Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

By: Re Nato
6 December 2025 at 08:21

Prokurorët francezë kanë nisur hetimet pasi dyshohet se dronë kanë fluturuar mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore në bregun e Atlantikut të enjten vonë, tha të premten një prokuror përgjegjës që është përgjegjës për çështjet ushtarake në qytetin e Renit.

Jean-Marie Blin tha se fluturimet e dronëve u raportuan nga rreth ora 19:00 të enjten deri në orën 1 të mëngjesit të së premtes.

Ai mohoi raportimet e mediave se xhandarmëria kishin qëlluar ndaj dronëve të dyshuar, por tha se ata kishin marrë “masa paraprake”.

Fluturimet e dronëve, kryesisht me origjinë të panjohur, janë regjistruar në hapësirën ajrore të Evropës në muajt e fundit.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i ka quajtur këto shkelje të hapësirës ajrore si “luftë hibride”.

Rusia mohon rregullisht akuzat se është përgjegjëse për këto inkursione.

Baza Ile Longue në veriperëndim të Francës është vendi ku janë të dislokuara nëndetëset me energji bërthamore, sipas ueb-faqes të marinës franceze.

Shorti i Botërorit/ Presidenti i FIFA: Kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë në histori

5 December 2025 at 18:48

WASHINGTON- Presidenti i FIFA, Gianni Infantino u shpreh besimplotë se Kupa e Botës 2026 do t’i tejkalojë të gjitha pritshmëritë.

Në hapjen e ceremonisë së hedhjes së shortit për Kupën e Botës, kreu i FIFA u shpreh se mbi gjashtë miliardë njerëz do ta shohin eventin madhështor, që fillon më 11 qershor.

“Kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë në histori. Do të kemi shtatë milionë njerëz në stadiume. Gjashtë miliardë njerëz do ta shohin Kupën e Botës në shtëpi dhe përreth botës”, u shpreh ai.

Kombëtaret janë në pritje për të mësuar grupet dhe kundërshtarët që do të përballojnë në fazën e parë të turneut. Nga 48 skuadrat, 42 janë tashmë të konfirmuara, ndërsa 6 të tjera do të përcaktohen në mars të vitit të ardhshëm, pas ndeshjeve të “Play-Off”./abcnews.al

 

“Erdhëm në Vlorën heroike”, shqiptarët e Kosovës festojnë Ditën e Flamurit

28 November 2025 at 10:06

VLORË– Shqipëria kremton 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Për të shënuar këtë ditë historike për kombin shqiptar, qytetarë nga të gjitha trojet janë mbledhur në qytetin e Vlorës, qytetin ku u shpall pavarësia e Shqipërisë, më 28 nëntor 1912.

Disa qytetarë nga Kosova kishin zgjedhur që këtë ditë të shënuar ta festojnë në Vlorën historike. Ata dhanë përshtypjet dhe emocionet e tyre për ABC News, ndërsa uruan shqiptarët për Ditën e Flamurit

“Kam ardhur nga Kosova. Jam nga Komuna e Skenderajt. Erdhëm në Vlorën heroike. Kam ardhur për herë të parë kam ardhur për 28 nëntorin. Ta gëzojmë të gjithë shqiptarët. Vlora është e të gjithëve. Ju urojmë festën”

“Vij nga Suhareka e Kosovës. I përshëndes kudo ku janë shqiptarët neper botë. Urime festa!”

“Kemi kënaqësinë të jemi këtu. Ky është vendi ynë i përbashkët. Vlora është vendi ynë, i përbashkët.”/abcnews.al

SPAK-Berishës: Ja letrat që refuzove!/ Prokuroria e Posaçme: Nëse nuk vjen, do të të marrim sipas ligjit

By: xhir jeta
14 November 2025 at 13:39

SPAK ka reaguar lidhur me pretendimet e ish kryeministrit Berisha për mosmarrje të fletëthirrjes për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me hetimet për 21 janarin.

Sipas SPAK ndaj ish kryeministrit janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare një që mban datën 3 nëntor dhe një tjetër më 7 nëntor, përkatësisht në banesë dhe në adresën e PD dhe Kuvendit.

Njoftimi i plotë:

Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).

Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:

“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.

Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Përmes shkresës  është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:

sali.berisha@parlament.al, më datë 10.11.2025.

Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Ligji për gjinitë, Berisha sulmon ambasadorin e BE/ Kreu i PD: Nuk mund të na imponojë bindjet personale

By: xhir jeta
6 November 2025 at 15:14

Parlamenti nisi punimet këtë të enjtje me një minutë heshtje për ish kryeministrin Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë me parë. Për pak caste, të majtë e të djathë, i bënë nderimet e fundit ish liderit historik, përpara se projektligji për barazinë gjinore të kthehej në kryefjalë të diskutimeve.

Sipas opozitës ligji i ri është një tentative për cënimin e familjes ndërsa për mazhorancën ndryshimet e propozuar kanë në thelb vetëm barazinë mes burrit dhe gruas, dhe jo gjinisë.

“Ky ligj, de facto, u mohon prindërve të drejtën e edukimit të fëmijëve të tyre bazuar në dhuntinë që u ka dhënë Zoti, vajzë apo djalë. Apo natyra për ata që nuk besojnë Zotin.

Zonja dhe zotërinj, qytetarë shqiptarë, motra dhe vëllezër, burra dhe gra të këtij vendi, në ligj sanksionohet qartë se gjinia në Republikën e Shqipërisë ka vetëm burra dhe gra.”

Akuzave të Berishës për përkatësi të shumëfishta gjinore, Balla, i pergjigjet me ligjin për barazine gjinore dhe antidiskriminimit, i miratuar me firmën e Sali Berishës në vitin 2010.

“Sot merr goditjen më fatale sepse kjo barazi e bazuar në binaritetin grua dhe burrë, femër dhe mashkull, nënë dhe baba, tashmë transformohet në përkatësi të shumëfishta gjinore.”

“Sa i përket “përkatësisë së shumëfishtë”, gënjeve. E kemi rregulluar në bazë të ligjit të anti diskriminimit. Por ti je gënjeshtar dhe ti nuk e di fare që nuk ka përkatësi të shumëfishtë gjinore. Përkatësia e shumëfishtë është kur: unë jam një vajzë e dhunuar, e abuzuar seksualisht, jam një vajzë rome, ose një vajzë që jeton në periferi,  dhe përkatësia e shumëfishtë e imja është që më kanë rënë mbi supe të gjitha këto halle” 

Ndërsa debati u përshkallëzua kur Berisha shigjetoi kreun e delegacionit të BE-se në Tiranë.

“Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE. I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.”

“E dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur nga i njëjti individ prej 35 vitesh, kundër ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundër ambasadorëve të vendeve mike dhe tani kundër ambasadorit të Bashkimit Europian.”

 Mazhoranca ka paralajmëruan depozitimin e një kërkese në komisionin e etikës, në mënyrë që Sali Berisha të japë shpjegime për deklaratat e tij dhe kuvendi të ndalë sulmet ndaj përfaqësuesve nderkombëtare./abcnews.al

Xhafaj në krye të Postës Shqiptare, Balluku: Posta, pararojë e shërbimeve digjitale

By: xhir jeta
30 October 2025 at 10:00

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Etjen Xhafajn në detyrën e re si drejtor i përgjithshëm i Postës Shqiptare.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku vlerësoi rëndësinë që ka Posta Shqiptare si një nga ndërmarrjet publike më të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, me 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë.

Ajo theksoi se Posta është një ndër kompanitë më vitale shtetërore, që shërben në çdo cep të Shqipërisë, duke ofruar si shërbime postare, ashtu edhe financiare.

Balluku u ndal edhe tek reformat për inovacionin të viteve të fundit, të cilat, sipas saj, kanë transformuar ndjeshëm shërbimin postar shqiptar.

“Posta ka potencialin që, falë rrjetit të gjerë dhe komponentëve financiarë që mbart, të bëhet pararojë e zhvillimeve teknologjike dhe digjitale në shërbimet publike”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare, të cilat, sipas saj, janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke e bërë Postën një institucion edhe më të rëndësishëm.

“Sot Posta ofron 51 shërbime financiare dhe 20 shërbime postare, duke realizuar çdo ditë rreth 65 mijë transaksione financiare dhe 70 mijë postare. Qeveria është e përkushtuar në forcimin e kapitalit njerëzor, pasi teknologjia mund të zhvillohet, por kapacitetet njerëzore janë të pazëvendësueshme”, theksoi ministrja.

Duke prezantuar drejtuesin e ri, Balluku u shpreh se Etjen Xhafaj është një bashkëpunëtor i hershëm, me një karrierë të gjatë dhe eksperiencë në disa fusha.

“Sot drejtimi i Postës i besohet një profesionisti të sprovuar, i cili do të punojë në bashkëpunim me stafin aktual për të optimizuar proceset e shërbimeve postare dhe veçanërisht ato financiare. Është e rëndësishme që Posta të performojë duke përmirësuar shërbimet financiare, të cilat tashmë po digjitalizohen dhe janë në bazë të zhvillimeve të reja”, tha Balluku.

Ministrja foli gjithashtu për rëndësinë e paketave të reja që janë publikuar së fundmi, të cilat e shndërrojnë Postën në një “front desk” të Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe pjesë të konceptit të open banking, që është thelbi i shërbimeve moderne financiare.

Balluku theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të negociatave për kapitujt e anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe se çdo institucion duhet të japë kontributin e vet në këtë proces. Ajo shtoi se inovacioni dhe Inteligjenca Artificiale duhet të jenë të personalizuara sipas nevojave të grupeve të ndryshme të qytetarëve.

Balluku e vuri theksin edhe te ruajtja e traditës së filatelisë, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historike të Postës Shqiptare.

“Filatelia është një pasuri që duhet mbrojtur dhe zhvilluar, qoftë në aspektin e emetimit të pullave, qoftë në dimensionin muzeal. Posta luan një rol të rëndësishëm si urë lidhëse mes sektorit publik, privat dhe individit, por duhet të kujdesemi që edhe filatelia të mbetet një vlerë e veçantë e institucionit”, përfundoi Balluku.

‘Partizani’/ Shtyhet seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin e tij e të pandehurit e tjerë. Shkak mungesa e avokatit

By: xhir jeta
27 October 2025 at 13:15

Është shtyrë seanca në GJKKO, në ngarkim të ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe të pandehurve të tjerë.

Seanca ku trupi gjykues do të vendosë mbi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, të cilën seancën e kaluar kërkuan pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani, u shty për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj i cili mbron Fatmir Bekteshit, i pandehur gjithashtu në këtë cështje.  Seanca e radhës u caktua të mbahet më 10 nëntora, ora 10:00

Prokurori Arben Kraja ka argumentuar se asnjë nga pretendimet e ngritura nga avokatët nuk qëndron ligjërisht, duke theksuar se nuk ka pasur shkelje në ekzekutimin e masave të sigurisë, as në procedurat e ekspertimeve.

Në gjyqin për privatizimin e ish Kompleksit Partizani, Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. /abcnews.al

 

Komisonerja Kos pret Spiropalin: Shqipëria rast suksesi, mbështesim ambicien për mbylljen e negociatave brenda 2027

By: xhir jeta
27 October 2025 at 11:47

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.

Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizua ritmi i procesit të negocimit, të reformave, rezultateve dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Ministrja thekson në një postim se në Komisionin Europian, “Shqipëria veçohet e vlerësohet si vendi ku premtimet dhe angazhimet nuk janë fjalë, por vepra, siç tregon ecuria e zbatimit të Planit të Ri të Rritjes.”

“Falë reformave strukturore në fushat e konkurrueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit ekonomik, energjisë dhe digjitalizimit, Komisioni Europian disbursoi së fundmi 100 milion euro për Shqipërinë në kuadër të këtij instrumenti”, shkruan Spiropali.

Kos dhe Spiropali u ndalën te “Muri i Zgjerimit” në zyrën e Komisioneres ku reflektohet progresi i vendeve drejt procesit të negociatave të anëtarësimit, dhe ku Komisionerja Kos thotë se një shtet dallon për suksesin mbresëlënës, Shqipëria.

“Siç mund ta shihni këtu, një nga vendet më të suksesshme në grupin e zgjerimit është Shqipëria me pothuajse të gjithë grupkapitujt e hapur, pa një të fundit. Me ndihmën tuaj Zonja Ministre, shpresojmë se do ta ndryshojmë këtë ngjyrë (të grupkapitullit të fundit), nga e kuqe në të verdhë në muajin Nëntor”.

Gjatë takimit me Spiropalin Komisionerja theksoi se “ne mirëpresim dhe mbështesim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027”.

Komisionerja Kos përgëzoi Shqipërinë për rezultatet e arrira në kuadër të Growth Planit, duke dhënë një shembull pozitiv në rajon.

Në deklaratën përpara “Murit të Zgjerimit”, Spiropali tha se progresi i Shqipërisë pasqyron vokacionin e popullit shqiptar si populli më pro-BE-së në rajon dhe ndoshta në Evropë.

Ministrja Sipropali siguroi se Shqipëria e konsideron zgjerimin si një proces të bazuar në meritë dhe të nxitur nga reformat.

Ministrja siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur standardet, pasi “ne e kuptojmë se ky nuk është një proces burokratik, por më tepër një proces transformues”.

“Shqipëria është një vend evropian dhe ka qenë atje që nga fillimi i kohës dhe tani është gati të qëndrojë me Evropën brenda Unionit”, tha Spiropali.

Gjykata Kushtetuese/ Rrëzohet kërkesa e Llagamit. U ankua për votimin

By: xhir jeta
13 October 2025 at 15:19

Ish-kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami do të duhet të trokasë të dyer të tjera, në betejtën e saj për një votë, për në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, ku ajo kishte dorëzuar ankimim për fletën e votimit, që u shpall e pavlefshme nga Gjykata e Lartë në garën për vendin që pason Holta Zaçajn, shpalli moskompetencë, këtë të hënë.

Gjykata Administrative në shqyritmin e çështjes së Llagamit shpalli mungesë juridiksioni për të dhënë vendim; nëse ajo votë që ishte e konsideruar e pavlefshme, i takonte ish-kryetares së KLGJ-së apo jo.

“Vendimi i Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë nuk përbën një ushtrim të funksioneve ekzekutive të kontrollueshme nga gjykatat administrative, por funksion kushtetues të një organi që vepron në nivel të barabartë institucional me Presidentin e Republikës dhe Kuvendin.” 

Ajo që kishte kërkuar gjyqtarja Llagami ishte vlerësimi i fletës së vomit, që është shpallur e pavlefshme nga Gjykata e Lartë, për shkak se një prej gjyqtarëve, kishte lënë shenjën në kutin e votimit për Llagamin, por njëherësh kishte qarkuar dhe numrin para të gjyqtares.

Por kjo votë ishte vendimtare që do ti mundësonte Llagamit shkuarjan në Gjykatën Kushtetuese. Masgjistratja Naureda Llagami në mbledhjen e Gjyaktës së Lartë të 30 shtarorit, mori 8 vota, Asim Vokshi mori 6 vota dhe një votë u shpall e pavlefshme.

Gjyqtari Asim Vokshi u deklarua i zgjedhuri për vakancën e Holta Zaçaj në Kushtetese, për shkak të pikëzimit nga KED-ja, që kryesohet aktualisht prej Sokol Sadushit, kreut të Gjykatës së Lartë.

Megjithatë Llagami brenda 5 ditësh mund ta cojë cështjne e saj Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë./abcnews.al

Kushtetuesja pezullon dekretin e zgjedhjeve/ Pranon një nga kërkesat e Veliajt: Deri në shqyrtimin në themel

By: Re Nato
9 October 2025 at 14:18

Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht dekretin e Presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 9 nentor, pas padisë së Erion Veliajt.

Por seanca që do të mbahet në Kushtetuese në 31 tetor, ditë kur me gjasë do të marrë dhe vendimin për rrezimin e dekretit, bërë po nga Veliaj, nuk cënon afatet ligjore të fushatës dhe datën e zgjedhjeve të pjeshme lokale të paktën në 5 bashki të tjera.

Nga vendimi i Kushtetueses mund të preken vetëm zgjedhjet e Tiranës, në rast të një vendimi të miratimit të padisë në themel nga Erion Veliaj.

“Përgjegjëse për vrasjen nuk jam unë, por ju!”, Ministrja e Brendhshme flet për gjyqtarin e vrarë, Astrit Kalaja

By: xhir jeta
9 October 2025 at 11:27

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka replikuar ashpër në Kuvend me deputetë të opozitës, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, pak ditë më parë në gjykatën e Apelit.

“Është shumë e qartë për të gjithë, se kush është nxitësi i gjuhës së urrejtjes dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në gjithë këtë politikë parlamentare. Gjuha e përdorur duke më etiketuar sikur kam gënjyer, dhe mashtruar është në shkelje të gjithë përgjegjësisë që ka policia e shtetit.

Ju e dini se një pjesë e juaja janë jurist këtu, nëse do kishte përgjegjësi një polic sot do ishte në arrest. Policia e Shtetit ka kryer veprimet e veta në përputhje të plotë ligjore, mjafton të shihni bazën ligjore që ky Kuvend ka miratuar që në 2016. Produkti i kësaj reforme janë edhe ndarjet e qarta të përgjegjësisë ndaj secilit institucion.

Përgjegjëse nuk jam unë, por ju për gjithë këtë gjuhë që përdorni. Ja dëshmia e qartë se gjuha juaj, që sjell vetëm urrejtje. Turp të kesh , nga mëngjesi në darkë, duhet të kishit ndryshyar narrativën politike”, u shpreh Koçiu./abcnews.al

Akuzohet se porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit/ Sekuestrohen pasuritë e Aurelinjo Kalaverit

By: xhir jeta
9 October 2025 at 11:17

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025  të Gjykatës së Posaçme, lëshoi në po të njëjtën ditë, urdhërin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi  3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim, në kuadër të procedimin penal nr.177 të vitit 2025.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro.

Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:

  1. “Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;
  2. “A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;
  3. Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;

Apartamentet dhe njësitë:

  1. Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
  2. Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
  3. Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
  4. Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
  5. Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
  6. Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;
  7. Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
  8. Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
  9. Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
  10. Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
  11. Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
  12. Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
  13. Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë

“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:

32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.

52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).

Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara./abcnews.al

Vrasja e gjyqtarit, zyrtarizohen akuzat/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për tre të arrestuarit

By: xhir jeta
8 October 2025 at 15:26

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 10.08.2025 ka regjistruar procedimin penal nr.7416, për veprën penale “Vrasje e fuksionarëve publik”, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Elvis Shkambi., “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese”, kundër palëve ndërgjyqëse, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative parashikuar nga neni 79 gërma “ç”, 25-22 i Kodit Penal, ndaj shtetasve Ragip Kurtaj. dhe Ervis Kurtaj në ngarkim të shtetasve Elvis Shkambit. dhe Gjon Shkambit “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe municionit”, parashikuar nga neni, 278 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Elvis Shkabmi dhe“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Banush Koxhajt.

Në datën 06.10.2025, rreth orës 15:38, u mor njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, se në ambjentet e brendshme të Gjykatës se Apelit të Juridiksionit për Përgjithshëm Tiranë, është qëlluar me armë zjarri, gjyqtari A.K.

Menjehërë pas marrjes së njoftimit, u formua grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, në drejtimin e Prokurorisë.Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrjes së deklarimeve, etj, ka rezultuar se: më datë 06.10.2025, rreth orës 15:35 në ambjentet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse R. K.,etj.Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari A. K., shtetasi E.Sh. që ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë. Pas këtij veprimi, shtetasi E.Sh. i ka drejtuar pistoletën shtetasve R.K. dhe E.K., të cilët tentuan të dalin nga salla dhe qëlloi me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre, ku si pasojë, shtetasi E. K., është dëmtuar në dorën djathtë, ndërsa shtetasi R.K. në trup.

Menjehërë më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë.

I ndjeri u transportua me ambulancë në Spitalin e Traumës Tiranë, por gjatë rrugës ndërroi jetë, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë pas marrjes së ndihmës së specializuar mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit. Nga administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike të ruajtura në sereverin NVR e Gjykatës, rezulton se në datë 06.10.2025, në orën 13:42, në ambjentet e sallës së pritjes për publikun të gjykatës kanë hyrë dhe kanë kaluar pajisjen skaner (detector), njëri pas tjetrit, shtetasit E.Sh. dhe Gj.Sh., dhe në ekranin e detektorit vërehet që janë ndezur dritat e kuqe (që sinjalizojnë prezencën e metaleve), ndërkohë që shtetasi B.K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrike dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambjentet e gjykatës.

Sa më sipër, nga veprimet paraprake hetimore u krijua dyshimi i arsyeshëm se shtetasi E.Sh., ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje e fuksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, në dëm të viktimës A.K., me detyrë gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër palëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 gërma “ç”, 25-22 i Kodit Penal, në dëm të viktimave R.K. dhe E.K. dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe municionit”, parashikuar nga neni, 278 i Kodit Penal.

Shtetasi Gj.Sh., ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova dhe indicie se ka konsumuar elementët e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjerë cilesuese” kundër palëve ndërgjyqëse, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar nga neni 79 gërma “ç”, 25-22 i Kodit Penal, në dëm të viktimave R. K. dhe E. K. Ky shtetas referuar këqyrjes paraprake të pamjeve filmike, megjithëse në dukje nuk ka kryer ndonjë veprim konkret, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij E.Sh., madje ka qëndruar i qetë gjatë kryerjes së veprës dhe pas kryerjes së saj, çka krijon dyshimin e arsyeshëm, që ai ka pasur dijeni për planin dhe veprimet e nipit të tij. Gjithashtu krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka rolin e shtytësit në tentativën për të vrarë palët ndërgjyqëse, dyshim i krijuar jo vetëm nga rrethanat e lartpërmendura, por duke marrë parasysh edhe një sërë veprimesh të kryera nga shtetasi Gj.Sh., gjatë periudhës që i paraprin krimit, sikurse janë kërcënimet publike për vrasje të palëve të bëra në emisione televizive, si dhe një numër i madh ngjarjesh të kallëzuara nga viktimat dhe të pasqyruara në sistemin deepsee (të administruara me procesverbal), për kanosjet me jetë që u janë bërë nga shtetasi Gj. Sh.

Sa i përket shtetasit B.K., krijohet dyshimi i bazuar se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga hetimi rezultoi se ai qëndron i ulur në karrike dhe nuk kryen asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo dhe regjistrimin e tyre në librin e protokollit, në të cilin duhen të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambjentet e gjykatës, duke sjellë si pasojë hyrjen me armë të shtetasit E. Sh. në sallën e gjyqit dhe kryerjen më pas të vrasjes prej këtij të fundit.

Të tre këta shtetas janë arrestuar në flagrancë si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të lartpërmendura dhe për ta është paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkesa për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Siguria në gjykata/ Njerëzit e drejtësisë kërkojnë mbrojtje në sallat e gjyqit

By: xhir jeta
8 October 2025 at 15:12

Pas ngjarjes së rëndë të ekzekutimit me armë zjarri në sallën e gjyqit të Astrit Kalasë, siguria në gjykata është kthyer në qendër të debatit publik.

Fieri është qyteti me precedent në sulmet ndaj gjyqtarëve, ndërsa avokatët dhe magjistratët  risjellën në kujtesë sulmin me armë ku u plagos gjyqtarja Irena Maneku. Kjo ngjarje bëri që për herë të parë në gjykata të vendosej një roje sigurie dhe detektorë metalikë. Por mangësitë janë më tepër se kaq.

Thirrja për sensibilizim dhe shtim të masave të sigurisë në gjykata erdhi edhe nga Korça.

Kreu i dhomës së avokatisë në Korçë, Nevzat Tarelli tha se siguria s’duhet të mungojë në asnjë subjekt dhe aktorë të drejtësisë.

Duke iu përgjigjur thirrjes së dhoomës së avokatisë së Shqipërisë, në Korçë seancat në datën 9 dhe 10 tetor në gjitha nivelet e gjyqësorit do të pezullohen

“Fight club” në Shtëpine e Bardhë/ Conor McGregor kthehet në ring, në “shtëpinë” e Donald Trump

By: xhir jeta
8 October 2025 at 12:47

Conor McGregor është një nga sportistët më kontroversë të historisë. “Luftërari” irlandez i MMA është I njohur për bëmat e tij brenda dhe jashtë ringut gjashtkëndësh.

I radhës ka të bëjë me pezullimin prej 18 muajsh, pasi në tre raste ka refuzuar t’i nënshtrohet testeve anti doping, siç parashikon rregullorja e federatës UFC, ku ai bën pjesë dhe ka mbajtur titullin kampion.

Por ky vendim nuk do të prishë agjendën e McGregor, që do të kthehet në kohë për atë që konsiderohet si turneu më I rëndësishëm i UFC për vitin 2026.

Për herë të parë në histori Shtëpia e Bardhë do të kthehet në një ring si pjesë e festimeve të 250 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky turne do të zhvillohet më 14 qershor, pikërisht në ditëlindjen e 38 të Conor McGregor, i cili do të jetë edhe ylli i vërtetë i tij. Pak muaj më parë ai ishte i ftuar special në zyrën ovale të presidentit Donald Trump, i cili konfirmoi se në mbrëmjen e UFC në Shtëpinë e Bardhë do të jenë të pranishëm nga 20 deri në 25 mijë persona.

Donald Trump, një i apasionuar i këtij sporti luftarak e ka shprehur publikisht se është një tifoz i madh i Conor McGregor.Por duket se miqësia me presidentin amerikan ka ngacmuar më shumë karakterin shpërthyes të tij. Jo më kot, një muaj më parë, McGregor u shfaq përpara selisë së qeverisë irlandeze, duke shpallur kandidatyrën e tij në zgjedhjet për president të vendit. /abcnews.al

Kur Berisha sulmonte Kalanë/ Gjykatësi i ndjerë i hoqi vulën, PD e quante Enverist

By: xhir jeta
7 October 2025 at 15:25

“Duke ruajtur ndjeshmërinë e plotë ndaj reagimeve që më pëlqejnë apo nuk më pëlqejnë në tërësi dhe në veçanti ndaj rastit konkret, dua të përsëris qëndrimin tim të prerë se nuk pajtohem kurrë me marrjen e jetës aq më tepër me ekzekutimin në detyrë”

I pëlqen apo jo, siç e tha dhe vetë, doktori doli i detyruar të dënonte vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit.

Në të njëjtën ditë të ekzekutimit te kalase, doktori reagoi i pari. Por ai ishte njekohesisht dhe I fundit, qe linçoi një gjyqtar, publikisht.

Por si gjithmonë ai nuk ka asnjëherë faj.

“Është e vërtetë, por mos harro se unë jam kryetar i opozitës, dhe nëse ti mban në detyrë një gjyqtare dilenkuente, po damos drejtësinë. Se kur ke pushtetin, e frenon gjuhën 10 herë. Kurse Edi Rama, i sulmon gjyqtarët pse nuk arrestuan Sali Berishën”

Por Sali Berisha nuk e ka problemin me të tashmen por me të shkuarën. Aty ku në arkiv, google, apo memorie, janë regjistruar përjetësisht sulmet ndaj drejtësisë. Përfshirë edhe ndaj vetë të ndjerit Astrit Kalaja

Kalaja ishte gjyqtari që pasditen e 3 marsit të vitit 2023, i hoqi vulën Rithemelimit dhe ia dha Enkelejd Alibeajt. Duke e lënë pa logo e pa parti, Berishën në zgjedhjet e fundit lokale të dy viteve më parë.

Dhe doktori dhe media e tij nuk i kursyen Kalasë, fjalën e fundit.

Por ka edhe më shumë se kaq. Sidomos me dosjen e cila u bë shkak për vrasjen e Astrit Kalasë.

Banorët e strehuar në godinën qe pretendohet nga fisi shkambi, akuzojnë ish-kryebashkiakun demokrat të Shkodrës, Lorenc Luka se ia ka shitur atyre me dokumente te falsifikuara. Sot strumbullari Lorenc Luka, i cili në fakt akuzohet nga të dyja palët në konfliktin gjyqësor, fshihet te Berisha, madje figuron ende si drejtues i departamentit të ish-të përndjekurve politikë në PD. Ndaj dhe doktori nuk i hyn kaq thellë dosjes.

“Një moment më thanë, se kanë dalë e kanë thënë se, kanë folur për Lorenc Lukën. Atëherë unë mund të ju them ju, se absolutisht ndërtesa nuk ka qenë pronë e bashkisë. Nuk hy në dosje, por sipas ligjit, nëqoftëse qytetari paguan privatizimin, shteti është i detyruar, ose të ja kthejë menjëherë, ose të paguajë qira. Të paguajë qira me vlerë tregu për të gjithë kohën që nuk ja kthen.”

Pra Sali Berisha, njeriu që qeverisi Shqipërinë nëdy mandate si President dhe dy si kryeministër, në kohën e tranzicionit, ku çështja e pronave mbetet ende sot pa zgjidhje, ka gjithmonë gati akuzën për dikë tjetër. Si per non gratën, si për 1997, faji është i atij:

“Sot, qytetarët shqiptarë, që para reformës së Xhorxh Sorosit, duhet të prisnin dy gjer në 4 vite për një vendim gjyqësor, sipas të dhënave zyrtare të sotme, duhet të presin 4 deri në 6 herë më shumë apo mbi 15 vite.”/abcnews.al

Nga Skerdilajd Konomi në 2011, sot te Astrit Kalaja/ Precedentët kur krimi godet drejtësinë

By: xhir jeta
6 October 2025 at 18:58

Krimi ka kërcënuar vazhdimisht drejtësinë e herë pas here ka qëlluar edhe në shenjë. Por ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, është rasti i parë që ndodh brenda një institucioni drejtësie. Ai u vra brenda Gjykatës së Apelit, për shkak të detyrës.

Pas vrasjes me eksploziv të gjytarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, në vitin 2011, në historinë e sistemit të drejtësisë, Astrit Kalaja është gjyqtari i dytë që humb jetën për shkak të detyrës. Por ndryshe nga ngjarjet e mëparshme, autori i ngjarjes së 6 tetorit 2025, sot dihet dhe është arrestuar.

Vrasjet e njerëzve të drejtësisë janë konsideruar gjithmonë si atentate mafioze dhe dosjet kanë përfunduar duke u mbyllur me siglën “pa autor”. Më të vështirat për t’u zbardhur, atentatet ndaj avokatëve, prokurorëve e gjyqtarëve, mbeten edhe më të rëndat në sytë e qytetarëve.

Që nga viti 1999 e deri sot, janë vrarë në atentate tipike mafioze, që vijojnë ende të jenë të pazbardhura, 5 njerëz që kanë pasur lidhje direkte me sistemin e drejtësisë në vend. Një vajzë prokurori, kryetari i Dhomës së Avokatisë, dy gjyqtarë dhe një avokat kanë humbur jetën në sulme, për të cilat nuk është arrestuar ende askush.

Sulmet kanë qenë drejtpërdrejt ndaj tyre, por edhe ndaj familjarëve, ashtu siç ndodhi me studenten 21-vjeçare Kozeta Hyseni. Më 19 shkurt të vitit 1999, ajo u gjet e masakruar në Qytetin Studenti në Tiranë. Kozeta Hyseni, vlonjatja që vazhdonte studimet në degën “Gjuhë Letërsi”, është gjetur e masakruar pranë kinoklubit të Qytetit Studenti, mëngjesin e 19 shkurtit të vitit 1999. Vrasja e Hysenit u cilësua si një hakmarrje ndaj të atit, pasi ai në atë kohë ishte prokuror i Vlorës.

Një ngjarje e bujshme tronditi kryeqytetin mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 1999. Një nga juristët më të njohur, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Kleanthi Koçi, mbeti i plagosur rëndë pas një atentati që u organizua ndaj tij. Mjekët dhanë shpresa për jetën dhe e nisën atë për kurim në Itali. Por pas disa minutash fluturim, Kleanthi Koçi ndërroi jetë nga një atak në zemër, më 28 shkurt. Para se të vdiste, kur policët i kishin treguar atij disa fotografi, përgjigjja e avokatit ka qenë: Do t’ua tregoj, kur të dal nga spitali.

30 shtator të vitit 2003, vritet Genci Sina, shoferi i prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Ai ishte duke shoqëruar bashkëshorten e Sollakut dhe vajzën e tij, kur në afërsi të Piramidës, një taksi i afrohet makinës së tij, një person zbret dhe e qëllon me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.  Familjarët e viktimës deklaronin se Sina nuk kishte asnjë problem personal, por ngjarja ishte një mesazh për kryeprokurorin.

Magjistrati i çështjeve civile në Gjykatën e Vlorës, Skerdilajd Konomi, humbi jetën pasi një shpërthim që ndodhi në makinën e tij më 9 shtator 2011, teksa gjyqtari shkonte në punë. Ai mbeti i vdekur, ndërsa pistat kryesore të hetimit ishin vrasja për detyrën dhe konfliktet e pronësisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda rihapi hetimet në vitin 2013, pasi ishte vlerësuar e nevojshme rihapja e dosjes me anë të rivlerësimit të provave që ndodhen në fashikull. Ekzekutimi me eksploziv në makinë, i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, edhe pse u hetua për një kohë të gjatë, mbeti pa autor.

Vrasja e avokatit Ravik Gurra, në një lokal në mes të Elbasanit, mbrëmjen e 22 marsit të vitit 2019, ishte një dëshmi e fortë se si krimi godet me gjithë ashpërsinë e tij dhe sa serioz është kur kërcënon. Edhe avokatët, ashtu sikurse prokurorët dhe gjyqtarët, janë pjesë e sistemit të drejtësisë. Por në 25 vitet e fundit sistemi i drejtësisë është sulmuar në të gjitha drejtimet. Është përballur me akuza, me kërcënime, por persona të caktuar, pjesë e tij, kanë qenë edhe objekt atentatesh mafioze.

1 nëntor të vitit 2019, mbetet i vrarë në një atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja. Hetimet për atentatin u përqendruar tek vrasja e mbetur në tentativë, për shkak të detyrës prokurorit Arjan Ndoja, i cili u plagos në atë ngjarje. Por Policia dhe Prokuroria nuk e përjashtonin mundësinë që objektiv i atentatit mund të kishte qenë edhe Pëllumb Muharremi, që ndodhej në makinë me të dhe u plagos./abcnews.al

Kumbaro uron nisjen e vitit të ri akademik nga Shkodra: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë për t’u përballur me sfidat e kohës

By: xhir jeta
6 October 2025 at 13:06

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro uroi nga Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër nisjen e vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo u shpeh se ky është një universitet me traditë të fortë që ka ruajtur ekuilibrin dhe ka ditur të përshtatet me ndryshimet e mëdha duke u bërë edhe shtëpia e studentëve nga trevat shqiptare, por duke qenë edhe pjesë e rrjeteve dhe bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare.

Ministrja Kumbaro bëri të ditur se janë 19,671 studentë të regjistruar deri më datë 5 tetor në univeristetet shqiptare, ndërkohë që vazhdojnë regjistrimet në raundin e dytë, e më pas në raundin e tretë.

Më tej, në fjalën e saj, ministrja Kumbaro u ndal tek politikat e arsimit të lartë me fokus zonën europiane të arsimit dhe kërkimit shkencor, por edhe dyfishimin e investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjen e programeve të doktoraturës.

“Me reformën e arsimit të lartë, kemi siguruar cilësinë e institucioneve tona arsimore, ç’ka do të thotë një garanci për diplomën tuaj nesër. Por një dekadë pas asaj shkundje të sistemit, ka ardhur koha për ta rishikuar ligjin e arsimit të lartë, për t’iu përgjigjur sfidave të kësaj kohe.

Standardet e cilësisë do të sigurohen në përputhje me Zonën Europiane të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor, duke bërë që diplomat tuaja të vlerësohen globalisht, dhe ju të keni më shumë mundësi për mobilitet akademik dhe profesional.

Një simbol i fuqishëm në këtë rrugë është padyshim ngritja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, që po e kthen kryeqytetin në një qendër të dijes rajonale, e sigurisht shërben si një katalizator për të gjitha universitetet e vendit!

Nga ana tjetër, kam kënaqësi të ndaj një lajm inkurajues, që ka të bëjë me rritjen e dukshme të mbështetjes për kërkimin shkencor. Vetëm nga 2021 në 2024, fondi për kërkimin shkencor është rritur 5 herë, ndërsa ai për infrastrukturën kërkimore pothuajse është dyfishuar.

Vëmendjen do të vijojmë ta kemi në këtë drejtim, pasi synojmë të dyfishojmë investimet për laboratorë modernë, të mbështesim doktoraturat për të rinjtë dhe do të mbajmë të hapur ftesën për kolegët akademikë të diasporës sonë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja e Arsimit uroi studentët, pedagogët, profesorët dhe stafet e gjithë universiteteve shqiptare dhe i dhuroi lule pedagogut me më shumë përvojë në Universitetin Luigj Gurakuqi, profesor Fatmir Vadohaj.

Vrau 40-vjeçarin ndërsa pinin në lokal/ Gjykata lë në burg Arlind Demushin

By: xhir jeta
6 October 2025 at 11:20

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Arlind Demushin autorin e vrasjes se Hajdar Ismailgeci ngjarje e ndodhur në Babrru.

Vete i ndaluari nuk ka folur para gjykatës, por mbrojtja pretendoi se sherri ka qënë në kushtet e renduara psikologjike.

Sipas mbrojtjës nuk është vrasje me paramendim pasi autori dhe viktima kanë qënë miq dhe kanë qëndruar për një kohë në të njëjtën shtëpi por nje ofendim i castit e ka agravuar situatën.

Ngjarja ndodhi me 2 Tetor ne mbremje. Arlind Demushi goditi me thike 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet pa jete pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Autori Arlind Demushi, 38-vjeç, u lokalizua në Durrës./abcnews.al

“Si ka mundësi nuk të pyeti?” Manastirliu tregon reagimin e familjes për kandidimin për Bashkinë e Tiranës

By: xhir jeta
5 October 2025 at 10:28

Kryeministri Edi Rama, gjatë podcastit “Flasim”, u ndal te reagimi i familjes së kandidates për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, pas shpalljes që u bë në asamblenë e Partisë Socialiste.

Edi Rama: A bën të të pyes: si e priti këtë asamblenë e fundit familja e vogël?
Ogerta Manastirliu: Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi që, nuk e di pse herët e tjera ka ndodhur, por kësaj radhe nuk më shkroi direkt dhe as nuk më komunikoi shpejt. Pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë.
Edi Rama: Jo, jo, nuk dua të futem në detaje; thjesht doja një impresson, më shumë për të privilegjuar ata që po na ndjekin akoma dhe nuk besoj se janë mërzitur, sepse thuhet “bisedë ekskluzive”, “intervistë ekskluzive” etj. Por unë, p.sh., 85% të gjërave që dëgjova këtu, si i dija as vetë.
Ndërkohë, dua ta mbyll… Dakord, në rregull, pse s’të tha? Përgjigjja pse s’të tha: nuk ka njeri perfekt dhe ai ka defektet e veta. Por, përtej kësaj dhe përtej momentit të parë, ti vetë si e ndjen këtë barrë mbi supe?
Ogerta Manastirliu: E para, Kryeministër, mua nuk më është dhënë rasti t’ju shpreh mirënjohjen për besimin. E shoh si një përgjegjësi shumë të madhe, një sfidë të përbashkët në atë që secili prej nesh, si qytetar, duhet të bëjë për vendin e vet dhe të japë për vendin e vet. Tirana është qyteti i 1 milion banorëve. Tirana është rritur; Tirana është sa sfida jonë, aq edhe krenaria jonë. Pikërisht se ky qytet na bën krenarë, na ka bërë krenarë, do na bëjë krenarë, mendoj se ia vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër. Dhe përgjegjësia që mua më është ngarkuar për ta çuar përpara transformimin e Tiranës, për ta modernizuar është një përgjegjësi që e mbaj mbi supe jo vetëm. E mbaj me ju, me ekipin e qeverisë, sepse është një gjë që të duash që je vetëm në betejë, por është diçka tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon në Bashkimin Europian. Sigurisht, unë jam thirrur në detyrë dhe kjo është një thirrje në detyrë për një mision historik; dhe nuk e shoh këtë detyrë thjesht si të radhës e shoh si një përgjegjësi te e cila varet e ardhmja e qytetit, që nga përditshmëria e njerëzve: si ta bësh qytetin më të jetueshëm, si ta bësh qytetin më të gëzueshëm, si mund të ndërtojnë familjet kujtime./abcnews.al

❌
❌