Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

Ekskluzive | Ky është i dyshuari që sulmoi zyrtarin policor brenda stacionit në Prishtinë

11 January 2026 at 07:51

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që sulmoi fizikisht zyrtarin policor, e kanosi atë dhe shkatërroi pajisje zyrtare brenda Stacionit Policor Veriu, është Lulzim Beha rreth 55 vjeçar.

I dyshuari, i cili ishte shoqëruar në stacion për moszbatim të urdhrit zyrtar, ka kaluar në sjellje agresive, duke goditur policin në pjesën e nofullës dhe duke dëmtuar një kompjuter të policisë.

Me vendim të Prokurorit Kujdestar, Beha është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Kanosje” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari që sulmoi zyrtarin policor brenda stacionit në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

11 January 2026 at 07:45

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi.

Aktualisht nuk ka kolona në asnjërën nga pikëkalimet kufitare.

Pritjet në dalje dhe në hyrje të Kosovës raportohen të jenë deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për sot

11 January 2026 at 07:00

Të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta me origjinë polare. Nën këto kushte pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar bore gjatë ditës, ndërsa reshjet më të intensifikuara do të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit, kryesisht në sasi të pakta.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 1°C. Gjatë orëve të pasdites ulje e mëtejshme e temperaturave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për sot appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për nesër

10 January 2026 at 23:52

Të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta me origjinë polare. Nën këto kushte pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar bore gjatë ditës, ndërsa reshjet më të intensifikuara do të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit, kryesisht në sasi të pakta.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 1°C. Gjatë orëve të pasdites ulje e mëtejshme e temperaturave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për nesër appeared first on Sinjali.

Yesterday — 10 January 2026Main stream

Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Kosovë

10 January 2026 at 22:43

Autoblindat ushtarake të prodhimit shqiptar “Shota”, tani do të prodhohen edhe në Kosovë. Njohësit e sigurisë thonë se kjo marrëveshje është në kuadër të plotësimit të normave për t’u anëtarësuar Kosova në Aleancën Veriatlantike, NATO.

Përveç në Shqipëri, tashmë autoblinda ushtarake “SHOTA” do të prodhohet edhe në Kosovë.

Kjo pajisje ushtarake do t’i shtohet stokut të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrëveshjes së darkorduar mes ministrave të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Pirro Vengu.

Këtë e konfirmoi për Tëvë1, zëdhënësja e Ministrisë në detyrë të Mbrojtjes, Liridona Gashi.

“Konfirmojmë se autoblinda ushtarake ‘Shota’ e dizajnuar në Shqipëri do të prodhohet edhe në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit në industri të mbrojtjes të arritur përmes marrëveshjes trelatare ndërmjet Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë që u nënshkrua në mars të vitit 2025. Sa i përket fillimit të prodhimit, ende jemi në fazën e aspektit logjistik të implementimit të kësaj marrëveshje, megjithatë lajm i rëndësishëm është fakti që kemi dakordim me Shqipërinë që të fillojë prodhimi dhe në Kosovë”, deklaroi ajo.

Këtë marrëveshje e sheh të dobishme ish-deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli.

“Marrëveshjet e bashkëpunimit me Shqipërinë janë shumë të dobishme, shumë të nevojshme sepse përveç që është shtet amë, që jemi një popull një komb, është edhe shtet anëtar i NATO-s dhe përvojat e tyre janë shumë të nevojshme dhe shumë të dobishme për Republikën e Kosovës… Ne pretendojmë që të jemi edhe anëtarë të NATO-s në një afat sa më të shpejt, dhe këto elemente janë një plus i madh”, deklaroi ai.

E njëjtë mendojnë edhe ekspertë të sigurisë.

Njohësi i kësaj fushe, Fatjon Softa nënvizoi se kjo bëhet edhe për të parandaluar çdo tentativë të Serbisë për destabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Në krijimin e një bashkëpunimi për një mbrojtje edhe kolektive në rast të ndonjë situate të mundshme që mund të agravoj në vendin Ballkanik. Dhe kjo shërben më parë, Mbrojtja është alternimi i doktrinave dhe i aleancës në kuadër të NATO-s për të përgatitur edhe Kosovën që në një moment të dytë të anëtarësohet jo vetëm për dëshirën e saj por edhe qenien e saj, që të jetë pjesë e Aleancës Euroatlantike”.

Autoblinda ushtarake ‘’Shota’’, e projektuar si mjet MRAP (Mine Resistant Ambush Protected), ofron kapacitet transport 2 anëtarë ekuipazhi + deri në 8 ushtarë, blindim balistik BR7, rezistent ndaj municioneve 7.62mm.

Është i projektuar për mbrojtje të lartë ndaj minave dhe ndaj shpërthimeve deri në 6kg TNT nën mjet.

Gjithashtu është i përshtatshëm për terrene të vështira, ka ulëse anti-shpërthim, xhama balisitkë dhe sistem modern sigurie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Kosovë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Armë e municion në veturë në Mazgit, ndalohet i riu nga Obiliqi (EMRI)

10 January 2026 at 22:21

Një rast serioz i armëmbajtjes pa leje është zbuluar sot në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet dhe ka gjetur armë zjarri me municion të konsiderueshëm.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, rreth orës 11:50, gjatë një kontrolli rutinë nga policia, është ndaluar një veturë Toyota, e cila drejtohej nga Premton Bashota rreth 30 vjeçar.

Gjatë kontrollit të bagazhit të veturës, brenda një çante krahu, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar:
• një revole të tipit Beretta,
• katër karikatorë,
• 54 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Armë e municion në veturë në Mazgit, ndalohet i riu nga Obiliqi (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sulmon policin brenda stacionit, kanos zyrtarët dhe shkatërron kompjuterin – 55-vjeçari përfundon në ndalim

10 January 2026 at 22:15

Një incident i rëndë ka ndodhur sot paradite brenda Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ku një person i shoqëruar nga policia ka kaluar në sulm fizik ndaj zyrtarit policor, kanosje dhe dëmtim të pasurisë shtetërore.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më 10 janar 2026, në intervalin kohor 10:00–11:00, në rrugën “Toni Bler”, zyrtarët policorë kanë shoqëruar në stacion L. B rreth 55 vjeçar për shkak të moszbatimit të urdhrit zyrtar.

Gjatë procedurës policore, konkretisht në momentin e largimit të prangave, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke e goditur në pjesën e nofullës, ndërsa më pas ka shkelmuar një kompjuter, duke shkaktuar dëmtimin e pajisjes dhe shtëpizës së saj.

Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është përfshirë edhe Njësia për Hetimin e Personave (NJHP), e cila ka marrë në trajtim rastin. Janë intervistuar zyrtarët policorë në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa L. B është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale:
• Sulm ndaj personit zyrtar
• Kanosje
• Dëmtim apo asgjësim i pasurisë

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim, ndërsa Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulmon policin brenda stacionit, kanos zyrtarët dhe shkatërron kompjuterin – 55-vjeçari përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E menaxhueshme, në disa rajone vështirësi

10 January 2026 at 21:46

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dhënë detaje lidhur me situatën e përgjithshme në vend që lidhet me zonat e prekura nga vërshimet.

Sipas njoftimit, gjendja në nivel të vendit është e menaxhueshme, derisa në disa rajone ka vështirësi për shkak të shiut dhe reshjeve të borës.

Njoftimi i plotë:

PËRDITËSIM I SITUATËS ME VËRSHIME

10.01.2026 08:00–16:00,
Në nivel vendi

Sipas informatave nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe strukturat lokale të reagimit, situata e vërshimeve në Republikën e Kosovës paraqitet e menaxhueshme, por me vështirësi të theksuara në disa rajone për shkak të reshjeve të shiut dhe borës.

Zhvillime kryesore sipas rajoneve

Rajoni i Prishtinës: vërshime të lokalizuara në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq, Drenas, Shtime dhe Graçanicë – kryesisht si pasojë e bllokimeve të kanalizimeve. Në disa raste ka pasur depërtime uji në oborre, bodrume dhe shtëpi banimi, pa evakuime.

Rajoni i Prizrenit: disa rrugë dhe ura të vërshuara, shembje dheu dhe intervenime teknike (Suharekë, Malishevë, Rahovec, Dragash). Rrugët kryesore janë nën monitorim, disa segmente të pakalueshme përkohësisht.

Rajoni i Mitrovicës: situata e qetë, pa rrezik të drejtpërdrejtë. Angazhime aktive për largim uji, me fokus në QKMF Mitrovicë. Vizitë në terren nga udhëheqja e AME-së dhe autoritetet komunale.

Rajoni i Pejës: disa intervenime për bllokim kanalizimesh dhe rrezik vërshimi; rruga Pejë–Rugovë me ujë në disa segmente (kujdes në qarkullim).

Rajoni i Gjakovës: situatë stabile, niveli i lumenjve në rënie; një bllokim rruge nga shembja e dheut.

Rajoni i Gjilanit: vërshime të lokalizuara, depërtime uji në bodrume dhe rrëshqitje dheu; ngritje e nivelit të lumenjve pa dalje nga shtrati.

Ndërhyrje dhe kërkesa

Kërkesa urgjente nga KEK dhe KOSTT për pompa thithëse me kapacitet të madh – të realizuara.

Në përcjellje dhe koordinim të kërkesave 24/7 për ndihmë nga gjitha institucionet lokale dhe infratruktures kritike në gjithe territorin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E menaxhueshme, në disa rajone vështirësi appeared first on Sinjali.

Dëmet nga vërshimet, Rama: Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e kryeqytetit

10 January 2026 at 21:15

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje lidhur me intervenimet që janë realizuar sot në kryeqytet pas reshjeve të shiut e borës dhe vërshimeve të shkaktuara.

Rama ka bërë të ditur se kanë realizuar mbi 30 intervenime në Prishtinë dhe ka falendëruar të gjithë ata që janë angazhuar për menaxhimin e situatës në kryeqytet.

Postimi i plotë i Ramës:

Falënderim dhe Mirënjohje

Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit, janë realizuar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit, si dhe njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve (BPZ) të Kryeqytetit.

Këto intervenime janë zhvilluar me angazhim maksimal të ekipeve në terren, reagim të menjëhershëm dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Si Kryetar i Kryeqytetit, shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e angazhuar, për përkushtimin, vetmohimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe Kryeqytetit.

Falenderoj edhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Lulzim Fushtica, për kontributin dhe angazhimin e tij në menaxhimin dhe koordinimin e situatës.

Bashkë për qytetarët

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dëmet nga vërshimet, Rama: Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e kryeqytetit appeared first on Sinjali.

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

10 January 2026 at 21:04

Arian Tahiri performoi mjaft mirë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, duke u renditur i dyti me mbi 71 mijë vota, pas Bedri Hamzës, kandidatit të kësaj partie për kryeministër.

Përmes një reagimi, Tahiri ka shprehur mirënjohjen e thellë për besimin e dhënë, duke theksuar se ky rezultat është një mesazh i qartë për rolin e rinisë në proceset politike të vendit.

Tahiri e mbylli falenderimin me një zotim përkushtimi ndaj interesave shtetërore, duke theksuar se për të “Kosova është mbi gjithçka”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri appeared first on Sinjali.

Reshjet e shiut dhe borës shkaktojnë vërshime, Agjencia e Emergjencave: Disa segmente rrugore të pakalueshme

10 January 2026 at 21:01


Sipas përditësimit të fundit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) për datën 10 janar 2026, situata e vërshimeve në Kosovë paraqitet e menaxhueshme, por disa rajone po përballen me vështirësi të theksuara si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës.

Në rajonin e Prishtinës, vërshime të lokalizuara janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq, Drenas, Shtime dhe Graçanicë, kryesisht për shkak të bllokimeve të kanalizimeve, me depërtime uji në oborre, bodrume dhe shtëpi pa nevojë për evakuime.

Rajoni i Prizrenit përfshin rrugë dhe ura të vërshuara, shembje dheu dhe intervenime teknike në Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Dragash. Rrugët kryesore monitorohen, por disa segmente janë të pakalueshme përkohësisht.

Në rajonin e Mitrovicës situata është e qetë, ndërsa në Pejë, disa intervenime për bllokime kanalizimesh janë në vazhdim; rruga Pejë–Rugovë ka ujë në disa segmente dhe qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm. Situata në Gjakovë është stabile me një bllokim rrugor nga shembja e dheut, ndërsa në Gjilan raportohet për vërshime të lokalizuara dhe depërtime uji në bodrume.

AME ka realizuar kërkesat urgjente të KEK dhe KOSTT për pompa thithëse me kapacitet të madh dhe vazhdon koordinimin 24/7 me të gjitha institucionet lokale dhe infrastruktura kritike. Agjencia fton qytetarët të raportojnë çdo rrezik përmes numrave emergjent 112, 193 dhe 192.

Situata monitorohet vazhdimisht dhe AME mbetet në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e qytetarëve./Telegrafi/


Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

10 January 2026 at 20:49

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të mëdha të shiut dhe vërshimeve që kanë pasuar.

“Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar grumbullim uji dhe rrëshqitje dheu në disa segmente rrugore. Ne kemi reaguar me të gjitha kapacitetet për të eliminuar çdo pengesë, me qëllim që qarkullimi të zhvillohet sa më normalisht”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

“Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike”.

“Pas reshjeve të shiut kanë filluar reshjet e borës dhe temperaturat gjatë natës pritet të jenë nën zero, çka mund të shkaktojë ngrica në rrugë”.

Durmishi tha se janë angazhuar që t’i pastrojnë të gjitha rrugët të cilat i kanë për detyrë.

“Ekipet tona janë të angazhuara në pastrimin e të gjitha rrugëve që janë në kompetencën tonë”.

“Po ashtu, shprehim gatishmëri të plotë për të ndihmuar edhe institucionet lokale, kudo që paraqitet nevoja”.

“Nga qytetarët kërkojmë të vozisin me kujdes të shtuar dhe t’i përshtaten kushteve të rrugës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës appeared first on Sinjali.

Masa të ftohta ajrore me origjinë polare, reshje bore gati në gjithë Kosovën

10 January 2026 at 20:00

Tashmë ka nisur depërtimin gradual i masave mjaft të ftohta ajrore me origjinë polare dhe si pasojë shiu do të shndërrohet në borë dhe priten reshje bore në gati gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Erërat e ftoha nga veriu do të fuqizohen gradualisht dhe temperaturat do të zbresin në ‘minus’ sidomos orëve të vonshme dhe gjatë natës dhe mëngjesit të së dieles.

Fronti i ftohtë polar.

Reshje bore sonte priten në gati tërë Kosovën dhe shtresa diku pak më të mëdha e diku më simbolike. Nuk priten reshje të mëdha përpos zonave kodrinore-malore ku priten shtresa më të mëdha.

Përpos Kosovës reshje bore priten edhe në veri dhe lindje të Shqipërisë dhe veri e perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Bora mund të paraqitet shkurtimisht edhe në disa zona ku reshjet e borës janë shumë të rralla, pra mund të kemi befasi.

Pas reshjeve të borës sonte dhe uljes së fuqishme të temperaturave reshjet atmosferike do të ndalen të paktën për disa ditë dhe ky është lajm i mirë për zonat e prekura nga vërshimet e mëdha, pra nga e diela reshjet do të humbin intensitetin dhe priten vetëm reshje bore kryesisht të dobëta në disa rajone por acari i fuqishëm polar përfshinë viset tona.

Nga e hëna më nuk priten reshje dhe temperaturat do të fillojnë të rriten sidomos nga e mërkura. Acar i fortë pritet mëngjesin e së hënës dhe së martës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Masa të ftohta ajrore me origjinë polare, reshje bore gati në gjithë Kosovën appeared first on Sinjali.

Vërshimet e Sitnicës zhysin dhjetëra shtëpi në ujë

10 January 2026 at 19:43

Pas daljes nga shtrati të lumit Sitnica, disa zona të komunës së Lipjanit janë përballur me vërshime.

Si pasojë, shumë shtëpi, kryesisht ato me oborre, janë mbushur me ujë.

Rrugët kryesore mbeten të kalueshme, ndërsa banorët po përballen me dëme materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vërshimet e Sitnicës zhysin dhjetëra shtëpi në ujë appeared first on Sinjali.

Kurti: Nikë Prela dhe Mark Sopi, themele të vlerave morale mbi të cilat u ndërtua shteti

10 January 2026 at 19:39

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në akademinë solemne në shënim të 30-vjetorit të vdekjes së Imzot Nikë Prelës dhe 20-vjetorit të vdekjes së Imzot Mark Sopit, që u mbajt në qendrën Bogdanipolis pranë katedrales në Prishtinë.

Duke përkujtuar këto dy personalitete historike që i përkasin historisë shpirtërore, qytetare dhe politike të vendit tonë, ai tha se Imzot Prela dhe Imzot Sopi, përveçse udhëheqës fetarë, ishin bartës të një etike të lartë publike, përfaqësues të një morali të rrallë qytetar dhe dëshmitarë të një kohe kur e drejta, liria dhe dinjiteti njerëzor nuk ishin fare të garantuara, por përkundrazi, duhej të mbroheshin çdo ditë, shpesh në rrethana të jashtëzakonshme rreziku.

“Në vitet kur Kosova përjetonte një nga periudhat më të errëta të ekzistencës së saj moderne, kur sistemi shtypës i Serbisë synonte jo vetëm nënshtrimin politik, por edhe shkatërrimin e dinjitetit njerëzor dhe të identitetit kombëtar, këta dy barinj shpirtërash e dinin mirë se misioni i tyre nuk mund të kufizohej vetëm në shërbesën liturgjike. Ata e kuptuan qartë se rrethanat historike kërkonin më shumë: kërkonin përgjegjësi morale, guxim qytetar dhe bartjen e barrës së arsyes në një kohë kur dhuna po përpiqej të imponohej si normë”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se ata dy u shndërruan në ura midis shpirtërores dhe qytetares, midis besimit fetar dhe përgjegjësisë shtetërore, midis Kosovës së vuajtur dhe botës demokratike.

“Sot, Republika e pavarur e Kosovës ekziston si shtet i lirë dhe sovran. Por, të nderuar të pranishëm, kjo liri nuk është vetëm rezultat i proceseve politike, diplomatike dhe ndërkombëtare. Ajo është edhe fryt i qëndresës morale të atyre që, në kohërat më të vështira, më të rrezikshme, refuzuan ta pranojnë padrejtësinë si normalitet. Në këtë kuptim, Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi janë pjesë e themeleve të vlerave morale mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë që kemi dhe liria që gëzojmë”, tha Kurti.

The post Kurti: Nikë Prela dhe Mark Sopi, themele të vlerave morale mbi të cilat u ndërtua shteti appeared first on Sinjali.

Komuna e Lipjanit: Gjendja është rënduar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut

10 January 2026 at 18:32

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë rënduar situatën në Komunën e Lipjanit, duke shkaktuar vërshime masive dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën publike e private.

Sipas njoftimit nga komuna, situata më kritike paraqitet në fshatrat Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime. Si pasojë e forcës së ujit, raportohet për dy ura të shkatërruara – njëra në Smallushë dhe tjetra në Gadime të Epërme – si dhe për dhjetëra ekonomi familjare të prekura nga vërshimet.

Për të menaxhuar krizën, Komuna ka aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili po operon në terren në koordinim të plotë me Policinë dhe Njësinë e Zjarrfikësve. Ekipet e emergjencës po monitorojnë zonat e rrezikut dhe po ofrojnë ndihmë sipas kërkesave të banorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Lipjanit: Gjendja është rënduar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut appeared first on Sinjali.

Përmbytjet në Kosovë, IHMK: Mbi 41 mm reshje në dy ditë

10 January 2026 at 18:24

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjendja hidrometeorologjike në vend është rënduar ndjeshëm ditëve të fundit si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe shkrirjes së borës.

Sipas IHMK-së, gjatë periudhës 8–10 janar, në territorin e Kosovës kanë rënë mesatarisht mbi 41 milimetra reshje për metër katror, ndërsa në disa rajone sasia e reshjeve ka qenë dukshëm më e lartë.

Reshje të konsiderueshme janë regjistruar në rajonet e Dukagjinit dhe Anamoravës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e niveleve të lumenjve.

Kosova  edhe sot është përballur me reshje të shiut, teksa Instituti Meteorologjik i Kosovës ka paraparë që më vonë gjatë ditës, me uljen e temperaturave, të ketë edhe reshje bore.

Njoftimi:

Nga: 08/01/2026 e deri më datë 10/01/2026, 00:00, mesatarisht në territorin e Republikës së
Kosovës kanë rënë.41.3 mm (l/m2 )

Gjenda e niveleve në lumenj gjatë 24h:

-Pellgu i Drinit të Bardhë: Shumica e rrjedhave, janë duke pësuar lëkundje, në varësi të reshjeve dhe shkrirjes së borës sidomos në viset malore, por krahasuar me ditët paraprake shumica prej
tyre janë nën kuotat e tyre maksimale.

-Pellgu i Ibrit: Shumica e lumenjve në ulje të lehtë, pos atyre me karakter malorë të cilët janë më
të ndikuar nga reshjet e shiut dhe shkrirja e borës në viset më të larta.

-Pellgu i Moravës së Binçës: Morava aktualisht është nën kuotën e sajë maksimale, por si pasojë
e shkrirjes së shpejtë të borës dhe reshjeve të shiut, ka tendenca të ngritjes

– Pellgu i Lepencit: Ka tendenca të ngritjes së niveleve dhe prurjeve, si pasojë e reshjeve të shiut
dhe shkrirjes së borës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbytjet në Kosovë, IHMK: Mbi 41 mm reshje në dy ditë appeared first on Sinjali.

Mbi dy orë pritje për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

10 January 2026 at 18:13

Qendra e Menaxhimit Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në 150 minuta. Kjo situatë është në pikën kufitare në Merdarë.

Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri në 1 orë.

Ndërsa në pikat e tjera, pritjet s’janë më të gjata se 15 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi dy orë pritje për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare appeared first on Sinjali.

Dëmet nga vërshimet në Kosovë, Haradinaj: Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë

10 January 2026 at 17:22

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të ndahen pa vonesë fondet emergjente lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në vend.

Ai në Facebook ka shkruar se shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare janë goditur rëndë dhe se sipas tij kjo gjendje nuk pret.

“Duhet veprim i menjëhershëm. Duhet vlerësim urgjent i dëmeve dhe mbështetje direkte për familjet e prekura. Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë. Buxheti i 2026 duhet të përshtatet dhe të reflektoj qartësisht këtë fatkeqësi. Dora e shtetit duhet të ndjehet menjëherë dhe përgjatë gjjthë vitit 2026”.

“Institucionet të rrisin gatishmërinë dhe të jenë në terren. Solidaritet dhe përgjegjësi që tani, sepse nesër është vonë.

“Përkrahje të plotë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe shtabet emergjente që janë pranë qytetarëve”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dëmet nga vërshimet në Kosovë, Haradinaj: Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve në rastin e BKS-së

10 January 2026 at 17:07

Gjykata Themelore në Prizren përkatësisht Departamenti i përgjithshëm-Divizioni Penal, ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Sami Mazrekut, Valon Berishë, Florent Sylejmanit dhe Ylli Çollakut të dyshuar në përfshirjen e skandalit të BKS-së.

І.САКТОHET MASA E PARABURGIMIT, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cilamasë do të llogaritet prej momentit të arrestimit me datën 08.01.2026 prej orës 10:00 dhe do të zgjasë deri me datën 08.02.2026, sepse për të pandehurit Sami Mazreku dhe Valon Berisha, qëndron dyshimi bazuar se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi nga neni 330 par 2 lidhur me par 1 e lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, si dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, nga neni 284, par. 2 lidhur me par. 1, pika 1.2 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa i pandehuri Valon Berisha me të pandehurit të tjerë :Agon Bardhi, Bardh Hoti, Mirjetë Kosumi, Hana Rastavica, Florent Sylejmani, Lumnije Osmani, Hasip Meleqi, Kushtrim Demolli, Arbnora Peci, Ariana Domniku, Lirim Ahmetaj, Egzona Gashi për shkak të veprës penale: në bashkëkryerje: Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje, në vazhdimësi nga neni 390, par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, i pandehuri Florent Sylejmani, qëndron dyshimi bazuar se ka kryer veprat penale: Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje, në vazhdimësi nga neni 390, par. 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi nga neni 330 par 2 lidhur me par 1 e lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRKsë, YIl Çollaku, qëndron dyshimi bazuar se ka kryer veprat penale: Keqpërdorimi i besimit, në vazhdimësi nga neni 330 par 2 lidhur me par 1 e lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së, konform nenit 184 par.1, nën par.1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së“, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Ndërsa ndaj 35 të pandehurve të tjerë të dyshuar në përfshirjen e tyre në rastin e BKS-së, Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraqitjes në stacion policor si dhe masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve në rastin e BKS-së appeared first on Sinjali.

❌
❌