Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë.
Sipas policisë, dy shtetas, S. Z., 58-vjeç dhe V. Z., 65-vjeç (vëllezër) janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye ende të paqarta, dhe kanë ushtruar dhunë fizike mes tyre.
Gjithashtu, raportohet se në sherr është përfshirë edhe (bashkëshortja e V. Z.), e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Dy vëllezërit janë arrestuar nga Policia dhe janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç, banues në Korçë (vëllezër) pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Gjithashtu shtetasi S. Z., dyshohet se ka dhunuar fizikisht edhe kunatën e tij (bashkëshorten e V. Z.), e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”,– thuhet në njoftimin e Policisë.
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë. Sipas policisë, dy shtetas, S. Z., 58 vjeç dhe V. Z., 65 vjeç (vëllezër) janë konfliktuar me njëri tjetrin për arsye ende të paqarta, dhe kanë ushtruar dhunë fizike mes tyre. Gjithashtu raportohet se në sherr është përfshirë […]
TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj qeverisë për deformim të zgjedhjeve dhe shkelje të rënda të votës së lirë.
Gjatë turit të “Foltores”, në një bashkëbisedim me qytetarë dhe simpatizantë, Berisha nga Korça theksoi se opozita ka dokumentuar, me mijëra prova se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë qenë të lira e të ndershme, por “farsë elektorale”.
Ai akuzoi qeverinë për përdorim të burimeve shtetërore, falje gjobash dhe kamatash, shpërndarje parash, përfshirje të krimit të organizuar dhe presion mbi administratën publike.
“Sot ne vijmë pasi u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra, e mijëra dokumente se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se ai nuk zhvillon zgjedhje, po vetëm farsë elektorale. Dhe kjo, kjo është arritje e jashtëzakonshme”, tha Berisha.
Kreu i PD iu referua edhe raporteve ndërkombëtare, duke theksuar se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është rekomanduar ndarja e partisë nga shteti, ndërsa në Parlamentin Europian është ngritur shqetësimi se krimi i organizuar pengon rotacionin e pushtetit në Shqipëri.
“Sot jemi më të kthjellët dhe më të vendosur se kurrë. Ne jemi parti e paqes, por të pamposhtur dhe do rrojmë e do fitojmë për liri”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se PD ka ditur gjithmonë të reagoi. “Ndaj dhe ju garantoj se Edi Rama i ka ditët e numëruara, kohërat e numëruara”.
Berisha tha se ligji i “Barazisë gjinore” është ligji i shkatërrimit të përfundimtar të familjes.
“Post-marksistët, post-marksistët kanë shpallur familjen dhe shpërbërjen e saj, ndryshimin e gjinive dhe shpërbërjen e tyre si qëllimin kryesor të një bote të ardhshme.
Ndaj dhe kjo betejë është një betejë për familjen tonë, e cila ka mbajtur kombin nga shekulli në shekull, nga mijëvjeçari në mijëvjeçar dhe i detyrojmë një lloj sa Zotit ekzistencën tonë”, vijoi Berisha.
Ai shton se Rama duhet të japi dorëheqjen. “Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet”.
“Ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita e cila ka gjithë trashëgiminë e saj, ka të drejtën me vete, ka guximin e qytetarëve. Kjo kërkon nga çdo qytetar, kërkon nga çdo demokrat e demokratë, protestë paqësore të qëndrueshme. Ne nuk duhet të humbasim nordin tonë. Të gjitha betejat i kemi fituar me qëndresë paqësore. Paqja është shumë herë më e fortë se të gjitha të tjerat”, nënvizoi Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me mbështetësit në qytetin e Korçës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas tij më parë ka punuar si emigrante në Greqi, sot zotëron “qindra apartamente, dy jahte dhe disa biznese”, duke e lidhur këtë me keqpërdorimin e fondeve […]
TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Korça se “sirenat e alarmit po bien nga Uashingtoni” për korrupsionin e qeverisë dhe për lidhjet e saj me drogën dhe krimin.
Gjatë turit të “Foltores”, në një bashkëbisedim me qytetarë dhe simpatizantë, Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet forca më e qëndrueshme opozitare në vend, pavarësisht përpjekjeve për izolimin dhe dobësimin e saj ndër vite.
“Ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti, pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi në këmbë, jemi gjallë, jemi të fortë dhe të sigurt në fitore. Por ne në dallim, në dallim nga çdo forcë politike tjetër në historinë politike të Europës pluraliste, jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrën më të padrejtë u ndërmorën aktet më brutale, përpjekjet më të turpshme për shkatërrimin e saj, në projektin Shqipëria pa opozitë. Përpjekjet më kriminale për përçarjen e copëtimin e saj në projektet Shqipëria pa opozitë. Izolimin më të thellë, forcën politike më properëndimore në historinë e kombit. Megjithatë ne triumfuam. Se mbronim të vërteta të përjetshme, të njeriut, të qytetëruar, të kombit, të qytetit, të familjes, të vendit”, deklaroi Berisha.
Ai u shpreh se rezoluta të miratuara nga forca politike ndërkombëtare kanë evidentuar problematika serioze në Shqipëri, duke përfshirë përqendrimin e pushteteve, cenimin e pluralizmit dhe rrezikun e shndërrimit të zgjedhjeve në farsë.
Berisha e cilësoi PD-në si një forcë politike që ka mbrojtur vlera themelore demokratike dhe perëndimore, duke shtuar se këto kauza, sipas tij, kanë marrë tashmë mbështetje ndërkombëtare.
“I dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin. Ne triumfuam!”, u shpreh kreu i PD-së.
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot takimin e radhës të Foltores së tij nga qyteti i Korçës, që përkoi edhe me 35-vjetorin e themelimit të kësaj dege.
Kreu i selisë blu ka qenë i shoqëruar nga drejtues lokalë të partisë, mbështetës dhe përfaqësues të strukturave, sikurse edhe kreu politik për qarkun, deputeti Ivi Kaso dhe deputetët demokratë.
Ky takim përkoi me të njëjtën orë që ish-deputeti Ervin Salianji organizoi në Shkodër bashkëbisedimin me demokratët në Shkodër, në lëvizjen që ka nisur për riformatim të selisë blu pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
Kryetari i degës lokale të PD bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë socialiste dhe apeloi për qëndresë deri në fund. Kurse kreu politik i qarkut, Kaso, akuzoi mazhorancën për skandalet e korrupsionit, duke bërë thirrje për rrëzimin e pushtetit të kthyer në regjim dhe bashkim opozitar.
Kryetari i PD-së në fjalën e tij, pasi uroi 35-vjetorin e degës së partisë në Korçë, tha se edhe pas kaq vitesh ata janë ende në këmbë.
“Gëzuar festat nga zemra, kudo që jeni, më të mirat për Korçën dhe Shqipërinë. Nderojmë në radhë të parë ata korçarë atdhetarë që u ngritën për herë të parë kundër regjimit 35 vite më parë dhe ngritën degën e parë të partisë këtu, për dinjitetin e Korçës dhe Shqipërisë”, tha ai.
Dhe më tej shtoi qëllimet e Ramës dhe mazhorancës për të copëtuar opozitën:
“Ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi gjallë, në këmbë, të fortë dhe të sigurtë në fitore. Jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrë të padrejtë u morën akte brutale, të turpshme, në projektin Shqipëria pa opozitë, projekt për copëtimin e saj, me qëllimin Shqipëria pa opozitë. Për izolimin më të thellë të forcës më properëndimore në historinë e kombit, megjithatë ne triumfuam. Ne u ringritëm me kauzat tona, nga izolimi, si feniksi nga hiri u ringritëm”.
Berisha hodhi akuza edhe ndaj Ramës, se ka marrë të gjitha pushtetet.
“Donin të na shkatërronin, kauzat tona u sanksionuan me 7 rezoluta. Rama donte të na zhdukte, si diktaturë, që ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij”, u shpreh kreu i selisë blu.
TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Kori i të rinjve “Zë +” solli atmosferën festive të fundvitit në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, gjatë një koncerti të zhvilluar në mbrëmje duke krijuar një hapësirë artistike të veçantë për qytetarët dhe artdashësit.
Aktiviteti u organizua nga Bashkia Korçë në bashkëpunim me Qendrën e Artit dhe Kulturës, si pjesë e kalendarit kulturor të aktiviteteve të fundvitit, që realizohen në qytet gjatë muajit dhjetor.
Gjatë koncertit, kori interpretoi një repertor të përzgjedhur këngësh festive dhe korale, të cilat u pritën me interes nga publiku. Interpretimet sollën një atmosferë të ngrohtë dhe reflektuese të frymës së festave, duke theksuar rolin e muzikës në bashkimin e komunitetit dhe në pasurimin e jetës kulturore lokale.
Pjesëmarrja e të rinjve në këtë aktivitet u vlerësua si një dëshmi e angazhimit të institucioneve vendore për nxitjen e talenteve të reja dhe krijimin e hapësirave të dedikuara për shprehjen artistike. Galeria e Arteve Digjitale shërbeu si një ambient bashkëkohor, që i dha një dimension të veçantë koncertit festiv.
Bashkia Korçë do të vijojë me aktivitete të tilla kulturore edhe në ditët në vijim, me synimin për t’u ofruar qytetarëve dhe vizitorëve një program të pasur artistik gjatë festave të fundvitit, si dhe për të promovuar artin dhe kulturën në Korçë. e.xh/j.p/
TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e Krishtlindjeve me tingujt e kitarave dhe këngëve korçare.
Një aktivitet ndryshe që solli një skenë të hapur për të gjithë qytetarët dhe artdashësit e shumtë të pranishëm, që e ndoqën nga afër këtë ngjarje artistike.
Koncerti “Kitarat e Korçës”, i drejtuar nga Nuçiel Doko, mësues kitare në shkollën e muzikës “Tefta Tashko Koço” në Korçë, erdhi si një homazh për trashëgiminë muzikore të dikurshme, kur kitarat shoqëronin netët festive dhe këngët e zemrës këndoheshin në çdo cep të qytetit.
Rreth 40 kitara u dëgjuan njëkohësisht, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionale për qytetarët dhe vizitorët që ndoqën koncertin.
Koncerti “Kitarat e Korçës” bashkoi në një aktivitet zërat e të rinjve dhe kujtimet e serenatistëve të vjetër, që rikujtuan identitetin muzikor të Korçës dhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite të çmuar kulturore.
Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje mes disa personave në Korçë, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një lokal dhe raportohet se policia ka shoqërur të dhunuarin dhe pronarin e lokalit.
Nga ana tjetër, policia po merr të gjitha kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë konsumimi i tepërt i alkoolit.
Në këtë mëngjes të Krishtlindjes Korça ka qenë e mbipopulluar. Shumë vizitorë dhe emigrantë kanë ndjekur në mëngjes meshën e rastit e mbajtur nga Mitropoliti Imzot Anastasi.
Mesha e Krishtlindjes u mbajt ne Katedralen Ngjallja e Krishtit nga mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi dhe u ndoq nga dhjetëra besimtare dhe qytetare.
Mitropoliti i Korçës e fokusoi mesazhin e tij tek mbrojtja e vlerave te familjes, jo si një strukturë shoqërore të trashëguar, por si një hapësirë të shenjtë ku individi mëson të dojë, të falë, të sakrifikoje dhe jetojë në liri.
Festimeve të Krishtilindjes iu bashkuan edhe shume emigrantë, por edhe vizitore ardhur nga qytetet të ndryshme të vendit.
Korça mbetet destinacioni kryesor i festave të fundvitit, ku pjesa me e madhe e njësive të akomodimit janë rezervuar më herët.
Ka ndërruar jetë pas 2 ditësh i aksidentuari në fshatin Sovjan. Sipas informacioneve, 78 vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve. Ai u përplas nga një mjet ndërsa udhëtonte me biçikletë në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. Drejtuesi i […]
Ndërron jetë pas 2 ditësh, i aksidentuari në fshatin Sovjan.
Sipas informacioneve, 78-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve.
Ai u përplas nga një mjet ndërsa udhëtonte me biçikletë në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. Drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia pas aksidentit.
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, Maliq.
Automjeti tip “Volkswagen” ka përplasur një 65-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, Maliq.
Automjeti tip “Volkswagen” ka përplasur një 65-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /abc/
Tre shtetas janë proceduar penalisht nga Policia në Korçë pasi akuzohen për lojëra fati, baste sportive. Sipas Policisë, procedimi ka nisur për shtetasit me iniciale V. P., J. T. dhe R. G., pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet ku këta shtetas ndodheshin, në celularët e tyre u konstatuan faqe aktive për baste sportive, në […]
Dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kundrejt pagesave monetare transportonin emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, në flagrancë u arrestuan shtetasit B. M., 56 vjeç, dhe M. M., 24 vjeç, […]
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 33 vjeçar, banues në fshatin Seltë të Poshtme, Pogradec pasi pjeti që ai drejtonte është përplasur me një mjet tjetërt mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Qafë Plloçë-Qukës, në afërsi të fshatit Vërri, ku automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 33-vjeçari D. Xh. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues A. K., 25 vjeç, banues në Korçë.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy pasagjere, banuese në Korçë. Ato po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec.
Në aksin rrugor “Qafë Plloçë–Qukës”, ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Vërri, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Korçë.
Si pasojë, janë dëmtuar shtetaset I. S., 45 vjeçe dhe E. M., 24 vjeçe, banuese në Korçë, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. K., të cilat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pak ditë para se korçarët t’i drejtoheshin kutive të votimit, kryebashkiaku socialist Sotiraq Filo, në kërkim të mandatit të tretë, premtoi zgjidhjen përfundimtare të problemit të ngrohjes përmes gazifikimit të qytetit. Një “lajm fantastik”, siç e quajti ai vetë, i shoqëruar me garancinë politike të kryeministrit Edi Rama. “Lajmi fantastik i zgjidhjes përfundimtare të problemit […]
U premtua gaz natyror, por Korça vazhdon të ngrohet me dru. Dy vite pas fushatës elektorale dhe “lajmit fantastik” për gazifikimin, Faktoje.al gjeti në terren tym, soba druri dhe qytetarë që nuk dinë asgjë për ecurinë e projektit. Dokumentet tregojnë vonesa, kosto të larta për banorët dhe afate të shtyra deri në 2027.
Esmeralda Topi
Pak ditë para se korçarët t’i drejtoheshin kutive të votimit, kryebashkiaku socialist Sotiraq Filo, në kërkim të mandatit të tretë, premtoi zgjidhjen përfundimtare të problemit të ngrohjes përmes gazifikimit të qytetit. Një “lajm fantastik”, siç e quajti ai vetë, i shoqëruar me garancinë politike të kryeministrit Edi Rama.
“Lajmi fantastik i zgjidhjes përfundimtare të problemit të ngrohjes për Korçën përmes projektit të madh të GAZIFIKIMIT jo rastësisht ishte sot në fjalën e kryeministrit Rama në takimin e tij në Korçë me mijëra vajza e gra!”, premtoi Filo.
Në fushatë, korçarëve ju premtua gaz natyror në çdo shtëpi, fund i druve të zjarrit, ajër më i pastër dhe kosto më të ulëta. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku prezantuan publikisht projektin, ndërsa Rama shkoi edhe më tej, duke folur për “hapjen e çelësit të gazit” dhe duke hedhur si afat fundin e vitit 2026.
Por dy vite më vonë premtimet janë larg realitetit. Faktoje udhëtoi drejt juglindjes në muajin tetor.
Edhe këtë vit, ngrohja në qytet vazhdonte me dru. Banorët e qendrës dhe të lagjeve përreth nuk kishin asnjë dijeni për ecurinë e projektit të gazifikimit, as për afate dhe as për hapa konkretë. Ajo që dinin me siguri ishte i ftohti i mbrëmjeve të tetorit dhe sobat që duhej të ndizeshin herët.
“Kemi nisur t’i ndezim stofat që para një muaji, se bën ftohtë në darkë”, na tregoi një banor.
Tymi ndihej kudo. Oxhaqet lëshonin shtellunga të dendura që mbulonin rrugët dhe oborret, duke e kthyer ajrin e Korçës në një përzierje të rëndë druri të djegur, si dëshmi se premtimi i ngrohjes moderne mbetej ende larg realitetit.
Një metër kub dru këtë vit shkonte në 55 mijë lekë të vjetra.
“Mua më duhen deri në 15 metër”, pohoi një pensioniste, duke bërë llogaritë e dimrit që ende s’kishte hyrë mirë.
Shkelje afatesh
Në nëntor 2024, qeveria njoftoi nga Azerbajxhani nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me kompaninë shtetërore SOCAR dhe Albgaz-in, duke e paraqitur gazifikimin e Korçës si gur themeli të zhvillimit të sektorit të gazit në Shqipëri.
Edhe Filo, në intervista publike, fliste për zbatim të shpejtë dhe për rezultate të dukshme “brenda dy viteve”.
Një vit më vonë, një përgjigje zyrtare nga Bashkia Korçë tregon se projekti ndodhet ende në fazën e parafizibilitetit.
“Studimi nga SOCAR ka përfunduar, por pritet ende marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj azerbajxhanase”, tha për Faktoje.al Bashkia e Korçës.
Pa këtë hap, nuk ka afate konkrete dhe as punime në terren.
Kosto e gazifikimit
Ndërkohë, plani 10-vjeçar i investimeve të Albgaz-it parashikon nisjen e projektit në vitin 2025 dhe dorëzimin në 2027. Pra, më vonë se afatet optimiste të përmendura në fushatë dhe, si zakonisht, me rrezikun e shtyrjeve të mëtejshme.
Sipas skenarit bazë, kostoja totale e gazifikimit të Korçës është rreth 20.8 milionë euro. Prej tyre, 13.3 milionë euro pritet të investohen nga vetë rezidentët, ndërsa bashkia parashikon rreth 7 milionë euro për zëvendësimin e burimeve aktuale të ngrohjes dhe instalacionet përkatëse. Me fjalë të tjera, barra kryesore financiare bie mbi qytetarët që sot mezi përballojnë drutë e dimrit.
Projekti parashikon një rrjet të gjerë tubacionesh dhe stacionesh, si dhe furnizimin me gaz të rreth 6 mijë banesave dhe 30 institucioneve. Por edhe këtu ka një kusht kritik, bashkia duhet të sigurojë buxhet për instalimet e brendshme të gazit në shkolla, kopshte, muze dhe zyra publike.
“Është kritike për suksesin e projektit që Bashkia të sigurojë buxhet për ndërtimin e instalimeve të brendshme të gazit për institucionet nën drejtimin e tij (shkolla, kopshte, muze, zyra publike), si këto, së bashku me industriale kompanitë, do të përbëjnë konsumatorët ankorues rreth të cilëve do të ndërtohen tubacionet kryesore”, thekson plani.
Përfundim
Gazifikimi i Korçës është listuar si projekt prioritar në zonën e juglindjes. Në letër, gjithçka duket premtuese. Në terren, oxhaqet vazhdojnë të nxjerrin tym, pensionistët numërojnë metrat e druve dhe dimri vjen çdo vit, pa pritur memorandume.
Deri sa gazi të mbërrijë realisht në shtëpitë e korçarëve, “lajmi fantastik” mbetet një premtim elektoral, ndërsa ngrohja vazhdon të matet me dru, tym dhe fatura që rriten.
Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimi në terren, premtimin e kryebashkiakut Sotiraq Filo për zgjidhjen përfundimtare të problemit të ngrohjes përmes gazifikimit të qytetit, e kategorizojmë të pambajtur.
*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.
Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për tre persona në Korçë. Gjatë kontrollit fizik në automjetin tip kamioncinë me drejtues një 38-vjeçar, polica gjeti një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Polica ka ndaluar gjithashtu një 57-vjeçar, ku pas kontrollit fizik nga blut u gjet një viç […]