Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Veseli: Paralajmërimet e paramilitarëve serbë nga Ukraina duhet të merren seriozisht, rreziku prek edhe Kosovën

15 December 2025 at 17:55


Afrim Veseli, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur lidhur me pjesëmarrjen e paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë, të cilët kanë deklaruar se, sapo të përfundojnë atje, do të kthehen në Ballkan.

Lidhur me këtë çështje, edhe mediumi britanik The Telegraph ka raportuar se këta pjesëtarë po përgatiten për një luftë të madhe në Ballkan.

Veseli ka thënë se ky paralajmërim duhet të merret seriozisht.

“Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë kam përcjellë disa video të paramilitarëve serbë, të cilët janë në frontin e ukrainasve, gjegjësisht në luftë kundër popullit ukrainas dhe lirisë së tyre”, ka deklaruar ai.

“Ata kanë bërë shumë postime duke i thirrur edhe bashkëatdhetarët e tyre në Serbi që t’i bashkohen asaj lufte. Sigurisht që inteligjenca e NATO-s dhe e vendeve të tjera perëndimore, në këtë rast edhe e Britanisë së Madhe, i kanë edhe më të sakta këto informacione. Se a do të ketë rrezik të një konflikti në Ballkan, realisht janë dy vatra krize që potencialisht mund të shpërthejnë: Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Tutje, ai ka theksuar se shkuarja e këtyre pjesëtarëve në Ukrainë nuk është pa dijeninë e shtetit serb dhe se kjo dallon nga rasti i Kosovës, ku disa shqiptarë kishin shkuar në luftërat në Lindjen e Mesme, por pa përkrahjen e shtetit.

“Në rastin e shqiptarëve, shteti i Kosovës jo vetëm që nuk i ka përkrahur, por përkundrazi i ka luftuar këto fenomene. Ndërsa në rastin e serbëve në Ukrainë, shteti serb, në mënyrë indirekte përmes agjencive të inteligjencës, i përkrah ata, madje edhe i stërvit”, ka thënë Veseli.

- YouTube www.youtube.com

Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore

By: Brisi
15 December 2025 at 11:20

Familjet në Shqipëri rezultojnë ndër më të goditurat financiarisht në Ballkan nga shpenzimet shëndetësore dhe frika për përballimin e kostove në rast sëmundjeje të rëndë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit në sondazhin Securimeter 2025. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria shfaq një kombinim të pafavorshëm: […]

The post Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore appeared first on BoldNews.al.

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

11 December 2025 at 17:10

Hidrocentralet konsiderohen “burim i gjelbër” energjie për shkak të emetimeve të ulëta të karbonit, por ndikimet e tyre në natyrë dhe komunitetet lokale janë kthyer në shqetësime serioze.

Rritja e projekteve në Ballkan

Ballkani, me burime ujore të shumta, është kthyer në një “hambar” hidrocentralesh të vogla, zakonisht me kapacitete deri në 2MW.

Sipas një monitorimi të organizatave mjedisore EuroNatur dhe RiverWatch, numri i hidrocentraleve është rritur ndjeshëm në Ballkan. Kështu deri në vitin 2024 numëroheshin mbi 5,000 projekte hidrocentralesh.

Nga numri i përgjithshëm, 1,836 janë në punë, 94 në ndërtim dhe pjesa tjetër: 3,188 ende në letër.

Rreth 92% e hidrocentraleve janë më të vogla se 10MW, që prodhojnë energji minimale, por shkaktojnë dëme të pakthyeshme në lumenj dhe komunitete lokale”.

Organizatat mjedisore thonë se gati gjysma e projekteve ndodhen brenda zonave të mbrojtura, duke qenë në kundërshti me qëllimin pse këto zona janë të mbrojtura.

Që nga viti 2022, 110 hidrocentrale të reja kanë nisur punë, duke shkatërruar rreth 1,100 kilometra rrjedhë lumenjsh.

Vendet më të prekura nga “shkatërrimi”

Sipas raportit të EuroNatur dhe RiverWatch, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia janë “pikat e nxehta” të ndërtimit të digave. Greqia dhe Kroacia duket se po zgjerojnë gjithashtu projektet.

Në Shqipëri, numërohen 27 kantiere dhe 346 projekte në fazë planifikimi. Disa nga më shqetësueset gjenden përgjatë lumit Shkumbin “pa asnjë degë të mbetur pa digë” dhe në Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Po aq shqetësues mbetet lumi Devoll. Digat e Banjës dhe Moglicës e kanë transformuar pjesën e sipërme të lumit në një seri rezervuarësh, duke prishur lidhjen gjatësore dhe ekosistemin e rrjedhës poshtë.

Kapaciteti i instaluar i hidrocentraleve në Shqipëri arrin rreth 1,450 MW dhe përbën mbi 90% të energjisë së vendit, duke u mbështetur kryesisht në kaskadat e lumenjve.

Në Bosnjë e Hercegovinë, digat të shumta kërcënojnë lumenjtë kryesorë, si Neretva dhe Drina e Sipërme.

“Më shumë se 50 HEC-e, në shkallë të vogël dhe të madhe, kërcënojnë të gjithë rrjetin lumor – Neretvën dhe çdo degë të saj”, thuhet në raport.

Krahasim i përgjithshëm midis viteve (2012-2024) Burimi: EuroNatur/River Watch


Kosova raportohet të ketë 83 hidrocentrale të planifikuara dhe 8 në proces ndërtimi. Disa HEC-e janë mbyllur për shkak të problemeve me licencimet.

“Shqetësim i madh është zonimi i Parkut Kombëtar të Malit të Sharrit për shkak të përjashtimit të luginave të mëdha të lumenjve, siç është lumi Lepenc”, thuhet në raport.

Serbia raportohet të ketë 803 projekte të planifikuara dhe 22 në ndërtim, ajo konsiderohet e dyta për nga numri i lartë i projekteve, ndërsa Maqedonia e Veriut 165 projekte të planifikuara dhe 7 në ndërtim.

Sipas raportit, ndërtimi i hidrocentraleve të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut janë të ngadalta, mirëpo ka projekte të shumta dhe të qëndrueshme.

Në Mal të Zi janë 93 projekte të planifikuara dhe 2 në ndërtim. Shumë HEC-e gjenden brenda zonave të mbrojtura, përfshirë parqet kombëtare dhe vendet Natura 2000.

Raporti thekson se në vendet ballkanike të BE-së ku përfshihet Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, thuajse gjysma e projekteve (1,611; 49%) janë planifikuar ose ndërtuar brenda zonave të mbrojtura ekzistuese (242 në Parqe Kombëtare; 569 në zona Natura 2000).

HEC-et në zona të mbrojtura Burimi: EuroNatur/River Watch

Hidrocentralet dhe lufta e komuniteteve në Shqipëri

Në Shqipëri, sipas të dhënave të mbledhura edhe nga EuroNatur dhe Riverwatch, projektet e hidrocentraleve kanë shkaktuar përplasje midis komuniteteve dhe ndërtuesve.

Në 2019 dhe 2020, Kryeministri Edi Rama pranoi se HEC-et e vogla shpesh janë të padobishme dhe dëmtojnë komunitetet sikurse dhe ekosistemin.

“Ato funksionojnë si shushunja që thithin gjakun e organizmit të vendit, duke lënë toka pa ujë dhe komunitete pa mundësi të punojnë tokën,” do të shprehej Rama.

Megjithatë, ndërtimet vazhduan, duke evidentuar tensionet midis energjisë së gjelbër dhe mbrojtjes së lumenjve dhe jetës lokale.

Raste të shpeshta të raportuara nga Citizens.al kanë dëshmuar për përplasje dhe qëndresë nga komunitetet lokale.

Shembull konkret mbeten zona si ajo e Zall-Gjoçajt në Lurë, Kaçinarit në Mirditë dhe Kurdarisë në Mat, ku banorët janë organizuar në protesta duke kundërshtuar prej vitesh ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Lexo gjithashtu:

The post Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla appeared first on Citizens.al.

Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare

10 December 2025 at 13:55

Ballkani duket se po përballet me sfida në miratimin dhe implementimin e ligjeve për barazi gjinore. Shqipëria ka bërë përparim teksa e miratoi rishikimin e ligjit gjatë muajit nëntor. Mali i Zi dhe Kosova e kanë miratuar prej kohësh, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Serbia po pengohen nga dezinformimi dhe dogma fetare.

Në të gjitha vendet e Ballkanit, propaganda konservatore ka përdorur narrativën e frikës për të ndaluar ligjet progresive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut sikurse janë ato për barazinë gjinore. Aktivistët theksojnë se pa edukim publik dhe fushata informuese, ligjet mbeten letra pa fuqi reale.

Në Shqipëri ligji për barazinë gjinore u miratua në Kuvend më 6 nëntor, pavarësisht fushatës dizinformuese dhe linçuese që u nxit nga grupe konservatore. Ky ligj njeh për herë të parë punën e papaguar të grave, synon përfaqësimin 50% të tyre në politikë dhe kërkon barazi gjinore në sektorin publik e privat.

Megjithatë, fushata të ndryshme online nxitën keqinterpretime të ligjit, duke e lidhur me çështje si ndryshimi i gjinisë apo martesat mes së njëjtës gjini – gjëra që nuk përfshihen në ligj dhe të sqaruara nga Citizens.al në raportime të mëparshme.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia: Hapa pas në rrugën drejt barazisë

Në Maqedoninë e Veriut, projektligji për barazinë gjinore u refuzua në vitin 2023. Shkak u bë presioni nga komuniteti fetar dhe protestat e organizuara, që duket se buruan njësoj si në Shqipëri nga një fushatë dizinformimi.

Aktivistja Rita Behadini tregoi për Citizens.al se projektligji ishte i guximshëm dhe progresiv, por ai u lidh prej një fushate dizinformuese me ligjin “Për evidentimin në Librat Amzë” – gjendjes civile. Kjo fushatë i bëri njësh të dy projektligjet dhe “e shiti” sikur ligji për barazinë gjinore u mundësonte personave transgjinorë të ndryshonin gjininë, edhe pse realisht kjo nuk kishin lidhje.

“Me qeverinë aktuale, e cila duket goxha anti-gjinore, nuk besoj se do të ketë nismë të re për miratimin e ligjit për barazinë gjinore, sepse ata janë goxha tradicionalë, sidomos kur bëhet fjala për koncepte progresive apo koncepte si ‘LGBT’,” theksoi Behadini.

Sipas Ritës qëndrimi i Kryepeshkopatës së Ohrit dhe protestat që u mbajtën në Shkup për këto nisma ligjore ndikuan në vendimin kundër ligjit për barazinë gjinore.

“Në të gjithë procesin ka pasur dizinformata, njësoj si në Shqipëri, duke pretenduar që ligji kishte të bënte me transgjinorët ose martesat e së njëjtës gjini, gjë e cila nuk ka qenë e vërtetë,” shtoi Behadini.

Në Serbi, situata duket ndryshe. Ligji për barazinë gjinore qe miratuar në vitin 2021, por tre vite më pas u pezullua nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi u mor në korrik 2024, pas kundërshtimeve për përkufizimin e gjinisë dhe përdorimin e gjuhës së ndjeshme gjinore edhe në mbrojtjen e viktimave nga dhuna apo diskriminimi. Protestat e grupeve konservatore dhe marshimet e organizuara nga partia nacionaliste e djathë Dveri, “Family Walk,” e shtuan presionin.

“Nuk ka asnjë shpjegim pse Gjykata Kushtetuese e mori vendimin tri vite më vonë, kur kundërshtimet janë regjistruar që në 2021. Më e keqja është se nuk ka asnjë afat se për sa kohë ky ligj do të qëndroj i pezulluar” – analizon për Citizens Andijana Covic, nga organizata për të drejtat e grave “FemPlatz”.

Covic përmbyll se ky pezullim vë në pikëpyetje të gjitha konventat që Serbia aderon prej vitesh, si punë e vazhdueshme edhe drejt integrimit në familjen evropiane.

Mali i Zi dhe Kosova: Ligji ekziston, por sfida mbetet zbatimi

Mali i Zi miratoi ligjin për barazinë gjinore në vitin 2007, duke e ndryshuar disa herë për t’u përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian, sidomos pas vitit 2015.

Maia Raicevic nga Qendra për të Drejtat e Grave në Podgoricë, tha për Citizens.al se para ndryshimeve nuk kishte protesta të hapura, por më së shumti kundërshti të heshtur, tallje dhe minimizim të çështjeve të grave.

Por rishikimet e ligjit, sipas saj, më tepër se prej një vullneti të gjerë politik, u shtynë përpara falë aktivizmit këmbëngulës të grupeve feministe. Rishikimet futën konceptin e integrimit gjinor në institucione, inkuroajoi përfaqësimin e grave në vendimmarrje dhe krijoi bazën për politika kundër diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore.

“Ligji hapi dyer, por nëse shoqëria kalon përmes tyre, është çështje tjetër,” theksoi Raicevic, duke nënkuptuar se normat patriarkale mbeten të rrënjosura në shoqërinë malazeze.

Pavarësisht miratimit, ajo analizon se normat patriarkale janë ende thellësisht të rrënjosura në familje, shkolla, politikë, madje edhe tek vetë gratë. Për Raicevic ky ligj është një hap i rëndësishëm, por jo fitore.

Ngjashëm, Kosova, në vitin 2015, miratoi paketën e ligjeve për të drejtat e njeriut, paketë e cila krahas ligjit për Avokatin e Popullit, ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pati të përfshirë edhe ligjin për Barazi gjinore. Por sfida është zbatimi i tyre në praktikë.

Aktivistja feministe Valmira Rashiti tregoi për Citizens.al se këto ligje ndalojnë diskriminimin “e drejtpërdrejtë apo të tërthortë” për shkak të gjinisë dhe identitetit gjinor në të gjitha fushat: punësim, shërbime, qasje institucionale, shërbime sociale etj.

Rashiti thotë se në bazë të këtyre ligjeve janë hartuar edhe padi ndaj ngacmimeve seksuale, gjuhës së urrejtjes, dhunës në familje, denigrimit për shkak të identitetit gjinor, apo orientimit seksual.

Sipas saj shtysë e madhe për miratimin e paketës ligjore në fjalë ka qenë procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE, i cili kërkon harmonizimin e legjislacionit.

“Tani që e djathta po duket të ketë marrë hov edhe në nivel të BE-së, mbetet të shihet nëse mbrojtja e identitetit gjinor dhe orientimit seksual do të vazhdojë të jetë prioritet i legjislacionit kosovar, karshi reformave institucionale,” përmbylli Rashiti.

Lexoni gjithashtu:

The post Barazia gjinore në Ballkan: Progres i ngadalshëm mes dizinformimit dhe dogmës fetare appeared first on Citizens.al.

EFB hap thirrjen për grante deri në 20,000 euro për organizatat e Ballkanit

8 December 2025 at 17:54

Fondi Evropian për Ballkanin (EFB) fton organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të aplikojnë për Grantet Themelore të Mbështetjes Programatike në kuadër të Programit Common Ground (CGP).

Konteksti

Shumë organizata në Ballkan po punojnë qetë dhe me këmbëngulje për të ruajtur, ndërtuar dhe forcuar kanalet e besimit, bashkëpunimit dhe dialogut, pavarësisht polarizimit të vazhdueshëm politik, paqëndrueshmërisë dhe një mjedisi përçarës. Fondi Evropian për Ballkanin krijoi Programin Common Ground për të mbështetur këto përpjekje afatgjata dhe të durueshme për të kapërcyer ndasitë dhe për t’i ndihmuar njerëzit të mbeten të lidhur përtej dallimeve.

Kjo thirrje ofron mbështetje thelbësore organizative deri në 20,000 €, për një periudhë 12-mujore. Qëllimi është të ndihmojë organizatat të ruajnë ose të forcojnë atë që tashmë funksionon: ekipin, strukturat, programet dhe praninë e tyre në komunitet. Synimi nuk është krijimi i projekteve të reja, por sigurimi që puna e ndërtuar ndër vite të vazhdojë të ketë ndikim afatgjatë.

Çfarë financohet me këtë grant

Fondet mund të përdoren për nevoja thelbësore që e mbajnë organizatën të qëndrueshme dhe efektive, përfshirë (lista nuk është shteruese):

  • Ndërtimi i rrjeteve dhe partneriteteve përtej ndasive;
  • Përmirësimi i praktikave të gjithëpërfshirjes, barazisë dhe mbrojtjes;
  • Mbajtja ose rritja e aftësive të stafit kyç për misionin;
  • Forcimi i qeverisjes, strategjisë ose sistemeve financiare;
  • Përditësimi i mjeteve, komunikimit ose sistemeve digjitale që rrisin reziliencën organizative.

Kush mund të aplikojë

Aplikimi është i hapur për:

  • Organizata jofitimprurëse me përvojë të provueshme në ndërtimin e urave brenda ose mes komuniteteve. Duhet të dorëzohen tre shembuj konkretë nga 18–24 muajt e fundit që tregojnë kontributin në ndërtimin e besimit, dialogut, kohezionit social dhe/ose bashkëpunimit përtej ndasive.
  • Organizata jofitimprurëse të regjistruara dhe aktive në një nga vendet e pranueshme: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
  • Iniciativa lokale, grupe informale ose aktorë të ngjashëm të paregjistruar: mund të aplikojnë vetëm nëse formojnë një koalicion me një OJF të regjistruar, e cila bëhet organizatë udhëheqëse. Aplikimi dorëzohet nga organizata udhëheqëse, e cila bashkëngjit një Memorandum Mirëkuptimi për rolet dhe rrjedhën financiare.

Çfarë nuk është kjo mundësi

Kjo nuk është një thirrje për projekte specifike. Core Programmatic Support Grant nuk financon projekte të reja të pavarura. Fokuson punën që e mban organizatën të qëndrueshme dhe të besueshme—punë e vështirë për t’u financuar, por thelbësore për ndikim afatgjatë.

Detajet e grantit

  • Shuma maksimale: deri në 20,000 €
  • Kohëzgjatja: 12 muaj
  • Disbursimi: 80% pas nënshkrimit të kontratës; 20% pas dorëzimit dhe miratimit të raportit të progresit (financiar dhe narrativ).

Në mbyllje të periudhës së grantit kërkohet dorëzimi i raportit final narrativ dhe financiar. Template-et përkatëse do të dërgohen veçmas.

Afatet

  • Hapja e thirrjes: 17 nëntor 2025
  • Afati i aplikimit: 19 dhjetor 2025, ora 17:00 CET

Si do të vlerësohen aplikimet

Aplikimet vlerësohen sipas katër kritereve:

  1. Përputhja strategjike me objektivat e CGP (30%);
  2. Praktika në dialog dhe ndërtimin e urave (35%);
  3. Fizibiliteti dhe proporcionaliteti i buxhetit (25%);
  4. Resilienca dhe etika (10%).

Si të aplikoni

Formulari i plotë i aplikimit, me udhëzimet dhe dokumentet e kërkuara, gjendet këtu:
https://www.balkanfund.org/download/CGP-Application-Form-2025.pdf

Dërgoni formularin dhe dokumentet në cgp@balkanfund.org deri më 19 dhjetor 2025, ora 17:00 CET. Aplikimet e vonuara ose të paplota nuk merren në konsideratë. Brenda 72 orëve nga dorëzimi, do të merrni një konfirmim pranimi.

Për pyetje: shkruani në cgp@balkanfund.org, me subjekt: Core Programmatic Support Grant 2026.

Rreth Programit Common Ground

Common Ground është një nismë rajonale e Fondit Evropian për Ballkanin. Mbështet organizata të shoqërisë civile që punojnë për të forcuar dialogun, solidaritetin, bashkëpunimin dhe kohezionin social në Ballkan. Programi synon t’i ndihmojë aktorët lokalë të mbeten të pranishëm dhe të qëndrueshëm, duke ruajtur një hapësirë qytetare të hapur, gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Grantet e Mbështetjes Programatike Themelore 2026

1) Çfarë përfaqëson ky grant?
Grant për mbështetje programatike thelbësore—deri në 20,000 € për 12 muaj—për të ruajtur ose forcuar punën e vazhdueshme programatike dhe strategjike të organizatave ose koalicioneve që ndërtojnë ura (besim, dialog, kohezion social).

2) Kush është i pranueshëm?
OJF të regjistruara, jofitimprurëse, që operojnë në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut ose Serbi. Grupet e paregjistruara vetëm nëpërmjet një koalicioni të udhëhequr nga një OJF e regjistruar.

3) Shuma dhe kohëzgjatja?
Deri në 20,000 € për 12 muaj. 80% paguhet në fillim, 20% pas raportit të progresit. Kërkohet raport final financiar dhe narrativ.

4) Çfarë mund të financohet?

  • Staf (pagat thelbësore)
  • Administratë (qira, shpenzime, softuer, pajisje)
  • Aktivitetet (konsulentë, trajnime, përkthim, dizajn, politika, udhëtime, logjistikë, punëtori, qira ambientesh)
  • Fondi i papritur (deri në 5%)

5) A mund të aplikojnë koalicionet?
Po. OJF-ja udhëheqëse dorëzon aplikimin dhe bashkëngjit MoU-të për rolet dhe ndarjen financiare. Organizata udhëheqëse mban përgjegjësinë ligjore dhe financiare.

6) Çfarë prove kërkohet për punën e kaluar?
Tre shembuj nga 18–24 muajt e fundit me prova (linke ose dokumente). Duhet shpjeguar ndikimi, përfituesit dhe konteksti.

7) Çfarë dokumentesh kërkohen për due diligence?

  • Parashikim financiar 2-vjeçar;
  • Dokument nga organet tatimore që vërteton se borxhi i organizatës është më pak se 1.5 herë shuma e parasë në arkë;
  • Raportet financiare të dy viteve të fundit;
  • Dokumentet e regjistrimit, statuti, lista e bordit/stafit kyç;
  • Për koalicionet: të gjitha MoU-të në një PDF të vetëm.

8) Formati i buxhetit?
Në Euro, sipas template-it të CGP (01 Staf / 02 Administratë / 03 Aktivitetet / 04 Papritur). Për koalicionet: një PDF i vetëm nga organizata udhëheqëse.

9) A pranohen paga dhe shpenzime operative?
Po, nëse janë thelbësore për misionin. Papritur: deri në 5%.

10) A mund të përfshihet pajisje ose softuer?
Po, kur lidhen drejtpërdrejt me qëndrueshmërinë organizative.

11) A mund të aplikojnë organizatat që kanë marrë mbështetje më parë nga EFB?
Po. Kërkohet kontribut i ri dhe i qartë, si dhe shpjegim se si ky grant do ta forcojë punën.

12) Sa aplikime mund të paraqesë një organizatë udhëheqëse?
Vetëm një.

13) Në cilën gjuhë duhet të aplikojmë?
Në anglisht. Materialet mbështetëse mund të jenë në gjuhët lokale, me përshkrim në anglisht.

14) Afatet për vitin 2026
Hapja: 17 nëntor 2025
Afati: 19 dhjetor 2025, ora 17:00 CET
Rezultatet: fillimi i vitit 2026

15) Si njoftoheni për pranimin e aplikimit ose përzgjedhjen?
Brenda 72 orëve nga dorëzimi do të merrni email konfirmimi. Njoftimi për përzgjedhje dërgohet pas finalizimit të listës së granteve.

16) Çfarë raportimi kërkohet?
Raport progresi përpara disbursimit final të 20%. Në mbyllje, kërkohet raport final narrativ dhe financiar. Mund të kërkohet një shënim reflektues.

17) A mund të kalohen fonde tek partnerët?
Po, nëse janë buxhetuar dhe të përcaktuara në MoU. Organizata udhëheqëse mban përgjegjësinë.

18) Ku mund të bëhen pyetje?
cgp@balkanfund.org (subjekt: Core Programmatic Support Grant 2026).

The post EFB hap thirrjen për grante deri në 20,000 euro për organizatat e Ballkanit appeared first on Citizens.al.

Bota e së djeshmes

By: Ela
7 December 2025 at 08:22

Nga Ilir Kalemaj ‘Bota e së djeshmes’ është një libër fantastik i Stefan Cvajgut, novelistit të famshëm vjenez i cili i bëri një radiografi të shkëlqyer jo vetëm Austro-Hungarisë që po shembej, por një rendi të caktuar gjeopolitik dhe lindjes së një tjetri që kishte si karakteristikë kryesore nacionalizmin. Bota shpesh ka kaluar nëpër rende […]

The post Bota e së djeshmes appeared first on BoldNews.al.

Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

By: armand
5 December 2025 at 18:04

Komiteti për Evropën i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA mbajti të martën një seancë dëgjimore me temën ‘Pika e nxehtë: rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor’. Në një analizë të publikuar në Peacefare.net, profesori amerikan Daniel Serwer vlerësoi se, ndonëse rajoni ende nuk është ‘pikë e nxehtë’, ai shumë […]

The post Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan appeared first on BoldNews.al.

Administratës Trump i kërkohet të angazhohet më shumë në Ballkan

By: Ela
3 December 2025 at 08:25

Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor, për ta stabilizuar rajonin, duke vlerësuar se Rusia, përmes Serbisë, është faktori kryesor për destabilizim. Duke hapur seancën dëgjimore të martën vonë, […]

The post Administratës Trump i kërkohet të angazhohet më shumë në Ballkan appeared first on BoldNews.al.

Ballkani Perëndimor në spiralen e re të armatimeve

28 November 2025 at 15:00

Ballkani Perëndimor po futet me shpejtësi në një spirale të re armatimesh, me Serbinë që vijon rolin e një fuqie të plotë ushtarake duke e vendosur rajonin nën presionin e një ekuilibri të ri force. 

Të dhënat e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), të përpunuara nga Faktoje.al, tregojnë se të gjitha shtetet e Ballkanit kanë rritur buxhetet e mbrojtjes gjatë pesëvjeçarit të fundit. 

Burimi: SIPRI 

Por kjo rritje nuk ka qënë e barabartë.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si vende anëtare të NATO-s, kanë investuar kryesisht në modernizimin e strukturave, ndërveprueshmërinë dhe teknologjitë e lehta. Kosova dhe Bosnja kanë qenë të fokusuara te ndërtimi i kapaciteteve bazike dhe profesionalizimi i trupave. 

Serbia superfuqia ushtarake e rajonit

Serbia shpenzon 4 deri në 5 herë më shumë se gjashtë vendet e tjera të rajonit së bashku. Nga 1.5 miliardë dollarë në vitin 2019, buxheti i saj ushtarak ka arritur mbi 2.2 miliardë dollarë në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 46 për qind. 

Burimi:SIPRI

Po ashtu, Serbia është i vetmi vend në Evropë që furnizohet njëkohësisht nga Lindja dhe Perëndimi. 

Burimi:SIPRI

Ajo kombinon avionët MIG-29 dhe artilerinë ruse me sistemet HQ-22 dhe dronët luftarakë CH-92A nga Kina, ndërkohë që ka blerë radarë GM200/GM400 dhe ka nënshkruar kontratë për 12 avionë Rafale nga Franca. 

Nga ana tjetër, Serbia ka modernizuar tanket T-72 dhe ka ngritur industri të brendshme për blindat, municionet dhe raketat, duke u shndërruar në një enigmë strategjike për Bashkimin Evropian dhe NATO-n. 

Kolonel Dritan Demiraj e përmbledh këtë situatë duke thënë se Serbia është sot e vetmja fuqi e plotë ushtarake në Ballkan, e furnizuar njëkohësisht nga Moska, Pekini dhe Parisi, gjë që krijon një pabarazi të thellë me fqinjët e saj. 

“Serbia krejt ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, vazhdon të ndjekë një autonomi strategjike dhe vizion të qartë të bashkëpunimit me të gjithë superfuqitë dhe blloqet ushtarake”, pohon kolonel Demiraj për Faktoje.al. 

Kohët e fundit, Serbia ka shtrirë bashkëpunimin e saj edhe me Izraelin.

Sapo ka firmosur një marrëveshje në vlerën e 1.6 miliardë dollarëve me kompaninë ‘Elbit Systems’ e cila konsiston në blerjen e sistemeve me artileri të distancave të gjata, dronë sulmi, sisteme ISTAR për inteligjencës, survejim, dhe targetim me precision, sisteme për luftën elektronike dhe C4I (komandim-kontroll, komunikim, kompjutera dhe Inteligjencë). Ajo që vlen edhe më shumë, është se Izraeli do të ndihmojë në zhvillimin e kapaciteteve operacionale kombëtare në drejtim të transferimit të teknologjisë ushtarake dhe në fushën e inteligjencës” shpjegon kolonel Dritan Demiraj.

Kjo nuk është thjesht çështje kapacitetesh, por çështje vullneti politik dhe ambicieje rajonale. Serbia ka trashëguar një industri të fuqishme armatimesh. 

“Në vitet e fundit, Serbia ka qenë eksportuese e madhe dhe e pasur e armatimeve, me vlera që janë rritur në mënyrë të vazhdueshme nga rreth 384 milionë dollarë në 2020 në 1.6 miliardë në 2023, duke reflektuar rolin e saj si një furnizues i rëndësishëm global në tregun ushtarak”, thotë Eno Luarasi, autor i emisionit WAR ZONE në A2CNN. 

Ai shton se vendi po ndërton stoqe për një horizont afatgjatë konfliktual. 

“Heqja e përkohshme e eksporteve në 2025 duket të jetë një veprim strategjik për menaxhimin e sfidave diplomatike dhe për të siguruar fuqinë dhe qëndrueshmërinë e vet ushtarake në një kontekst të globalizuar dhe konfliktual”

Sipas Luarasit, Serbia nuk blen për t’u modernizuar, por prodhon për të rritur ndikimin e saj strategjik, duke e përdorur industrinë si instrument politik po aq sa ushtarak.

Ndërkohë, shtetet e NATO-s në Ballkan, edhe pse kanë rritur shpenzimet, mbeten të varura nga infrastruktura dhe garancitë e Aleancës. Investimet e tyre fokusohen në radarë dhe sisteme vëzhgimi, forca speciale dhe njësi të reja, dronë dhe kundër-dronë, modernizimin e logjistikës, si dhe strukturimin e rezervës dhe mobilizimit. 

Demiraj e cilëson këtë si një ristrukturim të nevojshëm, por të pamjaftueshëm, duke paralajmëruar se NATO garanton ombrellën, por jo kapacitetet vendase, dhe se Ballkani nuk mund të varet vetëm nga importet, por duhet të ndërtojë industri për municione, dronë, sisteme anti-ajrore dhe rezerva strategjike. 

“Në këtë këndvështrim, Ballkani Perëndimor (ka filluar se) në bashkëpunim me NATO-n po përpiqet të rrisë kapacitetet e saj ushtarake dhe të krijojë aleanca të reja rajonale të cilat aktualisht janë në fazën e tyre fillestare”, argumenton Demiraj. 

Ringritja e industrisë ushtarake “Made in Albania”

Shqipëria krahasuar me fqinjët e tjerë, ka shënuar progres vitet e fundit. Shpenzimet e mbrojtjes u rritën nga 248 milionë dollarë në vitin 2019 në 481 milionë dollarë në vitin 2024, një rritje prej 93 për qind, më e larta në rajon për vendet e NATO-s. 

Burimi: SIPRI

Buxheti i mbrojtjes për vitin 2026 është dokumenti më ambicioz që Shqipëria ka miratuar ndonjëherë në këtë sektor. Rritja e tij me afro 12% krahasuar me vitin aktual ka dy objektiva. 

Së pari, modernizimi i Forcave të Armatosura në standardet e NATO-s, ku mbështetja e luftimit rritet me 37.8 për qind, forcat e luftimit me 9.35 për qind, ndërkohë që investohet në logjistikë, depot strategjike, sistemet e zbulimit dhe mbrojtjes ajrore, si dhe rritjen e kapaciteteve të ndërhyrjes së shpejtë. 

Së dyti dhe më e rëndësisshmja ngritja e industrisë së mbrojtjes “Made in Albania”, ku qeveria synon prodhimin e municioneve, dronëve taktikë dhe kundër-dronëve, mjeteve të blinduara të lehta, pajisjeve taktike dhe mbrojtëse, si dhe krijimin e qendrave të mirëmbajtjes për aleatët e NATO-s. 

Kolonel Demiraj vlerëson se Shqipëria vitet e fundit ka bërë hapa pozitivë në drejtim të rritjes të kapaciteteve të mbrojtjes, por ai shton se sfidat e sotme kërkojnë kapacitete ushtarake shumë më të larta. 

“Një pikë tjetër e rëndësishme është integrimi i përbashkët i strukturave ushtarake të Shqipërisë, Kosovës dhe të Kroacisë. Investimet e përbashkëta në fushën e industrisë ushtarake, stërvitjeve të përbashkëta, luftën kundër kërcënimeve hibride, luftës kibernetike dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ushtarake janë positive, por duhet të materializohen në praktikë”, shpjegon ai. 

Përfundim

Ballkani Perëndimor ka hyrë në një fazë të re të sigurisë ku Serbia ka përfunduar fazën e parë të militarizimit, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po modernizohen ngadalë, Kosova po ndërton ushtrinë e saj nga themelet, ndërsa Shqipëria pritet të bëjë hapin më të madh të dekadës. 

Ndonëse industria e armatimeve “Made in Albania” është ende në fazë embrionale, premton t’i sjellë vendit prodhim municionesh, dronësh dhe sistemesh anti-dron që mund të sigurojnë pavarësi të pjesshme dhe mundësi eksporti në tregjet e NATO-s.

Loja nuk është më ajo e viteve 2010, por është garë kohe, kapacitetesh dhe industrie. Për herë të parë pas viteve ’90 armatimet janë pjesë e politikës së jashtme, dhe se kush e kupton këtë mbijeton, ndërsa kush jo mbetet pre e ngjarjeve.

The post Ballkani Perëndimor në spiralen e re të armatimeve appeared first on Faktoje.al.

Rruga ballkanike, shpresë dhe tragjedi për migrantët kinezë

By: Ela
28 November 2025 at 08:21

Përpjekja për kalim të paligjshëm nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut, javën e kaluar, përfundoi tragjikisht për dy migrantë nga Kina. Një grua kineze, 41 vjeçe, vdiq në vendngjarje kur një kamion me targa serbe doli nga rruga Valandovë–Doiran dhe u përmbys në orën katër të mëngjesit të 20 nëntorit. Bashkudhëtari i saj në “rrugën […]

The post Rruga ballkanike, shpresë dhe tragjedi për migrantët kinezë appeared first on BoldNews.al.

COP30 pa udhërrëfyes për fosilet, por ka shpresë për tranzicionin energjetik në Ballkan

By: Elva
25 November 2025 at 17:13

COP30 u mbyll në Belém të Brazilit me përfundime zhgënjyese, Kolumbia kundërshtoi publikisht heqjen nga teksti final të objektivit për eliminimin gradual të lëndëve djegëse fosile. Ishte një fund i papritur për një konferencë që pritej të ishte historike si, COP-i i zbatimit, COP-i i dekadës së dytë të Marrëveshjes së Parisit, COP-i pas Opinionit […]

The post COP30 pa udhërrëfyes për fosilet, por ka shpresë për tranzicionin energjetik në Ballkan appeared first on BoldNews.al.

“Nuk po kërkojmë lëmoshë, po tregojmë që jemi gati” Rama: Evropa të zgjedhë Ballkanin, do të jemi truproja juaj

21 November 2025 at 10:36


Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë gati që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, duke e konsideruar si një “truprojë” të Evropës.

“Reforma të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por të rëndësishme në realitet.

Ndërtime të arterieve të Evropës në Ballkanin Perëndimor, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, që është kthyer dhe një korridor të NATO-së. Nuk është thjesht një vijë në hartë, është një kabllo që lidhet me Evropën. Kur Evropa vendos zinxhirët, Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator.

Rajoni është trajtuar si një luftë për t’u marrë, ndërsa investuesit shohin një gjë ndryshe. Një treg që lidhet me BE-në. Investimet e fundit tregojnë çdo gjë. Çdo shifër ka pasur një vend pune, një pagë, një familje, një shpresë. Kur ekonomitë rriten, kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur kufijtë të zhdukjen, Evropa do të kthehet në një vend partneriteti.

Po vërtetojmë që investimet në Ballkanin Perëndimor janë pika e fortë e Evropës. Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë evropiane edhe në përmjet ekonomisë. Evropa nuk është diçka që po e presim, është diçka që po e ndërtojmë. Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo po dëgjohet. Askush nuk po kërkon nder. Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Çdo kush vjen për të ofruar vlera dhe mund e djersë, falë zotit nuk duhet gjak.

Nuk po lutemi të bashkohemi me BE-në, nuk po kërkojmë lëmoshë. Nuk po flasim, por po japim rezultate. Sa i përket pjesës së konvergjencës. Në konvergjencën e Ballkanit Perëndimor, BE-ja bëhet më e fortë.

Nuk po ecim drejt Evropës me duar bosh e aspak si ata që lypin lëmoshë, po ecim me rezultate të arritura, me detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në çdo hap.

Të gjithë e dinë, Marta e di më mirë që për sigurinë tuaj zgjidhni i një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Edhe për sigurinë e Evropës, zgjidhni ballkanasit, ne do të jemi truproja e Evropës”, tha ndër të tjera Rama. /Euronews.al/

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

28 October 2025 at 20:01

Në renditjen e përgjithshme të Indeksit të Sundimit të Ligjit 2025 (World Justice Project), Shqipëria renditet në vendin e 87 nga 143 vende, duke u ngjitur me dy pozicione krahasuar me vitin e kaluar, kur mbante vendin e 89. Megjithatë, vendi mbetet ndër të fundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Serbinë (vendi 96). Në […]

The post Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan appeared first on BoldNews.al.

Clutterbuck, menaxhere e Voltalia-s: Të angazhuar për energjinë e pastër dhe zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri

13 October 2025 at 17:20

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Në Forumin për Investimet BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë, Kelly Clutterbuck, menaxhere e Vendit për Shqipërinë në kompaninë Voltalia, theksoi angazhimin e kompanisë për të sjellë energji të pastër dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik në vend.

Ajo kujtoi se Voltalia operon si investitor privat në Shqipëri prej pesë vitesh, duke ndjekur të gjitha rregulloret vendore dhe në përputhje me procesin e integrimit evropian. Clutterbuck vuri në dukje se kompania ka përfituar mbështetje nga një sërë fondesh zhvillimi dhe partnerësh ndërkombëtarë, çka ka ndihmuar në përmbushjen e standardeve të larta të investimit.

“Është një sfidë të investosh në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe infrastrukturës, pasi kërkon mjete, vizion dhe mbështetje për të siguruar qëndrueshmëri në ekonominë e vendit”, u shpreh ajo.

Clutterbuck theksoi rëndësinë e forcimit të mbështetjes për projektet që Voltalia po zbaton në tregun energjetik të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se përballë politikave të reja të BE-së dhe rregulloreve që po miratohen, nevojitet një transferim gradual i tyre në nivel lokal.

“Jemi avokatë të një tranzicioni të drejtë dhe realist, që merr parasysh specifikat e çdo vendi. Mbështetja nga terreni është thelbësore për të siguruar suksesin e këtyre politikave”, tha Clutterbuck.

Në përmbyllje, përfaqësuesja e Voltalia-s shprehu interesin e kompanisë për të thelluar investimet në projekte të gjelbra dhe për të përfituar më shumë mbështetje teknike në nivel lokal, në funksion të integrimit evropian dhe forcimit të qëndrueshmërisë energjetike në rajon. e.xh/j.p/

The post Clutterbuck, menaxhere e Voltalia-s: Të angazhuar për energjinë e pastër dhe zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

By: Elva
10 October 2025 at 15:34

Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, më 15 tetor do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të një turneu kur do t’i vizitojë edhe shtetet e tjera të rajonit. Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, në Kosovë ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Në […]

The post Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme/ BERZH: Rritja ekonomike 3.5 përqind, ndër më të lartat në Ballkan

By: xhir jeta
26 September 2025 at 15:19

Ecuria ekonomike e Shqipërisë parashikohet të jetë  3.5% gjatë këtij viti.Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar raportin e fundit  të projeksioneve ekonomike ku rezulton se Shqipëra është një dnër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkan.

Kryesisht vendet e Ballkanit vlerësohet të kenë një rritje nën 3% duke përjashtuar  Maqedoninë e Veriut.Dy ndër faktorët kryesor që parashikohet të kenë  ndikim në këtë ecuri  ekonomike për vendin tonë,pritet të jetë sektori  i shërbimeve i nxitur nga  fluksi turistik por edhe  masat e mara në drejtim të integrimit.

Në raportin e BERZH theksohet se Zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore dhe përparimet e mëtejshme në integrimin në Bashkimin Evropian – të mbështetura më tej nga zbatimi i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor – mund të forcojnë perspektivën e rritjes së Shqipërisë.

Disa rrisqe vlerësohet se jetë ulja e kërkesës brenda Eurozonës, rënien e flukseve hyrëse të remitancave dhe faktorët e pafavorshëm klimatikë si thatësira, të cilët mund të ndikojnë negativisht në prodhimin e energjisë elektrike dhe prodhimin bujqësor.

BAnka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon se  Ballkani Perëndimor  do të ketë një rritje ekonomike me 2.7% në 2025 dhe 3.2% në 2026, ku Shqipëria shfaq performancën më të qëndrueshme./abcnews.al

“Zbulimi i së vërtetës në gazetari”, në fokus të Asamblesë së Përgjithshme të Agjencive të Lajmeve të Ballkanit në Shkup

4 September 2025 at 17:41

SHKUP, 4 shtator/ATSH/ Asambleja e 33-të e Përgjithshme e Agjencive Ballkanike të Lajmeve dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE) u mblodh në Shkup, organizuar nga Agjencia Informative Mediatike (MIA), agjencia zyrtare e lajmeve të Maqedonisë së Veriut.

Konferenca me temë “Zbulimi i së vërtetës në gazetari”, i parapriu hapjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme me pjesëmarrjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe drejtues e përfaqësues të agjencive të lajmeve, përfshirë drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Valbona Zhupa dhe drejtoreshën e Lajmeve dhe Multimedias, Almarina Gegvataj.

Kryeministri Mickoski theksoi në fjalën përshëndetëse se “sot më shumë se kurrë, mediet janë një shtyllë e shoqërive demokratike. Mediet jo vetëm informojnë, por edhe frymëzojnë, bashkojnë dhe krijojnë një klimë prosperiteti”.

“Në kohë sfidash ekonomike dhe sociale, kur qytetarët kërkojnë siguri dhe shpresë, janë mediet ato që mund të përcjellin një vizion, të shpjegojnë reformat dhe të inkurajojnë debatin publik. E vërteta duhet të vlerësohet mbi çdo pushtet”, tha Mickoski.
Gjithashtu, kryeministri i Maqedonisë së Veriut nënvizoi se “kur qytetarët tanë dëgjojnë lajme pozitive nga vendet fqinje, paragjykimet thyhen dhe miqësitë kultivohen”.
Ai shtoi se dezinformimi dhe kritikat e pabaza janë sfidat më të mëdha jo vetëm për median, por edhe për vetë demokracinë.

“Në epokën e digjitalizimit dhe rrjeteve sociale, dezinformimi është si një virus, përhapet shpejt, krijon mosbesim dhe mund të gërryejë besimin e publikut. Lajmet e vërteta janë themeli i besimit në të ardhmen. Le të jetë kjo konferencë një tjetër shenjë se shoqëritë tona po zgjedhin rrugën e dialogut, bashkëpunimit dhe së vërtetës”, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Roli i agjencive të lajmeve përballë dezinformimit dhe edukimi mediatik

Drejtori i përgjithshëm i MIA-s, Darko Janevski i cili ishte mikpritës i Asamblesë së Përgjithshme të Agjencive Ballkanike të Lajmeve dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE) theksoi rëndësinë e gazetarisë dhe burimet e saj.

Sipas tij, e vërteta në gazetari është arsyeja pse ekziston ky profesion. “Roli i gazetarisë bashkëkohore nuk është vetëm të informojë, por edhe të zbulojë të vërtetën, të ekspozojë gënjeshtrat dhe t’ia paraqesë të gjitha këto publikut”, theksoi Janevski.

Kreu i MIA-s shtoi se në ditët e sotme gazetari duhet të fokusohet më shumë në hulumtim, në zbulimin e fakteve, pa e anashkaluar detyrën për të informuar. “Kohërat kanë ndryshuar sikurse ka ndryshuar edhe roli i gazetarit. Qëllimi i tij kryesor duhet të jetë e vërteta. Dhe tek ajo nuk arrihet gjithmonë lehtë sepse ndonjëherë nga e vërteta jonë mund të varet fati i dikujt ashtu siç një gënjeshtër, e bazuar në dezinformim mund ta rrezikojë atë fat. Dhe këtë askush nga ne nuk e dëshiron. Kjo është madhështia e profesionit tonë”, tha ndër të tjera drejtori i agjencisë zyrtare të lajmeve të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti në detyrë i ABNA-SE, Kryetari i Bordit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Anadolu (AA), Serdar Karagöz ndau me drejtuesit dhe përfaqësuesit e agjencive të lajmeve disa shtylla udhëzuese të misionit të përbashkët.

“Së pari, rëndësia e etikës. Së dyti, rëndësia e së vërtetës. Ajo nuk është vetëm një parim, por themeli i besimit të publikut. Dhe së treti, ndoshta më e rëndësishmja sot, përballja me dezinformimin”, tha Karagöz.

Ai shtoi se të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër lajmeve të rreme dhe narrativave manipuluese.

Në lidhje me transformimin teknologjik, përfshirë inteligjencën artificiale, automatizimin dhe riformësimin e gazetarisë, Karagöz tha se këto mjete duhet të përdoren duke respektuar standardet etike. “Në këtë periudhë të trazuar, me luftëra, fatkeqësi natyrore dhe tragjedi është e rëndësishme gjithashtu solidariteti mes agjencive të lajmeve, bashkëpunimi rajonal dhe promovimi i edukimit mediatik”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Serdar Karagöz.

Drejtor i përgjithshëm i agjencisë bullgare të lajmeve (BTA), Kiril Valchev theksoi se agjencitë e lajmeve duhet të respektojnë standardet, sepse ata që flasin dhe shkruajnë në mediat sociale nuk respektojnë asnjë standard dhe nuk kanë përgjegjësi ndaj audiencës. “Ne duhet të paraqesim faktet dhe pastaj mendimin sepse këto janë standardet e agjencive të vërteta të lajmeve”, tha Valchev.

Si pjesë e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, Kryetari i Bordit Drejtues të AA-së, Serdar Karagöz, ia dorëzoi presidencën e radhës së Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve Kryetarit të Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të MIA-s, Darko Janevski. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të vitit të kaluar që u mbajt në Stamboll, u vendos që, pas Maqedonisë së Veriut, mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të viteve 2026 dhe 2027 të mbahen përkatësisht në Itali dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Aleanca e Agjencive Ballkanike të Lajmeve ABNA-SE u krijua në vitin 1995 për të siguruar një bashkëpunim më të madh mes agjencive të lajmeve të rajonit.

Anëtarët e kësaj aleance janë 12 agjenci lajmesh, ATSH, FENA e Bosnjës dhe Hercegovinës, BTA e Bullgarisë, ANA-MPA e Greqisë, ANSA e Italisë, KOSOVAPRESS e Kosovës, CNA e Qipros, AGERPRES e Rumanisë, MIA e Maqedonisë së Veriut, Anadolu Agency e Turqisë, HINA e Kroacisë dhe MINA e Malit të Zi.

The post “Zbulimi i së vërtetës në gazetari”, në fokus të Asamblesë së Përgjithshme të Agjencive të Lajmeve të Ballkanit në Shkup appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbia “larg” Brukselit/ Dritëro Arifi: Kina po fuqizohet në Ballkan përmes Vuçiç, Perëndimi duhet të reagojë shpejt

By: Rovena
3 September 2025 at 17:26

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, ka vënë theksin te rritja e ndikimit të Aleancës Lindore dhe roli i Kinës në Ballkan.

Sipas tij, parada ushtarake e mbajtur së fundmi në Pekin ka qenë një sinjal i qartë i fuqisë që po ndërton kjo aleancë, ndërsa Perëndimi po shfaq mungesë uniteti përballë kësaj qasjeje. Arifi paralajmëron se Serbia po bëhet një pikë nevralgjike në rajon, e cila mund të shfrytëzohet nga Kina, ndërkohë që Bashkimi Evropian duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa vonesë për të shmangur pasoja më të thella në Ballkan.

“Parada ushtarake në Pekin dëshmoi forcën e Aleancës Lindore. Nga ana tjetër bota Perëndimore është ndarë në dy pjesë, dhe Perëndimi nuk është i unifikuar, qoftë me vendet demokratike, qoftë me ato të tjerat. E gjitha lufta është ekonomia. Ndikimi kinez është shumë i madh ën Ballkan, për shkak të zhvillimit teknologjik, por Perëndimi e ka lejuar gjithmonë Serbinë që të lundrojë në këto ujëra. Serbia po kthehet në një problem shumë të mëdha, sepse Kina do e shfrytëzojë Serbinë. BE nëse do të bëjë diçka duhet ta bëjë shumë shpejt. Perëndimi për shkak të interesave të veta në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, e ka toleruar Serbinë, por nganjëherë këto lëshime të vogla mund të sjellin probleme të mëdha në Ballkan”, tha Dritëro Arifi./abcnews.al

Shqipëria lider në Europë dhe Ballkan, +152% rritje fluturimesh në korrik

22 August 2025 at 15:51

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Tirana International Airport (TIA) renditet në krye të Europës dhe Ballkanit për rritjen e fluturimeve.

Sipas njoftimit të aeroportit, “Tirana International Airport në krye të Europës dhe Ballkanit!”.

“Në korrik 2025 Shqipëria shënoi një rritje rekord prej +152% të fluturimeve krahasuar me periudhën para pandemisë, duke u bërë lider absolut në Ballkan dhe e para në gjithë Europën”, thuhet në njoftim.

Aerporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se, “turizmi shqiptar po njeh zgjerimin më të madh ndonjëherë, duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të kërkuara për udhëtarët ndërkombëtarë”.

1 nga 2

/a.f/

 

The post Shqipëria lider në Europë dhe Ballkan, +152% rritje fluturimesh në korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌