Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aeroporti, një betejë që duhet vazhduar

22 December 2025 at 15:06

Autor: Artan Rama

Konventa e Bernës është tërhequr këtë radhë nga kërkesa drejtuar Shqipërisë “[për] ndalimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, deri në kryerjen e vlerësimit të duhur mjedisor”. Në mbledhjen e mbajtur nga 8-12 dhjetor 2025, në Strasburg, Komiteti Drejtues shprehu keqardhjen që për dy vjet rresht, Shqipëria e shpërfilli çështjen. Duket se kërkesa e ka humbur rëndësinë, per shkak se punimet e aeroportit po shkojnë drejt fundit.

Kërkesa për ndalimin e punimeve ishte më e rëndësishmja, mes dhjetë të tjerave, që Komiteti Drejtues i Konventës i kërkoi Shqipërisë dy vjet më parë, në formën e një rekomandimi të vetëm, i njohur zyrtarisht si Rekomandimi 219 (2023). Vendimi për Shqipërinë ishte marrë në 1 dhjetor 2023, në mbledhjen nr. 43 të Komitetit Drejtues, pas një inspektimi të përbashkët të tre konventave për mbrojtjen e natyrës në vendngjarje (on-site), në vitin 2022.

Rekomandimi kërkonte edhe zbatimin e masave të tjera për të mbrojtur speciet, kafshët, insektet dhe habitatet e egra të Peizazhit të Mbrojtur Ligatinor Pishë-Poro-Nartë, ku po ndërtohet aeroporti. Rekomandimi entuziazmoi veçanërisht aktivistët dhe mbrojtësit e natyrës, të cilët e panë si një mbështetje që do të lehtësonte përpjekjet për ndalimin përfundimtar të tij.

Punimet e aeroportit filluan në vitin 2021, mbi gjurmën e një piste të braktisur, e cila përdorej dikur për ngritjen e avionëve të vegjël mësimorë, por që ndodhej brenda ekosistemit ligatinor “Peizazhi i Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë”, pjesë e Rrjetit Emerald, për të cilin shteti shqiptar, në përputhje me legjislacioni mjedisor të brendshëm, por edhe si një vend anëtar i Konventës së Bernës, kishte detyrimin për ta mbrojtur.

Kryeministri Rama nxitoi të deklaronte publikisht fillimin e punimeve, ende pa mbaruar shqyrtimi i dokumentacionit mjedisor e planifikues. EcoAlbania dhe PPNEA, dy organizata mjedisore nga Shqipëria e denoncuan çeljen e kantierit për ndërtimin e aeroportit në Konventën e Bernës, ndërkohë që PPNEA dhe AOS (Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë) ngritën një padi kundër autoriteteve planifikuese vendase.

Autoritetet nuk iu shmangën Konventës, por nuk i morën seriozisht, asnjëherë, kërkesat e saj. Ndërkohë, aeroporti vijoi të ndërtohej me mbështetjen e plotë të qeverisë, e cila tenderoi dhe financoi disa vepra publike, si pjesë e infrastrukturës në ndihmë të aeroportit. Qeveria e përdori Konventën për të propaganduar shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe disa punë të tjera, si veprime në favor të mjedisit dhe për të përbaltur aktivistët dhe organizatat e pavarura mjedisore se po përhapnin informacione të rreme për punën e qeverisë.

Shprehim keqardhjen e thellë për vazhdimin e punimeve”, – përsëriti për të dytin vit rresht Konventa në fillim të dhjetorit. Por kaq! Asgjë më shumë për ndalimin e tyre (ose mosndalimin…)! Sepse Konventa e Bernës nuk ka të tjera mjete, përveç se të monitorojë zbatimin e rekomandimeve. Dhe kur ato nuk zbatohen, rekomandimet shndërrohen në opinione. Edhe opinionet janë të dobishme, pasi sistemet dhe përgjegjësitë e ndryshme penale të vendeve anëtare nuk garantojnë harmoninë dhe fleksibilitetin që siguron Konventa. Por për kundërshtarët e natyrës, për vendimmarrësit dhe për spekulantët pa moral, fryma e bashkëpunimit (emancipimit), kundrejt sanksionimit përbën, gjithmonë, një përparësi praktike, çka për habitatet natyrore mbetet jetike. Është e kuptueshme si sportiviteti i vendimeve rekomanduese krijon lehtësi në komunikimin mes shteteve anëtare, por duke mos qenë detyruese, e kanë të vështirë që t’u kundërvihen vendimeve të gabuara e t’i prapësojnë ato.

Në përfundim, qeveria nuk u tërhoq nga ndërtimi i aeroportit (që ka deklaruar se do të nisë operimin brenda pak muajve të ardhshëm); nuk u tërhoq nga marrja e ujit nga burimi i Lepushës në Shushicë, për ta kaluar matanë malit, për llogari të Bashkisë së Himarës, të ardhurat e së cilës po rriten ndjeshëm prej boom-it turistik. Qeveria dobësoi mbrojtjen e parqeve kombëtare dhe të peizazheve të mbrojtura natyrore, duke lejuar investimet strategjike në turizëm dhe në energji, kjo e fundit e propaganduar si e rinovueshme. Dhe e gjitha, në kohën kur Bashkimi Evropian po nxiton t’ia heqë pengesat e anëtarësimit.

Por në fund të fundit, i tërë ky aksion (ndërveprues) përbën edhe një përvojë në betejën mjedisore; një leksion për të zbërthyer mendimin e çuditshëm të utopisë dhe të butaforisë, se për të qenë i suksesshëm nuk ka rëndësi rezultati, por procesi; për të kuptuar jo vetëm natyrën fizike, por edhe atë njerëzore: botën e iluzionit të propagandës dhe optimizmin e rremë që ajo përcjell.

Për të kuptuar se energjitë dhe veprimet duhen racionalizuar dhe duhen ndarë dhe se qëllimi është rezultati, ndërsa procesi, mjeti dhe se rezultati lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e Natyrës, me thelbin e saj material. Natyra është e thjeshtë, por pikërisht aty qëndron edhe kompleksiteti i saj.

The post Aeroporti, një betejë që duhet vazhduar appeared first on Citizens.al.

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

21 December 2025 at 22:09


Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së ajrit në të gjitha vendet e botës, Prishtina është renditur si qyteti i 13-të me ajrin më të ndotur, me indeks të cilësisë së ajrit 158, që konsiderohet “i pashëndetshëm”.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme, në vendet e ulëta, do të ketë mjegull të dendur. Prandaj, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet e panevojshme, ndërsa drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Prishtina ka zënë vendin e 13-të në botë si qyteti me ajrin më të ndotur. Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së ajrit në të gjitha vendet e botës, Prishtina është renditur si qyteti i 13-të me ajrin më të ndotur, me indeks të cilësisë së ajrit 158, që konsiderohet “i pashëndetshëm”.

Specialistë të cilësisë së ajrit thonë se gjendja është shqetësuese dhe se përkeqësimit të kësaj situate po i kontribuojnë edhe kushtet meteorologjike.

“Në bazë të matjeve që kemi marrë nga Instituti Hidrometeorologjik në kohë reale, kemi tejkalim të grimcave të pluhurit PM2.5 dhe PM10, të cilat qëndrojnë pezull në ajër. Ajo që po e përkeqëson këtë gjendje janë kushtet meteorologjike, si lagështia e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta dhe mungesa e erës, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit”, tha për RTK-në Mentor Shala, specialist i cilësisë së ajrit.

Ai thotë se mbrojtja më e mirë në këtë situatë është reduktimi i daljeve jashtë, veçanërisht për disa kategori të ndjeshme.

“I rekomandojmë grupmoshat e ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, që t’i ulin frekuentimet jashtë dhe t’i reduktojnë sa më shumë daljet kur cilësia e ajrit nuk është e mirë. Nga monitorimi dhe mjegulla që vërejmë, konstatojmë gjendje jo të mirë kryesisht në mëngjes, në mbrëmje dhe gjatë natës”, shtoi ai.

Shala thotë se gjendja e cilësisë së ajrit pritet të përmirësohet nga dita e mërkurë, kur parashikohen reshje shiu dhe ndryshim i kushteve të motit.

Megjithatë, ai shpreh shqetësim për ditët festive të fundvitit, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, të cilat, sipas tij, shkaktojnë ndotje të madhe përmes çlirimit të metaleve të rënda në ajër.

Ndryshe, qytetet me ajrin më të pastër janë renditur Berna në Zvicër, Roterdami në Holandë, San Francisko në SHBA, Melbourne në Australi, Vancouver në Kanada, Lisbona në Portugali, Helsinki në Finlandë, si dhe qytete të tjera.

Para Prishtinës, qytetet më të ndotura janë kryesisht nga Pakistani, India, Egjipti dhe Bangladeshi. Ndërsa nga rajoni, më të ndotura konsiderohen Beogradi dhe Sarajeva.

Shkaku i ajrit të ndotur, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike lirohen nga puna

19 December 2025 at 22:11


Pas Kërçovës dhe Strumicës, nga sot masat urgjente kundër ndotjes së ajrit aktivizohen edhe në Shkup, pasi stacionet matëse kanë treguar tejkalim të përqendrimeve të lejuara të grimcave ndotëse në disa komuna të Shkupit.

Mjegulla e shtuar e përkeqëson edhe më tej gjendjen, ndërsa nivele të larta të ndotjes janë regjistruar edhe në qytete të tjera të vendit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka aktivizuar protokollet për mbrojtjen e shëndetit publik, me theks të veçantë në mbrojtjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.

Në përputhje me masat qeveritare, punëdhënësit kanë detyrim t’i lirojnë nga detyrimet e punës këto kategori personash: gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeç, personat me astmë kronike, personat që kanë kaluar infarkt të miokardit ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën.

Pulmologët u bëjnë thirrje qytetarëve që ta kufizojnë sa më shumë qëndrimin në ambiente të hapura, veçanërisht nëse nuk kanë nevojë urgjente për të dalë.

“Orët më kritike janë herët në mëngjes dhe në orët e vona të mbrëmjes, kur përqendrimet e grimcave të dëmshme janë më të larta. Nëse lëvizja është e domosdoshme, rekomandojmë përdorimin e transportit publik në vend të automjeteve personale”, këshillojnë mjekët.

Institucionet përgjegjëse u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin rregullisht rekomandimet dhe njoftimet zyrtare derisa të zgjasë episodi i ndotjes së ajrit.

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

19 December 2025 at 17:51


Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se gërmimet vlerësuese në lokacionin “Përzhina”, në Rahovec, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë pasdites janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që i përkasin një individi.

Ndërkohë, një ditë më parë janë gjetur mbetje mortore të një individi tjetër, ndërsa në ditën e parë të gërmimeve janë identifikuar dy pjesë kockore.

Mbetjet mortore të zhvarrosura, që potencialisht mund t’u përkasin viktimave të luftës ende në Listën e Personave të Zhdukur, janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet forenzike.

KQPZh ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vazhdojë aktivitetet kërkimore dhe do ta informojë opinionin publik në mënyrë të rregullt dhe transparente, duke vepruar me ndjeshmëri të plotë ndaj familjeve të personave të zhdukur.


Të dhëna katastrofike - Sarajeva edhe këtë mëngjes ka ajrin më të ndotur në botë

17 December 2025 at 09:52


Sarajeva edhe këtë mëngjes kryeson listën e kryeqyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqtetin e Bosnje-Hercegovinës arrin vlerën 396, raporton klix.ba.

Pas Sarajevës renditet Lahori i Pakistanit, ku indeksi i cilësisë së ajrit është regjistruar 297, ndërsa në Delhin e Indisë 284.

Përqendrimi i grimcave PM2.5 këtë mëngjes në Sarajevë është 53 herë më i lartë se vlera vjetore referuese e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga IQAir, situata më e keqe është regjistruar nga stacioni matës në Saraj Polje, ku është matur vlera 533.

Në Otoka është matur 366, në Bjelave 384, në Ilidža 282, ndërsa pranë Vijeçnicës 170.

Në Sarajevë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Pasdite pritet një zvogëlim i pjesshëm i vranësirave.

Paradite herë pas here është e mundur shi i lehtë, me temperaturë ditore rreth 9 gradë Celsius. /Telegrafi/


Kur kujdesi shndërrohet në kontroll: Pse prindërit nuk i lënë fëmijët e rritur të lirë

15 December 2025 at 01:55


Faza kur nuk je më fëmijë, por as plotësisht i rritur

Edhe pse jeni tashmë i rritur, prindërit ende komentojnë se si e shpenzoni pagën, me kë dilni ose si i rritni fëmijët tuaj? Nuk jeni të vetëm. Kufijtë mes kujdesit prindëror dhe kontrollit toksik shpesh janë të paqartë, ndërsa fenomeni i rritjes së zgjatur ka krijuar një dinamikë të re dhe komplekse në familje. Pse disa prindër nuk arrijnë t’i “lëshojnë” fëmijët dhe si të vendosen kufijtë pa konflikt.

Marrëdhëniet mes fëmijëve të rritur dhe prindërve të tyre shpesh janë më të ndërlikuara sesa duken në shikim të parë. Kufijtë mes mbështetjes dhe ndërhyrjes së tepruar nganjëherë zbehen dhe shumë prindër përpiqen të kontrollojnë ose të ndikojnë në zgjedhjet jetësore të fëmijëve, edhe kur ata janë tashmë të rritur.

Si ta dalloni momentin kur prindi e kalon kufirin në marrëdhënie me fëmijën? Pse disa e kanë kaq të vështirë t’i lënë ata të marrin plotësisht kontrollin mbi jetën e tyre?

Kur kujdesi bëhet rrezik për shëndetin mendor

Ngrohtësia dhe marrëdhëniet cilësore me prindërit lidhen me përshtatje më të mirë psikologjike, më pak vetmi dhe funksionim më të mirë social. Mbështetja ofron ndjenjë sigurie dhe shoqërohet me marrëdhënie romantike më cilësore dhe sjellje prosociale.

Megjithatë, kontrolli i papërshtatshëm për paratë, partnerin, studimet apo punën, lidhet me më shumë ankth, depresion dhe vetëvlerësim më të ulët, si në adoleshencë ashtu edhe në moshë të rritur. Prindërimi ndërhyrës cenon autonominë, e vështirëson pavarësimin dhe mund të dëmtojë edhe marrëdhëniet në çift, duke rritur tensionet dhe ulur besimin, transmeton Telegrafi.

Flamujt e kuq: Kujdes apo kontroll?

Si ta dalloni ndryshimin mes kujdesit prindëror dhe kontrollit të tepruar?

Kujdesi i shëndetshëm: Prindi respekton autonominë dhe vendimet e fëmijës së rritur.
Kontrolli: Prindi merr vendime në vend të fëmijës ose i kushtëzon ato, veçanërisht kur ndihma lidhet me kërkesën për ndikim.

Realiteti i ri: Qëndrimi i zgjatur

Gjithnjë e më shumë të rinj, edhe në fund të të njëzetave dhe në të tridhjetat, qëndrojnë në shtëpinë e prindërve, gjë që ngadalëson marrjen e roleve tradicionale të të rriturit, si punësimi i qëndrueshëm, martesa dhe prindërimi. Shkaqet lidhen si me rrethanat ekonomike dhe realitetin e banimit, ashtu edhe me faktin se sot pjekuria formohet më ngadalë dhe më kompleksisht sesa dekada më parë.

Psikologu Jeffrey Jensen Arnett e përshkruan këtë fazë si periudhë që shtrihet nga fundi i adoleshencës deri në fund të të njëzetave, e karakterizuar nga kërkimi i identitetit, paqëndrueshmëria dhe ndjenja e të qenit “mes dy botëve”. Të njëzetat dhe fillimi i të tridhjetave sjellin vendime të rëndësishme për arsimin, karrierën dhe marrëdhëniet.

Kjo është një fazë ndryshimesh të shpeshta, e ndikuar nga pasiguria ekonomike dhe sociale. Ndërhyrja prindërore në zgjedhje personale ose kushtëzimi i ndihmës financiare pa dialog të hapur tregon kontroll, jo mbështetje. Kulturat familjare tolerojnë angazhim më të gjatë prindëror, ndërsa shoqëritë individualiste e nxisin më herët pavarësinë.

telegrafi.com

Frika nga “foleja bosh”

Pse disa prindër e kanë kaq të vështirë t’i lënë fëmijët e rritur të jetojnë jetën e tyre? Roli prindëror është pjesë e identitetit dhe, kur fëmijët rriten, shfaqet ndjenja e humbjes dhe pasigurisë, ndaj kujdesi ndonjëherë shndërrohet në kontroll. Në këtë fazë është thelbësore rishpërndarja e roleve: të mbetesh i pranishëm dhe mbështetës, por t’ua lëshosh vendimet fëmijëve të rritur, gjë që përputhet me gjetjet se autonomia dhe kompetenca mbrojnë shëndetin mendor të të rinjve.

Varësia financiare: Ndihmë apo kurth?

Ndihma financiare e prindërve ka vlerën e saj, por mund të krijojë pabarazi në marrëdhënie dhe ta vështirësojë vendosjen e kufijve. Statistikat e BE-së tregojnë se largimi gjithnjë e më i vonë nga shtëpia prindërore shpesh e zgjat ndërvarësinë financiare, ndaj nevojitet një marrëveshje e qartë për pritshmëritë.

Edhe në këtë aspekt, kufijtë mund të vendosen përmes dialogut të hapur: përcaktimit të kushteve, afatit kohor dhe dallimit mes mbështetjes dhe ndikimit, me synimin që të rinjtë gradualisht të marrin përsipër shpenzimet e tyre pa cenuar marrëdhënien.


Si të vendosen kufijtë pa konflikt?

Kufijtë janë të domosdoshëm dhe mund të vendosen pa e dëmtuar marrëdhënien familjare. Ata nuk nënkuptojnë refuzim, por një ridizajnim të marrëdhënies përmes komunikimit të qartë, qëndrueshmërisë dhe respektit për autonominë e fëmijës së rritur. Kjo qasje forcon besimin dhe e lehtëson kalimin në një fazë të re të raportit.

Konfliktet mes prindërve dhe fëmijëve të rritur zakonisht lindin nga mospërputhja e nevojave, por shumica zgjidhen përmes dialogut dhe përshtatjes. Me kalimin e viteve, marrëdhënia ndryshon: prindërit mbeten burim mbështetjeje, ndërsa fëmijët e rritur marrin gjithnjë e më shumë përgjegjësi. Kjo lidhje zgjat gjithë jetën dhe nuk duhet të shndërrohet në betejë për kontroll.

Nëse jeni prind: pyesni veten nëse doni që fëmija juaj të dijë të marrë vendime pa ju, apo të ketë gjithmonë nevojë për ju. Opsioni i parë është më i vështirë, por i vetmi që çon drejt një marrëdhënieje të shëndetshme.

Nëse jeni fëmijë i rritur: nuk duhet të zgjidhni mes dashurisë për prindërit dhe jetës suaj. Mund t’i keni të dyja, por vetëm nëse thoni qartë çfarë ju duhet dhe çfarë jo.

Marrëdhëniet e shëndetshme nuk janë ato pa konflikte, por ato ku të dyja palët mund të thonë “jo” dhe gjithsesi ta dinë se janë të dashura. /Telegrafi/

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

11 December 2025 at 17:10

Hidrocentralet konsiderohen “burim i gjelbër” energjie për shkak të emetimeve të ulëta të karbonit, por ndikimet e tyre në natyrë dhe komunitetet lokale janë kthyer në shqetësime serioze.

Rritja e projekteve në Ballkan

Ballkani, me burime ujore të shumta, është kthyer në një “hambar” hidrocentralesh të vogla, zakonisht me kapacitete deri në 2MW.

Sipas një monitorimi të organizatave mjedisore EuroNatur dhe RiverWatch, numri i hidrocentraleve është rritur ndjeshëm në Ballkan. Kështu deri në vitin 2024 numëroheshin mbi 5,000 projekte hidrocentralesh.

Nga numri i përgjithshëm, 1,836 janë në punë, 94 në ndërtim dhe pjesa tjetër: 3,188 ende në letër.

Rreth 92% e hidrocentraleve janë më të vogla se 10MW, që prodhojnë energji minimale, por shkaktojnë dëme të pakthyeshme në lumenj dhe komunitete lokale”.

Organizatat mjedisore thonë se gati gjysma e projekteve ndodhen brenda zonave të mbrojtura, duke qenë në kundërshti me qëllimin pse këto zona janë të mbrojtura.

Që nga viti 2022, 110 hidrocentrale të reja kanë nisur punë, duke shkatërruar rreth 1,100 kilometra rrjedhë lumenjsh.

Vendet më të prekura nga “shkatërrimi”

Sipas raportit të EuroNatur dhe RiverWatch, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia janë “pikat e nxehta” të ndërtimit të digave. Greqia dhe Kroacia duket se po zgjerojnë gjithashtu projektet.

Në Shqipëri, numërohen 27 kantiere dhe 346 projekte në fazë planifikimi. Disa nga më shqetësueset gjenden përgjatë lumit Shkumbin “pa asnjë degë të mbetur pa digë” dhe në Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Po aq shqetësues mbetet lumi Devoll. Digat e Banjës dhe Moglicës e kanë transformuar pjesën e sipërme të lumit në një seri rezervuarësh, duke prishur lidhjen gjatësore dhe ekosistemin e rrjedhës poshtë.

Kapaciteti i instaluar i hidrocentraleve në Shqipëri arrin rreth 1,450 MW dhe përbën mbi 90% të energjisë së vendit, duke u mbështetur kryesisht në kaskadat e lumenjve.

Në Bosnjë e Hercegovinë, digat të shumta kërcënojnë lumenjtë kryesorë, si Neretva dhe Drina e Sipërme.

“Më shumë se 50 HEC-e, në shkallë të vogël dhe të madhe, kërcënojnë të gjithë rrjetin lumor – Neretvën dhe çdo degë të saj”, thuhet në raport.

Krahasim i përgjithshëm midis viteve (2012-2024) Burimi: EuroNatur/River Watch


Kosova raportohet të ketë 83 hidrocentrale të planifikuara dhe 8 në proces ndërtimi. Disa HEC-e janë mbyllur për shkak të problemeve me licencimet.

“Shqetësim i madh është zonimi i Parkut Kombëtar të Malit të Sharrit për shkak të përjashtimit të luginave të mëdha të lumenjve, siç është lumi Lepenc”, thuhet në raport.

Serbia raportohet të ketë 803 projekte të planifikuara dhe 22 në ndërtim, ajo konsiderohet e dyta për nga numri i lartë i projekteve, ndërsa Maqedonia e Veriut 165 projekte të planifikuara dhe 7 në ndërtim.

Sipas raportit, ndërtimi i hidrocentraleve të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut janë të ngadalta, mirëpo ka projekte të shumta dhe të qëndrueshme.

Në Mal të Zi janë 93 projekte të planifikuara dhe 2 në ndërtim. Shumë HEC-e gjenden brenda zonave të mbrojtura, përfshirë parqet kombëtare dhe vendet Natura 2000.

Raporti thekson se në vendet ballkanike të BE-së ku përfshihet Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, thuajse gjysma e projekteve (1,611; 49%) janë planifikuar ose ndërtuar brenda zonave të mbrojtura ekzistuese (242 në Parqe Kombëtare; 569 në zona Natura 2000).

HEC-et në zona të mbrojtura Burimi: EuroNatur/River Watch

Hidrocentralet dhe lufta e komuniteteve në Shqipëri

Në Shqipëri, sipas të dhënave të mbledhura edhe nga EuroNatur dhe Riverwatch, projektet e hidrocentraleve kanë shkaktuar përplasje midis komuniteteve dhe ndërtuesve.

Në 2019 dhe 2020, Kryeministri Edi Rama pranoi se HEC-et e vogla shpesh janë të padobishme dhe dëmtojnë komunitetet sikurse dhe ekosistemin.

“Ato funksionojnë si shushunja që thithin gjakun e organizmit të vendit, duke lënë toka pa ujë dhe komunitete pa mundësi të punojnë tokën,” do të shprehej Rama.

Megjithatë, ndërtimet vazhduan, duke evidentuar tensionet midis energjisë së gjelbër dhe mbrojtjes së lumenjve dhe jetës lokale.

Raste të shpeshta të raportuara nga Citizens.al kanë dëshmuar për përplasje dhe qëndresë nga komunitetet lokale.

Shembull konkret mbeten zona si ajo e Zall-Gjoçajt në Lurë, Kaçinarit në Mirditë dhe Kurdarisë në Mat, ku banorët janë organizuar në protesta duke kundërshtuar prej vitesh ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Lexo gjithashtu:

The post Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla appeared first on Citizens.al.

IHKM njofton për cilësinë e ajrit në Kosovë: Rritje e ndotësve në disa zona

11 December 2025 at 11:48


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit, ulja e temperaturave ka rritur përdorimin e ngrohjes, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse, përcjell Telegrafi.

Përkeqësimin e cilësisë së ajrit e ka favorizuar gjithashtu prania e mjegullës së dendur, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe fenomeni i inversionit termik, të cilët lehtësojnë grumbullimin e ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës.

IHMK rekomandon që personat e ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm deri në përmirësimin e kushteve.

Instituti po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe premton të informojë publikun për çdo ndryshim të rëndësishëm në gjendjen e cilësisë së ajrit.

Në njoftim janë përfshirë edhe imazhe që tregojnë gjendjen e ajrit në kohë reale dhe efektet e mjegullës së dendur të ditëve të fundit. /Telegrafi/


Ardian Koçi: “Lufta më e madhe është me shtetin”

10 December 2025 at 19:04

Në janar 2023, Ardian Koçi, atëherë drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, një nga zonat më të rëndësishme mjedisore në jug të Shqipërisë, dha një deklaratë 30-sekondësh për Zërin e Amerikës rreth turizmit dhe natyrës. Edhe pse foli në mënyrë të pakontestueshme për mikpritjen e turistëve dhe kujdesin ndaj natyrës, ai nuk kishte marrë leje për […]

The post Ardian Koçi: “Lufta më e madhe është me shtetin” appeared first on Reporter.al.

EMRI/ Akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur nën 12 vjec, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi

By: armand
10 December 2025 at 16:39

Policia greke, me urdhër të Prokurorisë së Pireut, publikoi identitetin dhe fotot e dy personave të arrestuar për abuzim të rëndë seksual ndaj fëmijëve nën 12 vjeç. Të dyshuarit janë Markos‑Kimonas Miclea, 20 vjeç nga Rumania dhe Edmond Hoxha, 40 vjeç nga Gjergjani i Elbasanit të cilët janë arrestuar më 21 dhe 24 nëntor 2025. […]

The post EMRI/ Akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur nën 12 vjec, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i papritur i Benzema, e ardhmja e tij merr një kthesë tjetër…

By: V K
10 December 2025 at 15:24

Prej muajsh, emri i Karim Benzemas. ishte rikthyer në qendër të vëmendjes. Tifozët e Lyonit, dhe jo vetëm, po ushqenin shpresën se ai mund të kthehej aty ku nisi gjithçka.

Kontrata e tij me Al Ittihad po shkonte drejt fundit dhe çdo ditë sillte thashetheme të reja, si një kapitull i hapur që priste vetëm faqen e fundit.

Por së fundi, sulmuesi ka marrë një vendim që i ka befasuar shumë. Ai ka zgjedhur një rrugë paksa ndryshe nga ajo që prisnin tifozët e Lyonit, duke mbyllur me qetësi një mundësi që dukej e afërt.

Burime pranë klubit saudit, thonë se Benzema ka vendosur të vazhdojë udhëtimin e tij në Arabinë Saudite, një zgjedhje që tregon se ai ndjehet mirë atje ku është dhe kërkon stabilitet në këtë fazë të karrierës.

Edhe pse për disa ky lajm mund të sjellë pak zhgënjim, në fund të ditës është një vendim personal, i mbushur me mendim, qetësi dhe respekt për rrugën që ai vetë dëshiron të ndjekë.

Ëndrra e një rikthimi romantik në Lyon mbetet kështu pezull—jo e harruar, por e vendosur përkohësisht në një cep të zemrës së tifozëve.

The post Vendimi i papritur i Benzema, e ardhmja e tij merr një kthesë tjetër… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, lirohen bashkëpunëtorët e autorit, babai: Jemi të shkatërruar

By: armand
5 December 2025 at 16:50

Lidhur me vrasjen e 15 gushtit të këtij viti, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babain dhe xhaxhain e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit. Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, lirohen bashkëpunëtorët e autorit, babai: Jemi të shkatërruar appeared first on BoldNews.al.

Dhuna mes të miturve, alarmante - vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

5 December 2025 at 15:21


Rreth 110 raste konfliktesh mes të miturve janë denoncuar në polici gjatë vitit 2025 në qarkun e Tiranës, sipas të dhënave të mbledhura nga A2 CNN.

E thënë ndryshe, çdo tre ditë në policinë e Tiranës kemi një denoncimin, ku në konflikte të dhunshme janë të përfshirë të mitur.

Nga këto ngjarje, rezultojnë rreth 180 të mitur të proceduar penalisht dhe mbi 20 të arrestuar, ndërsa më shumë se 150 fëmijë janë dëmtuar fizikisht.

Statistikat janë alarmante krahasuar me vitin 2024, pasi në vitin 2025 kemi rritje të numrit të konflikteve mes të miturve të denoncuara në polici.

Mosha më e vogël e përfshirë në një konflikt të denoncuar këtë vit është vetëm 10 vjeç, që tregon rritjen e problemit që në moshat krejt të hershme. Sipas të dhënave, rreth 70% e konflikteve janë raste dhune fizike mes bashkëmoshatarëve, ndërsa pjesa tjetër përfshin përdorim të sendeve të forta dhe në disa raste më të rënda, edhe të armëve të ftohta, kryesisht thika.

Një tjetër element shqetësues është përfshirja e vajzave në përplasjet mes të miturve, rreth 20% e konflikteve përfshijnë edhe adoleshente.

Ndërsa në qytet raportimet po rriten, në zonat rurale të Tiranës situata paraqitet edhe më e rëndë, pasi shumica e konflikteve nuk denoncohen fare, ose zgjidhen brenda komunitetit, duke mos u regjistruar në statistikat zyrtare.

Pavarësisht numrave alarmantë, institucionet përgjegjëse nuk ka ndërmarrë masa konkrete për monitorimin, parandalimin apo rehabilitimin e fëmijëve të përfshirë në dhunë.

Shkollat raportojnë raste të përsëritura, por mungon një mekanizëm funksional ndërmjet policisë, arsimit dhe shërbimeve sociale.

Në shumë raste, edhe pas denoncimit, fëmijët kthehen në të njëjtat ambiente ku konflikti ka nisur, pa ndonjë program ndjekjeje psikologjike apo ndërhyrje komunitare.

Ndërkohë, raportimet e mbledhura tregojnë se shumë prindër hezitojnë t’i drejtohen policisë nga frika e stigmatizimit të fëmijëve ose nga bindja se denoncimi nuk sjell asnjë rezultat praktik. (A2 Televizion)

Të miturit në timon pushtojnë rrugët, policia “mbyll njërin sy”

By: armand
1 December 2025 at 18:09

Në Shqipëri, ligji është i qartë: për të marrë leje drejtimi duhet të kesh mbushur 18 vjeç. Çdo person nën këtë moshë, sipas ligjit, konsiderohet i mitur. Ndërsa rregullat e Kodit Rrugor duket se shkruhen bardhë e zi, realiteti në terren është shumë më gri. Zëra të rinjsh sot në fillim të të njëzetave tregojnë se kanë […]

The post Të miturit në timon pushtojnë rrugët, policia “mbyll njërin sy” appeared first on BoldNews.al.

Dëshironi një fëmijë më të lumtur? Këto rregulla do të ndryshojnë gjithçka

27 November 2025 at 15:52


Gretchen Rubin, autore, studiuese dhe nënë, ka studiuar shkencën e lumturisë për më shumë se një dekadë.

Gjatë këtij procesi, ajo ka nxjerrë një numër mësimesh që mund t'ju ndihmojnë të krijoni një jetë më të përmbushur, shumë prej të cilave janë veçanërisht të dobishme për prindërimin.

Në një artikull për CNBC , ajo përshkruan 12 rregulla që ndjek, të cilat thotë se bëjnë një ndryshim të madh në jetën e përditshme të familjes së saj.

Ju dini kur të hiqni dorë dhe të përshtateni

Nëse keni planifikuar një ditë të përsosur familjare dhe fëmija juaj thjesht nuk është në humor, ia vlen të ndaloni dhe të përshtateni. Nuk ka kuptim të këmbëngulni në një aktivitet që supozohet të jetë argëtues, si një udhëtim në kopshtin zoologjik, nëse fëmija juaj po kalon një krizë të rëndë. Ndonjëherë fleksibiliteti është vendimi më i mirë.

Qëndroni të qetë - si për veten tuaj ashtu edhe për fëmijën

Fëmijët duhet të ndiejnë se prindi i tyre mbetet i qëndrueshëm, pavarësisht nga sjellja e tyre. Kur të rriturit arrijnë të qëndrojnë të qetë, ata krijojnë një mjedis në të cilin fëmija qetësohet më lehtë dhe nuk ndihet i detyruar të "rregullojë" humorin e prindit.

Përshëndetjet dhe lamtumirat e ngrohta bëjnë mrekulli

Ritualet e vogla të përshëndetjes dhe mirëseardhjes krijojnë një atmosferë kujdesi dhe butësie në shtëpi.

Rubin thekson rëndësinë e sigurimit që fëmijët tuaj, si dhe partneri juaj, të ndiejnë se jeni vërtet të lumtur kur shfaqen në derë. Një përqafim ose prekje e shkurtër shpesh vlen më shumë sesa një bisedë e gjatë.

Thuani "jo" vetëm kur është e nevojshme

Nëse një fëmijë dëshiron të veshë rroba të ndryshme ose të flejë me kokën në fund të shtratit, kjo nuk ka pse të jetë problem. Rubin citon Samuel Johnson: "Çdo ashpërsi që nuk tenton të rrisë të mirën ose të parandalojë të keqen është e kotë". Me fjalë të tjera, disa përpjekje thjesht nuk ia vlejnë energjisë.

Humori mund të shpëtojë momentin më sfidues

Gatishmëria për të qeshur, madje edhe me shpenzimet e veta, ndihmon në kthimin e situatave stresuese në kujtime. Kur vajza e saj e ktheu të gjithë kuzhinën përmbys, Rubin vendosi të qeshte në vend që të zemërohej, dhe duke parë nga prapa, doli të ishte një refleks i zhvilluar mirë.

Theksoni pikat e forta të fëmijës

Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të njohin talentet e tyre: zgjuarsinë, imagjinatën, kujtesën ose kreativitetin. Deklarata të tilla ndërtojnë vetëbesim dhe tregojnë se prindi i sheh dhe i vlerëson cilësitë e tyre.

Mos e drejtoni bisedën drejt gjërave negative

Shpesh, prindërit pa dashje e inkurajojnë fëmijën e tyre të përqendrohet në mendime negative duke i bërë pyetje të tilla si: "A u mërzite përsëri në klasë sot?" Është shumë më e dobishme të presësh që fëmija ta ngrejë vetë problemin, sesa ta shtysh drejt temave të pakëndshme.

Bëjini detyrat e përditshme të arritshme

Ajo që është e lehtë për të rriturit mund të jetë frustruese për fëmijët. Grepat në vend të varëseve, sendet në raftet e poshtme dhe një karrige e vogël në kuzhinë ose banjo zvogëlojnë tensionin dhe forcojnë pavarësinë e një fëmije.

Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

By: V K
25 November 2025 at 07:45

Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE), për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18-vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Migracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së, është i përqendruar pothuajse tërësisht në tre shtete:

Itali – 8,254 leje (44.1%)

Greqi – 4,877 leje (26.1%)

Gjermani – 4,165 leje (22.3%)

Vendet e tjera të BE-së – vetëm 1,401 leje (7.5%)

Të dhënat e Eurostat, tregojnë se arsyeja dominuese për lëshimin e lejeve të para qëndrimi për të mitur në BE mbetet bashkimi familjar, ç`ka lidhet ngushtë me komunitetet e mëdha shqiptare në Itali dhe Greqi.

Këto dy vende kanë qenë tradicionalisht destinacione kryesore të emigracionit shqiptar që prej viteve ’90, duke vijuar të tërheqin valë të reja të migrimit familjar.

Ndërkohë, Gjermania është shndërruar në vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm si për punësimin e të rriturve, ashtu edhe për vendosjen e familjeve të reja.

Në Europë

Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan 540,445 leje të para qëndrimi për qytetarë jo-BE nën moshën 18 vjeç.

Prej tyre, 356,554 leje (66%) u dhanë për arsye të lidhura me bashkimin dhe formimin e familjes. 160,618 leje (30%) u lëshuan për arsye të tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa 21,179 (4%) u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.

Shtetet që lëshuan numrin më të lartë të lejeve për të mitur ishin Gjermania me 138,692 leje (26% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja me 107,828 leje (20%) dhe Italia me 60,125 leje (11%).

Në terma relativë, raporti i lejeve të para për çdo 100,000 banorë nën 18 vjeç ishte më i lartë në Maltë (3,379), Qipro (2,584) dhe Luksemburg (1,861). Në Letoni, Kroaci, Estoni, Bullgari dhe Rumani ky raport ishte nën 200 për 100,000 fëmijë.

Duhet theksuar se Franca, e cila ka vlerën më të ulët prej vetëm 17 leje për 100,000 të mitur, zakonisht nuk lëshon leje qëndrimi për fëmijë.

Duke parë shtetësinë e të miturve që morën leje të para qëndrimi në BE për të gjitha arsyet, 37% ishin shtetas të vendeve aziatike, 27% europianë jo-BE, 21% nga vendet afrikane, 11% nga Karaibet, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, ndërsa 2% ishin shtetas të Amerikës së Veriut.

Siria përbënte 12% të totalit të lejeve të para të lëshuara për të mitur në BE, e ndjekur nga Maroku me 7% dhe Ukraina me 6%./ Monitor

The post Lejet e qëndrimit për të mitur në BE: Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali appeared first on Albeu.com.

U raportua e humbur një ditë më parë, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll

22 November 2025 at 09:55

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Një 76-vjeçare nga fshati Progër në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur e mbytur nga strukturat e kërkim-shpëtimit.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte sinjalizuar ditën e djeshme për largimin e të ëmës nga banesa.

Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia.

Policia e Shtetit njoftoi dje se, “shërbimet e Policisë në Devoll iu shkuan në ndihmë banorëve të fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje. Prej mëngjesit të djeshëm shërbimet policore të Devollit vazhduan kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares nga fshati Progër, që është larguar nga banesa dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit”.

Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera.

Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.

/gj.m/

The post U raportua e humbur një ditë më parë, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

By: armand
17 November 2025 at 22:20

Një video e rëndë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku sipas denoncuesit shihet një punonjës policie duke ushtruar dhunë ndaj një të mituri brenda mjetit të tij të shërbimit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e njohur si “Truma” në Shkodër. Pamjet janë filmuar nga një tjetër i mitur, […]

The post Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video) appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen struktura mikroskopike të pazakonta në gjakun e pacientëve me COVID të zgjatur

17 November 2025 at 20:29


Një ndryshim i fshehur fizik në trup mund të jetë duke ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së zgjatur që disa njerëz përjetojnë pas infektimit me COVID-19

Duke analizuar mostrat e gjakut të pacientëve me COVID të zgjatur, një ekip studiuesish mjekësorë ka identifikuar struktura mikroskopike të pazakonta, të cilat mund të kontribuojnë në simptoma si mjegulla mendore dhe lodhja e vazhdueshme. Nëse kjo vërtetohet, hap një perspektivë të re për trajtime të ardhshme.

“Ky studim tregon një lidhje të fortë midis biomarkerëve që tregojnë aktivitet trombo-inflamator dhe COVID të zgjatur”, shkruan ekipi në një punim shkencor të udhëhequr nga gjenetisti Alain Thierry nga Universiteti i Montpellier-it në Francë.

“Zbulimi i këtyre lidhjeve të biomarkerëve jo vetëm që paraqet një mundësi të re diagnostikuese, por edhe objektiva të reja terapeutike, duke ofruar shpresë për menaxhim klinik dukshëm më të përmirësuar në të ardhmen.”

Arsyeja pse disa persona përjetojnë simptoma për muaj ose edhe për vite pas infektimit me SARS-CoV-2 mbetet ende një mister mjekësor, dhe mund të përfshijë disa mekanizma të ndryshëm, transmeton Telegrafi.

- YouTube

Një mundësi, e ngritur për herë të parë nga fiziologia Resia Pretorius nga Universiteti Stellenbosch në Afrikën e Jugut në vitin 2021, është prania e mikro-mpiksjeve (microclots). Këto janë mpiksje shumë të vogla gjaku, jonormale dhe të qëndrueshme, më të vogla se ato që shihen në sëmundje si goditja në tru ose tromboza, por mjaftueshëm të mëdha për të penguar qarkullimin e gjakut në kapilarë.

Ndërkohë, në vitin 2022, Thierry dhe kolegët e tij treguan se pacientët me COVID të zgjatur kanë nivele të ngritura të “kurtheve jashtëqelizore të neutrofileve” (NETs). Këto janë rrjeta ngjitëse të ADN-së dhe enzimave, të cilat lëshohen nga qelizat e bardha të gjakut për të kapur dhe neutralizuar patogjenët që hyjnë në trup.

Normalisht, NETs e kryejnë funksionin e tyre dhe më pas shpërbëhen shpejt. Por kur krijohen në sasi të mëdha ose qëndrojnë më gjatë se duhet, ato mund të kontribuojnë në çrregullime të qarkullimit të gjakut, si tromboza dhe ateroskleroza.

Hulumtimi i ri, një bashkëpunim mes Pretorius dhe Thierry, sugjeron se këta dy tregues të veçantë, mikro-mpiksjet dhe NETs, mund të ndërveprojnë fizikisht në gjakun e pacientëve me COVID të zgjatur.

Studiuesit përdorën citometri me rrjedhë imazherike dhe mikroskopi fluorescente për të analizuar mostra gjaku nga 50 pacientë me COVID të zgjatur dhe 38 persona të shëndetshëm, duke u fokusuar në dallimet midis mikro-mpiksjeve dhe NET-eve. Vullnetarët e shëndetshëm ishin rekrutuar në dy grupe të veçanta, në Francë dhe Afrikën e Jugut.

Dr Chantelle Venter

Analiza zbuloi se pacientët me COVID të zgjatur kishin një numër shumë më të lartë mikro-mpiksjesh - rreth 19.7 herë më shumë në mesatare sesa grupi i kontrollit. Këto mpiksje ishin gjithashtu më të mëdha se mikro-mpiksjet e gjetura tek individët e shëndetshëm.

Një rritje e nivelit të NET-eve lidhej gjithashtu me rritjen e mikro-mpiksjeve tek pacientët me COVID të zgjatur. Por studiuesit zbuluan edhe diçka të re: NET-et dukeshin se ishin fizikisht të futura brenda këtyre mikro-mpiksjeve, një asociacion që nuk ishte raportuar më parë.

Interesant është fakti se kjo lidhje u vërejt në të gjitha mostrat, si tek pacientët me COVID të zgjatur ashtu edhe tek grupet kontrolluese, gjë që ka kuptim sepse struktura ngjitëse e NET-eve favorizon mpiksjen.

Megjithatë, efekti ishte dukshëm më i fortë tek grupi me COVID të zgjatur. Ky ndërveprim mund të bëjë që mikro-mpiksjet të jenë më rezistente ndaj fibrinolizës, procesi natyror përmes të cilit trupi shpërbën mpiksjet e gjakut.

“Ky zbulim sugjeron ekzistencën e ndërveprimeve fiziologjike të brendshme midis mikro-mpiksjeve dhe NET-eve, të cilat, kur çrregullohen, mund të bëhen patologjike”, shpjegon Thierry.

Dallimi ishte aq i theksuar, saqë kur mostrat u anonimizuan, një sistem inteligjence artificiale arriti të identifikonte pacientët me COVID të zgjatur me një saktësi prej 91 për qind. Kjo sugjeron se mikro-mpiksjet dhe NET-et mund të shërbejnë si biomarkera diagnostikues për COVID të zgjatur, një gjendje që ka qenë e vështirë për t’u identifikuar me testet standarde.

Kjo mbetet ende fazë e hershme e kërkimit; kërkime të tjera janë të nevojshme për të përcaktuar lidhjen shkak-pasojë midis mikro-mpiksjeve, NET-eve dhe COVID të zgjatur. Por nëse studiuesit arrijnë të kuptojnë si ndikojnë këto komponentë të gjakut në këtë gjendje, mund të hapet rruga drejt lehtësimit për personat që vazhdojnë të vuajnë nga simptomat e saj.

Studimi është publikuar në Journal of Medical Virology. /Telegrafi/

Psikologjia thotë: Nëse ke luajtur një instrument si fëmijë, je i pakapshëm si i rritur

By: gaze tare
17 November 2025 at 12:02

Të mësosh të luash një instrument muzikor gjatë fëmijërisë mund të krijojë baza të forta për sukses në jetën e të rriturve. Sipas ekspertit të psikologjisë në vendin e punës dhe trajnerit ekzekutiv, Stefan Falk, çdo aktivitet artistik i zhvilluar në fëmijëri ka vlerë të jashtëzakonshme dhe ndikon në zhvillimin personal dhe profesional më vonë.

“Të jesh artistik në një mënyrë të caktuar mund të të transformojë,” thotë Falk për CNBC Make It, duke nënvizuar se muzika, poezia apo aktivitetet e tjera krijuese ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë mendimin kritik, kreativitetin dhe disiplinën.

Ai gjithashtu citon Steve Jobs, i cili në një dokumentar të vitit 1995 për PBS tha: “Mendoj se pjesë e asaj që bëri Macintosh-in të madh ishte fakti që njerëzit që punonin mbi të ishin muzikantë, poetë, artistë, zoologë dhe historianë, që gjithashtu ishin ndër shkencëtarët më të mirë kompjuterikë në botë.”

Kjo tregon se aktivitetet artistike nuk janë thjesht hobi, por mund të formojnë aftësi të rëndësishme si mendimi i ndryshtë, kreativiteti dhe qasja analitike, të cilat mund të bëjnë diferencën në karrierë dhe jetën personale.

Pra, nëse fëmijëria jote ka pasur nota muzikore, sot ke një avantazh të dukshëm: aftësinë për të menduar jashtë kutisë, për të menaxhuar sfidat dhe për të dalë më i fortë në çdo fushë profesionale. Muzika fëmijërore mund t’ju bëjë të pakapshëm si i rritur. 

The post Psikologjia thotë: Nëse ke luajtur një instrument si fëmijë, je i pakapshëm si i rritur appeared first on iconstyle.al.

❌
❌