Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Të dua, a do martohesh me mua”? Arilena Arës i vjen propozimi në skenën e Fest 64

By: njeshi
21 December 2025 at 06:58

Disa momente të pazakonta u shënuan në skenën e Festivalit të 64 të RTSH, në natën finale. Kur mbaroi performanca e këngëtares Sheila, dhe Salsano Rrapi e Arilena Ara dolën në skenë nga publiku erdhi një propozim për martesë për Arilenën “Arilena të dua. A do të martohesh me mua!” u dëgjua nga salla e publikut. Në momentin kur kamera u drejtua nga djali ai u largua.

Source

Filmi që do të shfaqet pas 100 vitesh: Misteri i kinemasë që sfidon kohën

By: njeshi
19 December 2025 at 17:26

Një nga projektet më të pazakonta dhe enigmatike në historinë e kinemasë botërore është filmi “100 Years: The Movie You Will Never See”, i realizuar në vitin 2015, por i destinuar të publikohet vetëm më 18 nëntor 2115, plot një shekull më vonë. Në film luan aktori i njohur John Malkovich, ndërsa regjia mban firmën e regjisorit të famshëm Robert Rodriguez. Projekti është konceptuar si një mesazh…

Source

Dhjetor, të buzëqeshësh me SMILE.al!

By: njeshi
17 December 2025 at 13:13

Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veçantë, të lashtë sa vetë njerëzimi. Është muaji kur dritat nuk janë thjesht një dekor, por shenja të vogla shprese që ndriçojnë e përcjellin një mesazh, për një botë më të paqtë, më të dlirë dhe më njerëzore. Edhe bota duket sikur vezullon ndryshe në këtë muaj, edhe aty ku ka dritëhije…

Source

Çfarë e pret TikTok-un në SHBA ndërsa perspektivat e marrëveshjes mbeten të paqarta?

By: nik
15 December 2025 at 18:34

Fati i TikTok-ut në SHBA mbetet i paqartë, pavarësisht afateve të shumta për shitjen ose bllokimin e tij. Një investitor miliarder, Frank McCourt, i interesuar për blerjen e operacioneve të TikTok-ut në SHBA, i tha BBC-së se ishte lënë në pritje ndërsa afati i fundit për shitjen e aplikacionit po afron. SHBA ka shtyrë vazhdimisht datën kur pronari kinez i platformës, ByteDance, duhet ta shesë ose…

Source

Valbona Treska, psikologia që nderon Shqipërinë në takimet ndërkombëtare

By: njeshi
15 December 2025 at 10:22

Shqipëria ka emra të spikatur në fusha të ndryshme, duke krijuar një imazh pozitiv tek ndërkombëtarët. Falë punës së tyre, Shqipëria ka avancuar në krijimin e një vizioni europian, aq me tepër që emrat VIP nga fusha të ndryshme, jo vetëm nderojnë vetveten, por pikësëpari Shqipërinë. Një prej këtyre emrave që përfaqëson më profesionalizën vendin tonë në takimet e fushës së psikologut është Dr.

Source

Shirat e meteorëve Geminid: Spektakël qiellor gjatë kulmit të fundjavës

By: nik
12 December 2025 at 11:19

Shfaqja e meteorëve Geminid, një nga ngjarjet më spektakolare në kalendarin qiellor, pritet të arrijë kulmin këtë fundjavë. Astronomët theksojnë se kushtet mund të ofrojnë një spektakël veçanërisht mbresëlënës, nëse moti e lejon. Meteorët janë të dukshëm në mbarë botën, megjithëse vëzhguesit në Hemisferën Veriore do të kenë pamjet më të mira. Në Mbretërinë e Bashkuar, nëse qielli është i kthjellët…

Source

Robert Shvarc, veprimtari i përkushtuar i vlerave, “Mjeshtër i Madh”, që begatoi shqipen me monumentet e letërsisë botërore

By: berti
10 December 2025 at 09:31

Nga Albert Vataj Sot, në ditëlindjen e Robert Shvarc, përkthyesit që i dha shqipes nderimin e të qenit gjuhë pritëse e monumenteve të letërsisë botërore, kujtojmë një jetë të shndërruar në urë dritëdhënëse mes kulturave, shpirtit të epërm të kumtimit të vlerave dhe veprave që erdhën për të mbetur pika referimi të rrëfimtarisë dhe të mendimit. Me atë ton zëri të qetë, por të ngulitur si sentencë…

Source

Kryesia e PD firmos për Endri Shabanin si Avokat i Popullit. Tani që Shabani votohet edhe nga PS, bëjnë (lojë) sikur tërhiqen nga votimi!

By: njeshi
10 December 2025 at 09:09

Pak fjalë për lojën djallëzore të PD për votimin e Avokatit të ri të Popullit. Si rregull, deri me tani, ka qenë që kandidatura e Avokatit të Popullit i lihej opozitës. Ndërkohë pas disa viteve që kishte mbaruar mandati i Avokatit të Popullit, filloi loja nën rrogoz mes PD e PS për emrin. PD-ja futi në lojë disa emra me firmat e saj që ta komplikonte procesin e të dilte te emri i Endri Shabanit…

Source

CEO i Acromax, Aldor Nini: Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht te të rinjtë, duke iu “fikur trurin”!

By: njeshi
6 December 2025 at 18:59

CEO i Acromax, Aldor Nini, duke folur për risitë e inteligjencës artificiale, shpjegoi disa prej problematikave që sjell përdorimi i tepërt i AI. Ai tha se teknologjia po përparon aq shpejt, sa tashmë po zëvendëson spikerë dhe aktorë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Nini tha se dyshon që pas deklaratave të Diellës, ministres së Kabinetit të kryeministrit Rama, mund të fshihen njerëz…

Source

Lexoni emrat/SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur në kuadër të disa grupeve të strukturuara kriminale

By: njeshi
6 December 2025 at 13:26

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr.53/3 të vitit 2022, ndaj 27 të pandehurve, të akuzuar për vepra penale, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale. Të pandehurit dhe akuzat: “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë…

Source

Paneli i ekspertëve këshillon kundër shqyrtimit të kancerit të prostatës për shumicën e burrave në Mbretërinë e Bashkuar

By: nik
28 November 2025 at 16:34

Një panel ekspertësh këshilltarësh shëndetësorë të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar ka rekomanduar që shqyrtimi për kancerin e prostatës nuk duhet të jetë i disponueshëm për shumicën dërrmuese të burrave në të gjithë vendin, një vendim që ka shkaktuar “zhgënjim të thellë” tek disa organizata bamirëse dhe aktivistë. Komiteti Kombëtar i Shqyrtimit i Mbretërisë së Bashkuar (UKNSC) ka propozuar në…

Source

Harta digjitale rikthen në jetë rrugët e lashta romake: “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë!”

By: njeshi
28 November 2025 at 08:10

Për herë të parë, studiuesit kanë hartuar të gjithë rrjetin e gjerë rrugor romak, duke nxjerrë në pah ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në marrëdhëniet dhe historinë europiane. “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë!” Rrugët ishin sistemi jetik i Perandorisë Romake, duke u shtrirë nga Britania deri në Afrikën e Veriut — përgjatë tyre u vendosën njerëz; marshonin ushtri; udhëtonin tregtarë, mallra…

Source

Ben Blushi: Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit

By: njeshi
22 November 2025 at 12:06

Nga Ben Blushi- Sot është dita e Kongresit të Manastirit i cili në nëntor të vitit 1908 vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me një alfabet të vetëm. Historia e atyre ditëve të Kongresit të Manastirit është një sintezë e historisë së Shqipërisë. Në tavolinën e delegatëve që vendosën se me çfarë alfabeti do shkruhej gjuha shqipe ishin tre mundësi. Një alfabet me shkronja latine…

Source

Cristiano Ronaldo viziton Shtëpinë e Bardhë. Foto me Presidentin Donald Trump dhe Georginën që shkaktojnë debat ndërkombëtar

By: njeshi
20 November 2025 at 06:34

Cristiano Ronaldo është rikthyer në skenën politike amerikane pas më shumë se shtatë vitesh. Ylli 40-vjeçar portugez i Al-Nassr u prit këtë javë në Uashington nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një vizite të delegacionit saudit në Shtëpinë e Bardhë. Ronaldo, i shoqëruar nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, mori pjesë në një tur të personalizuar brenda godinës…

Source

DW: Elon Musk i shpall luftë Wikipedia-s

By: njeshi
28 October 2025 at 15:07

-Botuar në radion gjermane DW- Kompania xAI e Elon Musk ka lançuar një alternativë ndaj enciklopedisë online Wikipedia. Versioni 0.1 i Grokipedia u lançua të hënën dhe deri në mbrëmje përfshinte më shumë se 885.000 artikuj. Wikipedia ka më shumë se shtatë milionë artikuj në anglisht. Musk njoftoi se një version më i ri 1.0 do të ishte “dhjetë herë më i mirë” se faqja aktuale, e cila që tanimë…

Source

Mijëra kompani iraniane janë regjistruar në Gjeorgji. 800 kompani janë në një fshat me rreth 300 banorë!

By: njeshi
24 October 2025 at 08:53

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Pothuajse 13.000 kompani iraniane janë regjistruar në Gjeorgji – në vetëm disa adresa – duke rritur shqetësimet se Teherani po e përdor shtetin e Kaukazit Jugor për të shmangur sanksionet ndërkombëtare. Bizneset iraniane të regjistruara në Gjeorgji janë të përfshira në gjithçka, duke nisur nga ndërtimi e logjistika, deri te mikpritja dhe madje edhe klubet e…

Source

Bashkia e Vlorës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” Mira Murati, vlonjates që po habit botën

By: njeshi
19 October 2025 at 09:44

Bashkia e Vlorës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratin, biznesmenen, drejtuesen dhe pioneren inovatore të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale OpenAI, dhe aktualisht lancuese e start-up-it të njohur “Tninking Machines Lab”. Bashkë me të, me të njëjtin titull, u nderua edhe tenori Josif Gjipali. Ceremonia u zhvillua në Teatrin “Petro Marko” të qytetit…

Source

Evis Sala-koha për të bërë epokë në Shëndetsi

By: njeshi
2 October 2025 at 23:47

-Nga Lindita Kokoli dhe Nilda Halili- Ndër zgjedhjet më fine dhe profesioniste që bëri kryeministri Edi Rama në qeverinë e re 2025-2029 ishte emërimi në krye të shëndetsisë të Evis Salës. Është hera e parë në këto 34 vite pluralizëm që vjen një figurë e këtij kalibri te Shëndetsia. Por për çudi në vend që të reklamohej si një gjetje, shumë grupime të lidhura me interesa private në shëndetsi si…

Source

George Scriven, një nga oficerët më të shquar të ushtrisë amerikane, shkrimet e tij mbi Shqipërinë dhe shqiptarët

By: njeshi
28 September 2025 at 19:17

NGA NDREK GJINI MA, University of Galway, Ireland George Percival Scriven (1854-1940), ishte një nga oficerët më të shquar të ushtrisë amerikane. Ai la gjurmë të veçanta në historinë ushtarake dhe diplomatike të fillimit të shekullit XX. Megjithatë, për shqiptarët dhe studiuesit e Ballkanit, trashëgimia e tij më e çmuar nuk janë vetëm arritjet në fushën e aviacionit dhe karriera ushtarake…

Source

Siguria e fëmijëve në botën online: Vodafone Albania vijon iniciativën e “Prindërimit Digjital” me “Mbrojtësit e botës digjitale”

By: redi
25 September 2025 at 16:29

Interneti është bashkëudhëtari ynë i përditshëm: një mjet që hap mundësi të mëdha për dije, argëtim dhe komunikim. Por si çdo mjet, nëse përdoret pa përgjegjësi dhe kujdes, mund të kthehet në rrezik veçanërisht te fëmijët. Përdorimi i pakufizuar i teknologjisë, qoftë në rrjetet sociale apo në orë të gjata përballë ekranit, sjell fenomene shqetësuese si varësia dhe ekspozimi ndaj përmbajtjeve të…

Source

❌
❌