Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve

7 January 2026 at 12:12

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Presidenti i Republikës Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Demokratike Popullore të Laosit, Khamphon Vongsanty.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të bazuara në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi për thellim të këtij bashkëpunimi për të patur rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti i Republikës, – i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.”

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerëson se njohja e Kosovës, mbështetja e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare nga ana e Republikës Demokratike Popullore të Laosit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

1 nga 2

/gj.m/r.e/

The post Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Degradimi i institucioneve dhe politikës/ Shqipëria hyn në 2026 mes pasigurisë dhe kaosit

By: Brisi
31 December 2025 at 08:02

Historia tregon se kur dobësohen mekanizmat e besimit dhe mungon një alternativë serioze politike e institucionale, hapësira mbushet me pasiguri dhe kaos… 2025-a po mbyllet si një vit i mbushur me zhvillime të shumta, shpesh kontradiktore, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë politik. Shqipëria arriti të mbajë ritme rritjeje ekonomike rreth 3.5%, një […]

The post Degradimi i institucioneve dhe politikës/ Shqipëria hyn në 2026 mes pasigurisë dhe kaosit appeared first on BoldNews.al.

CNN publikon pamjet: Skenat kaotike në Parlamentin e Shqipërisë

By: lindita
20 December 2025 at 11:53

Pas skenave në seancën e fundit të këtij viti, Parlamenti i Shqipërisë ka marrë vëmendjen e CNN. “Skena të tensionuara u regjistruan brenda Parlamentit shqiptar, ku deputetët e opozitës u përplasën mes tyre gjatë një proteste të ndezur për akuza korrupsioni ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Balluku i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “baltosje, insinuata…

Source

BM – Shefja e MI6: Rusia po përpiqet të eksportojë kaos në Evropë përmes sulmeve hibride dhe dezinformimit

18 December 2025 at 23:09

UASHINGTON, 18 dhjetor /ATSH/ – Në fjalimin e saj të parë publik si drejtuese e MI6, Blaise Metreweli tha se Rusia po përpiqej të eksportonte kaos në Evropë përmes sulmeve hibride dhe dezinformimit, sipas ”New York Times”.

Shefja e re e spiunazhit e Shërbimit Sekret Britanik (MI6) paralajmëroi se Rusia përbënte një kërcënim akut për Perëndimin, duke kryer operacione zjarrvënieje dhe sabotimi, vrasje dhe sulme kibernetike dhe me dronë në të gjithë Evropën.

”Vija e re e frontit është kudo”, tha shefi, Blaise Metreweli, e cila në tetor u bë gruaja e parë që drejton agjencinë, e njohur si MI6, pas një karriere si agjente sekrete.

”Eksporti i kaosit është një tipar, jo një defekt, në qasjen ruse ndaj angazhimit ndërkombëtar”, tha ajo.

Në fjalimin e saj përurues në selinë e MI6, Metreweli përdori një ton të zymtë, pa kërkuar ndjesë, duke përshkruar “epokën e re të pasigurisë” në të cilën Rusia dhe fuqitë e tjera armiqësore përdorin një sërë armësh, nga teknologjia kibernetike te dezinformimi, për të mbjellë mosmarrëveshje dhe për të prishur shoqëritë demokratike perëndimore.

”Në një botë të tillë agjencitë e shërbimeve sekrete duhet të shfrytëzojnë inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e tjera për t’u kundërpërgjigjur, duke krijuar aleanca në ekosistemin më të gjerë teknologjik dhe duke ndryshuar mentalitetin e agjentëve të inteligjencës”, tha ajo.

“Zotërimi i teknologjisë duhet të përfshihet në gjithçka që bëjmë, jo vetëm në laboratorët tanë, por edhe në terren, në zanatin tonë dhe, akoma më e rëndësishmja, në mentalitetin e çdo oficeri”, tha ajo.

E diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, ajo së fundmi shërbeu si drejtoreshë e përgjithshme e teknologjisë dhe inovacionit në MI6, një post që zakonisht quhet Q – zhvilluesja e pajisjeve të përjetësuara në serinë e filmave të James Bond.

Si shefe e agjencisë, Metreweli, 48 vjeçe, tani njihet me shkronjën C, një emërtim që daton që nga shefi i parë i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete, Mansfield Cumming, i cili nënshkroi direktivat e tij me C në fillim të viteve 1900.

Sipas traditës, i vetmi zyrtar i identifikuar publikisht në MI6 është shefi.

Ndryshe nga shefat e mëparshëm të MI6, të cilët shpesh përdornin fjalime për të ofruar një turne në pikat e nxehta të botës, Metreweli i mbajti vërejtjet e saj të përqendruara te Rusia.

Ajo iu referua Kinës, të cilën BM e ka karakterizuar si një kërcënim për sigurinë kombëtare, në një frazë të vetme si një “pjesë qendrore e transformimit global që po ndodh këtë shekull”.

Ajo gjithashtu nuk tha asgjë për Shtetet e Bashkuara, pavarësisht një marrëdhënieje të gjatë për ndarjen e inteligjencës midis MI6 dhe CIA-s, një marrëveshje që është vënë në pikëpyetje me kthimin e presidentit Trump.

”Bota jonë është më e rrezikshme dhe e kontestuar tani sesa për dekada të tëra”, tha Metreweli.

”Ne po jetojmë në një hapësirë ​​midis paqes dhe luftës”, theksoi ajo./  a.jor.

The post BM – Shefja e MI6: Rusia po përpiqet të eksportojë kaos në Evropë përmes sulmeve hibride dhe dezinformimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media greke jehonë përplasjes së opozitës me Gardën: Ndezën flakadanë dhe i hodhën ujë kryetarit të Parlamentit

By: redi
18 December 2025 at 15:14

Tensionet dhe përplasjet mes opozitës dhe Gardës, janë bërë lajm edhe në mediat greke. Në një artikull të botuar ”Protothema” shkruan se opozita protestoi për zv/kryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion. ”Ligjvënësit ndezën flakadanë, hodhën ujë drejt kryetarit të parlamentit dhe zunë vendet e rezervuara për ministrat e qeverisë në një përpjekje për të…

Source

Mbappe dhuron spektakël, “gjeli” realizon “dopietë” ndaj Bilbaos, feston Alonso: Ishte jetike

By: V K
4 December 2025 at 13:06

Real Madrid nuk lejon Barçën të “arratiset”, del me 3 pikë nga “San Mames” pas suksesit 0-3, një fitore e madh që erdhi në momentin më kritik, në një kohë kur ekipi i Alonsos kishte 3 javë që nuk fitonte në La Liga.

Reali i falet edhe një herë një super Kylian Mbappe, me “bomberin” francez që dhuroi spektakël duke realizuar një “dopietë” shumë të bukur.

7 minuta lojë i mjaftuan “gjelit” më të famshëm për të shënuar golin e parë. Një aksion personal, i ideuar dhe finalizuar po vetë me shumë klas.

Bëri pjesën e tij në këtë takim edhe portieri Courtois, me belgun që mbajti në lojë avantazhin e Realit me një super pritje në minutën e 30-të.

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 42-të, Mbappe dhuroi një asist të pastër me kokë për Camavinga-n me këtë të fundit që e kishte të lehtë të devijonte topin në portën e boshatisur.

Në fraksionin e dytë, ishte sërish Mbappe që me një goditje të fortë nga distanca kompletoi “dopietën” e tij personale dhe golin e tretë për Realin.

Ky ishte goli i 16-të këtë sezon për Mbappe, plus 4 asiste, shifra me të vërtetë fantastike.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Realin që ngushton diferencën në vetëm një pikë me Barcelonën kryesuese.

Buzëqesh më në fund edhe Xabi Alonso, për teknikun e Real Madrid ky sukses ishte thelbësor pas një ecurie jo pozitive: “Ishte një ndeshje e rëndësishme pasi kërkonim me çdo kusht të thyenim ecurinë negative. Ekipi zhvilloi një ndeshje shumë kompakte. Kylian Mbappe? Po kalon një moment optimal, ka një bashkëpunim shumë të mirë me Vinicius”, u shpreh Alonso.

The post Mbappe dhuron spektakël, “gjeli” realizon “dopietë” ndaj Bilbaos, feston Alonso: Ishte jetike appeared first on Albeu.com.

Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës

25 November 2025 at 17:21

Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm.

Gjykata Administrative e Apelit ka legjitimuar organizatat mjedisore si palë në çështje dhe ka vendosur ta kthejë atë për gjykim në shkallën e parë. Ajo e ka mbështetur arsyetimin e paraqitur nga paditësit e përfaqësuar nga avokatët e qendrës “Res Publica” dhe studios ligjore “Mecci”.

Vendimi i Apelit erdhi pas dy seancash përgatitore në të cilat ftoi palët t’u përgjigjeshin një grupi pyetjesh të ngritura më herët nga Gjykata e Lartë, kjo e fundit pati ndërhyrë duke i kërkuar Apelit të korrigjonte mangësitë proceduriale.

Kjo ndërhyrje bëri që çështja të mbetej pezull prej rreth dy vitesh teksa pyetjet e ngritura u konsideruan nga pala paditëse si të njëanshme pasi thelbi i çështjes nuk ishte legjitimiteti i palëve por i ndërhyrjes në një zonë të mbrojtur.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit nuk është zbardhur ende. Ai pritet të apelohet gjithashtu nga qeveria, kompanitë zbatuese dhe vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës si operator ekonomik.

Për Joni Vorpsin nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) vonesat në proceset gjyqësore për çështje që lidhen me mjedisin janë zhgënjyese.

Duke komentuar rastin ai u shpreh mosbesues për Citizens.al, kjo nisur nga përvoja e shqyrtimeve gjyqësore pa masa parandaluese për dëmet e mundshme në mjedis siç mund të ishte një masë pezullimi punimesh.

“Ka pak shpresë që mbrojtja e burimeve natyrore të ketë sukses në gjykata dhe deri në fillimin e debateve gjyqësore, i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura bregdetare do të jetë shkatërruar në emër të zhvillimit,” tha ai.

Ndërtimi i aeroportit, një proces i zvarritur

Padia e PPNEA-së dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) u dorëzua zyrtarisht më 23 nëntor 2022.

Ai argumentonte se projekti shkelte legjislacionin e mjedisit, përfshirë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Gjithashtu evidentoheshin mangësi në proceset e konsultimit publik dhe dhënies së lejeve të ndërtimit.

Mirëpo, gjykatat kanë shtyrë afatet e shqyrtimit, duke krijuar një zinxhir vonesash procedurale dhe konflikt juridiksioni për kërkesat për masa paraprake.

Dy kërkesa për pezullimin e ndërtimit u refuzuan nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë. Edhe ankimi i dytë, i paraqitur në qershor 2025, u refuzua në korrik.

Avokatët e “Res Publica” kanë dokumentuar një sërë transferimesh të vonuara të dosjes, moskoordim mes shkallëve gjyqësore dhe konflikt kompetencash që kanë zvarritur procesin.

“Duke diskutuar legjitimitetin e organizatave mjedisore për të kundërshtuar projekte shkatërruese brenda zonave të mbrojtura, gjykatat kanë refuzuar edhe sigurimin e padisë, pasi kanë vonuar dhe atë jashtë çdo afati të arsyeshëm”, tha Vorpsi për Citizens.al.

Sipas Vorpsit, aeroporti nisi ndërtimin pa leje dhe vazhdoi pavarësisht thirrjeve të Konventës së Bernës dhe Parlamentit Evropian për pezullim. Ndërkohë gjykatat shqiptare nuk i kanë konsideruar këto si arsye për sigurimin e padisë.

Në këtë kontekst procesi gjyqësor i Aeroportit të Vlorës është kthyer në një lloj shembulli të pengesave në çështjet mjedisore.

Vonesat, konfliktet e kompetencës dhe mungesa e vendimmarrjes së shpejtë kanë lejuar vijimin e një projekti që prek drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Paralelisht Aeroporti i Vlorës po hetohet nga SPAK për procedurat se si u dha koncesioni i ndërtimit të tij nga qeveria. Dyshohet se procedurat ishin të paracaktuara, teksa ndërtimi i tij vazhdon.

Ndërkohë, sipas avokatëve të organizatave mjedisore kanë dërguar një ankim në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Lartë që refuzoi kërkesën e parë për masë paraprake. Çështja është në pritje për shqyrtim.

Lexoni gjithashtu:

The post Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

Mrekullia e mrekullive: Curaçao bëhet vendi më i vogël që kualifikohet ndonjëherë për Kupën e Botës

19 November 2025 at 08:30


Historia është shkruar! Curaçao u bë vendi më i vogël që kualifikohet ndonjëherë për Kupën e Botës pas një barazimi në xhiron e fundit kualifikuese kundër favorites Xhamajka.

Vendi me vetëm 150,000 banorë, i cili është një ish-koloni holandeze, ka fituar tashmë zemrat e botës dhe pati një turmë dukshëm më të madhe në ndeshjen kundër Xhamajkës, pasi shumë tifozë neutralë i mbështesnin.

Kështu, Curaçao u bë vendi më i vogël në histori që u kualifikua për Kupën e Botës.

Curaçao përbëhet kryesisht nga lojtarë nga Eredivisie, dhe shumë prej tyre kanë luajtur edhe në Evropë. Më parë, kemi pasur raste kur tre ose katër lojtarë luajnë në Ligën Premier, si Vurnon Anita (Newcastle), Cuco Martina (Everton), Leandro Bacuna (Cardiff) dhe Juninho Bacuna (Huddersfield).

Në xhiron e fundit, ata u përballën me ekipin më të fortë jashtë fushe në grup, Xhamajkën, e cila kishte nevojë për një fitore, ndërsa Curaçao kishte nevojë vetëm për një pikë.

Ndeshja përfundoi 0-0, megjithëse mund të kishte gola nga të dyja ekipet. Curaçao përfitoi gjithashtu nga kartoni i kuq i Jonathan Russell me fanellën e Xhamajkës në fund të ndeshjes.

Kjo do të thotë që Curaçao është kualifikuar për Kampionatin Botëror dhe do të vendosë një rekord që do të jetë e vështirë për këdo ta thyejë në të ardhmen e afërt.

Edhe pse është një vend i vogël, larg nga fakti që lojtarët e futbollit janë amatorë, ata janë të gjithë profesionistë që luajnë kryesisht në Holandë, kështu që Curaçao do të jetë një "minë tokësore" në Kupën e Botës për shumë njerëz. /Telegrafi/

Një hap drejt një mrekullie, një pikë drejt ëndrrës: Curaçao është shumë pranë një vendi historik në Kupën e Botës 2026

14 November 2025 at 08:33


Me një tjetër fitore mbresëlënëse, lojtarët e Curaçao morën kryesimin e grupit kualifikues për Kupën e Botës 2026 dhe para raundit të fundit u duhet vetëm një pikë për kualifikimin e parë historik në një Kampionat Botëror.

Curaçao është historia e vitit në kualifikueset e Kupës së Botës dhe, pas një fitoreje 7-0 kundër Bermudës, atyre u duhet vetëm të marrin një pikë në kualifikueset e zonës CONCACAF (Amerika e Veriut dhe Qendrore).

Kjo ish-koloni holandeze, në rast se kualifikohej për Kupën e Botës, do të bëhej vendi më i vogël në histori që do të luante në Kupën e Botës, dhe bindshëm më i vogli. Përafërsisht 150,000 banorë jetojnë në ishuj.

Curaçao përbëhet kryesisht nga lojtarë nga Eredivisie, dhe shumë prej tyre kanë luajtur edhe në Evropë. Më parë, kemi pasur raste kur tre ose katër lojtarë luajnë në Ligën Premier, si Vurnon Anita (Newcastle), Cuco Martina (Everton), Leandro Bacuna (Cardiff) dhe Juninho Bacuna (Huddersfield).

Curaçao only need a draw in Jamaica on Tuesday to become the smallest nation to ever play in the World Cup 🇨🇼

Dick Advocaat’s side crushed Bermuda 7-0 while the Reggae Boyz conceded a late equalizer in Trinidad pic.twitter.com/1FQ17YGceI
— B/R Football (@brfootball) November 14, 2025

Ishin vëllezërit Bacuna, Leandro dhe Juninho, që shënuan golat e parë për Curaçao të enjten mbrëma dhe mysafirët kryesuan 2-0 në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u pa një rapsodi të vërtetë nga Curaçao dhe pesë gola të tjerë në portën e ekipit vendas.

Lojtari i talentuar i Dortmundit, Jordi Paulina, shtoi dy gola, dhe nga një gol u shënua nga Sontje Hansen i Middlesbrough, Roshon Van Eijma i Waalwijk dhe Arjany Martha i Rotherham.

Ata u ndihmuan nga humbja e Xhamajkës, e cila barazoi me Trinidad dhe Tobagon në raundin e parafundit, kështu që para përfundimit ndeshjes së fundit, Curaçao është e para me një pikë më shumë se Xhamajka.

IT ALL COMES DOWN TO THE FINAL MATCHDAY IN CONCACAF WORLD CUP QUALIFIERS FOR CURAÇAO AND JAMAICA 🤯

Win/draw against Jamaica: Curaçao qualify for first-ever World Cup ✅

Win against Curaçao: Jamaica qualify for first World Cup since 1998 ✅ pic.twitter.com/C9i0xBvvle
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) November 14, 2025


Kjo do të thotë që Curaçao do të ketë nevojë për një pikë në ndeshjen e fundit në derbin kundër Xhamajkës për t'u bërë vendi më i vogël në histori që kualifikohet për një Kupë Bote. Ndeshja luhet në Xhamajka.

Edhe nëse nuk ia del mbanë, ai do të ketë një shans të shkëlqyer përmes një ndeshjeje të madhe për të fituar një vend në Kupën e Botës. /Telegrafi/

KOMENT – SHBA përjeton kaosin e fluturimeve me mbi 5 000 të tillë të anuluar

8 November 2025 at 19:11

UASHINGTON, 8 nëntor /ATSH-ANSA/ – Mbi 5 000 fluturime u anuluan ose u vonuan dje dhe sot për shkak të mbylljes së qeverisë, raporton CNN.

Konkretisht, mbi 1 000 fluturime u anuluan dhe mbi 4 100 u vonuan.

Fluturimet vendase në 40 nga aeroportet më të ngarkuara të vendit – duke përfshirë Uashingtonin, Nju Jorkun, Los Anxhelesin dhe Çikagon – u prekën veçanërisht për shkak të mungesës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Në aeroportin ndërkombëtar ”Ronald Reagan” të kryeqytetit amerikan, vonesa mesatare për fluturimet hyrëse është dy orë.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka paralajmëruar se anulimet mund të arrijnë në 20% gjatë fundjavës.

”Dhe ndërprerjet mund të rriten javën e ardhshme, duke bllokuar deri në 20% të fluturimeve”, sipas paralajmërimit të lëshuar nga sekretari i Transportit Sean Duffy në një intervistë me ”Fox”.

Dhe ndërsa paraliza e qeverisë amerikane rrezikon të ketë pasoja në Itali dhe Evropë, një marrëveshje për të zgjidhur bllokimin dhe për të rihapur qeverinë amerikane aktualisht duket e padukshme.

Të forcuar nga fitorja zgjedhore e së martës së kaluar, demokratët aktualisht po qëndrojnë të vendosur dhe po refuzojnë çdo propozim republikan për të rihapur qeverinë.

“Do t’u jap atyre të drejtën e votës për çfarëdo që duan nëse e rihapim qeverinë”, tha udhëheqësi konservator i Senatit, John Thune.

Megjithatë, fjalët e tij kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi liberalët nuk u besojnë premtimeve të republikanëve, e aq më pak atyre të Donald Trump, dhe po kërkojnë që marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes menjëherë të përfshijë zgjatjen e përfitimeve të Obamacare, pikërisht gjënë në qendër të mosmarrëveshjes, pa e shtyrë atë për votime të mëvonshme për të cilat nuk ka siguri.

Ndërsa negociatat vazhdojnë, vështirësitë për amerikanët po rriten.

“Senatorët duhet të jenë në Uashington dhe të zgjidhin mbylljen”, tha Duffy, duke përsëritur se zvogëlimi i trafikut është i nevojshëm për të ruajtur sigurinë, e cila rrezikohet nga mungesa e fondeve për kontrollorët e trafikut ajror dhe stafin e aeroportit.

Fluturimet vendase janë më të prekurat nga anulimet, ndërsa fluturimet ndërkombëtare deri më tani nuk kanë përjetuar ndërprerje të konsiderueshme.

Por, radhët e gjata në pikat e kontrollit të sigurisë, ndonjëherë të gjata me orë të tëra në disa aeroporte, po prekin të gjithë pasagjerët dhe po ngrenë shqetësime për festën e Falënderimeve, e cila bie të enjten e fundit të nëntorit dhe është koha më e ngarkuar e vitit.

Nëse mbyllja, tashmë më e gjata në histori, nuk zgjidhet deri atëherë, rreziku është kaos total.

”Linjat ajrore për Amerikën”, shoqata që përfaqëson linjat ajrore kryesore amerikane, po i bën thirrje Kongresit që t’i japë fund mbylljes.

“Sezoni i festave të Falënderimeve fillon pas dy javësh dhe ne presim një rekord prej 31 milionë pasagjerësh. Ne po bëjmë thirrje për veprime urgjente për të rihapur qeverinë dhe për të siguruar që punonjësit federalë të mund të paguhen në mënyrë që hapësira ajrore të kthehet në normalitet”, tha ajo./ a.jor.

The post KOMENT – SHBA përjeton kaosin e fluturimeve me mbi 5 000 të tillë të anuluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PERU – Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas valës së dhunës

17 October 2025 at 13:33

LIMA, 17 nentor/ ATSH-AFP/-Qeveria peruane njoftoi qëllimin e saj për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet, Lima, pasi një valë dhune nga krimi i organizuar shkaktoi protesta masive që lanë një të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

Ne rast shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria mund të dërgojë ushtrinë për të patrulluar rrugët dhe për të kufizuar disa të drejta, të tilla si liria e tubimit.

Demonstrata në Lima të mërkurën ishte më e dhunshmja që nga fillimi i protestave.

Përleshjet shpërthyen midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, duke rezultuar në vdekjen e një burri 32-vjeçar në Lima, të vrarë nga një oficer policie, dhe 113 të plagosur, përfshirë 84 oficerë policie dhe 29 civilë, sipas shifrave zyrtare.

Presidenti i përkohshëm I Peruse u paraqit para Kongresit për të kërkuar kompetenca të veçanta për të adresuar krizën e sigurisë.   /f.k/  /os/

The post PERU – Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas valës së dhunës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

By: Ela
11 October 2025 at 08:45

Qyteti bregdetar përballet çdo ditë me kaos parkimesh: lagjet janë të mbushura me makina në të dy anët e rrugëve dhe qytetarët hasin vështirësi të gjejnë një vend parkimi bosh, pavarësisht se zyrtarisht ekzistojnë 7 sheshe dhe 16 segmente rrugësh të destinuara për parkim me pagesë, ndërsa parkimi pa pagesë aplikohet vetëm për rezidentët në […]

The post Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025 appeared first on BoldNews.al.

Kaos në aeroportet kryesore europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë dhjetëra fluturime

By: D Marku
20 September 2025 at 20:53

Aeroportet kryesore evropiane kanë përjetuar ndërprerje të rënda që nga nata e të premtes, pasi një sulm kibernetik goditi Collins Aerospace, një ofrues global i shërbimeve të regjistrimit dhe imbarkimit të linjave ajrore.

Kompania konfirmoi se po “përballej me një problem teknik që mund të shkaktojë vonesa në nisjet e pasagjerëve”.
Aeroporti më i madh i Londrës Heathrow tha se po punonte për të zgjidhur menjëherë problemin dhe i këshilloi udhëtarët të kontrollonin statusin e fluturimit të tyre para se të niseshin.

Gjithashtu kërkoi që pasagjerët të mbërrinin jo më herët se tre orë para fluturimeve ndërkombëtare ose dy orë para fluturimeve vendase.
“Ne kemi vendosur staf shtesë në zonat e regjistrimit për të ndihmuar dhe minimizuar ndërprerjet”, tha një zëdhënës i Heathrow, duke kërkuar falje për ndërprerjen.
Në Aeroportin e Brukselit, autoritetet thanë se “regjistrimi dhe imbarkimi aktualisht po kryhen vetëm manualisht”.
Administrata e aeroportit theksoi se ofruesi po “punon në mënyrë aktive për të ndrequr problemin sa më shpejt të jetë e mundur”.
Në Berlin, aeroporti i Brandenburgut informoi pasagjerët se për shkak të një problemi teknik me një ofrues europian të sistemeve, “vërehen kohë më të gjata pritjeje në pikat e regjistrimit”, ndërsa siguroi se po bëhen përpjekje për një zgjidhje të shpejtë.
Sulmi kibernetik ka shkaktuar tashmë anulime fluturimesh dhe vonesa të mëdha, duke prekur mijëra pasagjerë.
Heathrow kujtoi se kjo është hera e tretë brenda pak javësh që kanë ndodhur probleme serioze, pas dy incidenteve në korrik dhe gusht që shkaktuan kaos gjatë pushimeve verore të qindra udhëtarëve.
Aeroporti i Frankfurtit ka sqaruar se nuk është prekur nga sulmi kibernetik, ndërsa autoritetet po hetojnë shkallën e plotë të incidentit dhe motivet pas sulmit. Ende nuk janë dhënë detaje rreth autorëve.

The post Kaos në aeroportet kryesore europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë dhjetëra fluturime appeared first on Albeu.com.

Franca në kaos, 800,000 protestues dalin në rrugë në një nga grevat më të mëdha të viteve të fundit

By: D Marku
18 September 2025 at 13:37

Franca është përfshirë nga trazirat, duke u përgatitur për një nga grevat më të mëdha të viteve të fundit. Sindikatat kanë bashkuar forcat, në një veprim të rrallë, për të ushtruar presion mbi kryeministrin e ri Sebastien Le Corneille që të rishikojë shkurtimet buxhetore dhe të marrë masa për pagat, pensionet dhe shërbimet publike.

Policia vlerëson se rreth 800,000 njerëz do të marrin pjesë në marshime në të gjithë vendin, ndërsa shkollat, transporti hekurudhor dhe ajror do të pezullohen. Në total, do të vendosen deri në 80,000 oficerë policie.

Stacionet e autobusëve në Paris dhe Francën veriore janë bllokuar që nga mëngjesi, ashtu si edhe shkollat ​​në kryeqytetin francez dhe Amiens. Shërbimet hekurudhore janë ndërprerë gjithashtu në të gjithë vendin.

Janë planifikuar 250 marshime në të gjithë vendin. Sot pritet të jetë dita më e madhe e demonstratave që nga viti 2023, kur njerëzit dolën në rrugë për të protestuar kundër përdorimit të fuqive ekzekutive nga Emmanuel Macron për të miratuar një projektligj për të rritur moshën e daljes në pension në 64 vjeç pa votim.

Parlamentin italian si ai shqiptar, seanca ndërpritet pas përplasjes fizike mes deputetëve
Protestat vijnë në një kohë krize të thellë politike. Javën e kaluar, Emmanuel Macron emëroi aleatin e tij të ngushtë Sébastien Lecorni si kryeministrin e tij të tretë brenda një viti. Francois Bayrou dhe Michel Barnier janë përjashtuar tashmë nga parlamenti për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpra buxhetore.

Situata nuk është e lehtë për Lecornin, i cili shërbeu si ministër i mbrojtjes në dy qeveritë e mëparshme. Ai e filloi mandatin e tij me vlerësime shumë të ulëta miratimi dhe po përpiqet të bindë partitë se sjell diçka të re, pavarësisht premtimeve të tij publike për një “ndarje të thellë” me të kaluarën.

Le Corneille ka njoftuar se do të tërheqë propozimin e paraardhësit të tij, François Bayrou, për të hequr dy festa zyrtare. Por ky lëshim i vogël nuk është i mjaftueshëm për sindikatat, të cilat kanë frikë se elementë të tjerë të shkurtimeve prej 44 miliardë eurosh të Bayrou-t, siç është ngrirja e përfitimeve sociale, mund të mbahen. Koha po kalon për Le Corneille, i cili ka vetëm disa javë për të paraqitur një buxhet të ri dhe për të formuar një qeveri minoritare. Kjo do të thotë se ai do të duhet të bindë partitë e opozitës që të mos paraqesin një tjetër mocion mosbesimi.

Dje, Le Corneille u takua me partitë opozitare për konsultime. Duke ardhur nga e djathta, 39-vjeçari më pas iu bashkua Macron. Ai pritet të ruajë bashkëpunimin me partinë e krahut të djathtë “Les Républicains” dhe politikën ekonomike pro-biznes të Macron.

Në të njëjtën kohë, ai po përpiqet të shmangë një votë të re mosbesimi dhe është nën presion për të tërhequr socialistët, me qëllimin minimal të një “pakti mossulmimi”. Megjithatë, Partia Socialiste ka bërë thirrje për t’i dhënë fund shkurtimeve të ashpra dhe për kontribute të drejta nga më të pasurit.

Në të njëjtën kohë, Marine Le Pen e Tubimit Kombëtar ka paralajmëruar se nëse Le Corneille vazhdon të njëjtën politikë, ai do të bjerë.

Në të njëjtën kohë, Franca është nën presion për të ulur deficitin dhe borxhin e saj, i cili arrin në 114% të PBB-së, ndërsa javën e kaluar, agjencia e vlerësimit të kreditit Fitch Ratings uli ekonominë franceze, duke përmendur shqetësime për paqëndrueshmëri politike.

The post Franca në kaos, 800,000 protestues dalin në rrugë në një nga grevat më të mëdha të viteve të fundit appeared first on Albeu.com.

Dhunë, kaos dhe kërcënime në Serbi

20 August 2025 at 08:05

Pas nëntë muaj protestash relativisht paqësore, rrugët e Serbisë nuk janë më të mbushura me marshime paqësore, por me skena që i ngjajnë një gjendjeje lufte. Përleshjet midis demonstruesve dhe policisë, shkopinj, gaz lotsjellës, bomba tymi, fishekzjarrë dhe zyra të shkatërruara të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet përsëriten natë për natë në të gjithë vendin.

Neda Vrebac nga Asambleja Qytetare e Novi Sadit ka qenë në rrugë për muaj të tërë. Ajo thotë se njerëzit janë të zemëruar dhe se dhuna në rrugë është vetëm një reagim ndaj dhunës së regjimit.

“Ne u gjetëm para bajonetave, pa e kuptuar fare”, thotë Vrebac për DW.

“Unë personalisht, por edhe qytetarë të tjerë që marrin pjesë rregullisht në protesta, ndihemi shumë të shqetësuar, të pasigurt dhe kjo është pasojë e faktit se jetojmë në fashizëm, me të gjitha manifestimet e tij”, shton Vrebac.

Protestuesit në rrugë shpesh nuk e dinë nëse po përplasen me policinë apo me parapolicët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiçit. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë grupe të rinjsh me shkopinj dhe gjëra të tjera që sulmojnë protestuesit.

Në media thuhet se midis mbështetësve të SNS-së dhe Vuçiqit ka dhe njerëz që më parë janë dënuar për tentativë vrasjeje, sjellje të dhunshme, madje edhe një ish-udhëheqës tifozësh, i cili u dënua për vrasjen e tifozit francez Brice Taton në vitin 2009.

“Qeveria, me ndihmën e kriminelëve të partisë, shpalli luftë në rrugë kundër qytetarëve. Por nuk ka më tërheqje, jemi djegur deri në palcë, thonë qytetarët. Ata e kanë kuptuar se me mafian dhe paramilitarët nuk ka demokraci, se nuk ka më biseda me mafian përveçse për dorëzimin e pushtetit”, tha për DW Radivoje Jovoviç nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

Ai beson se dhuna në rrugë është rezultat i nervozizmit të qeverisë, e cila nuk është në gjendje të zgjidhë krizën.

“Është qeveria që refuzoi të pranonte kërkesat e drejta të protestës, ajo që filloi të shkelte mbi trëndafila. Por këta trëndafila i dolën me gjemba. SNS nuk na besoi kur thamë ‘kini kujdes nga zemërimi i një njeriu të duruar’ dhe tani ata kanë kryer krime që kanë përshpejtuar fundin e tyre”, shton Jovoviç.

Përgjigja e shtetit

Ndërkohë edhe policia ka filluar të përdorë dhunë. Qytetarët dhe media kanë regjistruar një sërë shembujsh të brutalitetit policor në kamera. Një studente nga Beogradi, Nikolina Singjeliq, dëshmoi se komandanti i një njësie për sigurimin e objekteve, Marko Kriçak, “e qëlloi me shuplakë dhe ia përplasi kokën në mur”, duke e quajtur “kurvë”.

“Ai kërcënoi se do të më zhvishte dhe do të më përdhunonte para të gjithëve, që të gjithë ta shikonin. Isha tepër e frikësuar”, tha ajo për televizionin N1.

Së shpejti pasuan edhe arrestimet masive. Disa media të regjimit publikuan pamje që tregonin të rinj të gjunjëzuar pas një muri me duart pas shpine, me nga një oficer policie që qëndronte pas secilit prej tyre.

Pamjet të kujtojnë imazhe nga kampet e luftës, dhe Neda Vrebac. Të patkën tre prej personave të arrestuar dhe gjunjëzuar me kokë drejt murit nuk kanë qenë fare në protesta. Njëri prej tyre është Vukashin Kuriliç, familjen e të cilit ajo e njeh personalisht.

“E arrestuan ndërsa po kthehej nga dyqani për në shtëpi. Ai mbante disa çanta në dorë. Si një fëmijë i vogël, ai tha se nuk ka bërë asgjë. E kontrolluan, gjetën një inhalator astme me vete dhe menduan se ishte sprej me piper dhe e futën në një furgon policie. Ai nuk ka pasur shkelje ligjroe kurrë”, thotë Neda Vrebac për DW.

Vuçiç kërcënon me “përgjigje të ashpër”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç premton një përgjigje të ashpër nga shteti brenda pak ditësh, por mohoi se do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme. “Në një moment të caktuar, do të shihni vendosmërinë e plotë të shtetit të Serbisë. Ne do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të rivendosur rendin dhe paqen në vendin tonë. Ne do ta bëjmë këtë. Ne do t’i kundërvihemi të gjitha presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë, që na paralajmërojnë dhe thonë se çfarë duhet të bëjmë në vendin tonë. Ata kanë arritur të sjellin kaos në vendin tonë por ne do të fitojmë”, tha Vuçiç.

Në një konferencë për shtyp, ai akuzoi studentët dhe qytetarët që po protestojnë për përmbysjen e shtetit, duke i krahasuar ata me fashistët dhe nazistët. Është vetëm çështje ditësh para se të vrasin dikë, tha ai.

Shumë njerëz i frikësohen skenarit të dhunshëm

“Kam frikë për jetët njerëzore. Jetën tonë, jetën e qytetarëve të pafajshëm, fëmijëve, aktivistëve”, thotë Neda Vrebac. Por ajo ka frikë se regjimi mund edhe të vrasë dikë nga radhët e tij në mënyrë që të përshkallëzojë edhe më tej dhunën.

“Mendoj se ai është i gatshëm për çdo gjë, sepse ka sasi të mëdha parash dhe mafie përreth tij. E ju e dini se si funksionon mafia”, thotë Neda Vrebac.

Gjendja e pafuqisë mbetet

Profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike, Zoran Stojilkoviç, e quan këtë gjendje një ekuilibër të pafuqisë në të cilën asnjëra palë nuk ka epërsinë vendimtare dhe nuk ka ndonjë strategji të qartë.

“Mendoj se vetë Vuçiç nuk dëshiron një gjendje të jashtëzakonshme, sepse ai nuk ka kapacitet ta mbajë atë kur njerëzit nuk janë të gatshëm ta respektojnë. Është e qartë që qytetarët nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Ajo që është e dëshirueshme është sigurisht që të ndodhë një lloj dialogu, të ketë kushte relativisht të drejta zgjedhore dhe zgjedhje brenda pak muajsh deri në fund të këtij ose fillim të vitit të ardhshëm”, vlerëson Stojilkoviç.

Kjo është arsyeja pse është me rëndësi thelbësore, që studentët që ende besojnë të mobilizojnë qytetarët për një arritje politike. “Duhet t’u tregosh qartë njerëzve se çfarë do të marrin kur të fitojnë dhe çfarë duhet bërë që gjërat e këtilla të mos përsëriten kurrë”, shton Stojilkoviç.

Ndryshe, në Serbi mund të ketë skenarë të tjerë që mund të çojnë në protesta dhe greva masive, me dhunë dhe pasiguri konstante./ DW

Cila shenjë e zodiakut jeton në kaos dhe rrëmujë?

By: gaze tare
19 August 2025 at 10:02

Ka njerëz që nuk mund të funksionojnë në një ambient të parregullt. Dhe ka edhe të tjerë që jetojnë mes rrëmujës… dhe ndihen shumë mirë ashtu. Një nga shenjat që shpesh lidhet me këtë stil jetese është Peshqit.

Në shtëpinë e një Peshku mund të gjesh rroba të hedhura, libra të shpërndarë dhe sende në vende ku s’do t’i prisje. Por, mos u mashtroni – ai e di saktësisht se ku i ka lënë gjërat. Ndoshta nuk është rendi klasik, por për të funksionon.

Jeton në një ambient që për të tjerët duket si kaos, por për të është i njohur dhe komod. Dhe nëse i kërkon diçka, me shumë mundësi do ta gjejë menjëherë, pa u hutuar.

The post Cila shenjë e zodiakut jeton në kaos dhe rrëmujë? appeared first on iconstyle.al.

KOMENT – Konfliktet ushtarake po ndryshojnë aviacionin botëror

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ – Lart në qiell, linjat e njohura të udhëtimeve botërore ajrore po zhduken. Aty, ku dikur pilotët fluturonin në rrugë të drejtpërdrejta transkontinentale, tani ata po navigojnë në një qiell që duket si xham i thyer – miliona fluturime që po realizohen përmes korridoreve të mbipopulluara.

Në të njëjtën kohë, hapësira të mëdha ajrore, çuditërisht, mbeten bosh ose gumëzhijnë nga raketat dhe dronët.

Ky ndryshim nuk është i rastësishëm. Përhapja e luftërave, armiqësive rajonale dhe përshkallëzimeve ushtarake vitet e fundit i ka bërë qiejt e botës më të rrezikshëm dhe më të paparashikueshëm se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.

Nga Rusia te Lindja e Mesme e deri në Afrikë, “zonat e ndalim-fluturimit” janë rritur, duke e futur aviacionin ndërkombëtar në krizë dhe duke e riformësuar ekonominë, sigurinë dhe fluturimet.

Kaosi ajror i Rusisë

Në fillim të korrikut të vitit 2025, kaosi përfshiu aeroportet në mbarë Rusinë. Vetëm gjatë fundjavës së 5 dhe 6 korrikut, mbi 2 000 fluturime u anuluan ose u shtyn pas një sërë sulmesh me dronë të kryer nga Ukraina, që shkaktuan mbylljen e një pjese të madhe të hapësirës ajrore ruse.

Në aeroportin Sheremtjevo të Moskës, pasagjerja Tatyana e përshkroi situatën si “një katastrofë”. Vendet e pritjes ishin të mbingarkuara, me njerëz të shtrirë në dysheme dhe shërbimet bazë, sikurse uji i pijes ishin të harxhuara.

“Nuk kishte ku të uleshe dhe njerëzit po flinin nëpër pllaka”, tha ajo.

Në Shën Petërburg, taksistët kërkonin deri në 80 000 rubla (1 025 dollarë) për udhëtimet drejt Moskës, pasi biletat e trenit u shitën të gjitha pas mbylljeve në aeroportin ”Pulkovo”.

Vetëm më 6 korrik, më shumë se 15 000 pasagjerë mbetën të bllokuar në ”Sheremetjevo”, ndërsa aeroportet më të vogla në Kaluga, Tambov dhe Pskov pezulluan të gjitha operacionet.

Zyrtarët rusë të mbrojtjes pretenduan se kishin rrëzuar deri në 120 dronë atë natë, disa prej të cilëve u rrëzuan vetëm disa kilometra larg Moskës. Autoritetet përmendën “ndërhyrje të jashtme” si arsye për mbylljet e përsëritura të hapësirës ajrore, që tani janë bërë gjë e zakonshme. Në Rusi aeroportet janë mbyllur mbi 600 herë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Të bllokuar në qiell

Por, nëse bllokimi në një aeroport është i tmerrshëm, imagjinoni nëse mbesni të bllokuar në qiell. Në qershor të këtij viti, pasi Irani lëshoi raketa drejt bazës amerikane ”Al Udeida” në Katar, shtetet përreth menjëherë mbyllën hapësirat e tyre ajrore. Një aeroplan i kompanisë Qantas, nga Perthi në Paris qëndroi 15 orë në ajër duke bërë ecejake përpara se të kthehej në Australi. Një tjetër u detyrua që të devijonte fluturimin për në Singapor.

Tensionet Indi-Pakistan në maj të vitit 2025 çuan në mbylljen e korridoreve kyç ajrore, duke detyruar që fluturimet mes Evropës dhe Azisë Juglindore të përshkonin rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta. Kohëzgjatja e fluturimeve u shtua deri në dhjetë orë, ndërsa ndalesat e paparashikuara për furnizim me karburant në aeroporte të panjohura u bënë rutinë.

Të dhënat nga ”Flightradar24” tregojnë se pilotët tani përballen me “korridore super të ngarkuara” – rrugë të ngushta të mbushura me aeroplan dhe me zona, në të dyja anët, ku ka ndalesë fluturimi. Fluturimet në një trafik të tillë të rënduar rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, ndërkohë që kontrollorët e trafikut ajror bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta menaxhuar situatën.

Mbi Detin e Kuq, Libinë, Sudanin, Sirinë dhe në disa pjesë të Afrikës Sub-Sahariane, fluturimet po devijohen gjithnjë e më shumë për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Kontrolli ajror në zonat e konfliktit shpesh është i çrregullt ose nuk ekziston fare, dhe pilotët detyrohen të koordinojnë devijimet në ajër duke përdorur kanale të vjetruara ose rrugë alternative komunikimi.

Pasojat mjedisore dhe ekonomike

Të gjitha këto devijime të fluturimeve kanë një kosto të madhe për mjedisin. Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti Reading në Mbretërinë e Bashkuar dhe Institut Pierre-Simon Laplace në Francë, shmangia e hapësirës ajrore ruse ka shkaktuar një rritje prej 8.2 milionë tonësh në emetimet e CO2 brenda një viti. Fluturimet që janë prekur nga ky devijim kanë djegur mesatarisht 13 për qind më shumë karburant, dhe rritja më e madhe është regjistruar në rrugët ajrore ndërmjet Evropës dhe Azisë si dhe Amerikës së Veriut dhe Azisë.

Një hulumtim tjetër, i kryer më 2024 nga Viktoriia Ivannikova, studiuese e njohur në fushën e aviacionit në Universitetin City të Dublinit, gjeti se fluturimet e devijuara nga Evropa drejt Azisë tani i kushtojnë linjave ajrore deri në 39 për qind më shumë për karburant dhe lëshojnë deri në 40 për qind më shumë dyoksid karboni – shifra të mëdha për një industri që tashmë po përballet me presion të madh për dekarbonizim.

Fituesit dhe humbësit në luftërat e qiellit

Transportuesit ajrorë kinezë kanë përfituar nga mundësia për të përdorur hapësirën ajrore ruse. Rrugët e tyre nga Evropa drejt Azisë janë më të shpejta dhe më të lira, duke rritur konkurrencën për kompanitë perëndimore që nuk kanë qasje në të njëjtat korridore.

”British Airways”, për shembull, u detyrua të anulonte linjën Londër-Pekin dhe njërën nga fluturimet ditore Londër-Hong Kong gjatë verës së vitit 2024 për shkak të humbjeve të mëdha financiare.

”Finnair”, kompania kryesore e Helsinkit, e ka humbur avantazhin e saj në lidhjen midis Evropës dhe Azisë. Një fluturim për në Shangai, që dikur zgjaste 9,1 orë me kompaninë ajrore kineze ”Juneyao”, tani zgjat 12 orë ose më shumë me ”Finnair”.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, kompanitë ajrore po ndiejnë presionin. Kompania ”United Airlines”, për shembull, e ka zhvendosur itinerarin Delhi–Njuark nga një fluturim i drejtpërdrejtë 13-orësh në një udhëtim 15-orësh përmes Evropës dhe Lindjes së Mesme, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore ruse. Kjo përshtatshmëri, megjithëse është përgjigje ndaj vështirësive, është një dëshmi e qëndrueshmërisë së industrisë së aviacionit.

Kompania ”Air India” fillimisht e kapitalizoi këtë situatë, por më pas e humbi avantazhin pas kufizimeve në hapësirën ajrore nga Pakistani, pas sulmit terrorist në prill të këtij viti në Kashmirin e kontestuar.

Raketat në qiell

Në rajonet pranë zonave të luftës, qiejt më nuk janë vetëm domenë për aeroplanët komercialë. Aktiviteti ushtarak tani është edhe në rrugët civile. Në shkurt, Kina zhvilloi stërvitje detare ushtarake pa paralajmërim në Detin Tasman. Aeroplanët komercialë u detyruan të ndryshonin rrugën gjatë fluturimit pasi një pilot i ”Virgin Australia” mori gabimisht një paralajmërim në një frekuencë radioje të papërdorur.

Në dhjetor të vitit 2024, një sistem rus i mbrojtjes ajrore aksidentalisht rrëzoi një fluturim të AZAL nga Azerbajxhani pranë Aktaut në Kazakistan.

Tridhjetë e tetë nga 67 personat në bord humbën jetën./ (REL)  /os/

The post KOMENT – Konfliktet ushtarake po ndryshojnë aviacionin botëror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 August 2025 at 21:06

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës, udhëtarët janë përballur me një tjetër shqetësim: çmimet e larta shtesë për transportin e tyre. Shoqata italiane e mbrojtjes së konsumatorëve, Assoutenti, paralajmëron se mungesa e qartësisë dhe zbatimi i ndryshëm i rregullit nëpër aeroporte […]

The post Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese legjitimon ndryshimet e ligjit për “Zonat e Mbrojtura”

31 July 2025 at 18:39

Gjykata Kushtetuese vendos të mos e shfuqizojë ligjin që ndryshon kuadrin për “Zonat e Mbrojtura”.

Përmes një konference për shtyp, pasditen e sotme Gjykata Kushtetuese tha se kishte vendosur të rrëzojë kërkesën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit dhe organizatave mjedisore “Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë” (AOS) dhe “EcoAlbania”, të cilët kërkonin shfuqizimin si antikushtetues të ligjit nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 ‘Për Zonat e Mbrojtura’”.

Pretendimet për cenim të barazisë përpara ligjit, parimeve të shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së akteve u rrëzuan për mungesë argumentesh kushtetuese.

Njësoj u rrëzua pretendimi se ndryshimet cenojnë trashëgiminë natyrore dhe identitetin kombëtar.

Gjykata vlerësoi se ligji është një ligj kuadër, pra nuk krijon pasoja të drejtpërdrejta dhe konkrete për mjedisin. Efektet reale do të vlerësohen vetëm kur të miratohen aktet nënligjore (si vendimet e Këshillit të Ministrave).

Sa i takon konsultimeve publike, Gjykata vlerësoi se ato ishin përmbushur, pasi nisma ishte parlamentare dhe Kuvendi kreu konsultimin me publikun për versionin përfundimtar të projektligjit.

Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë dhe qëndrimin e ndarë (pa shumicë të cilësuar prej 5 gjyqtarësh) sa i takon pajtueshmërisë ose jo të ndryshimeve me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) dhe “acquis communautiaire”, Gjykata Kushtetuese nuk konstatoi shkelje të Kushtetutës dhe vendosi rrëzimin e kërkesës.

Për rrjedhojë ligji nr. 21/2024 mbetet në fuqi.

Në seancën e 23 qershorit, palët patën paraqitur qëndrime të kundërta mbi ndikimin mjedisor dhe standardet kushtetuese të ligjit. Organizatat mjedisore argumentuan se ligji hapte rrugën për ndërtime në zona natyrore të ndjeshme.

Vendimi, i cili pritet të zbardhet në javët e ardhshme, ka ngjallur zhgënjim nga shoqëria civile, pasi krijon precedent për dobësimin e mbrojtjes ligjore të natyrës në emër të investimeve.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata Kushtetuese legjitimon ndryshimet e ligjit për “Zonat e Mbrojtura” appeared first on Citizens.al.

Gjykata në provë: A do t’i mbrojë Kushtetuesja zonat e mbrojtura?

23 June 2025 at 16:09

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një seancë publike plenare për të shqyrtuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, që sjell ndryshime të debatueshme në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Kërkesa është paraqitur nga shoqata “Ornitologjike e Shqipërisë” (AOS), “EcoAlbania” dhe një pjesë e opozitës ndërsa palë të paditura janë Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave. Në thelb të kësaj beteje gjyqësore është mbrojtja e natyrës nga shkatërrimi institucional dhe komercial.

Prej vitit 2022, me një seri shkrimesh nga gazeteari Artan Rama, Citizens.al ka ndjekur hap pas hapi degradimin sistematik të zonave të mbrojtura në Shqipëri. Kjo përmbledhje sjell një panoramë të dokumentuar të përplasjeve, vendimeve dhe propagandës që ka shoqëruar këtë çështje.

Protestë kundër Aeroportit të Vlorës/Facebook.

Mbrojtje me emër, por me qëllim dorëzimin

Në nëntor 2022, Citizens.al solli në vëmendje paradoksin e shpalljes së “një mbrojtjeje të re” për lumin Vjosa, ndërsa paralelisht i hapej rruga projekteve infrastrukturore që e cenonin.

Nën petkun e “Parkut Kombëtar”, Vjosa u kthye në fasadë të politikave “të gjelbra” të qeverisë, ndërkohë që ligji dhe praktikat administrative shkonin në drejtim të kundërt me ruajtjen e ekosistemeve të saj.

Ilustrim nga diksutimi parlamentar i ligjit për Zonat e Mbrojtura/Citizens.al

Propaganda për zhdukjen e mbrojtjes

Në dhjetor 2023, Citizens.al denoncoi ngritjen e një fushate propagandistike për të justifikuar ndërhyrjet në “Zonat e Mbrojtura”. Përmes videove, eventeve dhe konferencave, qeveria u përpoq të bindte opinionin publik se ndryshimet në ligj nuk i dëmtojnë këto zona.

Në fakt, përtej propagandës, hartat zyrtare tregonin shkurtim të kufijve dhe lehtësim të procedurave për investime.

Ilustrim i biodiversitetit në zonat e mbrojtura/Facebook.

Parqet Kombëtare në rrezik

Artikulli i dhjetorit 2023 solli prova se një numër parqesh kombëtare, përfshirë Divjakën dhe Lurën, po përfshiheshin në plane zhvillimi që i zhbënin ato si zona të mbrojtura.

Në vend të mbrojtjes së biodiversitetit, ligji po ofronte mburojë për interesat ekonomike.

Protesta për mbrojtjen e Vjosës/Citizens.al.

Tragjedia shqiptare e zonave të mbrojtura

Në shkurt 2024, Citizens.al analizoi të gjithë zinxhirin e deformimeve – nga konsultimet fiktive, te draftet ligjore të hartuara me ngut e deri te miratimi pa debat në Kuvend.

Ky shkrim nxori në pah edhe rolin pasiv të institucioneve që duhet të ishin në mbrojtje të natyrës.

Ilustrim i dëgjesave për ndryshimet ligjore/Citizens.al

Dëgjesa të parakohshme për të shmangur reagimin

Në janar 2024, u zbardhën praktikat e dëgjesave publike, që u organizuan me njoftime të minutës së fundit dhe në zona të kufizuara.

Këto dëgjesa nuk plotësonin as standardet minimale për pjesëmarrje dhe konsultim, duke nxjerrë në pah mungesën e vullnetit real për transparencë.

Ilustrim për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura/Citizens.al

Koha e pamjaftueshme, një tjetër mjet për të përshpejtuar shkatërrimin

Gjithashtu në janar 2024, Citizens.al solli në vëmendje kohën shumë të shkurtër që iu la ekspertëve dhe publikut për të dhënë opinion mbi ndryshimet në ligj.

Në vetëm pak ditë, një ndër ligjet më të rëndësishëm për mjedisin u transformua rrënjësisht.

Diskutimi parlamentar për zonat e mbrojtura/Citizens.al

Peizazhet i dorëzohen investitorëve

Në korrik 2024, Citizens.al analizoi se si zona të tëra me status mbrojtjeje u nxorën nga mbrojtja për t’u kthyer në hapësira ndërtimi.

Ligji i ri hoqi pengesat për investime të mëdha në zona si Riviera, Divjaka apo Lura, duke vendosur interesin ekonomik mbi atë ekologjik.

Ilustrim grafik për statusin e Vjosës/Citizens.al

Vjosa, fasada e gjelbër e një modeli të qëllimshëm shkatërrimi

Në dhjetor 2024, Citizens.al denoncoi përdorimin e Parkut Kombëtar të Vjosës si mjet për të fituar imazh ndërkombëtar, ndërkohë që zona të tjera degradojnë në heshtje.

Një strategji që vendos një fasadë ndërkombëtare mbi një realitet lokal të trishtë.

Seanca e sotme në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht një betejë ligjore. Ajo është një pikë kthese për të ardhmen e zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Kjo çështje teston nëse sistemi kushtetues është ende në gjendje të mbrojë interesin publik nga vetë shteti (në këtë rast qeveria dhe shumica parlamentare) dhe nga interesat që e deformojnë atë..

The post Gjykata në provë: A do t’i mbrojë Kushtetuesja zonat e mbrojtura? appeared first on Citizens.al.

❌
❌