Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pasojat e vettingut dhe hartës së re gjyqësore, më pak gjykata, më shumë dosje e vonesa

By: Elva
10 December 2025 at 21:47

Reforma në drejtësi është një ndër proceset më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugëtimin e stërzgjatur drejt Bashkimit Europian. Kapitujt 23 dhe 24 janë të lidhura me mbarëvajtjen e drejtësisë në vendin tonë. Respektivisht “Gjyqësori, të drejtat themelore” dhe “Drejtësia, Liria e Siguria” janë padyshim dy ndër kapitujt që konsiderohen të një rëndësie jetike. Kapitujt […]

The post Pasojat e vettingut dhe hartës së re gjyqësore, më pak gjykata, më shumë dosje e vonesa appeared first on BoldNews.al.

Plotesimi i Kushtetueses/ Kuvendi shpall vendin bosh të Elsa Toskës, hapen aplikimet për gjyqtarin e ri

By: xhir jeta
10 December 2025 at 15:23

Kuvendi, rihapi të mërkurën garën për vendin bosh në Gjykatën Kushtetuese, pas më shumë se një viti që kur Elsa Toska dha dorëheqjen.

Anëtari i ri që do të zgjidhet do të ketë një mandat të plotë 9 vjecar.

“Me vendimin nr 62 të datës 23.09, 2024, Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit parakohe përshkak të dorëheqjes së Elsa Toskës, dispozitivi i shpallur i vendimit 16 tetor 2025 i Gjk ka pranuar mbizotërimin e parimit të rotacionit përkundrejt parimit të qëndrimit në detyre, si dhe ka përcaktuar kohën e përfundimit të mandatit, vlerësojmë se tashmë kuvendi mund të rishpallë njoftimin për hapjen e procedurës për aplikimin për vendin vakant”

Relatori Olsi Komici sqaroi rihapjen e procedurës, pas pezullimit të thirrjes së parë, ku Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, bllokoi procesin pasi në garë mbeten vetëm dy kandidatë nga tre që parashikon ligji. Procedura më pas u pezullua pas një kërkese të Presidentit drejtuar Gjykatës Kushtetuese ku I kërkonte që të qartësonte të gjitha mandatet në këtë gjykatë.

Më hapjen e garës për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, kandidatët kanë 20 ditë kohë për të shprehur interes. Me tej ato vlerësohen dhe renditen me pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Ne fund Me 84 vota, Kuvendi mund të zgjedhe një nga tre emrat me më shumë pike. Në të kundërt, në rast të mungësës së votave, gjyqtar në Kushtetuese shkon ai që është renditur i pari nga Këshilli I Emerimeve në Drejtësi. Paralelisht është hapur edhe procedura për zëvendësimin e Sonila Bejtjes, që vjen si emërtesë e institucionit të Presidentit./abcnews.al

Rama: Drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme

22 November 2025 at 10:38

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shënimi i Ditës” ka ndarë sot një reflektim mbi figurën e Robert H. Jackson, një nga personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë demokratike amerikane, ish-Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-ve, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin e Nurembergut.

Rama thekson se mësimet e Jackson-it janë sot më aktuale se kurrë, sidomos paralajmërimi i tij se drejtësia humbet kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit dhe kur pushteti i një institucioni shkel kufijtë kushtetues të tjetrit.

Kryeministri ndalet te mesazhi i tij i preferuar: “Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të drejtësisë së pavarur.”

Rama ndau fjalimin historik të Jackson-it të vitit 1940, “Prokurori Federal”, ku theksohet fuqia e jashtëzakonshme e prokurorit dhe rreziku i madh kur ajo bie në duar të gabuara. Jackson nënvizon se prokurori duhet të jetë i paanshëm, i pandikuar, i drejtë dhe i udhëhequr vetëm nga misioni për të bërë drejtësi, jo për të fituar çështje apo për të ndjekur motive personale.

Sipas Ramës, këto parime mbeten busull morale për çdo sistem demokratik dhe një kujtesë se drejtësia, si pushtet i pavarur, është garant i lirisë dhe i rendit kushtetues.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

SHËNIMI I DITËS

Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Xheksonit, njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike

Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin epokal të Nurembergut, ai vendosi themelet morale të rolit të prokurorit në një shtet modern të së drejtës.

Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.

Dhe po e ndaj sot me ju, fjalimin historik të Robert H. Xheksonit, sepse  paralajmërimet e kryeprokurorit legjendar të Amerikës, njeriut që shkroi etikën moderne të prokurorit demokratik, tingëllojnë sot si të shkruara për ne.

Robert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.

Ndërsa mua personalisht, ai më ka mësuar diçka tejet frymëzuese për të ecur drejt, vetëm përpara, të cilën asnjë prej baltosësve të mi nuk e kupton dhe s’ka për ta kuptuar kurrë dot, siç fatmirësisht e kupton fare mirë shumica e shqiptarëve. Kjo është shprehje e tij lapidare, “Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur”.

JA EDHE FJALIMI I ROBERT H. XHEKSONIT QË KA HYRË NË ANNALET E HISTORISË ME TITULLIN “PROKURORI FEDERAL”, MBAJTUR NË PRILL 1940 NË KONFERENCËN VJETORE TË PROKURORËVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA:

Prokurori ka më shumë kontroll mbi jetën, lirinë dhe reputacionin e një personi sesa çdo njeri tjetër në Amerikë. Liria e tij është marramendëse. Ai mund t’i vendosë qytetarët nën hetim dhe, nëse është një lloj njeriu i caktuar, prokurori mund të merret me deklarata publike apo me insinuata të hapura ose të fshehura. Por ai mundet të ndjekë një mënyrë më të hollë dhe thjesht të marrë në pyetje miqtë e një qytetari. Prokurori mund të urdhërojë arrestime, t’i paraqesë çështjet  përpara një trupe pas dyerve të mbyllura dhe, mbi faktet e tij të njëanshme, të ngrejë akuzë duke i imponuar qytetarit uljen në gjyq.

Po ai mundet edhe të tërhiqet pa shkuar në gjyq fare, duke ia hequr mbrojtjes çdo mundësi për t’u dëgjuar. Ose mund të vazhdojë me një gjyq publik. Dhe nëse jepet një dënim, prokurori ka ende mundësi të ngrejë pretendime për masën e dënimit, njësoj si avokati i mbrojtjes.

Ndërkohë që prokurori, në rastin më të mirë, është një nga forcat më të dobishme për shoqërinë tonë, kur nxitet nga ligësia apo të tjera motive të ulëta, ai bëhet një nga më të këqiat. Fuqitë që ai ka, i janë dhënë sepse prej tij pritet të jetë i pandikueshëm, pra absolutisht i paanshëm dhe kurrësesi i shtyrë nga përfitime personale, ambicie politike apo presione publike. Detyrimi i tij i vetëm profesional është “që faji të mos ia hedhë dhe pafajësia të mos vuajë”.

Por, ndryshe nga gjyqtarët, prokurori nuk është natyrshmërisht i pandikueshëm. Ai emërohet ose shpesh zgjidhet, dhe i vjen t’i tregojë publikut zellin e tij. Për të bërë karrierë, ai rend pas një bilanci dënimesh. Lejomëni ta them edhe një herë: prokurorit i është besuar një fuqi e jashtëzakonshme dhe i kërkohet një karakter i pashoq.

Asgjë më të mirë nuk mund të bëjë një sistem ligjzbatues sesa të shmangë cfilitjet e panevojshme dhe ndjekjet e pajustifikueshme penale. Nëse një prokuror këmbëngul tek dënimi në një çështje që nuk duhet ndjekur fare penalisht, ose e gjykon një çështje në një mënyrë që nuk është e drejtë, dëmi që ai bën është i pallogaritshëm.

Kur fuqia e prokurorit bie në duart e një njeriu jo të mirë, prokurori bëhet njeriu më i rrezikshëm i një vendi.

Një nga rreziqet më të mëdha të abuzimit buron nga fuqia e prokurorit për të zgjedhur se kë ndjek penalisht. Të gjithë e kemi dëgjuar thënien e mençur se librat e ligjit janë aq të mëdhenj sa një prokuror mund ta gjejë një shkeljej të çfarëdoshme ligjore për t’ia hipur në kurriz pothuajse kujtdo.

Është pikërisht këtu – tek zgjedhja e çështjeve – ku nxitet edhe tundimi më i madh. Prokurori mund të zgjedhë dikë që nuk i pëlqen ose dikë që dëshiron ta turpërojë, ose një grup njerëzish të papëlqyer nga publiku dhe t’u qepet për t’i gjetur në shkelje. Dhe pikërisht në këtë çast zbatimi i ligjit bëhet personal, dhe krimi i vërtetë bëhet fakti i të qenit i papëlqyer nga funksionari i gabuar.

Një prokuror i mirë mund t’i mbrojë njerëzit tanë nga krimi; një i keq mund t’i terrorizojë ata.

Zbatimi i ligjit nuk është automatik; është human. E përderisa është human, duhet vetëpërmbajtje e madhe. Fuqia më e rrezikshme e prokurorit është kur ai i zgjedh ata që mendon se duhen goditur, në vend që të zgjedhë çështjet që meritojnë të ndiqen. Me librat e ligjit plot me lloj-lloj parashikimesh për krimet, një prokuror ka shansit ta gjejë të paktën një shkelje teknike tek pothuajse çdo njeri.

Në një rast të tillë, çështja nuk është më të zbulosh kryerjen e një krimi dhe të kërkosh njeriun që e ka kryer;  çështja bëhet të zgjedhësh njeriun që do të fajësosh dhe pastaj të kërkosh në librat e ligjit, e të vësh hetuesit në punë, për t’i hipur atij në kurriz një shkelje.

Tamam këtu qëndron edhe rreziku më i madh, rreziku që një post publik të përdoret për të poshtëruar, torturuar apo ndëshkuar një qytetar, jo pse është fajtor, por sepse është i papëlqyer apo i padëshiruar.

Cilësitë e një prokurori të mirë janë po aq të vështira për t’u bërë bashkë sa ato të një gjykatësi të mirë. Ato janë:

Ndershmëria. Integriteti profesional. Paanshmëria. Guximi dhe vendosmëria.

Por mbi të gjitha, ai duhet të kujtojë se misioni i tij kryesor nuk është të fitojë çështje, por të bëjë drejtësi.

/gj.m/

The post Rama: Drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Vladimir Skënderi

By: armand
17 November 2025 at 20:47

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 17 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Vladimir Skënderi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Vladimir Skënderi appeared first on BoldNews.al.

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

By: Ela
14 November 2025 at 19:04

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pranoi të premten më 24 nëntor kërkesën për administrimin e gjetjes e vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs lidhur me transaksionet e kryera për një apartament të prenotuar nga bashkëshortja e gjyqtarit Ervin Pollozhani para martesës së tyre, por nga ana tjetër vendosi të mos hetojë më tej rrethanat e konstatuara, […]

The post KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani appeared first on BoldNews.al.

Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

By: Ela
11 November 2025 at 15:32

Një kërkesë e vëzhguesit Theo Jacobs të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për hetimin e një gjetjeje në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani solli shtyrjen e seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të martën më 11 nëntor, ku palët ishin ftuar për të paraqitur konkluzionet përfundimtare. Që në fillim të seancës, […]

The post Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani appeared first on BoldNews.al.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i del në mbrojtje Asim Vokshit: Po denigrohet figura e magjistratit

By: lindita
11 November 2025 at 09:58

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit Asim Vokshi. Shoqata i cilëson akuzat e ditëve të fundit si sulme personale dhe denigrime që cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit. Reagimi i plotë: Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka…

Source

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

By: Ela
7 November 2025 at 13:11

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 6 nëntor të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj ddhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

By: armand
4 November 2025 at 22:19

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 4 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj. Vendimi u mor Në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtarja Albana Shtylla me relatore Ina Rama dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetze e […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj appeared first on BoldNews.al.

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë nën hetim nga SPAK, favorizoi një grup kriminal

By: Ela
4 November 2025 at 09:00

Teksa hetohej një grup kriminal, në rrjetë ka rënë edhe një gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Hetimi nuk lidhet direkt me pjesarin (e) e Gjykatës së Lartë, por me grupin kriminal që përveç aktivitetit në fushën e heroinës nga Amerika Latine, po blen toka përreth Tiranës, te Rana e Hedhun si dhe po bën ndërtime […]

The post Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë nën hetim nga SPAK, favorizoi një grup kriminal appeared first on BoldNews.al.

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia

1 November 2025 at 18:35

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia, pasi ai përfundoi me suskses trajnimin në Shkollën e Magjistraturës, që u detyrua të kryente për arsye të probleme profesionale të konstatuara. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina […]

The post KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia appeared first on Reporter.al.

Begaj hap garën për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

31 October 2025 at 18:50

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Presidenca njoftoi se, Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, përmes të cilit bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese ka vendosur mbarimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, konstatoi krijimin e vakancës.

Presidenti me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës ka miratuar shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës fton çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë të marrë pjesë procedurën e konkurrimit të hapur publik për vakancën për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë dokumentet e nevojshme pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.

Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm është brenda datës 30 nëntor 2025.

Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikuesve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik.

Më tej, dosjet respektive për secilin aplikues do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësim sipas Kushtetutës dhe ligjit.

/gj.m/j.p/

The post Begaj hap garën për vakancën në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Belgjika po bëhet narkoshtet”/ Letra e gjyqtarit të Antwerp: Mafia, pushtet paralel që sfidon policinë

By: xhir jeta
28 October 2025 at 13:51

Trafiku i drogës po e shndërron Belgjikën në një narkoshtet dhe sunimi i ligjit është në rrezik.

Ky ishte paralajëmrimi i fortë i një gjyqtari të Antwerp, në një letër anonime, ku i kërkon qeverisë ndihmë urgjente.

Gjyqtari theksoi se ajo që po ndodh në Belgjikë nuk është më një çështje klasike krimi, por një kërcënim i organizuar që minon institucionet e vendit.

Strukturat e gjera të ngjashme me mafian kanë zënë rrënjë, duke u bërë një pushtet paralel që sfidon jo vetëm policinë, por edhe gjyqësorin. Pasojat janë serioze: a po evoluojmë në një narko-shtet? Sipas komisionerit tonë të drogës, ky evolucion është tashmë në proces.

Porti i Antwerp në Belgjikë ka shërbyer si një portë hyrëse për trafikun e drogës në Europë. Ndërkohë kryeqyteti i vendit, Brukseli, është prekur nga incidente me armë zjarri të lidhura me drogën. Këtë vit janë shënuar më shumë se 60 incidente, prej të cilave 20 ndodhën në verë.

Në letrën anonime, gjyqtari thekson se një narkoshtet karakterizohet nga një ekonomi e paligjshme, korrupsion dhe dhunë, kushte që Belgjika i përmbush, sipas tij. Gjyqtari vëren se rrjetet e pastrimit të parave rrisin kostot e pasurive të paluajtshme, teksa korrupsioni depërton në institucionet shtetërore.

Ky ryshfet depërton në institucionet tona. Çështjet që kam drejtuar vitet e fundit kanë rezultuar në arrestime të punonjësve në pozicione kyçe portuale, oficerëve të doganave, oficerëve të policisë, nëpunësve komunalë dhe, për fat të keq, madje edhe të stafit të sistemit të drejtësisë.

Ai gjithashtu vë në dukje se si atentatet apo rrëmbimet, porositen lehtësisht në internet, madje jo në rrjetin e errët, por në Snapchat.

Për të trajtuar incidentet e dhunshme dhe me raste fatale, ku shpesh kanë qenë protagonistë edhe shqiptarë, Ministri i Brendshëm i Belgjikës, ka thënë se dëshiron të nxjerrë ushtarë në rrugët e Brukselit. Më herët këtë vit, qeveria belge miratoi bashkimin e gjashtë zonave policore të Brukselit në një njësi të vetme, që do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2027.

 

Istvan Kovacs gjyqtar kryesor në ndeshjen Serbi-Shqipëri për Kupën e Botës 2026

9 October 2025 at 22:25

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ Federata Europiane e Futbollit ka caktuar gjyqtarët për sfidën e të shtunës mes Serbisë dhe Shqipërisë e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Sipas njoftimit të UEFA-s, gjyqtari kryesor në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, do të jetë rumuni Istvan Kovacs.

Gjyqtari rumun konsiderohet si një nga arbitrat më të mirë të UEFA-s, pasi atij iu besua finalja e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, ku PSG mposhti Interin 5-0. Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, gjithashtu nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Muller. Ndeshja e Grupit K do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45, në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit.

FIFA e ka vlerësuar këtë sfidë si me rrezik të lartë, duke dërguar dy oficerë sigurie.

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

Ndërkohë, kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të premten do të udhëtojë drejt qytetit të Nishit në Serbi, ku do të zhvillohet ndeshja.

Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 4 ndeshjeve. Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.

Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup.

/a.f/

The post Istvan Kovacs gjyqtar kryesor në ndeshjen Serbi-Shqipëri për Kupën e Botës 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

8 October 2025 at 11:21

Kanë përfunduar sot në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës. Pas përfundimit të ceremonisë mortore, arkëmorti me trupin e tij të pajetë është nisur drejt Shkodrës, ku Kalaja do të prehet në banesën e fundit. […]

The post Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë

7 October 2025 at 17:50

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, një ditë më parë.

Gjyqtari Kalaja u vra brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi.

Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg, ka shprehur ngushëllimet dhe tronditjen e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ofruar gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë.

“Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij  të hënën. Në emër të Bordit të EAJ, dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe tronditjen tonë për këtë ngjarje tragjike ndaj shoqatës shqiptare. Njëkohësisht, do të donim të dinim nga ju më shumë për atë që ka ndodhur dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë ndihmë”, ka shkruar Mikael Sjoberg, president i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes E.SH., si dhe shtetasit G. Sh., xhaxhai i autorit, dhe B.K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë

By: Ela
7 October 2025 at 15:25

Një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit, Dhoma e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë (9 dhe 10 Tetor). “Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë vendosi njëzëri që të bojkotojë te gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqesore, për […]

The post Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë appeared first on BoldNews.al.

Kur Berisha sulmonte Kalanë/ Gjykatësi i ndjerë i hoqi vulën, PD e quante Enverist

By: xhir jeta
7 October 2025 at 15:25

“Duke ruajtur ndjeshmërinë e plotë ndaj reagimeve që më pëlqejnë apo nuk më pëlqejnë në tërësi dhe në veçanti ndaj rastit konkret, dua të përsëris qëndrimin tim të prerë se nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës aq më tepër me ekzekutimin në detyrë”

I pëlqen apo jo, siç e tha dhe vetë, doktori doli i detyruar të dënonte vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit.

Në të njëjtën ditë të ekzekutimit te kalase, doktori reagoi i pari. Por ai ishte njekohesisht dhe I fundit, qe linçoi një gjyqtar, publikisht.

Por si gjithmonë ai nuk ka asnjëherë faj.

“Është e vërtetë, por mos harro se unë jam kryetar i opozitës, dhe nëse ti mban në detyrë një gjyqtare dilenkuente, po damos drejtësinë. Se kur ke pushtetin, e frenon gjuhën 10 herë. Kurse Edi Rama, i sulmon gjyqtarët pse nuk arrestuan Sali Berishën”

Por Sali Berisha nuk e ka problemin me të tashmen por me të shkuarën. Aty ku në arkiv, google, apo memorie, janë regjistruar përjetësisht sulmet ndaj drejtësisë. Përfshirë edhe ndaj vetë të ndjerit Astrit Kalaja

Kalaja ishte gjyqtari që pasditen e 3 marsit të vitit 2023, i hoqi vulën Rithemelimit dhe ia dha Enkelejd Alibeajt. Duke e lënë pa logo e pa parti, Berishën në zgjedhjet e fundit lokale të dy viteve më parë.

Dhe doktori dhe media e tij nuk i kursyen Kalasë, fjalën e fundit.

Por ka edhe më shumë se kaq. Sidomos me dosjen e cila u bë shkak për vrasjen e Astrit Kalasë.

Banorët e strehuar në godinën qe pretendohet nga fisi shkambi, akuzojnë ish-kryebashkiakun demokrat të Shkodrës, Lorenc Luka se ia ka shitur atyre me dokumente te falsifikuara. Sot strumbullari Lorenc Luka, i cili në fakt akuzohet nga të dyja palët në konfliktin gjyqësor, fshihet te Berisha, madje figuron ende si drejtues i departamentit të ish-të përndjekurve politikë në PD. Ndaj dhe doktori nuk i hyn kaq thellë dosjes.

“Një moment më thanë, se kanë dalë e kanë thënë se, kanë folur për Lorenc Lukën. Atëherë unë mund të ju them ju, se absolutisht ndërtesa nuk ka qenë pronë e bashkisë. Nuk hy në dosje, por sipas ligjit, nëqoftëse qytetari paguan privatizimin, shteti është i detyruar, ose të ja kthejë menjëherë, ose të paguajë qira. Të paguajë qira me vlerë tregu për të gjithë kohën që nuk ja kthen.”

Pra Sali Berisha, njeriu që qeverisi Shqipërinë nëdy mandate si President dhe dy si kryeministër, në kohën e tranzicionit, ku çështja e pronave mbetet ende sot pa zgjidhje, ka gjithmonë gati akuzën për dikë tjetër. Si per non gratën, si për 1997, faji është i atij:

“Sot, qytetarët shqiptarë, që para reformës së Xhorxh Sorosit, duhet të prisnin dy gjer në 4 vite për një vendim gjyqësor, sipas të dhënave zyrtare të sotme, duhet të presin 4 deri në 6 herë më shumë apo mbi 15 vite.”/abcnews.al

Kuvend, zi për gjyqtarin/ Deputetët në komisione mbajnë një minutë heshtje për magjistratin e vrarë

By: xhir jeta
7 October 2025 at 15:18

Deputetët e nisën me një minutë heshtje punën në komisionet parlamentare këtë të martë, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ngjarja e rëndë në Gjykatën e Apelit ku gjyqtari Kalaja u qëllua në sallën e gjyqit dominoi diskutimet gjatë raportimit në kuvend të avokatit të popullit.

“Sado që kemi ngritur zërat për problematikat në Komision e Ligjeve, apo në raportet që ka bërë Avokati i Popullit, për ecurinë e Reformës në Drejtësi, ne nuk ia kemi dalë që të jemi pranë gjyqtarëve, të cilët kanë përjetuar një stres të jashtëzakonshëm, për shkak të procedurave por edhe për shkak të ngarkesës me dosje të papërballueshme për kapacitetet njerëzore.”

Avokatja e popullit tha se problem mbeten vonesat në zbardhjen e vendimeve gjyqësore ndërsa kërkoi më shumë kushte dhe siguri për institucionet e drejtësisë për të shmangur ngjarje të tilla.

“Mendoj se ka ardhur koha që të mbështesim gjyqtarët dhe të përshtatim kushtet e punës për ta. Dhe këtu nuk flasim vetëm për pagën, të cilën pjesërisht e kemi arritur. Por duhet ti krijojmë kushtet që të punojnë në një realitet të përshtatshëm. Sepse janë të mbingarkuar me dosje”

Ndërsa deputetet theksuan domosdoshmërinë e rritjes së sigurisë për gjyqtarët, edhe si një garanci për pavarësinë e sistemit të drejtësisë./abcnews.al

Vrasja e gjyqtarit/ Delia: Dedektorët funksionalë, autori nuk u kontrollua nga roja

By: Re Nato
7 October 2025 at 13:38

Gazetarja Etleva Delia thotë se autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi nuk u kontrollua nga roja i sigurisë në gjykatë, për armën që ai mbante me vete.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Delia u shpreh se dedektorët ishin funksionalë dhe u sinjalizua prania e armës.

Punonjësi i sigurisë nuk ka lëvizur nga karrigia. Është ngjarje që mund të jetë neglizhuar nga ana e sigurisë. Që këtu ka filluar neglizhenca e rojes së sigurisë. Konfliktet e pronësisë vazhdimisht kanë prodhuar viktima. Kjo është hera e parë që një gjykatës vritet në sallën e gjyqit. Çështjet e pronave, e pamë edhe te dosja e fundit të SPAK, sesi bëhej tjetërsimi i pronave. Shihet se sa i madh është ky problem. Institucionet duhet të bëjnë punën e vet. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që drejtësia do vihet në vend”, theksoi ajo./abcnews.al

❌
❌