Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 February 2026Main stream

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

By: El Be
12 February 2026 at 08:04

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim- perëndimit dhe jug hera – herës reshje shiu me intensitet deri mesatar nëformën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët..
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

08:15 DIVA/ Kompensimi për arsimin pritet të sjellë 75 mijë deklarues të rinj

By: Kesjana
12 February 2026 at 08:15

Pas hapjes më 22 janar të sistemit e-Filing, për plotësimin të Deklaratës Individuale të Ardhurave Vjetore apo të DIVA 2025 (deklarata plotësohet dhe dorëzohet deri më 31 Mars 2026) sipas të dhënave të administratës tatimore për Monitor në total nga të gjitha kategoritë deri tani numri i deklarimeve ka arritur në 10 mijë individë.

Tatimet parashikojnë që numri i deklaruesve për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave 2025 të jetë deri në 200 mijë deklarime, duke pasur parasysh hyrjen në fuqi të zbatimit për herë të parë të kompensimit për arsimin e fëmijëve.

Për shkak të aplikimeve të zbritjes së shpenzimeve për arsimin e fëmijëve me vlerë 48 mijë lekë dhe 100 mijë lekë DIVA po plotësohet edhe  nga individët që nuk kanë detyrimin ta dorëzojnë, pra ata me të ardhura bruto vjetore nën 1.2 mln lekë.

Krahasuar me numrin e 2025 për deklarimet e DIVA 2024, administrata tatimore parashikon që numri i deklaruesve të rritet me rreth 75 mijë apo 60% më shumë sesa 2025.

Vjet, sipas të publikuara më herët nga Tatimet, DIVA 2024 u plotësua nga 124,416  individë me një rritje në numër, prej 58,5 mijë deklaruesish.

DIVA për 2024 (por që u plotësua dhe u dorëzua në 2025), pësoi disa ndryshime.

Së pari, detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kishin të gjithë individët që realizuan mbi 1,2 milionë lekë të ardhura bruto për 2024 nga mbi 2 milionë lekë që ishte deri në vitin 2023.

Së dyti, në detyrimin për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale të 2024-s, për herë të parë u përfshinë edhe ata individë që kanë realizuar më shumë se 50,000 lekë nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim.

Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim, sipas përcaktimeve të ligjit.

Në 2025, nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA për individët e dypunësuar. Kjo kategori vijoi të ketë detyrimin për dorëzimin e DIVA pavarësisht nivelit të të ardhurave të realizuara. Vjet ndryshoi gjithashtu edhe afati për dorëzimin e DIVA nga 30 Prill afati për dorëzimin e DIVA u vendos deri më 31 Mars./Monitor.al/kb

07:30 Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulëta se në 1990-n

By: Kesjana
12 February 2026 at 07:30

Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024.

Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti tregon se hendeku midis 2021-ës (me 27,211 lindje) dhe vitit aktual po thellohet me shpejtësi. Të dhënat tregojnë se presioni nuk është më vetëm në zonat e thella, por ka prekur zemrën ekonomike dhe industriale të vendit.

Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj modern. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425

Rënia më agresive është vërejtur në dekadën e fundit; nga 32,715 lindje në vitin 2015, Shqipëria ra nën kufirin psikologjik prej 25 mijë lindjesh në vitin 2023, për të arritur në rekordin negativ të këtij viti.

Faktorët kryesorë që kanë ushqyer këtë trend janë plakja progresive e popullsisë, ku mosha mesatare ka arritur në 44.3 vjeç, dhe ulja e shkallës së fertilitetit në vetëm 1.21 fëmijë për grua. Ky ndryshim i modelit të familjes, i kombinuar me ikjen e forcës riprodhuese drejt BE-së, e ka vendosur vendin përpara një sfide ekzistenciale.

Dibra dhe Korça me rënien më të fortë

Goditjen më të rëndë e ka pësuar qarku i Dibrës, i cili kryeson listën me rënien më të madhe në rang kombëtar prej 20.4%, duke zbritur nga 1,095 lindje në 2024 në vetëm 872 në 2025. Pas saj vjen Korça, një qark që po përballet me një tkurrje drastike prej 18.5%, duke regjistruar 218 lindje më pak se në vitin 2024. Këto shifra sugjerojnë një zbrazje të vazhdueshme të këtyre rajoneve nga mosha riprodhuese, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë sociale në afatgjatë.

Presioni në qarqet e mëdha dhe industriale

Edhe zonat që tradicionalisht kanë pasur një qëndrueshmëri më të lartë ekonomike, po shfaqin shenja dobësie. Fieri shënoi një rënie prej 12.7%, i ndjekur nga Elbasani me 12.4% dhe Vlora po ashtu me 12.4%. Në qarkun e Durrësit, i cili shërben si një nyje kryesore ekonomike, lindjet ranë me 11.7%, duke humbur mbi 300 lindje brenda vitit. Kjo tendencë pasqyrohet edhe në Lezhë, ku rënia fiksohet në 11.2%.

Tirana dhe Shkodra, rënie më të butë

Tirana, megjithëse mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve (8,830), nuk ka mundur të ruajë rritjen, duke pësuar një rënie të lehtë prej 2.0%. Megjithatë, kjo është rënia më e ulët në rang vendi, duke treguar se kryeqyteti mbetet i vetmi pol që thith ende popullsinë aktive. Shkodra gjithashtu tregon një lloj rezistence me një rënie prej 9.7%, shifër kjo më e ulët se mesatarja e qarqeve të tjera, por sërish në territor negativ.

Gjirokastra, Kukësi dhe Berati gjithashtu me ulje

Në jug, Gjirokastra vijon të regjistrojë shifrat më të ulëta absolute me vetëm 301 lindje në vit, një rënie prej 10.4%. Kukësi shënoi një tkurrje prej 10.0%, ndërsa Berati regjistroi rënien më të ulët pas Tiranës, me 8.6% më pak lindje./Monitor.al/kb

Rrjetet sociale si mjet i ngacmimit, dy raste të regjistruara nga policia në Istog dhe Pejë

12 February 2026 at 08:35


Policia ka raportuar dy raste të ndara të ngacmimit që kanë ndodhur në Istog dhe Pejë, ku të dyshuarit dyshohet se kanë shqetësuar viktimat përmes rrjeteve sociale.

Në rastin e parë, i regjistruar më 8 shkurt 2026 në Istog, është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale një femër kosovare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur më 10 shkurt 2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Sali Gjika” në Pejë, ku një femër kosovare ka raportuar se ka pranuar mesazhe fyese në rrjete sociale nga një mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Yesterday — 11 February 2026Main stream

22:27 Shqipëria përballet me rënie të madhe të lindjeve, 2025 shënon 74% ulje nga viti 1990

By: Monika
11 February 2026 at 22:27

Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024.

Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti tregon se hendeku midis 2021-ës (me 27,211 lindje) dhe vitit aktual po thellohet me shpejtësi. Të dhënat tregojnë se presioni nuk është më vetëm në zonat e thella, por ka prekur zemrën ekonomike dhe industriale të vendit.

Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj modern. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425

rënia më agresive është vërejtur në dekadën e fundit; nga 32,715 lindje në vitin 2015, Shqipëria ra nën kufirin psikologjik prej 25 mijë lindjesh në vitin 2023, për të arritur në rekordin negativ të këtij viti.

Faktorët kryesorë që kanë ushqyer këtë trend janë plakja progresive e popullsisë, ku mosha mesatare ka arritur në 44.3 vjeç, dhe ulja e shkallës së fertilitetit në vetëm 1.21 fëmijë për grua. Ky ndryshim i modelit të familjes, i kombinuar me ikjen e forcës riprodhuese drejt BE-së, e ka vendosur vendin përpara një sfide ekzistenciale

Dibra dhe Korça me rënien më të fortë

Goditjen më të rëndë e ka pësuar qarku i Dibrës, i cili kryeson listën me rënien më të madhe në rang kombëtar prej 20.4%, duke zbritur nga 1,095 lindje në 2024 në vetëm 872 në 2025. Pas saj vjen Korça, një qark që po përballet me një tkurrje drastike prej 18.5%, duke regjistruar 218 lindje më pak se në vitin 2024. Këto shifra sugjerojnë një zbrazje të vazhdueshme të këtyre rajoneve nga mosha riprodhuese, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë sociale në afatgjatë.

Presioni në qarqet e mëdha dhe industriale

Edhe zonat që tradicionalisht kanë pasur një qëndrueshmëri më të lartë ekonomike, po shfaqin shenja dobësie. Fieri shënoi një rënie prej 12.7%, i ndjekur nga Elbasani me 12.4% dhe Vlora po ashtu me 12.4%. Në qarkun e Durrësit, i cili shërben si një nyje kryesore ekonomike, lindjet ranë me 11.7%, duke humbur mbi 300 lindje brenda vitit. Kjo tendencë pasqyrohet edhe në Lezhë, ku rënia fiksohet në 11.2%.

Tirana dhe Shkodra, rënie më të butë

Tirana, megjithëse mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve (8,830), nuk ka mundur të ruajë rritjen, duke pësuar një rënie të lehtë prej 2.0%. Megjithatë, kjo është rënia më e ulët në rang vendi, duke treguar se kryeqyteti mbetet i vetmi pol që thith ende popullsinë aktive. Shkodra gjithashtu tregon një lloj rezistenc” me një rënie prej 9.7%, shifër kjo më e ulët se mesatarja e qarqeve të tjera, por sërish në territor negativ.

Gjirokastra, Kukësi dhe Berati gjithashtu me ulje

Në jug, Gjirokastra vijon të regjistrojë shifrat më të ulëta absolute me vetëm 301 lindje në vit, një rënie prej 10.4%. Kukësi shënoi një tkurrje prej 10.0%, ndërsa Berati regjistroi rënien më të ulët pas Tiranës, me 8.6% më pak lindje./mxh

Qeveria shtyn kontratat e punës për studentët e ekselencës në administratë

11 February 2026 at 19:54

TIRANË, 11 shkurt /ATSh/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një shtesë në vendimin nr. 586, datë 30 gusht 2019, për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore.

Sipas vendimit të ri, “përjashtimisht për vitin 2026, për studentët e ekselencës të punësuar me kontratë të përkohshme 1-vjeçare në institucionet e administratës shtetërore, sipas procedurave të thirrjes së publikuar në dhjetor 2024, afati i kontratës së tyre të shtyhet deri në përfundim të procedurave të punësimit, sipas legjislacionit specifik, që rregullon marrëdhënien e punës në këto institucione”.

Departamenti i Administratës Publike dhe institucionet e administratës shtetërore janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

/a.f/r.e/

The post Qeveria shtyn kontratat e punës për studentët e ekselencës në administratë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shefi i Instagramit merret në pyetje në gjyqin për varësinë nga mediat sociale

By: nik
11 February 2026 at 20:01

Shefi i Instagramit, Adam Mosseri, ka dëshmuar në një gjyq të rëndësishëm në Los Anxhelos, ku po shqyrtohet nëse platforma e mediave sociale që ai drejton është qëllimisht problematike dhe dëmton përdoruesit e rinj. Mosseri, i cili ka drejtuar Instagramin për tetë vjet, u shfaq të mërkurën në gjykatë, në një proces që nisi këtë javë dhe pritet të zgjasë gjashtë javë. Ky gjyq po shqyrton efektet e…

Source

Andonovski: Ndalimi i internetit për fëmijët nën 15 vjeç do të ishte hap radikal

11 February 2026 at 20:41


Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, thotë se Qeveria nuk po shqyrton kufizimin e qasjes në rrjetet sociale për të miturit nën moshën 15 vjeç, duke vlerësuar se një veprim i tillë do të ishte shumë radikal dhe do të nënkuptonte ndërhyrje nga shteti në të drejtat dhe liritë themelore.

Andonovski e tha këtë në përgjigje të pyetjeve gazetareske, me rastin e shënimit të Ditës së Internetit më të Sigurt, nëse Maqedonia do të ndjekë hapat e disa vendeve, disa prej të cilave janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE), ku po zhvillohen diskutime për të kufizuar qasjen në rrjetet sociale për të miturit.

“Kemi vënë re edhe peticione në Maqedoni. Bëra një koment. Vitin e kaluar, në kuadër të këtij projekti, prezantuam një mënyrë kontrolli në të gjitha shkollat, përmes së cilës prindërit mund të kontrollojnë se cilat aplikacione mund të kenë fëmijët e tyre në telefonat e tyre celularë dhe pajisje të tjera, sa kohë mund të kalojnë me to dhe çfarë përmbajtjeje u lejohet ose nuk u lejohet të ndjekin. Ne besuam se kjo ishte një mënyrë për të parandaluar rreziqet e internetit, dhe që prindërit të mbajnë kontrollin, dhe jo që shteti të marrë përsipër. Është kontrolli i mjeteve që janë jashtëzakonisht private. Ato përdoren nga prindërit, fëmijët, dhe do të ishte ndërhyrje nga shteti në punët e brendshme të çdo familjeje”, deklaroi Andonovski.

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

11 February 2026 at 18:24

TIRANË, 11 shkurt /ATSh/ Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 109/2024 “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të ministrit të Arsimit.

Sipas vendimit, statusi “Qendër Ekselence” do t’u jepet institucioneve që kanë rezultate të spikatura në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, si dhe atyre që zhvillojnë kërkim shkencor në fusha prioritare.

Statusi jepet me afat të përkohshëm ose të përhershëm. Për rezultate të spikatura në nivel kombëtar, ai akordohet për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rinovimi. Ndërsa për rezultate të spikatura në nivel ndërkombëtar, në kuadër të projekteve me kohëzgjatje jo më pak se tre vjet, statusi jepet me afat të përhershëm.

Institucionet që aplikojnë duhet të jenë të regjistruara në Regjistrin Kombëtar përkatës dhe të plotësojnë një sërë kriteresh shkencore, bibliometrike, infrastrukturore, administrative dhe të ndikimit në shoqëri. Mes tyre përfshihen publikimi i të paktën tre artikujve shkencorë në vit në revista të indeksuara, angazhimi në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, marrëveshje bashkëpunimi me partnerë vendas ose të huaj, si dhe posedimi i të paktën një patente ose marrëveshjeje me industrinë për produkte apo procese inovative.

Vendimi parashikon gjithashtu kritere në burime njerëzore dhe infrastrukturë kërkimore, përfshirë ekzistencën e një drejtuesi kërkimor-shkencor, mekanizma për barazi gjinore dhe mbështetje të kërkuesve të rinj, si dhe infrastrukturë moderne dhe akses të hapur në laboratorë dhe biblioteka.

Aplikimi për statusin “Qendër Ekselence” do të bëhet përmes portalit “e-Albania”, i shoqëruar me dokumentacionin përkatës, raportin e auditit financiar dhe planin strategjik të zhvillimit. Për vlerësimin e kërkesave do të ngrihet një komision i posaçëm me pesë anëtarë, përfshirë përfaqësues të ministrisë përgjegjëse dhe ekspertë të pavarur.

Subjektet që marrin refuzim kanë të drejtë ankimi brenda 30 ditëve, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

/a.f/r.e/

The post Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria po “shuhet”, ulet ndjeshëm numri i lindjeve, ja qarqet me rënien më të fortë

By: Brisi
11 February 2026 at 18:44

Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024. Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti […]

The post Shqipëria po “shuhet”, ulet ndjeshëm numri i lindjeve, ja qarqet me rënien më të fortë appeared first on BoldNews.al.

Emigrimi boshatis Orikumin, qyteti veç me pensionistë: U themi fëmijëve mos u ktheni! S’ka të ardhme këtu

By: Brisi
11 February 2026 at 17:43

Edhe zonat turistike, të lakmuara nga pushues vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror, po ndiejnë gjithnjë e më shumë pasojat e emigrimit të popullsisë. Një prej tyre është Orikumi, ku sot në qytezën bregdetare buzë Jonit jeton kryesisht një pjesë e konsiderueshme e banorëve në moshë pensioni. Në qendrën e njësisë administrative, të rinjtë […]

The post Emigrimi boshatis Orikumin, qyteti veç me pensionistë: U themi fëmijëve mos u ktheni! S’ka të ardhme këtu appeared first on BoldNews.al.

Pothuajse gjysma e evropianëve do të mbështesnin ndalimin e X të Musk nëse ai vazhdon të shkelë ligjin e BE-së, zbulon një sondazh i ri

11 February 2026 at 18:35


Një sondazh i ri i YouGov në të gjithë Gjermaninë, Francën, Spanjën, Italinë dhe Poloninë tregon se gati gjysma e evropianëve (47 përqind) do të mbështesnin ndalimin e platformës së mediave sociale X nga BE nëse ajo vazhdon të shkelë rregullat e BE-së.

Pothuajse një në dy evropianë do të mbështesnin ndalimin e platformës së mediave sociale X nga Bashkimi Evropian nëse ajo vazhdon të shkelë rregullat e BE-së, sipas një sondazhi të ri të YouGov të kryer në pesë shtete anëtare kryesore.

Sondazhi, i kryer në Gjermani, Francë, Spanjë, Itali dhe Poloni, sugjeron një zhgënjim në rritje midis votuesve rreth asaj që ata e shohin si mungesë përputhshmërie nga platforma në pronësi të Elon Musk me rregulloret digjitale evropiane.

Midis 60 dhe 78 përqind e të anketuarve në secilin vend thanë se BE duhet të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër X, nëse ajo nuk arrin të adresojë shkeljet e identifikuara nga Komisioni Evropian vitin e kaluar.

Midis atyre që janë në favor të më shumë masave, një shumicë - duke filluar nga 62 deri në 73 përqind - thanë se platforma duhet të ndalohet nëse refuzon të përputhet. Në përgjithësi, 47 përqind e të gjithë të anketuarve mbështetën një ndalim të mundshëm.

Gjetjet vijnë pasi Komisioni Evropian gjobiti X me 120 milionë euro më 5 dhjetor të vitit të kaluar sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) për mospërmbushjen e detyrimeve të transparencës.

Në qendër të hetimit është shenja blu e kontrollit, e përdorur më parë për të sinjalizuar llogaritë zyrtare pa pagesë, por tani shitet për 7 euro në muaj, gjë që rrezikon të ngatërrojë përdoruesit në lidhje me vërtetësinë e identiteteve.

Komisioni gjithashtu zbuloi se X nuk i përmbahej detyrimit të transparencës për reklamimin në platformat e mediave sociale, duke zbehur vijën ndarëse midis reklamimit dhe përmbajtjes që mund të çonte në mashtrime financiare për përdoruesit. X tani ka 90 ditë pune për t'iu përgjigjur gjetjeve.

Që atëherë, kompania dhe asistenti i saj i integruar i inteligjencës artificiale, Grok, janë përballur gjithashtu me shqyrtime të mëtejshme.

Kritikët e akuzojnë platformën për amplifikim të përmbajtjes së dëmshme, duke përfshirë pornografinë e thellë të rreme dhe materialet e abuzimit seksual me fëmijë.

Prokurorët francezë javën e kaluar bastisën zyrën e X në Paris si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi përmbajtjen e abuzimit me fëmijë.

Të dhënat e YouGov sugjerojnë një oreks të fortë për zbatim më të fortë kundër platformave të teknologjisë së madhe. Nëse X nuk i përgjigjet në mënyrë adekuate gjobës së Komisionit, 70 përqind e të anketuarve thanë se do të mbështesnin pasojat.

Midis tyre, midis 17 dhe 28 përqind favorizuan vendosjen e gjobave të mëtejshme. Midis 23 dhe 29 përqind mbështetën ndalimin e plotë të platformës.

Grupi më i madh - 40 deri në 52 përqind e atyre që mbështesin veprimin - thanë se Komisioni duhet të gjobisë dhe të ndalojë shërbimin nga operimi në BE.

"Evropianët kanë mbaruar me paralajmërime boshe. X është gjobitur, hetuar dhe i është dhënë çdo mundësi për t'u pajtuar - dhe ka zgjedhur të qeshë në fytyrën e BE-së në vend të kësaj", tha Ava Lee, drejtoresha ekzekutive e People vs Big Tech, një lëvizje e 149 organizatave të shoqërisë civile.

"X mund të jetë platforma e parë e madhe që përballet me këtë nivel shqyrtimi nga Komisioni, por nuk do të jetë e fundit", shtoi ajo.

"Të dhënat e fundit të sondazheve tregojnë se ligjvënësit evropianë kanë një mundësi të artë për të përdorur X për të vendosur një precedent jetësor dhe për të dërguar një mesazh të qartë për Big Tech: Ligjet evropiane janë të parat", theksoi ndër tjera.

Pavarësisht mbështetjes së fortë të reflektuar në anketë, ndalimi i një platforme të madhe do të konsiderohej një hap ekstrem sipas ligjit të BE-së, dhe Komisioni nuk ka treguar se aktualisht po shqyrton një veprim të tillë.

Sondazhi u krye në një sfond debati politik në rritje mbi rregullimin e mediave sociale.

Spanja, Franca, Danimarka, Italia, Greqia, Finlanda, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar po shqyrtojnë masa për të kufizuar ose ndaluar plotësisht përdorimin e mediave sociale nga të miturit në përgjigje të shqetësimeve mbi "përmbajtjen e paligjshme dhe të urrejtjes".

Më 10 dhjetor 2025, Australia vendosi një precedent duke futur kufizimet më të ashpra në botë për mediat sociale për të miturit nën 16 vjeç, ku miliona llogari të të miturve u hoqën.

Por intervistat me adoleshentë, prindër dhe studiues tregojnë se shumë fëmijë ende po hyjnë në aplikacione të ndaluara përmes zgjidhjeve të thjeshta, duke ngritur pyetje nëse rregullat mund të zbatohen në mënyrë efektive.

Studiuesit theksojnë se është ende shumë herët për të gjykuar nëse ndalimi i Australisë ka qenë efektiv.

"Shumica e tyre, pika e tyre e parë e kontaktit është gjashtë muaj. Pra, do t'i inkurajoja vendet e tjera, politikëbërësit dhe zgjedhësit vërtet entuziastë për këtë ide të presin për të dhënat", tha profesoresha Kathryn Modecki nga Universiteti i Australisë Perëndimore. /Telegrafi/

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

By: El Be
11 February 2026 at 16:44

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura..

Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herë pas hershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim- perëndimit dhe jug hera herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

By: El Be
11 February 2026 at 15:46

Gripi nuk prek vetëm mushkëritë, por në raste të caktuara mund të dëmtojë edhe zemrën. Një studim i publikuar në revistën shkencore “Immunity” ka zbuluar mekanizmin përmes të cilit virusi i gripit mund të kalojë nga mushkëritë në indin kardiak, duke shkaktuar inflamacion të rrezikshëm.

Një grup shkencëtarësh në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork studiuan zemrat e 35 pacientëve që vdiqën nga gripi gjatë autopsive dhe përcaktuan se problemet kardiovaskulare ishin shkaku i shumicës së këtyre vdekjeve. Mbi 85% e pacientëve kishin një sëmundje të mëparshme të zemrës (siç është hipertensioni) dhe shumica kishin sëmundje të shumëfishta (siç është ateroskleroza, inflamacion kronik i arterieve, me praninë e pllakës brenda tyre, së bashku me fibrozën kardiake, akumulimin e indeve në muskulin e zemrës).

Analizat treguan se një nëngrup i panjohur më parë i qelizave të bardha të gjakut, qelizat prodendritike (PDC), infektohen me virusin e gripit në mushkëri dhe më pas udhëtojnë në zemër, duke e çuar infeksionin te kardiomiocitet, qelizat muskulore të miokardit. Ky proces nxit çlirimin masiv të interferonëve të tipit 1, qeliza rregullatore të sistemit imunitar që kanë aktivitet antiviral.

Por, në vend që ta pastrojë infeksionin, kjo përgjigje e tepruar imunitare dëmton qelizat e zemrës, duke çuar në ulje të funksionit të saj. Vdekja e kardiomiociteve ndikon drejtpërdrejt në sasinë e gjakut që pompon zemra, duke rritur rrezikun për komplikacione serioze, përfshirë infarktin.

Studiuesit theksojnë se deri në një të tretën e infarkteve ndodhin pas një infeksioni akut respirator, ndërsa mbi 85% e pacientëve të analizuar kishin probleme të mëparshme kardiake.

Eksperimentet në modele shtazore dhe analiza mbi të dhëna njerëzore treguan se një ilaç me bazë mRNA, që rregullon sinjalizimin e interferonëve, mund të zvogëlojë dëmet në zemër. Shkencëtarët shpresojnë se këto zbulime do të çojnë në trajtime të reja për mbrojtjen e pacientëve gjatë sezonit të gripit, veçanërisht ata me zemër të brishtë.

Rama: 65 mijë individë përfitojnë nga shërbimet sociale, të angazhohen edhe familjet në sistemin e përkujdesjes

11 February 2026 at 12:25

TIRANË, 11 shkurt /ATSh/ Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku u prezantuan 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se risi kyçe e këtij procesi është përfshirja e pushtetit vendor.

“Risia vendimtare e këtij procesi ka qenë shtrirja e shërbimeve në nivelin vendor dhe përfshirja e nivelit vendor në mënyrë aktive, gjë që është në hapat e para, por që në hapat e para na ka dhënë të gjitha arsyet për të besuar se kjo është rruga e drejtë,” u shpreh ai, duke shtuar se beson në krijimin e një “sinergjie shumë të domosdoshme me kryetarët e bashkive për ta çuar këtë proces para”.

Kreu i qeverisë nënvizoi se aktualisht 65 mijë individë përfitojnë nga ky sistem.

“Që sot Shqipëria të kujdeset në mënyrë të posaçme për 65 mijë individë, është diçka shumë domethënëse. Nuk janë 65 mijë individë që i prek një sistem financimi, por i prek një sistem i organizuar institucionesh, pikash shërbimi, kujdestarësh dhe kështu me radhë,” tha Rama.

Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së familjeve në sistemin e përkujdesjes sociale, veçanërisht për fëmijët pa kujdes prindëror.

“Nga ana tjetër bazuar dhe në mënyrën se si funksionon shoqëria shqiptare, është e rëndësishme që me bashkitë të shtyjmë shumë më tepër familjet në këtë sistem përkujdesje sociale. Të kërkojmë më shumë familje që janë ta gatshme të marrin pjesë në këtë përpjekje sociale dhe të kujdesen për fëmijë që kanë nevojë jo thjesht për në strehë, por për një strehë që ka ngrohësi familjare.

“Në këtë pikë pushteti vendor është kyç dhe kryetarët e bashkive janë aktorët kryesor për të arritur të përcjellin sensin e kësaj qasje dhe të bëjë punën e nevojshme bindëse për familjet që mund t’i bashkohen kësaj qasje për të cilat duhet të dedikojmë një fond të veçantë”, tha Rama.

Sa i përket buxhetit, Rama bëri të ditur se “buxheti është rritur 6 herë nga momenti kur ne e kemi nisur këtë përpjekje”.

“Është 17% më i lartë këtë vit se vitin e shkuar, por buxheti nuk është e gjitha. Kështu që për këtë arsye, na duhet që këtë proces decentralizmi ta thellojmë, ta bëjmë më të konsoliduar dhe të rrisim patjetër edhe cilësinë e jetës nën strehët e kujdesit shoqëror”, tha Rama.

Rama gjithashtu përmendi edhe transformimin e Shtëpisë së Përkujdesjes për Fëmijët “Zyber Hallulli” në Tiranë, duke theksuar se në bashkëpunim me bashkitë e tjera do të shqyrtohen mundësi për krijimin e hapësirave komunitare me standarde dhe cilësi.

“Ne kemi nisur një proces në Tiranë me transformimin e kushteve për jetimoren e famshme, Shtëpinë e Përkujdesje për Fëmijët “Zyber Hallulli”, në një fshat të përkujdesjes brenda qytetit, natyrisht dhe në këtë frymë është mirë që të shohim me bashkitë të tjera mundësi për të krijuar hapësira komunitare të rëndësishme nga pikëpamja e kushteve dhe e cilësisë”, tha Rama.

/m.q/j.p/

The post Rama: 65 mijë individë përfitojnë nga shërbimet sociale, të angazhohen edhe familjet në sistemin e përkujdesjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

11 February 2026 at 12:16

Nga Gazeta ‘Si’- Në eventin ku u prezantuan 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, kryeministri Edi Rama tha se sipas tij ka pasur një transformim rrënjësor të sistemit të mbështetjes dhe shërbimeve sociale.

Pasi u ndal te një “mal borxhesh” që sipas tij gjeti qeveria e të cilat duhet t’i shlyente ai tha se po bëhen të gjitha përpjekjet për të krijuar mundësi për të nxitur rastet e familjeve kujdestare, me financimin e shtetit.

“Nisëm, me një borxh dhjetëra miliona euro të akumuluar me familjet e personave me aftësi ndryshe dhe familjeve në nevojë.

U deshën reforma dhe masa këmbëngulëse. Shlyem borxhin dhe ndërtuam qasje të re bazuar në një vizion, duhej një punë e madhe e disa njerëzve të pasionuar dhe të përkushtuar që i falënderoj për punën e bërë.

Kemi gjetur mënyrën për t’i përfshirë dhe për të kërkuar më shumë familje, që janë të gatshme që të marrin pjesë në këtë kujdesje sociale, të kujdesen për fëmijë që kanë nevojë për këtë sistem. Por duhen ndjekur mekanizmat edhe me pushtetin vendor, që të përcillet sensi i kësaj qasje dhe të bëjnë punën e vet për familjet që i bashkohen kësaj qasje. Buxheti është gjithmonë e domethënës.

 Është rritur 6 herë nga momenti kur e nisëm këtë, 16% më i lartë, por buxheti nuk i thotë dhe as i zgjidh dot të gjitha. Ndaj këtë proces duhet ta thellojmë dhe të rrisim cilësinë e jetës nën strehët e i kujdesit shoqëror”, vijoi ai.

Rama shtoi se edhe kjo nismë i shërben procesit të integrimit të vendit drejt BE, pasi fusha e kujdesit social një zë të veçantë edhe në vendet e Unionit.

“Kjo edhe për faktin e fazave të integrimit evropian, për rritjen e nivelit të cilësisë në çdo sektor, për ato momente që prekin edhe efektet e integrimit në BE dhe BE është i unifikuar në aspektin e përpjekjes sociale, me rrjetin e avancuar të mbështetjes nga shteti, sektori publik, familjeve dhe individëve që janë më vulnerabël”, u shpreh kryeministri.

The post Rama: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë! appeared first on Gazeta Si.

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

By: A R
11 February 2026 at 12:05

Edhe në Durrës banorët që preken nga projekti “TID Durrës”, kanë protestuar përpara Bashkisë. Ata janë kundër trajtimit me qira pa arritur dakordësimin e shpronësimit të pronave të tyre. Gjatë protestës qytetarët u përplasën me këshilltarët dhe punonjësit e policisë, teksa këta të fundit kanë kryer dhe arrestime.

Banorët kërkuan fillimisht të hyjnë në mbledhjen e këshillit bashkiak për të ndalur nisjen e diskutimeve. Disa prej këshilltarëve që u paraqitën me vonesë, u penguan nga protestuesit të hynin në bashki, teksa nuk munguan as përplasjet fizike dhe ofendimet ndaj tyre.

Kërkesës së banorëve për të penguar këshilltarët të marrin pjesë në mbledhje, efektivët e policisë iu përgjigj me arrestime. Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik.

Janë evidentuar 131 pronarë (privatë dhe shtet) për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit. Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, i cili sipas zhvilluesve parashikon ta rikthejë qytetin e Durrësit në hartën Europiane të destinacioneve kulturore dhe historike, si dhe të ofrojë mundësi përfitimi ekonomik nëpërmjet trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të qytetit për komunitetet lokale.

7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

By: A R
11 February 2026 at 11:55

Dhjetëra punonjës të kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”, janë ngritur në protestë paraditen e sotme, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën e tyre ekonomike.

Sipas protestuesve, prej 7 muajsh ata nuk kanë marrë pagat, duke e kthyer përditshmërinë e rreth 120 punonjësve aktualë në një betejë të vështirë për mbijetesë. Kjo është protesta e katërt brenda 7 muajve, çka sipas tyre tregon se situata nuk ka marrë asnjë zgjidhje konkrete.

Protestuesit deklarojnë se janë zhytur në borxhe dhe kredi, pasi mungesa e pagave i ka lënë pa mundësi për të përballuar shpenzimet bazë familjare.

Përballë kësaj situate, protestuesit paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën, deri në momentin kur problematika e tyre të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Sala: 98 shërbime sociale në të gjitha bashkitë, paketë historike prej 300 milionë eurosh

11 February 2026 at 10:41

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se janë rreth 46 mijë persona, gra, fëmijë e të moshuar që përfitojnë shërbime sociale në të gjitha bashkitë e vendit.

Në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, Sala tha se përtej shifrave, pas çdo shërbimi social ka një histori njerëzore.

“Ka fëmijë që gjejnë mbrojtje dhe kujdes, gra dhe vajza që rimarrin forcë dhe familjen që nuk janë vetëm. Dorela, Dilaveri, Emineja, Dovleti, prindërit kujdestar, Ariana dhe Tomi, janë të gjithë dëshmi të fuqisë transformuese të Fondit Social dhe partneritetit tonë. Dhe ata nuk janë të vetmit. Rreth 46 mijë gra, fëmijë, të moshuar pa përkujdesje, persona të aftë ndryshe që kanë përfituar nga shërbimet sociale të financuar përmes Fondit Social”, tha Sala.

Sipas Salës, në 2019-n, në pikënisje, ofroheshin vetëm 14 shërbime në 14 bashki, pothuajse të gjitha të përqendruara në qytetet e mëdha.

Ministrja Sala nënvizoi se sot, në 2026-n, ofrohen 98 shërbime sociale në të gjithë bashkitë e vendit dhe buxheti i dedikuar është 6.5 herë më i lartë.

“Ky është ndryshimi konkret. Kjo është politika që matet me rezultate. Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria arrin të ofrojë mbështetje qelizore në terren, me të paktën një shërbim kudo, nga kryeqyteti e deri në bashkitë e saj më të vogla”, vijoi ajo.

Pavarësisht arritjeve të një pune 7-vjeçare, Sala tha se duhet hapur kapitull i ri, edhe më ambicioz, në shërbim të komuniteteve dhe qytetarëve që kanë më shumë nevojë për mbështetje, duke mos lënë pas askënd.

Sipas Salës, gjatë vitit 2026, Fondi Social do të financojë 14 shërbime të reja për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror.

Sala tha se “këto shërbime janë ngritur në partneritet të plotë me pushtetin vendor dhe lidhen drejtpërdrejt me rolin dhe përgjegjësinë e bashkive për të vijuar financimin dhe ofrimin e tyre në kohë”.

“12 shërbime të reja do të ofrohen në bashkitë Durrës, Përrenjas, Kurbin, Skrapar, Himarë, Kavajë, Vorë, Korçë, Mat, Patos, Cërrik, Kamzë, si dhe dy shërbime të reja Emergjence dhe Linje Këshillimi për fëmijë do të ngrihen në nivel qarku”, theksoi Sala.

Ministrja Sala falënderoi kryetarët e bashkive për të gjithë punën e përbashkët, si dhe për përgjegjësinë që ata marrin përsipër duke vënë në dukje se kjo aleancë ka siguruar qëndrueshmërinë e Fondit Social në vite, duke garantuar që shërbimet jo vetëm të zgjerohen, por asnjëherë të mos shkurtohen apo të transferohen nga një komunitet përfitues te një tjetër.

“Rritja me 17% e buxhetit të Fondit Social dhe paketa historike prej 300 milionë eurosh, e vendosur në dispozicion të Programeve të Përkujdesjes Sociale në 2026, është një provë e pakundërshtueshme e avancimit jo vetëm në kapacitete, por edhe në ambicien për të qëndruar pranë çdo qytetari që ka nevojë për mbështetje”, vijoi Sala.

Ministrja Sala falënderoi për mbështetjen delegacionin e BE dhe UNICEF.

Seferi: Forcim i rolit të bashkive për shërbime sociale

Nga ana e saj, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, informoi se të 61 bashkitë në rang vendi kanë plane sociale të integruara për familjet dhe komunitetet në nevojë.

“Reforma e shërbimeve sociale është një nga proceset e qarta ku mund të shihet se si një shtet zhvillon politikat sociale dhe mbi të gjitha i ka të qëndrueshme, por me synimin për mirëqenien e qytetarëve të tij. Sistemi i shërbimeve sociale numëronte jo pak shërbime dikur, të cilat ofroheshin nga OJF të ndryshme, nga partnerë ndërkombëtarë dhe ato nuk ishin të qëndrueshme. Shërbimet sociale duhet të jenë në terren, por ato kanë nevojë për dorën e shtetit”, tha Seferi.

Sipas Seferit, Fondi Social është një nga mundësitë ku ndryshimi nuk është vetëm numerik, por edhe strukturor.

“Është edhe forcimi i rolit të shtetit dhe bashkive për të garantuar shërbime sociale për komunitetin. Sot, kemi një hartë digjitale të shërbimeve sociale, nga e cila ne vlerësojmë ngritjen e shërbimeve sociale territoriale. Bashkitë nuk janë thjesht zbatuese, por planifikuese dhe financuese të shërbimeve sociale. Ato hartojnë plane sociale vendore. Në vitin 2013, kishim zero bashki që kishin plane sociale vendore. Sot, 61 bashkitë e vendit kanë plane sociale vendore që do të thotë që ajo çfarë planifikohet realizohet dhe bëhet realitet”, vijoi ajo.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, shtoi se qarqet në rang vendi kanë marrë përgjegjësitë e veta, ndërsa është realizuar edhe plani i parë rajonal social i qarkut të Tiranës.

/e.i/j.p/

The post Sala: 98 shërbime sociale në të gjitha bashkitë, paketë historike prej 300 milionë eurosh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Garancia Rinore mbështet të rinjtë për tregun e punës

11 February 2026 at 10:34

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se Garancia Rinore po pilotohet për t’u ofruar të rinjve mbështetje konkrete për t’u afruar me tregun e punës.

“Aktualisht, në Shqipëri, 1 në 5 të rinj nuk është as në punë, as në arsim, as në trajnim”, bëri të ditur ministri.

Në kuadër të projektit EU4Youth, 8 projekte të zbatuara nga organizatat e shoqërisë civile në disa bashki po krijojnë rrjete partneriteti vendor, të koordinuara nga zyrat e punës.

Këto rrjete do të mbështesin identifikimin e 1,500 të rinjve dhe përgatitjen e 800 prej tyre për hapin e radhës drejt punësimit, arsimit ose trajnimit.

EU4YOUTH është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga UNDP Albania & UNICEF Albania në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë (AKR).

Kjo është një iniciativë e rëndësishme, që synon jo vetëm të adresojë sfidat e tregut të punës, por mbi të gjitha të krijojë mundësi të reja për rininë shqiptare. /j.p/

The post Gonxhja: Garancia Rinore mbështet të rinjtë për tregun e punës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌