Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 January 2026Main stream

Para të falsifikuara në Prizren, “Raiffeisen Banka” raporton deponimin e 500 eurove fals

16 January 2026 at 22:18

Trendi i parave të falsifikuara ka ‘lulëzuar’ në Kosovë për një kohë të gjatë, ku qindra e mijëra euro false janë vënë përditë në qarkullim. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedhat metalike që më së shumti dalin false janë 1 dhe 2 euro, si dhe kartëmonedhat 50 e 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i dyshuar është raportuar në Prizren, pasi nga klientë të ndryshëm janë deponuar para që dyshohet se janë të falsifikuara.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 16.01.2026 rreth orës 10:00, në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur ankuesi, përfaqësues i bankës Raiffeisen, i cili ka raportuar se gjatë periudhës 31.12.2025 deri më 08.01.2026, nga klientë të ndryshëm janë deponuar 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas informatave, shuma e dyshuar prej 500 euro është sekuestruar dhe është dërguar për trajtim në njësinë e krim-teknikës, me qëllim të verifikimit dhe ekzaminimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe njësia e hetuesisë, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë për të zbuluar origjinën dhe qarkullimin e këtyre kartëmonedhave të dyshuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Para të falsifikuara në Prizren, “Raiffeisen Banka” raporton deponimin e 500 eurove fals appeared first on Sinjali.

Nuk i dha para, i mituri godet babain me grusht në Fushë Kosovë, ndalohet 24 orë

16 January 2026 at 10:55

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas mesnatës në Fushë Kosovë, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, pasi ky i fundit nuk i kishte dhënë para.

Rasti ka ndodhur më 16.01.2026 rreth orës 01:00, në Rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, ku viktima, A. P, ka deklaruar se djali i tij i mitur, A.P, ka kërkuar para nga ai, por pasi nuk i janë dhënë, ka reaguar me sjellje agresive.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari e ka goditur një herë me grusht, e më pas është larguar nga shtëpia.

Viktima ka thënë se nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor, si dhe nuk ka kërkuar strehim, pasi do të kthehet në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, i dyshuari e ka pranuar veprimin, duke deklaruar se ndihet i penduar për atë që ka ndodhur.

I mituri është intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale, avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurores për të mitur është ndaluar për 24 orë, duke u dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Skenderaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk i dha para, i mituri godet babain me grusht në Fushë Kosovë, ndalohet 24 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Dy persona ndalohen në Obiliq, iu gjenden dy revole dhe fishekë në veturë (EMRAT)

16 January 2026 at 10:52

Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, pasi gjatë një kontrolli rutinë në Pikën e Kontrollit të Automjeteve në fshatin Grabovc, policia ka gjetur dy armë zjarri, karikatorë dhe municion, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 22:50, në rrugën “Guri i Plakës” në fshatin Grabovc, ku është ndaluar një veturë Mercedes.

Gjatë kontrollit, te shoferi i dyshuar është gjetur një revole e tipit “SIG SAUER”, me:

            •           karikator .45 ACP

            •           8 fishekë .45 ACP

Ndërkohë, brenda veturës është gjetur edhe një revole tjetër e tipit “ZASTAVA”.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari ka deklaruar se arma e tipit “Zastava” i përket shokut të tij, ndërsa dy armët dyshohet se kanë pasur leje shenjëtarisë.

Të dyshuarit janë:

            •           Niman Babaj

            •           Petrit Leku rreth 40 vjeç

Pas shoqërimit në Stacionin Policor Obiliq, të dy janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

            •           armët e zjarrit

            •           karikatorët

            •           fishekët

            •           lejet përkatëse

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Dy persona ndalohen në Obiliq, iu gjenden dy revole dhe fishekë në veturë (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Bastisje në Vushtrri, policia gjen armë e fishekë në Duboc, një i ndaluar (EMRI)

16 January 2026 at 10:48

Njësia e Hetimeve në Vushtrri ka zhvilluar një aksion operativ në dy lokacione, ku gjatë bastisjes në fshatin Duboc janë sekuestruar armë zjarri dhe municion, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve, aksioni është realizuar pas informatave të pranuara nga strukturat relevante policore, fillimisht në fshatin Gojbulë, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Më pas, veprimet janë zhvendosur në fshatin Duboc, ku janë hasur dy persona të dyshuar dhe është kryer bastisja në objektet përkatëse.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

            •           1 pushkë gjysmë automatike (cal. 10)

            •           1 armë gjuetie dytytëshe

            •           1 armë me tytë të shkurtër cal. 9 mm

            •           1 karikator i armës me tytë të shkurtër

            •           Municion i llojeve të ndryshme (gjithsej 28 fishekë)

            •           1 çantë për vendosjen e karikatorëve

Të dyshuarit në këtë rast janë:

            •           Lutfi Zymeri rreth 42 vjeç

            •           Arianit Ahmeti rreth 20 vjeç

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit Kujdestar, njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Bastisje në Vushtrri, policia gjen armë e fishekë në Duboc, një i ndaluar (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sulmohen dy policë në hyrje të Stacionit në Malishevë, 4 persona përfundojnë në ndalim (EMRAT)

16 January 2026 at 10:42

Një incident serioz është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Malishevë, ku dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht në hyrje të Stacionit Policor, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se rreth orës 20:00, derisa mbikëqyrësi i ndërrimit ishte duke biseduar me disa persona lidhur me një rast të mëhershëm, situata ka eskaluar dhe të dyshuarit kanë kaluar në sulm.

Sipas informatave, katër persona dyshohet se e kanë sulmuar papritmas mbikëqyrësin e ndërrimit dhe një zyrtare policore, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të zyrtarëve të tjerë policorë.

Sinjali mëson se pas ndërhyrjes, situata është vënë nën kontroll, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar brenda stacionit, ku janë mbajtur për procedura.

Të dyshuarit në këtë rast janë: Fair Hoti rreth 52 vjeç, Fatian Hoti rreth 20 vjeç, Arton Hoti rreth 39 vjeç, Flamur Hoti rreth 27 vjeç.

Dy zyrtarët policorë të përfshirë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra gjatë sulmit.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa me vendim të tij, katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulmohen dy policë në hyrje të Stacionit në Malishevë, 4 persona përfundojnë në ndalim (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet me kokainë dhe marihuanë në Viti, ky është 27-vjeçari që ra në prangat e policisë

16 January 2026 at 10:38

Një rast serioz që lidhet me substanca narkotike është zbuluar në qytetin e Vitisë, ku një person ka përfunduar në pranga pasi është kapur me kokainë dhe marihuanë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.

Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “2 Korriku” në Viti, ku njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar të dyshuarin Alban Misini.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar: 0.54 gram kokainë, 14.8 gram marihuanë.

Pas kësaj, rasti është trajtuar nga njësitet kompetente për hetimin e narkotikëve në rajonin e Gjilanit, të cilët kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore, përfshirë edhe kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet me kokainë dhe marihuanë në Viti, ky është 27-vjeçari që ra në prangat e policisë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Rrahje mes të miturve në Gllogoc, njëri përfundon në QKUK me plagë në kokë dhe krah

16 January 2026 at 10:34

Një përleshje e rëndë mes të miturve ka ndodhur dje në Gllogoc, ku njëri nga të lënduarit ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.

Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 12:30, ku disa të mitur të dyshuar kanë sulmuar dy të mitur të tjerë, duke i goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja dyshohet se është përsëritur edhe pak më vonë, në parkingun e automjeteve afër lokalit “Relax”, ku të njëjtit të dyshuar kanë vazhduar sulmin ndaj viktimave, kësaj here edhe me mjete të forta, ku dyshohet edhe përdorimi i thikës.

Si pasojë, njëri nga të dëmtuarit, F.K. rreth 17 vjeç , ka pësuar plagë prerëse në kokë dhe në krahun e djathtë, duke u dërguar për trajtim në QKUK, ku edhe posedon raport mjekësor.

Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprime hetimore, ndërsa pas intervistimit dhe në konsultim me organet e drejtësisë, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.

Hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje mes të miturve në Gllogoc, njëri përfundon në QKUK me plagë në kokë dhe krah appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet në Han të Elezit i kërkuari me urdhëresë të Gjykatës së Lipjanit (EMRI)

16 January 2026 at 10:30

Një person i kërkuar me urdhërarrest është ndaluar mbrëmjen e së enjtes në pikën kufitare Hani i Elezit, mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.

Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 18:50, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar personin Sokol Ahmeti rreth 46 vjeç nga fshati Resinovc, Komuna e Lipjanit, në bazë të një urdhërese nga Gjykata në Lipjan.

Burimet bëjnë të ditur se pas ndalimit është njoftuar gjyqtari i lëndës, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në Qendrën e Ndalimit deri në mëngjes.

I njëjti është shoqëruar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit dhe pritet të dalë para Gjykatës së shpejti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet në Han të Elezit i kërkuari me urdhëresë të Gjykatës së Lipjanit (EMRI) appeared first on Sinjali.

Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona

16 January 2026 at 10:26

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet dhe të lënduar është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Komoran, në rrugën Komoran Caralevë.

Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 19:30, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ajet Syla, ndërsa janë lënduar disa persona të tjerë.

Automjeti i parë, Audi A4 ngjyrë hiri, drejtohej nga një i mitur, i cili ka mbetur i lënduar. Në këtë veturë kanë pësuar lëndime edhe dy të mitur pasagjerë.

Automjeti i dytë, Citroen Nemo ngjyrë e bardhë, drejtohej nga Bastri Syla, i cili gjithashtu ka mbetur i lënduar, ndërsa pasagjeri Ajet Syla ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në QMF Komoran, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori për të mitur.

Shoferi i dyshuar, i mitur, është ndaluar dhe rasti po trajtohet nga njësia e hetimeve të trafikut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kjo është gruaja që humbi jetën në shtëpinë e përfshirë nga flakët në Gracë të Vushtrrisë

16 January 2026 at 10:20

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e gruas që humbi jetën në fshatin Gracë të Vushtrrisë, pasi shtëpia e saj u përfshi nga zjarri.

Viktima është Mileva Ristic, e cila dyshohet se ka mbetur brenda objektit në momentin kur flakët kanë kapluar shtëpinë, për shkaqe që ende nuk dihen.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore lokale dhe rajonale, zjarrfikësit, eksperti i pavarur i zjarreve si dhe njësia e mjekësisë ligjore, ndërsa pas ekzaminimit fillestar, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshuar” dhe hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kjo është gruaja që humbi jetën në shtëpinë e përfshirë nga flakët në Gracë të Vushtrrisë appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Ky është bibliotekisti dhe drejtori që u prangosën në Gjilan

15 January 2026 at 21:21

Dy persona janë arrestuar në rajonin e Gjilanit, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore janë lejuar pagesa pa bazë ligjore nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se të arrestuarit janë: Stefan Stojanoviç (bibliotekist) dhe Jugoslav Stankoviç (drejtor shkolle)

Sipas të dhënave hetimore, Stefan Stojanoviç, i punësuar si bibliotekist në shkollën fillore “Miladin Popovic” në fshatin Bostan – Novobërdë, dyshohet se nga viti 2023 deri në tetor të vitit 2025 nuk është paraqitur fare në vendin e punës, por ka vazhduar të përfitojë paga mujore.

Ndërkohë, drejtori i shkollës, Jugoslav Stankoviç, dyshohet se nuk e ka raportuar mungesën e punëtorit pranë autoriteteve kompetente, duke mundësuar vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore.

Sipas burimeve, nga kjo skemë dyshohet se është shkaktuar dëm financiar në vlerë 19,067.69 euro.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ky është bibliotekisti dhe drejtori që u prangosën në Gjilan appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vodhi në Supermarket dhe u largua pa paguar, arrestohet i dyshuari – pranoi edhe tri raste të tjera në Prishtinë

15 January 2026 at 15:46

Marketet në vendin tonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i vjedhjeve dhe grabitjeve, ku hajnat arrijnë të kapin para apo gjësende ushqimore. Raste të shumta kanë ndodhur në pikat e rrjetit të Viva Fresh në plot qytete. Përveç humbjeve, plaçkitjet po shkaktojnë pasiguri si për punëtorët ashtu edhe për klientët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar në Kryeqytet, ku një person dyshohet se ka vjedhur artikuj ushqimorë në Supermarket dhe është larguar pa paguar.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti ka ndodhur më 13 janar 2026 rreth orës 20:40, në rrugën “C” në Prishtinë, ndërsa ankuesja/viktima E.P ka deklaruar se personi i dyshuar i panjohur ka marrë produktet dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Pas veprimeve hetimore, Sinjali mëson se Sektori i Hetimeve në DPK-Prishtinë ka arritur ta identifikojë si të dyshuar Bardhyl Vierling, rreth 44-vjeçar, me vendbanim në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se i njëjti është identifikuar edhe në tri raste të tjera të raportuara më herët në Kryeqytet.

Më 14 janar 2026 rreth orës 16:30, i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Sipas informacioneve, ai ka pranuar në tërësi katër raste, duke sqaruar edhe mënyrën e kryerjes së vjedhjeve, me qëllim përfitimi pasuror për vete.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vodhi në Supermarket dhe u largua pa paguar, arrestohet i dyshuari – pranoi edhe tri raste të tjera në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sherr në hotel “Ari” në Gjakovë: Shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku përleshet me recepsionistin

15 January 2026 at 15:04

Një incident është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë, ku shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku i njohur si “Jozi”, dyshohet se është përleshur me recepsionistin e një hoteli.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me rastin i kanë thënë Sinjalit se këngëtari kishte shkuar në hotel “Ari” bashkë me shoqëruesin e tij Fitim Gashi dhe disa femra, me qëllim që të siguronin dhoma të lira.

Sipas këtyre burimeve, pasi është kërkuar akomodim dhe në hotel nuk ka pasur dhoma të lira, situata ka eskaluar. Fitim Gashi dyshohet se është përleshur fillimisht me recepsionistin, ndërsa më pas raportohet se ka pasur përleshje edhe në korridor, ku janë hedhur e rrëzuar edhe disa sende.

Sinjali mëson se ngjarja është incizuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet tashmë janë siguruar nga organet kompetente, ku pritet të sqarohen rrethanat e plota të incidentit.

Sipas informacioneve të siguruara, Fitim Gashi dyshohet se është person recidivist.

Ndërkohë, burimet theksojnë se këngëtari Jozefin Marku nuk ka qenë i përfshirë në incident, pasi në momentin kur ka ndodhur përleshja ai dyshohet se ka qenë në veturë bashkë me dy shoqërueset femra.

Rasti pritet të trajtohet nga organet e rendit, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sherr në hotel “Ari” në Gjakovë: Shoqëruesi i këngëtarit Jozefin Marku përleshet me recepsionistin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vetëdorëzohet në Polici Arlind Hoxha, i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

15 January 2026 at 13:35

Një zhvillim i ri ka ndodhur në rastin e rëndë të “Vrasjes së mbetur në tentativë” në Prizren, ku policia ishte në kërkim të disa personave të dyshuar.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se Arlind Hoxha rreth 31 vjeç është duke u vetëdorëzuar në Polici, lidhur me ngjarjen e datës 05.01.2026, rreth orës 22:45, në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Rasti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ku sipas informacioneve nga terreni, i dyshuari Gabrijell Shala rreth 21 vjeç dhe Egzon Reshani rreth 34 vjeç, që lëviznin me një veturë Audi A6 të zezë, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave.

Në këtë incident u raportua se mbeti i plagosur Veton Hoxha rreth 34 vjeç, i cili sipas mjekëve ishte në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj një personi tjetër, ku sipas provave shtesë dhe video-incizimeve, dyshohet se edhe Fidan Tabaku rreth 25 vjeç i cili fillimisht ishte trajtuar si viktimë, tashmë është cilësuar si i dyshuar, nën dyshimet se ka përdorur armë zjarri, duke u ngarkuar për veprat penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve”.

Me urdhër të Gjykatës, njësitet policore kanë kryer bastisje në objektin e banimit dhe lokalin e Tabakut, ndërsa i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vetëdorëzohet në Polici Arlind Hoxha, i dyshuar për tentim vrasje në Prizren appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet “në flagrancë” palestinezi në Prishtinë, dyshohet se tentoi të vjedhë iPhone, iPad dhe orë dore në Central Park

15 January 2026 at 13:32

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qendrën tregtare Central Park në Prishtinë, ku një shtetas i huaj është kapur në flagrancë, nën dyshimin se ka tentuar të kryejë vjedhje në një lokal.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 14.01.2026, rreth orës 21:30, në lokalin “Wish Baytech”, në hapësirat e Central Park.

Sipas informacioneve, i dyshuari është identifikuar si Jasim Kamal Belkasmi, rreth 43 vjeç, shtetas palestinez, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar të marrë disa pajisje elektronike me vlerë të konsiderueshme.

Siç mësohet, i dyshuari dyshohet se ka tentuar të vjedhë:

            •           Një telefon në vlerë 469 euro

            •           Një orë dore në vlerë 249 euro

            •           Një iPad në vlerë 369 euro

Burimet bëjnë me dije se pala ankuese e ka hasur të dyshuarin në momentin e kryerjes së aktit, ndërsa veprimet e tij dyshohet se janë incizuar edhe nga kamerat e sigurisë të lokalit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion, ku janë intervistuar edhe dëshmitarët e rastit.

Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar si “Vjedhje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje në Qendrën e Mbajtjes.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet “në flagrancë” palestinezi në Prishtinë, dyshohet se tentoi të vjedhë iPhone, iPad dhe orë dore në Central Park appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është taksisti 55-vjeçar që u gjet pa shenja jete në Prizren

15 January 2026 at 12:26

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Prizren, ku një taksist është gjetur pa shenja jete në rrugën “Hajdar Shalla”.

Sinjali mëson se viktima është Avgustin Spaqi, 55-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 01:00, kur Policia ka pranuar informacion se në këtë lokacion ishte gjetur një person i shtrirë dhe pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla policore, ndërsa viktima është vërejtur nga dëshmitari, i cili e kishte njoftuar Policinë përmes telefonit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe polici hetues kujdestar i Stacionit Policor Prizren, si dhe Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Sipas informatave, në trupin e pajetë nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetimi i vdekjes” dhe vazhdon të jetë nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është taksisti 55-vjeçar që u gjet pa shenja jete në Prizren appeared first on Sinjali.

E kanosi bashkëshorten përmes WhatsApp-it, i dyshuari dërgohet në mbajtje

15 January 2026 at 12:24

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka deklaruar se është kanosur nga bashkëshorti i saj përmes WhatsApp-it.

Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur më 14.01.2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Ago Agaj” në Vaganicë.

Sipas asaj që është transmetuar tek Prokuroria, rezulton se pas një mosmarrëveshjeje për fëmijën e tyre dy muajsh, i dyshuari K. B e ka kanosur seriozisht bashkëshorten gjatë një video-thirrjeje, derisa ajo ishte tek familja e saj në Mitrovicë.

Me rekomandimin e Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Viktima ka mbetur të qëndrojë në shtëpinë e prindërve të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E kanosi bashkëshorten përmes WhatsApp-it, i dyshuari dërgohet në mbajtje appeared first on Sinjali.

E rëndë: Taksisti 55 vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren

15 January 2026 at 12:19

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren, në orët e para të mëngjesit.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 01:00, në rrugën “Hajdar Shalla”, ku Policia ka pranuar informacion se një person ishte i shtrirë dhe pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë patrulla policore, ndërsa viktima është vërejtur nga dëshmitari, i cili e kishte njoftuar Policinë përmes telefonit.

Viktima është identifikuar si A. S, i lindur më 1970, i cili sipas informatave ishte taksist.

Në vend ka dalë edhe polici hetues, ndërsa është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda – Prizren, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Sipas informatave, në trup nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “Hetimi i vdekjes”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: Taksisti 55 vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | E kërkonin për tri vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari (EMRI)

15 January 2026 at 06:59

Një person i kërkuar për disa raste vjedhjeje është arrestuar në Prishtinë dhe është dërguar në ndalim.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më 13.01.2026, njësiti policia ka ndaluar për legjitimim personin Dren (Afrim) Gashi rreth 30 vjeç, i cili gjatë verifikimit në sistem ka rezultuar se ishte në kërkim policor lidhur me veprën penale “Vjedhje”.

Sipas informacioneve, i dyshuari është intervistuar në Polici, pasi dyshohet se ka kryer tri (3) vjedhje në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme.

Gjatë intervistimit, atij i janë prezantuar edhe video-incizimet e siguruara nga hetimet, ku sipas burimeve, i dyshuari i ka pranuar veprat penale.

Me vendim të prokurorisë, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | E kërkonin për tri vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari (EMRI) appeared first on Sinjali.

Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek

15 January 2026 at 06:59

Një person është ndaluar nga Policia në Klinë, pasi gjatë kontrollit për siguri i është gjetur një armë e shkurtër me gaz, të cilën e mbante të vendosur në brez.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 16:00, në rrugën “Mehdi Morina”, në lagjen Dukagjini në Klinë.

I dyshuari në këtë rast është Qazim Zogaj, rreth 22 vjeç.

Sipas informatave, njësiti policor që ishte i angazhuar në kuadër të planit operativ “Parandalimi i posedimit, konsumimit dhe shitblerjes së substancave narkotike 2025”, gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz të tipit “Wolter Professional 9mm”, si dhe një fishek në karikator, për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje.

Pas identifikimit të armës, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë, ku edhe është intervistuar.

Arma, së bashku me karikatorin dhe fishekun, është sekuestruar dhe është dokumentuar si provë materiale në procedurë.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet me armë në brez në Klinë, Policia sekuestron pistoletën me gaz dhe një fishek appeared first on Sinjali.

❌
❌