stabiliteti i burimeve globale ujore”, shtoi ai.

Autorët e raportit theksojnë, ndër të tjera, se konsumi i energjisë nga lëndët djegëse fosile arriti nivele rekord në vitin 2024.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për energjinë nga burimet e rinovueshme si era dhe dielli, por kjo është ende 31 herë më e ulët se në vitin 2024.

Humbja e pyjeve e shkaktuar nga zjarret ka arritur gjithashtu nivele historike.

Megjithatë, pavarësisht pamjes së zymtë, studiuesit thonë se ”nuk është tepër vonë për të kufizuar dëmin”./ /os/

The post FOKUS – 2024-a më i ngrohti i 125 000 viteve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani: Taskforca e 11 majit nuk ka dështuar, regjistruam 44 procedime penale

14 October 2025 at 19:10

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani u shpreh se taskforca e ngritur nga SPAK për zgjedhjet e 11 majit, nuk ka dështuar, por ka vend për përmirësim.

Gjatë raportimit të aktivitetit vjetor të SPAK për 2024-ën në Komisionin e Ligjeve, Dumani iu përgjigj pyetjes së ngritur nga deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi lidhur me fenomenin e shitblerjes së votës dhe mosfunksionimin sipas Bylykbashit të taskforcës gjatë zgjedhjeve të 2025.

“Ngritëm taskforcë për hetimin e krimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Kjo nuk ka dështuar, por ka vend për përmirësim. Ne kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga partitë apo qytetarët. Janë regjistruar procedimet penale nga ana ligjore”, tha Dumani.

“Nga 194 materiale të administruara, ka rezultuar se subjektet politike kanë depozituar 56 materiale kallëzuese, Policia e Shtetit 35, shërbimi i brendshëm i burgjeve 1 material,  ndërsa kallëzime nga shtetasit rreth 80 materiale. 10 raste janë regjistruar nga Prokuroria e Posaçme. Ne kemi vlerësuar të gjitha referimet e ardhura nga qytetarë dhe institucionet, ndërsa janë regjistruar 44 procedime penale dhe nën hetim janë 38 procedime”, vijoi ai.

Kreu i SPAK tha se këto nuk janë shifra që përmbushin pritshmëritë e institucionit që ai drejton, por nga ana e SPAK, sipas Dumanit, janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Aktualisht kemi një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Kemi edhe një tjetër për korrupsion gjatë zgjedhjeve 2025. Kemi arrestuar edhe disa persona. Ka vend për të bërë më tepër. SPAK ka vetëm 20 prokurorë, s’jemi Policia e Shtetit, kemi detyrim ligjor të ushtrojmë ndjekjen penale”, pohoi Dumani.

“Kemi arrestuar disa persona për zgjedhjet 2025. Disa janë për hetim dhe gjykim. Janë dhe procedime penale që shpresojmë të kemi rezultat konkret. Kemi detyrim të ushtrojmë ndjekje penale”, vijoi ai.

Dumani u shpreh se janë dërguar hetues dhe prokurorë në kohë reale, edhe në mes të natës pasi janë marrë sinjalizime për shitblerje votash.

“Rezultati është që kur bëni denoncim dhe ne sa bëjmë një punë për hetim, ju thoni po blihen vota, kërkon organizim ajo punë. Sa organizojmë punën, shikojmë në media me titra që në filan vend po blihen vota. Kapacitetet këto janë. Kemi pasur një problematikë tek denoncimi te faqja që hapëm, me sugjerimin e një deputeti opozitar ndryshuam faqen se kërkonim kartën e identiteti në rastin e denoncimit. Që ka punuar faqja gjatë kohës e kam me grafikë, me klikime, e vetmja gjë që nuk ka funksionuar pas orës 19:00 të datës 11 maj ka qenë telefoni i gjelbër, se e kishim në kontratë”, tha Dumani.

/e.i/j.p/

The post Dumani: Taskforca e 11 majit nuk ka dështuar, regjistruam 44 procedime penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani: 65.5 milionë euro pasuri u sekuestruan gjatë vitit 2024, u hetuan 33 ish-zyrtarë të lartë

14 October 2025 at 16:54

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve, veprimtarinë gjatë vitit 2024 të institucionit që ai drejton.

Dumani tha se SPAK ka përgatitur një raport vjetor për vitin 2024, raport i cili i është dërguar Kuvendit në muajin mars të këtij viti.

“Gjatë vitit 2024, SPAK ka pasur në vëmendje ndjekjen e rekomandimeve të BE-së, të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë si edhe të rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Janë marrë në konsideratë jo vetëm indikatorë sasiorë, por sidomos ata cilësorë. Progresraporti i Komisionit Evropian i vitit 2024 ka vlerësuar arritjet e SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivel të lartë dhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Ky raport thekson nivelin e mirë të bashkëpunimit mes SPAK dhe organizmave ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar”, tha Dumani.

Kreu i SPAK nënvizoi se “në indeksin global të korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria ka përmirësuar rezultatin me pesë pikë, ndërsa Transparency International ka vlerësuar rolin e SPAK në publik”.

“Numri i prokurorëve gjatë vitit 2024 u rrit nga 17 në 20, u shtua ekspertiza e BKH-së, si edhe u rritën trajnimet ndërkombëtare. Kjo u reflektua me rritje 8% të çështjeve në hetim dhe me 21% të numrit të personave të hetuar krahasuar më vitin 2023. Numri i procedimeve të reja shënoi një ulje me 15%. U intensifikuara sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale duke arritur në 65.5 milionë euro, me një rritje prej 60% krahasuar me vitin 2023, si pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe transaksione në kriptovaluta”, theksoi Dumani.

Dumani shtoi se janë krijuar 10 skuadra të reja hetimore të përbashkëta me Interpol, Europol, Eurojust, ndërsa vazhdon puna me 27 të tjerat ekzistuese.

Sipas Dumanit, zbatimi i hetimeve financiare u forcua me miratimin e  udhëzimit të përgjithshëm në nëntor 2024, i cili unifikon standardet e punës për prokurorët, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe sektorin e hetimit financiar.

“Vetëm 9.7% e të paraburgosurve në Shqipëri janë persona nën hetim nga SPAK, duke shmangur abuzimin me masat e sigurisë”, tha ai.

“Sa i takon hetimit të krimeve zgjedhore, në janar të vitit 2025 SPAK miratoi strategjinë e hetimit të krimit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 duke garantuar hetim proaktiv. Gjatë vitit 2024 janë trajtuar 128 kërkesa për informacion nga publiku dhe janë intensifikuar çështjet me ndjeshmëri të lartë”, pohoi Dumani.

Kreu i SPAK tha se në fund të vitit 2024 ishin 114 punonjës, ndërsa BKH ishte në proces rekrutimi për 102 vende vakante, ndërsa procesi për zgjedhjen e drejtorit të BKH-së është në fazë përmbyllëse.

“Është rritur ndjeshëm cilësia e hetimit për korrupsion, në 33 ish-zyrtarë të lartë të proceduar, dhe 19 çështje të dërguara në gjykatë, me një rritje me 8% të çështjeve nën hetim. Janë 65 hetime proaktive me 10 skuadra të përbashkëta hetimore të reja me partnerë ndërkombëtare. Numri i çështjeve nën hetim për veprën penale të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal është rritur në masën 3.3%”, tha Dumani. /e.i/j.p/

The post Dumani: 65.5 milionë euro pasuri u sekuestruan gjatë vitit 2024, u hetuan 33 ish-zyrtarë të lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Metani: 1491 ankesa të reja pranë ILD-së gjatë vitit të kaluar, 11 magjistratë të proceduar

13 October 2025 at 12:45

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike veprimtarinë e institucionit që drejton përgjatë vitit 2024.

Në nisje të fjalës së tij, Metani u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit pak ditë më parë, duke e konsideruar këtë ngjarje si tronditëse.

Metani falënderoi qasjen e Kuvendit të Shqipërisë për aktin solemn të minutës së heshtjes, duke u shprehur se “solidariteti njerëzor dhe institucional është jetik për t’u përballur me situata të tilla”.

“Gjetja e kufijve të duhur për të ndarë nga njëra anë problemet e sistemit, pakënaqësitë e bazuara dhe të pabazuara për punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe ana tjetër reagimet ekstreme me çmim shumë të rëndë është shumë e vështirë”, tha Metani.

Kreu i ILD-së tha se janë përmbushur plotësisht të gjitha rekomandimet e lëna nga Kuvendi për ILD-në gjatë vitit të kaluar.

Metani tha se gjatë vitit 2024 janë depozituar pranë ILD-së, 1491 ankesa të reja ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, prej të cilave 1363 ankesa janë të mbartura nga vitet e kaluara.

“Në total janë 2854 ankesa për trajtim, nga këto janë shqyrtuar 1374 ankesa, prej të cilave 54 kanë përfunduar me hetim disiplinor. Përveç qytetarëve gjatë vitit 2024 ankues kanë qenë edhe institucionet e sistemit. Gjatë 2024, ILD ka shqyrtuar ankesa nga KLGJ dhe KLP, në kuadër të vlerësimit profesional që ata kryejnë për magjistratë në periudha të ndryshme vlerësimi. Nga viti 2024 deri në shtator 2025 kanë ardhur 1534 ankesa nga këshillat dhe ILD ka trajtuar 1516 dhe ngelën për trajtim edhe 18 ankesa”, tha ai.

“Gjatë vitit 2024 janë përfunduar gjashtë inspektime tematike. Ankuesit ngrenë pretendime për mënyrën e trajtimit dhe vlerësimit të provave në gjyqe, për vonesa në shpalljen e vendime gjyqësore, për moskryerjen e hetimeve, zvarritje të gjykimit nga gjyqtarët etj. ILD ka nxjerrë 23 vendime për 25 magjistratë, prej të cilëve 11 prokurorë, 13 gjyqtarë dhe 1 anëtar këshilli”, tha Metani.

Sipas Metanit, këtë vit janë 11 magjistratë të proceduar, prej të cilëve 6 gjyqtarë dhe 5 prokurorë për shkelje disiplinore, vonesa të përsëritura, mosrespektim i legjislacionit procedural, mosparaqitje e kërkesës për heqje dore nga çështja etj.

“Për gjashtë gjyqtarë është propozuar masa disiplinore për heqje nga detyra, dy kërkesa janë pranuar, dy janë pezulluar dhe dy janë në proces. Pesë prokurorë janë dërguar për procedim disiplinor”, tha Metani.

“Efektiviteti dhe standardi i sistemit të drejtësisë, nuk është në nivelin e duhur dhe të kënaqshëm për qytetarët shqiptarë. Për sa vërehet, problematike vijon të mbetet tejzgjatja e proceseve gjyqësore, një problem i evidentuar në mënyrë të vazhdueshme nga ankesat, jurisprudenca e GJEDNJ, por dhe në raportet e organizmave ndërkombëtare.

“Në vendimmarrjen e saj të fundit, GJEDNJ ka adresuar edhe rekomandime konkrete për autoritetet vendase, duke theksuar nevojën e plotësimit të vakancave në Gjykatën Administrative të Apelit dhe Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Tejzgjatja e proceseve gjyqësore ndikon drejtpërdrejtë në perceptimin dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, rritja e besimit të të cilit është një nga shkaqet kryesore, për të cilën u ideua dhe u ndërmor reforma në drejtësi”, theksoi Metani.

Kreu i ILD-së, nënvizoi se ngarkesa e lartë e punës dhe numri i madh i çështjeve gjyqësore mbetet një nga sfidat më serioze që cenon cilësinë dhe kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore.

Deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi kërkoi të mësonte nga drejtuesi i ILD-së se cili ishte qëndrimi i këtij institucioni sa herë ka deklarata politike që shënjestrojnë me emër dhe mbiemër gjyqtarët apo prokurorët, duke u ndalur edhe te deklaratat e Kryeministrit Rama.

Metani u shpreh se ka mbajtur qëndrim publik për çdo deklaratë publike, jo vetëm nga ana e Kryeministrit, por ndaj gjithkujt.

“Kam deklaruar se çdo fyerje ndaj magjistratëve, përtej kritikës është antikushtetuese. U kam kërkuar prokurorëve vetëpërmbajtje, pasi deklaratat politike nuk duhet të diktojnë sjelljen e magjistratëve, e cila duhet të jetë në përputhje me ligjin. Ligji dhe Kushtetuta ka garantuar që çdo gjyqtar dhe prokuror të ndihet i lirë në punën e tij”, tha Metani.

/e.i/a.f/r.e/

The post Metani: 1491 ankesa të reja pranë ILD-së gjatë vitit të kaluar, 11 magjistratë të proceduar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Perspektiva ekonomike pozitive, nevojë për reforma strukturore

13 October 2025 at 12:35

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit të saj në horizontin afatmesëm.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë prezantimit të raportit vjetor të Bankës për vitin 2024 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të Kuvendit, theksoi se rritja e qëndrueshme ekonomike do të krijojë premisa për përmirësimin e tregut të punës, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Ai nënvizoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për transparencë dhe llogaridhënie, duke pasur parasysh sfidat që kanë përballuar ekonomia dhe financat, si dhe objektivat për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbështetjen e zhvillimit të tregjeve financiare.

Sipas guvernatorit, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 4% gjatë vitit 2024, falë zgjerimit të konsumit familjar, rritjes së investimeve private dhe të ardhurave nga turizmi, të cilat kanë mbajtur ritmin pozitiv të zhvillimit edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, me një rritje prej 3,6%.

“Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 4% gjatë vitit 2024, i mbështetur nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve private, si dhe nga rritja e mëtejshme e të ardhurave të turizmit. Kahu pozitiv i zhvillimit të ekonomisë ka vijuar edhe gjatë vitit 2025, me një rritje ekonomike prej 3,6% për gjashtëmujorin e parë të vitit. Kjo ecuri pasqyron kontributin e disa faktorëve, ndër të cilët gjej me vend të nënvizoj gjendjen e mirë financiare të sektorit privat, klimën pozitive të besimit dhe kushtet e favorshme të financimit”, deklaroi Sejko.

Megjithatë, theksoi ai, kërkesa e lartë e brendshme ka sjellë rritjen e importeve, ndërsa eksportet janë përballur me vështirësi për shkak të rënies së çmimeve dhe ngadalësimit të tregtisë botërore, si dhe problemeve specifike në disa sektorë dhe rritjes së kostove të prodhimit.

Sejko vuri në dukje se rritja ekonomike ka qenë kryesisht e përqendruar në sektorin e shërbimeve dhe ndërtimit, ndërsa tregu i punës është përballur me kërkesë të lartë për punë, çka ka sjellë rritje të numrit të të punësuarve dhe rënie të normës së papunësisë në nivele historike.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, të punësuarit në sektorin privat jobujqësor u rritën me 3,4% në vitin 2024 dhe 4,3% në gjashtëmujorin e parë të 2025, ndërsa papunësia ra në 8,8% në 2024 dhe në 8,5% në tremujorin e dytë të 2025.

Kjo kërkesë e lartë për fuqi punëtore dhe mungesa e saj, shtoi Sejko, kanë kontribuar në rritjen e pagave me 8,6% në vitin 2024 dhe 9,5% në gjysmën e parë të 2025.

Paralelisht me zhvillimet pozitive, Sejko informoi se inflacioni ka shënuar rënie, duke zbritur nga 4,8% në 2023 në rreth 2,2% për vitin 2024 dhe tremujorët e parë të 2025. Eksportet totale arritën vlerën 9,1 miliardë euro në 2024, me një rritje prej 11% krahasuar me vitin paraprak, të nxitura kryesisht nga të ardhurat nga turizmi që kapën 5 miliardë euro. Po ashtu, remitancat dhe investimet e huaja direkte kanë vijuar të rriten gjatë gjysmës së parë të 2025-ës, duke arritur përkatësisht 1 miliard euro dhe 1,6 miliardë euro.

Guvernatori vuri në dukje edhe përmirësimin e pozicionit të jashtëm të vendit, me borxhin e jashtëm që ra në 40,5% të PBB-së në tremujorin e dytë të 2025-s, nga 46,2% në fund të vitit 2023, dhe rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë që janë afruar në nivelin e 7 miliardë eurove, duke rritur sigurinë për investitorët e huaj.

Banka e Shqipërisë, theksoi më tej Sejko, ka ulur dy herë normën bazë të interesit gjatë vitit 2024 dhe në korrik 2025, ndërsa ka intensifikuar blerjet e valutës në tregun vendas për të kontrolluar forcimin e kursit të lekut dhe për të ruajtur stabilitetin monetar dhe financiar.  Këto masa, sipas tij, kanë sjellë përmirësim të kushteve të financimit për familjet dhe bizneset, duke ndikuar në rritjen e kreditimit për sektorin privat, i cili shënoi një rritje vjetore prej 15,7% në fund të 2024 dhe 14% në tremujorin e tretë të vitit aktual.

“Ne ndërmorëm dy ulje të normës bazë të interesit, duke e zbritur atë nga niveli 3,25% në fillim të vitit, në 2,75% në fund të vitit 2024 dhe në 2,5% në muajin korrik 2025. Paralelisht me të, ne intensifikuam blerjet e valutës në tregun vendas, duke tërhequr thuajse 914 milionë euro prej tij gjatë vitit 2024 dhe duke vijuar me ritme të ngjashme edhe gjatë vitit 2025. Rritja e prezencës tonë në tregun valutor synon frenimin e shpejtësisë së forcimit të kursit të këmbimit të Lekut, qetësimin e tregut valutor, si dhe minimizimin e pasojave potenciale negative në stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, në rast krijimi të pozicioneve spekulative të kursit”, deklaroi Sejko.

Sektori bankar, vijoi Sejko, u shfaq gjithashtu në formë të mirë, me rritje të aktivitetit bankar, zgjerim të depozitave dhe përmirësim të treguesve të shëndetit financiar. Sipas tij, kapitalizimi arriti nivele të larta rreth 20%, likuiditeti mbeti mbi kërkesat rregullatore, ndërsa cilësia e kredisë përmirësohej duke ulur kredinë me probleme në nivelin më të ulët që nga viti 2008.

“Cilësia e kredisë vijoi të përmirësohet dhe treguesi i kredive me probleme zbriti në 4%, duke shënuar nivelet më të ulëta që prej vitit 2008. Paralelisht me të, analizat tona periodike sugjerojnë nivele të kontrolluara të rreziqeve sistemike dhe testet e rezistencës së sistemit bankar tregojnë një aftësi të mirë përballimi të goditjeve të mundshme makrofinanciare”, deklaroi Sejko.

Një tjetër arritje e rëndësishme është nisja e operimit në skemat SEPA, që lehtëson pagesat ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera anëtare të kësaj zone, me të njëjtat kushte dhe komisione si brenda vendit.

Sipas Sejkos, kjo pritet të sjellë kursime të konsiderueshme për ekonominë shqiptare. Po ashtu, sistemi AIPS Euro i Bankës së Shqipërisë ka kursyer rreth 140 milionë euro që nga nisja e tij në janar 2022.

Guvernatori Sejko nënvizoi se perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive, me pritshmërinë që rritja e qëndrueshme të sjellë përmirësim të punësimit, pagave dhe mirëqenies, si dhe inflacion të ulët dhe konsolidim të ekuilibrave makroekonomikë.

Megjithatë, ai paralajmëroi se rreziqet ekzistojnë, duke përmendur tensionet gjeopolitike dhe sfidat strukturore që kërkojnë reforma të mëtejshme në fusha si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, klima e biznesit dhe investimet strategjike.

Procesi i integrimit evropian, sipas tij, mbetet një udhërrëfyes i rëndësishëm për agjendën e reformave, duke ofruar një mundësi historike për rritjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

/a.f/r.e/

The post Sejko: Perspektiva ekonomike pozitive, nevojë për reforma strukturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

2 October 2025 at 06:47

Në raportin e dorëzuar në Kuvend për vitin 2024, Radio Televizioni Shqiptar, RTSH paraqet një një situatë të zymtë financiare dhe programative, të shkaktuar nga vendimet gjyqësore për shkarkime të padrejta nga puna si dhe mosrealizim të fondit për prodhime të pavarura. Raporti thekson televizioni publik po përballet me një barrë të rëndë financiare si […]

The post RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare appeared first on Reporter.al.

Raporti: Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

By: V K
25 September 2025 at 07:33

Shqipëria renditet një nga vendet që ka parë rritjen më të lartë të çmimeve në vitin 2024, sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë.

Çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%) me këtë të fundit që u ndikua nga politikat subvencionuese të qeverisë për strehimin.

Në total, nëntë vende regjistruan rritje mbi 10%, duke nënvizuar presionet e vazhdueshme të kërkesës dhe uljen e përballueshmërisë së banesave në shumë pjesë të kontinentit. (Bosnjë-Hercegovinën dhe Izraelin (të dyja +12.7%); Hungarinë (+11.9%); Kroacinë dhe Rumaninë (të dyja +11.5%); Italinë (+11.2%); Greqinë (+10.2%). Në të kundërt, i vetmi vend që regjistroi një rënie të ndjeshme vjetore të çmimeve të ofertave ishte Turqia, ku çmimet ranë me -12.0%, duke shënuar rënien më të madhe në krahasimin e këtij viti.

Tirana dhe Vlora renditen gjithashtu ndër qytetet me rritjen më të lartë të çmimeve në vendet e përfshira në raportin e Deloitte.

“Duke shqyrtuar ndryshimet vjetore të çmimeve mesatare të ofertave, disa qytete përjetuan rritje të forta. Krakovi kryesoi renditjen me një rritje prej 28.1%, i ndjekur ngushtë nga Jerusalemi (+25.2%) dhe qytetet shqiptare, Tirana dhe Vlora (të dyja me +25.0%)”. Në Beograd, për të njëjtën periudhë, çmimet kanë rënë me 0.9%.

Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1350 euro për metër katror.

Të dy qytetet shqiptare kanë parë një interes të shtuar si nga blerës vendas, ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë. Veçanërisht Vlora ka përfituar nga zgjerimi i shpejtë i sektorit të turizmit dhe nga zhvillimet e mëdha infrastrukturore – përfshirë Aeroportin e Vlorës (që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026), si dhe investimet strategjike në vazhdim si Bypassi i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë, thuhet në raport.

Në rritje kanë qenë dhe çmimet e qirave, sidomos në Vlorë (+25%) dhe Durrës( 22.5%).

“Në rastin e qyteteve shqiptare si Vlora dhe Durrësi, rritja relativisht e madhe e çmimeve të qirasë u ndikua kryesisht nga shtimi i kërkesës sezonale për qira afatshkurtra. Veçanërisht në këto zona bregdetare, aktiviteti i shtuar nga sektori i turizmit ka ushtruar presion në rritje mbi qiratë, duke reflektuar një ndryshim në dinamikat e tregut lokal të banesave gjatë sezoneve kulmore”.

Në Tiranë, qiratë për apartamente 1+1 janë rritur me rreth 20%, duke shkuar në 500–800 euro në muaj, e nxitur kryesisht nga kërkesa e lartë për qira afatshkurtra nga turistët.

Në qytetet bregdetare, si Vlora dhe Durrësi, sezoni turistik ka ushtruar presion të ndjeshëm mbi tregun e qirave, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për vendasit të përballojnë koston e strehimit.

Në përmbledhjen për Shqipërinë thuhet se agjentët raportojnë rritje çmimesh pothuajse në të gjitha zonat, me rritje veçanërisht të forta në Tiranë dhe zonën bregdetare. Indeksi i çmimeve të shitjes në Tiranë u rrit me 26.2% në gjysmën e dytë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e mëparshme dhe me 56% krahasuar me nivelin e një viti më parë.

Çmimet e kërkuara nga shitësit u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024. Për shembull, çmimi mesatar për metër katror (m²) në Tiranë u rrit në 2,000 euro/m² (nga 1,600 euro/m² një vit më parë) deri në fund të vitit 2024, i nxitur nga zhvillimi urban dhe kërkesa e lartë. Lokacionet më të kërkuara në qendër të qytetit (zona si Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro/m² ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro/m².

Edhe qytetet bregdetare shënuan rritje: çmimet aktuale të apartamenteve në Vlorë variojnë mesatarisht rreth 1,500–1,800 euro/m² (më të lartat për pamje nga deti) dhe normat e qirasë arrijnë rreth 5%. Gjithashtu, projektet rezidenciale luksoze buzë detit (p.sh. Dhërmi, Sarandë) arritën në 1,500–2,500 euro/m², ndërsa njësitë premium në vijën e parë të plazhit mund të kapin deri në 3,500 euro/m².

Segmenti i qirave rezidenciale u zgjerua në vitin 2024. Statistikat zyrtare tregojnë të ardhura totale nga qiratë prej rreth 350 milionë eurosh në vitin 2024 (me rritje rreth 10% në baza vjetore).

Kërkesa e fortë nga turizmi afatshkurtër rriti qiratë me 20% në fund të vitit 2024, me apartamentet njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që arrijnë rreth 500–800 euro në muaj (rreth 8–12 euro/m²).

Në përmbledhje, raporti Deloitte nënvizon se tregu i pasurive të paluajtshme në Europë po përballet me sfida të mëdha në përballueshmërinë e banesave, teksa rritja e vazhdueshme e çmimeve po e bën gjithnjë e më të vështirë aksesin në strehim për shtresat e gjera të popullsisë. Shqipëria, duke u përfshirë për herë të parë në këtë indeks dhe duke u renditur ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve, po hyn në vëmendjen e tregut europian si një vend me treg dinamik dhe me potencial të fortë për investime, por edhe me sfida të dukshme për përballueshmërinë e qytetarëve vendas./ Monitor

The post Raporti: Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 appeared first on Albeu.com.

FOKUS – 62 700 vdekje në Evropë i atribuohen nxehtësisë së verës së 2024-s

22 September 2025 at 19:29

BARCELONË, 22 shtator /ATSH-DPA/ – I nxehti i verës i vitit 2024 shkaktoi më shumë se 62 700 vdekje prej temperaturave të larta në Evropë, një rritje prej gati 25% krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal).

“Më shumë se 181 000 vdekje të lidhura me nxehtësinë në Evropë u regjistruan në verat nga viti 2022 deri në vitin 2024”, theksoi Joan Ballester Claramunt, autori kryesor i studimit.

Ashtu si në vitin 2002 dhe 2023, Italia ishte vendi më i prekur vitin e kaluar, me rreth 19 000 vdekje të lidhura me nxehtësinë midis 1 qershorit dhe 30 shtatorit 2024.

Spanja u rendit e dyta me më shumë se 6 700 vdekje, e ndjekur nga Gjermania, e cila regjistroi rreth 6 300 vdekje.

Greqia, me pak më pak se 6 000 vdekje, dhe Rumania, me më shumë se 4 900, u renditën të katërtat dhe të pestat.

Renditja ndryshon kur numri i vlerësuar i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë merret në konsideratë në raport me madhësinë e popullsisë.

Sipas studimit, Greqia u rendit e para me 574 vdekje nga nxehtësia për 1,0 milion banorë, e ndjekur nga Bullgaria me 530 dhe Serbia me 379.

Në 15 nga 32 vendet e shqyrtuara, vera e vitit 2024 ishte më vdekjeprurësja në vitet e fundit.

Në disa vende, si Gjermania, Spanja dhe Franca, vera e vitit 2022 ishte më e keqe.

Në përgjithësi, studiuesit vunë re se Evropa përjetoi pak më shumë vdekje të lidhura me nxehtësinë në vitin 2022 sesa në vitin 2024./    /os/

 

The post FOKUS – 62 700 vdekje në Evropë i atribuohen nxehtësisë së verës së 2024-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë 2024

22 September 2025 at 11:10

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli sot jurinë e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024.

Në përbërje të jurisë janë emra të njohur të letrave dhe gazetarisë: shkrimtari Besnik Mustafaj, profesoresha e letërsisë dhe studiuesja Dhurata Shehri, prof. në UT Elsa Skënderi, poetja dhe përkthyesja Maklena Nika, si dhe Fatmira Nikolli gazetare e kulturës.

Në edicionin e shkuar të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, në janarin e këtij viti, vlerësimin për “Romanin më të mirë të vitit” e mori Besnik Mustafaj me “Fat i marrë”.

Në Çmimet Kombëtare të Letërsisë jepen vlerësimet për veprën më të mirë studimore, përkthimin më të mirë, vëllimin më të mirë poetik si dhe librin më të mirë të vitit për fëmijë. /j.p/

The post Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paratë llaç e tulla/ Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

By: V K
16 September 2025 at 08:23

Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe makineri dhe pajisje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), tregojnë se po thellohet tendenca ku investimet e reja nuk po orientohen drejt sektorëve produktivë, por në asete fiske që nuk gjerojnë prodhim dhe punësim në afatmesëm të tilla si banesat.

Formimi Bruto i Kapitalit Fiks (FBKF), mat investimin neto që një ekonomi bën për të ndërtuar kapacitete të reja prodhuese ose për të përmirësuar ato ekzistuese.

Gjatë vitit të kaluar,31.5 për qind e investimeve neto në të gjithë ekonominë shkuan në banesa, duke u rritur nga niveli 30.8% i vitit 2023.

Investimet në makineri dhe pajisje paraqesin luhatje. Pesha e tyre ka shënuar një ulje nga 24.2% në 2023 në 23.9% në 2024, ndërkohë që brenda këtij grupi, pajisjet e transportit kanë rënë nga 7.4% në 7.2%, ndërsa investimet neto për makineritë e tjera kanë shënuar gjithashtu një rënie me 0.4 pike%.

Të dhënat tregojnë ngadalësim të orientimit drejt modernizimit teknologjik. Investimet në Pajisjet teknologjisë mbeten shumë të ulëta në nivel simbolik, duke reflektuar se ky sektor ende nuk është bërë prioritet në strukturën e kapitalit fiks. Në vitin 2024 investimet neto në këtë zë zunë vetëm 0.21 % të totalit të FBKF-së.

Një element që bie në sy është rritja e lehtë e investimeve në produkte të pronësisë intelektuale, nga 0.32% në 0.37%.

Kjo, megjithëse e vogël, tregon një tendencë drejt zgjerimit të kapitalit të paprekshëm dhe inovacionit. Ndërkohë, kërkimet minerare dhe programet kompjuterike kanë ruajtur stabilitet, duke përfaqësuar një pjesë të vogël, por të qëndrueshme të investimeve.

Nga ana tjetër, bujqësia përmes pemtarisë, blegtorisë dhe pyjeve vijon të ketë peshë të vogël ose negative në strukturën e investimeve neto në ekonomi, duke nënvizuar dobësinë e këtij sektori në krahasim me ndërtimin dhe industrinë.

Për shembull, blegtoria vazhdon të shfaqet me vlera negative, çka sinjalizon ulje të stokut të investimeve neto në këtë sektor apo dalje nga përdorimi.

Të dhënat tregojnë se struktura e kapitalit fiks në Shqipëri (investimet neto) mbetet e përqendruar tek ndërtimi dhe banesat dhe me orientim kryesisht në sektorët jo produktivë./ Monitor

The post Paratë llaç e tulla/ Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024 appeared first on Albeu.com.

Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

11 August 2025 at 08:16

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel, Vizion Plus dhe A2CNN që kontrolluan 81% të të gjitha të ardhurave si dhe konsoliduan fitimet, ndërkohë që tetë televizione të tjera të analizuara mbyllën vitin me humbje të konsiderueshme financiare. […]

The post Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet appeared first on Reporter.al.

Kampionia olimpike arrestohet në aeroport: Rrahu të dashurin e saj, i cili është gjithashtu një atlet i famshëm

2 August 2025 at 13:55

Atletja e famshme amerikane, Sha’Carri Richardson u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle Tacoma pas një incidenti me të dashurin e saj, atletin Christian Coleman.

Kampionia olimpike në stafetën 4×100 metra me ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Parisi iu desh të kalonte 19 orë në qendrën korrektuese Score South, pasi u filmua duke goditur të dashurin e saj.

Sipas një raporti policor të marrë nga mediumit The Athletic nga Departamenti i Policisë së Seattle, Richardson dhe Coleman ishin të përfshirë në një grindje në një pikë kontrolli të sigurisë në aeroport.

Në atë rast, atletja amerikane e shtyu dhe e goditi vazhdimisht të dashurin e saj, me të cilin është në një lidhje prej dy vitesh, megjithëse çifti nuk foli për lidhjen deri në shkurt.

 

Sha’Carri Richardson arrested in alleged domestic violence incident, police say https://t.co/NvQn7q2WQo

— USA TODAY (@USATODAY) August 1, 2025

Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë dhe u konsideruan mjaftueshëm të besueshme për të justifikuar arrestimin. Vepra penale u listua si dhunë në familje e shkallës së katërt.

I dashuri i saj, një kampion i shumëfishtë bote, refuzoi të ngrinte padi dhe e shpëtoi të zgjedhurën e tij nga një dënim më i rëndë.

Pasi kaloi 19 orë në Qendrën Korrektuese Score South, Sha’Carri Richardson u lirua dhe çështja u mbyll.

 

OLYMPIC SPRINTER SHA’CARRI RICHARDSON WAS REPORTEDLY ARRESTED IN CONNECTION WITH AN ALLEGED DOMESTIC INCIDENT INVOLVING FELLOW SPRINTER CHRISTIAN COLEMAN. pic.twitter.com/xV5GrdihIz

— Poetik Flakko (@FlakkoPoetik) August 2, 2025

Në Lojërat Olimpike të Parisit, Sha’Carri fitoi medaljen e artë në stafetë me Ekipin e SHBA-së dhe fitoi medaljen e argjendtë individualisht. Ajo është fituese e shumëfishtë e medaljeve nga kampionatet botërore.

Nga ana tjetër, i dashuri i saj Christian Coleman është pesë herë kampion bote. /Telegrafi/

 

Sha’Carri Richardson arrested at Seattle airport over domestic violence incident https://t.co/1JeZjQhhla pic.twitter.com/AApImjjAxy

— New York Post (@nypost) August 2, 2025

 

The post Kampionia olimpike arrestohet në aeroport: Rrahu të dashurin e saj, i cili është gjithashtu një atlet i famshëm appeared first on Telegrafi.

Gjykata Kushtetuese legjitimon ndryshimet e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”

31 July 2025 at 18:39

Gjykata Kushtetuese vendos të mos e shfuqizojë ligjin që ndryshon kuadrin për “Zonat e Mbrojtura”.

Përmes një konference për shtyp, pasditen e sotme Gjykata Kushtetuese tha se kishte vendosur të rrëzojë kërkesën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit dhe organizatave mjedisore “Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë” (AOS) dhe “EcoAlbania”, të cilët kërkonin shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 ‘Për Zonat e Mbrojtura’”.

Pretendimet për cenim të barazisë përpara ligjit, parimeve të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së akteve u rrëzuan për mungesë argumentesh kushtetuese.

Njësoj u rrëzua pretendimi se ndryshimet cenojnë trashëgiminë natyrore dhe identitetin kombëtar.

Gjykata vlerësoi se ligji është një ligj kuadër, pra nuk krijon pasoja të drejtpërdrejta dhe konkrete për mjedisin. Efektet reale do të vlerësohen vetëm kur të miratohen aktet nënligjore (si vendimet e Këshillit të Ministrave).

Sa i takon konsultimeve publike, Gjykata vlerësoi se ato ishin përmbushur, pasi nisma ishte parlamentare dhe Kuvendi kreu konsultimin me publikun për versionin përfundimtar të projektligjit.

Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë dhe qëndrimin e ndarë (pa shumicë të cilësuar prej 5 gjyqtarësh) sa i takon pajtueshmërisë ose jo të ndryshimeve me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) dhe “acquis communautiaire”, Gjykata Kushtetuese nuk konstatoi shkelje të Kushtetutës dhe vendosi rrëzimin e kërkesës.

Për rrjedhojë ligji nr. 21/2024 mbetet në fuqi.

Në seancën e 23 qershorit, palët patën paraqitur qëndrime të kundërta mbi ndikimin mjedisor dhe standardet kushtetuese të ligjit. Organizatat mjedisore argumentuan se ligji hapte rrugën për ndërtime në zona natyrore të ndjeshme.

Vendimi, i cili pritet të zbardhet në javët e ardhshme, ka ngjallur zhgënjim nga shoqëria civile, pasi krijon precedent për dobësimin e mbrojtjes ligjore të natyrës në emër të investimeve.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata Kushtetuese legjitimon ndryshimet e ligjit për “Zonat e Mbrojtura” appeared first on Citizens.al.

❌
❌