Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

By: armand
17 December 2025 at 13:06

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka paraqitur ankimimin për dënimin e tij me burg në Gjykatën e Lartë. Goro, i cili u lirua nga burgu më 29 gusht 2025, ka përfunduar një dënim prej 2 vjetësh e 20 ditësh nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Rasti i tij lidhet me një kallëzim nga […]

The post Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë! appeared first on BoldNews.al.

Vrau kolegun në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin

By: V K
17 December 2025 at 11:01

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për ish-policin, Ludjan Zaimi duke mos pranuar rekursin e ish-efektivit i cili kërkonte prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 25 janar 2024.

Zaimi u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim” të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Ai vrau me armë zjarri kolegun e tij, Çaush Saliasi, më 23 maj 2022, brenda ambienteve të Komisariatit Numër 3 në Tiranë, pak para se dy oficerët e patrullës së përgjithshme të merrnin turnin. Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve në komisariatin numër 3.

Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në “vrasje me paramendim”, duke ulur dënimin me 5 vite. Ish-efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë.

The post Vrau kolegun në Tiranë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-policin appeared first on Albeu.com.

“Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë

16 December 2025 at 16:43

Pas gjashtë vitesh sorollatje institucionale, çështja e banorëve të Kaçinarit në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza Energji”, do t’i kalojë Gjykatës së Lartë.

Vendimi pritet të përcaktojë nëse rasti i tyre do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) apo nga Gjykata e Lezhës.

Vendimi i GJKKO-së dhe përplasja e kompetencave

GJKKO vendosi të martën t’ia delegojë çështjen Gjykatës së Lartë, e cila do të përcaktojë gjykatën kompetente për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga 13 banorë të Kaçinarit, një kallëzim që mban datën 25 nëntor 2019.

Kallëzimi i tyre përfshin pretendime për shkelje në dhënien e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve.

Sipas avokatit të banorëve, Marash Logu, ai përfshin edhe ish-kryetarin e bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj. Për këtë arsye, rasti duhej të hetohej nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe të gjykohet nga gjykatat e posaçme.

“Akuzat penale ndaj ish-kryetarit të bashkisë nuk mund të hetohen nga Prokuroria e Lezhës dhe për rrjedhojë të gjykohen nga Gjykata e Lezhës,” theksoi avokati Logu duke cituar Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale.

Endje prej vitit 2019

Avokati Logu shpjegoi për Citizens.al se kallëzimi i banorëve u depozitua fillimisht në atë që asaj kohe njihej si Prokuroria e Krimeve të Rënda. Por ajo shpalli moskompetencë dhe e dërgoi çështjen në prokurorinë e Lezhës.

Në vitin 2020, prokuroria e Lezhës ia përcolli sërish çështjen SPAK-ut, një prokurori e re e posaçme, e cila sapo ishte formuar. SPAK-u e ktheu dosjen mbrapsht, duke vijuar ping-pongun institucional.

Në vitin 2021, Prokuroria e Lezhës kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se “nuk ka shkelje”. Por Logu tregoi se Gjykata e Lezhës dhe ajo e Apelit Shkodër vendosën kundër.

“Prokuroria duhej të kryente hetime të tjera për shkak se ekzistonin dyshime se mund të kishte shkelje nga disa persona të përfshirë në procedurat e koncesionit,” tha avokati Logu.

Gjykata e Lezhës i dha prokurorisë 90 ditë kohë për hetimet shtesë. Por sipas avokatit Logu, këto hetime zgjatën katër vite, në kundërshtim me vendimet gjyqësore.

Në vitin 2025, prokuroria e Lezhës paraqiti sërish kërkesë për pushimin e çështjes dhe në këtë pieriudhë gjykata vendosi t’ia përcillte dosjen GJKKO-së për kompetencë.

Kjo e fundit, me vendimin e sotëm, ia kalon për qartësi vendimmarrjeje Gjykatës së Lartë, e cila sipas avokatit Logu, pritet të marrë të paktën tre muaj për t’u shprehur.

“Çështja më pas ose do t’i kthehet GJKKO-së, ose Gjykatës së Lezhës”, u shpreh avokati Logu, ndërsa shtoi se cilado gjykatë ta shqyrtojë çështjen, do të marrë edhe ajo kohën e saj duke nënkuptuar këtu kohë shtesë për drejtësinë.

Beteja e banorëve të Kaçinarit për ujin

Banorët e Kaçinarit e kanë kundërshtuar projektin koncesionar të katër hidrocentraleve të kompanisë “Shpërdhaza Energji” që në vitin 2019. Ata pretendojnë shkelje të rënda ligjore, përfshirë mungesën e konsultimit publik dhe falsifikimin e firmave.

Prej asaj kohe, ata kanë zhvilluar protesta dhe beteja ligjore për ndalimin e projektit.

Në muajt mars, prill, maj dhe korrik 2025, protestat u zhvendosën në bjeshkë, më pas para ministrisë së Infrastrukturës dhe më tej para gjykatës së Lezhës ku u kërkua ndalimi i punimeve.

Shqetësimi kryesor lidhet me dëmet mjedisore dhe devijimin e burimeve ujore, që sipas banorëve mund të jenë të parikuperueshme nëse punimet nuk ndalen në kohë.

Sipas avokatit Logu kompania ka vijuar punimet, pavarësisht se lejet e ndërtimit, mjedisit dhe shfrytëzimit të ujërave kanë tejkaluar afatet ligjore.

Lexo gjithashtu:

The post “Ping-pongu” gjyqësor për HEC-et e Kaçinarit përfundon në Gjykatë të Lartë appeared first on Citizens.al.

Begaj dekreton Genti Shalën si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

12 December 2025 at 18:28

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi ditën e sotme emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Dekreti bazohet në vendimin nr. 818, datë 4 dhjetor 2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ka propozuar kandidaturën e Shalës për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur më herët me vendimin nr. 178, datë 11 maj 2022.

Sipas dekretit, Genti Shala emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve, ndërsa ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare”.

/e.i/j.p/

The post Begaj dekreton Genti Shalën si gjyqtar të Gjykatës së Lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda, lë në fuqi vendimin GJKKO me 10 muaj burg

By: M C
11 December 2025 at 16:20

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë për ish-zv ministren e Brendshme Rovena Voda. Në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO që e dënoi ish-zyrtaren e lartë me 10 muaj burg me gjykim të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Sakaq, Voda u hetua dhe gjykua nën masën arrest shtëpie si dhe për të u dha dënimi plotësues i heqjes së të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

“Neni 245/1/2 i Kodit Penal “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga të gjykuarit Rovena Voda dhe Majlinda Hasani, kundër vendimit nr. 4, datë 11.1.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

The post Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda, lë në fuqi vendimin GJKKO me 10 muaj burg appeared first on Albeu.com.

Pasojat e vettingut dhe hartës së re gjyqësore, më pak gjykata, më shumë dosje e vonesa

By: Elva
10 December 2025 at 21:47

Reforma në drejtësi është një ndër proceset më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugëtimin e stërzgjatur drejt Bashkimit Europian. Kapitujt 23 dhe 24 janë të lidhura me mbarëvajtjen e drejtësisë në vendin tonë. Respektivisht “Gjyqësori, të drejtat themelore” dhe “Drejtësia, Liria e Siguria” janë padyshim dy ndër kapitujt që konsiderohen të një rëndësie jetike. Kapitujt […]

The post Pasojat e vettingut dhe hartës së re gjyqësore, më pak gjykata, më shumë dosje e vonesa appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Apelit kundërshtohet nga SPAK dhe Zarka në Gjykatë të Lartë

10 December 2025 at 14:55

Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe i akuzuari prej saj për korrupsion e ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, kanë ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që prishi vendimarrjen e Shkallës së Parë dhe e riktheu për gjykim çështjen, pasi […]

The post Vendimi i Apelit kundërshtohet nga SPAK dhe Zarka në Gjykatë të Lartë appeared first on Reporter.al.

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim dosjen për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn

By: xhir jeta
5 December 2025 at 10:11

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posacëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaccaj, të dyshuar për vrasjen e ish policit Santiago Malko.

Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga teshja penale Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.

Ilir Selmani u dënua në 16 nentor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i shkallës së parë për Elvis Gaccaj u prish në atë kohë ngq Apeli i Posaccëm, i cili vendosi të rikthente edhe njëherë ccështjen pëe rigjykim në GJKKO.

Për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili është në fazën përfundimtare të mbrojtjes. Ndërkohë, një ditë me parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, një tjetër përson i përfshirë në vrasjen e ish policit./abcnews.al

Vrau me grushte ndërtuesin në Vlorë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e djalit të ish-anëtares së KLP

By: Ela
3 December 2025 at 10:36

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Rei Metës djalit të ish-anëtares së KLP, Nurihan Meta, i cili u dënua nga Apeli ne qershor të vitit të kaluar. Ai mori dënim të formës së prerë për vepren penale të vrasjes nga pakujdesia pasi qëlloi me grusht biznesmenin Armando Meshahu. Meta ishte dënuar nga Gjykata e […]

The post Vrau me grushte ndërtuesin në Vlorë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e djalit të ish-anëtares së KLP appeared first on BoldNews.al.

Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët (EMRAT)

By: V K
1 December 2025 at 12:39

Gjykata e Lartë, ka prishur vendimin e Apelit për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët lehtësuan dënimin për Dritan Dajtin.

Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese, duke kërkuar hetimin e tre gjyqtarëve.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008.

Por, në shkurt te vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin duke e dënuar atë me 25 vite burg.

Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, ç`ka uli dënimin e tij me 1/3.

Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha. Vendimi ishte i debatueshëm dhe madje në atë kohë shtyu prokurorin Klodian Braho të urdhëronte kontrolle në banesat e gjyqtarëve, nën dyshimin se ata mund të ishin përfshirë në korrupsion lidhur me vendimin lehtësues në favor të Dajtit.

Në operacionin e gushtit të 2009 për arrestimin e Dritan Dajtit, mbetën të vrarë efektivët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.

Në atë kohë, Dajti kërkohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

The post Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët/ EMRAT

By: Ela
1 December 2025 at 11:59

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët lehtësuan dënimin për Dritan Dajtin. Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin […]

The post Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, kreu i PL mbetet në burg

By: V K
27 November 2025 at 14:46

Gjykata e Lartë, ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Ilir Meta, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin.

Vendimi është bërë publik sot, duke vulosur kështu qëndrimin e ish-Presidentit të Republikës në qeli.

“Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

The post Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës, kreu i PL mbetet në burg appeared first on Albeu.com.

Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës

25 November 2025 at 17:21

Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm.

Gjykata Administrative e Apelit ka legjitimuar organizatat mjedisore si palë në çështje dhe ka vendosur ta kthejë atë për gjykim në shkallën e parë. Ajo e ka mbështetur arsyetimin e paraqitur nga paditësit e përfaqësuar nga avokatët e qendrës “Res Publica” dhe studios ligjore “Mecci”.

Vendimi i Apelit erdhi pas dy seancash përgatitore në të cilat ftoi palët t’u përgjigjeshin një grupi pyetjesh të ngritura më herët nga Gjykata e Lartë, kjo e fundit pati ndërhyrë duke i kërkuar Apelit të korrigjonte mangësitë proceduriale.

Kjo ndërhyrje bëri që çështja të mbetej pezull prej rreth dy vitesh teksa pyetjet e ngritura u konsideruan nga pala paditëse si të njëanshme pasi thelbi i çështjes nuk ishte legjitimiteti i palëve por i ndërhyrjes në një zonë të mbrojtur.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit nuk është zbardhur ende. Ai pritet të apelohet gjithashtu nga qeveria, kompanitë zbatuese dhe vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës si operator ekonomik.

Për Joni Vorpsin nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) vonesat në proceset gjyqësore për çështje që lidhen me mjedisin janë zhgënjyese.

Duke komentuar rastin ai u shpreh mosbesues për Citizens.al, kjo nisur nga përvoja e shqyrtimeve gjyqësore pa masa parandaluese për dëmet e mundshme në mjedis siç mund të ishte një masë pezullimi punimesh.

“Ka pak shpresë që mbrojtja e burimeve natyrore të ketë sukses në gjykata dhe deri në fillimin e debateve gjyqësore, i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura bregdetare do të jetë shkatërruar në emër të zhvillimit,” tha ai.

Ndërtimi i aeroportit, një proces i zvarritur

Padia e PPNEA-së dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) u dorëzua zyrtarisht më 23 nëntor 2022.

Ai argumentonte se projekti shkelte legjislacionin e mjedisit, përfshirë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Gjithashtu evidentoheshin mangësi në proceset e konsultimit publik dhe dhënies së lejeve të ndërtimit.

Mirëpo, gjykatat kanë shtyrë afatet e shqyrtimit, duke krijuar një zinxhir vonesash procedurale dhe konflikt juridiksioni për kërkesat për masa paraprake.

Dy kërkesa për pezullimin e ndërtimit u refuzuan nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë. Edhe ankimi i dytë, i paraqitur në qershor 2025, u refuzua në korrik.

Avokatët e “Res Publica” kanë dokumentuar një sërë transferimesh të vonuara të dosjes, moskoordim mes shkallëve gjyqësore dhe konflikt kompetencash që kanë zvarritur procesin.

“Duke diskutuar legjitimitetin e organizatave mjedisore për të kundërshtuar projekte shkatërruese brenda zonave të mbrojtura, gjykatat kanë refuzuar edhe sigurimin e padisë, pasi kanë vonuar dhe atë jashtë çdo afati të arsyeshëm”, tha Vorpsi për Citizens.al.

Sipas Vorpsit, aeroporti nisi ndërtimin pa leje dhe vazhdoi pavarësisht thirrjeve të Konventës së Bernës dhe Parlamentit Evropian për pezullim. Ndërkohë gjykatat shqiptare nuk i kanë konsideruar këto si arsye për sigurimin e padisë.

Në këtë kontekst procesi gjyqësor i Aeroportit të Vlorës është kthyer në një lloj shembulli të pengesave në çështjet mjedisore.

Vonesat, konfliktet e kompetencës dhe mungesa e vendimmarrjes së shpejtë kanë lejuar vijimin e një projekti që prek drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Paralelisht Aeroporti i Vlorës po hetohet nga SPAK për procedurat se si u dha koncesioni i ndërtimit të tij nga qeveria. Dyshohet se procedurat ishin të paracaktuara, teksa ndërtimi i tij vazhdon.

Ndërkohë, sipas avokatëve të organizatave mjedisore kanë dërguar një ankim në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Lartë që refuzoi kërkesën e parë për masë paraprake. Çështja është në pritje për shqyrtim.

Lexoni gjithashtu:

The post Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda

By: Brisi
22 November 2025 at 11:16

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga gjykimi i çështjes penale ndaj tij. Meta kishte kërkuar largimin e gjyqtarit dhe zëvendësimin e tij me një tjetër, por kjo kërkesë është rrëzuar. Meta i është drejtuar Gjykatës së Lartë edhe për heqjen e masës së sigurisë e […]

The post Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda appeared first on BoldNews.al.

Sadushi pret Krammen: Afërsia me kuadrin ligjor gjerman, referencë për praktikën gjyqësore

20 November 2025 at 14:31

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ E ndodhur në Tiranë për një vizitë zyrtare, Anette Kramme, anëtare e Bundestag-ut Gjerman dhe Sekretare Parlamentare e Shtetit pranë Ministres së Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, u prit sot në një takim nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Zëvendëskryetarit Ilir Panda.

Kramme shprehu vlerësimin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë proces si një angazhim që shkon përtej dimensionit ekonomik dhe lidhet ngushtë me përputhjen e vlerave evropiane që Shqipëria i ndan.

Ajo u ndal edhe tek sfidat e Gjykatës së Lartë pas Reformës në Drejtësi, të cilën e përshkroi si një ndërhyrje të thellë shoqërore që kërkon vullnet, konsistencë dhe guxim institucional.

Sadushi theksoi afërsinë mes kuadrit ligjor shqiptar dhe atij gjerman, si një referencë e rëndësishme në praktikën gjyqësore, dhe prezantoi arritjet konkrete të Gjykatës së Lartë: uljen e backlog-ut, rritjen e cilësisë së vendimeve dhe transparencës, të gjitha të reflektuara në rritjen e besimit të publikut, veçanërisht në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

Në cilësinë e Kryetares së Fondacionit IRZ, Kramme shprehu gjithashtu interes për bashkëpunimin me Gjykatën e Lartë dhe funksionimin e platformës JUDIX, një instrument modern dhe i dobishëm për juristët shqiptarë, i mundësuar falë mbështetjes së IRZ. Sadushi shprehu mirënjohjen për këtë mbështetje dhe vuri në dukje rëndësinë e vijimit dhe zgjerimit të projekteve të përbashkëta.

Në takim i ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Karl Bergner, si dhe përfaqësues të tjerë të Fondacionit IRZ.

1 nga 5

/m.q/a.f/

The post Sadushi pret Krammen: Afërsia me kuadrin ligjor gjerman, referencë për praktikën gjyqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Xhaçka – Gaçi” mbyllet dosja/ Nuk do hetohen. Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Belerit

19 November 2025 at 18:21

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Fredi Belerit, për hetimin ndaj ish ministres së Jashtëm Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të tij Aran Gaçi, lidhur me tjetërsimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën u mor statusi i investitorit strategjik.

Më herët edhe Prokuroria e Posaçme SPAK, vendosi dy herë mosfillimin e procedimit penal. Por Gjykata e Shkallës së Parë muajin shkurt urdhëroi SPAK që të hetonte mbi kallëzimin e Fredi Belerit pasi mund të kishte elemente për konsumim të veprave penale të shpërdorimit të detyrë dhe konfliktit te interesit.

SPAK nuk u pajtua me këtë vendimmarrje të shkallës së parë dhe iu drejtua Apelit Antikorrupsion, ku kjo e fundit në muajin Maj të këtij viti, ndryshe nga Shkalla e Parë i dha të drejtë prokurorisë se posaçme për mos fillim hetimesh.

Tashmë Shkalla e Tretë me relator Sokol Binaj dhe anëtar Ilir Panda e Sandër Simoni në seancën gjyqësore të të hënës, la në fuqi vendimin e Apelit, pra që çifti Xhaçka-Gaçi të mos hetohen.

Rekursi i Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë/ Gjykata e Lartë cakton 27 nëntorin për zhvillimin e seancës

By: M C
14 November 2025 at 17:37

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Konkretisht, seanca do të zhvillohet në orën 12:30.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

The post Rekursi i Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë/ Gjykata e Lartë cakton 27 nëntorin për zhvillimin e seancës appeared first on Albeu.com.

Sadushi në Hagë: Integriteti ynë, përgjigja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit

14 November 2025 at 12:31

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, po merr pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian që po mbahet në Hagë, Holandë, ku Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare me statusin e vëzhguesit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës Dineke de Groot, si dhe Kryetari i Parë i Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Francës Christophe Soulard, midis të tjerave, shprehën edhe një herë ngushëllimet për vrasjen tragjike të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke vlerësuar dhe mbështetur deklaratën e Kryetarit Sadushi, se drejtësia nuk do të përkulet përballë dhunës.

Sadushi, në qëndrimin e tij të paraqitur përpara rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE-së, falënderoi të gjithë anëtarët e tij për mesazhet e solidaritetit të mbërritura gjatë kësaj periudhe, duke nënvizuar se “mbështetja e gjyqësorit evropian është një kujtesë e fuqishme se integriteti i gjyqësorit është një vlerë e përbashkët. Qëndresa dhe integriteti ynë janë përgjigjja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit, si sulm ndaj shtetit të së drejtës”.

Gjithashtu, Sadushi, në Sesionin II që iu kushtua rolit të mediave sociale në pavarësinë gjyqësore, në diskutimin e tij përmendi sfidat për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit në epokën dixhitale, ndikimin e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në procesin vendimmarrës, si dhe domosdoshmërinë që drejtësia të ndërtojë një zë dixhital të besueshëm, të qetë dhe kurajoz në mbrojtje të integritetit institucional dhe rritjes së besimit të publikut te drejtësia.

1 nga 3

/m.q/a.f/

The post Sadushi në Hagë: Integriteti ynë, përgjigja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkoi ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për ‘të fortin e Lushnjes’

By: Brisi
14 November 2025 at 09:16

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për ulje dënimi të Aldo Bares, i njohur ndryshe si i forti i Lushnjes. Edhe pse Bare, është i dënuar me burg të përjetshëm, ai ju drejtua gjykatave për ulje të dënimit me 45 ditë mbasi ishte sjellë mirë në qeli. Kjo padi e Bares nuk […]

The post Kërkoi ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për ‘të fortin e Lushnjes’ appeared first on BoldNews.al.

Ankimoi kontrollin e SPAK në banesë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt

By: V K
14 November 2025 at 09:31

Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, i cili ishte ankuar ndaj vendimit për kontrollin e banesës së tij, të kryer nga SPAK gjatë vitit 2024.

Vendimi është dhënë në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët u shprehën se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi aktin që autorizonte kontrollin e banesës së Arbër Veliajt, duke rrëzuar pretendimet e tij kundër procedurës së SPAK-ut.

The post Ankimoi kontrollin e SPAK në banesë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt appeared first on Albeu.com.

❌
❌