Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Main stream

Grok kufizon gjenerimin e imazheve pas shqetësimeve për deepfake

9 January 2026 at 14:00


Redaktimi i imazheve në mjetin Grok AI të X është kufizuar vetëm për abonentët me pagesë, sipas një mesazhi të shfaqur nga chatbot.

Përdoruesit ishin në gjendje të ngarkonin një fotografi dhe t'i kërkonin Grokut ta ndryshonte imazhin, por sistemi i Al tani u përgjigjet kërkesave me këtë mesazh: "Gjenerimi dhe redaktimi i imazheve aktualisht janë të kufizuara vetëm për abonentët që paguajnë".

Kjo vjen pasi Fondacioni i Mbikëqyrjes së Internetit (IWF) paralajmëroi se kriminelët përdorën Grok për të krijuar imazhe të abuzimit seksual me fëmijë.

X dhe xAI, të dyja në pronësi të miliarderit Elon Musk, janë kritikuar ashpër ditët e fundit pasi shumë përdorues, kryesisht gra, thanë se kishin parë imazhe seksuale të gjeneruara nga Al të vetes në X.

Kryeministri britanik Keir Starmer e quajti këtë "të turpshme" dhe "të neveritshme".

Ai i tha X "ta merrte kontrollin mbi këtë çështje".

Ndryshe, Musk tha se një version i ri i Grok ishte publikuar dhe i nxiti përdoruesit të përditësonin aplikacionin e tyre, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë përditësimesh përmbante versioni i ri.

Manjati i teknologjisë ka këmbëngulur më parë se "kushdo që përdor Grok për të krijuar përmbajtje të paligjshme do të vuajë të njëjtat pasoja sikur të kishte ngarkuar përmbajtje të paligjshme".

X ka thënë se ndërmerr veprime kundër përmbajtjes së paligjshme, përfshirë materialin e abuzimit seksual me fëmijë, "duke e hequr atë, duke pezulluar përgjithmonë llogaritë dhe duke bashkëpunuar me qeveritë lokale dhe zbatimin e ligjit sipas nevojës". /Telegrafi/

Paris Hilton: Infinite Icon movie ekskluzivisht në CineStar Megaplex më 30 janar

By: Cinestar
9 January 2026 at 11:19


CineStar Megaplex në Prishtina Mall sjell një ngjarje të veçantë kinematografike që shënon një moment unik për fansat e muzikës, dokumentarëve dhe historive frymëzuese: “Paris Hilton: InfiniteIcon - A Visual Memoir” që shfaqet vetëm me 30 Janar, ekskluzivisht në CineStar Megaplex, në formatet premium 4DX dhe ScreenX .

Pas dokumentarit të shumëpërfolur This Is Paris dhe librit autobiografik bestseller Paris: The Memoir, Paris Hilton rikthehet me projektin e saj më të thellë dhe më personal deri më sot. Infinite Icon është një rrëfim personal, emocional dhe artistik, ku ajo jo vetëm që tregon historinë e saj, por e zotëron plotësisht atë. Përmes muzikës dhe imazhit, Hilton çliron të vërtetën e saj dhe prezanton njëportret autentik, larg stereotipeve dhe titujve mediatikë që e kanë ndjekur për vite me radhë.

Filmi ndjek jetën e saj me ritëm të pandalur si sipërmarrëse globale, artiste, DJ, modele dhe aktiviste,duke u ndalur në momente kyçe të së kaluarës dhe të tashmes. Një pikë kthese emocionale vjen kur Paris flet hapur për traumat e fëmijërisë dhe përvojat e dhimbshme në shkolla internati, rrëfime që e shndërruan atë në një zë të fuqishëm për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbylljen e institucioneve abuzive. Ky dimension e bën Infinite Icon jo vetëm një dokumentar muzikor, por edhe një akt shërimidhe ndërgjegjësimi.

Në qendër të filmit qëndron muzika – elementi që ka shoqëruar çdo fazë të jetës së saj. Infinite Icon vazhdon aty ku This Is Paris u ndal, duke ndjekur rikthimin e Paris Hilton në muzikë në vitin 2024, publikimin e albumit të saj të dytë dhe koncertin e parë madhështor në Hollywood Palladium. Historia rrëfehet përmes këngëve, pamjeve arkivore ekskluzive, intervistave personale dhenarracionit të vetë Hilton-it, duke krijuar një përvojë të fuqishme emocionale dhe vizuale.

Përjetimi në CineStar Megaplex bëhet edhe më spektakolar falë formateve 4DX, që shtojnë lëvizjedhe efekte speciale si ulëse që lëvizin, erë, ujë, e të tjera, për një zhytje totale në emocionet e filmit,dhe ScreenX, që zgjeron ekranin në 270 shkallë, me pamje nga 3 ekrane, duke e bërë publikun pjesëtë koncertit dhe rrëfimit vizual. Këto formate e shndërrojnë Infinite Icon në më shumë sesa njëshfaqje – në një eksperiencë të paharrueshme.

Vetëm me 30 Janar, ekskluzivisht në CineStar Megaplex. Një datë, një shfaqje speciale, një histori e vërtetë që nuk duhet humbur.

Më shumë informacione dhe biletat mund ti gjeni në cinestarcinemas-ks.eu në aplikacionin CineStarKosova ose në arkat e kinemasë!

Yesterday — 8 January 2026Main stream

BM – Starmer: X duhet të marrë masa mes shqetësimeve për imazhet e gjeneruara nga “Grok”

8 January 2026 at 17:59

LONDËR, 8 janar /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se platforma X duhet të marrë masa mes shqetësimeve në lidhje me krijimin e imazheve të seksualizuara të të rriturve dhe fëmijëve përmes IA-së të integruar në faqen e medias sociale.

Starmer tha se mbështet “Ofcom”, rregullatorin britanik për shërbimet e komunikimit – i cili po heton X dhe xAI – platforma sociale e themeluar nga Elon Musk e cila krijoi “Grok”, aplikacioni falas i inteligjencës artificiale i projektuar nga xAI, që ofron kërkim në kohë reale, gjenerim imazhesh etj.

Deklarata e Starmer vjen pasi një ish-ministër i kërkoi qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Partisë Laburiste të ndalonin plotësisht përdorimin e faqes.

Përdoruesit e X duket se e kanë nxitur inteligjencën artificiale “Grok”, e cila është e integruar në platformë, të gjenerojë imazhe të rreme të fëmijëve.

“Kjo është e turpshme. Është e neveritshme. Dhe nuk duhet toleruar”, tha Starmer.

“X duhet ta kuptojë këtë. “Ofcom” ka mbështetjen tonë të plotë për të ndërmarrë veprime në lidhje me këtë. Është e paligjshme. Nuk do ta tolerojmë. Kam kërkuar që të gjitha opsionet të jenë në tryezë”, shtoi kyeministri britanik.

Më herët, ministrja e Teknologjisë, Liz Kendall tha se duhej të ndërmerreshin veprime urgjente për këtë çështje – duke shprehur mbështetje për “Ofcom” për të ndërmarrë çdo veprim zbatues që konsiderohej i nevojshëm. //a.i/

The post BM – Starmer: X duhet të marrë masa mes shqetësimeve për imazhet e gjeneruara nga “Grok” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Pesë shenjat që tregojnë se Putini po përgatitet për një luftë më të madhe në Evropë

2 January 2026 at 11:15


Nga: Robert Fox / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Ofensiva e informacionit e Putinit, me pretendimin se rezidenca e tij u sulmua këtë javë nga dronët e Ukrainës - për të cilin nuk është publikuar asnjë provë materiale - pati një sukses të shkëlqyeshëm. Ka fituar zemërimin e dukshëm simpatizues të Donald Trumpit. Në të njëjtën kohë, përmbysi çdo mundësi për propozime paqeje të diskutuara nga Ukraina dhe evropianët.

Reagimi i shtirur nga ekipi i Putinit - Lavrovi, zëvendësministri i tij Sergei Ryabkov dhe zëdhënësi Dmitry Peskov - përbën kërcënim të hapur se lufta në Ukrainë do të vazhdojë. Rusia po shton kërkesat e veta - duke kërkuar tani dorëzimin e dy rajoneve të tjera, Zaporizhia dhe Herson, krahas Donbasit dhe Krimesë.

Ka gjithashtu një kërcënim të fshehur, por të qartë ndaj Evropës Perëndimore - përfshirë Mbretërinë e Bashkuar - se lufta në Evropën Lindore do të thellohet dhe zgjerohet. Kjo do të thotë se shtetet anëtare të NATO-s po kërcënohen - tri shtetet baltike që kufizohen me Rusinë, Finlanda, Polonia dhe Norvegjia. Finlanda dhe Suedia kanë paralajmëruar se popullsitë civile duhet të jenë të përgatitura për luftë. Tri distriktet veriore të Norvegjisë, që shtrihen deri te kufiri i përbashkët arktik me Rusinë, kanë hartuar plane evakuimi.

Lexo po ashtu nga Robert Frost:
- Parashikimet e mia për mënyrën se si konflikti global mund të zhvillohet në vitin 2026
- Ukraina mund të fitojë - vetëm nëse aleatët e saj janë seriozë për mbrojtjen

Edhe Britania është zonë në shënjestër.

Pjesa tjetër kryesore në garën informative me Rusinë ishte fotografia në The Sunday Times e një fregate britanike që i afrohej - në ujërat territoriale të Mbretërisë së Bashkuar - anijes ruse të zbulimit që kontrollon edhe mjetet nënujore. Skena po vëzhgohej nga një nëndetëse kërkuese dhe sulmuese britanike e klasit Astute. Deri më tani, Ministria e Mbrojtjes kishte publikuar vetëm fotografi të fregatës që i afrohej anijes Yantar. Zbulimi se një nëndetëse po e ndiqte, gjithashtu tregon se bëhet fjalë për një lojë shumë më serioze.

Yantar-i është anija kryesore sipërfaqësore e drejtorisë ruse për shërbimin e inteligjencës nënujore, e njohur me akronimin Gugi. Ajo filloi gjatë Luftës së Ftohtë, por është përforcuar nga Putini për të kryer vëzhgim nënujor - sidomos të kabllove të komunikimit, tubacioneve të naftës dhe gazit. Yantar-i prej vitesh ka bërë kërkime në ujërat britanike - roja bregdetare irlandeze vuri re interesimin e saj të dyshimtë për kabllot transatlantike teksa, dy vjet më parë, qëndroi jashtë Limerikut për një muaj.

Yantar-i mund të lëshojë dronë nënujorë për vëzhgim dhe sulm. Platforma më e fuqishme në arsenalin e Gugi-t është nëndetësja Belgorod - aktualisht nëndetësja më e madhe në botë dhe jashtëzakonisht e vështirë për t’u ndjekur nga NATO. Ajo mund të lëshojë Poseidon-in, një dron i drejtuar nga energjia bërthamore me një rreze veprimi, sipas Putinit, prej dhjetë mijë kilometrash. Sipas mburrjes së fundit të Putinit, ai është projektuar të mbajë një kokë bërthamore. Kjo i përket së ardhmes. Potenciali më shqetësues tani - si i Poseidon-it ashtu dhe i Yantar-it - është aftësia për të lëshuar një gamë të tërë dronësh nënujorë për sulm dhe vëzhgim.

Kjo veçori e flotës Gugi, me anije sipërfaqësore dhe nëndetëse, të drejtuara nga njerëz dhe në mënyrë automatike, me madhësi dhe rreze të ndryshme, është ajo që shqetëson Marinën Mbretërore dhe komandantin e saj të ri, gjeneralin Gwyn Jenkins. Kohët e fundit ai ka nisur një ofensivë informative për të shpjeguar se pse po urdhëron dislokimin e dronëve sipërfaqësorë dhe të nëndetëseve të marinës britanike, dhe pse po bashkëpunon me Norvegjinë për ta furnizuar me sensorë dhe anije konceptin e Bastionit Atlantik - për të monitoruar aktivitetin e rrezikshëm rus përmes hapësirave midis Ishujve Faro dhe Islandës në Atlantikun e Veriut.

Ekipi i Kremlinit po përdor përrallën e sulmit me dron ndaj rezidencës së Putinit në Novgorod, si një mënyrë për ta shkëputur Trumpin nga mbështetja për Evropën dhe NATO-n për përkrahje të vazhdueshme ndaj Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk mundi të sqarojë numrin e dronëve në sulm - Lavrovi tha se ishin 91, Kremlini vetëm 41 - dhe tha se “provat s’kanë rëndësi”. Peskovi pastaj shtoi se kushtet për paqe janë “ashpërsuar”, se janë kthyer te kërkesa fillestare e vitit 2021 - e përsëritur në verën e 2022, pas pushtimit - që Ukraina duhet të “denazifikohet” me zgjedhje të reja që do ta sillnin një president kukull në Kiev i cili do ta ndiqte linjën e Moskës.

Është domethënëse vërejtja e Trumpit për lajmin se rezidenca e Putinit ishte sulmuar: “E dini kush ma tha? Presidenti Putin, herët në mëngjes më tha se ishte sulmuar. Nuk është mirë”. Si rrjedhojë, Evropa tani duhet të ketë një plan alternativ për të arritur paqe dhe siguri në Ukrainë.

Janë pesë shenja që tregojnë se Putini po përgatitet për një luftë më të gjerë:

Së pari, janë shpallur planet për thirrje të mëtejshme të rezervistëve. Humbjet në fushëbetejë janë ende të mëdha - deri në 400 mijë vetëm këtë vit dhe më shumë se 1,500 në ditë në Donbas këtë muaj. Rezervistët do të dërgohen në vijën e parë të frontit - në kundërshtim me rregullat normale të shërbimit. Putini mund të jetë duke menduar për ngritjen e një ushtrie tjetër, deri në një milion e gjysmë ushtarë brenda dy vjetësh - dhe është i gatshëm të humbasë një pjesë të madhe të saj.

Së dyti, vendet mike ish-sovjetike - stacionimi në Bjellorusi i raketës hipersonike dhe me potencial bërthamor Oreshnik, orientuar drejt Evropës. Por, kjo armë ende nuk është e provuar.

Së treti, në shtetet baltike. Presioni tashmë po rritet mbi Letoninë. Pakica ruse atje, që përbën një të katërtën e popullsisë, bombardohet dhe shqetësohet nga propaganda ruse dhe nga ndikues të sponsorizuar nga Rusia. Kohët e fundit Rusia ka ndërtuar rrugët hyrëse drejt kufijve të Estonisë dhe Letonisë.

Së katërti, ka kërcënime të paqarta dhe presion ndaj shteteve të NATO-s në kufi - duke shtyrë emigrantë dhe refugjatë të padëshiruar drejt kufirit me Finlandën - duke komprometuar postat dhe patrullat kufitare në Norvegji dhe Estoni.

Së pesti, rritja e ritmit të aktiviteteve të flotës Gugi që monitoron infrastrukturën nënujore jetike - nga Norvegjia përtej Baltikut perëndimor dhe në rajonin më të gjerë të ujërave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.

Hetimet e vazhdueshme do të shoqërohen me veprimtari misterioze të dronëve rreth porteve dhe aeroporteve - ndonëse këto janë zbehur gjatë muajit dhjetor. Po vazhdon kërcënimi i aktiviteteve kibernetike armiqësore, që zakonisht është i kryer nga palë të treta dhe grupe përfaqësuese [Proxy]. Ato janë të shumta - 50 mijë në vit në Mbretërinë e Bashkuar; shumica janë të paqarta dhe mohuese. Sulmi ndaj Jaguar Land Rover-it i kushtoi kompanisë 1.5 miliardë paundë [vlera e përafërt e 1.71 miliardë eurove] dhe ekonomisë britanike pesë miliardë paundë [vlera e përafërt e 5.73 miliardë eurove], dhe zyrtarisht nuk iu atribua askujt - sipas Qeverisë [Whitehall].

Përzierja vdekjeprurëse e kërcënimit dhe rrezikut tani e gjen Mbretërinë e Bashkuar - me mbrojtjen e saj - kryesisht të papërgatitur, prandaj vjen paralajmërimi nga gjenerali Jenkins dhe Marina. Pavarësisht premtimeve të mëdha në Rishikimin e Mbrojtjes në qershor, forcat e armatosura janë të pakta dhe me financim të mangët. Ushtria Britanike ka pajisje vetëm për një forcë prej 20 mijë trupash dhe aktualisht janë të pezulluara programet kryesore për artileri, tanke dhe transportues këmbësorie - kryesisht për shkak të konfuzionit dhe pavendosmërive në Qeveri dhe mungesës së fondeve. Forcat Ajrore Mbretërore kanë mungesë të pilotëve të trajnuar dhe Marina Mbretërore nuk ka sa duhet marinarë për të manovruar të gjithë flotën e saj të anijeve.

Shqetësimi më i madh - nga ajo që tashmë mund të quhet mashtrimi i madh me dronë në Novgorod - është ajo që nënkupton shpërthimin e ri të arrogancës së Putinit. Ai tashmë rrezikon me një përballje të drejtpërdrejtë me NATO-n - qoftë në Baltik, në Arktik apo përmes Mesdheut. Kjo do të nënkuptonte aktivizimin e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut, i cili thotë se nëse një aleat sulmohet, të gjithë aleatët janë të detyruar të vijnë në ndihmë.

Për Britaninë, kjo shtron pyetjen nëse është e aftë të përmbushë atë që i kërkohet. Për ShBA-në dhe Trumpin, kjo shtron çështjen e angazhimit. Disa mbështetës të Trumpit kanë tentuar të argumentojnë se kushtet e Nenit 5 nuk janë të detyrueshme - dhe duhet të zbatohen për partnerët evropianë vetëm nëse ndonjëri prej tyre sulmohet. Por, kushtet e traktatit janë të qarta - mbrojtja e ndërsjellë e të gjithë 32 aleatëve të NATO-s është detyrim sipas traktatit të ratifikuar nga Kongresi. Lajm i keq për Donald Trump - çfarëdo që t’i ketë thënë shoku i tij në telefon nga Moska. /Telegrafi/

Serialet dhe filmat që do të publikohen në Netflix gjatë janarit 2026

2 January 2026 at 10:01


Netflix do të sjellë një valë të re filmash dhe serialesh që do të mbushin ekranet e publikut me histori të reja dhe emocionuese këtë vit.

Madje, disa prej tyre nuk janë fare larg – do të jenë të disponueshme tashmë këtë muaj.

Shumë prej këtyre titujve po priten me padurim dhe entuziazëm nga shikuesit, të cilët mezi presin të zhytën në aventura të reja, mistere dhe histori romantike.

Në listën e mëposhtme do të gjeni filmat dhe serialet që do të publikohen këtë muaj në Netflix, dhe që nuk duhet t’i humbisni.

The Rip


Çdo film që ribashkon Ben Affleck dhe Matt Damon ia vlen të ndiqet, dhe ky duket të jetë një copë veprimi mjaft argëtuese. Të dy luajnë rolin e policëve, të cilët merren me shkatërrimin e bazave kriminale për të konfiskuar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, por kjo shpesh i vendos ata përballë tundimit.

Filmi duket se përqendrohet te një fitim i madh parash që ata arrijnë të gjejnë, më i madh se sa pritej, dhe pasojat që mund të ketë një zbulim i tillë. Besimi i tyre ndaj njëri-tjetrit do të testohet në maksimum, dhe traileri tregon qartë se mund të presim shkrepje, ndjekje me makina dhe shumë më tepër.

Vjen më 16 janar.

His & Hers


Kjo shfaqje misterioze duket intriguese, dhe do të vendosë Jon Bernthal dhe Tessa Thompson përballë njëri-tjetrit në një situatë të çuditshme, teksa luajnë një çift të martuar që po kalon një krizë të madhe në marrëdhënie, ndërkohë që hetojnë të njëjtën ngjarje kriminale. Thompson luan rolin e një gazetareje të dëshpëruar për të zbuluar sekretin e çështjes, ndërsa Bernthal është oficeri i policisë që merret me hetimin.

Të dy kanë fshehtësi dhe plagë që do të dalin gjatë zhvillimit të ngjarjeve, dhe duket qartë se do të ketë shumë tension dhe momente dramatike. Puna e Bernthal është gjithmonë e shquar, dhe kjo shfaqje duket të jetë një tjetër rast ku ai shkëlqen.

Vjen më 8 janar.

Bridgerton – Sezoni 4, Pjesa 1


Një nga shfaqjet më të mëdha të Netflix-it rikthehet këtë janar, me gjysmën e parë të sezonit të ri të Bridgerton që del në fund të muajit. Premton më shumë histori dashurie, ndërsa një çift tjetër përballet me dilemat e "do të jenë apo nuk do të jenë". Jonathan Bailey luan një rol kryesor këtë sezon.

Ai është shumë më i famshëm sesa kur u transmetua Bridgerton për herë të parë, jo të paktën falë suksesit fenomenal të filmave Wicked, por fatmirësisht mbetet një aktor mjaft simpatik. Mund të presim skena pasionante, shumë nën-rrëfime romantike dhe të paktën një sallë baleti mahnitëse.

Vjen më 29 janar.

People We Meet on Vacation


Duket se ky do të jetë një muaj romantik në Netflix, me këtë adaptim të një romani të njohur që pritet të ketë shikueshmëri të madhe. Historia tregon dy shokë të ngushtë fëmijërie që vendosin të bëjnë një udhëtim vjetor së bashku, përgjithmonë.

Gjatë viteve, ata rriten dhe fillojnë të kuptojnë se lidhja që ndajnë mund të jetë diçka më e veçantë dhe më e rrallë se sa kishin supozuar. Mund të supozojmë fundin e historisë, por gjithmonë ka diçka të bukur në rrugëtimin drejt dashurisë së vërtetë.

Vjen më 9 janar.

Agatha Christie's Seven Dials


Gjatë dekadave ka pasur shumë mjeshtra të zhanrit misterioz, por pakkush kanë ndikimin e Agatha Christie. Është gjithmonë një kënaqësi kur një nga romanet e saj adaptohet, dhe ky version i ri i The Seven Dials Mystery duket se do të jetë një kënaqësi totale, me Mia McKenna-Bruce në rolin e një nga detektivët më të dashur të Christie.

Priten vrasje makabre, momente të papritura dhe, si gjithmonë, një kthesë e madhe në fund që do të ndryshojë atë që mendonit se e dinit për gjithë çështjen. Dukët ideale për një mbrëmje të qetë dhe të këndshme për shikim.

Vjen më 15 janar.

Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit "Stranger Things"

1 January 2026 at 14:35


Netflix përjetoi përsëri një bllokim të sistemit, këtë herë menjëherë pas publikimit të episodit të fundit të "Stranger Things", duke e bërë shikimin e finales së shumëpritur një përvojë frustruese për një numër të madh fansash në të gjithë botën.

Seriali "Stranger Things" përfundoi më në fund në prag të Vitit të Ri, pas pesë sezonesh që u transmetuan gjatë pothuajse një dekade.

Episodi i fundit i sezonit të pestë, i titulluar "Kapitulli Tetë: Ana e djathtë lart", u publikua në orën 5 pasdite sipas orës PT, por menjëherë pas kësaj, platforma e Netflix ndaloi së funksionuari siç duhet.

Një numër shikuesish raportuan se nuk mundën ta fillonin episodin dhe në vend të kësaj morën një mesazh në ekranet e tyre që shkruante: "Diçka shkoi keq. Na vjen keq, po kemi probleme me kërkesën tuaj. Do të gjeni shumë për të eksploruar në faqen kryesore".

Supozohet se ndërprerja ndodhi për shkak të një numri jashtëzakonisht të madh përdoruesish që përpiqeshin të shikonin finalen e serialit në të njëjtën kohë, gjë që mbingarkoi serverat e platformës.

- YouTube youtu.be

Reagimet në rrjetet sociale ishin të trazuara. Tifozët shprehën pakënaqësinë e tyre sepse u penguan të shikonin episodin që supozohej të zbulonte fatin e të gjithë personazheve kryesorë pas betejës së tyre të fundit me të keqen Vecna.

Ata ishin veçanërisht të frustruar sepse ishte fundi i shumëpritur i një prej serialeve më të njohura të Netflix.

Interesante është se në të njëjtën kohë u shfaqën komente edhe nga shikues që e kishin parë tashmë episodin dhe shprehën zhgënjim me përmbajtjen e tij, gjë që i habiti disa njerëz që Netflix e kishte hequr fare atë.

Të tjerë theksuan se, duke pasur parasysh historinë e problemeve të ngjashme gjatë premierave të mëdha, ky skenar nuk duhet të kishte ardhur si surprizë.

Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit u publikua në tre pjesë. Pjesa e parë, e cila përbëhej nga katër episode, u publikua më 26 nëntor, ndërsa pjesa e dytë me tre episode u publikua ditën e Krishtlindjeve. Pjesa e tretë përbëhej nga një episod i gjatë i publikuar në prag të Vitit të Ri, pikërisht ai që shkaktoi një kolaps të ri teknik të platformës.

Për shkak të frikës nga problemet teknike, disa nga fansat më të përkushtuar vendosën të shmangnin Netflix dhe ta shikonin finalen në kinema, duke blerë bileta për shfaqjet e episodit të fundit.

Kjo nuk është hera e parë që Netflix përballet me probleme të tilla. Platforma u ndërpre një muaj më parë, kur u publikuan episodet e pjesës së parë të sezonit të pestë. Në atë kohë, shërbimi i transmetimit tha në një deklaratë për The Hollywood Reporter se "disa anëtarë përjetuan shkurtimisht një problem me transmetimin në pajisjet televizive, por shërbimi u rivendos për të gjitha llogaritë brenda pesë minutash". /Telegrafi/

Drama e re festive "Goodbye June" nga regjisorja Kate Winslet sjell një histori emocionuese për një familje

1 January 2026 at 12:15


Netflix ka publikuar një dramë të re festive, "Goodbye June", me regji nga Kate Winslet.

Është një histori emocionuese për një familje, dhe filmi është gjithashtu i veçantë sepse në të morën pjesë një nënë dhe një bir. Winslet drejtoi skenarin e shkruar nga djali i saj, Joe Anders.

Ngjarja fillon kur June, e luajtur nga Helen Mirren, rrëzohet në shtëpinë e saj në Londër. Familja mëson lajmin shkatërrues se kanceri i June është përhapur dhe ajo mund të mos jetojë për të parë Krishtlindjet.

June e pranon situatën e saj, ndërsa bashkëshorti i saj Bernie, i luajtur nga Timothy Spall, mezi tregon ndonjë reagim. June e kupton se mund t'i përdorë ditët e saj të fundit për të shëruar plagët e vjetra familjare.

- YouTube youtu.be

"Goodbye June" flet për prioritetet, kujdesin për të dashurit dhe bashkimin si mburojë kundër problemeve të jetës. Sipas Decider, regjisorja Kate Winslet u përqendrua në performancën e aktorëve. Ajo mblodhi një ekip që i jep peshë të veçantë materialit të plotë. Qasja e saj regjisoriale është e përmbajtur me theks në një ton të ndershëm që shmang ekzagjerimin.

Kritikët e filmit kanë mendime të ndara, kështu që disa e lavdërojnë emocionin dhe aktrimin e saj, ndërsa të tjerë e përshkruajnë atë si shumë patetik. Siç shkruan The Guardian, shumë pajtohen se filmi është larg titujve më të këqij të disponueshëm në shërbimet e transmetimit.

Ata vlerësuan veçanërisht kastin e talentuar dhe të vërtetat universale rreth jetës dhe vdekjes. Kritikët deklaruan gjithashtu se "Goodbye June" ofron një ekuilibër të arsyeshëm ngrohtësie dhe trishtimi dhe meriton lotët që do të ngjallë te shikuesit. /Telegrafi/

Publikohet 'trailer'-i i episodit të fundit të serialit "Stranger Things"

31 December 2025 at 15:20


I titulluar "The Rightside Up", episodi i fundit është në fakt episodi i tetë i sezonit të pestë dhe të fundit të serialit.

Netflix publikoi katër episodet e para të sezonit të pestë në Ditën e Falënderimeve (27 nëntor) si "Stranger Things 5 : Volume 1" dhe më pas tre episodet e tjera në Ditën e Krishtlindjeve si "Volume 2".

Pjesa e dytë përfundon me episodin e shtatë, në të cilin Max (Sadie Sink), i rikthyer me sukses në vetëdije, zbulon planin e të keqes kryesore Vecna për të bashkuar botën me një dimension paralel.

- YouTube www.youtube.com

Personazhet hartojnë një plan për të hyrë në Humnerë, për të shpëtuar fëmijët e rrëmbyer dhe për të shkatërruar Vecnën me një bombë.

Në skenën e fundit, Vecna - ende i maskuar si Henry Creel - ribashkon viktimat e tij të shpëlarë trurin në një seancë ndërsa ato transportohen në Humnerë.

Matt dhe Ross Duffer krijuan serialin "Stranger Things" pothuajse dhjetë vjet më parë dhe Netflix publikoi sezonin e parë në korrik 2016.

Misteri paranormal u bë menjëherë një fenomen, me sezonet e dytë dhe të tretë që u publikuan përkatësisht në 2017 dhe 2019.

Ashtu si sezoni i pestë, edhe sezoni i katërt u publikua në dy pjesë të ndara në maj dhe korrik 2022.

Seriali gjithashtu solli shfaqjen skenike "Stranger Things: First Shadow", e cila u shfaq premierë në West End të Londrës në vitin 2023 dhe aktualisht po luhet në Broadway. /Telegrafi/

Parashikimet e mia për mënyrën se si konflikti global mund të zhvillohet në vitin 2026

29 December 2025 at 10:35


Nga: Robert Fox / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Ka diçka ambivalente në lidhje me sezonin e festave, pasi zakonisht nxit një shpërthim parashikimesh gazetareske për gjëra të këqija që priten në Vitin e Ri - më shumë telashe, murtaja dhe luftëra më të këqija. Një pikë ngushëllimi është se gazetarët, në përgjithësi, janë profetë të dobët. Kështu që, në frymën e paqartë të sezonit, le të hedhim një vështrim mbi vendet dhe rastet që mund të nxisin përplasje më të gjera, madje edhe një luftë rajonale apo një përballje globale.

Nuk parashikoj një luftë në Evropë apo diku tjetër - të llojit të zymtë të Mark Ruttes, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s - “në shkallën e luftërave të etërve dhe gjyshërve tanë”. Çfarëdo që po përgatitet, nuk do të jetë asgjë si luftërat e mëdha të shekullit XX.

Nuk do të ketë ndalim në intensitetin e luftimeve dhe të dhunës që po shohim tani në Ukrainë, Sudan, Ruandë dhe Kongo, si dhe në Jemen. Përballja mes Tajlandës dhe Kamboxhias duket po aq e tensionuar, si gjithmonë, dhe shpërthimet e tmerrshme të trazirave civile dhe masakrave në Mianmar po përshkallëzohen, ndërsa junta ushtarake manipulon zgjedhjet këtë pranverë.

Një shkëndijë e rastësishme në disa nga këto konflikte mund të jetë shkak i një përplasjeje më të gjerë. Siç paralajmëroi Rutte, duhet të jemi të përgatitur për luftë, për ta parandaluar atë.

Vladimir Putini ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë të luftojë për një fitore të plotë në Ukrainë, dhe nëse Evropa dëshiron luftë, ai është gati. Ai ka gjasa të provokojë aleatët evropianë të NATO-s dhe BE-së në disa pika - veçanërisht në Baltik, Atlantikun e Veriut dhe nëpërmjet Ballkanit. Kjo mund të përfshijë përdorimin e incidenteve me flamur të rremë përreth enklavës së Kaliningradit, rripit midis Polonisë dhe Lituanisë. Kjo nënkupton një maskim të një incidenti kufitar si akt agresioni nga një aleat i NATO-s - siç kanë qenë, në muajt e fundit, ndërhyrjet e fshehta ruse në patrullat kufitare me Norvegjinë dhe Estoninë.

Duke marrë parasysh përmirësimin e qëndrueshëm të shërbimeve të nëndetëseve ruse, të vendosura nga Gadishulli Kola, me siguri do të shtohen patrullat shqetësuese të nëndetëseve ruse, për të testuar konceptin e ri të NATO-s për sigurinë dhe sistemin e paralajmërimit të hershëm në Atlantik [Atlantic Bastion]. Ato do të shoqërohen me më shumë vëmendje në ujërat e brendshme britanike si dhe në Baltik - nga anijet dhe nëndetëset e shërbimit të zbulimit dhe sabotimit GUGI, veçanërisht anija e tyre kryesore, Yantar.

Kremlini do të përpiqet të na provokojë, ndërkohë që Amerika e Trumpit sillet mirë me Moskën dhe grindet me aleatët evropianë. Ai do të joshet të veprojë përpara se NATO-ja evropiane të fillojë punën për riarmatim. Një përçarje midis ShBA-së dhe një aleati themelues të NATO-s, Danimarkës - për shkak të Grenlandës - është mundësi tepër e mirë për t’u humbur.

Zona e dytë madhore e rrezikut për Shtetet e Bashkuara është vetë kontinenti amerikan, ku Trumplandi ka rimarrë hegjemoninë në strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare, duke ringjallur pretendimin kontinental të presidentit Monroe të vitit 1823. Nuk është vetëm çështje e ndryshimit të regjimit në Venezuelë, për të cilin Trumpi duket se është i vendosur. Çdo ndërhyrje amerikane në Venezuelë rrezikon të përsërisë gabimet e bëra me pushtimin e Irakut në vitin 2003. Siç tha ish-gjenerali dhe sekretari i shtetit, Colin Powell, nëse prish diçka në këto aksione, atëherë do të përballesh me problemin. Do të ishte e domosdoshme të reformoheshin dhe të menaxhoheshin forcat e sigurisë dhe administrata publike, përndryshe vendi do të përfundonte në një luftë civile shumëvjeçare, si në Irak.

Veprimi në Venezuelë do të përshpejtonte paqëndrueshmërinë në zhvillim në të gjithë rajonin, nga Ekuadori deri në Kolumbi dhe Guajanë. Pas retorikës së ekzagjeruar të Trumpit, elementi kyç është nafta dhe synimi i ShBA-së për t’u bërë fuqia dominuese globale e naftës. Kjo me siguri do të shqetësojë fuqitë e mëdha të OPEC-ut dhe Kinën - një akter i madh në Amerikën Latine.

Rajoni i katërt, Lindja e Mesme, është fuçi baruti për përshkallëzim lufte - nga Kurdistani në Veri deri në Gadishullin Arabik, Sudan dhe Somali përtej Afrikës subsahariane. Gaza mbetet pikë e ndezur, ashtu si Jemeni dhe Sudani. Në Jemenin e Jugut dhe në Sudan, përfaqësuesit e dy fuqive më të mëdha të Gjirit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, janë në luftë të hapur. Regjimi i brishtë në Iran mund të zgjedhë momentin për të sulmuar - drejtpërdrejt Izraelin ose përmes përfaqësuesve të vet nga Siria e deri te milicia RSF në Darfur dhe më tej.

“Nuk ka ndjenjë sigurie në gjithë Sudanin”, thotë Pasquale Ferrara, që ka hartuar për vite me radhë politikën italiane për rajonin, “por një sasi të madhe armësh”. Luftimet në kufijtë e Ruandës dhe në Republikën Demokratike të Kongos kanë pasoja strategjike, për shkak të garës për minerale të rralla dhe kadmium mes agjentëve të Kinës, ish-grupit Wagner të Rusisë dhe bandave të fuqishme të krimit të organizuar.

Në Azinë Jugore dhe Juglindore - skenari im i pestë rajonal - disa përballje kanë potencial për konflikt. Pakistani dhe India vështrojnë njëri-tjetrën mbi Kashmir dhe Afganistan, dhe India përballet me Kinën përgjatë kufirit të tyre malor. Kamboxhia dhe Tajlanda nuk janë plotësisht në paqe, çfarëdo që të thotë Donald Trump, megjithëse është pak e mundur që problemi të përhapet.

Zona e gjashtë e shqetësimit të madh për konflikt duhet të jetë Kina. Në vitin 2025, Xi Jinping dhe regjimi i tij janë bërë mjeshtër botërorë të artit strategjik të paqartësisë, duke tejkaluar Donald Trumpin dhe Vladimir Putinin. Vitin tjetër, Xi mund të llogarisë se Donald Trumpi është tepër i shpërqendruar nga Venezuela, Ukraina, Gaza dhe egoja e tij për të reaguar me kohë, nëse Kina do të provonte një veprim vendimtar kundër Tajvanit, në mënyrë të hapur ose të fshehtë.

Një përpjekje në kohë të gabuar dhe e dështuar për të marrë Tajvanin, do të provokonte reagim të fuqishëm nga të gjithë akterët e mëdhenj rajonalë të mëdhenj, përfshirë Indinë dhe Japoninë, Australinë dhe Amerikën. Në një skenar më të keq, rrezikohet një përballje vërtet globale.

Rreziqet për luftë dhe konflikt nuk janë vetëm çështje gjeografie të gjashtë rajoneve të brishta, apo të mjeteve të vjetra të luftës dhe diplomacisë. Ekzistojnë edhe mënyrat më pak të dukshme - zakonisht të papublikuara të sulmit, përmes krimeve kibernetike, informacionit dhe ndikimit, një aspekt i sigurisë dhe qëndrueshmërisë për të cilin Mbretëria e Bashkuar, për shembull, duket se është tmerrësisht e papërgatitur. Qeveritë tona thjesht nuk duan të mendojnë për këtë, dhe aq më pak ta bëjnë këtë në mënyrë të hapur apo transparente. Mendoni për dëmin e shkaktuar nga sulmi kibernetik ndaj Jaguar Land Rover, që tani besohet se është vepër e një përfaqësuesi rus - një humbje prej 1.5 miliardë paundë [vlera e përafërt e 1.71 miliardë eurove] për kompaninë dhe pesë [vlera e përafërt e 5.73 miliardë eurove] për ekonominë kombëtare.

Edhe më shqetësuese është ajo që studiuesit e shkollave të biznesit e quajnë fenomeni i “meduzës së zezë” - përbindëshi i tmerrshëm nga thellësitë, që duam ta injorojmë derisa të jetë tepër vonë dhe me pasoja fatale. Meduza e zezë në luftë mund të jetë formë e re e armëve biologjike dhe kimike - diçka më vdekjeprurëse dhe më e pakapshme sesa ricini, sarini, poloniumi dhe noviçoku që kemi parë të përdoren si mjete terrori gjatë gjysmës së shekullit të fundit. Në duart e një anëtari kulti apo fanatiku, ato mund të jenë kërcënimi më i madh nga gjithçka tjetër. /Telegrafi/

Krimet e luftës, vetëm pesë prokurorë trajtojnë rreth një mijë lëndë të trashëguara nga EULEX

27 December 2025 at 22:56


Me rreth një mijë lëndë të trashëguara nga misioni i EULEX-it dhe me një numër të konsiderueshëm aktakuzash të ngritura për krime lufte, vetëm pesë prokurorë të Prokurorisë Speciale përballen me mbledhjen e fakteve për ndërtimin e aktakuzave. Gjatë dekadës së fundit janë ngritur 80 aktakuza ndaj 260 personave.

Trajtimi i çështjeve penale për krime lufte paraqet vështirësi të mëdha për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë. Megjithatë, lehtësim ka sjellë ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, i cili nga viti 2023 parasheh mundësinë e gjykimit në mungesë. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Prokuroria Speciale ka ngritur 20 aktakuza në mungesë ndaj 102 personave, përfshirë rastin e masakrës së Mejës dhe dëbimin e popullsisë civile.

“Për 20 vjet nuk kemi pasur një autoritet të mirëfilltë për hetimin e këtyre veprave penale. Mundësitë tona janë krijuar kryesisht gjatë pesë viteve të fundit, brenda kapaciteteve që kemi. Vetë fakti se kemi një numër të konsiderueshëm aktakuzash tregon se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur. Zgjidhja për këtë çështje është hartimi i një strategjie nacionale për adresimin e të gjitha problemeve në fushën e krimeve të luftës”, tha Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale.

Gjatë vitit 2025 janë ngritur 11 aktakuza për krime lufte, prej të cilave 7 në mungesë. Ndërkohë, janë shpallur 10 aktgjykime, 9 dënuese dhe 1 lirues, me 9 persona të arrestuar.

“Zhvillimet më të mëdha kanë ndodhur si pasojë e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale, me lejimin e gjykimeve në mungesë. Meqë prokurorisë dhe gjykatës u është mundësuar vazhdimi i gjykimeve edhe pa praninë e të akuzuarve, ka pasur rritje të numrit të aktakuzave dhe të gjykimeve në përgjithësi. Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është zero: nuk ka shkëmbim informatash, dokumentacioni, as dërgim ftesash apo njoftimesh për rastet që po hetohen ndaj shtetasve të tyre. Çdo refuzim për bashkëpunim përbën pengesë për një hetim të mirëfilltë dhe një gjykim të drejtë, si dhe pengon vërtetimin e fakteve”, theksoi Nisa Ferati nga FDHK.

Aktualisht, për masakrën e Mejës është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 personave, pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe. Për këtë rast është mbajtur shqyrtimi fillestar, ndërsa masakra e Reçakut vazhdon të jetë ende në fazën e hetimeve.

Sfidë e vazhdueshme në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës mbetet edhe numri i vogël i gjyqtarëve, si pasojë e avancimeve në gjykata, çka po ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e këtyre proceseve./RTK

Paralajmërim për qytetarët: Po keqpërdoret emri i Fondacionit Frutex & Golden Eagle për mashtrime

27 December 2025 at 18:49


Fondacioni Frutex & Golden Eagle ka njoftuar se ditëve të fundit janë raportuar disa raste shqetësuese, ku persona të panjohur janë paraqitur në mënyrë të rreme në emër të fondacionit dhe në emër të pronarit të kompanisë Frutex LLC, z. Shaqir Palushi.

Sipas informatave të deritanishme, këta persona kanë kontaktuar organizata dhe individë të ndryshëm, duke ofruar kinse ndihma humanitare, të cilat janë kushtëzuar me pagesë paraprake.

Fondacioni thekson se këto veprime nuk kanë asnjë lidhje me Frutex & Golden Eagle dhe se bëhet fjalë për tentativa mashtrimi.

Raportohet se kontaktimet janë bërë përmes këtyre numrave të telefonit:

  • +381 62 9247041
  • +381 61 1553871

Fondacioni Frutex & Golden Eagle distancohet plotësisht nga këto veprime dhe u bën thirrje qytetarëve, organizatave dhe institucioneve që të tregojnë kujdes, të mos kryejnë asnjë pagesë dhe të raportojnë rastet e tilla tek organet kompetente.

Po ashtu, fondacioni kërkon nga mediat që ky paralajmërim të publikohet dhe të shpërndahet edhe në rrjetet sociale, me qëllim të informimit sa më të gjerë të publikut dhe parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Ligj i ri në New York - paralajmërime për përdorimin e rrjeteve sociale, si ato për duhanin

27 December 2025 at 18:31


Shteti i New Yorkut ka miratuar një ligj të ri që detyron platformat e rrjeteve sociale t’i informojnë përdoruesit për rreziqet e përdorimit të tepruar, me një fokus të veçantë te shëndeti mendor i të rinjve.

Ky hap shihet si një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndikimet negative që mund të kenë aplikacionet sociale në zhvillimin emocional dhe psikologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, njoftoi se paralajmërimet duhet të theksojnë elementet e dizajnit të aplikacioneve që nxisin përdorimin e tepruar, si rrokullisja e pafund (infinite scrolling) dhe videot që luajnë automatikisht (autoplay).

Ajo i krahasoi këto elemente me paralajmërimet që shoqërojnë duhanin, duke theksuar se përdorimi i vazhdueshëm i rrjeteve sociale mund të ketë pasoja të ngjashme për shëndetin mendor.

Ligji ka si qëllim kryesor mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga efektet negative të përdorimit të zakonshëm të rrjeteve sociale, duke përfshirë varësinë, uljen e fokusit, stresin dhe shqetësimet për imazhin trupor.

Për të garantuar zbatimin e tij, nëse platformat nuk respektojnë këto kërkesa, prokurori i shtetit mund të nisë veprime ligjore dhe të kërkojë gjoba deri në 5000 dollarë për çdo shkelje.

Ky ligj e bën New Yorkun shtetin e parë në SHBA që kërkon në mënyrë ligjore nga platformat e rrjeteve sociale të paralajmërojnë përdoruesit mbi rreziqet e përdorimit të tepruar, duke hapur rrugën për masa të ngjashme edhe në nivele të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Dita e Familjes me filmin SpongeBob në Cineplexx

By: Cineplexx
26 December 2025 at 17:00


Cineplexx sjell një tjetër ngjarje të veçantë për familjet, duke organizuar Ditën e Familjes me filmin e dashur SpongeBob.

Ky event i dedikuar për fëmijë dhe prindër synon të krijojë një të diele plot argëtim, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme të përbashkëta.

Eventi do të mbahet më 28 Dhjetor, nga ora 11:30, dhe përfshin shfaqjen e filmit ikonik “SpongeBob”, një prej filmave më të dashur për fëmijë, i cili vazhdon të argëtojë breza të tërë me humorin dhe aventurat e tij nën det.

Për ta bërë këtë ditë edhe më të veçantë, Cineplexx ka përgatitur një event të pasur aktivitetesh argëtuese për fëmijë.

Maskota SpongeBob 🧽
Facepainting @fjollasfacepaint
Produkte nga Liri për të gjithë fëmijët @liriprizren
Pije Frostea për të gjithë fëmijët @frostea_

Ju presin gjithashtu shumë shpërblime fantastike si :

15x vouchers me nga 20% zbritje - @okaidi_kosovo
5x libra - @librariabuzuku
1x trajnim 6 mujor në vlerë 720€ për programim - @roikids

Kjo mund të ndodhë vetëm në Ballkan: Portieri i ekipit shqiptar doli i revoltuar nga fusha në mes të një ndeshjeje

25 December 2025 at 12:45


"Kjo mund të ndodhë vetëm në Ballkan”, është një fjali që mund ta dëgjosh shpesh kur ndodh ndonjë ngjarje këtu ose në rrethinë që është e pazakontë dhe në kufijtë e joreales.

Pikërisht një gjë e tillë ndodhi në Shqipëri, në një ndeshje të nivelit elitar të futbollit të tyre.

Vora u ndesh me Bylisin në një ndeshje ekipesh që luftonin për mbijetesë, dhe në mes të ndeshjes, trajneri mysafir Mirel Josa hasi një problem vërtet të çuditshëm.

Vendasit morën epërsinë 2-0 në minutën e 24-të me golat e Manfredas Ruzgis dhe Serges Geti, dhe në minutën e 42-të, portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux, dukshëm i indinjuar nga loja e shokëve të tij, vendosi ta linte ndeshjen i vetëm.

Gjatë një rivënie fundore, francezi 31-vjeçar thjesht eci drejt vijës anësore për në zhveshtore, duke hequr ngadalë dorezat, ndërsa trajneri i tij, Josa, mbeti i habitur.

Vachoux kaloi “ftohtësisht” pranë tij, i hoqi fanellën dhe shkoi direkt në dhomën e zhveshjes, dhe Josa nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i thoshte portierit rezervë Renat Beqaj të hynte në lojë.

Albanian football strikes again 💀

After conceding 2 goals against Vora the goalkeeper of Bylis Jeremy Vachoux decided to leave the game on his own (the coach didn’t even said anything to him)

He left the pitch angry and went straight to the locker room pic.twitter.com/FSIdrlTaJK
— Shefqet Fejzo🇦🇱 (@ShefqetFejzo11) December 24, 2025


Beqaj gjithashtu pësoi dy gola, dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Vorës me rezultat 4-1, dhe skena nga minuta e 42-të u bë shpejt hit në rrjetet sociale.

Për momentin, nuk dihet nëse dhe si do të ndëshkohet Vachoux për sjelljen e tij joprofesionale. /Telegrafi/

Rritet fuqia e pasaportës kosovare sipas Indeksit Henley - udhëtime pa viza në 81 vende

24 December 2025 at 11:31


Kosova ka shënuar përparim në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave, duke u renditur tani në vendin e 62-të globalisht.

Sipas këtij indeksi, qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës, shkruan Telegrafi.

Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të, derisa matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor.

Foto: henleyglobal.com

Rritja reflekton përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare që lehtësojnë lëvizshmërinë e qytetarëve.

Në rajon, Kroacia vazhdon të mbetet lider, duke zënë vendin e shtatë me 184 vende të aksesueshme pa vizë, në të njëjtin nivel me vende si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike dhe fuqisë ekonomike.

Ky përparim i pasaportës kosovare konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm. /Telegrafi/

Foto: henleyglobal.com

Mashtronin të huajt duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

By: Ela
24 December 2025 at 09:52

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 7 persona, B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., të cilët akuzohen se mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’ për të përfituar. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një […]

The post Mashtronin të huajt duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar investime në ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

By: V K
24 December 2025 at 10:13

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mashtruar shtetas të huaj, kryesisht italianë, duke u premtuar investime fitimprurëse në bursën “Forex”.

Të pandehurit janë shtetasit me iniciale B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R. dhe L.Sh.

Nga hetimet rezultoi se të pandehurit zhvillonin veprimtarinë mashtruese në ambientet e shoqërisë “OZAR” sh.p.k., përmes një skeme të mirëorganizuar në formën e një call center-i.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kontaktonin shtetas të huaj dhe i bindnin të investonin shuma të ndryshme parash, duke i premtuar përfitime të larta financiare.

Ndër viktimat rezultojnë edhe shtetasit italianë me iniciale L.C. dhe S.S., të cilët kanë kryer transferta bankare me vlera të konsiderueshme.

Si funksiononte skema?

Nga këqyrja e telefonave të sekuestruar dhe aplikacionit “WhatsApp”, janë zbuluar komunikime të të pandehurve me shtetas italianë, të cilëve u kërkoheshin shuma parash për investime në Forex.

Në një rast konkret, shtetasi me iniciale L.C. ka kryer një transfertë prej 8,700 euro, pas nënshkrimit të një kontrate që parashikonte investim në vlerën 100,000 euro. Më pas, atij i është kërkuar edhe një pagesë shtesë prej 3,500 euro, si formë penaliteti për vonesë të transfertës së parë.

“Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria thekson se aktiviteti mashtrues është kryer me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror, ndërsa të pandehurit kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën e paligjshme të veprimtarisë së tyre.

Roli i të pandehurve në skemën e mashtrimit

Sipas Prokurorisë, të pandehurit ishin të ndarë në role. Shtetasi me iniciale Gj.R., i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve.

Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj.

Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme.

Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari.

Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’ për të përfituar, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona, shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale ‘Mashtrimi’ parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8500 të vitit 2023, të nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i. Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri me numër 8500/1 për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 K.Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287 i K.Penal ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja .

Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror. Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gj.R i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj. Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme. Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari. Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

The post Mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar investime në ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona appeared first on Albeu.com.

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut e 41-ta në listën e pasaportave më të fuqishme në botë

24 December 2025 at 10:05


Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 41-ta në listën e pasaportave më të fuqishme në botë, sipas rang listës të publikuar nga faqja “Henley & Partners”.

Ky është një avancim për pasaportën e vendit tonë, krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte renditur në vendin e 45-të në këtë listë.
Me pasaportën maqedonase mund të udhëtohet pa vizë në 129 destinacione në mbarë botën. Pozita më e lartë e pasaportës Maqedonisë së Veriut në këtë listë ka qenë në vitin 2014, kur renditej e 36-ta.

Në Ballkan, pasaportën më të fuqishme e ka Kroacia, e cila renditet ndër vendet më të larta globalisht, me qasje pa vizë në 184 destinacione. Serbia ndodhet në vendin e 35-të me 137 destinacione të aksesueshme pa vizë, ndërsa Mali i Zi renditet i 42-ti me 128 destinacione. Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina ndajnë vendin e 45-të dhe 46-të, me qasje në 123 dhe 122 destinacione përkatësisht, ndërsa Kosova ka renditjen më të ulët në rajon, në vendin e 63-të, me 81 destinacione pa vizë.

Ndër vendet më të fuqishme globalisht, kryeson Singapori me akses pa vizë në 193 destinacione, i ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Japoni, me 190 dhe 189 destinacione respektivisht. Pasaportat e vendeve evropiane si Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Zvicra renditen gjithashtu në krye të listës, duke u lejuar qytetarëve të tyre lëvizje të gjerë pa vizë në mbarë botën.

Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar

By: admin
24 December 2025 at 00:08

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon të operojë plotësisht në mënyrë digjitale dhe pa degë fizike — një hap që shënon mbylljen e viteve pa inovacione të mëdha në sistemin bankar të vendit dhe një prirje drejt shërbimeve financiare digjitale.

Sipas njoftimeve zyrtare, JET Bank është themeluar në shtator 2025 me një kapital fillestar relativisht të vogël (rreth 3.5 milionë lekë) me pronar dhe themelues Idan Avishai, shtetas me dy shtetësi, izraelite dhe britanike, transmeton Albeu.com.

Sipas ligjit, Jet Bank që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

Administratore e bankës do të jetë Fatbardha Rino, një figurë e njohur në sektorin financiar në Shqipëri, duke mbajtur më parë poste drejtuese në banka të nivelit të dytë si dhe postin e drejtoreshës ekzekutive e Iute Pay, një institucion financiar i akuzuar shpesh për manipulime dhe mashtrime me mikrokreditë.

Anëtarë të tjerë të bordit të bankës janë Oliver Hemmer dhe Rami Solomon, gjithashtu me origjinë izraelite.

Idan Avishai ka mbajtur deri tani një profil të ulët dhe informacioni publik rreth tij është i pakët, ndërsa sipas profilit të tij në Linkedin, përvoja e tij është e lidhur kryesisht me aktivitetin e platformave të tregtimit online ose siç njihen në zhargonin financiar “platforma forex”, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, dy emrat e tjerë izraelit, anëtarë bordi, janë gati anonim me shumë pak të dhëna në internet, dhe ngrenë pikëyetje mbi qëllimet dhe sfondin e bankës, duke lënë hapësirë për pasiguri tek publiku dhe investitorët e mundshëm.

I veti informacion relevant për Oliver Hemmer, është një material i vitti 2019 ku thuhet se zyrtarët federalë po hetojnë një kompani të paregjistruar me seli në Berlin të Gjermanisë, të quajtur Gal Blocklntl Ltd (platforma “4XFX”), e cila vepronte pa autorizimin e duhur. Sipas materialit, drejtori menaxhues i kompanisë, Oliver Hemmer, po drejtonte një skemë mashtrimi të quajtur “4XFX” dhe se ai po hetohej gjithashtu si përfituesi kryesor. Në lidhje me këtë çështje janë paraqitur raporte për kompaninë në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Estoni, dhe Australi. (https://www.scribd.com/document/714449499/report-for-the-fraudulent-activities-4xfx-com)

Në lidhje me skemën e mashtrimit të platformës “4XFX”, institucione të rëndësishme kanë publikuar njoftime ku kane denoncuar skemën. (Denoncimi i FCA britanike dhe denoncimi nga autoritetet financiare të Australisë)

4XFX ishte një platformë mashtruese dhe e parregulluar e tregtimit të kriptomonedhave dhe forex-it që synonte investitorët në vende të shumta (Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Australi) rreth vitit 2019, duke pretenduar se ofronte tregtim bitcoin, ari dhe nafte, por në vend të kësaj mashtronte përdoruesit, me organe rregullatore si FCA dhe MSC që lëshonin paralajmërime, dhe faqja e internetit e platformës më vonë u mbyll. Është një shembull klasik i një skeme të palicencuar ku përdoruesit humbasin para, duke çuar shpesh në mashtrime pasuese të “dhomës së rikuperimit”.

Emrat të huaj “anonim” që hapin kompani në sektorë strategjik, është një skemë e njohur në botë, dhe shpesh e hasur në Shqipëri, ku të huaj përdoren për të kamufluar pronarët ose investitorët e vërtetë të një biznesi.

Ndërkohë, ekspert të ekonomisë e quajnë këtë projekt “minë me sahat për paratë e shqiptarëve”, duke nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të stabilitetit financiar të sistemit nëse banka e re nuk ka infrastrukturë të fortë, monitorim të mjaftueshëm apo transparencë të plotë në operacione.

Jet Bank bëhet subjekti i dytë që hyn në tregun bankar shqiptar pas Ziraat Bank, duke shënuar një prirje të re zgjerimi, duke e çuar numrin e bankave tregtare në 13. /albeu.com/

The post Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar appeared first on Albeu.com.

Paralajmërim për 'rrezik ekstrem sigurie' nga Aviacioni Federal, pasi tre aeroplanë pasagjerësh u futën në panik për të shmangur shpërthimin e raketës së Musk

21 December 2025 at 13:08


Një fluturim provë i SpaceX që u 'shkatërrua' më pak se dhjetë minuta pas nisjes së tij në janar, vuri në rrezik serioz disa aeroplanë pasagjerësh gjatë fluturimit mbi Karaibe.

Fluturimi i shtatë provë pa ekuipazh i Starship ishte përpjekja e fundit e CEO-së, Elon Musk për ta bërë jetën në Mars realitet dhe u zhvillua disa ditë para se ai të niste Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Donald Trump.

Dokumentet e Administratës Federale të Aviacionit tani tregojnë rrezikun anësor që shpërthimi i vuri tre fluturime atë mbrëmje, duke përfshirë një udhëtim të JetBlue në San Juan, ekuipazhit të të cilit iu tha se udhëtimi i tyre i mëtejshëm mund të bëhej vetëm 'me rrezikun tuaj'.

Këto rreziqe përfshinin shpërndarjen e mundshme të mbeturinave nga qielli nëpër Karaibe për gati një orë. Një kontrollues duhej të ndërhynte pasi dy aeroplanë fluturuan shumë afër njëri-tjetrit pas shpërthimit, transmeton Telegrafi.

Të tre aeroplanët mbanin gjithsej 450 persona dhe për fat të mirë arritën të uleshin në mënyrë të sigurt pasi shpallën emergjenca me karburant, dhe udhëtuan nëpër një zonë të përkohshme ndalimi fluturimi, raportoi WSJ.

Kur një kontrollues ajror i tha njërit prej pilotëve të aeroplanëve se do të duhej të shpallnin gjendje emergjente për t'u ulur në San Juan, përgjigjja erdhi: "Në atë rast ne shpallim gjendje emergjente: Mayday. Mayday. Mayday".

Pas shpërthimit të raketës që Musk postoi në X, "Suksesi është i pasigurt, por argëtimi është i garantuar".

Për më tepër, FAA pretendoi se SpaceX nuk arriti të telefononte menjëherë një linjë telefonike zyrtare të nevojshme për çdo dështim për të informuar kontrollorët e trafikut ajror.

Në Miami, kontrollorët dëgjuan për mbeturinat nga shpërthimi vetëm nga pilotët që duhej të fluturonin nëpër të.

FAA filloi të hetonte se si të merrej më mirë me mbeturinat e mundshme nga shpërthimet në shkurt, dhe u bë më e vendosur pasi një automjet testimi i SpaceX shpërtheu përsëri në mars.

Megjithatë, shqyrtimi përfundoi në mars, me FAA që pretendonte se kjo ndodhi sepse rekomandimet e tyre ishin zbatuar tashmë dhe duhej të shkonin jashtë SHBA-së për t'u konsultuar me ekspertë të tjerë.

"FAA nuk do të hezitojë të veprojë nëse kërkohen masa shtesë sigurie", thanë ata në një deklaratë.

Ata do të duhet të jenë aktivë, pasi agjencia ka thënë se dëshiron të kryejë 200 deri në 400 lëshime raketash në vit në të ardhmen, shumë prej të cilave mund të drejtohen nga SpaceX Starship i Musk, një raketë 400 metra e lartë e përshkruar si më e fuqishmja e zhvilluar ndonjëherë.

SpaceX nuk pranoi të komentojë, ndërsa një zëdhënës i JetBlue tha se linja ajrore ishte e sigurt se fluturimet shmangën çdo zonë ku u panë mbeturina.

Anija e gjeneratës së re u nis nga Teksasi në janar dhe fluturoi me sukses për rreth tetë minuta, me kapjen e dytë marramendëse të raketës përforcuese të ekipeve, përpara se të humbiste kontakti. /Telegrafi/


❌
❌