Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mashtruesi kanadez i kriptomonedhave i shpëton prangave në Serbi, shfaqet në Bosnjë

31 January 2026 at 11:08

Ndërsa fluturimi i tij nisej nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit drejt Kuvajtit përmes Stambollit, kanadezi Andean Medjedovic nuk ishte i vetëdijshëm se stili i tij i jetesës nëpër botë do të ndërpritej së shpejti. Vetëm dy javë më vonë, më 11 dhjetor 2023, autoritetet holandeze lëshuan një urdhër arresti evropian për atë kohë 21-vjeçarin, duke […]

The post Mashtruesi kanadez i kriptomonedhave i shpëton prangave në Serbi, shfaqet në Bosnjë appeared first on Reporter.al.

SERBI – Policia sekuestron pesë tonë marijuanë, sasia më e madhe në historinë e vendit

30 January 2026 at 20:11

BEOGRAD, 30 janar /ATSH/ – Policia serbe ka sekuestruar rreth pesë tonë marijuanë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vend, pas një operacioni në një kompani bujqësore, në fshatin Konjuh, pranë qytetit të Krushevcit, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, sipas Reuters.

Sipas tij, janë arrestuar dy persona, ndërsa një i dyshuar tjetër mbetet në arrati.

”Kjo është një sasia më e madhe e kapur ndonjëherë”, tha Daçiç në një deklaratë, duke shtuar se policia ka sekuestruar gjithashtu katër armë automatike dhe një hedhës raketash antitank.

Prodhimi i kanabisit mbetet i paligjshëm në Serbi, megjithëse aktivistë të ndryshëm po promovojnë legalizimin e tij për përdorim mjekësor.

Daçiç theksoi se hetimet do të përcaktojnë origjinën e kanabisit të sekuestruar.

Serbia, e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ka intensifikuar vitet e fundit përpjekjet kundër trafikimit dhe prodhimit të drogave.

Shumica e drogave që qarkullojnë në vend vijnë nga Lindja e Mesme dhe Amerika Latine.

Në këtë aksion, i cilësuar si më i madhi në historinë e vendit, policia gjeti në fshatin Konjuh afro pesë tonë marijuanë dhe katër armë automatike.

Fotografitë nga vendngjarja tregojnë një numër të madh kutish ku ishte depozituar droga, si dhe armët e sekuestruara./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post SERBI – Policia sekuestron pesë tonë marijuanë, sasia më e madhe në historinë e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

By: Ela
30 January 2026 at 15:51

Qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve transportuese nga Kosova drejt kufirit me Serbinë ka filluar të premten pasdite, pasi transportuesit serbë i dhanë fund bllokadës disaditore, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i Kosovës. Shoferët e kamionëve nga Serbia thanë në një deklaratë se po i heqin bllokadat pas pesë ditësh sepse Komisioni Evropian “ka njoftuar […]

The post Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës appeared first on BoldNews.al.

Nis qarkullimi i maunave dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë

30 January 2026 at 14:43


Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data 26.01.2026.

Edhe Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi një ditë më parë tha se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë.

Ndryshe, ditë më parë shoferët kanë bllokuar terminalet për mallra për shkak të ashpërsimit të procedurave për të hyrë në Zonën Schengen.

Ata kishin thënë se procedurat tani janë më të komplikuara dhe mund t’ua shkurtojnë kohën e qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian.

Ata kërkonin që qëndrimi i tyre në Bashkimin Evropian të rritet në katër muaj, në krahasim me tre që është tani, brenda gjashtë muajve. /Telegrafi/


“Atë ditë, filloi lufta”: Pamjet rrëqethëse të kameramanit boshnjak të vrasjes së Ylfete Humollit

30 January 2026 at 12:10

Si kameraman në Bosnje dhe Hercegovinë, Sulejman Mulaomeroviçi dokumentoi rrethimin e Sarajevës nga fillimi deri në fund, por, për të, shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë kishte nisur dy vjet më herët, në një fshat në verilindje të Kosovës. Në kohën kur Mulaomeroviçi mori thirrjen për të shkuar në Kosovë, në fund të janarit 1990, Jugosllavia […]

The post “Atë ditë, filloi lufta”: Pamjet rrëqethëse të kameramanit boshnjak të vrasjes së Ylfete Humollit appeared first on Reporter.al.

Sekuestrohen pesë tonë kanabis në Serbi, vlera në treg rreth 10 milionë euro

29 January 2026 at 22:37

Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, sekuestroi pesë tonë drogë, të llojit marijuanë. Operacioni u zhvillua në fshatin Konjuh, afër Krushevcit më 29 janar.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ky është sekuestrimi më i madh i drogës në Serbi deri më tani. Vlera e drogës së kapur vlerësohet të jetë nga 7 deri në 10 milionë euro.

Daçiç tha se në këtë aksion janë arrestuar N.S. (1986) dhe R.S. (1958), ndërsa për një person tjetër vazhdojnë kërkimet mbi dyshime se kanë kryer vepra penale për prodhimin dhe posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe për posedim dhe tregtim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve plasëse.

Përveç drogës, janë gjetur edhe armë zjarri, të paktën katër pushkë automatike dhe një raketë që hidhet nga krahu, si dhe para në vlerë prej rreth 12.700 eurosh. Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi njoftoi se të arrestuarit dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal, raporton REL.

Në njoftimin e prokurorisë serbe u tha po ashtu se ky grup i organizuar kriminal e kishte magazinuar marijuanën në hapësirat e kompanisë Florakom d.o.o., prej nga ajo shpërndahej në Beograd, ku shitjen.

Autoritetet në Serbi thanë se po vazhdojë kontrollet, ndërsa të dyshuarit, pas ndalimit policor do të dërgohen në prokurori për t’u marrë në pyetje.

Serbia “fut duart” në sistemin gjyqësor/ Marta Kos: Hap pas në procesin integruar drejt BE!

29 January 2026 at 17:22

Deputetët e Parlamentit në Serbi miratuan ndryshimet në grupin e ligjeve të sistemit gjyqësor të propozuara nga partia Progresive serbe e presidentit Vuçiç, të cilat sipas opozitës shtojnë kontrollin e qeverisë mbi sistemin gjyqësor dhe zvogëlojnë kompetencat e këshillit të lartë të Prokurorisë në vend.

Kritika erdhën edhe nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Vladan Petrov deklaroi se partia në pushtet bëri gabim që nuk i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë mendimin e tyre mbi ndryshimet dhe plotësimet në grupin e ligjeve të gjyqësorit.

Një reagim më i ashpër erdhi nga Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos. “Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz PRAPA në rrugën e Serbisë drejt BE-së”- kritikoi ajo përmes një postimi në rrjetin X. (SHFAQET POSTIMI X I KOS)”
Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt. Kjo nuk është ajo që duam”- theksoi eurokomisionerja e Zgjerimit Marta Kos.

Përpara takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së në Bruksel, Marta Kos i bëri thirrje edhe një herë Asamblesë Kombëtare Serbe që të rishikojë sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimet e miratuara në ligjet gjyqësore dhe t’i sjellë ato në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Edhe Bruskeli tha se ndryshimet e miratuara në ligjet gjyqësore në Parlamentin serb mund të përfaqësojnë një hap të madh prapa në rrugën evropiane të Beogradit, duke shtuar se komisioni do të japë një vlerësim të detajuar pasi të ketë kryer një analizë të tekstit ligjor të miratuar.

Zëdhënësi vlerësoi se ndryshimet në ligj u përgatitën “me nxitim, në një proces jo transparent pa konsultim me të gjitha palët e interesuara, siç janë Komisioni Evropian dhe Komisioni i Venecias.

Anëtarët e Parlamentit serb miratuan plot 174 amendamente të përkthyera në ndryshime në Ligjin për Selitë dhe Territoret e Gjykatave dhe Prokurorive Publike, Ligjin për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ligjin për Organizimin dhe Kompetencën e Organeve Shtetërore për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë, Ligji për Prokurorinë Publike dhe Ligji për Gjyqtarët.

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

By: M C
29 January 2026 at 16:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027.

Vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak, tha ai, varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake.

“Ne do ta marrim këtë vendim së shpejti, brenda një ose dy muajve të ardhshëm, dhe do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiç, pas një takimi me udhëheqësit ushtarakë mbi gjendjen dhe analizën e aftësive të Forcave të Armatosura Serbe për vitin 2025.

Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë, sipas tij.

“Duhet t’i bëjmë gati të gjitha pajisjet. Kemi mjaftueshëm armë dhe çizme, por ka disa gjëra që nuk janë ende plotësisht gati”, tha ai.

Ai shtoi se nevojitet rinovimi i qendrave të rekrutimit, përmirësimi dhe rinovimi i klinikave dhe gjëra të tjera.

“Këto janë pyetje të rëndësishme sepse duam të jemi të përgatitur për këtë dhe që këta të rinj ta kalojnë shërbimin e tyre ushtarak në kushtet më të mira. Të fitojnë përgjegjësinë dhe seriozitetin e nevojshëm, si dhe një qëndrim ndaj patriotizmit”, tha Vuçiq.

Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë.

Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit.

Ideja u konkretizua në janar 2024. Pastaj Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit kthimin e shërbimit ushtarak.

Vuçiç më pas, në shtator të të njëjtit vit, nënshkroi një marrëveshje për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Që nga heqja e tij më 1 janar 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar.

Kroacia fqinje votoi gjithashtu për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në tetor 2025.

Ndër vendet që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Greqia, Qiproja, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia./ REL

The post Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027 appeared first on Albeu.com.

Kalon ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi, dërgohet në mbajtje shtetasi serb

29 January 2026 at 08:42


Gjatë patrullimit nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga R. Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit 24 orwsh tw Policisw sw Kosovws bwhet e ditur se rasti ka ndodhur tw mwrkurwn rreth orws 08:00 nw fshatin Jashanicw tw Leposaviqit.

Tutje bwhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Jashanicë, Leposaviq/ 28.01.2026-08:00. Gjatë patrullimit nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga R. Serbisë në Republikën e Kosovës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

BRUKSEL – Marta Kos: Vota e parlamentit serb për kufizimin e pavarësisë së gjyqësorit hap pas në rrugën drejt BE-së

28 January 2026 at 18:19

BRUKSEL, 28 janar /ATSH/ – Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së, tha sot në X eurokomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

”Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt”, theksoi ajo.

”Kjo nuk është ajo që duam”, përfundon Kos.

Parlamenti i Serbisë ka miratuar një paketë ndryshimesh ligjore për reformimin e sistemit gjyqësor, një hap i mbështetur nga qeveria nacionaliste e djathtë, por i kritikuar ashpër nga kundërshtarët si një goditje ndaj pavarësisë së drejtësisë.

Agjencia e lajmeve Beta raportoi sot se 138 deputetë votuan pro paketës ligjore, ndërsa 37 kundër.

Ligjet e ndryshuara i japin presidentit Aleksandar Vuçiç, të cilin kritikët e përshkruajnë si gjithnjë e më autoritar, mundësi më të mëdha për të ndërhyrë në punët e prokurorisë publike dhe të gjyqësorit.

Mes institucioneve të prekura nga reformat është edhe Prokuroria Speciale për Krimin e Organizuar (TOK).

Në dhjetor, kjo prokurori ngriti aktakuzë ndaj ministrit të Kulturës dhe njëherazi bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiçit, Nikola Selakoviç.

Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të siguruar heqjen e statusit të mbrojtur të një ndërtese në Beograd.

Bëhet fjalë për ish-selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, e cila u dëmtua rëndë nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999, dhe për të cilën kishte shfaqur interes dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Jared Kushner.

Megjithatë, Kushner u tërhoq nga projekti pasi Selakoviç u padit.

Në atë kohë, Vuçiç sulmoi ashpër TOK-un dhe e kërcënoi atë me masa të papërcaktuara.

Legjislacioni i miratuar së fundmi u paraqit si nismë individuale nga deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ugljesha Mrdiç, gjë që lejoi kalimin e tij të përshpejtuar në parlament.

Kjo procedurë e shpejtë i privoi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dy organe të specializuara të sistemit të drejtësisë – nga mundësia për të dhënë opinionet e tyre mbi reformat.

Mrdiç argumentoi se ligjet e reja do t’i bëjnë procedurat ligjore më efikase dhe do t’ia rikthejnë shtetit dhe popullit një drejtësi të rrëmbyer.

Kritikët, nga ana tjetër, i shohin këto reforma si një hap tjetër larg objektivit të deklaruar të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Serbia ka nisur negociatat e anëtarësimit që në vitin 2014, por përparimi ka ngecur prej vitesh.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladan Petrov, e cilësoi procesin e përshpejtuar si një gabim.

”Çdokush që ngrihet në mbrojtje të ligjit dhe drejtësisë duhet të peshojë me kujdes çdo hap”, tha ai në një intervistë për televizionin proqeveritar ”Pink”.

Gjykata Kushtetuese përgjithësisht shihet si e bindur ndaj udhëheqjes së Vuçiçit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post BRUKSEL – Marta Kos: Vota e parlamentit serb për kufizimin e pavarësisë së gjyqësorit hap pas në rrugën drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Gjeorgjia në Serbi, mbikëqyrja po përdoret si armë kundër mospajtimit

28 January 2026 at 16:30

Pothuajse çdo mbrëmje që nga nëntori i vitit 2024, Giorgi Chanturia ka ecur nga selia e transmetuesit publik të Gjeorgjisë deri te parlamenti, me megafon në dorë. Kjo është një ecje që po rezulton jashtëzakonisht e kushtueshme. Chanturia, 36 vjeç, është një nga mijëra gjeorgjianë që kanë dalë pothuajse çdo ditë në rrugë që nga […]

The post Nga Gjeorgjia në Serbi, mbikëqyrja po përdoret si armë kundër mospajtimit appeared first on Reporter.al.

Serbi, studentët nuk braktisin protestat/ Vuçiç nuk shpall datën për zgjedhjet e parakohshme

28 January 2026 at 17:05

Protestat kundër Aleksandër Vuçiç dhe regjimit të tij nuk ndalen në Beograd. Mijëra protestues që u mblodhën në sheshet kryesore të kryeqytetit shprehën hapur qëndrimin e tyre kundër asaj që e quajtën neglizhencë të qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universitete. Protestat u mbajtën nën moton “dija është fuqi”.

Qeveria reagoi ndaj bllokimit të universitetit, bllokimit të rrugëve dhe demonstratave masive edhe duke përdorur dhunën, arrestimet, madje edhe shkarkimet nga puna të pedagogëve që mbështetën protestuesit.

Sipas pedagogëve, asnjë qeveri e mëparshme nuk ka reaguar me kaq dhunë dhe dashakeqësi ndaj botës akademike, vetëm sepse ajo nuk do të vazhdojë të heshtë më.

Studentet dhe studentët për një vit rresht mbajtën të bllokuar pothuajse të gjitha universitetet në Serbi. Në nëntor ata i dhanë fund bllokadës, por ata i kanë kthyer protestat e tyre në “luftë politike” duke trajtuar në çdo dalje nga një tema konkrete.

Demonstrata janë pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që nisën që prej 1 nëntorit të vitit 2024, kur një strehë prej betoni e stacionit hekurudhor në Novi Sad u shemb duke shkaktuar 16 viktima.

Nga ai moment, protestat në vend kanë bërë përgjegjëse qeverinë e Vuçiç për neglizhencë dhe korrupsion.

Vetë presidenti serb ka deklaruar se vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme, por pa dhënë asnjë datë.

Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara

By: Elva
28 January 2026 at 17:52

Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare. Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë […]

The post Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara appeared first on BoldNews.al.

REL: Çfarë informacionesh mbledhin hakerët shtetërorë rusë në Serbi?

By: Ela
28 January 2026 at 09:03

Mesazh në aplikacionin Signal… dhe hapja e një linku për një të ashtuquajtur video-thirrje. Në këtë mënyrë, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë u bë viktimë e grupeve të hakerëve rusë, konstatoi një analizë e kryer nga një prej kompanive më të mëdha IT në botë, për këtë organizatë joqeveritare serbe. Bëhet fjalë për […]

The post REL: Çfarë informacionesh mbledhin hakerët shtetërorë rusë në Serbi? appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike.

“Njëra kërkesë është e lidhur me energjinë, tjetra ka natyrë më politike”, ka thënë Vuçiq më 26 janar për televizionin Blic, me seli në Beograd.

Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat. Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Sipas tij, Serbisë i janë bërë dy kërkesa zyrtare për ta nisur Dialogun Strategjik me SHBA-në. Prej atëherë, as Beogradi dhe as Uashingtoni nuk janë deklaruar më tepër në këtë drejtim.

Presidenca dhe Qeveria e Serbisë, ashtu sikurse Departamenti amerikan i Shtetit, nuk u janë përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të kuptuar më shumë.

Dialogu Strategjik, të cilin Shtetet e Bashkuara e zhvillojnë me disa shtete në botë synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbulon një mori fushash – nga ekonomia deri te siguria dhe politika e jashtme.

Uashingtoni e konsideron luftimin e ndikimit kinez dhe rus, si njërin prej interesave kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç ka thënë se kërkesat nuk janë diskutuar në një takim të jashtëzakonshëm të Qeverisë Serbe më 25 janar. Sipas tij, për kërkesat do të diskutohet në ditët në vijim.

Ulja e varësisë së Ballkanit nga energjia ruse ka qenë njëra prej synimeve të përmendura edhe në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Në të njëjtën ligj përmendet që duhet zvogëluar edhe ndikimi kinez.

Shtetet e Bashkuara e shohin me shumë rëndësi edhe përparimin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Aty përmendet që SHBA-ja do ta përkrahë procesin drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, të bazuar në njohjen reciproke.

Sa i përket Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, për të fillimisht është folur në gusht të vitit 2025, mirëpo ai nuk ka nisur ende.

Dialogu Strategjik ishte planifikuar të niste edhe mes Kosovës dhe SHBA-së, mirëpo autoritetet amerikane e pezulluan atë në shtator të vitit të kaluar për një kohë të pacaktuar, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike.

Vuçiç: Aksionet ruse në NIS prekin vlerën e 1 miliard eurove
Presidenti i Serbisë ka thënë se aksionet ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) të cilat pritet të blihen nga kompania hungareze MOL, kapin vlerën e 900 milionë – 1 miliard eurove.

Ai ka thënë se Serbia ka qenë e gatshme të paguajë dyfishin e asaj shume.

“I kemi pasur paratë gati, të paguajmë dy miliardë euro. Të paguajmë edhe më shumë sesa aq”, ka përsëritur Vuçiq për Blic.

Industria e Naftës e Serbisë është nën sanksione amerikane prej fillimit të vitit 2025 për shkak se një numër i madh i aksioneve janë në duart ruse.

Autoritetet në Beograd mëtojnë ta ndryshojnë këtë situatë, pas arritjes së një marrëveshjeje për shitjen e aksioneve ruse të NIS-it te MOL-i hungarez.

Vuçiç ka thënë se ai lehtësisht ia sqaron vetes pse aksionet ruse në NIS nuk i janë ofruar Serbisë, mirëpo nuk dëshiron të flasë publikisht, sepse nuk dëshiron t’i rrezikojë interesat e shtetit.

“Për mua, arsyet janë të qarta, të kuptueshme, mirëpo a janë të pranueshme, ajo është punë tjetër”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë marrëdhëniesh ka tani Serbia me Rusinë, Vuçiç ka thënë se ato janë “të mira.

Serbia vazhdon të ketë bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit për të vendosur sanksione ndaj Kremlinit për nisjen e luftës në Ukrainë./rel

Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE-ja pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur

By: M C
23 January 2026 at 18:32

Peter Sorensen, i dërguari evropian për dialogun, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka pritshmëri të mëdha nga një komision i përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për ta sqaruar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.

Sorensen e konfirmoi në një komunikatë të premten se Kosova dhe Serbia e zhvilluan takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët për personat e zhdukur të enjten në Bruksel.

“Bashkimi Evropian ka pritshmëri të mëdha që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të personave të zhdukur dhe në ndihmën për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat kanë pritur tepër gjatë për përgjigje”, tha ai.

Afër 1.600 njerëz vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë – nga lufta e viteve 1998-’99.

Ai sqaroi se palët kishin arritur pajtueshmëri për themelimin e këtij komisioni në dhjetor të vitit 2024, informon Radio Evropa e Lirë.

Komisioni buron nga Deklarata e përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën kishin arritur marrëveshje Kosova dhe Serbia më 2023 në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Sorensen tha të premten se qëllimi i komisionit të përbashkët është ta mbikëqyrë zbatimin e kësaj deklarate, “e cila synon të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur, përfshirë personat e zhdukur me forcë, të ofrojë mbyllje për familjet e tyre dhe të nxisë pajtim dhe paqe të qëndrueshme”.

Sorensen zhvilloi bisedime të gjata veç e veç me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq të enjten në Bruksel.

Në fund të atyre takimeve, në orët e mbrëmjes ai e mbajti takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët.

Pas takimeve, Bislimi tha se “qëllimi ishte që të arrijmë pajtim që sot ta funksionalizojmë komisionin e përbashkët për jetësimin”.

“Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv”, shtoi Bislimi.

Ndërkaq, Petar Petkoviç tha se ky ishte “takimi i parë i komisionit të përbashkët për zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur”.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse dhe shpresoj që pas këtij takimi të parë të përshpejtohen të gjitha proceset në drejtim të gjetjes së të gjithë personave të zhdukur”, tha Petkoviç.

The post Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE-ja pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur appeared first on Albeu.com.

Kosova dhe Serbia nisin Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur

23 January 2026 at 14:11

Rreth dy vjet e gjysmë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ranë dakord për një deklaratë mbi personat e zhdukur në maj 2023, të dy vendet ndërmorën hapin kryesor drejt zbatimit të kësaj deklarate: krijimin e një Komisioni të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Ky veprim ngjall shpresa se më […]

The post Kosova dhe Serbia nisin Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur appeared first on Reporter.al.

Takimi në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, BE jep detaje

23 January 2026 at 12:43


Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (EUSR), janë takuar të enjten për herë të parë në një format trepalësh, në kuadër të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të BE-së.

Sipas këtij njoftimi, krijimi i Komisionit të Përbashkët ishte dakorduar nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë në Deklaratën për Personat e Zhdukur, më 2 maj 2023, gjatë një takimi të nivelit të lartë të lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja e BE-së.

“Objektivi i Komisionit të përbashkët është të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila synon të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, përfshirë personat e zhdukur me forcë, të sigurojë mbyllje të çështjes për familjet e tyre dhe të nxisë pajtimin dhe paqen e qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në përputhje me Termat e Referencës të dakorduara, Komisioni do të mbështesë përpjekjet e Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), duke lehtësuar aktivitetet zbatuese të palëve, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe shqyrtimin e progresit.

Tutje bëhet e ditur se lehtësuesi i BE-së, Kosova, Serbia ose KNKK-ja mund t'i referojnë Komisionit të Përbashkët çdo çështje që lidhet me zbatimin, zbatimin dhe interpretimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, si dhe çdo çështje të diskutueshme që lind brenda Grupit Punues të kryesuar nga KNKK-ja, duke përfshirë çështjen e rishikimit dhe përditësimit të Termave të Referencës dhe Kornizës së Përgjithshme të Grupit Punues të kryesuar nga KNKK-ja për Personat e Zhdukur, nëse ky i fundit nuk arrin të arrijë konsensus për këtë çështje.

“Komisioni i Përbashkët do të diskutojë çështjet brenda mandatit të tij sipas Termave të Referencës të dakorduara. Çdo vendim mbi çështjet e diskutueshme të referuara Komisionit të Përbashkët nga Grupi Punues i kryesuar nga KNKK-ja do t'i referohet Grupit Punues të kryesuar nga KNKK-ja për miratim dhe zbatim. BE-ja pret shumë që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të të zhdukurve dhe në ndihmën për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat kanë pritur shumë gjatë për përgjigje".

Ndryshe, më 17 dhjetor 2024, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord në Bruksel mbi Termat e Referencës për Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur që do të krijohet sipas Deklaratës për Personat e Zhdukur të dakordësuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë dhe Kryeministri Albin Kurti i Kosovës më 2 maj 2023. /Telegrafi/

Të enjten, kryenegociatorët takohen në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

22 January 2026 at 14:45

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të jenë sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut me të cilin ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Nuk janë dhënë detaje rreth takimeve por pritet që temë kryesore të jetë nisja e punës e Komisionit të përbashkët për personat e pagjetur nga lufta në Kosovë.

Nga zyrtarët e Serbisë, siç kanë raportuar mediat Serbe, kanë paralajmëruar se do të kërkojnë formimin urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe dhe të tërheqin vërejtjen për atë që e quajn “presion ndaj Serbëve në Kosovë”.

Dialogu Kosovë -Serbi, ç’pritet të ndodhë sot në Bruksel

By: Brisi
22 January 2026 at 12:53

Një rund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – në nivel kryenegociatorësh – pritet të mbahet sot në Bruksel nën ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen. Takimi do të zhvillohet pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar dhe mësohet se i dërguari […]

The post Dialogu Kosovë -Serbi, ç’pritet të ndodhë sot në Bruksel appeared first on BoldNews.al.

❌
❌